Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > Biologjia molekulare.
Gjithsej 4 faqe: « 1 2 3 [4]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

100 vitet e karnitines (3)

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re lcarni.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 121 herė.

Karnitina eshte themelore per oksidimin e acideve dhjamore, dhe per prodhimin e energjise ne forme ATP-je. Qe te ushtroje kete funksion karnitina duhet te futet ne qelize, te lidhe acidet dhjamore ne citoplazem dhe pastaj ti trasportoje ne mitokondri dhe me pas te rikthehet ne citoplazem per te rifilluar ciklin. Kjo kerkon jo vetem nje sasi te mjaftueshme karnitine per edhe funksionimin e nje sistemi te tere proteinash qe duhe te jete funksional ne menyre perfekte qe te mos prische ekuilibrin dhe te coje ne semundje te renda dhe vdekjeprurese.
Homeostaza e sistemit te karnitines duhet te mbahet dhe te gjithe komponentet e saj duhet te jene ne nje ekuiliber dinamik ndermjet atyre ne brendesi te mitokondrive dhe citoplazmes duke pasur parasysh edhe indin dhe sistemin qe ben pjese qeliza vete. Mjaftojne probleme te vogla dhe shkaktohen semundje te medha si psh rezistenca ndaj insulines, diabeti, dislipidemite (probleme me perqendrimin e dhjamrave si pasoje e rritjes se sasise se tyre nga ulja e shkaterrimit te tyre) ,kardiomiopatite, lodhje muskulare. Keto jane vetem disa nga problemet qe dalin dhe rendesia e karnitines duket pikerisht atehere kur kami mungese te karnitines.
Cfare ndodh kur karnitina nuk futet ne qelize?
Ne vitin 1973 u gjet problemi i pare qe kishte shkak kete gje dhe ishte nje miopati (semundje e qelizave muskulare) nga grumbullimi i acideve dhjamore te paoksiduar ne muskulin e skeletit (shpresoj te jete ky termi i duhur per muscolo scheletrico) dhe u quajt mungese primare e karnitines.

Karnitina futet ne qelize fale proteines OCTN2 qe ndodhet ne membranen plazmatike te muskulit skeletrik, te zemres, te veshkave dhe zorreve. Nje mutacion e asaj proteine shkakton nje mungese te theksuar te karnitines (nivelet e karnitines shkojne ne 5-10 nmol nga 40-80 qe jane normalet) dhe po ashtu edhe nivelet e karnitines ne inde. Hipoglicemi, hipoketonemi dhe hiperamoniemi jane biosinjalizuesit per probleme funksionale qe ndodhin ne kardiomiopati, deme ne melci e muskuj si dhe probleme ne rritje. Ky eshte quadri qe paraqitet ne vitet e para te jetes dhe nese nuk nderhyhet eshte vdekjeprures. Terapija behet me Levo karnitine (L-karnitina) me doza te medha. Konsiderohet si terapi jetshpetuese sepse direct pas perdorimit kardiomiopatia dilatative (nje zmadhim i dhomave te zemres dhe e zemres ne totale) rregullohet dhe kualiteti i jetes se nje femije permirsohet ndjeshem (gje qe mund te konfirmohet edhe me radiografite e kafazit te kraharorit qe do tregoje nje zvogelim te hijes se zemres ne qender.
Per kete aftesi terapeutike L-karnitina ka marre emrin orphan drug, si ilac per trajtimin e mungesave primare te karnitines qe per ndryshe do te ishin jokompatibel me jetesen.
vazhdon...

per qartesim fjala Levo dhe Destro jane terma qe perdoren per te treguar aktivitetin optik te molekulave te ndryshme...me pak fjale,menyren se si keto molekula rrotullojne driten e polarizuar...kjo eshte nje veti qe e kane vetem substancat qe kane atome karboni kiral ne strukturen e tyre...nje atom karboni kiral eshte ai karbon qe lidhet me 4 grupe te ndryshme rreth tij...per ato qe jane kurioze te kerkojne strukturen e alanines sepse ky eshte aminoacidi me i thjeshte qe ka nje atom kiral ne strukturen e saj...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Nëntor 2006 23:48
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

figura 2: enzimat e sistemit te karnitines

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re acetil2.gif
Ky file ėshtė shkarkuar 121 herė.

