Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Filozofia > Materializmi Dialektik dhe Historik
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
ipersfera
Parazit

Regjistruar: 21/02/2003
Vendbanimi: v.k.
Mesazhe: 58

Materializmi Dialektik dhe Historik

Mendoj se do ishte me te vertete interesante te flisnim per materializmin pasi per shekuj me radhe filozofia ka qene e ndare ne dy kampe te medha. Materializmi dhe Idealizmi.
Materializmi Dialektik:
Materia eshte primare ka ekzistuar dhe do te ekzistoj gjithmone duke u trasformuar ne nje forem apo tjetren. Ne momentin e vdekjes dizintegrohen te gjitha proceset fiziko-kimike qe ven ne funksionim trupin e njeriut dhe ketu cdo gje mbaron.
Idealizmi Objektiv:
Ekziston nje entitet i mbinatyrshem dhe absolut qe krijoi materien dhe me pas njeriun. Ne momentin e vdekjes shpirti shkeputet nga materia dhe kthehet tek krijuesi.
Idealizmi Subjektiv:
Natyra, materia, dhe ndijimet jane thjeshte iluzione te shpirtit. Pra realiteti eshte nje gje inekzistente dhe ne momentin e vdekjes shpirti lirohet nga keto.

Une nuk di nga tia filloj pasi ketu mund te diskutohet per lloj lloj temash duke filluar qe nga shkencat e natyres(jeta, Zoti , koha-materia-hapesira etj.)e deri tek ato sociale(shteti,ekonomia,kapitalizmi-komunizmi).
Po jua le ne dore juve per ti dhene nje drejtim.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Janar 2005 17:04
ipersfera nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ipersfera Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ipersfera (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ipersfera Shto ipersfera nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ipersfera nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ipersfera
Parazit

Regjistruar: 21/02/2003
Vendbanimi: v.k.
Mesazhe: 58

Fakti qe hapa kete teme per shume veta duket se une jam komunist i betuar. Te them te drejten une kam lexuar shume per Engelsin dhe per Mrksin.
Engelsin e konsideroj nje filozof te madh per faktin se ka shkruajtur shume per shkencat e natyres duke filluar qe nga matematika(konceptet e infinitit ne analizen matematike) , fizika(levizja relative) deri tek biologjia(jeta) etj.
Ndersa per Marksin kam lexuar arsyetimet e tija ne lidhje me sistemet ekonomike dhe mbarevajtjen e tyre. te them te drejten kam vene re tek teorite e Marksit vazhdimin e studimeve te Ekonomistit me te madh te gjitha koherave Adam Shmit(nje nga mendjet e nditura te kapitalizmit). Po arrij ne nje dileme se a eshte vertete ashtu sic na eshte mesuar ne ne vendet komuniste tablloja e materializmit apo jo?
Nuk di si te gjykoj por po shpresoj te krijohet nje diskutim dhe mbase arrihet ne nje konkluzion.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Janar 2005 14:29
ipersfera nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ipersfera Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ipersfera (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ipersfera Shto ipersfera nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ipersfera nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

I dashur armik

I dashur armiku im ipersfera.
Marksi mbetet i madh per kohen e tij,por,jo per kohen e sotme.
Nje shpikje shkencore rrezon disa ligje ekonomike.
Po te zbatohet Marksi me perpikmeri ne kohen e sotme,ai nuk do te beje asgje tjeter vetem se sabotimin e perparimit.
Marksi ndertoi nje teori dhe studioi masat.
Marksi nuk kishte ide se kush ishte njeriu.
Marksit nuk i shkoi ne mend te analizonte celulen njeri.
Ai analizoi vetem trupin ne pergjigjesi.
Marksi ishte si ata shoferat qe drejtojne makinen dhe nuk dine ndertimin e saj,por,kur kane difekte gjate udhetimit,mbesin ne rruge.
Ky eshte Marksi.
Kur kane thene se, teoria e Marksit eshte utopi, nuk e kan patur gabim.
-------------
Sa per vendet komuniste,un mendoj se nuk u zbatua Marksi per arsyen e thjeshte qe e thashe edhe me lart se: njeriu eshte tjeter gje dhe teoria e tij eshte perseri tjeter gje.
Marksi e vendos pushtetin ne doren e nje njeriu te vetem.
Nga ana tjeter ai nuk njihte njeriun.
Marksi e shikon njeriun thjeshte si nje numur,i cili perben komunitetin.
Fakti qe Marksi ra poshte,nuk eshte pa domethenie.
Ligji perfekt ekonomik,pra,nuk na qenka ne mesimet e Marksit.
Marksi e ndau shoqerine ne dy klasa (me c'te drejte)
Marksi eshte armiku numur nje i fshatareve.
Marksi eshte miku i genjeshtert i punetoreve.
Me Marksin ne krye individi e ka shume te lire fushen e spekullimit sic u be ne vendet komunsite dhe sidomos ne Shqiperine tone.

