Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Letrarė tė rinj > Bota e re poezise > Ne shkollen e Dashurise. Vlerėsimi i Temės: 6 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 17 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Sykaltera

Fillimisht me vjen keq nese kjo qe shkruan eshte e vertete, sepse jo gjithmone poezite pareqesin gjerat reale.

Se dyti,ndarja eshte vertete dicka e dhimbshme por ama ka raste qe shihet si zgjidhja me e pershtatshme, dhe me beso qe me vone e ndjen veten me te lire, me te qete dhe kupton se ke bere hapin e duhur...
Ama per nje gje duhet te jemi te sinqerte qe ndajra duhet te jete si alternativa e fundit ne dashuri.
Po mundohem ta agrumentoj, ose me mire riargumentoj.

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Tetor 2005 21:52
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Te ndahemi.

Le te ndahemi tani sa ka mbetur ne lidhjen tone pak shkelqim
Te ndahemi perpara se nektari ne gotat tona te kete mbaruar
Te ndahemi perpara se hena te perendoje ne ne agim
Perpara se te linde dielli e njerezit te jene zgjuar.

Le te ndahemi tani sa ka mbetur ne buzet tona tinguj e gaz.
Te ndahemi perpara se zemrat tona ti pushtoje urrejtja
Te ndahemi perpara se gjuha te pushoje se rrjedhuri mjalte
Te ndahemi perpara se ne goje te na ngrije buzeqeshja.

Le te ndahemi tani pasi degjoj zera te trishtuar
Te ndahemi sa nuk ka ikur nga fytyrat tona drita
Te ndahemi perpara se stuhia te kete filluar
Te ndahemi perpara se zemrat tona ti kaploje frika.

Le te ndahemi tani si te panjohur e te harrojme se c'ndodhi
Te ndahemi e ta leme te nesermen te linde nje kohe te re
Te ndahemi me kohe te mire perpara se te na prishet moti
Te ndahemi sa nuk kane filluar shterngata e rrufe.

Le te ndahemi pra tani pasi kam ftohte e frike, te lutem lerna.
Na ler ta braktisim kete vend te erret e te kthehemi nga erdhem
Te ndahemi si te panjohur para se te na ndodhe me e keqja
Perpara se urrejtja per njeri-tjetrin te na e kete pushtuar zemren.
Te ndahemi.

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Tetor 2005 21:55
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Citim:
Po citoj ato që tha amoxil
Mos u ndani se erdhi dimri e bën ftohët..... të paktën na ana atomike është vërtetuar se kur flejn dy veta në një krevat kan më tepër imunitet ndaj ftofjeve ose gripit se sa nji...
prandaj ju këshilloj ti thoni lamtumirë njëri-tjetrit në sezonin pranveror [B]


Edhe une ashtu them por kush ta var


Citim:
Po citoj ato që tha amoxil indrit si gjithmon më ke pëlqyer....



Flm qe me ndjek fillimisht.

Se dyti kjo e mesipermja eshte poezia e pare me te cilen jam prezantuar ne Fh, dhe jam frymezuar thjeshte nga nje corodi apo me mire absurditet.
Nderkohe qe i kam bere kesaj poezie edhe nje variant te dyte, qe e kam postuar ne forum serish por po ju a servir serish.
Je jem i sinqerte ky varianti dy eshte shume i "ashper".tamam ndarje shqiptare lol
Pershendetje!

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Tetor 2005 12:34
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Te ndahemi (Varianti i dyte)

Te ndahemi sa ka mbetur pak besim
Te ndahemi te mos vuaje me ky shpirti im
Te ndahemi naten te mos na shohe njeri
Te ndahemi, te ndahemi te t’harroj ty.

Se kam te lehte ndoshta as dhe ti
Te ndahemi te mos marr me vesh per ty
Kur u bashkuam ish dite me diell
Te ndahemi me deshmitar henen ne qiell.

Ne ndarjen tone yjte le te bejne sehir
Te ndahemi naten keshtu eshte me mire
Te ndahemi sa nuk eshte thare loti ne sy
Te ndahemi mbase eshte me mire per te dy

Te ndahemi dhe le te fryje furtune
Te kujtojme vec ditet qe u deshem shume
Te ndahemi e mos mendo per mua
Ta fshijme nga kujtesa fjalen:’te dua”

Te ndahemi ne fshehtesine me te madhe
Me pas ti harrojme keto brenga edhe halle
Te ndahemi te mos na shohe askush
Te fshihemi ne vreshta mbuluar me rrush.

Dhe qielli le te shpohet ate nate
Dita te mos vije nata t’jete e gjate
E ashtu te lagur te dy te vrapojme
E njeri-tjetrin perjete ta harrojme.

