Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Letrarė tė rinj > Bota e re poezise > Pse tė deshta aq shum?
Gjithsej 10 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
epanjohura
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/06/2010
Vendbanimi: Kosovė
Mesazhe: 214

-------Pse????---


Pse m'i fut kthetrat ne zemer
Moj dhembje e bekuar
Pse nuk me len te harroj
Por vjen duke i shtuar!

Nuk kame fuqi mbinjerezore
Te perballoj me shum
Kjo enderr e uruar qe pash
Me shtoi dhembje pa fund!

Ishim se bashku moj zemer
Tek shtepia ku u linda
Por kjo ishte vetem enderr
Veteveten veshtir e binda!
-----
---------------------------------
-------Sonte-----

Sonte me dhemb koka
Nje dore e kerkoj
Te ma ferkoj ballin
Ndoshta do me kaloj!

Syt mu mbushen lot
Kur mendova ku je
Te ma ferkosh ballin
Kurr mundesi nuk ke!

Ne kete nate me shi
Dola te thirra ne emer
Athua me degjove
Se mu qa kjo zemer!
------------------------------------
----Me dridhen duart....Babi!

Po me dridhen duart
Shkronjat s'po i shof fare
As forc nuk me mbeti
S'jam me guximtare!

Mu kujtua Babi
Kur fliste per trimeri
Me thonte ,,me ngjan mua''
Trimeresh do jesh dhe ti!

Babi im i dashur
Do ta them te verteten
S'me mbet forc as trimeri
Te gjitha me Ju u treten!

Pse iket nga une
Me lat te vetmuar
Mbeta dhe pa engjellushen
Me zemer te shkrumuar!

Ajo ishte o Babi
Pjese e zemres sime
Kur te qane, perkdheleni
E kerkon doren time!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Qershor 2010 15:43
epanjohura nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė epanjohura Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me epanjohura (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: epanjohura Shto epanjohura nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto epanjohura nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
epanjohura
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/06/2010
Vendbanimi: Kosovė
Mesazhe: 214

--------Nese.....----

Nese me shef te perlotur
Mos u qudit
Kjo eshte perditshmeria
Qe e kam cdo dite!

Nese jame e buzqeshur
Mos me beso
Kjo eshte nje genjeshter
Se zemra vajto!

Nese ma degjon zerin
Ky nuk eshte kendim
Eshte denesja ime
Thjesht eshte nje vajtim!
________________________-

E ndjeva!

E ndjeva nje dhembje ne zemer
Me rreshqiten ca lot pa prit
Mu duk nje ze i embel nga larg
Me thrriste zemer e shpirt!

Nuk ishte thirrje per mua
Ishte nje imagjinat
Kujt do ti bije ndermend
Te me thrras ne kete nate

Edhe po te me thrriste zeri
Pergjigjeje nuk do kete
Jam e lodhur nga dhembja
Fjala ne fyt do me mbet!
-------------------------------------
-----Kujtim i hidhur!------

Jam ulur pran nje trungu
E kujtoj kohen e shkuar
Iku sikur kurr mos te ishte
Me la te jetoj e vetmuar!

Me la te re e pa pervoj
Me la mu atehere
Kur asgje nga jeta
S'dija te kuptoj!

Ku more krih qe fluturove
Pse nga une i fshihje vall
Kishe krih po nuk i vereja
Ti ishe Engjull i gjalle!
_________________________

------Hmmm,nuk kam pergjigjeje------

Perlahem me veten time
Pse shkruaj me dhimbsuri
Thuase ne jete nuk pata
As nje dite dashuri!

Pse nuk me vijn ne mend?
Ditet e lumturis qe kisha
Athua s'po me vijn ne koke
Sepse shum e re isha!

Po te me kthehej koha e shkuar
Athua do isha po kjo qe jame?
Ndoshta do isha me e lumtur
Nuk dij pergjigjeje nuk kam!?
-------------------------------

------Nuk dija--------

Po ta dija se c'me pret ne jete
Shekspirin s'do e lexoja kurr
Gadi me doli nje lloj tragjedie
Qe nuk e kisha menduar!