Modifikuar nga kontinenti datė 25/01/2005 ora 19:00

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Janar 2005 17:31
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NYCgirl
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 04/01/2004
Vendbanimi: USA
Mesazhe: 218

Wink

Marksi studioi kushtet e renda nen te cilat u zhvillua revolucioni industrial.
Per kohen kur jetoi, idete, analiza e tij ishte radikale. Megjithate nuk mund te thuash qe teorite e tij nuk kane vlere ne kohen e sotme.

Shume historiane dhe sociologjiste argumentojne qe ishte pikerisht teoria e Marksit per luften e klasave qe solli lindjen dhe zhvillimin e shtetit social qe eshte sot ne Europe. Me saktesisht, per te evituar nje "lufte klasash", kryengritje, ludditet, apo "revolucion" (cfare do emri qe do t'i japesh ketij konflikti social) shtetet vune ligje per te mbrojtur interesat e "klases punetore," per te minimizuar efektet negative te sistemit kapitalist. Ne rastin me ekstrem, ne Gjermani, nje kompani qe ka pese apo me shume punetore eshte e detyruar te kete sindikate. Ne kompani me te medha sindikatat perbejne 50% te stafit te drejtoreve me ligj. Kuptohet, po te mos ishte per ligje te tilla, as qe mund te behej e mundur nje perfaqesim i tille i interesave te punetoreve. Ky sistem social erdhi si rrjedhoje e teorise se Marksit dhe e parashikime te tij. Dhe fatkeqesisht per te, apo fatmiresisht per ne, revolucioni i klasave u evitua.

Per me teper, le te mos harrojme se teoria e Marksit/ Engels nuk u vu asnjehere ne prove. Nje nga kushtet kryesore per zhvillimin e revolucionit ishte qe duhet te jete nderkombetar. Ishte Lenini ai qe hodhi poshte ate kusht, duke thene se mund te ndodhi vetem ne nje shtet. Per me teper, nuk mund te ndodh nqs shoqeria e atij shteti nuk ka kaluar evolucionin natyral te detyrueshem te shoqerise dmth feudalizm, kapitalism, socialism e me tej.... Ne Rusi, apo ne vendet e tjera te Lindjes, (Shqiperi) ndodhi nje transformim artificial nga feudalizmi ne socializem. Ne fillim te revolucionit te Tetorit ne Rusi, perqindja e popullesise fshatare ishte 90%. Si rrjedhoje, nuk mund te flasim per vendet e Europes Lindore si vende me kushte ideale per te vertetuar teorine e Marksit. Detyrimisht keto sisteme moren karakteristikat e diktatures.

Marksi vazhdon te studiohet ..... edhe ne US, ku mbizoteron sistemi kapitalist, jo vetem ne ekonomi dhe shkenca politike por gjithashtu ne sociologji, per te shpjeguar teori te tilla si psh. perse shtresat me te varfera te popullesise jane ne pergjithesi me besimtare se ato te pasurat (ne lidhje me nje teme tjeter qe eshte hapur ........ dhe ku debatohet teper ashper.........lol)

__________________
Our country, right or wrong; if right, to be kept right; and if wrong, to be set right

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Janar 2005 22:33
NYCgirl nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NYCgirl Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NYCgirl (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: NYCgirl Shto NYCgirl nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NYCgirl nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ipersfera
Parazit

Regjistruar: 21/02/2003
Vendbanimi: v.k.
Mesazhe: 58

Citim:
Po citoj ato që tha NYCgirl

Per me teper, le te mos harrojme se teoria e Marksit/ Engels nuk u vu asnjehere ne prove. Nje nga kushtet kryesore per zhvillimin e revolucionit ishte qe duhet te jete nderkombetar. Ishte Lenini ai qe hodhi poshte ate kusht, duke thene se mund te ndodhi vetem ne nje shtet.



Jam plotesish dakort juve. Kjo gje vihet re qrte edhe ne vete emerimin e doktrines Marksizem-Leninizem. Qe seshte nje kombinim midis Mrksit dhe Leninit por nje strumentalizim i ideve de Marksit nga Lenini me shoket e tija qe per me teper u degjenerua nga ata qe vertet dominuan duke shfrytezuar pikat e dobeta(te shumta) te doktrines.
Dua dhe te precizoj dicka per anetaret e tjere, se qellimi i temes nuk eshte te shikojme nese do te rikthehet komunizmi apo jo, por te shikojme influencen e Materializmit Dialektik ne botekuptimin shkencor dhe te Materializmit Historik ne jeten sociale.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Janar 2005 14:50
ipersfera nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ipersfera Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ipersfera (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ipersfera Shto ipersfera nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ipersfera nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 09:13 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Filozofia > Materializmi Dialektik dhe Historik

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.