Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Bollano, Skėnderbeu quhej Jorgji
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
briseide
Shtrige

Regjistruar: 12/02/2007
Vendbanimi: Rrefime memece
Mesazhe: 4388

Bollano, Skėnderbeu quhej Jorgji

Nëse historia e Shqipërisë do të rishkruhej me shkronja greke, Gjergjit do i thonim Jorgji, Gjonit- Jani e himarjotëve-himarjotis. E përsa kohë që për fqinjët tanë jugorë, ëndrra e Vorio-Epirit projektohet kaherë mbi Himarën, historia e kësaj toke shqipesh është shkruar bash në vitin 2006 prej shkronjash greke. Himarën turistike e gjen të prezantuar në internet në adresën ëëë.himara.eu. Po të mos ekzistonin hartat, një vizitor i huaj interneti do e kishte fort të vështirë të kuptonte se në cilin cep të botës bie Himara, bashkë me kalanë e saj 3500 vjeçare, Shpellën e Piratëve apo Kishën e Gjithëshenjtorëve. Askund nuk thuhet se pamjet e mrekullueshme që ofronky qytet buzë Jonit mund t'i prekësh në Shqipëri. Përkundrazi.. E njëjta "dorë" ka treguar kujdes për të vënë në dukje gjithçka fqinjët tanë grekë pretendojnë se i bën njësh me Himarën, për të shkruar një tjetër histori megalomane, këtë herë nën logon e një bashkie shqiptare.

***

Copyright-i i guidës turistike i takon një institucioni të shtetit shqiptar, bashkisë së Himarës. Për llogari të saj ka punuar njëfarë Jorjis Zahos, ndërsa për llogari të Bashkisë ka derdhur para sponsori "Anajenisi".Një "mirëseardhje" e kryebashkiakut Vasil Bollano, emri i të cilit duket krejt i ndryshëm prej banorëve të tjerë, vetëm pse nuk është shkruar Vasilis Bolanos, historia e Himarës dhe lista e hoteleve e banorëve që ofrojnë shtëpi për turistët janë informacionet kryesore që të ofron ky site. E ndërsa lexon se Chimera e lashtë shtrihej deri në lumin e Kallamasë në Greqi,gjen nja katër versione të Himarës, në shkronja greke. Në pak rreshta, përshkruhen shekuj të tërë histori, ku himarjotët, në këtë version të ngjarjeve bashkohen gjithnjë me grekët, në luftë kundër të tjerëve. Saracenë, hunë, sllavë, bullgarë, kryqtarë apo romakë kanë zbarkuar anijet e tyre të luftës mbi Himarë, për t'i lënë vend një tjetër lufte, qendresës së gjatë të vendasve ndaj turqve. Dhe ja ç'ofron historia e Bashkisë së Himarës për këtë periudhë të historisë. "Me 1403 mbreti i Napolit, Karli zbarkon në brigjet e Himarës dhe shtyn shqipfolësit në drejtim të veriut. Disa vite më vonë, himarjotët, të udhehequr nga Jorgji Stresi, mik personal i Jorgji Kastriotit, përpiqen të ndalojnë zaptimin e Epirit nga Otomanët. Mbas zaptimit të Krujës nga Turqit, e vetmja krahinë e lirë në gjithë Epirin mbetet Himara e vetëqeverisur nën mbrojtjen e Republikës Veneciane". E ndërsa në historinë e shkruar prej Bashkisë së Himarës, Gjergj Kastriotit i thonë Jorgji, djali i tij, Gjoni që udhëhoqi himarjotët drejt një tjetër fitoreje pavarësie më vitin 1481, nuk ka sesi mos të quhet Jani."Me ndihmën e mbretit të Napolit u liruan dhe të udhëhequr nga Jani Kastrioti fituan pavarësinë, duke u paguar turqvenjë taksë nënshtrimi",-shtohet më tej.

