Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > 9 Nentor 1989
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
agata
idealiste

Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

9 Nentor 1989

Dje eshte festuar 20 vjetori, i renies se murit te Berlinit...
Ne nje interviste, Angela Merkel, thote qe ne 1980 ajo nuk e besonte kurre qe ky mur do rrezohej per aq kohe sa ajo do ishte gjalle...

(E kur mendoj se vetem me 20 vjet demokraci, Gjermania lindore eshte aty ku eshte sot, me vjen te qaje per prejardhjen time...)

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Nëntor 2009 10:57
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė agata Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė agata't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: agata Shto agata nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto agata nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

1961 - 1989






ps. Agata mund te te vije per te qare sepse gjendja e Shqiperise eshte ajo qe eshte por jo per krahasimin qe ke bere. Vertet kane qene diktatura te dyja por perseri Gjermani ka qene e jo Shqiperia fshatare (qe vazhdon dhe sot) Mos harrojme qe pas renies se murit ajo iu ribashkua shtetit me te fuqishem ne Europe ndersa ne vazhdojme te merremi akoma me copezat e murit qe jo vetem si kemi pastruar por i mbajme si protagoniste ne shoqerine tone.

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Nëntor 2009 14:47
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Ne mbeshtetje te asaj qe tha Tulipani

Berlini, seksi dhe muri
Kush ka fatin te shikoje kete dokumentar do kuptoje se:

Pavaresisht nga cila ane e murit shikojme, Gjermania ka qene ne nivel tjeter kulturor ne krahasim me Shqiperine. Ne RDGJ (pjesa komuniste) seksi stimulohej nga shteti dhe adoleshentet benin seks qe ne moshen 17 vjeç. Numri i raporteve seksuale ishte me i larte se ne pjesen perendimore dhe ne TV flitej lirisht per edukaten seksuale. Po ashtu kishte plazhe nudistesh dhe qytetaret ishin pa komplekse. Ne Berlin mbaheshin parada lakuriqesie qe gjenin ne tribune sekretarin e partise.

Keto liri nuk limitohen pas luftes se II. Po te mbani mend, ka dokumente filmike te nazisteve me grate me cica jashte siper makinave ne parade.

Kjo tregon se nuk ishte komunizmi qe mbajti prapa mentalitetin shqiptar, por origjina e tyre. Eshte e cuditshme te shikosh sesi te njejtat principe komuniste u shfrytezuan ne Shqiperi per aresye tjeter dhe ne Gjermani per tjeter. Ne RDGJ gruaja duhet te punonte (ashtu si ne Shqiperi). Kjo e beri te pavarur dhe e emancipoi. Edhe ne Shqiperi grate punonin, por shteti u mundua te evitonte divorcet dhe lirite seksuale. Femrat vazhduan te quhen te perdala dhe keshilli i lagjes/shkolles/partise bente verejtje per jete te shthurur. Konfirmohet, pra, fakti se komunizmi mori mbi vete vlerat fetare te nje populli analfabet dhe pa kulture per ti aplikuar ne rang shteteror. Ishin keto vlera fetare qe komunizmi gjerman hodhi ne plehra per ti dhene liri njerezve. Dhe ishin po ato vlera fetare qe tkurren lirite e gjermanise perendimore per kohe te gjate, derisa erdhen Beatles dhe kultura hipi.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Nëntor 2009 15:13
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Jam e vetedishme Tulipani, nuk kan te krahasuar...
Personalisht permenda nje fakt historik, qe shenon edhe renien e komunizmit, ne te gjitha vendet lindore...
Megjithate nuk munda te mos mendoja zhvillimin e Shqiperise tone keto 20 vjet...

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Nëntor 2009 15:16
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė agata Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė agata't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: agata Shto agata nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto agata nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Shqipėria dhe Muri i Berlini

Rënia e Murit është mbajtur në heshtje nga propaganda e regjimit komunist të kohës.

