Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Interneti dhe Shqipėria > Dashuri nė Chat, vodhi 50 mijė USD Vlerėsimi i Temės: 15 votime, mesatarja 3.80.
Gjithsej 9 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Admirali
ITSD Engineer

Regjistruar: 07/01/2003
Vendbanimi: Durrės
Mesazhe: 2298

Dashuri nė Chat, vodhi 50 mijė USD

Gazmend Janku
g.janku@gazetashqiptare.com

TIRANE

Vjedhje me anë të mashtrimit nëpërmjet internetit. Kjo është akuza për të cilën u arrestua Lindita Halilaj, 42 vjeçe me banim në Shkodër. Ajo akuzohet se i ka vjedhur 50 mijë dollarë Neritan Hykës, emigrant shqiptar në Kanada. Vjedhja e pazakontë ka ndodhur edhe pse dy protagonistët nuk ishin takuar asnjëherë me njëri-tjetrin. Interneti ka qenë lidhja e tyre e vetme. Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Tiranës, ka rezultuar se 42-vjeçarja Halilaj, kishte krijuar një lidhje virtuale nëpërmjet internetit me Neritan Hykën, në Kanada. Komunikimet e shpeshta, bënë që Neritani të binte në dashuri me Linditën, e cila pasi e kuptoi këtë fakt, filloi të zbatonte edhe planin e mashtrimit. Duke i premtuar martesën, 42-vjeçarja nuk ka nguruar t’i kërkojë të dashurit të saj virtual, lekët për blerjen e banesës dhe orendive të tjera shtëpiake. Neritani i dehur nga dashuria, i ka dërguar disa herë para, të cilat në total kapnin shifrën e 50 mijë dollarëve. Pas marrjes së sasisë së valutës, Lindita ka ndërprerë komunikimet me Neritanin, i cili vetëm në këtë moment e kuptoi mashtrimin. Pasi kishte humbur 50 mijë dollarë, Neritani lajmëron të afërmit e tij, të cilën bënë edhe kallëzimin penal në Prokurorinë e Tiranës. Duke qenë se të dhënat në faqen e internetit përputheshin me gjenealitetet dhe të dhënat fizike të Linditës, ndaj kësaj të fundit, prokuroria firmosi urdhër-arrestin më 26 dhjetor të vitit të kaluar. Nuk ka vonuar, dhe policia dje ka bërë të mundur arrestimin e 42-vjeçares, ndaj së cilës rëndon akuza e vjedhjes me anë të mashtrimit.

Lidhja
Hetuesit kryeqytetas kanë dalë në përfundimin se lidhja midis emigrantit Hyka me mashtruesen Halilaj ishte krijuar nëpërmjet internetit ku të dy kalonin orët në chat.

Gazeta Shqiptare

__________________
Quis custodiet ipsos custodes?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Janar 2006 09:19
Admirali nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Admirali Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Admirali (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Admirali Shto Admirali nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Admirali nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Talking

Shtesa mbi materialin interesant te Admiralit dhe kush ka mend le te zere mend dhe juruni dreqin chatit e internetit se ju iken paret per ..esh ....ej po kjo keka tepelenase meee :p

TIRANE/ Policia arreston 42-vjeçaren nga Tepelena, prej një viti “dashuronte” nga interneti Neritan Hykën

Flirti, i vjedh emigrantit 50 mijë USD
Prokuroria: Lindita Halilaj, e dyshuar për mashtrimin me martesën


marre nga PANORAMA -- Klodiana Kotorri
Një emigrant shqiptar me qëndrim në Kanada, ka rënë pre i një mashtrimi të kushtueshëm gjatë komunikimit në distancë me një 42-vjeçare nga Tirana.

