Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Kur lajmet behen prekese
Gjithsej 38 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Enya
Shpirt # 1

Regjistruar: 12/02/2006
Vendbanimi: Orange, CT
Mesazhe: 4096

    I`m sorry to disrupt you Fajtori, por  ky ftyra 26 vjec duket si me ken nja 62 vjec, pisa ftyret te dy. Duket qe kan fake identity. Qyqa, kta ta fusin friken vec me i pa, brrrrrrrrrrr duhen ther si derra te dy.

Na felliqen kta lloj shqiptaresh kudo neper bote.

__________________
Time is money. ( by Benjamin Franklin)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Mars 2009 21:37
Enya nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Enya Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Enya (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Enya Shto Enya nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Enya nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AndreaPirelli
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/03/2008
Vendbanimi:
Mesazhe: 5672

Meqe ra fjala per lajme prekese ......... :

Ndodh edhe kështu. Gjithçka në emër të dashurisë për futbollin, këtë lojë magjike anekënd botës, por që për qytete të vogla është “fe”, është “ushqim” është jeta vetë. Sikurse duket, vëmendja e opinionit publik shqiptar, veçanërisht e atij sportdashës, ditët në vazhdim do të fokusohet në qytetin verior të Pukës, për të cilin është folur kaq shumë edhe ditët e fundit. Ngjarjet e ndodhura në takimin Tërbuni-Kastrioti, ku publiku vendas, i irrituar nga një anulim goli prej gjyqtarit Mentor Sopjani, mësyu fushën e lojës dhe goditi “xhaketat e zeza”, patën një jehonë të madhe mediatike, por u pasuan edhe nga vendimi i Komisionit të Disiplinës pranë FSHF-së, i cili e pezulloi Tërbunin nga të gjitha aktivitetet futbollistike kombëtare për 2 vjet dhe e zbriti një kategori më poshtë. Vendim i cili është kontestuar fuqishëm nga pukjanët, të përfaqësuar nga kryebashkiaku Rustem Strugaj, i cili paralajmëroi se do ta ndjekë çështjen deri në Lozanë. Por, sot, ditën e 8 marsit, lajme të tjera vijnë nga Puka. Që për futbollin shqiptar përbëjnë gjëra të padëgjuara më parë. Greva e urisë është ajo, që do të bëjnë intelektualët e Pukës, bashkë me lojtarët dhe stafin e Tërbunit. Gjithçka është konfirmuar tashmë, pritet vetëm ora 19.30 e ditës së sotme, që greva e urisë të nisë. Të parët që do të ndërmarrin këtë nismë ekstreme, qysh sonte, në orën 19.30, do të jenë 10-12 intelektualë të Pukës, mjekë, mësues, ekonomistë etj., të cilëve do t’u bashkohen nesër, në orën 09.00 të mëngjesit, edhe tërë futbollistët e Tërbunit, bashkë me stafin teknik. Tashmë është vendosur edhe vendi ku do të mbahet kjo grevë urie, në një nga sallat e Pallatit të Kulturës së Pukës. Grupi organizator i grevës, por edhe ata që do të marrin pjesë në të, ftojnë të gjitha mediat të monitorojnë cdo gjë, non-stop, për të verifikuar vlefshmërinë dhe vërtetësinë e grevës së urisë. Gjithcka, thonë ata, e bëjmë për futbollin, për Tërbunin, në emër të së drejtës, e cila pretendohet se është nëpërkëmbur nga vendimi i FSHF-së. “Jeta jonë është futbolli. Mezi krijuam një skuadër, e ngjitëm në kategorinë e parë, ndërtuam një stadium dhe tërë populli i Pukës jetonte me futbollin, në mungesë të argëtimeve të tjera. Tani duan të na e heqin edhe atë, vetëm sepse një gjyqtar i korruptuar dhe që kishte ardhur me një qëllim të mbrapshtë në Pukë, si Mentor Sopjani, donte të përfundonte misionin e tij,” – thonë futbollistët dhe stafi drejtues i Tërbunit, ashtu si edhe intelektualët e qytetit, që kanë vendosur të futen në grevë.

Marre nga "Sporti Shqiptar"



p.s. a ka ndonje intelektual nga Puka ketu????? Se kane ngelur edhe nja dy vende per t'u mbushur tek greva urise ........ .

