Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Letersia Boterore > Cmendim keni per keto pjese letrare ?
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
zastava
Anetar i ri

Regjistruar: 12/03/2006
Vendbanimi: Kudo
Mesazhe: 5

Cmendim keni per keto pjese letrare ?

Burgu
Iluzion apo i vërtetë

Parathanje

Dihet se burgu,mbyllja, nuk asht vetëm me mure roje e qen por ma tepër e sidomos shpirtnre. Kjo asht sprovë e jo vetëm dënim,
Burgaxhi i mirfilltë pra mbrenda burgut, apo ma e vështirë akoma, i shpirtit, kur nuk të
ka mbyll ndokush por vetja apo rrethanat apo fataliteti.
Qëndro. Fort. Edhe po u rrëxove, ngrihu, edhe po s’munde përpiqu,edhe po s’u ngrite mos u mërzit po vdis duke qesh. Po prap dije se vdekje s’ka, ka hekë po s’ka vdekë,prandaj përpiqu me u përmirsue mbrenda vetes, qoftë sado pak. Mynyrë mjaft komode asht duke u mundue me ndihmue tjerët. Me ndoj fjalë të mire, me ndoj send sado të thjeshtë por që ka vlerën e vet. Por mbi të gjitha e kryesisht me zemër,ktu nis gjithçka. Dije se nuk je ti fajtori kryesor në ma të shumtën e rasteve, por ‘’fal e harro’’ në se dhe aq sa mundesh.
Dhe rri gati, dera mund të hapet ndoj ditë. Do të hapet se s’ban. Për burgaxhiun e burgut e për burgaxhiun e shpirtit. Kndej ose andej. Dhe at-here në se del si Zhanvalzhani nuk ke humb por ke fitue në kte kodosh bixhozi që i thokan jetë…Kndej o andej, burgaxhi i burgut qofsh a burgaxhi i shpirtit !

Ktu janë disa pjesë të vogla letrare nga shkrimtarë të njoftun botnorë por të mdhaja nga kuptimi dhe vlera, për intelektualin erudit qoftë o për njeriun e thjeshtë.

Poezia në përgjithësi nuk ka nevojë për koment, kjo poezi çdo njeriu i adresohet por jo çdo njeriu i buzëqesh, të mirët e forte mbajn tepër e nuk rrënkojn, ndojherë dhe t'u nënqesh…



R. Kipling
Në qoftë…

...se qëndron at here kur sulmohesh
Të mjerë o të pamend t’qëllojn e akuzojn
O beson kur tjerët bllasfemojn
E thue ‘’Fali… o Zot....

N’e pritsh goditjen ndojher dhe t’u nënqesh
Mashtrues o tradhtar t’bajn e nuk je ti
I lanë jasht, nën Strehn’e madhe je
E s’mbahesh si viktim e as viktima ban

Shpëtimin shpreson n’mundim t’u provue
E iluzjonin o rrënkimin përqesh me mospërfillje
Nëse të vdekun veten llogarit
E’s je i tillë po gati je të jesh

Xhahilë e maskarej në se duen t’të shesin
Për lëkur tyne tufës budallejve
E trashë o me djallzi pa t’vdek t’u t’ helmue
E kujtohesh që s’ke vdek po je ai qe je

N’se pare e jetën hazër n‘dor i ke, po jo shpirtin
E i hedh si hidhet nji lypsi nji lëmoshë
Nuk i ke ma e prap s’ke humbun gja
E nisesh nga fillimi me fitue gjithçka
N se ankthi e lodhja të ka kap për gryke
E zemra të tronditet tallazi kur afron
Por thue para goditjes’’Ktu jam e do qëndroj’’

Katunarçe po munde, me fol gjana të nalta
O mret me qenë ma i vorfni t’thot imbir
Hesapembyll me qenë me t’mirë e t’ligj

N’i daç t’tjerët si me qenë n’nji barkë n’stuhi
O si udhtar vagoni mes dy stacjonesh n’kohë
E çdo sekond t’saj pa harrue o shkelmue

Në qoftë se kshtu, njeri, jo kafsh as bimë as dhe,
Je në botë e dritë e vetes mund të jesh perjetë





Gastibelza, asht nji njeri i thjeshtë, nji spanjoll i hershëm që me pushkën në luftim kur e thërret i pari i tij e kamën në dyluftim në se i cënohet sedra, në qetësinë e modestinë e vet e mban veten për mbret mes mbretnish.
Nji njeri i tillë që nuk trembet e që nuk tundet as nga jeta e as nga vdekja,që nuk ka pothuej asgja e që nuk i mungon ndojgja e që vetëm për nji ‘’vështrim nga shpirti i saj’’ të nji dame ‘’ dhjet vjet në burg me qef do i baja’’mërzitet kur ajo ikën …megjithate jeta asht e bukur, gjithsesi, në mos për Gastibelzën e poezisë, sado pak për ata që e lexojnë kte poezi.



