Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Turisti i shpirtit Vlerėsimi i Temės: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 31 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Ohhh, ja ku mbetem vetem zoti Dhaskal...

Te them te drejten kur shkruaj ne kete teme me duket sikur jam tek dhoma ime, krejt i vetem, larg gjykimeve dhe paragjykimeve . Nejse fillojme.

####################

Ndonjehere me duket sikur koha ka ndaluar per ne shqiptaret. Mungon tik-taku i lavjerresit te mentalitetit. Ka ndaluar por jo ne mes, si zakonisht. Ka ndaluar anash se dikush e kapur, nuk e leshon. Mesa me thone kerkon qe lavjerresi mos shkoje majtas-djathtas, por vetem nga mesi-anash. Imagjinoni nje lavjerres qe lekundet vetem nga njera ane. Duhen bere sforco ne imagjinate per te kuptuar se cfare kerkon pengmarresi.

Deri me sot kohet kane evoluar sepse lavjerresat jane lekundur nga te dyja anet. Ehhh kohet kane evoluar... Po po, kane evoluar, po jo ne Shqiperi ama, sepse ne kazanin e corbes sone ka patur gjithnje ndonje "largpames" qe merr peng lavjerresin. E mesa duken bathet "profete" te tille ka dhe sot...

Njeriu ne vetvete eshte misherim extremesh. Vete akti seksual, si misherim i nje jete te re, eshte bashkim ekstremesh. Renkimet e nje femre qe cmendin nje mashkull... ehh. E ke menduar ndonjehere pse ti si mashkull kenaqesh kur ben dashuri?

Prit se e pleqerojme bashke. Ta zeme se akti seksual eshte vetem nje nevoje fizike, per tu shfryre. Atehere duhet te mjaftoje nje kukull qe fryhet ose nje "vrime" cfaredo qe ti te shfrysh epshin. Si thua? Del ? JO !!! Atehere cfare te terheq?
Ta them une. Me ndiq. Imagjino te perdhunosh nje femer dhe ajo te rrije si nje mish i vdekur para teje, pa nxjerre ze. Njesoj sikur te jete pa ndjenja le te themi. Do kenaqeshe? JO !!!
Atehere ajo qe kenaq ne nje raport, eshte pikerisht loja erotike qe pasohet tek njeri tjetri. Renkimet e saj nuk jane vetem te sajat, sepse ti adhuron pikerisht ato. Mbase sepse ato pasthirrma te bejne te kuptosh sa po kenaqet, te bejne te ndjesh rezultatin e asaj qe i jep. Te ndjesh rezultatin do te thote te imagjinosh kenaqesine qe ajo po ndjen, te vihesh ne poziten e saj ne ate cast.

E pra jeta lind nga nje mpleksje extremesh, nga nderthurja e diversitetit. Atehere si perfundojne keta njerez keshtu, ne monizmin e trurit te vet, duke mbajtur peng lavjerresin e koheve moderne. Si mund te zhvillohemi ne si popull, kur akoma vazhdojme te adhurojme ate qe eshte NJE (konceptin e "njeshit"), duke imituar si majmuni veprimet e vetme qe aparati yne "muskulor" mund te imitoje. Si mund te harrojme se bota nuk eshte kaq e thate sa te gjykohet shpejt e shpejt nga truri yt kur arrin ne fund te rruges me sens unik. Cfare rruge them, rruga ka kthesa, ketu behet fjale per rrugice, qorrsokak...

########################

Nejse, qe te kundershtoj pak veten me stilin tim te shperndare po vazhdoj.

Ai lart nuk eshte i vetmi vizatim i realitetit. Kam dhe nje tjeter qe me alternohet.
Shikoj nje burim uji te paster, si ai tek syri i kalter. Nen uje rritet ai si tip bari, ato bimet nenujore. Uji rrjedh e rrjedh lehte, dhe bimet nen te perkulen te gjitha ne drejtimin e rrymes. Pastaj rryma ndryshon drejtim, nje dallgez e vogel u ngrit nga varka qe sapo kaloi. Ja edhe bimet nen uje qe ndjekin rrymen e re lehte - lehte, sikur te mos ndjenin forcen e gravitetit.