***

Historia e paskëtajme prezantohet e gjitha si luftë brenda llojit, ku shqiptarët e Himarës luftojnë shqiptarët e Ali Pashait e ku ushtria greke hyn në Shqipëri si çlirimtare dhe jo si pushtuese. "Pas turqve vijnë vitet e mbretërimit të Ali Pashait në Janinë. Janë vite të vështira. Ali Pashai përpiqet me të gjitha mënyrat të zaptojë Himarën. E rrethon dhe gjithmonë e shtrëngon këtë rethinë, zaptoi dhe shkatërroi fshatra të Himarës... Më 1821 shpërtheu kryengritja e madhe greke. Himariotët janë kudo në radhët e para të kësaj kryengritje... Më 5 nëntor 1912, majori himarjot, Spiro Spiromilos, në krye të të kretasve zbarkon në Himarë dhe e çliron atë.... Më 9 shkurt 1914, himarjotët kundërshtuan planet e Fuqive të Mëdha për t'i përfshirë brenda kufijve të shtetit shqiptar. Deri në vitin 1921, Himara gjendet në disa stade: autonome, me komand grek, e zaptuar nga italianët dhe përsëri autonome... Me 22 dhjetor 1940, ushtria greke hyn në Himarë dhe banorët e pritën me entusiazëm dhe në mënyrë festive". E si për t'i dhënë fund një historie që vazhdon e shkruhet sot e gjithë ditën në mendjet e fqinjëve tanë grekë, historiku në guidën e Bashkisë së Himarës përfundon me: "më 1945, himarjotët nuk pranuan të marrin pjesë në zgjedhjet për të ligjëruar regjimin e Enver Hoxhës. Ky regjim mbylli shkollat greke edhe shkollën e Akroqeravneve dhe u hoqi himarjotëve çdo të drejtë minoritare".

EMRAT

Himara, plot Bolanos, Goras e Tzuvelis

TIRANË-Ata janë himariotë, e ndoshta përshëndetjet mes vedi, janë mësuar t'i këmbejnë në greqisht. E megjithatë, nëse do t'u binte rasti t'i hidhnin një sy guidës turistike të Bashkisë së Himarës, nuk ka sesi të mos shkulen gazit.Nikos, Fotis, Aleksandros, Spiros, Mondis.... Bolanos, Goras, Neranxis, Tzuvelis... Pas gjithë emrave e mbiemrave të himarjotëve të sotëm rëndon nga një s, si për të treguar që në prezantimin e parë virtual se ata janë grekë. Nga kjo bashkësi e njehsuar prej s-ve në fund të emrave bëjnë përjashtim vetëm myslimanët e Borshit, që mesa duket, hartuesit e guidës turistike nuk ua kanë gjetur dot anën. Tajari i Borshit nuk do të tingëllonte asfare si emër grek, ndaj edhe është lënë bashkë me fqinjët e tij në "minoritet" brenda "minoritetit". I njëjti rregull gramatikor vlen edhe për fshatrat e Himarës. Të greqizuar në emra, Dhërmiu, Jala apo Palasi nuk tingëllojnë fort si fshatrat tona turistike, ku me zor presim të kalojmë verën.E kemi ditur që himarjotët e kalojnë pjesën më të madhe të vitit në Greqi, dimë edhe që më të moshuarit, ata që nuk ia kanë ngenë emigracionit, jetojnë mirë në tokën e tyre me pensionet greke. Por që fushata helene për uzurpimin "paqësor" të ëndrrës Vorio-Epir ka përfshirë gjithë çka gjendet në Himarë është një surprizë e re që na zbulohet në guidën e re turistike të Himarës.

Bollano: 85% e Himarës

ka gjuhë amtare greqishten



"Ju mirëpresim në Bashkinë e Himarës. Ju mirëpresim këtu, ku ngjyra jeshile e ullishteve të pafund bashkohet në harmoni të plotë me ngjyrën blu transparente të detit Jon dhe qiellin e kaltër. Këtu ku mikpritja dhe krenaria është e njohur për banorët vendas tre mijë vjet më parë, siç kanë shkruar shumë historianë të vjetër si Homeri, Plini, Straboni, Thuqidhidhi. Vendin që kanë vizituar shumë studiues të huaj nga kureshtja që u ka ngjallur si Bajroni, Liku, Celebi etj. Bashkia e Himarës ka 11.037 banorë, një popullsi kompakte ku mbi 85% e saj ka si gjuhë amtare greqishten".



