Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Rilindasit > Kostandin Kristoforidhi
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Kostandin Kristoforidhi

Kostandin Kristoforidhi
Kostandin Kristoforidhi

Kostandin Kristoforidhi lindi në Elbasan më 1827, në familjen e një trgtari. Në moshën 14 vjeç, mbaroi mësimet e shkollës qytetse greqishte të qytetit dhe i ati e dërgoi në gjimnazin e famshëm të Janinës "Zosimea", ku u-njoh dhe lidhi miqësi me shumë atdhetarë, me të cilët punoi më vonë, tërë jetën e tij, për çështjen shqiptare, si në Stamboll ashtu edhe kur u-kthye në Shqipëri. Në Janinë u takua me konsullin e Austro-Hungarisë, Von Hahn i cili merresh me studimin e gjuhës shqipe i cili, për një kohë të gjatë, mori mësime të gjuhës s'onë nga

Kristoforidhi.
Pasi kreu gjimnazin e Janinës, plotësoi mësimet në Maltë dhe u kthye në Shqipëri si mësonjës në shkollën fillore greqishte të Tiranës. Studimin e gjuhës Shqipe që e kish filluar kur ish nxënës në Janinë, e thelloi edhe më tepër në atdhe duke i u vënë me zell e zgjuarësi.
Më 1856 shkoi për studime të larta në Londër. Atje pati takimet e para për një marrëveshje me Shoqërinë Ungjillore Britanike për të përkthyer shqip Dhiatën e Vjetër dhe të Re.
Me 1857 shkoi ne Stamboll. Aty punoi dhe përfundoi memorandumin në gjuhën shqipe. Prej aty shkoi në Maltë ku qëndron në nje seminar protestan.Këtu përktheu dhjatën e re, toskërisht e gegërisht.
Më 1860 shkon në Tunis si mësonjës i greqishtes dhe i italishtes ku edhe martohet.
Më 1864, e mori Shoqërija Ungjillore si përkthyes të Librave të Shenjta.
Për dy vjet me radhë shëtit nëpër Shqipëri dhe sidomos në krahinat e Elbasanit, të Beratit dhe të Shkodrës e studjoi imtë gjuhën shqipe.
Më 1866 shkoi në Stamboll, dhe filloi punën e përkthimeve. Përktheu dhe botoi veprën e tij pjesë pjesë gjatë 20 vjetëve.
Ka përkthyer në gjuhën shqipe edhe shumë vepra fetare.
Më 1867 botoi "Abetaren e gjuhës Shqipe" gegërisht dhe më 1868 toskërisht. Më 1867 mori pjesë në komisionin e alfabetin në Stamboll së bashku me atdhetarë të tjerë shqiptarë.
Nga viti 1870, udhëtoi disa herë nëpër Shqipëri për të mbledhur, fjalë e shprehje nga goja e popullit, për të përhapur librat e tij e për t'u mësuar bashkëatdhetarëve gjuhën letrare shqipe.
Më 1882 botoi "Gramatikën e gjuhës shqipe" në dialektit tosk.
Më 1884 kthehet dhe vendoset përfundimisht në Elbasan, ku vazhdoi të jepte mësimin e gjuhës shqipe fshehurazi.
Vdiq më 1895 dhe u varros në oborrin e shkollës, ku ai, për shumë vite me radhë, u kish mësuar fshehurazi shkronjat shqipe të vegjëlve e të mëdhenjve, pleqëve dhe të rinjve.
Veprimtaria e tij lidhet kryesisht me gjuhën dhe shkollën shqipe. Vepra themelore e tij, për të cilën punoi gjithë jetën është "Fjalori i gjuhës shqipe". Në pikëpamje politike-shoqërore Kostandin Kristoforidhi ishte iluminist demokrat. Si rrugë kryesore për çlirimin e Shqipërisë shihte zgjerimin kombëtar nëpërmjet shkollës dhe kulturës. Në këtë prizëm gjuhën amtare e shihte si mjetin kryesor më të rëndësishëm për përparimin kombëtar.
Kostandin Kristoforidhi ka qënë një nga punëtorët kryesorë të Rilindjes s'onë Kombëtare dhe në Stamboll ka bashkëpunuar me Frashërllinjtë, me Vaso Pashën, Jani Vreton, Hoxha Tahsimin e të tjerë, në të gjitha lëvizjet e atëherëshme për zgjimin e kombit t'onë. Kristoforidhit i ra, sipas prirjes që kish, barra e punimit të gjuhës. Kësaj detyre ai i ishte vënë me zjarr që në djalëri dhe nuk e la asnjëherëe mënjanë. Ai na ka lënë dy kryevepra, njërën më me rëndësi se tjetrën : përkthimin e Biblës dhe fjalorin shqip-greqisht.
Fjalori ka qënë puna e tërë jetës së tij, por nuk mundi t'a botojë sa ish gjallë. Ai u botua më vonë në Athinë, por jo i plotë sa besohet të ketë qënë dorëshkrimi. Me gjithë këtë, është një thesar i vërtetë për gjuhën t'onë
Dy vepra të tjera me rëndësi të shkrimtarit t'onë janë Gramatika e Gjuhës shqipe edhe Abetareja.

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Mars 2005 12:55
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:52 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Rilindasit > Kostandin Kristoforidhi

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.