Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Kjo politikane e pavlere
Gjithsej 17 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Nuk di cfare te them miku im. Ti e di mire qe PR-ja mori 20 perqind heren e shkuar per shak te superDushkut. Tani me proporcional te paster nuk e di sa perqind do marre.

Megjithate Mediu personalisht do zgjidhet sepse (ashtu sic gjithe kryetaret e vegjel te tjere) eshte kapoliste ne te gjitha qarqet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Maj 2009 21:29
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

ZJARRMIA ELEKTORALE DHE ÇUDIRAT QE PASOJNE NJERA-TJETREN


Mustafa Nano

Në kohë fushatash elektorale, ngjarjet ndjekin njëra-tjetrën me një shpejtësi shushatëse. E për këtë arsye, mbeten pa u futur në sitën e gazetarëve dhjetëra sosh, të cilat me siguri do ta kishin thëthitur vëmendjen e gazetarëve në kohëra të tjera normale. Ku e kam fjalën? Njëra ka të bëjë me një përgjigje që Ministria e Arsimit i ka dhënë shqetësimit të mass-media-s e të Avokatit të Popullit lidhur me nxjerrjen e dhunshme të fëmijëve nëpër tubime elektorale. Sipas asaj që kemi lexuar, ministrit i është vënë në gojë një shprehje e tillë: pjesëmarrja e nxënësve në përurimin e shkollave të meremetuara është një gjë që ka vlera edukuese për ta e që i bën mirë shëndetit mendor të tyre.

Kjo shprehje lë të kuptohet se fëmijët janë thirrur veç për të marrë pjesë në përurime shkollash të reja apo shkollash të rindërtuara. Po ja, ta zëmë se është kështu; ta zëmë pra se fëmijët janë detyruar ta lënë shkollën thjesht për të marrë pjesë në një festë të tillë. Unë fillimisht u vura në mendime një copë herë për të gjetur arsye te pohimi i ministrit; nisa pra të jetoja pakëz seriozisht me situatën e një përurimi festiv të një shkolle, dhe me përjetimet që mund të kishin fëmijët e shkollës teksa merrnin pjesë në një festë të tillë. Por nuk më kapte truri as një vlerë edukuese; aq më pak më kapte truri se si një miting politiko-elektoral mund t‘i bëjë mirë shëndetit mendor të nxënësve. Po të ish kështu, Fatos Beja nuk do të ishte sot një i prishur mendsh; përkundrazi, përderisa ka marrë pjesë në veprimtari të kësaj natyre të organizuara në kohë të komunizmit (dhe atëmot kanë qenë të shumta e plot bujë), do të ish një njeri me shëndet mendor të plotë.

Dhe sa më sipër, vlen për situatën, në të cilën kemi një prerje shiriti e një fjalim përshëndetës me fjalë e fraza të zgjedhura me kujdes prej mysafirit nga Tirana. Mirëpo puna në të tilla tubime shkon shumë më tej. Mysafirët nga qendra (të cilët zakonisht e kanë emrin Topalli apo Berisha), nuk janë aty në rolin e dinjitarëve shtetërorë, të cilët kanë respekt për ligjet, rregullat, institucionet etj., etj. Ata janë aty në rolin e pjesëmarrësve në një garë elektorale. Ata janë aty me kostumin e partizanit. Ata janë aty për të përcjellë mesazhe të pastra politike. Ata janë aty për të sharë mbarë e mbrapsht kundërshtarët e tyre politikë. E në këto rrethana, sikur të isha një prind i një fëmije të vogël, do t‘i jepja të drejtë vetes të ngrija zërin në kupë të qiellit: more kopukë, por si guxoni ju që djalin/vajzën time, të cilin/cilën unë e çoj në shkollë për të nxënë dije, ta bombardoni me breshëri broçkullash politike?

