Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > mikrobiologjia
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

mikrobiologjia

nje teme ku do te kete informacione rreth mikrobotes se viruseve,bakterieve,paraziteve etj...lajme,kuriozitete,kerkime, gjithcka!

p.s: u kujtoj te gjitheve qe sa me shume qe te mundeni informacionet ti sillni ne shqip,por edhe ne gjuhet e tjera(pa perjashtim)nuk eshte qe ka probleme...(normalisht duke pasur parasysh qe te mos ju behet ves)nese ndokush ka ndonje gje kundra per perdorimin e gjuheve te tjera te ma thoje...gjithcka behet qe tu lehtesohet puna atyre qe shkruajne dhe atyre qe e lexojne!

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datė 07/03/2006 ora 23:35

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Shkurt 2006 23:37
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
~Enigme~
Simplexity

Regjistruar: 08/10/2005
Vendbanimi: My soul
Mesazhe: 4073

Smile

Ok po nis une

Cod. A12022006

Meningitis eshte nje infeksion ne lengun reth trurit dhe shtylles kurizore. Jane dy lloj infeksione viral dhe bacterial. Kjo e fundit eshte me seriozia e shkaktuar nga bakteri Streptococcus pneumoniae and Neisseria meningitidis
World Health Organization (Organizata Boterore e Shendetesise (WHO) ka shpallur nje trazire ne Uganda ku la reth 11 te vdekur dhe ka infektuar reth 175 njerez.
Kjo organizate llogarit me shume se 133,000 njerez qe kerkojne nje imunizim te menjehershme
WHO dhe Médecins sans Frontičres (MSF) po pajisin doza per 1,000 paciente.

January 26th.

Urime per temen NS-6

__________________
Fillimi i nje ngjarje, ku shpaloset ne kohe por lind jashte asaj, eshte njekohesisht perfundimi.

Modifikuar nga NS-6 datė 20/01/2007 ora 23:23

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Shkurt 2006 19:27
~Enigme~ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ~Enigme~ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ~Enigme~ (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė ~Enigme~'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: ~Enigme~ Shto ~Enigme~ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ~Enigme~ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

ne kerkim te nje vrasesi (1)

Cod. A13022006

7 shtator 1918.Ishte kulmi i lufts se pare boterore.Ne Amerike,ne nje kamp stervitjeje ushtarake ne periferi te Bostonit, paraqitet nje ushtar i cili kishte pasur nje temperature te larte. Mjeket e diagnostikuan me meningjit por shume shpejt nderruan mendje sepse te nesermen u shtruan mbi 12 ushtare te tjere me te njejtat shenja.
16 shtator 1918: 36 te tjere u shtruan per te njejtat shenja te kesaj semundjeje te panjohur.
23 shtator 1918: numri i te shtruarve arriti ne 12.604 vete nderkohe qe i gjithe kampi kishte rreth 45.000 ushtare. Nga keto 800 vete kishin vdekur. Ne trupat e ushtareve qe ishin ne prag te vdekjes shifej nje ngjyre blu,dhe njerezit vuanin shume para se te vdisnin prej mungeses se ajrit. Pjesa me e madhe vdiste rreth 48 ore pas shejnave te para dhe autopsia tregonte uje ose gjak ne mushkerite e tyre.
William Henry Welch,patolog i kohes, mendoi se mund te ishte nje forme e re murtaje(kujtimet e hidhura te viteve 1347 ku 1/3 e Evropes u shfaros nga murtaja e zeze nuk mund te fshiheshin lehte. Ndoshta do gjej info te mjaftueshme edhe per ate epidemi,ne te ardhmen) duke qene se shenjat e kesaj semundjeje nuk ishin pare ndonjehere me pare (shpejtesia,sasia e vdekjes,temperatura etj)...nuk ishte ajo ama!Ishte thjesht nje grip.Nje grip qe gjate vitit 1918 dhe 1919 arriti te koleksiononte rreth 40 milion te vdekur...
E cuditshmja ishte se kjo epidemi vdekjeprurese,me te njejten shpejtesi qe erdhi,me te njejten shpejtesi edhe u zhduk,dhe shume kohe u mendua se shkaqet ishin teper te hershme per te shpejguar pse-ne.
1930: u zbulua qe gripi shkaktohej nga viruse,por ne ate kohe nuk kishin ruajtur kampione te trupave te vdekur per te analizuar ate ne trupat e te vdekurve.Por fale punes se U.S Army Medical Museum,dhe kembenguljes se papare te Johan Hultin si dhe fale avancimeve te gjenetikes molekulare per analizat e kampioneve te vjeter u be e mundur qe te mblidheshin copeza nga virusi dhe te analizoheshin. Sot,pas 80 vjetesh informacioent qe po rekuperohen nga trupat e vdekur po japin shpjegimet e para se pse vdiqen aq shpejt,si dhe cili ishte shkaktari,pergjigje qe mund te ndihmojne ne vleresimin dhe analizat e mutacioneve qe shkaktohen tek viruset influenciale dhe se cfare na duhet te presim ne te ardhmen...vazhdon

