Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Letersia e Pavaresise > Fan Noli > Kush ėshtė Fan Noli ?
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Ami-
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

Kush ėshtė Fan Noli ?

Emri i Fan Nolit, Theofan Stilian Noli, është lidhur me gjithë kulturën e re shqiptare të shekullit tonë. Për fat të keq si shume artistë të mëdhenj shqiptare, ai lindi dhe vdiq larg atdheu. Por midis këtyre dy datave zemra e tij e madhe rrahu vetëm për Shqipërinë, shpirti i tij krijoi gjëra madhështore që e lartësuan dinjitetin e shqiptarit, kurse në veprimtarinë energjike të përditshme iu përkushtua pavarësisë e tërësisë tokësore të atdheut dhe sidomos demokratizimit të jetës shqiptare.
Përveç veprimtarisë shumë të rëndësishme politike, poetike e publiçistike, gjatë këtij dhjetëvjeçari Noli përktheu tragjeditë e Shekspirit, Rubairat e Omar Khajamit, Don Kishotin e Servantesit etj. Në gjithë këtë veprimtari politike, patriotike, artistike e shkencore Noli mbeti demokrat konsekuent.
Pasi u vendos në ShBA, u mor me krijimtari letrare, me studime të ndryshme, siç ishte "Bethoveni dhe Revolucioni Francez" etj dhe me organizimin e veprimtarive të kishës shqiptare në Amerikë, e cila shërbente si qendër e lidhjes së kolonisë shqiptare.
Ky vigan i demokracisë e i kulturës shqiptare, te i cili vepron me të njëjtën forcë intuita e artistit shkencëtarit dhe e politikanit, ky patriot i madh që shkriu gjithçka për Shqipërinë, për fat të keq vdiq larg saj më 13 mars 1965 në ShBA, ku ndodhen edhe sot eshtrat e tij.
Krijimtaria poetike e Nolit u përmblodh për herë të parë nga shkrimtari dhe kritiku ynë i shquar Mitrush Kuteli, më 1948 kjo veprimtari u botua nga federata "Vatra" në Amerikë, në përmbledhjen "Albumi". Më vonë Noli botoi edhe disa poezi të tjera si "Sulltani dhe kabineti" etj.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Janar 2003 18:08
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ami- Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ami-'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ami- Shto Ami- nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ami- nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Fan Noli lindi me 6 Janar 1882 ne fshatin Ibrik Tepe, fshat shqiptar ne Thrake, jo shume large nga Ederneja.
Si disa fshatra te tjere te asaj krahine te banuar nga shqiptare, fshati
kishte ruajtur gjuhen dhe zakonet e te pareve. Noli prejardhjen e tij
fisnore e kishte nga Kolonja. I ati, Stiljani, ndonse trashgoj nje cope
toke, nuk u mor kur me punet e bujqesise, po sherbeu si psalt ne kishen
e fshatit. E ema Maria ishte shtepiake. Familja u shtua shume dhe
jetesa u veshtirsua per te.
Sa qe i mitur Noli kaloi semundje te medha dhe kjo qe dhe arsya qe e filloi shkollen me vonese.
Filloren dhe te mesmen e beri greqisht. Por me shume tek ai ndikoj dashuria per gjuhen shqipe.
Qe ne bankat e shkolles u shfaq krenaria e pavarur dhe fryma e revoltes. Per kete shkak nuk ju dha diploma ne kohen e duhur.
Me 1900 vajti ne greqi qe te nxirte jetesen dhe te vazhdonte fakultetin e
filozofise. Ne Athine u lidhe me nje shoqeri belgjiane, e cila zotronte
tranvajet me kuaj. Nuk i eci mbare me kete shoqeri dhe shkollen nuk e
beri. Filloj te bente pune te tjera si: kopist, sufler dhe aktor prane
nje trupe teatri greke. Atje ju ngjall deshira per tu mare me
dramaturgji. Me 1903 shkoi ne Egjipt, ku zuri pune si mesues i
greqishtes. Nderkoh njihet me levizjen kombetare. I ndihmuar nga
patriot, nisi veprimtarine politike dhe letrare.
Me 1906, i nxitur dhe i perkrahur nga patriotet, Noli u nis per ne SHBA, me qellim qe te ndihmonte ne organizimin dhe ne bashkepunimin e shqiptareve te merguar, qe kercenoheshim nga reziku i percarjes, per shkak te veprimeve te shovinisteve greke.
Beri pune krahu si puntor ne nje fabrik share,
si pjatalares etj. Megjithese nuk kishte bindje te forta fetare u be
prift me 1908 dhe filloj luften per shkeputjen e kishes ortodokse
shqiptare nga ajo greke, duke bere sherbesa shqip, duke perkethyer ne
shqip librat fetar etj. Nderkohe bashkepunonte me gazeta, mbante
ligjerata, organizonte shoqeri patriotike, te cilat, me 1912, u
bashkuan ne federaten pan-shqiptare "Vatra". Ate vit kreu studimet e
larta ne Universitetin e Harvardit.