Por ka edhe më, gjë që ministrin Beja e nxjerr në dritë edhe si mashtrues njëzetqindarkësh. Fëmijët janë hequr nga shkolla, jo për të marrë pjesë në përurimin e shkollës së tyre apo të një shkolle të qytetit të tyre, por për të pritur nëpër rrugë e sheshe njerëzit e pushtetit, e për të krijuar kështu idenë e një dashurie të madhe popullore për këta njerëz. Ky është një veprim i poshtër. Shumë i poshtër.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Qershor 2009 11:55
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

marre nga GSH

TOPALLI
Më 21 janar u sulmua rendi kushtetues. U sulmuan themelet e këtij shteti. Kjo ishte një përpjekje për të marrë pushtetin me dhunë. Ata që gjuanin me molotov kishin vetëm një qëllim të merrnin Kryeministrinë. 21 janari ishte një ditë e keqe, e tmerrshme, turpi, dhune e planifikuar, e komanduar, e financuar nga Edi Rama. Përgjegjësi kryesor është Edvin Kristaq Rama. Kam parë njerëz me armë dhe ky është fakt, kam parë njerëz që hynë brenda Kryeministrisë, dhe ky është fakt, kam parë njerëz të paguar dhe ky është fakt, kam parë rrugeçër që dogjën flamurin kombëtar, kam parë një polic që i gjakosur mori flamurin e futi në gjoks. Duke mbrojtur flamurin mbrojti nderin, mbrojti ligjin. Pashë kryeministrin e vendit tim që bëri detyrën kur para zyrës së tij lëshohej zjarr e bomba molotov. Më 21 janar ndodhi ajo që ishte thënë në intervista televizive nga Rama dhe Ruçi. Në reagimin e parë të Presidentit të Republikës ishin shkruar vetëm 15 rreshta dhe në asnjë prej tyre nuk gjendet fjala dhunë, por flitet për ngjarje në Bulevard. Kush ja kishte mbyllur gojën kryetarit të shtetit? Cilat janë arsyet dhe shkaqet që kreu i shtetit harroi të përdorte fjalën dhunë? Çfarë fshihet mbrapa kësaj harrese të kreut të shtetit. Kush ja lidhi gjuhën? Po sytë? Duket qartë një marrëveshje me zotin Rama, ku Presidenti do të përfitonte një mandat të dytë. Ina Rama tamam si Presidenti e konsideroi ngjarje në bulevard. Për herë të parë në historinë e akuzës është përjashtuar policia kriminale nga hetimi. Përse përqendrohet hetimi vetëm në disa duar? Qëndresa e gardistëve tregoi se në këtë vend ka shtet dhe institucionet, se në këtë vend ka vetëm një rrugë për të ndërruar pushtetin dhe ajo është vota. Do u siguroj familjeve të viktimave se do të ketë një hetim të plotë të ngjarjes. Shtrova disa pyetje shumë serioze të zhvillimeve të disa barbarive të një puçi shteti, pjesa e parë e së cilës është parë live. Pjesa e dytë kërkon përgjigje dhe shtron pyetje serioze.
Enkelejd Alibeaj
Nga ana e deputetëve të PS-së është pretenduar se kanë pasur një cenim të së drejtës së tyre për të ushtruar një demonstratë paqësore. Ka pasur ndonjë pretendim drejtuar ndaj jush?
Topalli
Sot (dje) më kanë sjellë një kërkesë që kërkojnë rrogat e datës 23 janar sepse thonë që Kuvendi nuk duhet të ishte mbledhur ditën e diel dhe nuk duhet t'iu hiqet rroga. Përdorimi i këtyre deputetëve ka atakuar ligjin, shtetin dhe institucionet. Deputetët i kemi parë në pozicione shumë të pakëndshme. Kam parë dhe kam pyetur veten: Kur çdokush e dinte që më 21 janar ishte paralajmëruar publikisht dhuna nga një grup drejtuesish të PS-së, vetëm SHISH-i nuk e dinte atë që do ndodhte? Pyetja e parë që një kryetare parlamenti dhe çdo njëri prej jush ngre është: Ligji për SHISH-in përcakton kryetarin e Kuvendit që të autorizojë SHISH