Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Rilindasit > Hasan Tahsini
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Hasan Tahsini

Postuar nga qershor13

Hasan Tahsini

Atdhetar i madh i rilindies kombetare, filozof, mendimtar i shquar ne fusha te ndryshme te diturise, si astronomi, matematike, psikologji etj.
Hasan Tahsini lindi me 1811 ne fshatin Ninat te Camerise (sot rrethi Sarandes). Hasan Tahsini qe ne vogeli u dha pas mesimit te diturise, mbaroi shkollen e ulet ne fshat dhe vashdoi pastaj mesimet ne nje nga medresete me te degjuara te Stambollit. Per gjeresine e diturive qe zoteronte, si dhe per aftesine e tij intelektuale, ai u caktua rektor i Universitetit te porsahapur te Stambollit. Ai beri kerkime ne fusha te ndryshme te shkencave natyrore. Botoi mjaft artikuj dhe libra shkencore ne gjuhen turke, midis te cilave dallohen "Psikologjia" dhe "Bazat e Astronomise". Njohurite dhe te dhenat qe permbajne keto libra, jane nga me te perparuarat per kohen dhe i dhane autorit te tyre emrin e nje dijetari te shqur te Perandorise Osmane.
Veprimtaria e Hasan Tahsinit per perhapjen e diturive shkencore, qe vinin ne kundershtim me botekuptimin fetar-idealist ra ne sy te autoriteteve shteterore dhe shume shpejt ai u pushua nga puna si rektor dhe u hoq nga universiteti.
Jeta dhe veprimtaria e Hasan Tahsinit u karakterizua jo vetem nga interesi i tij per shkencat natyrore, por edhe nga dashuria e zjarte per atdheun dhe popullin e tij. Edha ai ashtu si rilindasit e tjere te shquar, e kuptoi se nje nga fushat me te rendesishme te luftes per clirimin e Shqiperise dhe lartesimin e popullit te saj, ishte ajo e shkrimit te gjuhes shqipe, dhe e perhapjes se diturise se gjuhes shqipe. Per kete ai qysh ne vitet 60 te shekullit 19, ne bashkepunim me patriote te tjere filloi te mendoje dhe te punoje per krijimin e shoqerive qe do te punonin per perhapjen e diturise midis Shqiptareve, dhe per hartimin e alfabetit te ri te gjuhes shqipe. Eshte i njohur projekti i tij i alfabetit te gjuhes shqipe, i hartuar ne fillim te viteve 70.
Me pas Hasan Tahsini, mori pjese ne komisionin qe hartoi komisionin e Stambollit.
Vdiq me 1881

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Mars 2005 13:04
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Postuar nga INDRITI2004

Hoxhë Hasan Tahsini
Edhe pse regjimi komunist në Shqipëri u përpoq që t’i zhdukte fjalët si: hoxhë, xhami, kishë, religjon, Kur’an etj, përpjekja e tij dështoi. Një ndër figurat të cilat i shpëtuan kësaj kryqëzate të tmerrshme fjalësh dhe individësh, ishte hoxha i nderuar Hasan Tahsini.
Ëshë e çuditshme kur lexon se edhe vet udhëheqësi i regjimit komunist Enver Hoxha e lavdëron këtë hoxhë të nderuar, ja se çfarë shkruan ai në gazetën Zëri i Popullit, Tiranë 1978:


“Hasan Tahsini ishte filozof i shquar, jo vetëm në një degë, por një dijetar i gjithanshëm, në fushën e astronomisë, të matematikës etj. Ai ka qenë rektori i parë i Universitetit të Stambollit, i cili ka pasur një rëndësi të madhe për Perandorinë Otomane. Aty jepnin mësim profesorë që vinin edhe nga Damasku e Teherani. Hasan Tahsini ishte një patriot i madh. Ai punoi për alfabetin shqip dhe donte ta kishte të ndryshëm nga të tjerët, për të treguar kështu personalitetin e kombit tonë. E tillë ishte dëshira e tij, sepse populli ynë ishte i lashtë, kishe kulturën e vet.”

