Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Arsimi > Rruga Deri Te Kongresi I Alfabetit Nė Manastir
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
sheki
MILANIST

Regjistruar: 20/11/2003
Vendbanimi: SHKUP
Mesazhe: 243

Rruga Deri Te Kongresi I Alfabetit Nė Manastir

Kongresi i Manastirit dhe alfabeti i gjuhës shqipe


Me pushtimin e plotë të Shqipërisë nga Turqit pas vdekjes së Skënderbeut (1468) dhe me islamizimin e dalëngadal të banorëve, hyri në veprim abeceja Arabishte ose Turqishte. Megjithëkëtë, dokumentet që kemi me një shkrim të tillë fillojnë që nga shekulli i tetëmbëdhjet. Në Juge këto dokumente nisin me vjershën e gjatë Erveheja (1820) të Muhamet Kyçykut (Cami).Në Berat, një qendër kulture Orientale, me vjershat Nezim Trakulles (vdekur me 1760); në Veri me poezine «anakreontike» Mulla Hysen Dobracit ). Disa nga shkrimtarët ishin Syni dhe të tjerët Bektashi, besnikë të njejtit sekti pantheistik të degës Shia te Islamizmit, që ishte përhapur ne Shqipërin e Juges. Subjektet e tyre, t'influencuar nga kultura Orientale, qenë me frymëzim fetar edhe me frymëzim shekullar Islamizmi ne Shqiperi, duke mos qene i shtrenguar të mbrohet sikur Kishet e Krishtera, nuk kish nevoje t'u vihej vetëm e vetem shkrimeve fetare. Flitet edhe për nje abece me shkronja Turqishte bërë rreth vitit 1861 nga një farë Daut Borici prej Shkodre . Ne vitin 1877, nje Shqipëtar i mësuar, qe kishte udhetuar ne perëndim dhe jetonte në Janinë, i quajtur Tahsin, botoi nje abece shqipe të mbështetur në shkronjat Turqishte, abece e cila u përhap mjaft n'ate krahinë, por autori u arrestua menjëhere dhe u dërgua ne Stamboll sepse gjuha Shqipe nuk gëzonte po ato te drejta qe gezonin gjuhet e tjera brenda Perandorisë Turke.
Përpjekjet për të bërë abece Shqipe nuk mungonin as në mërgaten shqiptare. Pasardhësit e Shqipetarve qe emigruan ne Greqi (herën e parë nga mbarimi i shekullit të 14;. dhe në fillimin e shekullit të 15-t), dhe vendosen atje, e shkruan gjuhen e tyre amtare me shkronja Greke. Nje shembell te tille e gjejme ne doreshkrimin e një fjalori të vogël, Fjalor Greqisht-Shqip (1809), te Marko Bocarit, fjallor të cilin heroi Suliot i Kryengritjes Greke e shkroi për konsullin Freng te Janines, F. Pouqueville. Një Abece Shqipe sipas Dialektit të folur ne Greqi, mbeshtetur ne shkronjat Greke, qe botuar n'Athine ne vitin 1882 nga
Anastas Kullurioti prej ishullit te Salamines. Abecetë që përdoren shkrimtarët Italo-Shqipëtarë pasardhësit e Shqipetarëve që lanë Atdhen e tyre pas pushtimit Turk dhe zunë vend n'Italine Jugut dhe ne Sicilin latine. Sadoqë ishin Toskë dhe të Krishterë Orthodhokse nga origjina. n'Itali këta qenë bërë unite dhe paten hyrë nën influencen e kulturës Latine-Italiane. Vetëm Dhimitër Kamarda përrdori abecenë Greke ne gramatikën e vet si dhe në shtesën e kësaj gramatike: Grammatologia Comparata della Lingua Albanese (1864), Appendice (1866); kjo nuk ish tjetër veçse abeceja që përdori Hahn-i ne botimin e vet Albanesische Studien, abece e cila atij iu duk e plotë dhe e arsyeshme (24). Hahn-i pat përdorur shkronja Latine si j, ose shkronja Greqishte me shenja dalluese si S (s) për tinguj qe ishin veçanerisht Shqip. Por as Kamarda nuk e mbajti gjithnje, sepse në disa perkthime ai perdori shkronjat latine. Po të përjashtojmë «Abecene e Shkrimtareve të Lashtë te Veriut » që mbajti më tepër se 3OO vjet, abecete e tjera qenë jetëshkurtëra dhe u përdoren përgjithësisht vetëm nga ata njerez që i bënë, ose në rrethe shumë të ngushta. Zgjedhja e abecesë Latine ose Greke si mbështetje, varej më tepër nga kultrura e atij që e shpikte ose nga kultura e zonës në të cilën delte në dritë.
Gjatë zhvillimit të letërsisë shqipe u hartuan disa alfabete të ndryshme. Një nga më të fundit ishte ai i krijuar në Stamboll. Samiu dhe Naimi i kishin bërë mësimet ne gjimnazin Grek te Janines si edhe disa shkronja te vecanta, si (gj), krijuar nga Samiu vetë për tinguj të veçantë të gjuhës Shqipe. Duke ndjekur parimin e një shkronje për një tingull këjo abece kish një themel gjuhësor të shëndoshë. Kjo u quajt « Abeceja e Stambollit » ose« Abeceja e Frashërve » nga emri i Vëllezërve Frashëri. Me këtë abece shoqëria botoi organin e saj Drita, një Abetare dhe Këndim, si edhe shumë libra shkollore. Abeceja e Stambollit u përdor në gjithëfare botimesh të kolonive Shqipetare -Bullgari, Rumani, dhe gjetke dhe të një pjesë të madhe të Shqipërisë vetë. Raportet e Konsujve Austriake në Shqipëri lajmërojnë se gjer në vitin 1905 abeceja e Stambollit përdorej nga pjesa më e madhe e popullsisë, si Orthodhokse ashtu edhe Muslimane, që jetonin ne Jugë, dhe ishte shtrirë nga veriu përtej Durrësit, gjer në Dibër dhe në krahinën ne 'jugë të Prizrenit . Në fillim lëvizja arsimore dhe gjuhësore e Shqiptarëve, e nxitur nga Lidhja e Prizrenit, u