E pra, ndonjehere njerezit me ngjajne me ato bimet, qe shkojne pas rrymes dhe ndryshojne drejtim sapo vjen nje dallge. Mbase vertet nuk e ndjejne dhe aq forcen e gravitetit, ajo qe te mban me kembe ne toke, per tu kuptuar.
E si mund te ndertoj une te ardhmen kur mendimet alternohen mes mocalit ku nuk leviz kurre asgje dhe ujit te kalter qe sjell verdalle mendjet e lehta prepotente. Nuk di si do prezantoja nje te mesme mes ketyre fantazive. Mbase ekosistemi kryesor eshte mocali, i cili krijohet nga lumi qe derdh aty barishtet e lehta qe jane mesuar te ndjekin vetem rrymen. Me pas kuptoj pse barishtet tona kenaqen me rrymen qe krijon nje krokodil gjate gjahut te tij.

Nejse shume abstrakt.

########################

Ne retoriken e saj, nje barishte po "masturbohet"..., tashme ka arritur pavaresine. Me ne fund mund te deklaroje se eshte pjekur, ne fakt ka filluar seksin...
S'do e kuptoje kurre se seksi behet dyshe, po c'ti thuash. Lere me mire te thahet ne bregun e mocalit ku krokodili e nxorri padashje gjate gjahut.

########################

Modifikuar nga Fajtori datė 30/01/2004 ora 07:15

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Janar 2004 06:12
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Kam bere nje gabim ne pershkrimin e barishteve me lart. I kam pershkruar si qenie individuale me difektet qe cdo barishte ka.

Megjithate problemi me i madh e botes se barishteve nenujore eshte tjeter. Qendron ne faktin se ato barishte (imagjinoni lumin e Bistrices sa shume ka) nuk kane individualitet. Po ti vini re me kujdes levizin gjithmone ne turme. Nuk do shikoni ndonjehere dy fije te kene drejtime te ndryshme. Fatkeqesia nuk qendron tek menyra e jeteses se cdo barishteje, por ne faktin se levizin andej nga shkon turma.

Barishtet shqiptare ulin dhe ngrene zerin ne baze te atyre qe degjojne neper TV, shesh, apo internet. Fije, qe deri dje rrinin pa folur kushedi pse, sot shkundin krahet dhe rrahin gjoksin si flamurtare te idese se rradhes. Idene e hedh dikush me ze te larte, dhe pas tij degjoj barishte te ndryshme ne jehona qesharake poshte ujit. Si zakonisht kur zeri i pare pushon, atehere pushon dhe jehona.
E di cfare... ky emri barishte s'me pelqen me. Shume banal. Qe tani do perdor fjalen "jehona" per te emertuar zerat qe perserisin zhurmshem dike tjeter.


"Zhurmshem" vjen nga fjala zhurme (per cudi ), e cila ka kuptimin e mungeses se muzikalitetit, te harmonise muzikore, te akordeve.

Nejse, po e mbyll pjesen relacionale te mesazhit per tu perqendruar tek vetja ime.

##############################################

Tek po shikoja nje dokumentar mbi historine e Italise e ndjeva veten ne vitet '70. Mendova me vete sa njesoj kemi qene. Bile bile, kemi qene me mire ne Shqiperi ne ato vite te turbullta per perendimin. Bomba, demostrata dhe vrasje qe sot shikohen me objektivizem.

Per nje cast imagjinova qe Shqiperia te dilte me e zhvilluar se Italia nga tuneli i luftes se ftohte. Imagjinova veten time ne Shqiperi ndersa italianet qe vinin klandestine. Vura veten ne pozten e te zotit te tokes. Ne fund nje pyetje me ndaloi ne imagjinate:
A do ishte me mire te kishte ndodhur ashtu?

Nuk e di cfare po mendon ti ne keto caste. Une me egoizmin tim mendova se nuk do te ishte. Nese une tani do isha ne Shqiperi te shikoja me percmim italianet qe vinin per pune, nuk do kisha kuptuar shumicen e gjerave qe kam kuptuar sot. Nuk do kisha interesin minimal se cfare ndodh jashte Shqiperise. Historia nderkombetare per mua do ishte nje tabu, ashtu sic ka qene ne kohen e Enver Hoxhes kur degjoja gazetarin specialist te ceshtjeve nderkombetare (ne mos gabohem Bashkim Zeneli) te flase per emra te cuditshem shtetesh. Bota per mua do ishte Shqiperia ashtu sic eshte Italia per shumicen e mendjetrasheve italiane. Si mund te ishte ndryshe kur beja pjese ne fitimtaret e luftes se ftohte, kur qyteti apo fshati ku do jetoja kishte bollek ekonomik.