për përgjimin e personave të dyshuar të përfshirë në drejtimin, organizimin dhe thirrje për ushtrim të dhunës vandale. Drejtori i SHISH para gjatë dhe pas 21 janarit ndryshe nga legjislatura tjetër nuk ka pasur asnjë kërkesë për autorizim nga kryetarja e Kuvendit për të përdorur një instrument ligjor që është përgjimi, ndoshta ndër më efikasët. Por, kjo nuk ka ndodhur vetëm me drejtorin e SHISH, ka përgjegjësi që nuk ka bërë asnjë kërkesë për përgjim edhe Prokuroria. Si kryetare jam e shqetësuar pse këto instrumenta ligjorë nuk përdoren për zbulimin e së vërtetës. Në vlerësimin tim ngjarjet nuk kanë qenë të papritura por të paralajmëruara. Nëse SHISH-i dhe prokuroria do kishin zbatuar ligjin që kanë përpara ato sot do ishin prova të pakundërshtueshme të krimit. Në analizën time qëndrimi i tyre është i barabartë me refuzimin e tyre për të kryer detyrën. Unë ju ftoj ju që të verifikoni këtë deduksion.
Enkelejd Alibeaj
Presidenti ka kërkuar nga ju në cilësinë e titullarit të institucionit për të ditur saktësisht se cilat kanë qenë pretendimet e opozitës që u ndodh në 21 janar para kryeministrisë?
Jozefina Topalli
Jo.
Fatos Hoxha
A keni komunikuar apo i jeni drejtuar Presidentit, para, gjatë apo pas datës 21 në lidhje me sulmin mbi Kryeministrinë. Nëse keni komunikuar kush ka qenë thelbi i komunikimit dhe çfarë përgjigje keni marrë?
Jozefina Topalli
Në datën 22 bashkë me kryetarin e grupit parlamentar të PD kam thirrur konferencën e kryetarëve. Në datën 22 unë jam informuar se që në mëngjes herët ka dalë një urdhër-ndalimi nga Prokuroria për gjithë zinxhirin e drejtuesve të Gardës. Kjo ishte një gjë e pabesueshme. Unë atë natë deri në ora 1:30 kam ndjek deklaratën e fundit të z. Rama i cili fliste kundra "horrave të Gardës" dhe pastaj në 6 të mëngjesit dorëzohet një urdhër-ndalimi i pabesueshëm, i pambështetur në ligj. Ajo Gardë që i kishte qëndruar 5 orë goditjeve me tulla, shishe molotov, me lënë djegëse e tritoli...vjen një moment që habitesh. Ligji për Gardën është i kthjellët dhe i qartë. Pa bërë asnjë hetim, asnjë investigim kërkohej ndalimi i drejtuesve të Gardës.
Eduard Halimi
Komunikimi ishte në telefon?
Jozefina Topalli
Unë kam për detyrë të respektoj prestigjin e karriges së kreut të shtetit pavarësisht nga emri i personit dhe në këtë detyrë unë ka shkruar letrën konfidenciale në adresë të tij. Përgjigjen e tij unë e lexova si devijim të letrës së shkruar nga ana ime me shumë preokupim dhe si mos pranim nga ana e tij për kryerjen e detyrimeve kushtetuese. Do doja që ta vazhdonim me dyer të mbyllura mbledhjen për shkak të konfidencialitetin të këtij komunikimi që kam pasur me Presidentin e Republikës

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Shkurt 2011 16:48
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 27/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rźves..
Mesazhe: 8269

Ky qeka absurd vertet, bashke me ate IQvlora, ore pa vihuni ju ne vendin e saj e t'shohim kontributet qe do jepni?!!!

po eshte kollaj te mbash me goje dike tjeter, vetem se ashtu doni Ju!! Kush ju ka dhen kaq frymzim, apo keni origjinen nga xhaxhi, apo mbase keni ber nje jete me te adhurueshme se kjo qe shqiptaret po perjetojen tani..boll aman mos na hapni barkun me.. Kam then dhe do e riperseris prape,, derisa te zhduket ky brez i mykur keto probleme do perjetojne dhe brezi i tanishem !!!