përkrah nga Porta e Lartë, sepse theksonte kombësin e Shqipetarëve si një pengim të përhapjes së sllaveve dhe të Grekeve në Ballkan. Ne vitin 1899 nje shoqëri letrare Shqipetare, Bashkimi, u themelua ne Shkodër nga Imzot Preng Doci, Abati i Mirditës, në bashkepunim të fortë me Klerin Katolik shqipëtar. Ajo caktoi si detyrë të parë të saj bërjen e një abeceje që e hartoi vetë pothuaj Abati. Kjo abece mbështetej krejt në shkronjat Latine, duke i paraqitur tingujt e veçant të gjuhës shqipe me dy shkronja bashkë, nga të cilat e dyta ishte h: dh ( 0 ), th (e), xh (dz), ch (c), gh (gj), etj.. Shumë libra shkollore për shkollat katolike të Veriut u shtypen me këtë abece, me të hollat e qeverisë Austro-Hungareze. Por, megiithëse Doci thoshte se abeceja e Bashkimit ishte e « njej trajte, praktike dhe estetike », e përshtateshme për tu përhapur dhe se përdorej në një pjesë të madhe të Shqipërisë së Veriut , prapëseprapë ajo mbeti e kufizuar ne krahinën e Shkodrës. Tre vjet më vonë një shoqëri letrare e re, Agimi, u themelua ne Shkodër nga nje tjeter prift katolik, Dom Ndre Mjeda, filolog dhe poet, i cili krijoi një abece të re. Edhe abeceja e Mjedes mbështetej krejt në germat Latine, por, ndryshe nga ajo e Docit, kjo abece ndiqte parimin e një germë për një tingull duke përdorur shenja dalluese për tinguj të veçantë të Shqipës, si për shembull, g' (gj), k' (kj), n' (nj), etj. Abeceja e Mjedes ish pëlqyer në Kongresin Ndërkombëtar të Orientalisteve, që ish mbledhur me 1902, në Hamburg, dhe u përkrah nga Kryepeshkopata Katolike e Shkodrës si edhe nga shumica e Klerit Katolik. Mirëpo, për këtë gjë plasi një grindje: abeceja e Agimit kundër abecese se Bashkimit .
Megjithatë, mendimi i përgjithshëm ishte se shkronjat jolatine nuk ishin aspak të pranueshme për prodhimin e letërsisë shqipe dhe gjuhës kombëtare shqipe. Për këtë arsye, shoqëria aktive dhe idealiste ‘’Bashkimi’’ në Manastir, thirri Kongresin e Parë të Përgjithshëm për diskutimin e një alfabeti të njësuar. Një alfabet i njësuar do të ishte fillimi i letërsisë mbarë shqiptare. Prandaj më 14 Nëntor 1908 në Manastir u mblodh Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit.
Në këtë kongres ishin të pranishëm 150 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipnisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjypt, Amerikë etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frashëri, i biri i Abdyl Frashërit. Mithat Frashëri ishte në atë kohë redaktor i dy revistave që botoheshin në Selanik: Liria dhe Dituria. Sekretare e komosionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mësuese e shkollës së vashave në Korçë. Nënkryetar u zgjodh Grigori Cilka, nga Korça si dhe 11 antarë të tjerë. Në atë Kongres merrnin pjesë shqiptare të fese muslimane, katolike, ortodokse, protestante, njerës të ditur dhe te gjithë erdhën së bashku të bashkuar si vëllezër për një qëllim të madh kombëtar. Barra e organizimit te kongresit, megjithëkëtë, i ra Klubit Shqipëtar te Manastirit qe quhej Bashkimi. Ky klub që ndër të parët që krijuar (Gusht 1908), dhe kishte rëndësi sepse ndodhej në kryeqytetin e Vilajetit. Mbledhja u bë në Manastir prej 14 te Nëntorit gjer me 22 të Nëntorit, të vitit 1908 , dhe përbëhej nga delegate klubesh, shoqërish, qytetesh, shkollash, si edhe kolonis Shqipëtare te mërgimit. Kongresi kryesohej nga Midhat Frashëri. Fjalimet e mbajtura dyU zgjodh Komisioni i abecese prej njembedhiete anetaresh nga të mësuarit e delegatëve, me kryetar At Gjergj Fishtën. Tri ditë më radhë komisioni rrahu çështjen e një abeceje të përbashkët duke dhënë besen Shqipetare që të mos delte asnjë fjalë jashtë përpara se të merrej vendimi i fundit.
Meqenëse bisedimet në mbledhjen e përgjithshme u rrahen me të shumten rreth tri abeceve kryesore abeceja e Stambollit, ajo e Bashkimit, dhe ajo e Agimit komisioni i abecese u kufizua ne tri pika:
a) të zgjidhej njëra nga të tri abecetë
b) te mereshin disa pjesë nga çdo abece për të bërë një abece të re
c) të bëhej një abece e re .

