Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Shqiperia, traditat kulturore > ARBEN KONDI Vizitė nė vendin tim
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
thesproti
Anetar i ri

Regjistruar: 18/02/2006
Vendbanimi: australi
Mesazhe: 10

ARBEN KONDI Vizitė nė vendin tim

Nuk ka aspak rëndësi nëse jam prej Prespe, Këshave apo Ostreci. Tashmë dihet nga të gjithë se një numër të ndjeshëm të shqiptarëve të Australisë e bëjnë pikërisht banorët e këtyre fshatrave përreth qytetit të Manastirit në Iliridë. E rëndësishmja është se e dua së tepërmi vendin tim, paçka se jam rritur në Melburn, në këtë qytet të mrekullueshëm. Atdhetdashurinë e kam të trashëguar prej tharmit, gjakut të prindërve që u detyruan të marrin udhët e mërgimit plot 30vjet më pare. Krenarinë e të qënurit shqiptar e kam të mëkuar prej këngëve tona. Si me qumështin e nënës jam ushqyer me epizmin, heroikën e tyre. Në to kam mësuar historinë, luftrat tona të pafundme për liri. Skënderbeun,Ismail Qemalin e Adem Jasharin i kam idhuj. Ndërsa Nënë Terezën ikonë.
Më së fundi munda të bëja realitet ëndrrën e jetës sime. Me qindra, me mijra herë ma pat prishur gjumin e natës. Pak muaj më parë,pikerisht kur u bëra plot 25 vjeç arrita të vizitoj vendlindjen. Madje dua t’u them se atje gjeta edhe shoqen time të jetës. Pra, u fejova e në të njëjtën kohë çova në vend amanetin e gjyshes ,e cila nuk donte kurrë që ta lidhja jetën me një të huaj.
Fshatrat tona përreth Manastirit më pëlqyen, veç për të qënë i sinqertë duhet të them se më lanë edhe një shije të hidhur. Të bukur, por skajsisht të varfër. Ostrecin dhe Këshavën i ngatërroj ende me njëri-tjetrin. Të dy më duken njësoj. Ndërtuar mes malesh të lartë që per te mos thene kurre rrallë herë i has ketu në Australi. Infrastruktura i mungonte pothuajse tërësisht. Me shume rrugë bagëtish.
Vec njerëzit qenë shumë të dashur e të afruar.Mbi të gjithe kushërinjtë.Apo ndofta varferia i ben njerzit me te mire. Ata habiteshin me shqipen time të njejte me te tyren. Nuk do të më hiqen nga kujtesa asnjëherë netët që fjeta në shtëpinë e vjetër të nënës e të babait. Prej mendimeve të shumta gjumi do të më zinte vonë. Kurse në agim do të më zgjonte kënga e këndezit si dhe blegërima e bagëtive. Bile një natë pashë edhe një ëndërr. Veç nuk arrita të kuptoja se kush bridhte pas qingjave ?! Babai i mitur apo unë vete?
Fshatrat e Prespës qenë ndryshe. Liqeni i bënte ato te bute,piktoresk. Por edhe këtu infrastruktura linte shumë për të dëshiruar. Ndjeja dhimbje për këtë. Përmirësimi, shtimi i udhëve do të sillte patjetër zhvillimin e kësaj zone. Në këtë mënyrë turizmi do merrte një hop të ri. Pelisteri më tërhoqi së tepërmi. Mal aq të lartë nuk kisha mundur të shihja asnjëherë në Australi. Edhe këtu si në Këshavë e Ostrec njerëzit qenë miqësor. U largova prej fshatrave të Prespës mes një pezmi të dyfishtë. Përse vallë shqiptarët e Australisë nuk kthenin kokën, nuk investonin seriozisht në vatrën e tyre amtare?!
Vizita në Manastir ma shtoi më tej trishtimin. Për fat të keq atje nuk shquajta as edhe një shenjë të vogël shqiptarie. Ndonëse u enda disa orë nëpër qytet nuk munda të gjeja as shtëpinë e Qirjazajve të njohur. E kisha imagjinuar ndryshe Manastirin. Në trurin tim,përmes Kongresit të famshëm të shkronjave të para shqipe,ai lartohej bukur e madhërishëm si vetë kulla e sahatit të madh. Por jo. Atje nuk kish asgjë shqiptare. Bile në një shitore ku kërkova diçka për të pirë nuk më folën as shqip e as anglisht. Mezi u morra vesh me ta pasi unë nuk njoh asnjë fjalë të vetme në sllavisht.
Sidoqoftë, zemrën porsi ai dielli i mëngjezit në të hyrë të dimrit ma ngrohu Struga. Ky qytet i bukur buzë liqenit të madh jo vetëm që llafoste shqip por edhe frymonte po në të nëjtën mënyrë. Ndryshe prej Manastirit e Ohrit, nëpër udhët e tij do shihje edhe tabela të shkruara në gjuhën shqipe. Pikërisht këtu ndjeva për herë se ndodhesha në vendin tim.
Të paharuara do me mbeten ne mendje vizitat që kreva në Shkup e Tetovë. Çarshia e vjetër më habiti me origjinalitetin e saj . në Shkup nje shqiptar më kallëzoi edhe vendin ku do të ngrihej së shpejtio monumenti i Gjergj Kastriot Skëndërbeut. Më pëlqeu pozicioni. Ai do të lartohej karshi kalasë, buzë Vardarit të gjërë që më kujtoi Jarrën e Melburnit. Kalaja vete nuk m’u duk aq e lartë. Zemra më thoshte se kështjella e Skënderbeut në Krujë do të ishte shumë më e lartë, shumë më madhështore se ajo.
Ndonëse e vogël dhe më pak e bukur se Shkupi, Tetova me te drejtë ka famën e kryeqëndrës shqiptare të Iliridës. Aq shumë flamuj kuq e zi pashë atje sa nuk i kisha parë kurrë në jetën time. Natyrisht as edhe në festivalet e Fustkrajit (Melburn), Dandenongut apo Shepartonit, ku çdo vit mblidhen me mijëra e mijëra shqiptarë të Australisë. Ndersa Sharri madhështor, në të cilin pak vite më parë patën luftuar për liri aq shumë shqiptarët ja shtonte me tej heroiken ketij qyteti legjendar.Ne qender,para biblotekes kryesore gjëndej shtatorja e poetit tonë kombëtar, Naim Frashërit. Atje ju luta një të panjohuri për të më bërë disa foto. Ato mbetën ndër kujtimet e mia më të vyera. Hyra edhe në librarinë e madhe. U mahnita. Aq shumë libra në gjuhën amtare nuk kasha parë asnjëherë në jetën time. Natyrisht, bleva vjershat e zgjedhura të Naimit. U ula në njërin prej stolave të lulishtes pranë e zura të shfletoja. Vargjet e poemës “Bagëti e bujqësi” të parat. Nuk po kuptoja se çfarë po me ndodhte? Po lexoja apo po këndoja? Po bëlbëzoja nëpër buzë këngën e bukur te Gëzim Nikës me vargjet e kesaj poeme:
“O malet e Shqiperise e ju o lisat e gjate …