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datė 08/04/2007 ora 23:22

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Shkurt 2006 00:36
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

ne kerkim te vrasesit (2)

kerkimet per kete virus nuk behen vetem per asrye kurioziteti dhe ato historike.dihet qe viruset influenciale pesojne mutacione mjaft te shpeshta dhe se perhere dalin forma te reja qe jane nje rrezik per njerezimin.psh pas atij te vitit 1918,viruse te tjere influenciale qe kane goditur boten jane ato te vitit 1957 dhe ato te vitit 1968 qe treguan edhe nj here fuqine e tyre ne mundesine e epidemive qe mund te ndodhin megjithse keto 2 format e fundit ishin me shume pandemi sesa epidemi.
grupi i kerkimit qe mori persiper kete gje donte te kuptonte 2 gjera:
-cfare e beri aq te forte virusin e vitit 1918?
-nga erdhi?

sistemi yne imuntiar eshte ne gjendje qe te mbroje trupin nga viruset por cdo here qe has me forma te viruseve qe nuk njihen,mundesia qe keto te infektojne trupin rritet.por ato te vitit 1918 ishin te cuditshme:
shpejtesia: burimet e epidemise u perhapen permes evropes dhe amerikes se veriut,mberriten alasken dhe ishujt me te humbur te paqesorit.ne fund arriti ate pike qe 1/3 e popullsise boterore ishte e infektuar...
perqindja e vdekjes: ishte shume e madhe,nga 2.5 deri ne 5% te atyre qe infektoheshin vdisnin....50 here me e madhe se ajo e epidemive te tjera te gripit.
ne vjeshten e 1918,evropa i vuri emrin "gripi spanjoll",nje emer qe e mori per faktin se mendohet qe spanja te kete fshehur informacione mbi virusin qe po "pushtonte vendet" duke qene se ajo ishte nje vend neutral.emer qe i mbeti megjithse nacionaliteti i virusit ishte ai amerikan.furia e dyte gripit ishte ajo nga shtatori deri ne nentor 1918 ndersa e treta ishte ajo e fillimvitit 1919.

me e marre nga nje ane,antibiotiket nuk ishin shpikur dhe shume nga viktimat qe vdisnin,vdisnin nga polmoniti (nje proces infiamator ku sistemi imunitar mundohet te zhduke virusin,bakterin duke e sulmuar ate dhe duke bere nje dem me te zgjeruar edhe tek qelizat e tjera),qe shaktohej nga bakteri oportuniste (oportunist do te thote qe normalisht rrijne ne trupin e njeriut por qe sapo gjejne nje ambient te mire dhe nje situate qe i favorizon japin semundje.nje rast qe mund te permend me shume eshte ai i pneumocistis carinii qe ndodh tek ato te semururit me AIDS...ky normalisht eshte oportunist,por ne nje ambient me sistem imunitar te prishur eshte vdekjeprures)qe infektonin ato qe ishin te dobesuar nga gripi.
nje pjese e viktimave vdisnin pak dite pasi fillonin simptomat per shkat te polmonitit viral-te shkaktuar nga gripi vete-ndersa te tjere vdisnin nga hemoragjite e gjera polmonare,ndersa ne et tjere mushkerite ishin te mbushur plot me siero (pjese e lengut qe mbetet pasi i heq qelizat dhe disa faktore te koagulimit sic eshte fibrinogjeni etj)...vazhdon me karakteristika te tjera