...gjithsesi Kete Politikane qe ju e bet rezil e kane vlersuar disa te tjere, qe mendoj se jane nje kategori me e larte se ju..besoj se kaq mjafton. Per moshen qe ka ,, mendoj se ka dhen shum per ate vend..!

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Mars 2011 10:16
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lule Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lule Shto lule nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lule nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kendrevica
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 15/03/2011
Vendbanimi: Tirone
Mesazhe: 97

!!!???

Hymni i Flamurit nga Kadare:

....................................
Se zoti vet e tha me goje
se kombet s'shuhen permbi dhe
Por Shqiperia s'do te rroje
Sepse ate s'e duan ne.

Kadareja jo pa qellim ka vendosur tri s me ndonje apostrof nga mbrapa.

Njerzit realist gjykojne e japin opinione duke perjetuar realitetin , cfare eshte premtuar dhe cfare eshte realizuar,cili premtim eshte mbajtur.
Duart e pastra te premtuara jo vetem u felliqen ,por edhe u pergjaken me jo pak,por 30 jete njerezish,pa llogarirur ata neper minierat shqipetare,te cilet per ushqimin e femijeve punojne ne kushte si ne mesjete.
Bemat e qeverise po i sheh gjithe Shqiperia dhe bota mbare.
Nuk po i numeroje bemat se lodhem.
Edhe opozita eshte po njesoje si pozita.Pushteti lokal ne qytetet e medha eshte ne duart e saj.te gjithe e shohim me syte tane se kush jane e si veprojne ata me ne krye kryebashkiakun e Tiranes.
Une them se fajin nuk e ka vetem Saliu,por edhe Fatosi Gramozi,Gjinushi,Iliri e Edviu.
Lufta per ekzistence eshte mjaft e ashper!Kjo lufte behet vetem per te vjedhur jo se dikujt prej ketyre monstarve ju vjen keq per ne qe jetojme ne varferi.
Nuk mendoje se Saliu eshte merakosur ndonjehere per kete me pseudonim francez.Kam frike se ky/kjo qe shkruan nga Franca mos eshte vajza apo dhendrri Jozefines qe i ardhka keq per te.Vajzes se xozit i paguhej shtepia nga paret e taksapaguesve shqipetar ne qytetin ku studionte.Edhe dhenderri i Xhozit kengetari medioker Luis Ejlli eshte punonjes i ambasades sone ne paris tani.Keshtu mbulohet pagesa e baneses dhe shpenzimet e tjera qe shfrytezohen per interesa personale.
Pra kuseri ka dal ashiqare e nuk e can per askend.le te flasi ndokush po te doje.E peson si ata kater debilat qe Ed Rama i solli ne Tirane,sepse ishin budallenj e trupeshk e si pasoje hengren ndonje plumb e shkuan per dhjam qeni.I korruptuari Dritan prifti tha se deshmit e tij do te jene njeskandal i madh dhe kjo po vertetohet se cfare po ndodh ne stanin e saliut e Jozefines.

__________________
Ne nje vend ku intelektualet heshtin e nuk e ngrejne zeri,shoqerite nuk ecin perpara!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Mars 2011 16:25
kendrevica nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kendrevica Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kendrevica (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kendrevica Shto kendrevica nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kendrevica nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 27/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rźves..
Mesazhe: 8269

kendrevica ...
..me vjen mire dhe e repektoj mendimin tend, vlersoj qe e sheh politiken jo n'baze te ngjyrave, ketu jam dakort me ty.
Jam Ajo , jo Ai, pak rendesi ka kjo..jetoj ne France, prej shume vitesh..sa per tber te ditur, qe personalisht, sja kam nevojen , as Edit ( qe smban dot gjakun e tij) , as Saliut!