E ketu arrijme ne perfundimin e pare. Njeriu nga natyra eshte dembel. Po nuk qe i detyruar te punoje dhe te mendoje nuk vihet ne aktivitet. Ne, shqiptaret, kemi fatin (dhe fatkeqesine) te jemi te detyruar te ikim nga Shqiperia. Situata e keqe ekonomike dhe sociale ve ne pune trurin per te gjetur gabimet e stilit tone te jeteses. Atehere hapim syte mire e mire dhe kuptojme se jemi vetem nje pike ne oqean. Nese duam te kontrollojme te ardhmen duhet te kuptojme ne cfare oqeani jemi, cfare rrymash do na marrin. E keshtu njohim gjithmone e me shume nga bota.

Sigurisht qe parimi i dembelizmit hyn edhe ketu. Pse, do thoni ju? Sepse jo te gjithe vene trurin ne pune per te njohur Boten ne teresi. Ka shume dembele qe interesohen te njohin vetem rrymat e medha te cilat identifikohen me shtetet perendimore. Normal... Sipas parimit te dembelizmit ne skemi pse interesohemi per rryma qe nuk na prekin. Neve na prek SHBA, Italia, Franca, ..., ....., etj. Keto jane dhe shtetet ku gjejne fatin (dhe fatkeqesine) kurbetllinjte.

#############################

Ehhh, rrotullo e rrotullo pyetja gjithmone aty mbetet:
Kush eshte fajtori?

Ne cast shikoj shume duar te ngrihen ne ajer:
"Qe baba duret"....

#############################

Sot do doja te flisja gjate, shume gjate. Ndoshta ne inkonshon time qellimi eshte vetem te lodh ate qe e lexon. Ndoshta...

#############################

E dini cfare, po ju tregoj nje te forte. Mbase duhet ta postoj tek tema e Top Chanel-it por nuk me shkruhet me atje. Pastaj me intereson filozofia jo fakti ne vetvete.

Para dy ditesh eshte organizuar nje emision ne Top Channel ne lidhje me chatin shqiptar. Kush e ka organizuar ka patur qellimin te ngreje nje "problem social" dhe jo ti prezantoje publikut boten virtuale. Prandaj (Alban Dudushi quhet prezantuesi) ka thirrur nje psikologe, nja dy chatista dhe nje publik sa per te thene. I gjithe argumenti CHAT eshte trajtuar si patologji e koheve moderne. Natyrisht qe shume prej pjesmarresve nuk e ka kuptuar akoma se i kane peshkuar. Madje jane te gezuar qe do dalin ne televizor ...
Ne nje pike te emisionit jane lidhur dhe me nje dhome chati (jo e jona te kuptohemi) ku rasti qelloi te gjendeshin nja dy meshkuj qe po i flisnin gocave si prostituta. Ideja e krijuar ishte menjehere e banalitetit te ketij sistemi. Pak me vone prezantuesi ka pyetur nje nga pjesetaret e ftuar ne podium nese e frekuentonte chatin. Ky mesa duket nuk ishte frekuentues por vetem administrator serverash. Pyetja e dyte ishte nese do i pelqente te hynin femijet e tij ne kete ambjent. Pergjigja e intelokutorit ishte JO.

Me kete pergjigje emisioni eshte mbyllur per ti lene te kuptojne te gjitheve se chati eshte nje fenomen negativ. Natyrisht qe ne mes kishte folur dhe nje psikologe e ca te tjere, dhe si zakonisht ideja kryesore ishte chati si problem...

E gjithe kjo me solli ne mend nje emision qe pashe tek TV Koha para dy vjetesh. Ishin mbledhur ajka e psikologeve te Shqiperise per te trajtuar si duhet te sillen me femijet. Deri ketu ok. Qesharakja ishte se nje nga psikologet e trajtonte problemin sikur te kishte ndonje makine e po vendoste ta linte apo jo te dilte.
Kur degjoj injorance te tille nga pedagoge te fakultetit te psikologjise me vjen per te vjelle. Ashtu sic me vjen per te vjelle kur mendoj sa poshte ka rene dhe Top Channel, per te organizuar emisione te ketij niveli.