Më shumë se muri i Berlinit, në Shqipëri duket se ka bërë përshtypje vrasja e drejtuesit komunist të Rumanisë, Çaushesku.

Ndikimi i këtyre ngjarjeve në Shqipëri do të kulmonte rreth një vit më vonë, në dhjetor të vitit 1990, kur nën presionin popullor, regjimi u detyrua të lejonte pluralizmin politik.

Në Shqipëri pak vetë e mbajnë mend 9 nëntorin e vitit '89, ditën kur në Berlin qindra mijëra gjermanë shembën murin që prej 3 dekadash e ndante qytetin në dy pjesë.

Të nesërmen, gazeta e Partisë së Punës, Zëri i Popullit, në 2 prej 4 faqeve të saj njoftonte pritjet dhe darkat që jepeshin në Tiranë për nder të ministrit të jashtëm të Kubës në një vizitë zyrtare një javore në Shqipëri. Gjatë asaj jave mund të gjesh në faqet e gazetës gjithë protokollin dhe frazat klishe të propagandës për vizitorin nga Kuba, por asnjë rresht ku të përmendet rënia e murit te Berlinit.

Në komitetin qëndror të partise komuniste nuk u cuditen dhe as nuk e analizuan këtë ngjarje, kujton për BBC Spiro Dede, ish-zyrtar i lartë pranë byrosë politike:

"Kur ra muri i Berlinit nuk u quajt se ndodhi ndonjë çudi e madhe, apo ndonjë gjë e paparashikuar. U konsiderua si një ngajrje që në mos një ditë, një tjetër do të ndodhte. Kjo për dy arsye, e para se ndryshime të mëdha kishin filluar në të gjithë Lindjen dhe e dyta ekzistonte mentaliteti se Gjermania lindore ashtu si dhe vende të tjera të Lindjes ishin revizionistë, po shkonin drejt kapitalizmit. Kështu që për pjesën më konservatore të Partisë së Punës, kjo ngjarje ishte një përfundim logjik. Ndërsa elementët më të përparuar mendonin se po thyheshin barrierat e mëdha që kishin ndarë botën."

Pak shqiptarë e mësuan se c'po ndodhte në Berlin, gjysmë fshehurazi, duke ndjekur televizionin shtetëror italian, apo duke dëgjuar ndonjë radio të huaj. Për radiotelevizionin shtetëror, të kontrolluar tërësisht nga aparati i propagandës, as që bëhej fjalë të tregonte dhe analizonte ngjarjet tronditëse në zemër të Europës.

Kur ra muri i Berlinit nuk u quajt se ndodhi ndonjë çudi e madhe, apo ndonjë gjë e paparashikuar...

Spiro Dede, ish zyrtar pranë Byrosë Politike

Opinioni publik prej vitesh ishte përgjithësisht i topitur dhe tërësisht i shtypur nga diktatura.

Ndërsa qindra të burgosur politikë filluan të ndjejnë nga brenda mureve të qelive se dicka e rëndësishme po ndodhte, kujton për BBC ish-i burgosuri politik Spartak Ngjela

"Përpara se të binte muri i Berlinit në burgun e Burrelit kishte lindur shpresa për shkak të lëvizjes së Gorbaçovit. Ne kishim parë edhe tronditjen e Tiranës. Reformat e Moskës dhanë shpresë në një vend ultrakomunist si Shqipëria. Në Shqipëri kishte më shumë një terrorizëm të kulluar se sa një doktrinë. Në burg te ne qarkullonte mendimi se ndarja e Gjermanisë dhe ndarja e Shqipërisë prej Kosovës kanë të njëjtin fat. Kjo mund të ngjante pak si poetike më shumë se sa historike, por kjo kishte zënë vend sepse në burgjet politike shqiptare ka pasur shumë elementë nacionalistë."

Por regjimi në Tiranë besonte se ngjarjet e Berlinit nuk kishin të bënin me Shqiperinë.