Tragjedi pas tragjedie me ndodhen
Por mendjen e ruajta te kthjellur
Nuk lejova askujt te me perul
Te mbetem si nje leck e hedhur!

Nese dhembjen e shprehu me shkrime
Mendjen e kam te shendosh
Gjithmon mbeta ballehapur
Per kete ja vlen te jetosh!
_________________________

Ëndërr dhe lot!

Të ëndrrova si dikur
Kur ishe në jetë
U mundoja ngadal
Kokën tek Ti me mbështet!

E ofrova kokën pran
Dhe dashta ta mbështes
Eh, ky gjum ç'më doli
Mbeta duke dënes!

Syri i mbushur lot
Nuk dinte të ndaloj
U zgjova sot e mërzitur
Erdha të të vizitoj!

E mbështeta kokën
Mbi gurin e varrit
Mendova për veten time
Athua mbeta kafshatë e djallit?

Nuk po më flet zemra
As unë zë nuk lëshova
Loti t'i thonte te gjitha
Putha gurin e u largova!
_________________________

-------S'dua te genjej....----

Po të thoja jam mirë
Do të ishte gënjeshtër
E për rrena të tilla
Duhet të jesh mjeshtër!

Të te them se nuk vuaj
E di që s'do besosh
Kështu shkruaj si ndihem
Që të me kuptosh!

E di që nuk i dëshiron
Lot në sytë e mi
Më thuaj si t'i ndal
Unë s'po kam fuqi!
-----------------------------------Ps.kerkoj te falur nese rastesisht postoj dy here shkrim te njejt,pasi e kam te veshtire ta kontrolloj per shkak te mungeses se dritave(rryma na ndalet)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Qershor 2010 15:53
epanjohura nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė epanjohura Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me epanjohura (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: epanjohura Shto epanjohura nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto epanjohura nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
epanjohura
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/06/2010
Vendbanimi: Kosovė
Mesazhe: 214

----Nëse..------

Nëse do hesht
Apo mërmëris në vehte
I njejt do të jet veprimi
Si bërtite si hesht!

Askush kënd se dëgjon
Askujt nuk i dhemb per ty
Shurdhmemece të isha
Mos të shihja as me sy!

Asgjë të mirë s'dëgjoj
Kam nis edhe mos të flas mirë
Edhe syri më duket hidhërohet
Që t'kqijat na sulen pa mëshirë!!
-------------------------------------
---LULJA E KUJTIMIT----

Një herë dashurova me shpirt e me zemër
Nuk do ja uli vlerën, do e ruaj at emër
Ai është emër i shenjt, por pa ardhmëri
Është emër që mbeti në zemër, DASHURI!

E humbur e futur atje thell nën tokë
Dashuri e pangopur e ruajtur me lot
Asgjë nuk më lë prapa përveç mallëngjimit
Dhe një lule të tharë që e quaj,,Lulja e kujtimit''
______________________________



-------Dritë-terri------

Të shkruaja me dritë të qiriut
Tani edhe ai ngadalë po fiket
Apo nuk don t'mi shoh lotët
Nga unë filloi të mërzitet!

Pse o i bekuar nuk ndriçon?
Pse ma shuan edhe këtë dritë?
Të lutem, mos më le në gjysmë
Shkrimin dikush është duke prit!

Unë do shkruaj edhe në terr
Por kam frig mos po gaboj
Po shkruaj diçka që nuk duhet
Kam frig mos po i lëndoj!

Edhe pak dritë të lutem shumë
Nuk kërkoj të rrish i ndezur gjatë
Vetëm edhe ca fjalë më mbetën
T'ju them:S'e i deshta shuumë!

Ju që më ikët e më lat në këtë botë
Po Ju them të drejtën, prore jam me lot!
------------------------------------------
------Kërkim mes yjesh----

Më shkuan sytë në qiellin e lartë
Sytë m'u mbushën me lot
Pse nuk je me mua zemër
Lotin ta ndalivetem sot?!