atehere ketu keni nje skeme edhe me te qartesuar te enzimave te sistemit te karnitines...nuk po arrij te gjej dot nje skeme qe ti permbaje te gjitha enzimat duke qene se do ishte nje skeme teper e komplikuar qe do te tregonte nderveprimet e tyre...gjithsesi,shpresoj te keni kuptuar veprimet e ketyre me te njohurave...per te tjerat mjaftohuni me funksionet qe kam paraqit per secilen...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Nëntor 2006 23:53
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

100 vitet e karnitines (4)

Por nga se vjen problemi i OCTN2?
Analizat epidemiologjike kane treguar qe mutacionet per OCTN2 tek femijet jane ne perafersi 1 ne 40.000 femije te lindur. Tek personat heterozigot me kete difekt gjenetik (me moshe mbi 20 vjec dhe pa faktore rreziku te tjere per hipertension) rreth 33% paraqet nje hipertrofi kardiake beninje me nje zhvillim me te vonshem se ato qe nuk e kane mutacionin e OCTN2. me pak fjale mund te thuhet qe personat homozigot per mutacionin e gjenit OCTN2 paraqesin qe ne vitet e para te lindjes nje difekt primar te karnitines qe eshte jokompatibel me jetesen. Trajtimi me L-karnitine normalizon keto probleme duke kthyer ne normalitet metabolizmin dhe funksionet e organeve dhe ne kete menyre duke normalizuar edhe kualitetin e jeteses.
Por nuk eshte vetem problemi i mutacioneve qe mund te coje ne nje mungese te karnitines…OCTN2 nuk eshte nje trasportues vetem per karnitinen por mund te perdoret edhe nga substanca te tjera si placet kinidina,verapamil (ilace antiaritmik te zemres te grupeve 1 dhe 4),emetina, antibiotikeve betalaktamik (cefaloridina), perberesve si probenecid (ilac qe perderet per te ndalur humbjen e kaliumit ose per zgjatjen e efektit te penicilines) acidit valproat (ilac antiepileptik goxha i fuqishem). Fakti qe perdoret edhe nga keto substanca mund te coje ne ate qe quhet nje mungese dytesore e karnitines. Shume eshte studjuar per efektin e acidit valproatik qe futet ne kompeticion me karnitinen per kete trasportues dhe ne fund jashtqitet nga veshka ne formen e valproil-karnitina dhe shkakton keshtu edhe nje humbje te karnitines ne rrugen renale.

Pyetja tjeter eshte cfare ndodh nese karnitina futet ne qelize dhe gjen qe proteinat brenda jane jofunksionale?
Per te ushtuar funksionin e vet,karnitina, pasi futet ne qelize,ka nevose per nje sistem proteinash qe jane te shperndare neper organelet e ndryshme qelizore si mitocondri,perosizome,sistemin e retikulit endoplazmati dhe berthame. Ka nevose per funksionimin e CPT-1 , CPT-2 dhe CT qe te lejoje oksidimin e acideve dhjamore. Eshte ky hapi kryesor i metabolizmit energjitik. Ne qelizat e kafsheve , enzimat qe marrin pjese ne oksidimin e acideve dhjamore ndodhen ne matriksin ne brendesi te mitokondrive keshtu qe acidet dhjamore me zinxhir te gjate duhet ti nenshtrohen nje sere reaksioneve qe te kalojne membranen mitokondriale. Per kete proces, vetem ato me zinxhir te gjate kane nevoje per sistemin e karnitines kurse ato me zinxhir te shkurter mund te kalojne direkt pa nevojen e saj.

vazhdon...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Nëntor 2006 22:52
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

100 vitet e karnitines (5)

