Fajtori
Apo jo?
Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
|
Citim: Po citoj ato që tha Vizioner
Cudi me vjen dhe me Fajtorin, pesimizmin e tije! Jo se nuk ka te drejte kur flet dhe e lidh me Kulturen e shqiptarit, por, duhet te jete me Optimist. Une e "njoh" si njeri qe perqafon progresin.
Pesimisti eshte optimist me eksperience thone. Pertej shakave, une bazoj parashikimet ne llogari mendore. Optimist behesh kur sipas llogaritjeve ka te pakten nje zgjiedhje problemi, apo me mire akoma kur kushtet e bejne zgjidhjen te kollajte dhe te afert. Tani le te bejme nje llogari te thjeshte, me llogjike, jo me emocione dhe deshira. Qe politika te pastrohet nga drejtesia i bie qe njerezit te kene besim mbi te gjitha tek drejtesia, me shume se tek politika. Kjo eshte e veshtire, sepse politika eshte si perkufizim perfaqsim i popullit, me gjithe difektet dhe virtytet qe populli ka. Ndodh me se shumti ne shtete ku drejtesia kultivohet prej shekujsh, dhe morali i drejtesise nuk eshte prekur rende nga arbitrariteti. Deridiku Italia eshte e tille, por edhe SHBA dhe shtetet te tjera perendimore. Me pak fjale, po mori prokurori nje mase, populli e beson dhe parlamenti e mbeshtet.
Ne Shqiperi kjo eshte absolutisht e pamundur. Pikesepari sepse sic e shikon pa perfunduar reforma akoma politikanet i hakerrehen njeri tjetrit se do hyjne ne burg, duke treguar keshtu qe pa lindur mire akoma drejtesia e re po perdoret si arme politike. Edhe sikur te harrosh te sotmen, Shqiperia eshte nje shtet qe nuk e ka njohur kurre drejtesine. Drejtesia ka qene gjithmone nje zgjatje e politikes, te pakten qekur prindet e mi kane lindur rreth viteve 40. Sa per krahasim, ne te njejtat vite, kur Musolini ishte ne fuqi, drejtesia ne Itali funksiononte per bukuri, dhe e verteta kerkohej me ngulm, pra ne mendjen e njerezve drejtesia dhe politika nuk kishin lidhje.
Tani, mund te vazhdojme me dite mbi kete argument, por sic e thashe me pare, shqiptaret kane nevoje per revolucion kulturor, dhe te pakten disa mijera njerez te vriten, sepse nuk behet ai lloj revolucioni pa i shtypur koken alabakeve e krimineleve qe sot manaxhojne lokale, banka e ministri. Po te kujtoj edhe thenien e Indro Montanellit, qe thoshte se shtetin nuk e bejne ligjet por njerezit. Dhe si shembull sillte Angline qe ka vetem 20 mije ligje ne krahasim me Italine qe ka 180 mije ligje.
Se fundi, Vizioner, llogaritja ime nuk vjen nga pesimizmi personal, por nga mungesa e optimizmit ne Shqiperi. Rreth 70-80% e njerezve duan te ikin nga Shqiperia. Ne Shqiperi ekziston besimi masiv qe po bere kalamaj duhet te ikesh jashte, sepse Shqiperia nuk ofron asgje per te ardhmen e femijeve. Une jam habitur muajt e fundit kur degjoj edhe njerez qe konsideroja shqiptar 24 karatsh (ne kuptimin e mire), dikur te qeshur e te rehatuar ne Shqiperi, qe tashme duan te ikin. Njoh edhe shume raste qe jane kthyer ne Shqiperi dhe kane emigruar per here te dyte (ose te trete), sepse ai shtet nuk ofron asgje. E pra, kur banoret e nje shteti nuk jane optimiste per te ardhmen e tyre, kush do ta beje pastrimin e shtetit, ai grupi i 10 prokuroreve qe do shkojne per 3 muaj specializim ne SHBA? Kur Rama dhe Basha paskan qene kaq te etur per drejtesi, pse nuk filluan te pastrojne partite e veta ne fillim. Per ta thene me fjalet e prokurorit italian Piercamillo Davigo: "kur ti kap mysafirin qe vjedh bizhuterite ne shtepine tende, ti e nxjerr jashte, nuk pret te behet gjyqi qe te shpallet fajesia para se ta nxjerresh jashte".
Vizioner, ti sidoqofte mos u bej pesimist. Optimistet duhen gjithmone. Por une me llogjiken time llogaritese nuk pres ndonje ndryshim madhor nga reforma ne drejtesi. Po te flasim filozofikisht, vota e popullit krijon sistemin politik, por sistemi i drejtesise lind nga morali i popullit. Historikisht, politka ndryshon me shpesh sesa morali. Prandaj ne kete udhekryq shqiptaret duhet te dalin para pasqyres te gjejne problemin tek vetja, jo tek individe prokurore e politikane.
__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...
Modifikuar nga Fajtori datė 28/07/2016 ora 04:33
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|