Petrit Kola
Mbushes topi.
Regjistruar: 09/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996
|
Edi Rama apo Sokol Olldashi
Kush do te jete Kryetari i Bashkise se Tiranes? Nje komunsit apo nje kriptokomunist?
Me poshte Rama...
Ja si Edi Rama i akuzon zyrtarisht amerikanët si fashistë, që kanë bërë genocid mbi banorët e Tiranë
Thursday, 30 November 2006
Nga Kastriot Myftaraj - Në rrugën Kont Urani në Tiranë, midis Rrugës së Durrësit dhe Rrugës së Kavajës, rreth 50 metra prapa Ministrisë së Arsimit, gjendet një pllakatë e madhe përkujtimore me këtë përmbajtje: Mirënjohje të veçantë qytetarëve të Tiranës, që më 13 tetor 1943 dhanë jetën në luftën për fitoren mbi fashizmin.Në 60-vjetorin e rënies. Nga qytetarët e Tiranës. Kjo pllakatë përkujtimore, e cila siç del nga përmbajtja e saj, është vendosur në tetor të vitit 2003, është- po të përdor një shprehje të Winston Churchill një gjëagjezë brenda një enigme. Nuk thuhet se në ç mënyrë janë vrarë këta qytetarë të Tiranës të cilëve u shprehet mirënjohja, duke luftuar kundër fashistëve, apo janë ekzekutuar nga këta të fundit për raprezalje. Nuk thuhet as se sa ka qenë numri i këtyre qytetarëve të vrarë. Çka e shton dhe më tepër misterin është fakti se edhe pse kjo pllakatë është vënë vetëm para tre vitesh, në 2003, nga Bashkia e Tiranës, në krye të së cilës atëhere, ashtu si edhe sot është Edi Rama, për ngjarjen nuk u bë publicitet. Edi Rama nuk e gjeti të arsyeshme që të bëjë një ceremoni me rastin e vënies së kësaj pllakate. Për të nuk u mbajt asnjë fjalim. Mediat televizive dhe të shkruara, që nuk lenë fjalë të Edi Ramës të bjerë në tokë dhe as shëtitje të tij nëpër rrugët e Tiranës pa e fiksuar dhe ia përcjellë shikuesve dhe lexuesve këtë herë heshtën. Sigurisht që një dorë e fshehtë duket se u kujdes për këtë gjë. Madje pllakata u vu natën, pa bujë, si në mënyrë vjedharake. E gjithë kjo aferë ka mbetur e errët për opinionin publik shqiptar edhe tash, më tepër se tre vite pasi është vënë pllakata. Në rast se në këtë vend ishin vrarë disa qytetarë të Tiranës në luftën kundër fashizmit, pse gjatë kohës së komunizmit, ku nuk mbeti vend ku kishte ndodhur diçka e tillë, pa u vënë pllakata, nuk u bë kjo gjë e tillë dhe mbeti që ta bëjë Edi Rama në vitin 2003? Për të zbërthyer enigmën duhet të zbuluar se për cilën ngjarje bëhet fjalë. Në tekstet e historiografisë shqiptare të kohës së komunizmit, posaçërisht në të 3112 (tre mijë e njëqind e dymbëdhjetë) faqet e librit me katër volume Historia e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare të Popullit Shqiptar, i botuar në kohën e komunizmit, dhe ku tregohet lufta që u zhvillua në Shqipëri deri në detaje, nuk thuhet asgjë për ndonjë episod luftarak ose reprezalje që të ketë ndodhur në qytetin e Tiranës në 13 tetor 1943, ku të jenë vrarë njerëz në luftën kundër fashizmit. Përndryshe historiografia komuniste, në vitin 1988, për datën 13 tetor 1943 përmend vetëm një ngjarje në të cilën pati të vrarë: bombardimin e aviacionit aleat (britaniko-amerikan) mbi instalimet ushtarake gjermane përreth qytetit të Tiranës, posaçërisht aeroportit. Kjo historiografi na thotë për këtë ngjarje: Vetëm pak bomba ranë në aerodrom. Shumica goditën lagjet e qytetit duke shkatërruar shumë shtëpi dhe vrarë qindra veta nga populli. («Historia e Luftës Antifashiste Nacional-çlirimtare të Popullit Shqiptar», Instituti i Studimeve Marksiste-Leniniste pranë KQ të PPSH, Shtëpia botuese «8 nëntori», Tiranë 1988, vol. III, f. 363) Në 14 tetor 1943, Enver hoxha dhe Spiro Moisiu, në cilësinë e krerëve të