Fillimisht te gjithe acidet dhjamore me zinxhir te gjate duhet te aktivizohen dhe kjo behet me ane te koenzimes A qe i trasformon ne acil-CoA. Kjo pastaj lidhet me karnitinen qe ndodhet ne citoplazem me ane te nje reaksioni te katalizuar nga CPT-1 dhe formohen acilkarnitinat qe kane leshuar koenzimen A qe perdoret serish. Per te kaluar membranen mitokondriale acilkarnitinat perdorin nje traspotues qe quhet acilkarnitina/karnitina translokazi (CT). Me pas brenda mitokondrive nje tjeter enzime, CPT-2, ben te mundur leshimin e karnitines dhe lidh acidin dhjamor serish me koenzimen A qe eshte brenda mitokondrive. Keshtu karnitina behet prape e lire dhe rifillon ciklin duke dale me ane te te njejtit trasportues qe perdori per tu futur. Acil-CoA futet ne ciklin e Krebsit, ku beta oksidohet. Koenzima A eshte themelore per reaksionet nese mendojne qe acidet dhjamore nuk jane te vetmet qe oksidohen ne brendesi te mitokondrive. Edhe piruvati (metaboliti perfundimtar i glukozes qe del nga procesi i glikolizes) dhe aminoacidet kane nevoje per koenzimen A.

I gjithe ai proces i nderlikuar mund te prishet nese kemi nje mungese karnitine ose nje anomali te enzimave qe perbejne sistemin qe con ne nje rritje te raportit acil-CoA /CoA dhe acilkarnitines/ karnitina mitokondriale ,nje raport qe perdoret ne klinike per te gjetur mungesen e karnitines (vlerat normale jane me pak se 0.4). fenotipi tregon encefalopati me perqendrim te larte amoniaku, hipoglicemi, hipoketonemi, hiperuricemi, lodhje muskulare, mioglobinuri, kardiomiopati, dhe vdekje te papritur. Keto jane pare ne disa semundje si diabeti, iskemi kardiake , infarkti i miokardit, pamjaftueshmeri renale dhe sepsi (shperndarje e bakterieve ne trup).

vazhdon...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Nëntor 2006 23:38
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

100 vitet e karnitines (6)

Duke e normalizuar raportin me ane te L-karnitines, riaktivizohet beta oksidimi dhe proceset metabolike mitokondriale. Po ashtu lejon heqjen e disa substancave si ilace, toksina, ndotes ambiental nel formen e acil karnitines qe eleminohet me ane te urines (proces i detoksifikimit).

Por ekuilibri fiziologjik qelizor varet edhe nga perberesit e tjere te sistemit te karnitines.
Per shembull acilkarnitinat me zinxhir te gjate mblidhen gjate iskemise kardiake per shkak te niveleve te ulta ne miokard te karnitines ose per shkak te problemeve te enzimave qe varen nga karnitina, e sidomos CPT-2 ose CT. Duke qene esteret substanca qe permbajne grupe idrofile dhe idrofobe, kane aftesi te futen ne shtresen e membranave qelizore dhe mitokondriale dhe shkaktojne deme ne strukturen e tyre duke shkaktuar edhe probleme ne percimin e sinjaleve elektrike neper zemer dhe duke provokuar keshtu aritmi te ndryshme. L-karnitina ka arritur qe te ndryshoje kete kuader por me sa duket, jane arritur te njejtat rezultate edhe me nje substance tjeter qe normalisht eshte derivat i karnitines: propionil – L – karnitina (PLC).

PLC eshte nje ester natural i karnitines qe formohet ne mitokondri nga reaksioni dermjet karnitines dhe propionil-CoA (qe vete eshte metabolit i oksidimit te aminoacideve te degezuar si dhe acideve dhjamore me zinxhir me karbone me numer tek. Eshte pikerisht propionati ai qe futet ne raksione te metejshme qe cojne ne formimin e trupave ketonik). Ne pacientin iskemik, te dy ilacet normalizojne perqnedrimin e karnitines ne miokard dhe heqin sasine e madhe te acilkarnitines me zinxhir te gjate megjithse OCTN2 dhe CPT-1 kane afinitet me te madh per PLC sesa per L-karnitinen. Gjithashtu PLC i jep ciklit te krebsit propionatin qe mund te perdoret per energji sidomos atehere kur ka nje sasi te ulet te oksigjenit.