Modifikuar nga Fajtori datė 03/09/2010 ora 02:08

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Shtator 2010 01:26
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Publiçistika

Veprimtaria krijuese e Nolit nis me publiçistikën dhe oratorinë. Ato shprehin qartë pikëpamjet e tij thellësisht demokratike dhe janë si një kronikë e jetës politike e shoqërore shqiptare. Karakteristkat kryesore të tyre janë mendimi i qartë dhe i mprehtë, qëndrimi i drejtë dhe i prerë dhe reagimi i menjëhershëm ndaj ngjarjeve më të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare.
Noli mbajti fjalime të zjarrta para shqiptarëve në SHBA, në Këshillin Kombëtar të Tiranës (1920-30), në Korçë e Vlorë, në Lidhjen Kombeve etj. Në këto fjalime dhe artikuj trajtohen probleme të rëndësishme siç janë ruajtja e pavarësisë dhe e tërësisë tokësore të Shqipërisë nga synimet shoviniste fqinje, mbrojtja e dinjitetit të shqiptarit dhe Shqipërisë, demaskimi i klasës feudale dhe i monarkisë së A.Zogut, demokratizimi i jetës së vendit, vlerësimi i figurave të shquara të historisë e kulturës shqiptare e botërore etj.Forma e polemikës, kultura me të cilën janë trajtuar problemet politike e shoqërore bëjnë që këto shkrime të zenë një vend krejt të veçantë në publiçistikën shqiptare.

Kritika letrare

Shkrimet kritike të Nolit pohojnë jo vetëm gjykimin e thellë dhe kulturën e gjerë të Nolit, por edhe që pikëpamjet e tij mbi artin, mbi letërsinë janë nga më përparimtaret. Në to ndihet menjëherë mjeshtëria e Nolit për të shprehur qartë e thjeshtë çështje të ndërlikuara e të diskutueshme të letërsisë botërore. Gjatë analizave që u bën veprave të Shekspirit, Servantesit, Ibsenit, Omar Khajamit etj., Noli sjell gjithnjë përballë veprës letrare përvojën jetësore dhe ligjet e shoqërisë. Veç kësaj ai kujdeset në gjithë shkrimet e tij kritike që të konkludojë, duke u bërë një jehonë e problemeve shoqërore më aktuale botërore e shqiptare. Introduktet për tragjedinë "Otello", "Hamlet", "Makbeth" e "Jul Qezar" , ato për Dramën "Armiku i popullit" e romanin "Don Kishoti" janë jo vetëm analiza të thella ideoartistike të këtyre veprave, të ideve e personazheve të ndryshme, por edhe kritika të ashpra ndaj realitetit e shoqërisë, si edhe një aktualizim i disa prej problemeve më të mprehta të jetës shqiptare të kohës. Veç introdukteve të mësipërme ai botoi dhe shkrime të tjera kritike, ku gjithnjë lexuesi ndien se si shkrihet në gjykimin e thellë përparimtar, në vlerësimin nolian, artisti, studiuesi, eruditi, sociologu, politikani, filozofi e psikologu.