Komisioni bisedoi gjatë për këto të tri pika, sidomos mbasi nga çdo anë e Shqipërisë edhe nga kolonitë vinin letra e telegrafe që shfaqnin cilën abece pëlqenin. Më në fund nxuarren dy rryma. Njëra ishte për një abece të re me shkronja Latine: u zgjodhën 25 shkronja, dhe të tjerat që u përgjigjeshin tingujve të veçante tç Shqipës, u bënë me nga dy shkronja bashkë. Abeceja e re që pothua krejt si ajo e Bashkimit. Ryma tjetër perkrahu pranimin e abecese së Stambollit. Nuk qe i lehtë bisedimi për disa germa të kësaj abeceje. Vetëm për shkronjën (dh) u deshen dy mbledhje të plota të komisionit. Ata që pelqenin pranimin e abecese së Stambollit qenë 4 musliman nga Toskëria Midhat Frashëri, Shahin Kolonja, drejtor i gazetës Drita që botohej në Sofje, Bajo Topulli, një atdhetar i mësuar dhe i zoti, Nyzhet Vrioni, nga një familje feudale me influencë dhe Dom Ndre Mjeda . Kuptohet hapet se Dom Ndre Mjeda përkrahte abecen e Stambollit. Në radhë të parë, sepse, si e veta, ajo mbeshtetei ne parimin e njej shkronje për çdo tingull, dhe në radhë të dytë, sepse abeceja Latine ish si ajo e Abatit Preng DoCi, kundërshtarit të tij. Komisioni vendosi më në fund që të përdoreshin vetëm dy abecetë
 Abeceja e Stambollit dhe abeceja e re .
Kumtesa e mbajtur nga prifti katolik Gjergj Fishta, nga Shkodra, preku të gjithë pjesmarrësit sa një hoxhë rendi ta përqafonte para të gjithëve. Kërkesa e kombëtaristëve shqiptarë ishte që gjuha jonë Shqipe të mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por me alfabetin latin, gjë që nënkupton mosnënshtrimin qoftë ndaj otomanëve qoftë ndaj grekërve. Kongresi vendosi me votë anonime të lenë mënjanë alfabetin e Stanbollit, dhe ta shkruanin gjuhën shqipe vetëm me alfabetin latin me 36 shkronja dhe që përdoret deri më ditët tona. Gjithashtu, u vendos që pas dy vjetësh të mbahej një Kongres i dytë në Janinë për të shqyrtuar problemet drejtëshkrimore e letrare, si dhe për të bërë përpjekje për shkrirjen e dialekteve gegë dhe toskë në një gjuhë të njësuar shqipe. Duke qenë se para Kongresit të Manastirit, gjuha shqipe ishte shkruar me shkronja arabe, greke, sllave, apo përshtatiet e tyre, vendosmëria e delegatëve vepër t’i kthyer sytë nga perëndimi ishte haptazi një shpallje kulturore e panvarësisë, gjë që nuk kaloi pa u vënë re as nga qeveria turke e as nga kisha ortodokse greke dhe aleatëte tyre sllavë.
Ndre Mjeda, një studiues jezuit, i thurri vargjet, ndoshta më të bukura gjuhës shqipe në atë kohë:

.
Përmbi za, që lëshon bylbyli,
Gjuha shqipe m’shungullon
pa da zemrën ma ngushëllon
Gegë e toskë, malësi, jallia,
jan nji komb, m’u da s’duron,
fundë e majë nji asht Shqipnia,
e nji gjuhë t’gjith na bashkon.

Në Manastir u hap dhe shtypshkronja, e cila financohej nga një grup tregëtarësh atdhetar muslimanë shqiptar. Shtypshkronja e Manastirit shpejtë u bë e njohur në të gjithë Shqipninë si shpërndarëse e librave dhe gazetave në gjuhën shqipe. Në këtë punishte ishin të punësuar 17 vetë, të cilët punonin me një makinë të re elektrike, që vihej në lëvizje me dorë, për të shtypur gazetën e përjavëshme Bashkimi i Kombit si dhe abetaret shqipe dhe tekstet shkollore.
Ndërkohë çështja e gjuhës shqipe shpesh bëhej shkas shpërthimin e dhunës së fanatikëve që sulmonin pa mëshirë përparimin e gjuhës shqipe. Babë Dudë Karbunara (1842-1917) i lindur në Berat, bashkëpunonte ngushtë me Kostandin Kristoforidhin. Babë Karbunara shumë herë filloi gjatë kremtimit të meshës të lexonte ungjullin në gjuhën shqipe dhe kështu i filluan kërcënimet e para nga eprorët klerikë ortodoksë dhe më 1895, fanatikët i dogjën të tërrë shtëpinë. Prifti ortodoks kapedan Stathi Melani vraponte me librat shqip në gji dhe me pushkën në krah fshat më fshat në Shqipninë e jugut për përhapjen e shkollës shqipe dhe kishën shqiptare. Veprimtaria e At Stath Melanit ra në sy të autoriteteve turke. Tri herë turku ja dogji shtëpinë dhe librat shqip, por At Melani nuk pyeti. Më 24 Dhjetor 1917 At Stathit i kishin zënë pritë banda e kusarëve të Josif Suropullos, të cilët e vranë duke i prerë kokën At Stath Melanit.
Petro Nini Luarasi (1865-1911) është një nga atdhetarët e shquar që punoi për përhapjen e gjuhës shqipe në rrethin e Korçës. Qe drejtor i shkollës së djemëve në Korçë. Petro Nini Luarasi shkonte nga fshati në fshat për përhapjen e gjuhës shqipe. Më 20 Shtator 1892, peshkopi i Kosturit Fillaterri nxorri një lajmërim me titull ‘’Mallkimi i shkronjave shqipe’’. Më 1909, qeveria turke mbylli të gjitha shkollat shqipe dhe dha urdhër të prerë të shuhen në zjarr të gjitha librat, dokumentat dhe letërsia shqipe. Gjendja politike në vend në atë kohë ishte kritike për të marrë flakë nga çasti në çast. Për atdhetarët shqiptarë u bë më se nuk do t’i realizonin dot kurrë qëllimet e tyre të larta pa hapur më parë shkollat shqipe për formimin e rinisë. Deri në atë kohë rinia shqiptare kishte qenë
objekt i propagandës së huaj në shkollat e hapura nga qeveria turke dhe nga kisha greke. Megjithatë, gjatë punës për krijimin e sistemit të tyre shkollor, atdhetarët shqiptar u ndeshën me tri probleme të mëdha, pengesa nga autoritetet turke dhe greke, mungesa e të hollave dhe mungesa e mësuesve të shkolluar.