Në Qafë- Thanë kalimi i kufirit shqiptaro-shqiptar më mornicoi shtatin. Për Shqipërinë Nënë më pat treguar aq shumë gjyshi. Për fat të keq, ai pat ndërrruar jetë pa mundur ta shihte atë. Por drithërimën e trupit do të ma flladiste ëmbëlsisht valëvitja e një flamuri të madh kuq e zi në pikën më të dukshme të doganës. Pas pak minutash gjendesha brenda një taksie. Përhumbja ende nuk më qe tretur. Vërtet ndodhesha në Atmëmëdhe?! Qeshë bërë një me xhamin e taksisë.
Qytetet apo fshatrat që përcollëm deri sa arritëm në Tiranë nuk mund ti mbaj mend të gjitha. Veç rrugën nuk mund ta harroj kurrësesi. Më pëlqeu së tepërmi. Dhe kjo jo thjesht falë pejsazheve të mrekullueshme, ku si nëpër legjenda shfaqeshin malet e lartë e lumenjtë e kulluar, por edhe fale vetë cilësisë se saj. Ajo udhë ishte sa e re e po aq edhe moderne .Me të gjitha tabelat e nevojshme rrëfyese dhe e siguruar plotësisht prej honeve të shumta e të thella. Aq shumë më pëlqeu ajo udhë e gjarperuar saqë po ta njihja shoferin do ta kisha drejtuar makinen vete.
Natyrisht, këtu nuk mund të lë pa kujtuar qytetin e Elbasanit. Ai është ndër më të përmendurit në Shqipëri. Kalaja e tij më befasoi. Ishte vërtet e madhe e me mure të trashë, po e ndërtuar në fushë (në qëndër të qytetit). Nuk pata menduar asnjëherë se kalatë shqiptare do ishin ndërtuar edhe nëpër fusha. Ato i pata fantazuar të ngritura nëpër malet e lartë, ku qe teper e vështirë të shkelte këmba e armikut.
Por nuk do zgjaste shumë qe kalaja e Petrelës, paçka se më e vogël se ajo e Elbasanit do më shfaqesh para sysh si një shqiponjë në fluturim. Meditimin ndaj saj do të ma prishte një ndër ato ndërhyrjet e rralla të shoferit që tha:
- Për më pak se gjysëm ore do të jemi në Tiranë.
Hyrja në kryeqytet koencidoi me rënien e muzgut. Neonet dhe yjet në qiell mplekseshin kendshem me njëra-tjetrën. Hotelet e shumtë periferik po më sillnin ndër mend shtëpitë lluksoze në Australi që zhyteshin mes blerimit. Sigurisht, Tiranën nuk mund ta krahasoja as me Melburnin, Sidnejn apo Brisbenin. Por, pa dyshim që është më e bukur se Shkupi. Në Tiranë, në mënyrë të veçantë do të më tërhiqnin ndërtimet e reja shumëkatëshe e moderne. Tiranës nuk i mungonin as rrugët e gjera e as gjelbërimi. Të pashlyeshme do të më mbeten ne kujtesë shetitjet përgjatë “Lanës” apo bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Vizita në Muzeun Kombëtar ishte vërtet krenari. Gërshetimi antik e bashkëkohor i historisë sonë përbën një pasuri. Në këtë këndvështrim Australisë i mungojnë shumë gjera. Portreti i Deas së Butrintit apo i Bukuroshes së Durrësit janë unikal.
Piku i vizitës në Shqipëri mbetet kështjella dhe muzeu i Gjergj Kastriotit në Krujë. Sa shumë pata dëgjuar dhe ëndërruar për te. Dhe nuk isha zhgënjuer aspak. Në Krujë ndjeva për herë të parë se historia e popullit, kombit tim nuk na përket vetëm ne, por gjithë njerëzimit. Jo më kot Skenderbeu respektohet si një hero botëror. Në njërën prej lokaleve të kullës vigane Brenda kalase piva një kafe. A e dini se që andej munda të shoh edhe detin Adriatik? Ish vërtet dicka e rralle e paperseritshme.
Kuptohet në atdhe nuk mund të rrija pa vizituar Vlorën e Pavarësisë e te Ismail Qemalit. Kënaqësia në të qe e dyfishtë. Vlora shquhet jo vetëm për historine, por edhe per hijeshine e saj. Prej kodres se Kuzbabasë ajo shfaqet si në pëllëmbë të dorës. Që andej mund të shohesh mrekullisht sheshin e Flamurit, ishullin e Sazanit si dhe vete gadishullin e Karabarunit.
Udhën për në Sarandë e bëra me anije per gjate bregut te detit.. Ishte vërtet i bukur, por i mungonte dora e njeriut. Sigurisht nuk do thoja se BREGU mund të bëhej fjala vjen si Gold Costi në Brisben, por nëse ndaj tij do qe treguar interes më i madh, turizmi do kish përparuar së tepërmi. Disa plazhe të vegjël me guralecë të bardhë do më sillnin ndër mend Oazet e rrallë australiane e jugaziatike.