Nese ka diçka qe mund t'bej , ndonje burim, apo ndonje ndihme qe mund t'jem e dobishme... dhe se jetoj ketu, e bej me kenaqesin me tmadhe.. jam e re vertet ne moshe, po besoj se do ndjek kshillat e rrugen e Tim Eti..se kush eshte Ai s'ka nevoj ta bej tditur ketu.

Di diçka, qe un kam dhimbje per ata qe perjtojne kete pershkrim ultra qe ti bere..duke perjashtuar disa tmeta te vogla..jane mendimi jot, sme takon te kundershtoj..tek e fundit, Ti jeton atje e jo Un..
nga nje ane..nga ana tjeter do beja tip thirrje per ata qe jetojne atje..( thjesht si emer e jo me gjak..) se s'ma mer mendja kurre se do i ndiqnin me me imtesi ngjarjet si i ndjek un e familja ime.. e jam e bindur ne diçka qe them!!

Sa per shifrat e atyre qe kan humbur jeten, sigurisht me dhemb zemra..po sdmth qe duhet te demoralizohemi..Jeta do vazhdoje..sa per biografin qe i bere Xhozit..un jam e bindur, qe t'pakten eshte me e paster se ata plehrat e vjeter qe ti permende, qe na kan rrjepur per 50 vite, e vazhdojn dhe sot..pra po te rithkesoj ate qe citova me lart,, pa u shkul rrenjet e vjetra, ai vend s'ben kurre perpara ..kurre!!

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Mars 2011 19:28
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lule Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lule Shto lule nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lule nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RIP Gibbs
Victim at Finnegans Wake

Regjistruar: 13/05/2006
Vendbanimi: Bitchfield
Mesazhe: 2637

Re: !!!???

.E peson si ata kater debilat qe Ed Rama i solli ne Tirane,sepse ishin budallenj e trupeshk e si pasoje hengren ndonje plumb e shkuan per dhjam qeni.I korruptuari Dritan prifti tha se deshmit e tij do te jene njeskandal i madh dhe kjo po vertetohet se cfare po ndodh ne stanin e saliut e Jozefines. [/QUOTE][/B]


....gjithcka qe mire deri ketu....ehste ofendim mjaft i rende per te ndjeret...edhe une isha ne ate proteste...per kuriozitetin tim..mos me ben kjo edhe mua debil qe me solli edvin kristaq rama aty po te "haja ndonje plumb"?...me kete nuk pajtohem dot ehste komplet e njeanshme dhe me ben te dyshoj se ti theksin e vertet e ke te kjo e fundit...kur thua hengren ndonje plumb duket sikur per ty plumbat kane ardhur nga lart , nga qielli pa ngritur gishtin se kush qelloi..ate pershtypje me jep mua...dhe jo vetem besoj cdo njeriu qe ka nje sy kritik...duke u nisur nga kjo..shprishet komplet korniza e mendimit tend objektiv dhe te paanshem...mqe theksi bie te debilat qe i solli ai qe i solli sipas teje...sa per ato sharjet per arritjet e qeversie duket ne syrin tim se i ke bere vec per inerci...sa per te treguar qe je e paanshme...por mendoj se nuk behesh dot e paanshme duke i share te gjithe..

