Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Komunizmi qe ra mbron figurat e erreta te tij
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Komunizmi qe ra mbron figurat e erreta te tij

 (18.08.2007)     
-Varësia ruso – serbe e ngjarjeve politike e fateve të individëve dhe për pasojë e gjithë vendit -Shënjestrat rehabilituese dhe nevoja për to e neokomunistëve dhe komunistëve -Shënjestrat për goditje ndaj individëve dhe problemeve në të cilat është përqendruar, riaktivizuar komunizmi që ra -Përpjekja për të fshehur të vërtetat historike, krimet dhe fajtorët

Sot Shqipëria përsa i përket informimit të publikut dhe veçanërisht nivelit të këtij informimi, lidhur me periudhën e diktaturës komuniste, është pothuajse e verbër. Shqiptarët, bashkëkohësit e sotëm, shoqëria shqiptare, nuk e ka aspak të qartë tablonë e së vërtetës për periudhën komuniste. Kjo periudhë reflektohet, pasqyrohet dhe luan rol të jashtëzakonshëm edhe sot. Kjo është arsyeja që ne po i drejtohemi opinionit shoqëror dhe në këtë rast kolegëve të medias. Bashkëkohësit sot dinë shumë pak për veten e tyre, për fatin e këtij vendi. Duke qenë se politika shqiptare nuk arriti nga e djathta në drejtim të diktaturës të bënte një goditje ligjore, gjyqësore, dokumentare të krimeve, të zbërthimit të tyre sipas përgjegjësisë politiko-penale, është krijuar tashmë një perde e rëndë, pas së cilës mbrohen fajtorët. Duke qenë se u godit në 1997-n, kjo e djathtë, me mediat e saj të brishta, u tërhoq në sulmin ndaj krimit komunist, enverist, dhe u detyrua të merret fragmentarisht me politikën e ditës. Nga ana e saj, e majta si trashëgimtare politike i ka në trupin e vet si pjesë të saj të gjitha krimet komuniste. Asaj i mungojnë qoftë edhe formalisht apo teatralisht formulimet antikomuniste, antidiktatoriale, antienveriste. Ajo ende përdor struktura e diktaturës, elektoratin enverist, e ka bazën e saj më të sigurtën dhe për më tepër akoma “u pasurua” me krime të reja, të cilat ishin fiks në drejtimet thelbësore enveriste, siç ishte goditja e kombit dhe zëvendësimi i tij me ideologji, siç ishte sulmi mbi pluralizmin dhe filizat që ai çeli etj, etj.
Shumë media veçanërisht ato të shkrimit, por edhe vizive, jo rrallë merren me arkivat dhe dosierët e periudhës komuniste. Për fat të keq dhe në ndonjë rast flagrant, të ndonjë gazete që tani është bërë tipike për t’iu hapur derën jo vetëm kriminelëve që të shkruajnë çfarë duan, por edhe të na i paraqesin shpesh konfliktet politike të kohës sikur janë pjesë e një shoqërie pluraliste dhe madje e nxijnë faqen e njerëzve që kanë qenë viktima klasike të komunistëve.
Për hir të së vërtetës duhet thënë se shumë xhelatë tipikë të diktaturës komuniste, hetues dhe vrasës mbi të cilët rëndojnë akuzat për krimet e njerëzimit, jo vetëm mirëpriten nëpër redaksi, por japin direktiva dhe komente të mjafta për të turbulluar tërë njohuritë dhe informacionin për diktaturën komuniste.
Në përgjithësi komunizmi që ra ia ka dalë mbanë të flasë për Enver Hoxhën, njeriun dhe diktatorin më të urryer të shekullit XX, sepse vrau vetëm shqiptarë dhe i vrau ata me zell, shokët e tij, bashkëluftëtarët e tij, intelektualët dhe vlerat më të çmuara të elitës shqiptare dhe i vrau për këto motive:
-Për të ruajtur pushtetin e tij, politik, ideologjik, kombvrasës.
-I vrau se ia kërkonin serbët
-I vrau se ia kërkonin rusët
-I vrau që t’i hapte rrugë Ramiz Alisë, i cili do të ruante dhe garantonte jetën dhe pasuritë e familjes Hoxha dhe të tij, dhe nga ana tjetër do t’i gjendej fatit të komunizmit në shndërrimet politike pluraliste.
Ramiz Alia ia ka dalë kësaj pune dhe vetëm kur ai të mos jetë më, kohët do të zbardhin vdekjet për shkak të tij. Në triumviratin kriminal Enver – Nexhmije - Ramiz qëndrojnë për dje dhe për sot qëllimet që shkaktuan masakrën mbi shqiptarët, masakrën mbi kombin, mbi Kosovën dhe mbi çdo gjë tradicionale dhe jo komuniste.
