Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Plazhi pa ujė, “shkencė” nga halli
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Admirali
ITSD Engineer

Regjistruar: 07/01/2003
Vendbanimi: Durrės
Mesazhe: 2298

Plazhi pa ujė, “shkencė” nga halli

Artur Korriku
rrethet@gazetashqiptare.com

DURRËS

Banorët e plazhit në Durrës, prej tri ditësh nuk kanë pikë uji, as për të pirë. Kriza e furnizimit me ujë ka qenë e përhershme në këtë zonë dhe rrethinat e saj, ku qytetarët janë të detyruar të ngrihen me natë për të mbushur enët. Por njeriu duket se e gjen zgjidhjen gjithnjë, në situata të cilat shkaktojnë edhe krizë. Duke qenë se uji nuk ka një orar, banorët mbesin gjithë natën zgjuar. Orët me zile më kot i vënë, pasi orari nuk është asnjëherë i njëjtë.
Një shpikje origjinale ka realizuar një nga banorët e zonës së plazhit, Jakup Musaku. Ai ka shfrytëzuar një shishe plastike 1.5 litra, grykën e të cilës për çdo natë, përpara se të flejë, e vendos në rubinetin e çezmës që të jetë gati për t’u mbushur. Shishen e mban mbi sipërfaqen e tokës një kapëse rrobash. Buzët e kapëses janë të lidhura me fijet e korrentit. Në njërën prej tyre është vendosur faza dhe në tjetrën nuli. Fijet përfundojnë në dhomën e gjumit, tek një zile. Kur vjen uji dhe shishja mbushet, ajo shkëputet nga kapësja dhe bie poshtë. Në këtë moment, telat kontaktojnë me njëri- tjetrin dhe vënë në punë zilen, e cila zgjon banorët dhe i njofton se uji erdhi. Ata më pas vendosin në punë elektropompën, për të ngjitur ujin nëpër depozita. Jakupi thotë: “Këtë gjetje e bëra nga zori, pasi rrinim gjithë natën zgjuar për të pritur ujin. Mjaft herë ai nuk vinte fare. Ngaqë ardhja e ujit nuk ka një orar fiks, vrava mendjen dhe gjeta këtë zgjidhje. Kjo ka shpëtuar të gjithë mëhallën, pasi unë zgjoj nga gjumi edhe fqinjët pranë meje kur vjen uji”.
Durrsakët janë origjinalë në të tilla shpikje. Në kohën e diktaturës, ata shpikën kanoçet e famshme për të kapur stacionet televizive të huaja...


Gazeta Shqiptare - Balkanweb.com


-----------------------------------------------------------------------------

Jo po flisni po deshet per durrsaket ju

__________________
Quis custodiet ipsos custodes?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Nëntor 2006 23:35
Admirali nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Admirali Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Admirali (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Admirali Shto Admirali nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Admirali nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 18:17 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Plazhi pa ujė, “shkencė” nga halli

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.