Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Rilindasit > Kristo Luarasi
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Kristo Luarasi

Kristo Luarasi (1876-1934)

Veprimtar i Rilindjes Kombëtare, kontribuoi në përhapjen e shkrimit e të shkollave shqipe, në zhvillimin e botimeve e të shtypit shqiptar. Lindi në Luaras dhe e filloi veprimtarinë patriotike në vitet 90 të shekullit XIX. Gjatë viteve 1892-1894, punoi si mësues i gjuhës shqipe në një nga shkollat e para shqipe, të çelur në Luaras me përpjekjet e Petro Nini Luarasit. I ndjekur nga autoritetet osmane dhe agjentët e Patrikanës Greke, më 1894 mërgoi në fillim në Bukuresht e pastaj në Sofje, ku mori pjesë në veprimtarinë e shoqërisë “Dëshira“. Me ndihmën e kësaj shoqërie, së bashku me Kostë J. Trebickën, themeluan në Sofje shtypshkronjën “Mbrodhësia“ ku u shtypën një varg librash shkollore dhe vepra të autorëve rilindas dhe gazeta.
Kristo Luarasi ishte propogandues dhe pjesëmarrës aktiv i luftës së popullit shaiptar për çlirim kombëtar dhe për mbrojtjen e tërësisë territoriale të atdheut. Më 1907 bashkëpunoi më Bajo Topullin e Çerçiz Topullin në Sofje për përgatitjen e çetave të armatosura. Përkrahu nëpërmjet gazetës “Liria e Shqipërisë“ që e drejtonte, kryengritjet e mëdha antiosmane të 1911-1912. Në nëntor të 1912 punoi në kolonitë shqiptare të mërgimit për përgatitjen e Kuvendit Kombëtar të Vlorës dhe për Shpalljen e Pavarësisë.
Petro Nini Luarasi (1865-1911)
Veprimtar i pilindjes Kombëtare, publiçist e pedagog, Mësues i Popullit. Lindi në Luaras të Kolonjës në një familje muratori. Ishte nxënës në shkollën e Qestoratit të Koto Hoxhit. Punoi si mësues në fshatrat e Kolonjës, ku u mësonte fëmijëve fshehurazi gjuhën shqipe dhe përgatiti një grup shokësh si mësues. Më 1887 hapi në Ersekë shkollën e parë shqipe dhe pak më vonë (1892-1893) shkollat shqipe në krahinën e Kolonjës e të Vakëfeve, punoi si drejtor dhe mësues i Mësonjëtores së parë shqipe të Korçës dhe më vonë i shkollës së Negovanit (1909-1911). Në emigracion, në Amerikë (1904-1908) mori pjesë gjallërisht në lëvizjen kombëtare, ishte nismëtar i shoqërive patriotike “Mall i mëmëdheut“ dhe “Pellazgu“, i krijimit të komiteteve të fshehta për lirinë e Shqipërisë. Ishte delegat në Kongresin e Manastirit (1908). Për veprimtarië patriotike, arsimore dhe shoqërore u përndoq nga xhonturqit dhe Patrikana e Stambollit. Vdiq i helmuar prej tyre në Ersekë më 17.08.1911.
Bashkëpunoi në organet “Bashkimi i Kombit“ (Manastir 1909-1910), ku qe edhe redaktor, në “Drita“ (Sofje, 1907-1908), në “Kombi“ (Boston, 1908), në “Liria“ (Selanik, 1909-1910) ku botoi shkrime publiçistike, pedagogjike dhe poezi. Në veprën politike “Mallkimi i shkronjave shqipe dhe çpërfolja e shkrimtarit“ (Manastir, 1911) mbrojti të drejtën e popullit shqiptar për kulturën e vet kombëtare. Propagandoi një nga idetë qendrore të Rilindjes: bashkimin në luftë për lirinë e Shqipërisë pavarësisht nga besimi fetar.

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Mars 2005 12:48
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 22:59 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Rilindasit > Kristo Luarasi

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.