Në Shqipëri kishte më shumë një terrorizëm të kulluar se sa një doktrinë...

Spartak Ngjela, ish i burgosur politik

Propaganda kishte kohë që kishte nisur të artikulonte shprehjen se Shqiperia nuk është as Lindje as Perëndim.

Ndonëse kishin nisur disa përpjekje për të lehtësuar regjimin, frymëzues i të cilave ishte udhëhëqësi komunist Ramiz Alia, Shqipëria mbetej ende një bastion stalinist. Remzi Lani ka drejtuar në vitet '80 gazetën Zëri i Rinisë, me tendenca liberale krahasuar me organin e partisë, ZP.

"Propaganda zyrtare u përpoq ta kalonte rënien e murit në heshtje sepse nuk ishte e interesuar ta popullarizonte atë. Ishte një lloj taktike e regjimit në atë kohë që të hiqej sikur rënia e murit nuk kishte të bënte me Shqipërinë, sepse Ramiz Alia dhe regjimi donin ta paraqisnin Shqipërinë si një rast të veçantë. Për ata ajo ishte një ngjarje brenda sistemit kapitalist. Rënia e murit të Berlinit shënon një plasaritje të thellë në murin e Tiranës i cili do të binte një vit më pas. Pra, ai shënon fillimin e fundit të komunizmit në Shqipëri. Shqipëria ishte guri i fundit i dominosë."

Rënia e murit të Berlinit erdhi si ngjarja kulmore e pakënaqësisë që po shpërthente në disa vende të Europës Lindore. Sinjale të forta ishin dhënë që në fillim të muajit tetor në qytetin e Laipcigut kur mijëra njerëz, të mbledhur për javën e lutjeve tradicionale për paqe, bënë thirrje për liri dhe ndryshime rrënjësore.

Këto zhvillime e kishin hutuar udhëheqjen komuniste në Tiranë e cila nuk po jepte më as udhëzimë për diplomatët shqiptare.

Shpëtim Çaushi ka qenë ambasador i Shqipërisë në Bon të Gjermanisë, deri pak javë përpara se të binte muri i Berlinit.

"Në Tiranë pati një farë mpirje. Udhëzimet që vinin nga Ministria e Jashtme u bënë më të rralla. Tirana zyrtare në ato momente pothuaj nuk i ndie. Ne vetëm sa merrnim herë pas here informacione nga shtypi i Tiranës për idetë e të ashtuquajturave reforma që po zhvilloheshin, apo për një farë hapjeje që po përpiqej të bënte Shqipëria ndaj botës së jashtme. Në Tiranë me sa dukej nuk arrinin t'i përtypnin si duhej zhvillimet në Gjermani. Neve na sugjerohej të thonim se Shqipëria nuk bën pjesë as në Lindje dhe as në Perëndim dhe se duhej trajtuar ndryshe."

Ndonëse Shqipëria kishte kohë që kishte dalë nga vëmendja e perëndimorëve, vendi i parë që kujtohet dhe i ofron një shans Tiranës për të ndryshuar kursin stalinist, ka qenë pikërisht Gjermania Perëndimore, që në mes të viteve '80.

Në rast se udhëheqja e asaj kohe në Tiranë do t'i kishte mirëpritur këto sinjale, nëse do të kishte ecur shpejt në reforma...

Shpëtim Çaushi, ish ambasador në Bon

Por, shansi i ofruar nga Boni nuk do te kapej nga udhëheqësit e ngurtë komunistë në Tiranë. Ambasadori Shpëtim Çaushi kujton dhe reflekton kështu pas 20 vitesh

"Në Gjermaninë perëndimore i prisnin dhe i dëshironin ndryshimet në Shqipëri dhe i inkurajonin ato. Në rast se udhëheqja e asaj kohe në Tiranë do t'i kishte mirëpritur këto sinjale, nëse do të kishte ecur shpejt në reforma, Gjermania do të kishte qendruar pranë dhe besoj do të kishte përshpejtuar ndihmat ekonomike për Shqipërinë."