vargje të mara nga kënga “gjuha shqipe” autor Ndre Mjeda




Shuma të vogla por të dobishme të hollash ishin mbledhur aty-këtu brenda vendit, kurse ato më të mëdha kishin ardhur nga shoqëritë dhe klubet shqiptare në vendet e tjera. Mirëpo kishte fare pak mësues të shkolluar të gjuhës shqipe. Për të bërë ballë kësaj sfide arsimore, Klubi i Selanikut thirri një tjetër Kongres në Elbasan, në zemër të Shqipnis, nga data 20 deri 27 Gusht të 1909. Në këtë Kongres tetëditore, që kishte synim zhvillimin e lëvizjes arsimore anembanë vendit, erdhën delegatë nga 28 shoqëri e klube shqiptare. Në Kongres u vendos që të themelohet ‘’Shkolla Normale në Elbasan’’ një shkollë gjashtëvjeçare për pregatitjen e mësuesve të rinjë. Njerës të mësuar në Universitetet e huaja Europjane u gjetën dhe u caktuan për të formuar trupin pedagogjik.
Klubi i Manastirit u caktua si qendra për krijimin e një Federate të Klubeve Shqiptare në Shqipni dhe në kurbet. Qëllimi i Klubeve ishte pëhapja e gjuhës dhe arsimit shqip, pa u përzier me politik. Klubi korçar ‘’Përparimi’’ u caktua si qëndra financiare, që do të adimistronte ndihmat dhe shtimin e shkollave të ditës dhe të natës. Përgjegjësia kryesore dhe prokupimi i madh ishte mbajtja e Shkollës Normale të Elbasanit. Kongresi i Elbasanit nxiti të gjithë shqiptarët të futnin gjuhën shqipe në shkollat e huaja, të përhapura anemban Shqipnis. Më 18 Nëntor 1909 u bë thirrja haptazi, ‘’Përmbajtjen e Shkollës Normale të Elbasanit duhen, para, para e më shumë para’’. Nuk është e vështirë të përfytyrohet niveli i ulët i jetesës së njerëzve, që u bëhej një propozim i tillë! Mirëpo, me ose pa mjetet e përshtatëshme, Shkolla Normale Elbasanit vazhdoi të pregatiste pionierët e arsimit për Shqipnin që po rilindin. Drejtori i parë i Normales ishte, Luigj Gurakuqi që vite më vonë kjo shkollë u pagëzua me këtë emër. Shkolla Normale u hap më dhjetor të 1909, me 143 nxënës.
Shpërthimi i shqiptarizmit i kaloi të gjitha parashikimet e armiqëve të gjuhës shqipe. Në atë kohë dolën në dritë rreth 90 gazeta dhe revista shqipe, që botoheshin në Shqipni dhe në kolonitë shqiptare jashtë vendit. Xhonturqit me kryetarin e tyre Ferit pashën, të friksuar nga ky shpërthim i shpejtë i arsimit shqip, reaguan ashpër, duke ndaluar shoqëritë, shkollat dhe botimet në shqip. Në Vlorë atdhetarët e ndershëm arestoheshin dhe internoheshin, shkolla e Vlorës u mbyll, kurse drejtori i saj Loni Naçi u largua nga Shqipnia, nga frika e vrasjes. Në Gjinokastër pionieri i arsimit shqip kombëtar, Koto Hoxhi, u internua në kështjellën e Bosforit. Pandeli Sotiri, themelues i së parës shkollë shqipe në Korçë, u internua në Selanik. Xhonturqit i kishin vënë detyrë vetes për të rrjepurr të gjallë të gjithë shqiptarët e ndershëm që punonin për përhapjen e gjuhës shqipe. Gjërat po shkonin keq më keq.
Dalja në pah e gjuhës shqipe, me shkronja latine, provokoi muslimanët injorantë e konservatorë. Ata protestuan se shqipja, ashtu si turqishtja, duhen shkruar vetëm me shkronja arabe dhe se preferenca e atdhetarëve shqiptarë për shkronja latine perendimore ishte një përçmim për fenë muslimane. Njerës të paditur dhe injorantë formuan me mbështetjen edhe të Qeverisë së Xhonturqëve në Stamboll shoqërinë ’’Mahfeli’’ me synimin për përçarjen e shqiptarëve dhe frenimin e arsimit në shqip. Në fundë të vitit 1909, Qeveria turke ndaloi përdorimin e gjuhës shqipe me shkronja kombëtare, në të gjitha shkollat anemban vendit. Gjithashtu, nxorri një dekret, sipas të cilit gjuha shqipe do të shkruhet vetëm me shkronja arabe. Shoqëria reaksionare ‘’Mahfeti’’ me mbështetjen e qeverisë turke, shtypi dhe shpërndau abetaret e para me germa arabe. Për këtë arsye, në shkurt të 1910, u mbajt në Elbasan një miting proteste, ku 7000 njerës protestuan kundra përdorimit të shkronjave arabe për gjuhën shqipe. Kështu po atë muaj protestat vazhduan në Korçë, Berat, ku mbi 15.000 mijë vetë dogjën në qendër të qytetit abetaret shqiptare me gërma arabe, të dërguara nga Stambolli.