Kjo e fundit, e cila, sipas burimeve zyrtare të policisë, quhet Lindita Servet Halilaj, ka përfituar 50 mijë dollarë nga emigranti, të cilit i kishte premtuar martesë, pas kthimit në Shqipëri. Gjithçka ka filluar me një komunikim të rastësishëm në botën e internetit, i cili më pas është pasuar me një flirt platonik mes shtetasit Neritan Hyka dhe të dyshuarës Lindita Halilaj. Sipas burimeve zyrtare të policisë, 42-vjeçarja e cila ka lindur në Tepelenë dhe është banuese në Tiranë, pasi kishte rrëmbyer zemrën e Hykës, i ka kërkuar atij shumën e parave. Sipas policisë, Halilaj ka premtuar se do t’i vinte në përdorim për hapjen e një dyqani në katin e parë të shtëpisë, ku banonte në kryeqytet. Dyqani, sipas idesë së shtetases së dyshuar, pas kthimit të emigrantit Neritan Hyka, do të përdorej për interesa të dy “bashkëshortëve”. Prokuroria dhe policia e Tiranës, kanë dokumentuar të paktën 30 dërgesa të emigrantit nga Kanadaja në adresë të gruas me të cilën ai komunikonte. Pasi ka përfituar shumën 50 mijë dollarë, e dyshuara, sipas policisë, ka ndërprerë komunikimin me emigrantin. “Ajo nuk më përgjigjej në adresën e internetit dhe në numrin e telefonit”, ka dëshmuar i dëmtuari.

Aventura
Shtetasi që qëndronte në Kanada bashkë me disa të afërm të tij, ka vendosur të udhëtojë drejt Tiranës me qëllimin për të njohur gruan me të cilën kishte komunikuar, të cilës i kishte dërguar paratë. Emigranti ka deklaruar para hetuesve, së të gjitha shumat që ka dërguar në Shqipëri, i ka marrë në formë kredie në bankat kanadeze. Pasi ka mbërritur në Tiranë, Neritan Hyka ka tentuar të kontaktonte me 42-vjeçaren Lindita Halilaj. Kjo e fundit është “zhdukur”, ndërkohë pas një qëndrimi disaditor në kryeqytet, emigranti ka bërë denoncim në polici. Ai ka vënë në dispozicion të hetuesve të gjitha të dhënat e 42-vjeçares, dokumentet e dërgesave dhe vërtetimet e kredive që kishte marrë në Kanada. Dosja hetimore është regjistruar në Prokurorinë e Tiranës, e cila më 26 dhjetor 2005, ka firmosur një urdhër ndalimi ndaj të dyshuarës Lindita Halilaj. Ajo është arrestuar dje në mënyrë të befasishme, pasi kishte filluar lëvizjet e zakonshme, bazuar në informacionet që kishte marrë për rikthimin e emigrantit në Kanada.

Flirti platonik
Ka qenë fundi i vitit 2004, kur Lindita Halilaj, nënë e dy fëmijëve, është lidhur në internet me Neritan Hykën. Ky i fundit, sipas policisë, jeton në Kanada prej vitesh me prindërit dhe vëllanë e tij. Disa muaj pas komunikimeve të para në internet, dy personat pushtohen nga flirti i fjalëve, pa njohur njëri-tjetrin nga pamja fizike. Halilaj i ka premtuar martesë emigrantit. Disa kohë më parë, e dyshuara i ka thënë “bashkëshortit”, se banonte në katin e parë të një pallati dhe kishte dëshirë që një pjesë të apartamentit ta kthente në dyqan. Ideja e 42-vjeçares, sipas saj, kërkonte shpenzime, ndaj duhej që Hyka të dërgonte paratë për të ngritur dyqanin që do të ndihmonte ekonomikisht çiftin e ardhshëm. Një muaj më parë, Hyka i tregon në telefon 42-vjeçares, se do të vinte në Tiranë, dhe do të fejoheshin. E dyshuara, e cila nuk kishte këtë qëllim, ka vendosur të ndërpresë lidhjet me emigrantin. Ajo është zhdukur nga interneti, ndërsa bllokoi edhe numrin e telefonit. “Prokuroria e Rrethit Tiranë lëshoi më datë 26 dhjetor 2005 urdhrin e ndalimit për 42-vjeçaren, pasi dyshohet se është autore e vjedhjes me anë të mashtrimit të shtetasit Neritan Hyka, banues në Kanada, të cilit i ka vjedhur shumën prej 50.000 USD”, thuhet në komunikatën zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Janar 2006 13:03
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
peshtimi
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 28/12/2005
Vendbanimi: bugjejovice
Mesazhe: 339

Lereni Linditan te lire!