Vrasja e Çausheskut dhe ndikimi në Shqipëri

Nëse propaganda në Tiranë e injoroi tërësisht rënien e murit të Berlinit dhe mendjet e shumë njerëzve ishin të topitura prej izolimit dhe dekadave të diktaturës më të egër në Europë, vrasja e ciftit Caushesku në Rumani, natën e 25 dhjetorit të po atij viti, shkaktoi tronditje.

Ndoshta për herë të parë udhëheqësit e lartë komunistë në Tiranë kanë menduar se fati i tyre mund të ishte i ngjashëm. Zyrtari i lartë pranë byrosë politike, Spiro Dede, kujton

"Ngjarjet në Rumani me vrasjen e çiftit Çaushesku u ndoqën në mënyrë më dramatike. Shumëkush në radhët kuadrove të larta të Partisë hiqte paralele me jetën e vet. Shumëkush mund të shikonte të ardhmen e vet në atë ngjarje. Natyrisht, vrasja e Çausheskut nuk kishte si të mos nuk u shkaktonte morrnica. Edhe këtu kishte dy qëndrime. Disa prej kuadrove thonin "Ja ku të shpie revizionizmi!". Të tjerë mendonin se Çaushesku e kishte mbushur kupën duke ia nxirrë jetën popullit të vet."

Fundi tragjik i Causheskut, më pak se dy muaj nga rënia e murit në Berlin, i rriti shpresat e të burgosurve politikë në Shqipëri.

Në burgje kishte nisur të ndihej një lehtësim i masave shtrënguese, literatura e huaj penetronte pa ndonje pengesë, shpresat e të burgosurve se ndryshimi mund të ndodhte edhe në Shqipëri po shtoheshin, kujton Spartak Ngjela

"Regjimin më shumë e trembi fundi i Çausheskut se sa muri i Berlinit, por regjimi i Tiranës nuk do kishte rënë në rast se udhëheqësit komunistë nuk do të kishin bërë gabime të rënda në ekonomi. Në Shqipëri, për shkak të marrëzisë së Enver Hoxhës dhe butaforisë së Ramiz Alisë, nomenklatura nuk e kuptonte se Perëndimi kishte mposhtur komunizmin."

Në Bllokun e Tiranës, ish-zona rezidenciale e nomenklaturës komuniste dhe e ndaluar për njerëzit e zakonshëm, sot mund të shëtisësh lirshëm. Zona është populluar me pallate të rinj të standarteve bashkëkohore dhe ndricimi në mbrëmje është vezullues.

Atë natë që është vrarë Çaushesku, dritat në Bllokun komunist nuk janë fikur deri vonë...

Remzi Lani, publicist, gazetar

Por, 20 vjet më parë, dhe sidomos natën e vrasjes së Causheskut, brenda vilave të anëtarëve të byrosë politike, hutimi dhe tronditja kishin pllakosur në mënyrë të jashtëzakonshme. Remzi Lani thotë:

"Atë natë që është vrarë Çaushesku, dritat në Bllokun komunist nuk janë fikur deri vonë. Nomenklatura ka fjetur keq kur ra muri i Berlinit, por nuk ka fjetur fare kur u vra Çaushesku sepse atëhere e kuptuan se po u vinte radha. Në Shqipëri, vrasja e Çausheskut është përjetuar më thellë se sa rënia e murit të Berlinit. Sepse kur ra muri i Berlinit mendohej se mbeteshin ende disa bastione të komunizmit në botë si Rumania, Kuba, Korea e Veriut dhe Kina. Por Rumania ishte afër Shqipërisë."

Ngjarjet e vitit '89 janë historike për gjithë ish-lindjen komuniste dhe shënojne fillimin e fundit të luftës së ftohtë që mbajti të mbërthyer mbarë globin.