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Mars 2009 02:49
AndreaPirelli nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AndreaPirelli Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AndreaPirelli (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AndreaPirelli Shto AndreaPirelli nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AndreaPirelli nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Jo se nuk e dime se c'behet, por kur i shikon konkretish te vjen ....

Fukarallek maskarallek.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Mars 2009 12:33
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Besoj se burgu eshte pak per keto lloj kafshesh.Po qe se ajo femer ka zot,ata legena e kane pounen keq kur te dalin nga burgu.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Mars 2009 14:47
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA
Besoj se burgu eshte pak per keto lloj kafshesh.Po qe se ajo femer ka zot,ata legena e kane pounen keq kur te dalin nga burgu.


nese kan nje avokat te mire iqvlora nuk bejne as nje muaj burg rri i qete .....mjafton te kesh leke ..prit se mbas disa ditesh do dali qe vajza i njifte shume mire dhe per inat i akuzoi ...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Mars 2009 16:19
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BIONDIA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BIONDIA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA
Besoj se burgu eshte pak per keto lloj kafshesh.Po qe se ajo femer ka zot,ata legena e kane pounen keq kur te dalin nga burgu.


 

Pupu na turperove Vloren. Femra nuk ka zot or IQ bej. Degjon Doniken qe thote, Im Zot Gjergj ti dhe mendon se vertet. Ajo e ka me shaka o IQ bej.

 

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Mars 2009 16:25
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus qe citoi IQvloren qe tha:
Po qe se ajo femer ka zot...


S'do i kete dale pronari akoma...

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Mars 2009 18:31
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Historia e Engjėllushes, e zhdukur pas martesės


Engjëllushe Krasaliu, në vitin 1994, është martuar në fshatin Stranik të Librazhdit, ku ka qëndruar tre vjet dhe nga kjo martesë ka patur edhe një fëmijë. Por, krejt papritur, në trazirat e vitit 1997, ajo zhduket. U tha se u trafikua në Itali. Familja Krasaliu jetonte me ankthin e zhdukjes së vajzës së tyre, por pas 5 vitesh pa asnjë lajm, në familje vjen një letër nga vajza e tyre e zhdukur, Engjëllushe.

Në letër, Engjëllushja i shpjegonte familjes së saj të gjithë kalvarin e vuajtjeve të saj në Itali. Dëshmonte se trafikantët që e kishin rrëmbyer, e kishin detyruar që të prostituonte në trotuaret e Milanos. Por, Engjëllushja, me ndihmën e një prifti italian në një kishë të Milanos, ishte strehuar atje dhe më pas ajo ishte lidhur me një shtetas italian, të quajtur Viktor, nga Breshia.
Më pas ishin martuar, madje ajo i dërgoi familjes edhe një video të martesës. Që nga kjo periudhë, Engjëllushja vazhdonte të kishte kontakte të vazhdueshme me familjen ne telefon, madje u nxirrte prindërve në telefon edhe bashkëshortin e saj, Viktorin. Ata dukeshin të lumtur. Po ashtu edhe prindërit e saj në fshatin e thellë malor të Buzaishtës në atë familje të varfër.
***

E djegur nga malli për të bijën, nëna e Engjëllushes, Dashuria, përdor një "dredhi". I shkruan së bijës se, "Babai i saj, Myftari, është shumë i sëmurë dhe Engjëllushja duhet të vinte patjetër". Më 2 korrik 2003, Ëngjëllushja mbërrin në fshatin e saj pranë familjes.

"Erdhi vetëm, - thotë e ëma. Ka qëndruar dy javë pranë familjes së saj dhe dukej shumë e lumtur. U tha prindërve se e keqja kishte kaluar dhe për atë tani kishte filluar një jetë e re. Ajo nuk ka pranuar që t'u tregojë prindërve emrat e trafikantëve që e rrëmbyen, pasi kishte frikën e dy vëllezërve të saj, të cilët mund të hakmerreshin dhe dëmtoheshin. Pas dy javësh ajo kthehet në Itali.