Tek acilkarnitinat me zinxhir te shkurter nder me te rendesishmit eshte acetil – L – karnitina (ALC) qe sintetizohet nga enzima mitokondriale CAT duke filluar nga karnitina dhe acetil-CoA dhe eshte gjithmone e njejta enzime qe e metabolizon ne te gjitha indet e trupit. Meqenese ALC shkembet ne menyre te lirshme ndermjet membranave subqelizore, perben nje depozite per grupet acetil ne ekuiliber me sasine intraqelizore te acetil-CoA, prandaj eshte themelore per te mbajtur nje raport te sakte mitokondrial ndermjet acetil-CoA /CoA.

vazhdon...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Dhjetor 2006 23:25
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

shenim per me vone...

me karnitinen nuk kam mbaruar akoma por thjesht po le si shenim kete postim per te kerkuar informacione per sa i perket dineines,struktures se saj....semundjet qe jepte i kam permend por duhet me gjet se si pasoje e ciles gje jane,ca lloj mutacionesh,cilet gjene jane pergjegjes etj etj...
kushdo qe mund te kete informacione per kete proteine,qe gjithsesi kishte shume gjene te ndryshme,eshte i lutur ti vendosi ketu....
per sonte naten e mire!

ah,po!
per semundjet qe shkaktonte nje problem i dineines shifni postimin "dineina nje proteine,shume funksione...." (Cod. A 06062006)

i kthehemi serish karnitines... :p

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datė 10/05/2007 ora 23:57

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Dhjetor 2006 00:53
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

100 vitet e karnitines (7)

Ne sistemin nervor ALC eshte esteri i karnitines qe gjendet me perqendrimin me te larte. Gjithashtu aktiviteti i enzimes CAT eshte me i madh ne hipotalamus dhe hipokamp. ALC prodhohet dhe metabolizohet nga CAT ne te gjithe indet por ne sistemin nervor,ndryshe nga indet e tjera, ALC mund te kaloje membranen mitokondriale me lehtesi me te madhe fale afinitetit me te larte qe paraqet CT per esteret me zinxhir te mesem krahasuar me ate te acilkarnitinave me zinxhir te gjate. Nga kjo kuptohet edhe rendesia e vleresimit te perqendrimit te saj ne patologjite e ndryshme.

Infeksioni HIV shkakton nje ulje te perqendrimit te karnitines dhe ALC ne citoplazem por keto perqendrime (sidomos e ALC) ulen edhe me shume pas nje terapie me antivirale (stavuzina, didanozina).
Ndryshe eshte puna per ato qe vuajne nga “sindroma e lodhjes kronike” ku personat qe vuajne kane nje lodhje te pergjithshme,lodhje muskulare dhe dhimbje muskuli (mialgji), edhe pse anazat e ndryshme histologjike dhe elektromiografia nuk tregon asnje problem. Shenjat tregonin qe duhet te kontrollohej sistemi i karnitines dhe u pa qe karnitina ishte normale por ALC ishte shume e ulet, ashtu sic ishte i ulet edhe marrja e ALC nga truri (krahasuar ketu me grupin e kontrollit). ALC eshte nje lende e pare (prekursor) i rendesishem per prodhimin e neurotrasmetuesve si GABA (acidi gama aminobutirrik),acidi glutamik, dhe acetilcolina , dhe keto gjera mund te shpjegonin me pak fjale se cfare do te thonte nje ulje e marrjes se ALC nga truri. Pacientet paraqisnin simptoma neuropsikologjike. Keto te dhena tregonin qe duke qene se karnitina ishte ne rregull por ALC e ulet atehere problemi duhet te qendronte tek enzimat dhe ne kete rast, tek CAT, ose ose te kishte ndonje problem ne beta oksidim qe gjithsesi do conte ne faktin qe problemi ndodhej ne mitocondri. Trajtimi me ALC rregullonte ndjeshem shenjat qe paraqisnin si dhe perqendrimin e ALC ne plazem.