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Shkurt 2006 23:19
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

ne kerkim te vrasesit (3)

mosha: ishte pare qe mosha me e madhe e viktimave vertitej rreth 15-35 viteve,nje moshe qe rralle here shkaterrohej nga gripi.cuditerisht,me shume se 99% te atyre qe vdiqen "me teper" (dmth pertej asaj qe pritej) te shkaktuara nga gripi i vitit 1918-1919 ishte e nje moshe me pak se 65 vjec.tentativat per te kuptuar shkakun e pandemise se vitit 1918 dhe karakteristikat e saj te cuditshme filluan menjehere pas mbarimit te kesaj semundjeje,por virusi i saj arriti te fshihet per gati 80 vjet.
1951.nje grup shkencetaresh nga universiteti i iowa-s,ndermjet te cileve ishte edhe nje student me emer Johan Hultin,qe sapo kishte ardhur nga svicra,u drejtuan per ne alaske,deri ne gadishullin seward,ne kerkim te shkaktarit te spanjolles.ne nentor 1918,ne nje fshat pershkataresh inuit orgi(emri i njerezve qe jetonin)qe quhej brevig mission,gripi ishte shtrire ne 5 dit dhe kishte vrare 72 vete: 85% te popullates se rritur te asaj kohe ne fshat.qe atehere trupat e tyre qendronin te varrosur ne temperatura te ulta dhe shpresohej se prej tyre mund te nxirrej virusi nga mushkerite e viktimave.por te gjitha tentativat per te nxjerrur virusin qe andej humben.
ne 1995 grupi filloi te kerkonte virusin e 1918 duke perdorur inde qe vinin nga arkivi i materialeve autoptike te Armed Force Institute of Pathology (AFIP) i washingtonit.ishin specializuar ne nxjerrjen per arsye diagnozash te materialeve gjenetike virale shume delikate nga inde te demtuara ose te prishura.ne vitin 1994 i njejti grup kishte arritur te perdorte teknikat e reja per te ndihmuar nje patolog te AFIP-it te specializuar ne gjitaret marine per te kerkuar arsyen e ngordhjes se nje numri te madh delfinesh te shkaktuar nga nje furtune detare.edhe pse kampionet e indeve te delfineve qe kishin ishin ne gjendje te keqe konservimi arriten te nxirrnin fragmente te ARN per te identifikuar nje virus te ri te ngjashem me nje virus qe jepte nje semundje tek qenet (cimurro) qe rezultoi te ishte edhe shkaku i ngordhjes se atij numri te delfineve.se shpejti fillan te pyesnin nese kishte ndonje enigem mjeksore qe mund te kerkohej duke perdorur ato metoda.
AFIP,qe ishte themeluar ne 1862,ka rreth 3 milion kampione ne koleksionin e tij.kur kuptuan se ne arkiv kishte edhe kampione indesh autopsie qe vinin nga viktimat e gripit te 1918 ,vendosen te kerkonin se cili ishte virusi shkaktar i pandemise.ne fillim u analizuan rreth 78 kampione indesh qe i perkisnin viktimave qe kishin vdekur gjate vales se gripit te vjeshtes 1918,duke u perqendruar ne ato qe paraqisnin deme te rende polmonare,karakteristike te pacienteve qe vdisnin per nje kohe te shkurter.duke qene se virusi i gripit i le mushkerite pak dite pas fillimit te infeksionit ishin shume me fat kur gjeten fragmente virale ne keto viktima...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Shkurt 2006 00:49
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