Si një patkua kali ngecur mes maleve Saranda sfidon ishullin grek te Korfuzit.Per fat te keq si edhe vete BREGU mbetet ende e panjohur prej agjensive te ndryshme turistike te Australise e me gjere. Veç mrekullia e saj lidhet me qytetin e Butrintit. Mund të thuash se ai rruhet si plot 2500 vjet të shkuara. Në të nuk mungonin as amfiteatri, as pistat sportive e as vendet e pagëzimit të shtruara me mozaik. Ndërsa ne muret e lartë që përqarknin qytetin antik nuk mungojnë as skulpturat origjinale të ruajtura me kujdes siç eshte rasti i një luani ne nje porte hyrese.
Nderkohe qe në Shqipëri,Butrinti eshte nje qytet i zakonshem antik. Si ai e madje shume me të rendesishem jane edhe shume qytete te tjere.Per kete do mjaftonte te permendnim Durrësin, Lezhen, Shkodren , Beratin etj qe gjithashtu jane mbi 2500 vjecar.Nderkohe qe kujtojme se vetem amfiteatri i vjeter i Durresit qe ende egziston ne mbi gjysmen e tij duhet te kete permasat e stadiumit “Telstra” qe ngrihet ne qender te Melburnut,
Përmes Korfuzit si në një revistë parakalalova gjithë bregdetin e çamërisë. Gumenica më solli ndër mend Sarandën.Preveza do të më kujtonte Srugën. Ndërsa Praga mbetet jo vetëm ballkon përmbi Jon, por edhe perla e gjithë bregut të tij.
Siç shprehet Kadareja i madh, Kosova e lirë e bën më të plotë shtatin e kombit tonë. Prishtina shquhet për rininë e freskine. Si në Tiranë, Melburn apo Sidnej vërsnikët e mi janë tepër të shoqëruar. U çudita e më erdhi mirë që ata shpreheshin lirshëm edhe anglisht. I ngritur karshi teatrit Kombëtar, monumenti i Skëndëërbeut më përngjau më shumë me atë të Krujës se sa ate të Tiranës. Veçse Prishtinën do e dëshiroja me më shumë blerim . Ndoshta ky pretendim vjen ngaqe une jam lindur rritur në Melburn, në qytetin më të bleruar të botës. Sidoqoftë ishte emocionuese që ndodhesha nëpër rrugët e Prishtines.
Në Prekazin e komandantit të UCK-së Adem Jashari derdha lot gëzimi e hidhërimi bashkë. Në memorialin e tij madhështor ndjeva veten njësoj sikur të isha në Krujën e Gjergj Kastriotit .Do dëshiroja të thoja me plot gojen se Drenicën dhe Labërinë i shoh si vatrat më të zjarrta të lirisë sonë kombëtare. Kafeja në Skënderaj, fare pranë monumentit gjigand të Adem Jasharit më shijo më tepër se në hotelin “Grand”. Pikërisht, gjatë atyre minutave që qëndrova atje u binda katerciperisht se liria, Pavarësia e Kosovës është si të thuash e njëjtë me puhizën që sjell flladitja e flamujve kuq e zi në krah të Adem Jasharit. Natyrisht, nuk mund të largohesha prej Skënderajt pa vendosur me duart të dridhura një buqetë me lule në monumentin e komandantit të madh .
Faleminderit Adem Jashari!
Ura mbi Ibër ne Mitrovice e ushtaret francez mbi të do më rikujtonin sërish vitet e luftës . Sa gjak i pafajshëm shqiptar qe derdhur në të. Madje sjell ndër mend se genocidi miloshevician shtatë vjet më parë pat prekur thelle të gjithë popullin Australian. Kambera atehere priti dhe strehoi plot 4 mijë refugjatë kosovarë. Ne shqiptarët e Australisë qemë lidhur aq ngushtë me vëllezërit tanë.Ne cdo cast i gjendeshim prane.
I ktheva shpinën urës së Ibrit i mërzitur. Tehu i mprehtë i bajonetës së ushtarit francez mbante të ndarë në dy pjesë qytetin shqiptar. Kur vallë do të bashkohej ai?! Me siguri Mitrovica do të behej një kur Kosova do zyrtarizoj vetë Pavarësinë. Përndryshe liria çfarë kuptimi do të kishte?!
Po atë ditë u nisa për në Podgoricë, kryeqytetin e Malit të Zi.Do te shkoja edhe në Ulqin. Në Melburn ka shumë shqiptarë prej trojeve tona etnike në këto…Mal te Zi. Prej tyre kam shume miq. Ulqini me pelqeu.Por nuk munda teshkoja ne Tivar.Si edhe ne Manastir ne qytetin e vjeter nuk mund ti shquaje as edhe një shenjë shqiptarie.Kurse ne qytetin e Barit prane detit shqiptaret sikur jane humbur,sikur jane tretur.U ktheva serish ne Ulqin.Atje ishte ndryshe.Te vinte ne gjume gjuha shqipe.Kjo me qetesonte,me shlodhte.
Naten e mire.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Maj 2006 00:10
thesproti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė thesproti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me thesproti (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė thesproti't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: thesproti Shto thesproti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto thesproti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