Në mes yjesh të kerkoja
Asnjë në Ty s'më ngjan
Iu ofrova varrit shpirt
E dija që atu të kam!

Ti ujita lulet mbi varr
Me lot që më shkonin rrëke
Ani që je nën tokë o shpirt
Dije që me mua je!

Asnjëerë nuk u mundova
Nga vetja të të largoj
Se te dashta shumë
Gjithmon do të dashuroj!
-----------------------------------
-----Lotsyri----

Jam pak e mërzitur
E me lot ne sy
S'di a më dehu vera
A më dehe Ti!

I mora dy gota
Dhe i mbusha plot
Njërën e piva verë
Tjetra ishte me lot!

A thua cila më dehu
Vera apo loti?
S'di të përcaktohem
Mundohem kot se koti!

_________________________



Dhembje!


Pse më ndjek hap pas hapi
Ti dhembje e shëmtuar
Asgjë borgj nuk të pata
Që në shpirt m'ke përvëluar!

Pse nuk ndalon hapin?
Pse nuk më le të qetë?
Më lesho nga ato kthetra
Të jetoj këtë që më ka mbet!

Pse nuk e ndal rrugëtimin?
Pse udhëton bashkë me mua?
Më le vetëm një moment
Dua një çast me të harrua!
-------------------------------
------,,S'ka vend per ty''

Ditët s'i numërova fare
Mendova te Ti të vij
Por më kthyen moj zemër
Thanë:,,ska vend per ty''

Dhembje kisha shumë
Por fare si hetoja
Mendoja sa më shumë dhembje
Me shpejt Ty t'u ofroja!

Syt m'u mbyllën ngadal
Një djersë m'a mbuloj ballin
Athua ky çenka dhe fundi
Që të m'a shuaj mallin?!

Por prap hapa syt
Dhe për rreth shikoja
E dija që në agoni isha
Vetem Ty të kërkoja!

Prap s'më dashti toka
Më ktheu në këtë botë
Në vend të buzqeshjes
U ktheva me lot......

____________________________---

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Qershor 2010 16:00
epanjohura nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė epanjohura Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me epanjohura (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: epanjohura Shto epanjohura nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto epanjohura nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
epanjohura
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/06/2010
Vendbanimi: Kosovė
Mesazhe: 214

Dashuria ime!

Dashuria ime kishte sy
Pse ia verbuat?
Dashuria ime kishte vesh
Pse ia shurdhuat?
Dashuria ime kishte ardhmëri
Pse ia ndaluat?
Dashuria ime ishte e shëndosh
Pse e lënduat?
Dashuria ime ishte e pastër
Pse e njollosët?
Dashuria ime ishte e lirë
Pse e burgosët?
Dashuria ime nuk kishte lot
Pse ia sollët?
Dashuria ime nuk kishte urrejtje
Pse ja mbollët?
Dashuria ime donte të jetoj
Se lejuat, do ju mallkoj
TË MALLKUAR QOFSHI PËR JETË
QË VRAT NJË DASHURI TË VËRTET!

__________________
Cdo gje e tepruar,eshte fatale!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Qershor 2010 12:07
epanjohura nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė epanjohura Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me epanjohura (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: epanjohura Shto epanjohura nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto epanjohura nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
epanjohura
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/06/2010
Vendbanimi: Kosovė
Mesazhe: 214

---Nënë-----


Një dasëm është këto ditë
Të martohet nipi o nënë
Nuk është dasma ime
Unë mbetem si më ke lënë!

Lot nuk do të derdhi
Të betohem o nënë
Por në heshtje do të lutem
Shpejt të të vij pran!

Atje tek Ti moj nënë
Kam dritën e syrit
Kam gjysmën e zemrës
Kam gjysmën e shpirtit

Do t'i lus dasmorët
Këngën mos ta ndalin
Kam frikë nga lot
Me tradhëtojnë, dalin

As tek varri Juaj
S'do të vij këto ditë
Të lutem nëna ime
Shumë mos u mërzit!