Lindita Halilaj nuk duhet denuar.......Ajo ra ne dashuri....i kerkoi te dashurit para.....dhe me vone u c'dashurua...
C'hyn policia ketu?

__________________
Liria ime ndalet atje ku fillon e jotja.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Janar 2006 13:40
peshtimi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė peshtimi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me peshtimi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: peshtimi Shto peshtimi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto peshtimi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
*miku*
Durrsak Bjond

Regjistruar: 02/10/2003
Vendbanimi: Ne zemren e nje Vajze
Mesazhe: 19

peshtimi pse edhe ti paske mashtrru ???? mire une qe cdo dy jav ngela te uester union Mos e publikoni shum ket teme se me lat pa lek ne xhep

__________________
mp3 falas

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Janar 2006 17:10
*miku* nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė *miku* Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me *miku* (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė *miku*'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: *miku* Shto *miku* nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto *miku* nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Cindi
larguar

Regjistruar: 01/09/2005
Vendbanimi: arratisur
Mesazhe: 2664

Re: Lereni Linditan te lire!

Citim:
Po citoj ato që tha peshtimi
Lindita Halilaj nuk duhet denuar.......Ajo ra ne dashuri....i kerkoi te dashurit para.....dhe me vone u c'dashurua...
C'hyn policia ketu?



Ky qenka nga ato rastet kur femra i propozon mashkullit dhe mashkulli nga gazi i madh ben pagesen e propozimit me cmim te larte, nepermjet internetit.



Jo shaka tani.

Kini kujdes se komunikimi virtual eshte, sikur te gjithe njerezit jashte te komunikonin me syze dielli. Syte thone shume tek njeriu dhe ketu nuk mund ti shihni!!!! jane te fshehura. Njerezit kerkojne per informacione te plota dhe mos besoni kollaj.

Me respekt - football

__________________
arratisur syrgjynosur...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Janar 2006 17:50
Cindi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Cindi Kėrko mesazhe tė tjera nga: Cindi Shto Cindi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Cindi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
~Enigme~
Simplexity

Regjistruar: 08/10/2005
Vendbanimi: My soul
Mesazhe: 4073

Citim:
Po citoj ato që tha football


Ky qenka nga ato rastet kur femra i propozon mashkullit dhe mashkulli nga gazi i madh ben pagesen e propozimit me cmim te larte, nepermjet internetit.



Sa kam qeshur me komentin tend football.
Ajde c'behet ajde.... Ajo e shkreta s'kishte faj e luajti lojen bukur por ky i mjeri qe s'kishte cfare ti bente parate dhe donte te ndimonte ekonomikisht te ardhmen e tij dhe ai mendoj per veten e tij ...Sa mire tha su pasurova ne Kanada po nis biznes ne Shqiperi AHAHHAHAHA

O njerez kujdesni nga bota virtuale!!!!

