Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Rilindasit > Petro Nini Luarasi
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Petro Nini Luarasi

Petro Nini Luarasi
Petro Nini Luarasi

Petro Nini Luarasi lindi në vitin 1865.
Studimet i kreu në shkollën greke të Qestoratit e Hotovës. Në Qestorat, në shtëpinë e mikut të babait, patriotit të shquar Koto Hoxhi, ai mësoi shkrim e këndim, në shqip dhe u edukua me kulturë e atdhedashuri.
Më 1883 filloi punë si mësues i greqishtes në shkollën e Bezhanit. Atje ai filloi t'u mësonte nxënësve shqip.Veprimtarinë e tij të gjerë e zhvilloi në Kolonjë e Korçë, ku krahas lidhjeve miqësore patriotike, shkaktoi armiqësi të madhe me zyrtarët turq, klerin shovinist e bashkëpunëtorët e tyre. Për këtë arësye u mallkua dhe u shkishërua

familjarisht nga dy dhespotët e Kosturit : më 1887 nga Qirilli dhe më 1892 nga Fillareti.
":...........I mallkuari dhe i shkishëruari Petro Luarasi , në bashkëpunim me propagandën protestante e masone, ka shkuar në fshatra të ndryshme të rrethit të Kolonjës, duke u premtuar emërimin e mësuesve shqiptarë për mësimin e shqipes, një gjuhë e cila nuk ekziston...Ata përhapin Dhiatën e Re, emisarë dhe libra të tjerë që janë kundër fesë sonë të shenjtë dhe që nëna e jonë, Kisha e madhe e Krishtit, ka kohë që i ka shkishëruar dhe djegur në turrën e druve... Shpallim se kushdo që ndikohet nga i mallkuari Petro Luarasi dhe shokët e tij, ose pranon mësues shqiptarë, do të shkishërohet nga i madhi Zot, do të marrë mallkimin e etërve të kishës, do ta zerë lebra e Gehazit dhe trupi i tij do të mbetet i patretur dhe do të përdhoset pas vdekjes..."
Këto ishin fjalët e Fillaret, dhespotit të Kosturit, më 20 shtator 1892, në mallkimin e tij për Petro Nini Luarasin.
Kësaj propagande shoviniste, Petro Nini Luarasi iu përgjegj në veprën "Mallkimi i shkronjave shqipe e çpërfolja e shqiptarit", në të cilën pasqyroheshin dokumenta konkretë mbi abuzimet që bëheshin në emër të fesë.
"E vërteta bën fenë, dhe jo feja të vërtetën...Ta dashurojmë dhe ta përparojmë gjuhën dhe kombin tonë, si të vetmet tallanta që na besoi Perëndia për provë të vlerës sonë midis kombeve të tjerë......Kush është frikacak kundrejt së drejtës, bëhet tradhëtar i mëmëdheut dhe i vetes së tij" (P.N.Luarasi:Mallkimi i shkronjave shqipe...f. 279).
Kjo vepër bëri që fundi i tij të ishte tragjik. Ai u helmuar nga qarqet fetare shoviniste. Kjo vdekje bëri një jehonë të madhe në botë. Disa gazeta shqiptare, angleze e amerikane shkruan për të.
Me futjen e psallmeve shqip në kishën e Luarasit në bashkëpunim me papa Stefan Luarasin ai debatoi edhe me Dhespotin e Korçës,Grigori. Në lidhjet e tij me rrethet patriotike dhe zbatimin e platformës kombëtare , P.N.Luarasi bashkëpunoi me parinë bektashiane -moderatorë të myslimanizmit dhe me protestantët anglo-amerikanë, përfaqësuesi shqiptar i të cilëve qe Gjerasim Qiriazi. Mbi bazën e këtyre idealeve kombëtare familjet Luarasi dhe Qiriazi u lidhën në një miqësi shekullore ,duke iu gjendur njëri-tjetrit në momente të vështira.
Në prill 1904, P.N.Luarasi arratiset nga burgu ku ishte mbyllur nga qeveria turke dhe u strehua në Shtetet e Bashkuara, si emigrant politik. Në Sh.B.A. Petro Nini Luarasi zhvillon një aktivitet të gjërë. Krijoi shoqëritë e para patriotike shqiptaro-amerikane : "Pellazgu" dhe "Malli i Mëmëdheut", ndihmoi Sotir Pecin për botimin e gazetës "Kombi" dhe Fan Nolin që të kurorëzohej prift e të hidhte themelet për krijimin e kishës autoqefale shqiptare në Sh.B.A., themeloi librarinë e parë me libra shqip e anglisht, bashkëpunoi ngushtë me Kristo Dakon , lider i protestantëve shqiptarë në Sh.B.A., për të futur frymën kombëtare midis emigrantëve ekonomikë, të cilët ishin të tërhequr e të frikësuar nga reaksioni shovinist mbi familjet në atdhe. Petro Nini Luarasi përçoi kudo tezën: "Kombi mbi të gjitha".
Më 1908 u kthye në Shqipëri së bashku me disa miq e farefis, për të luftuar si komitë për çlirim. Në atë kohë u shpall Hyrieti e ai filloi veprimtarinë patriotike legale duke u lidhur ngushtë me misionarët protestantë amerikanë, çiftin Kenedi.
Vdes i helmuar në vitin 1911 nga armiqtë e kombit. Por fjala e tij u përjetësua në vepër: "Ruamani gjakun, se do të duhet për shkrimin e gjuhës shqipe...Edhe 99 herë të rrëzohemi, përsëri duhet të ngrihemi !"

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Mars 2005 12:58
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veēse nė dorėn e Zotit!
Mesazhe: 2053

Petro Nini Luarasi

Në 17 gusht mbylli sytë personaliteti i Rilindjes sonë Kombëtare Petro Nini Luarasi, mësuesi që hapi shkollës shqipe; publicisti që bashkëpunoi me shtypin përparimtar të kohës brenda dhe jashtë vendit; autori që shkroi "Mallkimi i shkronjave shqipe dhe përfolja e shqiptarit". U vra nga kisha greke.

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet mė (Pedro Salinas)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Gusht 2005 09:07
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Isra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Isra Shto Isra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Isra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Re: Petro Nini Luarasi

Citim:
Po citoj ato që tha isra
Në 17 gusht mbylli sytë personaliteti i Rilindjes sonë Kombëtare Petro Nini Luarasi, mësuesi që hapi shkollës shqipe; publicisti që bashkëpunoi me shtypin përparimtar të kohës brenda dhe jashtë vendit; autori që shkroi "Mallkimi i shkronjave shqipe dhe përfolja e shqiptarit". U vra nga kisha greke.

Kisha greke ate pune ka Isra...te vrase cdo gje te bukur shqiptare.
Kjo vrasje vazhdon edhe sot por me menyra te shtuara dhe me te sterholluara.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Tetor 2005 19:27
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:26 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Rilindasit > Petro Nini Luarasi

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.