Homeostaza e sistemit te karnitines mbahet nga nje kontroll i perpiket ndermjet organeve qe perdorin karnitinen, bazuar ne karakteristika kinetike qe varen nga sasia e marrjes dhe perdorimit te substratit nga proteinat e sistemit.

vazhdon...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Dhjetor 2006 23:47
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

100 vitet e karnitines (8)

Por keto gjetje jane vetem fillimi sepse fale gjetjeve te fundit jane hapur rruge te reja kerkimi dhe mundesie terapie. Jane pare substanca te ndryshme qe duke vepruar ne receptore te ndryshem mund te modifikojne shprehjen e CPT-1 dhe CPT-2 ,prandaj karnitina jo vetem qe eshte themelore per metabolizmin por duhet te konsiderohet qe ushqimi vete ndikon ne enzimat e ndryshme qe perpunojne karnitinen vete. Po ashtu jane duke u konsideruar edhe efektet modulatore qe ka karnitina ne sistemin imunitar… po ashtu duhet te arrihet ti jepet nje definicion me i plote karnitines qe me sa duket edhe pas 1 shekulli kerkimesh akoma nuk ka te mbaruar se cudituri shkencetaret.

Perqendrimi i karnitines ne disa produkte (mg/100 g)
Produkte kafshesh---------- produkte vegjetale
Dele 210----------- molla 3.1
Deve 130 ----------- damotja () 2.9
Qingj 80---------- dardha 2.7
Lope 60---------- orizi 1.8
Lepuri 20--------- pjeshka 1.6
Pula 7.5----------- rrushi 1.1
Qumeshti i deles 10----------- mielli 1.0
Qumeshti i lopes 3.0------------ buka 0.2
Qumeshti i dhise 3.1 ----------- lulelakra 0.1
Qumeshti I nenes 0.9------------ patatja 0
Veza 0.8----------- spinaqi 0
Peshku 0.4 – 10-------------- portokalli 0

shkrimi i bazuar ne revisten "Le Scienze"

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Janar 2007 23:28
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

dineina: analize siperfaqesore e struktures dhe funksioneve (1)

Cod. A30012007

atehere me siper permenda dineines qe e kam treguar edhe me para per sa i perket problemeve qe paraqet si strukture kur ka mutacione...por gjerat edhe pse duken aq te lehta nuk ishin,sepse bera nje kerkim mbi te...gjithsesi mund te konsiderohet prap nje kerkim siperfaqesor per faktin se detajet mbi mutacionet ne vecanti nuk i kam...mund te jene ne ndonje nga ato revistat qe jane me leke dhe nuk kam access:

fakti qe dineina eshte pjese perberese e ciliave tregon qe nese kemi nje problem me gjenet e saj,do te kemi te 3 shenjat qe kam permendur ne nje postim tjeter (shihni postimin "dineina: nje proteine shume funksione...nje problem shume deme (Cod. A 06062006)!
ne fakt ne sindromen e kartagjenerit psh kemi si situs inversus edhe bronkiektazi.po ashtu bronkiektazia ne pergjithsi eshte e lidhur me nje infertilitet tek personat qe kane mutacione te gjeneve te dineines.bronkiektazia vjen si pasoje e mos heqjes se sekrecioneve te teperta qe mund te formohen gjate nje bronkiti kronik dhe qe me pas cojne ne bronkiektazi qe konsiderohet si faze terminale sepse zgjerimi i bronkeve behet i pakthyeshem,kjo pas nje kohe te gjate bronkiti gjithsesi!
dineina perbente nje klase me vehte per sa i perket gjeneve qe kodifikonin per pjeset perberese te saj dhe ato gjene ishin te shperndare neper gjenome...kishte nje gjen psh per nje zinxhir te rende kodifikuar nga gjeni DNAH17L i lokalizuar ne kromozomin 17 (17p12)....p eshte per petit,dmth krahu i shkurter i kromozomit 17 kurse numri 12 eshte per nenndarjet e metejshme),nje tjeter per nje zinxhir te mesem(gjeni DNAI2, lokalizuar ne kromozomin 17(17q25)...kishte pastaj te tjere ne kromozomin7 (7p15),,kromozomin 11, etj etj...shprendarja e ketyre gjeneve nuk eshte i njejte ne te gjithe organet si dhe jo te gjithe gjenet kishin mutacione tek personat qe ishin te semure...me sa pashe tek nje shkrim qe fliste pikerisht per gjenin DNAI2 qe e kishin provuar per te pare nese kishte lidhje me moslevizjen e ciliave,ky nuk ishte paraqitur me mutacione tek pacientet e kontrolluar...kjo gje tregon qe jo te gjithe gjenet pesojne mutacione...per kete problem te ciliave qe formojne sindromen e kartagjenerit,deri vitin e kaluar ishin gjetur 3 gjene difektoze: gjeni DNAI1 (per zinxhirin e mesem) dhe gjenet DNAH5 dhe DNAH11 (qe kodifikojne per zinxhiret e rende)...por gjerat normalisht qe akoma nuk jane te gjetura te gjitha...