V.Hugo



Kitarrë spanjolle

Gastibelza, një burrë me karabinë,
po këndonte kshtu:
‘’A e ka njoft njeri zonjzën Sabinë
prej kndej ndonji?
Kërceni, këndoni, fshatarë! Nata po bie
mbi malin Falu.
Era që fryn prej malesh
mendjen m’mori mue

Ndonji prej jush a e ka njoft Sabinën
zonjën time?
E ama e saj qe plaka magribinë
e Antakuerras
që çdo natë thërriste në Kullën e Madhe
si nji zog nate.
Era që vershellen mes malesh
po më çmend fare.

Kërceni këndoni, se të mirat që sjell ora
duhen gëzu.
Ajo ishte e re e syu plot gzim i saj
e bante me mendu...
dhe nji lypës plak nga nji fmi shoqnu
ndimë t’u kërku…
Era që vërshellen mes malesh
krejt m’ ka hutu.

Mbretnesha pran saj do dukej pa shije
kur nëpër muzg të mbramjes
ajo kalonte urën e Toledos
në t’ errëta vesh, me andje.
Nji chapelet i kohës së Sharlmanjit
stoliste qafën e saj…
Era qe vërshëllen nëpër male
mendjen ma ka marrë.

Mbreti, i thoshte, duke e pa kështu,
nipit te tij
''Për buzët, për nji buzqeshje t’saj,
nji fije floku i saj
Infant Don Roi, do jepsha Spanjën
me gjith Peru’’
Era qe vjen nga malet
ç’më ka ngatrru.

Un nuk e di n’se dashuroja këte damë
por e di mirë
që për nji vështrim, nga shpirti saj,
un qeni plak
dhjet vjet në burg me qef i baja
me plot gaz.
Erë qe vjen prej malesh
Pse nuk ndalesh?

Nji ditë vere që gjithçka qe dritë
jetë e ambëlsi,
ajo pranë detit po shëtiste
me motrën e saj.
Pashë vajzën e vogël qe lozte në ujë
...e gjurin e saj...
Era që vjen nga malet me ulurimë
s’ka të mbaru..

Kur e shikoja kte bukuroshe, un bariu
i ktij fshati,
më dukej sikur shifja të bukurën Kleopatër
që si na thonë,
tërhiqte si sheleg Cezarin fitimtar
me litar
Era që vjen nga larg
kujtime ndjell...

Kërceni këndoni fshatarë, nata afron.
Sabina nje ditë
e shiti…gjithçka, hir,bukuri
dhe dashuri,
për unazën e artë të Kontit të Saldanjës
për nji bizhu.
O erë që fryn prej malesh
që s’paske t’pushu

Në kte të vjetër stol marr leje të qëndroj,
sepse jam keq.
Me ate Kont ajo pra hiku
hiku...na la....
Nëpër rrugën që çon nga Cerdanja
nuk e di ku...
Erë që vjen nga larg mes malesh
ndoj lajm a ke ndigju?

E shikoja para kasolles kur kalonte.
Kaq, dhe qe gjithçka.
E tashti me hidhërim rri, plot mërzi
Zymëti…
andrrues i kotë, me shpirtin nëpër fusha
kamën var ne gozhdë..
Erë që fryn mes malesh
s’ ke të pushu ``



Maksim Gorki nuk kishte universitet megjithate bani nji libër ‘’Universitetet e mija’’ që e ka njoft dhe vlersue bota, mes librash tjerë po aq të njoftun.Rromani ‘’ Nëna’’ mund të quhet rromani i tij ma i ‘’majt’’, ma antiborgjez, dhe asht përdor për kte lloj propogande por ai shpreh nji rrealitet të përhershëm njerzor që mund të përmirsohet vetëm e vetëm me ngritjen intelektuale, kulturore e shpirtnore të çfardo shoqnie, të njeriut në veçanti.
Ai nuk dihet të ketë vra njeri megjithate thohet se e vranë me helm,se ishte i mirë nga shpirti e i naltë nga mendja. Ai nuk kapi, me sa dihet, ndojherë pushkën me dorë megjithate ishte luftëtar i vërtetë.
Kënga e Zgalemit