Te ndahemi dhe te harrojme cdo gje tonen
Te ikim larg, sa me larg ta hedhim kemben
Te ndahemi dhe te ikim sa me larg merguar
Ta fshijme nga kujtesa kete enderr te mallkuar.
Te ndahemi

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Tetor 2005 12:38
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Testament!

Kur te kem ikur nga kjo bote
Ti kem mbyllur te dy syte
Atehere nuk dua me lote
Nuk ka dobi me loti yt.

Kur buzet e mija te jene ajsberge
kur afshi i tyre te zhduket
Sigurisht do te kerkojne ndonjehere
Qe me buzet e tua te puthen.

Kur syte e mi te mos hapen me
Kur te mbyllur me perde te jene
Atehere ti mos bej me asgje
Me s’hapen, jane mbyllur perjete.

Kur trupi im teresisht i ngrire
I ftohte si bust te qendroje
Kur vdekja zjarrin ta kete perpire
Ne gjirin tend me zjarr s’do coj.

Kur ne qefinin e bardhe do te jem
Mbeshtjellur si vello nuserie
Dashurine tende me s’do ta kem
Ajo si ngjan kesaj ftohtesire.

Kur grushtin me dhe mbi mua te hedhesh
Jo,ti mos hidh asnje lot permbi mua
Mos qaj,dhe ti nje dite do te vdesesh
Dhe une do te t’pres kraharuar.

Sa here qe ne shtratin e ftohte
Pa mua gjumi do te t’zere
Mos e mallko asapak kete bote
Mos mallko, as fatin e mjere.

Kur une ne kete bote te mos jem
Atehere do e njohesh vetmine
Kur nje grumbull dhe persiper te kem
Me s’ngrihem te te shuaj merzine.

Sigurisht qe varri i ftohte do te jete
Patjeter, do mbizoteroje erresire
Por dashurine varri kurre s’do ta trete
Megjithese do me leshoje vetmine.

Sigurisht krimbat syte do mi hane
Tere trupin tim toka do ta trete
Por zemren time tek ti e kam lene
Ta mbash ne zemer si testament.

S’dua ta grisesh e as ta vrasesh
S’dua aty te kete tjeter emer
Dua ta ruash mos ta humbasesh
Ta mbash perjete ne tenden zemer.

Kur per te fundit here ne buze t’me puthesh
Te me thuash perjete lamtumire
Dua ne qefin, testamentin tend te fusesh
Dua ta lexoj, me mall plot deshire.

Nderkohe edhe ne varr do ndjehem me i qete
Zhabat e krimbat s’ma grisin k’te gezim
Se lulja plot vese qe kisha ne kete jete
E imja do mbetet edhe ne amshim.

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Tetor 2005 20:35
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Meqe edhe testamentin e lashe mendoj nqe ta le te qete kete teme per ca kohe, sa te behem pak me i lire.
Flm te gjithe atyre qe me kane ndjekur

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Tetor 2005 20:39
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Sykaltra_Shqiptare
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/03/2005
Vendbanimi: -
Mesazhe: 3334

Post

Urime te sinqerta Indriti!
Edhe une kam marre nje kohe pauze ne krijimtari!Jo gjithmone
kemi frymezimin e duhur!
Te pershendes ylli i letersise!
Kur te jesh gati, me dergo nje "zile" qe te vazhdojme lexionet sebashku!

miqesisht Helga.

__________________
-

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Tetor 2005 04:56
Sykaltra_Shqiptare nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Sykaltra_Shqiptare Kėrko mesazhe tė tjera nga: Sykaltra_Shqiptare Shto Sykaltra_Shqiptare nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Sykaltra_Shqiptare nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Pershendetje!

Pas nje pauze te vockel po postoj dicka ne kete teme, por do ju lutesha te mos mundoni te veproni sipas kesaj qe do lexoni me poshte.
Eshte e para here qe ju a kerkoj kete apo jo?
Dua po ashtu tu them qe nuk kam mmundur kurre ti gjej nje titull te pershtateshem por e lashe ne titullin kryesor, por ne fakt duhet ti thoja, cmenduria e dashurise, ose me mire tragjedia e dashurise.
Me falni qe nuk kam pasur kohe ta perpunoj, po e postoj ashtu sic e kem shkruar tre vjet me pare.
Indriti

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Nëntor 2005 12:41
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Ne shkollen e dashurise!

Dikur nje djale i ri
Qendronte poshte nje plepi
Shterngonte fort ne gji
Jerlekun qe vajza i qepi.

Jerlekun me ar te qendisur
Qe shendriste plot bukuri si zjarr
Me gure e xhevahire stolisur
Punuar nga duar margaritar.