Te leme menjane faktin qe organizatori i emisionit nuk ka kryer as praktiken minimale te kontaktimit me dhomat me te medha te chatit per tu perfaqsuar. Te leme menjane dhe psikologen e nderuar qe se di fare cfare ka kollandrisur kur ka marre mikrofonin (mjafton te di qe eshte kolege e atij tipit qe pashe ne TV para dy vjetesh dhe humb cdo vlere e diskutimit te saj). Te leme edhe banalitetin e trajtimit te profesioneve ne Shqiperi, duke ditur se founderi i dhomes #shqiperia eshte nje psikologe, dhe ishte ne krah te asaj psikologes tjeter qe kishte ardhur.
Te leme te gjitha keto...
Po dreqi ta haje, e kane idene keta njerez se cfare eshte interneti para se te bejne emisione? A e dine keta fare prezantuesish se bota po shkruan libra per CHATIN dhe menyren e njohjes ne internet?
Nderkohe.... analistet e famshem shqiptare prezantojne chatin si nje fenomen patologjik!

Une se kuptoj pse prodhojne budalleqe neper televizione kur nuk kane idene minimale si krijohet nje emision. Ku eshte etika e gazetarit ne kete mes, apo etika e prezantuesit. Qe punet behen pa profesionalitet kete ma tha dhe nje nga pjestaret e stafit te Top Chanel, kur i kerkova spjegime per kete emision. "Kalamaj" ishte epiteti i sakte qe perdori.

Si mund te lihen keta kalamaj te dizinfomrojne opinionin publik e te ofendojne punen e shume personave qe mbajne chatin gjalle.

Ajo qe me vret me shume.
Si mund te kene mentalitet kaq te mbyllur keta persona. Mos valle i lene trute me sherbim kur krijojne emisione, apo duan te prezantojne opinionet personale si te verteta te pergjithshme?

E gjithe bota sot rrotullohet rreth internetit. Jo me larg se dje mora vesh se nje nga arritjet me te medha te Estonise eshte zhvillimi i internetit ne rang te gjere. Sot ne Estoni cdo person mund te lidhet ne internet, pa llogaritr se ne shume pika te rruges, ka prizat ku mund te lidhesh falas ne internet. E gjithe bota po rrotullohet rreth internetit. Shumica e vendeve ka ne listen e puneve zhvillimin e infrastruktures per te bere internetin te perdorshem nga te gjithe. Po shkruhen libra mbi chatin dhe po behen kurse mbi perdorimin e internetit.

Ne gjithe kete sfond zhvillimi Shqiperia eshte shume shume dobet, sepse qeverite nuk po bejne asgje per te sjelle linjat me bande te gjere. E sikur te mos mjaftonte prapambetja natyrale e Shqiperise del dhe nje "kalama" ne televizor dhe organizon emisione per te trembur prindet nga rreziku i chatit.

Pervec aspekteve te keqija qe kane rrjeshtuar ne ate emision, a e kane idene keta tipa sa cifte jane njohur, dashuruar, martuar, fejuar apo ndare nepermjet internetit dhe chatit? A dine gje keta "kalamaj" se shume prej nesh ka gjetur miq te pazevendesueshem ne internet dhe chat?

Se marr vesh.... Ketyre i japin nje kale dhe ndihen kalores. Pastaj i hipin kalit mbrapsh dhe i vjen era bajga. Gjithe bota shikon te ardhmen ne internet, keta degjenerojne edhe ate pak njohuri qe ekziston ne Shqiperi.

Ne vend qe te flasin brockulla, me publiqe dhe te ftuar te sajuar rrugeve, pse nuk bejne emisione ku te pyesin veten kur do arrijne te votojne nepermjet internetit. Apo duket fantashkence? Mos valle nuk e dine keta kalores se eshte projekt europjan vota nepermjet internetit?

Nese dikush prej atyre qe organizuan ate emision e lexon kete mesazh po i bej pyetjen e fundit.
Cuna, pse beheni tipa medioker me zor? Kur nuk dini te organizoni nje emision te sakte, ne respekt te gjithe spektrit te opinionit publik, pse nuk e lini fare ate pune?

