Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Rilindasit > Dervish Hima
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Dervish Hima

Dervish Hima (Ibrahim Naxhi, 1875-1928)

Veprimtar dhe publicist i dalluar i Rilindjes. Lindi në Ohër, ku kreu edhe shkollën fillore ndërsa të mesmen e vijoi në Selanik. Hyri në shkollën e lartë mjekësore-ushtarake të Stambollit, të cilën për shkak të ndjekjeve të autoriteteve osmane e ndërpreu pas dy vjetësh. Më 1895 u kthye fshehurazi në Shqipëri ku punoi për të hapur idetë kombëtare dhe për çeljen e shkollave shqipe në vise të ndryshme të vendit. Më 1897 largohet nga Shqipëria dhe shkon në Bukuresht, ku iu kushtua krejtësisht Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe u lidh njëkohësisht me atë xhonturke. Me formimin e Lidhjes Shqiptarë të Pejës botoi në Bukuresht thirrjen turqisht: “Të zgjohemi“ (“Ujanallëm“) në të cilën pasqyroi programin e saj kombëtar. Me kërkesën e Portës së Lartë u ndoq nga Rumania dhe shkoi në Itali. Në Kongresin e orientalistëve në Romë më 1899 mbrojti çështjen shqiptare. Pasi largohet nga Roma i ndjekur nga qeveria italiane, vendoset në Paris dhe pastaj në Gjenevë, ku iu kushtua gazetarisë shqiptare. Mori pjesë në Kongresin e turqve të rinj që u mbajt në Paris më 1902, ku së bashku me I.Qemalin, H, Ohin etj., mbrojti të drejtat kombëtare të popullit shqiptar dhe të popujve të tjerë të shtypur të Perandorisë Osmane. Pas revolucionit xhonturk të 1908-ës u kthye në Shqipëri, ku kundërshtoi politikën antishqiptare të xhonturqve. U arrestua në Shkodër nga xhonturqit që u detyruan, nën presionin e atdhetarëve shqiptarë, ta lërojnë pas katër muajsh burgimi në Selanik. Në udhëtimin që ndërmori më 1909 në Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë, Berat e qytete të tjera punoi për përhapjen e ideve kombëtare, për çeljen e shkollave e të klubeve.
Në Kongresin e Dibrës të 1909 bënte pjesë në grupin e atdhetarëve shqiptarë, dha ndihmesën e vet si delegat në Kongresin e II të Manastirit. Udhëhoqi një nga çetat patriotike, çetën e studentëve gjatë Kryengritjes së përgjithshme të 1912.
Në vitet 1913-1918 në mërgim e pastaj në atdhe luftoi për mbrojtjen e shtetit të pavarur shqiptar dhe për zhvillimin e arsimit, të kulturës e të shtypit shqiptar.
Botoi në bashkëpunim më J. Erebarën gazetën “Pavarësia e Shqipërisë“ (“L‘Indépendance Albanaise“, Bukuresht, 1898) në shqip, rumanisht, e frengjisht, me Mehmet Frashërin “Zani i Shqipërisë“ (Romë, 1899) të cilën vazhdon ta botojë edhe vetë me emrin “Albania“ (Romë, Gjenevë, Paris, Bruksel, 1889-1905) shqip, italisht, turqisht, frëngjisht, “Shqiptari“ (“Arnavud“, 1909-1911) dhe “Shqiptari i ilustruar“, të dyja në Stamboll në shqip e turqisht etj. Botoi gjithashtu turqisht një varg broshurash me përmbajtje politike, si edhe një varg thirrjesh drejtuar shqiptarëve.
Si në shkrimet që botoi në shtyp ashtu edhe në broshurat e tij, Dervish hima demaskoi regjimin tiranik të Sulltan Abdyl Hamitit II, punoi për çlirimin e Shqipërisë nga zgjedha osmane e për sigurimin e të drejtave kombëtare të popujve të shtypur të Perandorisë, demaskoi lakmitë pushtuese të Fuqive të Mëdha dhe qarqeve shoviniste fqinje ndaj tokave shqiptare. Vdiq në Tiranë.

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Mars 2005 12:49
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 12:08 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Rilindasit > Dervish Hima

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.