ushtrisë partizane, i çojnë këtë letër shefit të misionit ushtarak aleat në Shqipëri: Misionit ushtarak anglez në Shqipëri Zotit Major Sejmër Zoti major Më 13 tetor aeroplanët amerikanë bombarduan aerodromin e Tiranës, por fatkeqësisht bombarduan edhe një lagje të tërë të qytetit. Gjithë lagjia është shkatërruar dhe dëmet janë të pallogaritshme. Veç kësaj, morali i popullit ulet duke parë që aeroplanët aleatë bombardojnë popullsinë civile dhe armiku përfiton nga kjo për të shtuar propagandën kundër aleatëve. Ne ju lutemi ta bëni të ditur në Kajro këtë ndodhi, duke lypur që t i çohet atij që i përket vërejtja jonë në mënyrë që veprime të tilla, për të ardhur keq, të mos përsëriten më mbi popullsinë civile port ë përsëriten me një forcë më të madhe kundër objektivave ushtarake të armikut Komisari politik Enver Hoxha Komandanti i Shtabit të Ushtrisë Nacional-çlirimtare Shqiptare Major Spiro Moisiu.(shih: «Dokumente të Shtabit të Përgjithshëm e të Komandës së Përgjithshme të Ushtrisë Nacionalçlirimtare shqiptare», «8 nëntori», Tiranë 1976, Vol 1, dok. 61, f. 135-136). Pra, është e qartë se ngjarja 13 tetorit 1943, që përkujtohet në pllakatën e vënë nga Edi Rama në vitin 2003 është bombardimi i aviacionit amerikan. Incidenti është ekzagjeruar shumë nga Enver Hoxha dhe Spiro Moisiu, të cilët, sipas porosive të Kominternit, donin t i bënin aleatët perëndimorë praktikisht fajtorë për krime lufte. Prandaj Enver Hoxha dhe Spiro Moisiu pretendojnë sikur nga bombardimi ishte shkatërruar një lagje e tërë e Tiranës. Në fakt dëmtimet e njerëzve dhe banesave nga bombardimi qenë shumë më të pakta se ç pretendohet. Vetë heshtja e regjimit komunist për këtë ngjarje gjatë gjysmëshekulli është elokuente. Regjimi komunist që nuk la gjë të zezë pa thënë për imperializmin anglo-amerikan, duke na dhënë shifra për Luftën e Vietnamit me numrin e shtëpive të shkatërruara dhe njerëzve të vrarë nga bombardimet amerikane, nuk do të hezitonte që të vinte një pllakatë ku të thoshte se këtu aviacioni amerikan kishte vrarë kaq njerëz dhe shkatërruar kaq shtëpi. Por regjimi nuk e bëri këtë gjë sepse do të bëhej qesharak, ashtu siç bëhet Edi Rama sot kur ve pllakatën, pasi përreth pllakatës e gjithë zona me një perimetër prej një kilometri është i mbushur me shtëpi të ndërtuara para datës së bombardimit, të cilat janë ende të paprekura, ashtu siç ishin ditën kur u ndërtuan dhe shumë shtëpi të tjera që nuk janë më, nuk janë sepse janë prishur për të ndërtuar pallate, në kohën e komunizmit, ose pas vitit 1990. I vetmi bombardim që ka lënë pasoja në këtë zonë është ai i Edi Ramës me leje ndërtimi abuzive në saje të të cilave janë shembur shumë shtëpi të vjetra dhe janë ngritur vend e pa vend pallate të reja. Si provë që nuk pati shkatërrime sa ç pretendohet është fakti se dhe ndërtesa ku është vënë pllakata, ironikisht është një ndërtesë e para vitit 1943. Targeti i këtij bombardimi nuk ishte qyteti i Tiranës por instalimet ushtarake gjermane jashtë tij dhe në rradhë të parë aeroporti i vjetër i Tiranë, që përdorej nga gjermanët për qëllime ushtarake dhe nga ku ngriheshin gjuajtësit e shpejtë gjermanë që msynin avionët transportues aleatë, që si gjithë transportuesit (qenë ndjeshëm më të ngadaltë se gjuajtësit), që hidhnin nga ajri furnizime për forcat antifashiste në Shqipëri. Megjithatë gjatë këtij bombardimi dy-tre bomba ranë gabimisht në qytet, duke shkaktuar dëme në njerëz dhe ndërtesa, por kurrsesi aq sa ç pretendohet nga Enver Hoxha dhe autoritetet progjermane shqiptare, që kishin arsye për të ekzagjeruar dëmet. Numri