Nejse, qe kjo ishte e forta e dites. Nuk ndihem i fyer nga trajtimi qe i behet kesaj ceshtjeje sa ndihem i merzitur qe ekzistojne akoma emisione te tilla, per me teper ne Top Chanel. Kane kaluar 13 vjet nga ardhja e demokracise dhe keta vazhdojne te imitojne RTSH-ne.
Te jem i sinqerte per mua Top Chanel ka qene kufiri i fundit i profesionalitetit. Nese keto gjera ndodhin dhe aty atehere vertet ska shpresa per asnje televizion tjeter (perjashtoj AlSat qe se njoh fare).

Me vret sinqerisht ngushtesia e te parit te gjerave. Me vret ideja qe ne 2003-shin organizohen emisionet televizive sikur te jene ndeshje futbolli lagjesh, duke thirrur shoket neper shtepia. Me vret perspektiva...

############################

Ka filluar te me mungoje delikatesa ne shkrime. Mbase stili im ka filluar te ndotet...
Ose mbase jam une qe nuk pres qetesine, per te cilen shpirti ka nevoje, kur duhet te shkruaje.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Shkurt 2004 08:52
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Na ishte njehere nje vend ku te gjithe ishin gjykates; nuk kishte avokate dhe prokurore.

Na ishte njehere nje vend ku te gjithe ishin te persekutuar; nuk kishte persekutues.

Na ishte njehere nje vend ku te gjithe ankoheshin per te gjithe.

Na ishte njehere nje vend ku te gjithe duan te tregohen doktore.


Keto lart ishin gjerat qe fillova te shkruaj por pastaj takova dike online dhe ky mesazh vijoi si me poshte:

Na ishte njehere nje vend si gjithe te tjeret, me te mirat dhe te keqijat e veta, ku gjehet nje shoqeri fantastike nese di te kerkosh.

Na ishte njehere nje vend ku shoqeria te ndihmonte te kaloje veshtiresite... dhe keto nuk ishin pak.

Na ishte njehere nje vend paradoksal...

Pershendetje.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Shkurt 2004 10:20
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
botaed
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 05/01/2003
Vendbanimi: londer angli
Mesazhe: 190

PARADOKSALE?

CFARE ESHTE PARADOKSALE NE NJE BOTE SI JONA.

__________________
E MARTE 8 QERSHOR 2004
DITA ME E ZEZE NE HISTORNE E POLITIKAVE NDERKOMBETARE.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Shkurt 2004 18:18
botaed nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė botaed Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me botaed (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: botaed Shto botaed nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto botaed nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 23/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137

Re: PARADOKSALE?

Citim:
Po citoj ato që tha botaed
CFARE ESHTE PARADOKSALE NE NJE BOTE SI JONA.



.......gjithcka.....duke filluar qe nga subjekti "une".
duke filluar nga luftrat e brenshme dhe shperthimet e flakta e deri tek luftrat boterore ,bombat atomike...
e qe te krijosh pak EKUILIBER ne paradoksin ku jeton ,themi se mjafton qe te kapesh pas nje ideali dhe te besosh ne " zotin" tend dhe te mendosh cka ke mesuar eshte e drejte ,eshte si nje etalon me te cilin mat vlerat e tjera,kulturat e tjera.
Por si gjithmone zotet ngaterrohen(zot behet paraja, ideologjirat, dhuna,filozofira mbinjeriu ,sekte) dhe kur ka shume njerez qe besojne verberisht ne "zotat e tyre"duke menduar se kendveshtrimi i tyre eshte me i miri mund te lindin kundershtime, conflikte ,luftra( lufta -paradoks tjeter)
dhe krijhohet serisht rrethi vicioz ku perfundohet ne paradoks.
ky rreth qenkerka nje paradoks me vete.

lufta ime--paradoks i PADUKSHEM por shume I MADH.( paradoks)
varet nga pika e veshtrimit .
lufta ime --ka patur viktima dhe fitues. (paradoks)
c'do gje eshte relative

atehere c'gje eshte e sigurte?
Asgje?
apo Shpirti?
apo tjeter?
dha gjen mijera pergjigje sepse mijera njerez kane me mijera zota.......................................................................