Më datën 8 mars 2004, Engjëllushja e merr nënën e saj në telefon dhe i uron 8 marsin. Më 1 maj 2004, kontaktoi edhe me motrën e saj, Lidën, që ndodhet emigrante në Greqi. Ishte telefonata e fundit. Pas datës 2 maj 2004, është shkëputur çdo komunikim. Numri i telefonit që ka pasur Engjëllushja është: 00393337057731, por ky numër ka qenë i mbyllur vazhdimisht për gati 5 vjet.
Familja Krasaliu i binte vazhdimisht këtij numri, me shpresën se do të mësonte diçka për vajzën e saj, pasi e vetmja mënyrë për të mësuar diçka ishte ai numër telefoni, por më kot, nga ana tjetër e telefonit vinte mesazhi që ky numër është jashtë shërbimit. Vetëm para dy muajsh, i njëjti numër telefoni është rihapur, por më kot, sepse sinjali vazhdon të bjerë dhe telefoni mbyllet pa asnjë përgjigje.
***

"Kemi ngelur në udhëkryq,- thotë Myftari, babai i Engjëllushes, - dhe jetojmë me ankthin dhe shpresën se një ditë do të marrim një lajm të mirë nga vajza, por më kot kanë kaluar pesë vjet".

"Shpresa vdes e fundit", - thonë vëllezërit e Engjëllushes, Mentori dhe Kristiani. Jemi shumë të varfër nga gjendja ekonomike dhe nuk kemi mundësi financiare që të shkojmë në Itali dhe ta kërkojmë motrën.
Kjo është drama e kësaj familjeje të varfër mokrare, e cila prej pesë vitesh pret një zile telefoni. Ata jetojnë mes ankthit dhe shpresës, duke kërkuar ndihmë edhe nga gazeta: nëse dikush di diçka për Engjëllushen, t`i japë një lajm familjes së tyre në Buzaishtë të Mokrës.

(marre nga Shekulli)



Kur realiteti tejkalon kufijte e fantazise...
Tani, sekuestrimi eshte kryer ne Shqiperi. Sipas jush a ka perfunduar ne burg ndonje nga kriminelet ne Shqiperi? Une them se jo!

Modifikuar nga Fajtori datė 10/05/2009 ora 09:32

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Maj 2009 09:23
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Fajtor nese ajo paska qen martuar me kete shtetas do jete martuar ne komune besoj ose dhe ne kishe per tu martuar duhen certifikata te legalizuara ne shqiperi nga vajza dhe dokumenta ne itali nga i shoqi ,ne itali nuk eshte kaq e thjeshte me u matuar si ne shqiperi duhet me shku ne ambasaden shqiptare ne Rome te cosh dokumenta te japin Nullo Osten qe te martoshesh do vesh publikacionet per 2 jave ne komune tqe filani martohet me filanen etjer.........prinderit e kane shume te lehte te marrin vesh per kete vajze mjafton te shkojne ne Tirane te tregojne qe kane nje vajze te martuar me italian dhe misteri eshte i zgjidhur per te marre vesh se ku ka shkuar .....
persa i perket trafikanteve si mund te perfundje ne burg nje djale o disa djem kur ajo si denonacon sa ne Itali as ne Shqiperi ? Nese i denancon ne Itali ato kane me shume se 20 vjet burg e kollaj se dalin en shqiperi nuk e di si funksionon por te garantoj me fakte se ato vajza qe kan denancuar ne itali shumica e djemve jane ne burg dhe nuk eshte kaq kollaj te dalesh nga burgu ketu per keto krime ...por me sa di dhe ne shqiperi nuk eshte aq e lehte jeta per keta njeres qe shfytezojne te tjeter ....por ka dhe nje ane tjeter te medaljes se shume here (jo te gjitha) keto vajza genjejne kan ardh me deshire dhe kur shohin qe gerat nuk jane ashtu sic i duan ato bejne denancime te kota (dhe keto me fakte nese i do ) .Duhet nje ligj por kush e ben ligjin deputete qe shumica e tyre shoket i kane trafikante ???

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Maj 2009 10:04
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BIONDIA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BIONDIA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
erious
.

Regjistruar: 27/09/2007
Vendbanimi: europe
Mesazhe: 2217

kriminelat ne nje menyre apo tjetren se kan te gjate, thjeshte per faktin sepse ate jete kan zgjedhur, pra vdekje e vuajtje deri ne vdekje... ajo qe me turbullon vertet esht Engjellushja... me duket pak si fantaziose fakti qe kta vellezer sjan futur ne kontakt me "burrin" Italian...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Maj 2009 10:18
erious nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė erious Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me erious (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: erious Shto erious nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto erious nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 02:15 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 38 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Kur lajmet behen prekese

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.