__________________
Si nuk u bera njehere moderator...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Mars 2011 19:41
RIP Gibbs nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RIP Gibbs Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RIP Gibbs (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RIP Gibbs Shto RIP Gibbs nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RIP Gibbs nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kendrevica
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 15/03/2011
Vendbanimi: Tirone
Mesazhe: 97

Ripsi nuk me paske kuptur mor mik.Ju besoje keni kuptuar dicka se Saliut nuk i behet vone se kush del e proteston.Ai po terheq zvarre Edi Ramen dhe gjithe opoziten qysh prej dy vjetesh.Ju duhet te kuptoni se nuk duhet te behesh vegel e luftes per pushtet duke shkuar mbas disa aventuriereve si Edi,pale Gramozi,ii cekuilibruari S Ngjela,Gjinushi,Ndoka,greku Dule etj.Ju nuk keni per te fituar asgje nqse Edi Rama neser behet kryeminister.Nqse ke ndonje lidhje nepotike,ndoshta ke shpresa te behesh ndonje doganier ose polic trafiku/rrugor,financiar a ku ta dij une.
Pra ta them me plot bindje,pavaresisht e pranon apo nuk e pranoni ju, te gjithe ata qe grumbullohen mbas partive politike neper mitingje e demonstrata e pesojne keq ne nje shtet anormal ku njeriu, ligji e institucionet nuk respektohen.Per mua jane te mangut nga trute e kokes qe behen mish per top.Nqse ishe te them mos shko me.Dita kur ne mund ta shprehim protesten tone eshte dita e votimeve me 8 Maj per zgj lokale dhe ne 2013-n per zgjedhjet e pergjitheshme..Eshte faji i opozites qe nuk eshte e afte te ruaj zgjedhjet.

Miss fleurs
Nuk e di si thone mirmbrema ne french por po te them Bonzhu!
Shume dakord edhe une me juve zonjush!
Po te them dicka.Nqse i shikon me kujdes politikanet e te te dy kraheve vijne te gjithe nga ingranazhet e diktatures,pavaresisht kostumit te bukur demokrat vijne nga ingranazhet e felliqura te diktatures komuniste.Nga te dyja krahet jane te gjithe bllokqene e pinjoll bllokqenesh.
Se kush jane ato ingranazhe i di mire babi jot,te cilin pershendete nga ana ime.Ai te spiegon mire per to.Ato kane grire ne dhembzat e tyre jetet e gjithe shqipetareve,i kane depersonalizuar si njerez dje dhe po e bejne edhe sot.Ne vitin 1946 ua moren pronen shqipetareve dhe per se dyti perseri ua moren me ligjin 7501 ne mos gaboje.
Dikush qe do te mbroje njerin apo tjetrin ka interesa ose eshte njeri pa mendim e nuk ka sy te shohe seperse behet lufta.
Besoje nga televizioni i keni pare zhvillimet mbas 21 janarit.Po ke deshire une t'i trgoje qe nga 1992-shi.
Ju uroje nje mbremje te kendeshme!

__________________
Ne nje vend ku intelektualet heshtin e nuk e ngrejne zeri,shoqerite nuk ecin perpara!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Mars 2011 21:06
kendrevica nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kendrevica Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kendrevica (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kendrevica Shto kendrevica nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kendrevica nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lost_soul
going nowhere..

Regjistruar: 11/12/2005
Vendbanimi: orders of magnitude
Mesazhe: 2692

Ia njof doren ketij nihilisti ...

__________________
Walking the drunkard's walk...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Mars 2011 21:14
lost_soul nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lost_soul Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lost_soul (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lost_soul Shto lost_soul nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lost_soul nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kendrevica
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 15/03/2011
Vendbanimi: Tirone
Mesazhe: 97

Ndersa per mua eshte mesazhi trete qe po shkruaj ketu dhe kuptova se ky forum qenka i mbushur me provokatore e fosile !

__________________
Ne nje vend ku intelektualet heshtin e nuk e ngrejne zeri,shoqerite nuk ecin perpara!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Mars 2011 21:24
kendrevica nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kendrevica Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kendrevica (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kendrevica Shto kendrevica nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kendrevica nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 14:41 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 17 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Kjo politikane e pavlere

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.