Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Sporte tė tjera > Peshėngritje > Peshėngritje
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
GENTI_the_KING
MBRET I PERJETSHEM

Regjistruar: 08/09/2004
Vendbanimi: Ne Keshtjellen Time Te Pamposhtur
Mesazhe: 2683

Shqipëria mbyll sfidën europiane 2005




Ka përfunduar për ekipin tonë kombëtar konkurrimi në Kampionatin Europian të të Rinjve që zhvillohet në Trencin të Sllovakisë. Me 5 medalje të arta, 7 argjendi dhe 3 bronzi mbyllet dhe bilanci i 11 peshëngritësve shqiptarë, që u përfaqësuan në kampionatin e 30-të për meshkuj dhe i 8-ti për femra. Pas 4 ditësh konkurrim, Polonia vazhdon të kryesojë në kampionatin femëror të peshëngritjes, ndërsa Rumania dhe Shqipëria janë në krye të klasifikimit në kampionatin e meshkujve. Bilanci i 15 medaljeve për ekipin tonë ndahet në 8 medalje për ekipin e femrave (3 ari, 3 argjendi, 2 bronzi) dhe 7 medalje për ekipin e meshkujve (2 ari, 4 argjendi, 1 bronzi).
I fundit në konkurrim për ekipin kuqezi ka qenë peshëngritësi Endri *****a i peshës 85 kg. Në fakt, *****a është shkëmbyer në peshë me peshëngritësin Marjan Bregu, i cili ka konkurruar në ditën e 4-t në peshën 77 kg, bateria B.
Peshëngritësi i ri Endri *****a, i cili përfaqësohet për herë të parë në këtë kampionat, ashtu si dhe Bregu, është klasifikuar në fund në vendin e 17-të. *****a ka konkurruar në baterinë B. Në shkëputje ai ka ngritur 134 kg, duke u klasifikuar i 17-ti në renditjen e përgjithshme. Në shtytje realizon 157 kg, duke u klasifikuar në vendin e 18-të. Tenton të ngrejë 165 kg, por pa sukses. *****a barazon rekordin kombëtar për U-17. Marjan Bregu ka konkurruar gjithashtu në baterinë B në peshën 77 kg. Në stilin e shkëputjes Bregu ka ngritur 122 kg, duke u klasifikuar në vendin e 18-të, ndërsa në shtytje realizoi 152 kg, duke u renditur i 19-ti në renditjen e përgjithshme. Në dygarësh ai klasifikohet në vendin e 16-të.
"Eleikosport": Ditë e madhe për vendin e Skënderbeut
Dita e martë ishte "ditë e shqiptarëve" në Trencin të Sllovakisë, ku po zhvillohet Kampionati Europian i të Rinjve në Peshëngritje.
Shefi i delegacionbit të ekipit kombëtar, Ilir Kraja, ishte shumë i lumtur për medaljet puro ar të ekipit të tij. Në kategorinë 53 kg pati një moment historik për peshëngritjen e vendit të heroit kombëtar Skënderbeu: dy shqiptare ngjiten në podin e fituesit Fetije Kasaj, që shpallet kampione e Europës në të tri stilet dhe Gerta Suli, e cila e cila klasifikohet e treta, pas polakes Malvina Rovinska. Në kategorinë 62 kg për meshkuj, një tjetër shqiptar ngjitet në podin e fituesit, Gerti Trasha, që dhuron një tjetër të artë. Peshëngritësit e rinj të Shqipërisë nuk janë të panjohur në peshëngritjen europiane, nisur nga sukseset e viteve të kaluara. Karriera e dy vajzave shqiptare është shumë interesante. Mësojmë se Fetije Kasaj ka lindur në Selenicë të qytetit të Vlorës, më 28 tetor 1985, dhe stërvitet nga trajneri Faruk Kalleshi. Sukseset më të mëdha në arenën ndërkombëtare janë medalje e argjendtë në Lojërat Mesdhetare të këtij viti, vendi i 10?të në kampionatin europian të të rriturve 2004, vendi i 4?t në kampionatin botëror të të rinjve. Ndërsa peshëngritësja Gerta Suli ka një karrierë që vjen me tonë më të ulëta, por mjaft interesante. Ka lindur në Tiranë, më 3 maj 1985, dhe trajner është babai i saj, Agron Suli. Është pjesëmarrëse në kampionatin europian të të rriturve 2004, është klasifikuar e 6?ta në kampionatin europian U?17 të 2005. Më 2001, në udhëtimin e saj për t'u përfaqësuar në kampionatin europian vendos që të qëndrojë në Suedi. Për dy vjet ka ngritur pesha për ekipin AK Helsingborks dhe më 2003 ishte kampione e Suedisë. Tani ajo është rikthyer në vendin e saj të origjinës. Me siguri që këtej e tutje do të dëgjojmë më shumë për të dhe për sportistët e tjerë të ekipit shqiptar.


Ja si kanë konkurruar peshëngritësit tanë
Fetije Kasaj (pesha 53 kg bateria A)
Shkëputje: 80kg Ari
Shtytje: 104kg Ari
Dygarësh: 184kg Ari

Gerta Suli (pesha 53 kg bateria A)
Shkëputje 79kg Argjendi
Shtytje: 96kg Bronzi
Dygarësh: 175 Bronzi

Romela Begaj (pesha 58 kg bateria A)
Shkëputje: 91kg Argjend
Shtytje: 101kg 6-të
Dygarësh: 192kg Argjend

Arjan Breshanaj (pesha 56kg bateria A)
Shkëputje: 94 kg 6-të
Shtytje: 121kg Bronzi
Dygarësh: 215kg 5-të

Briken Calja (pesha 56 kg bateria A)
Shkëputje: 94kg 7-të
Shtytje: 114kg 9-të
Dygarësh: 208kg 8-ti

Gerti Trasha (pesha 62 kg bateria A)
Shkëputje: 123kg Argjend
Shtytje: 148kg Ari
Dygarësh: 271kg Ari

Enrik Rrapi (pesha 62 kg bateria B)
Shkëputje: 104kg 11-të
Shtytje: 127kg 13-të
Dygarësh: 231kg 12-të
Erkand Qerimaj (pesha 69 kg bateria A)
Shkëputje: 138kg 5-të
Shtytje: 172kg Argjend
Dygarësh: 310kg Argjend

Endri Haxhihyseni (pesha 77 kg bateria A)
Shkëputje: 150kg Argjend
Shtytje: nuk kualifikohet
Dygarësh: nuk kualifikohet

Marjan Bregu (pesha 77 kg bateria B)
Shkëputje: 122kg 18?të
Shtytje: 152kg 19?të
Dygarësh: 274kg 16?të

Endri *****a (pesha 85 kg bateria B)
Shkëputje: 134kg 17-të
Shtytje: 157kg 18?të
Dygarësh: 291kg 17?të

__________________
Ti SHQIPERI , me jep nder , me jep emrin SHQIPETAR.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Tetor 2005 12:01
GENTI_the_KING nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė GENTI_the_KING Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me GENTI_the_KING (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: GENTI_the_KING Shto GENTI_the_KING nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto GENTI_the_KING nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 06:25 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Sporte tė tjera > Peshėngritje > Peshėngritje

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.