__________________
Fillimi i nje ngjarje, ku shpaloset ne kohe por lind jashte asaj, eshte njekohesisht perfundimi.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Janar 2006 18:08
~Enigme~ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ~Enigme~ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ~Enigme~ (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė ~Enigme~'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: ~Enigme~ Shto ~Enigme~ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ~Enigme~ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Kjo e paska gjete Ameriken e saj

Alamet peshku ka zene, krap e shkuar krapit biles krap me K te madhe ,krap me karakter te forte qe e paska denoncu marrezine e tije

Po nga fliste ky nga Kanadaja (edhe kjo me K :p)??...aha me duket qe paska qene peshk Salmon i Kryposur
si nuk ju ndane gjithe keto K-ha ketij te gjorit :p

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Janar 2006 18:10
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
unforgiven
*$*$*

Regjistruar: 08/07/2003
Vendbanimi: *$*$*
Mesazhe: 958

Qeka per te qeshur e jo per te vene mend..

keta jane burrecat shqiptare qe perballe te krijojne idene e burrave hijerende e fisnike, e para kompjuterave rrine si m.. .Me pelqeu ideja e peshtimit, c'lidhje ka policia ketu..Ai i ka derguar me deshire mijerat e $..Pse nuk kerkoi ndihmen e familjes me pare per te njohur identitetin e personit qe chatonte..
I shkreti paska ngel keq per goca, ka dash ta bleje me $ por as kjo si eci..

Ps.Po ai paska humbur dhe nga konvertimi i cnd$ ne usd $..

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Janar 2006 18:11
unforgiven nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė unforgiven Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me unforgiven (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: unforgiven Shto unforgiven nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto unforgiven nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

hahahah sa kam qeshur me kete histori. per mua nuk ka te beje pse eshte virtualiteti se kshu mashtrimesh ka ne jeten reale sa te duash, sidmos mesh shqiptareve qe japin leket borxh pa kontrate thjesht ne baze te fjales, por po me vika me qesh se si mund te jepet nje shume kaq e madhe pa qene vete personi prezent.

football shifen syte shifen ne webcamera per ate pune por njeriu duhet te krijoje barrierat e besimit vete dhe te mbaje nje fije skepticizmi brenda vetes.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Janar 2006 18:16
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Cindi
larguar

Regjistruar: 01/09/2005
Vendbanimi: arratisur
Mesazhe: 2664

Liljana apo Lindita apo akoma nuk dihet emri



Liljana Halilaj u kap në Qafë-Thanë, teksa po ikte në Maqedoni. I mori paratë shqiptaro-kanadezit Hyka për të hapur biznes në Shqipëri