Enver Hoxha


Hasan Tahsini lindi në Ninat, më 7 prill 1811. I ati Osman efendiu ishte një myderiz i dëgjuar. Ai ishte i ditur në njohuritë islame dhe në disa gjuhë orjentale, për disa kohë ai mbajti edhe postin e kadiut. Ndërkohë që ishte edhe mësues i fëmijëve të Bushatllinjëve.
Hasani është nga ulematë (dijetarët) e perjudhës së fundit të Perandoris Osmane. Ai ishte i pajisur me njohuri të shkencave natyrore-matematikore dhe tradicionale (teologjike). Por ishte edhe një gjuhëtar, duke njohur mirë gjuhët evropiane dhe ato orjentale, përmes këtyre gjuhëve ai u thelluan në shkencat e reja të cilat në kombin e madh osman pothuajse nuk njiheshin.
Mësimet e para ai i mori nga i ati, ndërsa më pas shkoi për të studjuar në Stamboll. Pasi u diplomua, ai u fut në grupin e studentëve më të mirë të cilët do të çoheshin për të studjuar në Paris. Gjatë ditës në Paris ai ndiqte mësimet ndërsa kohën tjetër jepte mësim në ambasadën turke, duke i mësuar personelit gjuhët e huaja. Në Paris ai u interesua shumë për shkencat e reja si: kimia, filozofia evropiane, astronomia, fizika, gjeologjia si dhe shkenca të tjera. Në Sorbonë ai gjeti një mjedis shkencor të kualifikuar që e ndihmoi Hasanin për t’i dhënë përgjigje shumë pyetjeve. Ndërmjet të cilave: Pse Perandoria Osmane që dikur ishte një fanar diturie, tashmë kishte ngelur kaq pas???
Përgjiga për të ishte e thjeshtë, ai kishte kuptuar sekretin e kohës. Në kohë fiton vetëm ai që është i pari për ta shfrytëzua atë, të fundit gjithnjë janë të dergjur në errësirën e prapambetjes.
Pas studimeve Hasan Tahsini u kthye në Stamboll. Duke parë kapacitetin e tij qarqet përparimtare të oborrit i besuan atij themelimin e Universitetit të Stambollit. Në këto kushte H.Tahsini punoi për hartimin e teksteve dhe programit të universitetit. Ai u caktua që të ishte rektori i këtij universiteti në vjeshtën e 1868-tës. Lajmi i hapjes së universitetit u përhap në të gjithë perandorinë dhe në Stamboll marshuan studentë nga të katër anëte.
Në tribunën e përurimit u ngjit atë ditë vet H.Tahsini i cili mbajti një fjalim madhështor, ashtu siç i takon një personaliteti të madh në çastet më kyçe të historis.
Duke qenë se qarqet përparimtare të perandoris në ato vite ishin të pakta dhe pjesa më e madhe e oborrit sundohej nga dora konservatore atëherë nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Hasani ra në konflikt me ta, pasi ata ishin të pazotë që të kuptonin domosdoshmërinë e përdorimit të arritjeve të reja në shkencë. Prandaj ai nuk e pati të gjatë dhe u hoq nga posti i rektorit. Me qenë se ishte një dijetar i madh, sulltani i lidhi atij një pension të vogël, i cili nuk i dilte madje as për të jetuar. Pjesën e jetës që i mbeti e kaloi duke dhënë mësim në një medrese dhe hera herës duke dhënë mësim privat. Jeta e tij nuk ishte e gjatë pasi ai vuante nga tuberkulozi, kështu vdiq në moshën 70 vjeçare, më 1879-tën.
H. Tahsini ishte një figurë e madhe për kohën e tij, ai ishte një politolog në shumë shkenca që në atë kohë nuk ekzistonin në Perandorinë Osmane, edhe pse muslimanët kishin vënë gurthemelin e disa prej atyre shkencave. Ai i njihte mirë mendimet e Dekartit, Aristotelit, Plutonit, Sokratit, Lajbnicit, Volterit, Rusoit etj. Një miqsi të mirë pati me Xhemaludin Afganiun, të cilin shumë herë e thërriti të mbante ligjërata në universitet. Sami Frashëri i cila pati rastin që ta njihte nga afër H.Tahsinin na tregon një pasazh historik ku Hasani diskuton me shkrimtarin e njohur gjerman Paul Gronfel mbi konceptin e kohës. Në fund të bisedës Gronfeli u mahnit nga njohuritë e thella që kishte Hasani mbi shkencat ekzakte dhe mbi filozofinë, kështu që u ngrit dhe i shtrëngi dorën duke u dorëzuar përfundimish. Ky ishte gjeniu i fundit që doli prej perandoris osmane, një margaritar që në atë kohë po shkëlqente në një vend të gabuar ku shkenca nuk kishte kuptim.

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Mars 2005 13:05
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 00:10 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Rilindasit > Hasan Tahsini

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.