__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Shkurt 2004 19:23
lorie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lorie Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lorie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lorie't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lorie Shto lorie nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lorie nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
eliz
Veteran ne forum

Regjistruar: 16/10/2003
Vendbanimi: Toke
Mesazhe: 1679

Shume ftohte sot.

__________________
E vetmja here qe nuk do ia arrish,do te jete perpjekja e fundit.

Modifikuar nga eliz datė 19/02/2004 ora 02:47

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Shkurt 2004 18:04
eliz nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė eliz Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me eliz (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė eliz't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: eliz Shto eliz nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto eliz nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 23/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137

three things

-1-the border is difficult to detect.....
-2-the land is difficult to fertile.....
-3-the word is very difficult to be said.....

can the line of having,being, hoping be enough??

__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Shkurt 2004 22:45
lorie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lorie Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lorie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lorie't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lorie Shto lorie nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lorie nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lova
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 08/08/2003
Vendbanimi: Ne qiellin e shtate
Mesazhe: 432

Red face

Edhe sot shume ftohte, por jo me mjegull me shi dhe ne male debore!!!!!!!!!

__________________
jeni si shpirt

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Shkurt 2004 09:28
lova nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lova Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lova (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lova Shto lova nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lova nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
darke
Syri i Natės

Regjistruar: 24/08/2003
Vendbanimi: night
Mesazhe: 2545

Citim:
Po citoj ato që tha lorie

can the line of having,being, hoping be enough??





As you say it's a line... and a line is an infinite succession of points... so it never ends... it's infinite, eternal... there is no "enough"... never is enough...

__________________
No, no dejéis cerradas las puertas de la noche, del viento, del relįmpago, la de lo nunca visto.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Shkurt 2004 23:53
darke nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė darke Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me darke (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: darke Shto darke nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto darke nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
LiL__TrEaSuRe
~mOlLa mE sHeRbEt~

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: [ @ my pimp's lap ]
Mesazhe: 596