Mashtron biznesmenin nga Kanadaja, i merr 50 mijë euro


Dashamir Biçaku

TIRANE- Mashtroi një biznesmen shqiptaro-kanadez duke i marrë 50 mijë euro, përfundon në pranga 42-vjeçarja. Liljana Halilaj po tentonte të largohej në drejtim të Maqedonisë, nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Qafë- Thanës në momentin që është arrestuar nga policia me akuzën e vjedhjes nëpërmjet mashtrimit, në bazë të një urdhër-arresti të firmosur nga prokuroria e Tiranës. Neritan Hyka, rreth 60 vjeç, biznesmen shqiptar i lindur në Kanada, ka denoncuar Halilajn se e kishte mashtruar, duke i marrë 50 mijë euro me argumentin se do t’i hapte një biznes në emrin e tij në Shqipëri. Sipas kallëzimit, paratë janë tërhequr prej 42-vjeçares nëpërmjet transfertave që Hyka kishte bërë nga Kanadaja në Shqipëri, nëpërmjet “Uestern Union”. Pas ndalimit të saj në pikën e kalimit kufitar në Qafë- Thanë është njoftuar policia e kryeqytetit për kapjen e të kërkuarës. Të martën në mbrëmje, gruaja e ndaluar për vjedhje me anë të mashtrimit i është përcjellë drejtorisë së policisë së Tiranës, ku edhe i është komunikuar urdhri i arrestit. “Vjedhje nëpërmjet mashtrimit në shuma të mëdha”,- kjo ka qenë akuza që i kanë komunikuar hetuesit Liljana Halilajt, e cila nga ana e vet nuk ka pranuar të ketë kryer një mashtrim të tillë.
Mashtrimi
Sipas burimeve të policisë, historia ka filluar rreth një vit më parë, kur e ndaluara, nëpërmjet një të njohuri të saj në Kanada, ka mundur të gjejë një investitor, i cili ishte i gatshëm të hidhte para për ngritjen e një biznesi në vendin tonë. Zgjedhjen e sektorit të biznesit, investitori Hyka ia kishte lënë gruas që i kishte marrë përsipër t’i kryente investimin në Shqipëri. Pasi kishin përfunduar marrëveshjen, Hyka kishte nisur dërgimin e parave në Shqipëri me këste. Burimet e policisë pohuan se e arrestuara kishte mundur të tërhiqte nëpërmjet agjencisë “Uestern Union” shumën prej 50 mijë eurosh, në 7 këste. Burimet e policisë sqarojnë se shumat e kësteve varionin nga 3 deri në 15 mijë euro. Kësti i fundit mësohet të jetë tërhequr prej Halilajt në muajin nëntor të vitit të kaluar, rreth 5 mijë euro. Që prej asaj kohe, Halilaj i kishte prerë komunikimet me “bosin” e saj përtej Atlantikut, për ecurinë e biznesit që ajo duhej të kishte hapur. Tentativat e tij për t’u lidhur apo për të komunikuar me sipërmarrësen e tij kishin shkuar kot. Kjo gjë e ka detyruar Hykën të udhëtojë në drejtim Shqipërisë dhe stacioni i tij i parë është bërë Drejtoria e Policisë së Tiranës, ku ai ka kallëzuar Halilajn për vjedhjen e 50 mijë eurove nëpërmjet mashtrimit.
Arrestimi
Të martën, Lindita Halilaj është nisur për të kaluar në Maqedoni për një vizitë private, nëpërmjet pikës kufitare të Qafë-Thanës. Gjatë kontrollit në pikën e kalimit, emri i saj ka rezultuar mes emrave të shpallur në kërkim nga policia shqiptare. Sistemi i elektronik i instaluar në këto pika ka nxjerrë të dhënat e plota të saj dhe veprën penale për të cilën akuzohej. Menjëherë Halilajt i janë vënë prangat, duke e ndaluar për disa orë në komisariatin e policisë së Pogradecit. Edhe pse ajo është përpjekur të argumentojë se nuk kishte probleme me drejtësinë apo me policinë, blutë e qytetit juglindor kanë njoftuar kolegët e tyre nga Tirana të cilët më pas i kanë komunikuar akuzën. Burime të policisë së kryeqytetit pohuan dje në mbrëmje se ata kishin mundur ta identifikonin gruan e kërkuar për mashtrim nëpërmjet fotove që kishin mundur të siguronin, ndërsa gjatë ballafaqimeve për njohje me punonjësit e sporteleve të agjencisë së transferimit të parave, këta të fundit kanë pohuar se ishte pikërisht ajo që kishte tërhequr në 7 herë shumën prej 50 mijë eurosh.

50
Mijë euro ka mundur t’i marrë biznesmenit shqiptar nga Kanadaja Liljana Halilaj. Kjo e fundit kishte marrë përsipër të ngrinte një biznes në emër të Neritan Hykës në Shqipëri, por pasi kishte tërhequr paratë e kishte ndërprerë komunikimin me të

7

Liljana Halilaj është paraqitur në sportelet e agjencisë “Uestern Union” 7 herë përgjatë një viti. Ajo tërhiqte shuma parash që varionin nga 3-15 mijë euro. Policia pohoi se këstin e fundit, Halilaj e kishte tërhequr në muajin nëntor të vitit të kaluar




06/01/2006
KATEGORIA: Kronike nga Tirana

Marre nga SHEKULLI ON LINE

__________________
arratisur syrgjynosur...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Janar 2006 18:20
Cindi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Cindi Kėrko mesazhe tė tjera nga: Cindi Shto Cindi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Cindi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:48 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 9 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Interneti dhe Shqipėria > Dashuri nė Chat, vodhi 50 mijė USD

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.