ne kerkim te vrasesit (4)

ne epoken e atehershme,protokollet standarte te ruajtjes se pjeseve te autopsise kerkonin qe ato te futeshin ne formaline dhe pastaj ne parafine.kjo gje beri qe puna per nxjerrjen e pjeseve te ishte shume me e ngaterruar sepse duhet te merreshin me nje xhel te tere per te nxjerre ato fragmente virusesh qe mund te ishin ne to.pas nje viti pa sukses ne vitin 1996 u arrit te gjehej kampioni i pare pozitiv me virusin;ishte nje cope mushkerie i nje ushtari et vdekur ne shtator 1918 ne fort jackson,karolina e jugut.nga ky kampion u arrit te identifikohej sekuence e nukleotideve te 5 gjeneve gripore qe ishin prezent ne fragmente te vogla.por per te thene me siguri qe keto ishin te virusit vdekjeprures te 1918 u vazhdua te kerkoheshin edhe me teper rezultate te tjera pozitive dhe ne vitin 1997 u gjet nje tjeter.kete rradhe personi kishte vdekur ne shtator 1918 ne camp upton,new york.ky rezultat i dyte lejoi te konfirmoheshin edhe sekuencat e para te gjetura,edhe pse mendohej se sasija e paket te indeve te ketyre autopsive mund te mos ishte i mjaftueshem per te formuar nje sekuence te plote te virusit.

por ne 1997,johan hultin,qe tani ishte nje patolog 73 vjec ne pencion,kishte lexuar rezultatet e para te kerkimeve dhe u be gati te rikthehej ne brevig mission,atje ku heren e pare kishte deshtuar,dhe te rinxirrte edhe nje here trupat e ushtareve te vdekur.46 vjet pas tentatives se pare,me autorizimin e keshillit te brevig mission-it,hultin mori disa copa autopsish te mushkerive te ngrira,te marra nga 4 trupa.ne nje nga keto kampione,i nje gruaje te panjohur,u gjet ARN-ja e virusit influencial qe ishte edhe celesi per te bere sekuencimin e gjithe gjenomes se virusit te vitit 1918.kohet e fundit i njejti grup kerkimi,bashke me kolege angleze, ka bere analiza edhe mbi kampione idesh te tjera nga viktima te spanjolles te dhena nga Royal London Hospital.nga analizat doli qe ishin te njejte me ato te gjetura ne kampionet e amerikes se veriut,gje qe tregonte shpejtesi ne perhapje te epidemise.
por cfare informacionesh mund te gjeheshin ne ato sekuenca nukleotidesh qe u gjeten dhe cfare mund te na tregonin per virusin e vitit 1918?atehere por te kuptuar me mire keto gjera i hidhet edhe nje here nje sy klases se viruseve te gripit.