Studimet
Larminë dhe rëndësinë e veprimtarisë së Nolit e shtojnë mjaft edhe studimet e tij për Skënderbeun, heroin tonë kombëtar, për figurën e madhe të Bethovenit ( "Bethoveni dhe Revolucioni Francez") etj. "Historia e Skënderbeut"është vepra së cilës Noli iu rikthye disa herë. Ai e botoi atë për herë të parë më 1921 në Boston dhe pastaj e punoi të ripunuar anglisht më 1947 e përsëri të ripunuar në shqip më 1949. Për të shkruar këtë vepër Noli u mbështet jo vetëm te Barleti, por edhe në dokumente të reja, që mundi të gjejë pas një pune këmbëngulëse. Skënderbeu ashtu si për çdo patriot e artist shqiptar, edhe për Nolin ishte figura më e dashur, që ai e kishte adhuruar që në fëmijëri. Ky adhurim i autorit ndihet edhe në vepër nëpërmjet tonit të ngrohtë me të cilin është dhënë figura e tij. Gjatë trajtimit të momenteve kyçe të jetës së heroit, Fan Noli ka përcaktuar qartë marrdhëniet e tij me shtetet e Ballkanit, sidomos me shtetet fqinjë, qëndrimin e disa vendeve të fuqishme evropiane ndaj luftës së Skënderbeut etj. Gjithashtu ai ka arritur të na japë qartë politikën e brendshme të këtij udhëheqësi legjendar, duke theksuar meritën e madhe te tij në formimin e një shteti të centralizuar feudal shqiptar, gjë që në shekullin e XV nuk ishte realizuar dot në shumë vende të Evropës. Për të krijuar atmosferën e kohës, për të dhënë ngjyrat e një bote mesjetare, që kërcënonte të shkatërronte botën evropiane si dhe pozitën e një vendi si Shqipëria, ku liria dhe kultura humaniste po mbyteshin nga dhuna osmane . Noli ka thurrur e shkrirë me art të vërtetën historike, dokumentin me gojëdhënën e legjendën. Figura e Skënderbeut në veprën e tij është shumë e plotë. Ai është jo vetëm një udhëheqës popullor, që shquhet si luftëtar e strateg, por dallohet edhe si burre shteti e diplomat. Përshkrimet e betejave heroike dhe të situatave të vështira janë bërë me ngjyra të forta romantike, gjë që i jep veprës edhe vlera artistike dhe e bën që të lexohet me emocion. Në këtë vepër Noli i jep rëndësi figurës së heroit dhe rolit të tij në histori, pa nënvleftësuar masat .Ribotimet e veprës e ngritën cilësisht atë dhe punën e këtij studjuesi si historian. "Historia e Skënderbeut" e Nolit bashkë me veprën e Barletit mbeten edhe sot më të mirat vepra për heroin e madh.

Shqipërimet artistike

Noli si përkthyes i krijoi vetes një vend nderi në letrat shqiptare. Por këtë nuk e arriti vetëm se ai ishte njohës i mirë i disa gjuhëve si greqisht, latinisht, frengjisht, spanjisht, anglisht, gjermanisht, turqisht etj. Krahas talentit për të mësuar gjuhët e huaja, Noli njihte mire thesarin e gjuhës amtare e gjithashtu njihte thellë kulturën botërore dhe atë kombëtare, kishte aftësi të tilla gjykimi dhe shije aq të hollë sa mundi të zgjedhë e të përkthejë vepra të shquara të shkrimtarëve të mëdhenj botëror, që jo vetëm e pasuronin kulturën tonë kombëtare por edhe u bënin indirekt jehonë shumë problemeve aktuale të realitetit shqiptar.
Punën e përkthyesit Noli e nisi si vazhdues i traditës që kishte krijuar Kristoforidhi, duke përkthyer disa libra të shërbesës për nevojat e kishës shqiptare, që posa ishte themeluar. Më pas ai përktheu disa krijime nga Molieri e Stendali dhe më vonë i hyri punës për përkthimin e atyre veprave të rëndësishme që do t'a bënin të njohur si përkthyes jo vetëm në Shqipëri, por edhe përtej kufijve shqiptarë, siç janë: poema "Skënderbeu" e Longfellout , tragjeditë "Otello", "Hamlet", "Makbethi", "Jul Qezari", të Shekspirit, Dramat "Armiku i popullit" dhe "Zonja Igra e Ostronit" të Ibsenit; "Rubairat" e Omar Khajamit, "Don Kishoti i Mançës" i Servantesit ; "Kasollja" e Ibanjezit etj. Pothuajse të gjitha këto vepra Noli i pajisi edhe me parathënie, ku dha gjykime kritike estetike e filozofike me shumë vlerë. Përkthimet e Nolit janë vlerësuar mjaft nga personalitete të shquar të kulturës botërore. Kështu albanologu i njohur Norbert Jokli, kur lexoi përkthimin e "Rubairave" të O.Khajamit nga Noli tha : "Pas përkthimit të Filxheraldit, nuk di në ia kalojnë përkthimeve të Fan S.Nolit ato të gjermanishtes e të spanjishtes, që janë të dorës së parë ".

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Shtator 2010 07:58
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 09:24 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Letersia e Pavaresise > Fan Noli > Kush ėshtė Fan Noli ?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.