Telegrame të shumta nga shoqëritë, shqiptare të Selanikut, Shkupit e Manastirit u shprehën në mbrojtje të alfabetit shqip. Në Shkodër, një grup muslimanësh u bënë gati të organizonin një manifestim në përkrahje të shkronjave arabe. Mirëpo ndërruan mëndje kur 60000 katolikë dhe musliman të ndershëm shqiptar, nga Malësia e Madhe, organizuan ditë më parë një manifestim madhështor në përkrahje të shkronjave latine. Protesta të ngjashme u organizuan në Përmet, Kolonjë, Tepelenë, Frashërë, Konicë etj. Por turqit nuk deshën t’ia dinin. Atëherë në mars të 1910 u thirr Kongresi i dytë i Manastirit. Aty u vendos që të vazhdojë përdorimi i alfabetit kombëtar me shkronjua latine dhe protestat kundër vendimit të padrejt të Qeverisë Turke.
Gazeta atdhetare ‘’Shkreptina’’ e Kajros botoi një momerandum të hartuar nga kryengritësit që luftonin në malet e Shqipnis. Në të theksohej se qëllimi i tyre nuk ishte për plaçkitur apo për të vrarë, por për të luftuar për ‘’lirinë e edukimit në gjuhën shqipe dhe me alfabetin kombëtar, lirinë për të hapur të gjitha shkollat shqipe të mbyllura nga qeveria turke dhe vënien në punë të shtypshkronjave, si dhe botimin e gazetave të ndaluara, lirimin e të burgosurve politikë. Dhe përfundonte me mesazhin: “E gjithë bota e qytetëruar dhe veçanërisht qeveria e perandorisë Otomane le ta dijë mirë se të gjithë shqiptarët, gegë e toskë, kristjan dhe mysliman, nuk do ta pushojnë luftën për këto tri kërkesa, derisa qeveria të na i garantojë ato me siguri”.
Edhe në këtë luftë, shkolla shqipe doli fitimtare. Me pak mjete dhe mësues, por me dëshirën në shpirt për dituri shkollore shqiptare, midis pengimeve, nga armiqtë e afërmt dhe të largët, shkolla shqipe fitoi nga veriu e deri në jug të Shqipnis dhe pregaditi breza të rinjë atdhedashës. Megjithëse ky zhvillim kulturor ishte përfytyruar si jo i dhunshëm, shpejt ai ishte kthyer në një zjarr të rrezikshëm. Që shqiptarët trima si Isa Boletini dhe burri i zoti Ismail Bej Qemal Vlora, do nxitonin hapat për të shpallur mëvetësinë e Shqipnisë më 28 nëntor të 1912 në Vlorë. Mbas pak muajsh filloi Lufta Balkanike dhe Manastiri e Shkupi, dy qytetet historikisht të banuara nga shumica popullsi shqiptare, u pushtuan nga sllavët. Të gjitha dyqanet dhe librat shqip u dogjën dhe shumica e atdhetarëve shqiptar u therrën nga serbët, disa u burgosën. Popullata muslimane shqiptare u detyrua të braktiste qytetin e Shkupit dhe të Manastirit, ata familje ortodokse shqiptare që mbetën aty, me kalimin e viteve dhe me dhunë u nënshtruan duke humbur dinjitetin e tyre shqiptar.

__________________
LIVE YOUR LIFE AND BE FREEE

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Nëntor 2003 14:34
sheki nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sheki Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sheki (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sheki Shto sheki nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sheki nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 07:34 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Arsimi > Rruga Deri Te Kongresi I Alfabetit Nė Manastir

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.