Tek pashe turistin e shpirtit u bera kurjoze dhe hyra.Pashe se ishte 1 pjese e mendimeve te mija,dhe ashtu kurjoze dhe e qetesuar qe njoha pak veten time u gjenda ketu tani duke shkruar pergjigjen e ketij mes.Vura re se tek mes i xhdokujt ishte pak filozofi .Edhe une thashe me vete pse te mos filozofoj edhe une? Tani tek shkruaj jam ne dhome dhe si gjithmone bokset e kompjuterit nuk pushojne....Dhe ajo muzike qe mundohem te qetesohem me ben te ndjehem me keq.....pse me vrasin kaq shume keto kenge te shkreta......?Ndoshta per te vetmen arsye TY.......Pse te gjithe mendojne per 1 gje?-Per njerez...dhe une si c;do te tjere te kam TY...Ohh Zot as TY nuk te therras dot,a JU as, ne emer....Pse me torturon?Pse nuk ke meshire per mua?Ta dishe sa Pse kam per te te thene.....Por kur mendoj ate kohe qe ka kaluar Pse-te treten dhe me kujtohen vetem te mirat e tua....Mbase edhe difektet,por pikerisht edhe per ato difekte une le koken...Mbase mund te duket e pakuptimte,mbase per te qeshur se fundja c'jam?-1 vogelushe e cila nuk te thote "Te Dua"por te thote "Te Kam Xhan".
Une e di qe koha ka per te kaluar dhe keto mes. mbase do te harrohen,do te fshihen dhe TI nuk do te keshe mundesine ti lexosh kurre keto qe une kam shkruar,por une nuk mund ta lodhja me veten duke menduar......I Dashur...!!!!!Nuk di nga t'ia nis.......Ahhh po nga me e rendesishmja.....Nga ajo qe ty te pelqen me shume te veprosh.Nga ajo qe mua po me Tmerron,nga ajo qe edhe mua po me behet pjese e taktikes,nga ajo qe kam me shume frike,nga ajo qe ka filluar te me pelqeje,nga ajo; HESHTJA!!!Sa fjale e madhe.....Te te flas per Heshtjen????Pa tjeter, vetem dicka kam per te te thene......MJAFT Heshte........te lutem, te pergjerohem....!Me duket sikur me ke lidhur me zinxhire dhe me terheq prej tyre,dhe pa ditur as TI vete se si......I Dashur e di qe Heshtja jote me ka folur aq shume sa ka krijuar zhurme brenda meje,shume shume fjale ne koken time.....Aq zhurme sa po cmendem.....aq zhurme sa me ke ngarkuar trurin dhe xhdo qelize te ka TY....Pse ke kaq difekte......Pse me je kaq Perfekt????Pse nuk ka nate qe te mos mendoj per TY?Pse je gjithmone ne fillim dhe ne fund te lutjeve te mija?Pse Pasi kam menduar per TY me ze gjumi te qete?Pse?Pse?Pse?Ohh I Dahsur me duket se as ti vete nuk e di...?C'je duke bere tani?Po fle,po me mendon,po sheh endrra?C'po ben????I Dashur sa fort qe dua te te kem prane edhe te me shtrengosh fort,te me perqafosh fort ashtu sic me perqafove perpara se te ikja...Sa fort dua qe te mbeshtes koken tek TY edhe te flas,s'ka rendesi se cfare,edhe budallalleqe qofshin,sepse e di qe ti me degjon....Sa fort dua te dal naten tek bije shi,te qaj me shiun,qiellin,me TY, e te cirrem,te uleras fort vetem per TY...E pastaj te qeshja me te madhe te te puthja te te perqafoja e mos te te lija kurre te me ikje......Sa dua......Pse nuk mundem?Laku ne fyt nuk po me le te marr fryme...Pse me ben te njehem kaq keq?Kaq inat me ke?C'te kam bere te lutem vetem kete me thuaj?C'te kam bere?Ki meshire per mua I Dashur te lutem......Ik.....Ik....Fluturo......Humb........Jo jo c'po them TI te me ikesh nga duart?Mos me mallkofte Zoti..!TI je une...Eshte 1 lloj sikur po i them vetes.....I Dashur, pse, te lutem me thuaj pse ndjehem keshtu...?Mbase keto fjalet e mija nuk te bejne pershtypje,mbase te duken pa kuptim...Eh nuk mundem te kthehem mbrapa dhe te fshij ato qe kam thene....Sepse pak a shume pikerisht keshtu ndjehem mgjths nuk ka fjale per te pershkruar ate qe ndjej..Kjo qe sheh eshte thjeshte e perkufizuar nga une...C'te bej qe jam njeri dhe bej gabime!C'te bej qe jam njeri dhe te bej te qeshesh,te merzitesh,te prekesh nga keto fjale...! C'te bej qe jam njeri dhe kam Cdo gje qe te tjeret kane,shpirt,zemer,ndjenja......Per 1 moment i lexova te gjitha keto qe kam shkruar dhe si rrjedhoje mu kujtua kur te njoha.......o Zot kij dhe ti meshire per mua........Mos me ler te bije kaq poshte.....Zot e di se c'kerkoj prej teje?Mos mi ler mua te gjithe engjejt...Merre 1 prej tyre dhe Ma mbro....Mi Jep fuqi..merre prej meje dhe falja atij........Ma kij kujdes sic ka nena femijen,sepse une nuk kam mundesi ta shoh......Te lutem o Zot falja edhe mekatet qe ben.....Te lutem duaje sic e dua........E sheh I Dashur....Edhe ketu po i lutem Zotit per TY......Tani nuk e di pse por ndjehem me e shkarkuar,me e lehte,por perseri kam zinxhire ne kembe......Ata Zinxhire Skllaverije qe do lene shenja me vone edhe pasi te jem bere "e lire"........Ata Zixhire Skllaverije te lashte qe depertojne ne mua dhe me thithin kocken e nuk me lene shteg te kundershtoj.....Te te them Te Perqafoj Fort ..!!!!"Shoqja jote"........

__________________
*BeNd dOWn bOi, dO tHiz shIeEt LiKE yU NEva dD, i WNt YO LIpZ 2 SUcK oN ma CLiTt...*

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Shkurt 2004 03:18
LiL__TrEaSuRe nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė LiL__TrEaSuRe Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me LiL__TrEaSuRe (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė LiL__TrEaSuRe't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: LiL__TrEaSuRe Shto LiL__TrEaSuRe nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto LiL__TrEaSuRe nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 13:37 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 31 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Turisti i shpirtit

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.