Atehere ne mendje djali conte
Vajzen e bukur si drite
Nen hijen e plepit mendonte
e imja do behesh nje dite…

Nen ate hije perdite qendronte
Nuk pyeste per vape e shi
Vajzen donte te shikonte
Kishte rene ne dashuri.

Ne nje nate te qete
Enderr djali pa
Dhe vajzes se shkrete
Te dua sikur i tha.

Ne mengjes kur u zgjua
Shikoi rreth e rrotull
Syte lau ne krua
Tere bota ju be vorbull.


Si s’kish aspak guxim
Nje here ta takonte
Plot lot e mallengjim
Falje ti kerkonte.

Sikur enderr te ish jeta
Me vete djali tha
Te thuhej e verteta
Te thuhej loti u tha.

Por, jo loti akoma rreshket
Neper faqe si rubin
Djalin e ri po e tret
Dashuria pa sherim.

Ai kurre se kish kuptuar
Si u ndane ata te dy
E nen plep duke vajtuar
Ju verbua njeri sy.

Po kjo vajze e ku behej?
Ku te kishte humbur valle
Pse kaq shume ajo krenohej
Dhe se falte kete djale?

Vajza rrinte e qendiste
Letra te dashurit te saj
qendiste dhe prape i griste…
dite e nate shfryhej ne vaj.

E si valle nuk eshte munduar
Nje here te pakten te me takonte!
S’di nga c’enderr do jete zgjuar
Kaq shpejt mua t’me harronte!

Keto fjale na thoshte vajza.
Zbehur, zhytur ne trishtim
nga asnje si qetesohej zemra
askund s’gjente ngushellim.

Brenda dhomes ish ngujuar
Me aske s’donte te fliste
Ishte bere e shperqendruar
Vaji zemren po ja griste.

Me nuk dinte c’te kujtonte
S’kish cte humbte as cte gjente
Shpirti brenda i valonte
I ish ndezur porsi shkrepese.

Djali shkrete nga ana e tjeter
Priste castin ta takonte
Kujtonte dashurine e vjeter
Lule t’fresketa kur i conte.

Plepit i vinte rreth e rrotull
Ish kthyer ne endacak
I dukej vetja si nje loder
Si njeriu me i pafat.

Por nje dite djali degjon
Se vajza e tij eshte cmendur
Me vetveten nuk e don
Merr vendimin per te vdekur.

Merr nje leter te bore te bardhe
Mer nje stilolaps te zi
Amanet le nja dy fjale
Perplot lot e dashuri.

Amanetin pasi mbaroi
ne nje liber sec e fshehu
Fort ne dore thiken shtrengoi
Me te tere damaret preu.

Gjaku del nga cdo damar
Zemra ende s’ka pushuar
U ngjyros letra plot gjak
Amaneti qe kish shkruar.

Nen plep te vdekur e gjeten
Me amanetin e lene
Ku tregonte te verteten
Tere ato qe nuk kish thene.

E varrosen aty nen plep
Librin ja vune tek koka
Brenda tij kish nje amanet
Qe dot nuk e tret as toka.

Fryu nje ere e forte
Drodhi dhe lis dhe purteke
Nga libri letren e nxori
E hodhi tutje ne nje breg.

Nje pellumb I bardhe
U nis per shtegetim
Ti dergonte vajzes
Letren si kujtim.

Kaloi nga ballkoni i saj
Ne te vajzen e gjeti
Ja hodhi letren me gjak
Ku ish shkruar amaneti.

Me te shpejte rendi vajza
Te bjere ne toke nuk priti
Donte ta lexonte shpejt
Se c’fare thoshte amaneti.

Sapo letren e lexoi
Te sqaruar cdo gje gjeti
Boten gjenjeshtare mallkoi
Ju drodh zemra si termeti.

Menjehere helmin e merr
Duke qare e kaperdin.
Lot per jeten me nuk derdh
Por i derdh per dashurine.

Nga syri i saj rrjedhte nje lot
Lot i nxehte qe s’kish te ndalur
Thonte djale te desha fort
Me gjithe zemer te kam falur.

Ja sesi dy lule molle
U keputen qe te dyja
E di Zot pse vdekjen mbolle
Te faktohej dashuria.

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Nëntor 2005 12:44
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Citim:
Po citoj ato që tha Sykaltra_Shqiptare
[Kur te jesh gati, me dergo nje "zile" qe te vazhdojme lexionet sebashku!

miqesisht Helga.
[/B]


Helga!
Besoj se te ka ardhur zilja apo jo?
Ne fakt te kam derguar alarm besoj e jo thjeshte nje cingerime ziljeje
te uroj suksese.
Indriti.

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Nëntor 2005 12:50
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 22:18 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 17 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Letrarė tė rinj > Bota e re poezise > Ne shkollen e Dashurise.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.