te 3 format e reja qe kane dhene pandemi ne shekullin e fundit ishin te steriotipit A te viruseve te gripit.normalisht jane 3 forma kryesore:A,B dhe C.2 te fundit infektojne vetem njerezit por nuk kane dhene ndonjehere pandemi ndersa steriotipi A arrin te infektoje edhe shume kafshe ku ndermjet tyre pula,derra,kuaj,njerez dhe gjitare te tjere.zogjte e ujit dhe sidomos rosat,jane ato qe sherbejne si serbatore natyrale per te gjithe nenformat e steriotipit A (fjala serbator natyral tregon qe ne keto kafshe virusi kalon pjesen me te madhe te jetes dhe behet gati qe te infektoje.me pak fjale mund te themi qe jane si tipe vektoresh qe trasportojne virusin dhe ku pergatitet te nise nje infeksion me te gjere)virusi infekton zorret e zogjve por nuk jep shenja.keto forma te egra te virusit,mund te modifikohen me kohen si pasoje e shkembimit te materialit gjenetik me format e tjera,duke nderruar edhe virusin dhe duke bere te mundur edhe kalimin ne kafshe te tjera ose ndermjet gjitareve.
cikli jetesor dhe struktura e gjenomes se virusit te gripit tipi A lejon qe te shnderrohet dhe te shkembeje gjene te gjenomes se vet.gjenoma virale eshte e perbere nga 8 fragmente te ndara ARN-je qe mbeshtillen nga nje berthame dhjamore ku ka te vendosura edhe shume proteina.per tu shumefishuar virusi duhet te lidhet me nje qelize,te futet brenda,ku merr pushtetin e aparateve te enzimave te qelizes dhe fillon te prodhoje viruse te ri duke shume fishuar gjenomen e vet si dhe pjeset e berthames.duke qnee se gjate formimit te ARN mund te behen shume gabime qe nuk mund te korregjohen,ndodh qe te dalin edhe mutacione.pastaj eshte edhe mundesia qe 2 forma te ndryshme virale te infektojne te njejten qelize dhe ne kete menyre keto shkembejne materialet dhe formohen viruse te reja qe kane nje nderthurje te gjenomave te viruseve fillestare...vazhdon...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Mars 2006 00:04
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

ne kerki te vrasesit (5)

kjo menyre eshte ajo me ane te se cilave virusi formon forma te reja.viruset e ndryshem te formes A ne qarkullim identifikohen me ane te 2 proteinave ne siperfaqen e tyre: njera eshte hemoaglutinina (H) qe ekziston ne rreth 15 forma dhe tjetra eshte neuroaminidazi (N) qe ka 9 nenforma.jane keto proteina qe bejne qe personi i infektuar te prodhoje antitrupa karakteristike kunder tyre.virusi i vitit 1918 ishte i pari qe u klasifiku.ne baze te natitrupave te gjetur ne gjak te atyre qe mbijetuan dhe keshtu ju dha emri H1N1.pasardhes te kesaj forma qe ishin me pak te fuqishem ishin ato te vitit 1957 kur doli forma H2N2 dhe provokoi nje pandemi tjeter.ne 1963 forma dominante u be H3N2 dhe provokoi pandemine e atij viti.nentipet e H dhe N nuk jane thjesht per ti klasifikaur viruset; ato jane themelore per riprodhimin e virusit dhe jane edhe shenjestrat e sistemit imunitar te personit te infektuar.eshte proteina H ajo qe fillon infeksionin duke u lidhur me receptoret ne siperfaqen e disa qelizave,qe ne pergjithsi jane qeliza te shtreses se endotelit te mushkerise tek gjitaret dhe ato endoteliale te zorres tek zogjte.proteina N lejon qe kopjet e reja te virusit te dalin nga qeliza e infektuar dhe te shkojne te infektojne qeliza te reja.

pasi qe personi eshte infektuar nga nje forme e nentipit H,antitrupat bllokojne nje lidhje te ardhme ndermjet receptoreve dhe antitrupave duke bere keshtu te pamundur riinfeksionin nga e njejta forme.por,pas nje fare kohe,viruse me nentipe te reja H dhe N riinfektojne njeriun dhe mundesija me e madhe eshte qe perzgjidhen forma te reja nga serbatori i viruseve te gripit qe eshte tek zogjte.ato nentipe te virusit te zogjve qe jane pershtat me qelizat e zogjve nuk mund te lidhen me aq lehtesi tek qelizat e njerezve prandaj para se virusi te infektoje ato qeliza duhet te rindryshoje formen e vet nga forma qe infekton zogjte dhe te behet i pershtatshem per nje infektim te qelizave te njeriut.deri para pak kohesh mendohej qe ky kalim mund te mos ishte i mundur por ne vitit 1997,ne hong kong 18 veta u infektuan nga nje virus shpendesh H5N1 dhe 6 vdiqen.nje forme edhe me e fuqishme u perhap ne 2003 dhe ne 2004 ne nje pulari ne vietnam dhe tailande dhe vdiqen me shuem se 30 persona.