Por, nëse në vendet e bllokut të lindjes pati disidencë apo lëvizje disidente në përmasa të ndryshme, në Shqipëri është ende sot në pikëpyetje nëse kishte apo nuk kishte disidentë gjatë diktaturës. Spiro Dede mendon se ka patur.

"Në Shqipëri nuk ka patur disidencë si në Çeki dhe në Poloni sepse mekanizmi i represionit dhe i përndjekjes këtu ka qenë shumë më i ashpër. Por, disidenca, pakënaqësia, papajtueshmëria me mënyrën si ishte organizuar shteti dhe si shkoi ekonomia e Shqipërisë, këto ekzistonin. Një ndër shembujt më domethënës ka qenë Ismail Kadareja dhe një radhe intelektualësh që flisnin jo thjesht për mllefe personale por për gjithë mënyrën sesi drejtohej Shqipëria. Ata flisnin fare hapur dhe në mënyrë që nganjëherë mund të dukej skandaloze për kohën. Unë mbaj mend shumë raste të tilla me Kadarenë, i cili që nga fillimi i viteve '80, fliste hapur se Shqipëria duhej të ndryshonte totalisht."

Sa më shumë kalon koha, sa më shumë Shqipëria afrohet me Evropën, aq më shumë njerëzit në Shqipëri binden dhe gjejnë arsye të kuptojnë se regjimi komunist i Tiranës ka qenë më represivi dhe më i egri në të gjithë ish-bllokun komunist.

Me këtë mund të shpjegohet edhe mungesa e disidencës së vërtetë, apo edhe heshtja e plotë dhe injorimi total i ngjarjeve të mëdha si rënia e murit të Berlinit në shtypin e vitit 1989. Remzi Lani thotë:

"Shtypi në Shqipëri ishte mjaft i kontrolluar. Disa gazeta si Zëri i Rinisë, Bashkimi, Drita, kanë bërë disa përpjekje liberalizuese, por këto më shumë lidheshin me artet. Por, çështjet që lidheshin me thelbin e regjimit ishin tabu që nuk mund të prekeshin aq lehtë. Mos të harrojmë që Shqipëria ka qenë një regjim stalinist deri në dhjetor të vitit 1990. Krahasuar me Enver Hoxhën, unë mendoj se Çaushesku ka qenë një demokrat i madh. Ndaj nuk mund të pritej në atë kohë që shtypi i kohës të ishte ndryshe."

Do të kalonte edhe një vit nga rënia e murit të Berlinit që të binte muri i Tiranës. Goditjet e fundit ndaj tij do të ishin hyrja e mijëra njerëzve nëpër ambasadat perëndimore në Tiranë në korrik të vitit '90 dhe largimi i bujshëm i Ismail Kadaresë për strehim politik në Francë në muajin tetor.

Muri i Tiranës pas kësaj do të shkërmoqej në dhjetor nga një lëvizje e fuqishme antikomuniste e studentëve në kryeqytet. Sot në Shqipëri janë studentë ata që lindën pikërisht në vitin 1990.

BBCAlbanian.com

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Nëntor 2009 18:23
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė agata Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė agata't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: agata Shto agata nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto agata nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Roi
Drift in and out....

Regjistruar: 21/04/2009
Vendbanimi: Shkretetire
Mesazhe: 786

Evropianet, te pyetur se cila eshte kenga me perfaqsuese e shekullit qe u mbyll,pjesa me e mire thane "Imagine" e John Lennon ! Ndersa gjermanet pothuaje te gjithe "Wind of Change", dhe kuptohet perse

Wind of change

http://www.youtube.com/watch?v=R2Ey...feature=related

__________________
Si sta come d'autunno sugli alberi le foglie !

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Nëntor 2009 23:41
Roi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Roi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Roi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Roi Shto Roi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Roi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 22:38 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > 9 Nentor 1989

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.