peshtimi
Anėtar Aktiv
Regjistruar: 28/12/2005
Vendbanimi: bugjejovice
Mesazhe: 339
|
Grabitja 50 mije USD, si u mashtrua djali i biznesmenit
E Hene, 09 Janar 2006
Gjykata e Tiranes vendos masen e sigurise "burg pa afat" per 42-vjecaren Lindita Halilaj, e denoncuar nga Presidenti i Liges Shqiptar-Kanadeze, Neritan Hyka. Mashtroi permes Internetit djalin e tij student per jurisprudence ne Kanada, duke i "rrembyer" permes disa transfertave 49 mije dollare
Flamur VEZAJ
E zbehur, 42-vjecarja Lindita Halilaj mundohej te fshinte fytyren nga blic-et e aparateve fotografike, qe e ndiqnin ate, ndersa zbriste shkallet e Gjykates se Faktit te Tiranes pas marrjes se mases se sigurise "arrest ne burg". Dje, ne mesdite, Gjykata e Shkalles se Pare ne kryeqytet, pas paraqitjes se provave nga organi i akuzes, vendosi te le ne qeli nenen e dy femijeve, e cila akuzohet se ka mashtruar nje student shqiptar. Ky i fundit, djali i Presidentit te Liges Shqiptaro-Kanadeze, Neritan Hyka, studion per jurisprudence ne Kanada. E.Hyka u dashurua "on line me 42-vjecaren Halilaj, e cila i kishte premtuar martese dhe i kishte derguar foto te tjera atij.
Sipas prokurorise, Halilaj, me origjine nga Shkodra, ka konsumuar vepren penale te "vjedhjes me ane te mashtrimit, ne bashkepunim". Ajo ka mashtruar studentin e Juridikut ne Kanada, shqiptarin 24-vjecar, i cili pas joshjeve permes Internetit, i kishte derguar me keste nje shume prej 49 mije dollare amerikane. Vete nena e dy femijeve, 42-vjecarja Halilaj nuk ka preferuar te flase ne asnje moment gjate qendrimit ne sallen e gjyqit. I vetmi rast kur ajo ka levizuar buzet ishte reagimi ndaj pohimit te prokurorit te ceshtjes, sipas te cilit, Halilaj ishte kapur ndersa kthehej nga Maqedonia. "Nuk po kthehesha, por po shkoja per ne Maqedoni", ka thene shkurt ajo, pa pranuar perseri te flase per akuzat ndaj saj.
Ndryshe nga e pandehura, shume aktiv ka qene avokati i saj mbrojtes, Haki Kraja, i cili ka kerkuar "lirimin e menjehershem te shtetases Lindita Halilaj". Ai ka mohuar akuzat e ngritura nga prokuroria, duke u shprehur se klientja e tij eshte e pafajshme. Nga ana tjeter, perfaqesuesi i akuzes ka treguar para gjykates se se Halilaj, permes Internetit dhe fjaleve e fotografive te bukura, te derguara per studentin shqiptar ne Kanada, e kishte joshur ate dhe kishte mundur t'i marre plot 49 mije dollare amerikane studentit. Ka qene babai i studentit, Neritan Hyka, i cili drejton Ligen Shqiptaro-Kanadeze, ai qe, pasi ka zbuluar mashtrimin, ka denoncuar ne polici gruan 42-vjecare.
Terheqjet e dollareve, sipas akuzes, jane bere permes 23 kesteve dhe agjensise "Eestern Union". Ne pjesen me te madhe te rasteve, parate i ka terhequr e arrestuara Halilaj, ne disa raste ish-vjehrra e saj, por edhe bashkerisht. Dergesat e parave varionin nga 3 mije deri ne 17 mije dollare, ndersa, dergesa e fundit eshte kryer ne muajin nentor 2005 dhe ishte plot 5 mije dollare. Policise i eshte dashur te beje me pare edhe ballafaqimin e Halilajt me punonjes te "Eestern Union". Pas marrjes se kesaj shume, "mashtruesja: ka nderruar numrin e telefonit dhe ka mbyllur adresen e saj ne Internet. Por as keto veprime, nuk e kane shpetuar ate nga arrestimi ne Qafe-Thane, disa dite me pare. Ndersa dje, gjyqtarja Mariana Dedi vendosi te pranoje kerkesen e prokurorise per te lene nen masen e arrestit me burg pa afat 42-vjecaren e akuzuar per mashtrim.
__________________
Liria ime ndalet atje ku fillon e jotja.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|