Nënë të lutem shumë
Afrohu bijës sime
Përkëdhelja flokun e artë
TI KE AROMEN TIME!

__________________
Cdo gje e tepruar,eshte fatale!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Qershor 2010 12:17
epanjohura nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė epanjohura Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me epanjohura (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: epanjohura Shto epanjohura nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto epanjohura nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Moj e panjohur, po ti paske gogja talent.
Veq nje gje...te gjitha jane melankolike. Aq shume sa me duket sikur ja ke plasur te qarit aaaaa dhe nuk pushon gjithe diten. hahahaha.
Po paske talent te madh shume, vallahi.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Qershor 2010 19:34
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
epanjohura
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/06/2010
Vendbanimi: Kosovė
Mesazhe: 214

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
Moj e panjohur, po ti paske gogja talent.
Veq nje gje...te gjitha jane melankolike. Aq shume sa me duket sikur ja ke plasur te qarit aaaaa dhe nuk pushon gjithe diten. hahahaha.
Po paske talent te madh shume, vallahi.


Flm.per vleresimin,dhe ,,te qeshuren''qe ia dhate me pas........

__________________
Cdo gje e tepruar,eshte fatale!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Qershor 2010 22:43
epanjohura nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė epanjohura Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me epanjohura (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: epanjohura Shto epanjohura nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto epanjohura nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Prrijungg
Supertramp

Regjistruar: 19/08/2009
Vendbanimi: kosov,prishtine
Mesazhe: 60

Citim:
Po citoj ato që tha epanjohura
---Nënë-----


Një dasëm është këto ditë
Të martohet nipi o nënë
Nuk është dasma ime
Unë mbetem si më ke lënë!

Lot nuk do të derdhi
Të betohem o nënë
Por në heshtje do të lutem
Shpejt të të vij pran!

Atje tek Ti moj nënë
Kam dritën e syrit
Kam gjysmën e zemrës
Kam gjysmën e shpirtit

Do t'i lus dasmorët
Këngën mos ta ndalin
Kam frikë nga lot
Me tradhëtojnë, dalin

As tek varri Juaj
S'do të vij këto ditë
Të lutem nëna ime
Shumë mos u mërzit!

Nënë të lutem shumë
Afrohu bijës sime
Përkëdhelja flokun e artë
TI KE AROMEN TIME!

__________________
Expose yourself to your deepest fear; after that, fear has no power, and the fear of freedom shrinks and vanishes. You are free.
Jim Morrison

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Qershor 2010 13:54
Prrijungg nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Prrijungg Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Prrijungg (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Prrijungg Shto Prrijungg nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Prrijungg nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Prrijungg

Bej nje koment dhe mos na lere keshtu.
Psh per kete poezi cfare doje te thoje? Te pelqen?

Apo do me thane qe s'eshte e mire/
Keshtu edhe e panjohura do kuptoje dhe nuk do shohe me dyshime.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Qershor 2010 14:03
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Prrijungg
Supertramp

Regjistruar: 19/08/2009
Vendbanimi: kosov,prishtine
Mesazhe: 60

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
Prrijungg

Bej nje koment dhe mos na lere keshtu.
Psh per kete poezi cfare doje te thoje? Te pelqen?

Apo do me thane qe s'eshte e mire/
Keshtu edhe e panjohura do kuptoje dhe nuk do shohe me dyshime.



hahahaha fatkeqesisht pc'ja nuk punoj aq mire .
desha te them qe kjo eshte nje nder poezit me te ndjeshme qe kam lexuar


suksese


eshte mire tani ahahahahahah

__________________
Expose yourself to your deepest fear; after that, fear has no power, and the fear of freedom shrinks and vanishes. You are free.
Jim Morrison

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Qershor 2010 14:07
Prrijungg nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Prrijungg Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Prrijungg (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Prrijungg Shto Prrijungg nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Prrijungg nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:09 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 10 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Letrarė tė rinj > Bota e re poezise > Pse tė deshta aq shum?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.