Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Historia > Nga Pavarsia nė Clirimin e Shqipėrisė nga Nazi-Fashizmi (1912-1944) > Republika Shqiptare (1925-1928)
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Republika Shqiptare (1925-1928)

Shpallja e republikes
Me 6 janar 1925 Ahmet Zogu krijoji qeverine e krijuar prej Iljaz Vrionit dhe thiri Asamblene e meparshme Kushtetuese (janar-qershor1924). Me 21janar 1925 kjo Asamble, me 64 deputet qe kishin mbetur besnik te A.Zogut, shpalli Rep. Shqiptare, me president A. Zogun.
Ne mares 1925 u miratua Statuti Themeltar i Rep. se Shqiperise. Ky statut e shpallte Shqiperine Rep. Parlamentare. Vendi u nda ne dhjete prefektura, secila nga keto ne nen prefektura dhe komuna. Parlamenti do te kishte dy dhoma: senatin dhe dhomen e deputeteve. Zogu si president pati nje mandat7-vjecar dhe nje pushtet te fuqishem. Ai ishte dhe kryeminister dhe komandant i forcave te armatosura.
Zogu mori masa te ashpra per te forcuar pushtetin e tij ne vend dhe per te shtypur forcat opozitare qe kishin mare pjese ne revolucjonin e Qershorit. Ne fune te dhjetorit 1924, ne vend u shpall gjendja e jashtezakonshme, u shperndane organizata me karakter demokratik dhe u denuan pjesemaresit ne revolucjon. Me dy mars te vitit 1925, ne Bari te Italis u vra demokrati Luigj Gurakuqi, kurse me 29 mars 1925, ne Gryken e Dragobis, ne perpjekje me forcat qeveritare, u vra patrioti i shquar Bjram Curi.
Ne keto kushte ne vend nuk mundi te vepronte nje opozite e organizuar parlamentare.
Me keto masa Zogu ariti te vendoste rendin dhe nje qeveri te dores se forte ne vend. U organizua ushtria, xhandarmeria dhe u ndertua nje administrat e regullt shteterore.

Jeta ekonomike e vendit
Ne fushen ekonomike qeveria e Zogut u ndesh me probleme te shumta. Ende mungonte nje banke kombetare dhe ne vend vazhdonin te ekzistonin mbeturina feudale. Prodhimet bujqesore ishin te pakta dhe sigurimi i bukes ne vend mbetej shqetesim. Problem perbente kryerja e nje reforme agrare. Ne fshat beheshin shume veprime te jashteligjeshme, ku elementet e koruptuar dhe pronare te medhenj te tokave pervetesonin pa te drejte tokat e fshatareve. Ne te gjitha krahinat pati nje levizje fshatare, qe ariti deri ne revolta dhe perleshje me forcat e armatosura.
Megjithate ne keto vite ekonomia filloj te hidhte hapa perpara. U zhvillua tregtia, u celen punishte, fabrika te reja etj. Qeveria e Zogut ndoqi politiken e dyerve te hapura. Ajo afroi shume firma te huaja, sidomos italiane, per shfrytezimin e pasurive minerale ne vend.
Ne mars 1925 me grupe financiare italiane u nenshkruan dy marveshje ekonomiko-financiare. U krijua Banka Kombetare Shqiptare, qe do te priste monedhen dhe do te jepte kredi per zhvillimin e biznesit. Gjithashtu do te jepej nje hua prej 50 milion frangash ari per zhvillimin e ekonomise. Per kete u krijua shoqeria SVEA (Shoqeria per Zhvillimin Ekonomik te Shqiperise).
Keto marveshje qene me vlere per zhvillimin e ekonomise, por ishin me shume ne dobi te Italise, prandaj u kritikuan nga opinioni publik.

Mardhenjet e Shqiperise me vendet fqinje
Qeveria shqiptare, ne korrik 1925, pranoi ti dorzonte Mbreteris Serbo-Kroato-sllovene, Shen Naumin dhe nje pjese te Vermoshit, ne shkembim te katundit te Peshkepise ne jug te Shen Naumit dhe te disa sip. te tjera te vogla toke.
Konferenca e Abasadoreve te Parisit per keto teritore kishte mare vendime ne favor te Shqiperise ne dhjetor 1924. Zogu e beri kete si shperblim per ndihmen qe qeveria e Beogradit i dha per te rimar pushtetin. Ky leshim ne dem te Shqiperise, u prit me zemerim nga patriotet shqiptare. Jashte vendit shqiptaret zhvilluan mitingje proteste.
Por qeveria shqiptare me tej nuk u drejtua nga Beogradi, por nga Italia. Si mbreteria Serbo-Kroato-Sllovene, ashtu dhe Greqia ishin te dobta nga fuqia ekonomike. Pervec kesaj, ato nuk deshironin nje Shqiperi te forte pran kufijve te tyre. Qeveria shqiptare nenshkroi me Italine dhe dy pakte politiko-ushtarake. Me 27 nentor1926 u nenshkrua Pakti i Pare i Tiranes me afat 5-vjecar. Nje vit me vone 22nentor 1927, u nenshkrua Pakti i Dute i Tiranes. Me ane te tyre Italia fitonte te drejten te nderhynte ne Shqiperi me forca te armatosura ne rast te konflikteve politike ne vend dhe te dnonje agresioni nga jashte. Ne shqiperi erdhen shume oficere dhe keshilltare ushtarak italian.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Janar 2004 19:08
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Organizatat politike ne emigracion

Me 25 Mars 1925 Fan. S. Noli dhe emigrante te tjere politik jashte atdheut formuan ne Vjene organizaten antizogiste "Komiteti Nacional Revolucionar" (KONARE)
Programi i saj permbante:
1. Permbysja e regjimit zogist.
2. Vendosja e nje regimi demokratik republikan.
3. Zbatimi i nje reforme agrare renjesore ne interes te fshatarsise punonjese.
4. Rivendikimi i kufijve etnik te Shqiperise.
KONARE-ja pati si organ gazeten "Liria kombetare". Ne vitin 1927 mori emrin Komiteti i Clirimit Nacional (KCN). KCN u shpernda ne fund te vitit 1936. Ne vjeshte te vitit 1925, ne Bari te Italise u themelua organizata tjeter antizogiste "Bashkimi Kombetar", e cila me pase veproi ne Vjene dhe ne Paris dhe botoi gazeten "Bashkimi". Kjo organizat veproi deri ne vitin 1939, ne prag te pushtimit te Shqiperise nga Italia fashiste.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Janar 2004 19:29
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Zei
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 17/12/2005
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 27

KENI MENDOJ SE JE NJE NGA NJEREZIT TE CILET MENDOJNE SHUME PER TE TJERET SEPSE ESHTE E DISATA HERE QE ME MBARON PUNE.FALEMINDERIT

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Janar 2006 11:09
Zei nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Zei Kėrko mesazhe tė tjera nga: Zei Shto Zei nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Zei nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 07:08 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Historia > Nga Pavarsia nė Clirimin e Shqipėrisė nga Nazi-Fashizmi (1912-1944) > Republika Shqiptare (1925-1928)

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.