pasi qe nje virus gripi ka infektuar personin,fuqija e tij infektuese varet nga nje sere faktoresh si psh nga shpejtesia qe ka per tu futur ne nje ind,shpejtesi e replikimit dhe pergjigja e sistemit imunitar.prandaj te kuptohet se cfare e beri aq te fuqishem virusin e vitit 1918 mund te ndihmoje te kuptojne se cfare e ben te eger nje virus te cfaredoshem te gripit....vazhdon

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Mars 2006 23:41
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

ne kerkim te vrasesit (6)

duke perdorur ARN e vitit 1918 qe u rekuperuan u perdoren qe te perftoheshin pjese nga virusi.pjesa e pare qe donin te analizonin ishte proteina hemoaglutinina, nga e cila shpresohej qe te gjeheshin informacione se pse ishte aq i fuqishem ai virus.u vu re qe zona e HA qe lidhej me qelizat qe do infektoje eshte e njejte me nje HA gripi e formes ekskluzive e shpendeve.ne 2 kampione te vitit 1918 ajo zone lidhjeje per receptoret ndryshonte nga forma e shpendeve vetem per nje aminoacid,ndersa ne 3 te tjere ndryshonte edhe per nje aminoacid te dyte.keto mutacione qe mund te duken si te parendesishme,mund te paraqesin ate ndryshim te vogel qe i duhet nje forme te shpendeve qe te arrije te lidhet me receptoret e qelizave te gjitareve.

edhe pse eshte e vertete qe nje ndryshim ne afinitetin e lidhjes eshte i nevojshem per ti lejuar nje virusi per te infektuar nje lloj te ri qelizash,eshte e vertete gjithashtu qe kjo ngjarje nuk mund te shpjegoje tamam arsyen se pse ajo forme e vitit 1918 ishte aq vdekjeprurese.atehere u fillua te analizohej sekuenca e gjenit per te gjetur ndonje karakteristike qe mund ta lidhte direkt me ate egersi te virusit si dhe me 2 mutacionet qe njiheshin tek viruset e tjera te gripit:
njeri ishte e gjenit HA: qe te aktivizohej ne brendesi te qelizes ,proteina HA duhet te keputej ne 2 fragmente nga nje enzime e zorres ose nga nje proteaz(enzime edhe kjo) qe ofrohej nga organizmi qe infektohej.disa nentipe virale te shpendeve H5 dhe H7 kane mutacione ne zonen e prerjes ku shtohen 1 ose 2 aminoacide te rendesishme, duke bere qe HA te mund te prehet edhe nga enzima te tjera.tek pulat dhe zogjt,infeksioni perhapet ne shume organe si dhe ne ne sistemin nervor qendror,duke bere qe te kete nje numer te madh ngordhjesh.ky mutacion eshte pare tek virusi H5N1 qe qarkullon ne azi; por qe nuk u gjet tek forma e spanjolles.

mutacioni tjeter qe ka efekte te rendesishme per virulencen (egersine e virusit) u gjet ne gjenin NA (neuraminidazi) te 2 formave te gripit qe infektojne minjte.edhe kete rradhe mutacionet ishin nje aminoacidesh,dhe i lejonte virusit qe te replikohej ne shume organe dhe ne minjte e laboratorit kjo ishte vdekjeprurese.por edhe ky mutacion nuk ishte pare ne virusin e vitit 1918.duke qene se analiza nuk po nxirrje gje te re atehere u kerkua ndihma e institucioneve te tjera qe te mund te riformoheshin disa pjese te virusit qe te shifej se cfare efektesh mund te jepte ne indet e gjalla...me ane te nje teknike qe quhet "gjenetike inverse e bazuar mbi plazmide",u be e mundur qe te kopjoheshin segmente te virusit dhe te kombinoheshin me gjene te nje virusi tjeter gripi qe ekziston ne kohen tone,duke prodhuar keshtu nje virus hibrid (keto gjera do trajtohen edhe tek tema e gjenetikes kur te kapen tema si bioteknologjite ose perdorimi i terapise gjenike per semundjet).pra mund te merrej nje virus gripi dhe ti shtoheshin pjese nga virusi i vitit 1918 me kombinime te ndryshme.me pas infektohej nje kafshe ose nje ind i njeriut in vitro dhe mund te kontrollohej se cila pjese e virusit ishte pergjegjes per patogjenicitetin....virusi i spanjolles ishte risjelle ne jete edhe pse ne menyre te pjesshme...vazhdon

