Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Kush lind si mysliman duhet tė vdesė i tillė?
Gjithsej 24 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Ventili
Anetar i ri

Regjistruar: 02/10/2006
Vendbanimi: Durres
Mesazhe: 25

Cool

Kush lind si mysliman duhet tė vdesė i tillė?

Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë?

Dialog kulturash?



Nëse dikush ndërron nga feja e krishterë në atë islame nuk bëhet shumë zhurmë. Por krejt ndryshe ndodh në rastin e kundërt

Kush lind si mysliman mbetet i tillë, të paktën sipas të drejtës islame. Një mysliman që guxon të ndërrojë besimin jeton në rrezik, veçanërisht nën një rregjim mysliman si ai i Iranit, por edhe në Gjermani. Megjithatë ka njerëz të cilët kanë kurajo të ndryshojnë nga islamizmi në krishtërim.

Meshë në një famulli në Köln. Një grua lutet. Rreth 20 besimtarë të tjerë janë mbledhur në rradhët e stolave prapa saj dhe përsërisin me mend lutjen e gruas. Kjo nuk është një bashkësi e zakonshme të krishterësh. Këtu takohen të krishterë persë, ish myslimanë të cilët kanë ndërruar fe duke u bërë të krishterë.

Shumica e tyre kanë prapa kohë të vështira - luftë të brendshme, frikë nga shtypja dhe humbja e kontaktit me familjen. Për shumë kjo është tashmë pjesë e historisë dhe jetës së tyre sot. T'i kthesh krahët islamizmit është një proces i vështirë. Pjesa më e madhe e anëtarëve të këtij komuniteti e kanë mbajtur për vite me rradhë mbi supe këtë vendim. Edhe pse nga frika ata duan të mbeten anonimë, të konvertuarit nuk e mbajnë të fshehtë motivacionin e tyre.

"Kur lexon biblën shpirti qetësohet. Nëse lexon Kuranin atëherë të hyn frika. Nëse nuk bëj këtë apo atë gjë, çfarë do të ndodhë? Nëse nuk mbaj shami koke atëherë shkoj në ferr. Në fenë islame gratë nuk gëzojnë thuajse asnjë të drejtë." - thotë një e konvertuar.

Sipas vlerësimeve të organizatave për të drejtat e njeriut dhe kishave, në Gjermani ka rreth 6.000 të konvertuar, të cilët kanë ndërruar nga feja myslimane në atë të krishterë. Mendohet se më shumë se gjysma e tyre janë iranianë. Famulltari Kutzner kujdeset për shpirtin e të krishterëve persë në Gjermani: "Në Europë është vendim personal zgjedhja e kësaj apo asaj feje apo e asnjë besimi. Kjo është natyrisht ndryshe në një sfond islamik ku feja dhe politika janë të ndërthurura shumë më tepër nga sa jemi mësuar në Europë. "

Në Republikën Islamike të Iranit besimi dhe feja ashtu si në vendet e tjera myslimane janë pjesë e çështjeve publike. Kush del nga feja shtetërore, islamizimi, bën tradhëti të lartë dhe ndaj shtetit. Për të mbështetur këtë qëndrim të tyre, qeveria dhe udhëheqësit fetarë në rregjimin iranian i referohen Kuranit. Atje shkruhet:"Nëse ndryshoni atëherë ajo ju sulmon dhe ju vret kudo që të jeni." Sharia, ligji i Zotit, kërkon dënimin me vdekje për të konvertuarit. Sipas të drejtës islame çdo mysliman ka të drejtë të vrasë një të konvertuar. I konvertuari nuk gëzon asnjë të drejtë ligjore.

Nga frika të konvertuarit mund ta jetojnë besimin e tyre vetëm në heshtje. As miqve dhe familjes nuk mund t'u tregojnë. I kovertuari Babak ka ndërruar nga feja islame në atë të krishterë përpara 14 vjetësh në Iran. Që atëherë ai ka patur vazhdimisht frikë për jetën: "Isha vazhdimisht i vëzhguar, në punë dhe jashtë saj. Kur ndryshimi i besimit u bë i njohur u arrestova nga qeveria dhe u rraha me kamzhik. Në punë më bojkotonin thuajse plotësisht. Askush nuk fliste më me mua. Të gjithë kishin frikë se mund të ndesheshin me të njëjtat probleme. Dikur vështirësitë në Iran u shtuan aq shumë sa vërtet e kisha të pamundur të qëndroja atje më gjatë. Besoj se po të kisha qëndruar më gjatë, sot nuk do të jetoja."