ta them te drejten une per dineinen kisha degjuar vetem aq sa permenda me siper (dmth semundjet qe shkaktonte) dhe keto gjerat qe kam shkruajtur tani,i kam vete te reja (qe kurioziteti i nje personi qe me beri te kerkoja thjesht per kuriozitet ndonje gje rreth saj dhe pashe qe kishte gjera te lezetshme ). nje gje qe eshte logjike ne kete rast eshte fakti qe efekti i mutacionit do varet ne sa nje gjen i caktuar eshte i shprehur ne zonat e ndryshme...psh DNAI2 ishte shume i shprehur si tek bronket edhe tek testikujt keshtu qe nje mutacion i atij gjeni do na jepte te kuptonim qe efekti vjen si pasoje e faktin qe tek te dy organet ekziston me sasi te medha...por mund te kete qe nje gjen tjeter te jete me shume i shprehur tek njeri organ dhe me pak tek tjetri dhe si pasoje mund te mos i jape te gjitha shenjat qe kam permendur!

Cfare strukture ka kjo proteine?
Dhe sa jane frenkuencat e ketyre sindromave te lartpermendura ne nje popullate?
vazhdon...

per me teper shihni postimin :
-dineina: nje proteine shume funksione...nje problem shume deme (Cod. A 06062006)

mbi menyren si me perdor sistemin me kode:
http://www.forumihorizont.com/showt...03&pagenumber=3

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Janar 2007 00:08
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

struktura e dineines (2)

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re dyneinslide1.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 53 herė.

Cod. A14022007

Fakti qe kemi gjene qe kodifikojne per zinxhire te mesem dhe ato te rende (ndryshimi qendron ne peshen totale molekulare te tyre) na ben te mendojme qe ne strukturen e saj ato duhet te jene edhe pjesa perberese kryesore te saj qe do te ushtojne edhe funksionet.
Dineina ben pjese ne superfamiljen e ATPaze-ve (me saktesisht familja AAA (ATPase Associated with various cellular Activities) ATPaze.Funksioni i kesaj familje ishte ai qe te lidhte proteina pershtatese (Adaptor Protein) dhe te kalonte energjine nga degradimi i ATP neper keto proteina pershtatese qe merrnin pjese ne funksione brendaqelizore sic eshte sistemi i ubikuitines (qe mendohet te jete nje nder shkaktaret kryesore te parkinsonit)ose ne aparatin e Golxhit etj.
Ne strukturen e dineines kemi 6 perseritje ATP-zi te familjes AAA,ne nje domain (pjese funksionale) te proteines.Ne foton me me siper eshte ajo qe paraqitet si rrote.Nese e shihni eshte e perbere nga 6 pjese.Ajo qe shenon MT binding eshte pjesa qe vepron me mikrotubujt.

Per sa i perket statistikave:
Sindroma e kartagjenerit: 1/40.000-1/120.000
Sindroma e ciliave te palevizshme:1/20.000-1/60.000 (kjo per faktin se ekziston supozimi qe gjysma e atyre qe kane sindromen e kartagjenerit kane edhe sindromen e ciliave te palevizshme...behet fjala edhe per semundjen e spermatozoideve ketu)
Situs inversus : 1/8.000-1/25.000 (shifra vlen per Evropen dhe Ameriken).1/5 e ketyre paraqesin bronkiektazi.
Burimi i informacionit per shifrat: C. Scriver et al., The Metabolic and Molecular Bases of Inherited Disease, Eighth Edition!

Informacionet e paraqitura per kete proteine jane mbledhur neper site ne internet.

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datė 10/05/2007 ora 23:58

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Shkurt 2007 22:55
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 12:48 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 4 faqe: « 1 2 3 [4]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > Biologjia molekulare.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.