i të vrarëve, ashtu si dhe dëmtimet, u ekzagjeruan nga shtypi zyrtar i kohës, i kontrolluar nga gjermanët dhe kjo është e kuptueshme. Është shumë sinjifikuese se si autoritetet profashiste shqiptare të vitit 1943, ashtu dhe komunistët në kohën kur ndodhi ngjarja dhe më pas, ishin në sintoni të plotë për të ekzagjeruar pasojat e këtij bombardimi. Enver Hoxha dhe Spiro Moisiu në tetor 1943, në letrën që u çonin aleatëve, bënë të vetin versionin e dhënë nga shtypi zyrtar shqiptar i kontrolluar nga gjermanët për qindra të vrarë dhe shkatërrimin e një lagjeje të tërë (Bashkimi i kombit, 14 tetor 1943). Kuptohet se komunistët dhe nazistët i bashkonte urrejtja kundër anglo-amerikanëve, ndonëse për shkaqe të ndryshme. Numri i të vrarëve ka qenë shumë më i vogël se ç pretendohet nga fashistët dhe komunistët dhe jot ë gjithë ata që u vranë qenë antifashistë. Mes të vrarëve kishte edhe shumë gjermanë (oficerët gjermanë nuk jetonin në kazerma por në shtëpitë private në qytet), si dhe njerëz që që ishin në shërbim të pushtetit shqiptar progjerman të kohës. Bombat që binin nga qielli nuk bënin dallim mes antifashistëve dhe të tjerëve. Njerëzit që u vranë nga ky bombardim, kur nuk ishin gjermanë, ose njerëz në shërbim të pushtetit pro tyre, nuk janë të rënë në luftën kundër fashizmit, siç thuhet në pllakatë, por viktima. Ata janë viktima dhe jo dëshmorë, edhe pse shumë nga ata që u vranë në këtë ditë janë shpallur në mënyrë abuzive dëshmorë në kohën e komunizmit. Gjëja më skandaloze në pllakatë është fraza dhanë jetën në luftën për fitoren mbi fashizmin. Sipas logjikës së Edi Ramës që ka vënë pllakatën, i bie që fashistët në këtë rast të jenë amerikanët dhe britanikët. Kjo është saktësisht gjuha me të cilën Enver Hoxha i quante amerikanët dhe britanikët pasi u prish me tan ë vitin 1946 dhe filloi t i quante amerikanët dhe britanikët si imperialistë fashistë, duke i quajtur si rrezikun kryesor për Shqipërinë, gjë për të cilën la si testament gjeopolitik dhe librin Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë. Enver Hoxha nuk shkrojti një libër me titullin Rreziku sllav për Shqipërinë ose Rreziku grek për Shqipërinë (madje për sa u përket grekëve ai shkrojti librin Dy popuj miq). Sigurisht që të huajtë që vizitojnë Tiranën dhe njihen me këtë pllakat do të mësojnë se në historinë e kryeqytetit shqiptar vrasjen më masive e kanë bërë amerikanët. Derisa gjermanët janë akuzuar për vetëm 84 të vrarë në Tiranë në 4 shkurt 1944 (gjithsesi emrat e tyre nuk u thanë kurrë), amerikanët janë akuzuar për disa qindra (500 sipas shtypit zyrtar progjerman shqiptar të vitit 1943). Synimi është të atakohet reputacioni i SHBA-ve mes shqiptarëve. Gjithashtu, Edi Rama dhe krahu i tij, me këtë pllakatë u thonë serbëve, rusëve dhe grekëve se ne i shohim amerikanët si armiq dhe vrasës, dhe edhe pse momentalisht jemi të detyruar që të shtihemi sikur i kemi miq, ne i urrejmë dhe kur të vijë momenti i përshtatshëm do t i dëbojmë ata, edhe me ndihmën tuaj. Ky nuk është i vetmi rast kur aleatët amerikano-britanikë akuzohen për krime lufte kundër shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ismail Kadare në romanin, praktikisht autobiografik, Kronikë në gur na jep një tablo false të bombardimit të Gjirokastrës nga aleatët, gjatë Luftës së Dytë Botërore, në vitet 1940-1944, sipas së cilës del se Gjirokastra duhej të qe zhdukur nga faqja e dheut dhe të qe Drezdeni i Shqipërisë. Në këtë libër Kadare shkruan: Aeroplanët anglezë vinin çdo ditë rregullisht. Ata vinin pothuaj në një orë të caktuar dhe tani dukej