thesproti do te thoja te lumte!Ne mesazhin tuaj ka folur zemra juaj,prej patrioti e atdhetari te flakte.Ajo ka qene e zhuritur nga dashuria e malli per memedheun tone te dashur e te shtrenjte.Rreshtat e mesazhit tuaj me ngjajne me nje proze poetike te frymezuara nga e kaluara jone heroike dhe nga e tashmja shpresedhenese.Familja juaj ka 30 vjet e larguar,por juve djalosh e shkruani shqipen shume bukur ,patjeter edhe e flisni ate po aq bukur edhe pse jeni vetem 25 vjet,dmth keni lindur ne Australine e larget.Dua te falenderoj prinderit e tu te cilet duke qene patriote, kane edukuar edhe femijet e tyre me keto ndjenja te zjarrta.Para se te lexoja mesazhin tuaj,i cili ma coi zemren peshe,lexova disa mesazhe ku diskutohej nga disa forumista qe na paskan harruar shqipen per 8-9 vjet ose me pak qe nuk banojne ne Shqiperi.Shembulli me i mire jeni ju per ta.
Manastiri qyteti ku u vendos alfabeti i gjuhes sone,nuk i ka mbetur gje nga e kaluara,bile edhe emrin e ka te ndryshuar apo jo ne Bitola.Kam degjuar se atje shqiptaret jane larguar nga terrori sllav,por kane mbetur edhe rreth 4000 shqiptar te cilet perjetuan tmerre ne 2001 nga sllavo-maqedonasit.Keshtu eshte kur jeton nen thundren e te huajve.Europa eshte treguar njereke me ne shqiptaret.
Uroj qe te mbetesh gjithmone i till dhe gjuhen dhe kulturen tone tua percjellesh edhe pasardhesve te tu.
Respekt per familjen tuaj
Vlonjati