Mbi të thinjin shesh të detit era fryn e mblidhen retë.
Midis reve edhe detit kryelartë shkon zgalemi si e zezë vetëtimë.
Prek me krahë ai valet, si shigjetë ngjitet reve dhe këlthet, edhe retë gjegjin gazin-klithmë t’asaj shpese.
Në atë klithmë e fortune, zjarr e flake zemërimi dhe besimi në fitore gjegjin retë në atë klithmë.
Dridhen çafkat e rrënkojnë, përmi detin përpëliten: janë gati ato të struken nga ky tmerr në fund të detit.
Përpëliten, si dhe çafkat kredharakët e rrënkojnë; nuk dine ata të mjerët gëzim lufte, luftë jete; i tmerron ata gjëmimi.
Ndër shkëmbij mbulon i trëmbur trupn e majmë pinguini…
Ngrihet vetëm kryelartë, me guxim, lirisht Zgalemi mbi të thinjin det nga shkuma.
Gjithnji më tepër ngryset, gjithnji më poshtë zbresin përmbi detin retë e zeza dhe këndojn e hidhen valet lart e drejt nga vjen rrufeja.
Bubullon.
Rrënkojnë valet; në atë shkumë zemërimi po luftojnëato me erën.
Turma valësh rrëmben era, i mbërthen ajo me force, i përplas me vrrull shkëmbijve, duke bërë çika çika ato masa prej zumrrudi.
Po me klithmë shkon Zgalemi, si e zezë vetëtimë, si shigjetë përpin retë, shkumën valësheq me krahë.
Si demon, ai vërtitet, madhështor e kryelartë ky demon i zi rrebeshi; qesh e qan ai njëherësh…
Qesh me retë, qan prej gazit.
Në tërbimin e gjëmimit lodhje sheh e ndjen demoni;ka besim zogu i fortunes; retë djellin dot s’e fshehin!
Era fryn me ulurimë…
Bubullon e shkrep rrufeja…
Ndizen retë flake e kaltër përmbi detin si greminë.
Kap shigjeta vetëtimash dhe në gji i shuan deti.
Si gjarpërinj të zjarrtë dridhen mu në det e zhduken thellë pasqyrimet e atyre vetëtimave shigjeta.
Ja fortuna! Vjen furtuna!
Kryelartë e trim Zgalemi shkon me vrrull ndër vetëtima përmbi detin e tërbuar, që buçet me ulurimë, dhe këlthet profet fitoreje;
Sa më tepër e fuqishme le të ngrihet lart furtuna!
M.Gorki
Shqip: Lame Kodra ( Sejfulla Malëshova)

Çdo gja, e edhe arma, nuk asht e keqe në vehtvete, me te mund të vrasësh armikun e për kte qëllim asht ajo, por gabimisht edhe mikun ose të pafajshmin o veten, prandaj nuk duhet përdor keq o pa kujdes. Asnji gja.
Çdo gja asht mjet,armë, vetëm nji asht qëllimi, me ja kalue tjetrit, tjerve. …për të mire apo për të keq?
Zgalemi i Gorkit, asht shpirti i atij njeriut që nuk mund t’a gjej paqen në rrëmujën e jetës e nuk friksohet si çafkat e as nuk fshihet si pinguini por lufton e përballon duke synue fitoren, duke shpresue…e cila asht fitorja ?
Mbase vetëm nji mendje e shëndoshë nji zemër e mirë e duer të ndershme, sepse njeriu sa asht gjallë kërkon të gllabërojë gjithë botën, kur vdes j’a mbush gojën nji grusht dhe.
Kjo poezi asht përdor së tepri me nxit rrebelim, rrevolucjone e tjera kur merret kuptimi i ngushtë e vulgar i saj, duke nxit e egërsue njerzit qoftë dhe për ideale por që kur rrealizohen, kanë damtue o vra vetë mbartësit e idealeve të tilla e edhe tjerë.
Njerëz të ngritun si Sejfulla Malëshova përkthyes i ksaj poezie e dhe tjerë, e provuen në veten e tyne,kush ma shumë e kush ma pak, se dhuna e rrevolucjoni janë të rrezikshme, sado që ndodhin kur i vjen momenti.

Kjoashtçeshtja !!!

E.Kaceli

__________________
Dashuria esht si leter higjenike perdore ti i pari , ndryshe e perdor tjetri ene me von i vje era asaj dashurie.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Qershor 2006 01:35
zastava nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė zastava Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me zastava (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: zastava Shto zastava nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto zastava nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 13:30 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Letersia Boterore > Cmendim keni per keto pjese letrare ?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.