sikur njerëzit u mësuan me bombat si me një orar të keq. Takohemi nesër në kafene, pas bombardimit. Do të ngrihem nesër që me natë; besoj se sat ë vijë koha e bombave do të kem larë e ta kem fshirë shtëpinë. (Ismail Kadare: Kronikë në gur, Shtëpia botuese Naim Frashëri, Tiranë 1978, f. 143) Më tutje Ismail Kadare shkruan: Nga bombardimi i parë u vranë 62 njerëz. (Ismail Kadare: Kronikë në gur, Shtëpia botuese Naim Frashëri, Tiranë 1978, f. 82) Një personazh i romanit thotë: Edhe ky anglezi në vend që t i hedhë bombat mbi kazermat e italianëve ose mbi aeroport, i vërvit mbi qytet. (Ismail Kadare: Kronikë në gur, Shtëpia botuese Naim Frashëri, Tiranë 1978, f. 94) Ismail Kadare thotë se atij i dukej çudi kur për një ditë nuk kishte bombardime: Gdhiu e hëna. Për çudi atë ditë anglezët nuk erdhën për të bombarduar. (Ismail Kadare: Kronikë në gur, Shtëpia botuese Naim Frashëri, Tiranë 1978, f. 98) Ismail Kadare përshkruan skena histerie kolektive të urrejtjes kundër aleatëve në Gjirokastër: U rrëzua avioni i parë mbi qytetin tonë. U gjend krahu i pilotit. Qyteti ynë nuk kishte parë kurrë një imazh të tillë apokaliptik. Turma ngrinte lart krahun e këputur të pilotit anglez. Ajo kishte kapur të pakapshmen, trupëzimin e së keqes, vetë dorën e fatit mizor, i cili ka kaq ditë që po na godet pa mëshirë. (Ismail Kadare: Kronikë në gur, Shtëpia botuese Naim Frashëri, Tiranë 1978, f. 102) Atëhere si është e mundur që, pas gjithë këtyre bombardimeve, Gjirokastra, që atëhere ishte një qytet fare i vogël prej vetëm 12 mijë banorësh nuk u zhduk nga faqja e dheut dhe sot të përmendej si një qytet i zhdukur, si Troja ose Kartagjena? Kuptohet se me këto që ka shkruar Ismail Kadare ka dashur që të kultivojë urrejtjen kundër botës anglosakse. Një version krejt të rremë të ngjarjes së 13 tetorit 1943 në Tiranë jep edhe Kastriot Dervishi, i cili në librin e vet të botuar këtë vit Historia e shtetit shqiptar 1912-2005 shkruan: më 13 tetor 1943, është bombarduar Tirana nga aleatët në rrugën e Durrësit e Kavajës duke përfshirë edhe aeroportin. (cituar sipas: Kastriot Dervishi: Historia e shtetit shqiptar 1912-2005, Shtëpia botuese 55, Tiranë 2006, f. 497-498) Siç shihet historiani Kastriot Dervishi, e përmbys rendin e ngjarjeve, duke dalë edhe më antiamerikan se Enver Hoxha. Dervishi thotë se objektivi i parë i bombardimit ishte qyteti, pra popullsia civile, pastaj edhe aeroporti, që ishte object ushtarak. Dhe të mendosh që ky Kastriot Dervishi, që shkruan kështu, pas botimit të këtij libri, para pak javësh, është emëruar drejtor i Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Një falsifikator i tillë nuk ka vend në administratën shqiptare dhe Berisha është drejtpërdrejt përgjegjës për këto gjëra. Por me sa duket Berisha nuk u ndaka dot nga fryma e librit të Mero Bazes Realitete shqiptaro-amerikane(1997), të cilin e ka porositur dhe paguar vetë. Pllakata e vënë nga Edi Rama në rrugën Kont Urani duhet të hiqet sa më parë si një gjë poshtëruese për SHBA-të, që cilësohen në pllakat si fashistë, si dhe për vetë shqiptarët. Edi Rama që ve pllakata të tilla antiamerikane, nuk ve asnjë pllakatë për të përkujtuar 22 të pushkatuarit nga regjimi komunist, pas incidentit të sajuar me bombën tek ish-ambasada sovjetike, që atëhere ishte në ndërtesën ku është sot Ministria e Arsimit, pra vetëm pak metra larg vendit ku Edi Rama ka vënë pllakatën për ngjarjen e 13 tetorit 1943.
Marre nga "Sot"
__________________
Kolonel Anastas Janullatosi, jashte nga Shqiperia!
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|