Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Kampionati Shqiptar > Dinamo, gjysmehapi qe sjell qetesi
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
THe_AnSwEr
unknown

Regjistruar: 08/06/2003
Vendbanimi: California
Mesazhe: 681

Dinamo, gjysmehapi qe sjell qetesi

Tirana-Dinamo 0-0

Tirana: Nallbani, Kcira, Vrapi, Sina, Gjorevski, Mohalebi, Duro, Fagu, Hyka, Xhafaj (Arapi 53'), Fortuzi (Capja 75')

Trajner: Sulejman Mema

Dinamo: Kotorri, Bodrusic, Granic, Poci, Abraham, Allmuca, Hanush (Diop 70'), Pollozhani, Vincetic (Ishka 75'), Kuli (Ferraj 92'), Pejic

Trajner: Agim Canaj

Gjyqtare: Janku, Bicaku, Mustafaraj

Kartone te verdhe: Duro, Gjorevski, Arapi, Mohelebi, Poci, Vincetic, Allmuca, Kuli, Pollozhani

Mekat qe nuk pati gola, sepse te gjithe elementet e tjere te nje ndeshjeje derbi i pati brenda. Shpirt luftarak, nervozizem, kartone te shumte e gjithcka tjeter sollen ne "Selman Stermasi" nje perballje te nxehte, por qe ne fund te 90 minutave u dha dy skuadrave nga nje pike. E megjithate, holle-holle, nje skuader ka dale e kenaqur dhe pa dyshim eshte Dinamo. Arsyeja? Ka ruajtur te njejten distance nga Tirana, + 9 pike, dhe eshte akoma me e qete, teksa ka mesuar edhe rezultatin e bardhe ne "Ruzhdi Bizhuta".

Sfida nis menjehere me nervozizem! Qe ne shkembimet e para te topit eshte Klodian Duro qe ndeshkohet me te verdhe, karton ky qe do te dale shume shpesh nga kryesori Janku, i cili pati nje pune vertet te veshtire ne kete takim. Jane dy mesfushat respektive qe leshojne xixa, por nuk duhen lene menjane replikat Duro-Kotorri. Mesfushori i Kombetares e ka vene shpesh ne siklet patriotin e tij, por ka qene Kotorri, qe ka dale i fituar, teksa e ka ruajtur porten te paprekur. Tirana ka qene shpesh me afer golit, sidomos ne fillim dhe ne fund te cdo pjese, ku ka pershkallezuar sulmet, megjithate nuk kane mundur dot te kercenojne seriozisht kuadratin e Kotorrit. Xhafa e Fortuzi ne sulm kane shperdoruar gjithcka, sikurse edhe Kuli e Pejic nga ana tjeter. Mema ka kerkuar t'i jape nje tjeter impuls sulmit duke hequr nga fusha Xhafen ne te 53-en dhe Fortuzin, te dy zhgenjyes dje, ne te 75-en, duke lene dy te rinj si Arapi e Fagu te bejne ate qe s'munden veteranet. Megjithate, perpjekjet e bardhebluve per te fituar ndeshjen te cilesuar si jetike nga ata deshtoi. Nje barazim qe sjell edhe me shume qetesi te Dinamo, e cila ruan statukuone e saj ne krye te renditjes.

Tifozeria dinamovite mbeshtet Kosoven

"Rrofte Kosova" ishte parulla qe spikaste mes te tjerave te tifozerise blu. Edhe pse ishin shume te impenjuar te perkrahnin skuadren e tyre ne kete derbi te rendesishem, fansat blu nuk kane harruar te mbeshtesin edhe popullin shqiptar te Kosoves, nje dite para shpalljes se pavaresise se shumepritur.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Shkurt 2008 03:04
THe_AnSwEr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė THe_AnSwEr Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me THe_AnSwEr (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė THe_AnSwEr't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: THe_AnSwEr Shto THe_AnSwEr nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto THe_AnSwEr nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 11:59 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Kampionati Shqiptar > Dinamo, gjysmehapi qe sjell qetesi

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.