Marre nga Shekulli 29/06/07

__________________
I had seven faces,Thought I knew which one to wear...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Qershor 2007 14:25
briseide nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė briseide Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me briseide (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: briseide Shto briseide nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto briseide nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381

Po he moj Brisi dhe Bollano i ka fut noi teke Hashash ate dite kur e ka thene.
Edhe ai e ka thene se mos e marrin te portokalli per humorist.
Me ate qe ai ka thene kane qeshur te gjithe dhe ju be qejfi shejtanit ...
Hapi rruge budallait thone por ky budalla e ka vendin ne cmendin me duket ...

__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Korrik 2007 19:50
diabolic nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė diabolic Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me diabolic (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė diabolic't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: diabolic Shto diabolic nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto diabolic nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RAIMONDI
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2007
Vendbanimi: ...prapa diellit...
Mesazhe: 3492

Citim:
Po citoj ato që tha diabolic
Po he moj Brisi dhe Bollano i ka fut noi teke Hashash ate dite kur e ka thene.
Edhe ai e ka thene se mos e marrin te portokalli per humorist.
Me ate qe ai ka thene kane qeshur te gjithe dhe ju be qejfi shejtanit ...
Hapi rruge budallait thone por ky budalla e ka vendin ne cmendin me duket ...

              Jo jo ai lloj budallai nuk e ka vendin ne cmendine ,se ai eshte SHEJTAN BUDALLA dhe ai na fyen intelektin duke e kamufluar armiqesine etij ndaj Shqiperise me budallallek gjasme.Po fajet nuk i ka ai por SALI deficenti qe eshte bere si pule para grekeve dhe nuk e ka haberin fare nga politika megjithese hiqet sikur ben politike te zgjuar .Saliu kujton se po e rrase ne burg nje qelbanik si bollano do prishesh me greket dhe po u prishe me grekun ,sipas mentalitetit prej SKLLAVI te Berishes ,ne morem fund.Kur po ta vesh re greket s'kane asnje lloj peshe as ketu ne USA dhe as ne Europe ,ata nuk jane kredibel per askend ,saqe znja Klinton ngriti ceshtjen came ne kongres dhe kerkoi nje sence degjimi per camerine,Ky saliu jone e ka kuptuar demokracine si nenshtrim ndaj perendimit dhe jo si partneritet dhe bashkepunim midis shteteve demokratike dhe atyre qe aspirojne per demokraci.Nje fshat qelbanikesh te rendomte duan te na prishin vendin,ata duhen hedhur ne det,dhe ai bollano duhet ndjekur penalisht per tradheti ndaj vendit ku jeton ,dhe ne fund do thosha fajin e kemi dhe vet ne njerzit e thjeshte se qendrojme indiferent ndaj ketij fenomeni kur duhet ti kerkonim llogari qeverise shqiptare qe pse nuk reagon te mbroje interesat e Shqiperise te pakten brenda vendit sepse e merr rogen nga shqiptaret,Por ne kemi ate teorine e "bukur" qe-- mos u merr me politike c'te duhet ---dhe dihet ajo po nuk u morrem te gjithe me politiken e vendit tone ,(tepyesim te kerkojme llogari :pse lejohet kjo gje ,te protestojme per keto fenomene armiqesore)atehere do merren "bollanot"dhe kur te na dali gjumi ne do shikojme se do jete teper vone.

__________________
Cdo gje shqiptare esht e dashur per mua

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Korrik 2007 04:21
RAIMONDI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RAIMONDI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RAIMONDI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RAIMONDI Shto RAIMONDI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RAIMONDI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BaNaL
Afghanistan

Regjistruar: 09/08/2004
Vendbanimi: Perseri ne Afganistan
Mesazhe: 184

Bollano

Ai eshte anti shqipetar dhe duhet ndeshkuar, do ti vije dhe dita atij spiunit te grekeve. Mos u merzisni dale ngadale do vije dita.

__________________
Koha eshte zgjidhja dhe ilaci i gjitheckaje.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Tetor 2007 22:59
BaNaL nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BaNaL Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BaNaL (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė BaNaL't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: BaNaL Shto BaNaL nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BaNaL nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 05:08 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Bollano, Skėnderbeu quhej Jorgji

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.