-(Do te beje nje vrejtje te vogel per nickname.A nuk mund te gjesh nje qe te tingelloj shqiptar,sepse me ngjan me grek?)

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Maj 2006 18:01
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
dodgy
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 01/03/2004
Vendbanimi: angli
Mesazhe: 470

Shum interesante,me pelqeu tregimi juaj ,dhe tregon vertet ndjenja te verteta,besoj se eshte shum mir te dish prejardhjen tende,kudo qe shkojm na ndjek nga mbrapa si brenge,dhe besoj se duhet ta pranojm ta duam ashtu sic eshte.Shqipria eshte me te vertet vend i bukur.

__________________
burri qe esht burr e co taven ne furr e se mer me kurr

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Maj 2006 19:43
dodgy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė dodgy Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me dodgy (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: dodgy Shto dodgy nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto dodgy nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Demokrate4ever
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2005
Vendbanimi: Eastern Seaboard
Mesazhe: 4434

Vertet nje pershkrim i vecante, i radhe dhe i paperseritshem thesproti.Ndjenja te atdhetarizmit te shkrira me nje stil poetik te mrekullueshem.Eshte kenaqesi te te lexosh.
Suksese dhe lumturi ne jete.

__________________
I say there're no depressed words just depressed minds.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Qershor 2006 01:36
Demokrate4ever nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Demokrate4ever Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Demokrate4ever (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Demokrate4ever't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Demokrate4ever Shto Demokrate4ever nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Demokrate4ever nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:28 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Shqiperia, traditat kulturore > ARBEN KONDI Vizitė nė vendin tim

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.