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Mars 2006 23:58
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

ne kerkim te vrasesit (7)

per shembull,fakti qe virusi i spanjolles ishte i afte te prodhonte ne menyre te shpejte nje dem te gjere ne indet e rruges se frymemarrjes,tregon qe replikimi i tij duhet te ishte shume i shpejte ne sasi dhe se shpejtesi a tij ne perhapje duhet te ishte shume i shpejte.dime qe proteina virale NS1 mund te nderhyje ne prodhimin e interferonit te tipit 1 (INF-1),qe eshte nje sistem alarmi qe qeliza perdor per te filluar pergjigjen imunitare kundra nje infeksioni.kur u provuan viruset e prodhuar me qelizat e njeriut, ne nje ambient in vitro,u gjet qe gjeni NS1 i vitit 1918 ishte ne fakt me i afte te bllokonte sustemin e prodhimit te INF-1 te organizmit te infektuar.

deri tani jane prodhuar viruse rikombinante qe permbanin deri ne 5 gjene nga virusi i vitit 1918.fakti me kurioz ishte qe viruset rikombinante qe permbanin te dy gjenet HA(hemoaglutinina) dhe NA (neuraminidazi) te vitit 1918 ishin vdekjeprurese tek minjte; provokonin deme ne mushkeri te ngjashme me ato qe ishin pare tek viktimat e pandemise.kur u analizuan keto inde te mushkerive u gjeten gjurme te aktivizimit te gjeneve qe merrnin pjese ne pergjigjen normale infiamatore.por u gjeten edhe aktivizime me shume se normalisht te gjeneve qe ishin te lidhur me pjesen mbrojtese te sistemit imunitar,linfocitet T dhe makrofaget,si dhe te gjeneve qe ishin te lidhur me demet indore,deme oksidimi dhe apoptoze.

Yoshihiro Kawaoka, i universiteti te Wisconsin ne Madison beri publike eksperimente te ngjashme te bera me minj me gjene te gripit te spanjolles,dhe kishte mberritur ne rezultate te ngjashme.por kur kishet analizuar ne menyre te pavarur gjenet HA dhe NA,kawaoka kishte zbuluar qe vetem gjeni HA i vitit 1918 mund te formonte nje pergjigje imunitare te fuqishme; kjo tregonte qe per arsye te paditura,kjo proteine do te kishte pasur nje rol te rendesishem ne virulencen(fuqija infektive) e atij virusi.

keto eksperimente jane duke hapur nje dritare te re ne te kaluaren dhe jane duke ndihmuar shkencetaret qe te kuptojne edhe me mire karakteristikat e cuditshme te pandemise se spanjolles.ne te njejten menyre keto metoda perdoren edhe per te studjuar ndryshimet e H5N1 ne azi dhe te kuptohet se cilat mund te shkatojne nje pandemi tek njeriu nga ky virus jashtzakonisht vdekjeprures.pyetje tjeter e rendesishme eshte se si mundet nje virus kaq i fuqishem te shfaqet ne ndonje vend;duke analizuar gjenet e virusit te vitit 1918 u mundua te gjehej origjina e virusit.nga cili vend kishte dale ky virus?....vazhdon