Për fat ët keq, për fatin tragjik të shqiptarëve, rrjeta e endur nga koj emblemë funksionon dhe sot, në forma të cilat imitojnë segmentet e shoqërisë së lirë, por që zgjasin lëngatën varfnore të shqiptarëve dhe lëngatën e paditurisë për vetveten për fatin e tyre.
Në asnjë vend të Lindjes komuniste, në asnjë media, qoftë edhe të majta apo trashëguese të periudhave komuniste nuk u hapet dera e redaksisë kriminelëve, nuk portretizohen ata me nota sentimentale dhe nuk u lejohet atyre të fshehin të vërtetën, por pyesin thelbësisht për çështjen dhe mbi të gjitha nuk u lejohet kurrë që nga pozitat e urdhrit të diktatorit Hoxha, bashkëshortes së tij, të kthehen në shënjestra sulmi vlerat kombëtare dhe ata që i përfaqësojnë ato e që janë në dritën e diellit dhe në sytë e gjithë njerëzimit.
Është e pafalshme dhe e palejueshme që në shekullin XXI, kriminelët e periudhës komuniste, frikacakë dylberistë, njerëz të shndërruar në kapitalistë të rinj, me tarifë veshjesh, me “Dolce Cabana”, janë sot pasunarë për veten e tyre, kanë kapitalet në anonimat në firmat të fuqishme kapitaliste, dhe i flasin fshatit dhe Babrrusë kundër kapitalizmit. Këta që mashtrojnë dhe gënjejnë nëpër gazeta vetëm me synimin e thellë ta fshehin të shkuarën, ta fshehin krimin komunist dhe kriminelin, dhe në mundshin të rrëzojnë vlerën dhe peshën e së vërtetës. Shpesh papërgjegjshmëria e gazetarëve pa përvojë, dhe të rinj, në ndonjë rast, paratë që mbajnë gazetën dhe në ndonjë tjetër urrejtja raciste për shqiptarët, arrin të krijojë një pamje për komunizmin që ra që të kujton fabulën e vjetër dhe të thjeshtë: “Dhelpra bën sikur ka ngordhur”. Po kur të ngjalle ajo, ngordhja do t’i vijë gjithë shoqërisë shqiptare.
Krimet që nuk dënohen risjellin kriminelët. Një e vërtetë e fshehur është më jo madh se një krimi vërtetë.
Në këtë cikël ne ftojmë gazetarë, shkrimtarë, intelektualë, qytetarë, të shprehin mendimet e tyre, ta vlerësojnë ose jo këtë alarm, të ndalet sado pak mashtrimi dhe gënjeshtra dhe përdorimi i tyre përmes emrash që duhen zbardhur në ditën e diellit. Këtë cikël do pranohen edhe shkrime të posaçme, për fate njerëzish, për ngjarje, apo denoncime për prononcime kriminale si ato për diktatorin Hoxha që ne shohim nga motive që mund të gëzojnë vetëm Beogradin e vjetër apo Kremlinin e kuq.

 
Nga Fahri BALLIU 

----------------------------------

Njerez me dy fytyra. Po ju o z. Balliu deri dje ne ate sahan ke lepire.Je ti ai qe punoje ne gazeten Zeri i Popullit, e qe kishe shume privilegje ...Por dhe nga ky krah nuk te eci ?  






 

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Gusht 2007 22:08
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vlonjati99Tave
Arrakat

Regjistruar: 15/12/2003
Vendbanimi: A Silent Night, A Secret Tear, Wishing You Were Here
Mesazhe: 2169

ik o balli ballisti.. se sic tha dhe saranda e bukur ti jo me 2, po je me 100 fytyra.. je nga te mare nje cik zjarri... ballist qeni, ashtu ballist.

__________________
*Born To Touch Your Feelings* I Dont Care If Im Hated On The Net.
Because I Have A Real Life.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Gusht 2007 07:25
Vlonjati99Tave nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vlonjati99Tave Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vlonjati99Tave (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vlonjati99Tave't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vlonjati99Tave Shto Vlonjati99Tave nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vlonjati99Tave nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:39 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Komunizmi qe ra mbron figurat e erreta te tij

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.