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Mars 2006 23:07
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

ne kerkim te vrasesit (8)

menyra me e mire per te analizuar lidhjet ndermjet viruseve te gripit te ndryshme eshte ajo filogjenetike qe perdor sekuencat gjenike virale dhe ato te frekuencave tipike te mutacioneve te gjeneve per te formuar peme gjeneologjike te mundshme.problemi qendron ne faktin qe gjenoma virale e nje virusi te gripit ka 8 segmente ARN te ndare qe mund te levizin ne menyre te pavarur me ane te riasortimit (riasortimi eshte nje proces me ane te se cilit ndodhin permutacione te ndryshme te segmenteve virale qe do te perfundojne ne secilin virus te ri...eshte pak a shume ajo qe ndodh me kromozomet e njeriut gjate meiozes kur ato vendosen ne ekuatorin e qelizes...per informacione me te gjata shifni temen e gjenetikes tek pjesa e dyfishimit te ADN si dhe temen "trashegimia" tek pjesa qe shpjegohet se si perzgjidhen gjenet gjate meiozes ) dhe keshtu qe duhet te merret parasysh analiza e secilit segment.
grupi i kerkimit beri analizen e 5 nga 8 segmentet e ARN te virusit te vitit 1918 dhe deri tani konfrontimi ndermjet gjeneve te gripit te spanjolles dhe dhe atyre te njeriut,derrit dhe shpendeve,e fut virusin e vitit 1918 brenda familjes se viruseve te njeriut dhe derrave,duke treguar qe eshte i huaj per klasen e shpendeve.gjithsesi gjenet e virusit te vitit 1918 kane edhe disa karakteristika te shpendeve,dhe prandaj eshte e mundur qe virusi te kete nje origjine nga nje serbator shpendesh (dmth te jete rritur ne pjesen me te madhe te ciklit brenda shpendit)ne nje kohe jo precize para vitit 1918.por,ne ate vit virusi i ishte pershtatur mjaft mire gjitareve aq sa te funksiononte edhe si virus pandemik per njerezit.pyetja eshte: KU?
duke analizuar gjenin e hemoaglutinines se 1918 u gjet qe sekuenca e saj ishte shume me e ndryshme nga sekuencat e shpendeve se sa nga nentipet H2 e vitit 1957 dhe H3 i vitit 1968.prandaj si konkluzion u tha qe gjeni HA i vitit 1918 kishte kaluar nje fare kohe tek nje organizem i ndermjetem,ku kishte mbledhur shume mutacione qe prej formes origjinale te shpendeve,ose ose vinte direkt nga nje virus i shpendeve: nje virus,qe duhet te kishte sekuenca shume te ndryshme nga ato te virusit te shpendeve, H1 qe njiheshin.

per te vleresuar mundesine qe gjenet e virusit te shpendeve H1 kishin ndryshuar ne vitet perpara pandemise se spanjolles,u fillua te bashkepunohej me shkencetare te Smithsonian Institution's Museum of Natural History dhe Ohio State University.pasi qe u analizuan shume pjese shpendesh te epokes se atehereshme,u izolua nje forme e virusit te gripit te shpendeve te nentipit H1 nga nje rose e gjetur ne vitin 1917 dhe e konservuar ne etanol sipas metodes se Smithsonit.duke analizuar kafshen doli qe sekuenca e shpendeve te vitit 1918 ishte shume e lidhur me format moderne et virusit te shpendeve H1 ne ameriken e veriut,qe tregonte se ne keto 80 vitet e fundit virusi kishte pesuar shume pak mutacione.sekuencimi i vecante i formave te tjera te H1 qe vijne nga shpende te eger mund te coje ne gjetjen e nje forme me te afert me ate te HA te vitit 1918,por duke pasur parasysh qe HA nuk ka pesuar riasortim te drejte nga nje forme e shpendeve,mund te mos gjehet ne asnje forme te viruseve te gripit te shpendeve te ngjashem me ate te vitit 1918...vazhdon

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Prill 2006 23:53
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 07:06 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > mikrobiologjia

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.