Të konvertuarit në Iran mund të praktikojnë fenë në mënyrë shumë të kufizuar. Ata mund të takohen vetëm në kisha që egzistojnë në ilegalitet, të ashtuquajturat komunitete shtëpish, kryesisht në banesa private të të konvertuarve. Sipas të dhënave të organizatave për të drejtat e njeriut, në Iran ekzistojnë ndërkohë rreth 100 komunitete të krishtera shtëpish. Në famullinë perse në Köln pjesa më e madhe janë pagëzuar vetëm pasi kanë ardhur në Gjermani. Por edhe këtu ata ndeshen me paragjykime dhe kërcënime nga fanatikë fetarë.

Sot në Iran dënimi me vdekje për të konvertuarit thuasje nuk urdhërohet më me vendim gjykate. Shpesh ai kryhet nga një familjar i cili kërkon të lajë kështu turpin e familjes. Edhe në Gjermani ka patur raste të tilla megjithë lirinë e besimit thotë një punonjës i Shoqatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut në Frankfurt: "Për fat të keq ka edhe në Gjermani vrasje të të konvertuarve në komunitetin iranian. Askush nuk e si sa është numri i këtyre vrasjeve pasi ashtu si në rastin e të ashtuquajturave vrasje për arsye nderi ato kamuflohen si aksidente në shtëpi apo aksidente me makinë. Ka që thonë se numri i vrasjeve të të konvertuarve në Gjermani arrin pesë në vit."

Megjithë frikën të konvertuarit nuk heqin dorë nga besimi i tyre. Nga myslimanët ata kërkojnë të njohin përkatësinë fetare si çështje private. Myslimanët në Europë që përfaqësojnë qëndrime të moderuara nuk i vënë aspak rëndësi detyrimit për t'iu përmbajtur fesë islame.

Mounir Azzaoui nga Këshilli Qëndror i Myslimanëve në Gjermani e konsideron jashtë kohe detyrimin për fenë islame: "Në të vërtetë në traditën islame ka sinjale që flasin se liria fetare nuk është e lejuar. Por kjo duhet parë në kontekstin kohor dhe në kohën e Profetëve mundësia e ndryshimin të fesë nuk egzistonte. Sot jetojmë në një situatë krejt tjetër dhe për këtë arsye duhet të jetë plotësisht e mundur që feja islame të praktikohet por edhe të hiqet dorë prej saj."

Ky këndvështrim nuk ndahet megjithatë nga disa prej myslimanëve në Gjermani dhe para së gjithash nga shunë qeveri myslimane. Në Iran situata për të konvertuarit është ashpërsuar edhe më shumë që prej ardhjes në post të konservatorit të linjës së ashpër, Presidentit Mahmud Ahmadinexhad.


Monika Vosough Mohebbi

Deutsche Welle

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Nëntor 2006 18:01
Ventili nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ventili Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ventili (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ventili Shto Ventili nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ventili nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
walker
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 18/11/2006
Vendbanimi: somewhere in jungle
Mesazhe: 122

Thuaj te pakten me dy fjale ku do te dalesh me keto qe thua!

__________________
Fjalet e shumta jane fukarallek

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Nëntor 2006 18:38
walker nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė walker Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me walker (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: walker Shto walker nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto walker nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
erzeni_be
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/07/2004
Vendbanimi:
Mesazhe: 1306

Citim:
Po citoj ato që tha walker
Thuaj te pakten me dy fjale ku do te dalesh me keto qe thua!


Nje CV per DW...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Nëntor 2006 20:26
erzeni_be nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė erzeni_be Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me erzeni_be (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: erzeni_be Shto erzeni_be nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto erzeni_be nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Izolda
Anetar i ri

Regjistruar: 12/07/2006
Vendbanimi: Neverland
Mesazhe: 20

Cdo njeri qe pretendon se ka qene musliman dhe pastaj ka nderruar fene nuk ka qene kurre i tille.
Ai qe braktis Islamin nuk e ka njohur kurre ate.

__________________
There is enough light for one who wants to see.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Nëntor 2006 23:20
Izolda nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Izolda Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Izolda (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Izolda Shto Izolda nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Izolda nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Dr. Gery Miller
Anetar i ri

Regjistruar: 01/12/2006
Vendbanimi: Ilirid
Mesazhe: 11

"Ata te cilet devijojne nga e vertete pasi qe me par "ishin" ne te, deshmojne vetvetiu nga fatki se ata kurr nuk e kane njohur ate qe e kane thene, e qe ne zemer ska qene fare" thoshte nje dijetare ne nje liber.

Te largohesh nga Islami dhe te kalojsh ne fet e tjera joautentike, eshte apostazi, dhe njeriu i cili ben nje gje te tille, eshte mizor, ngase eshte mohues, apo mbulues i te vertetes edhe pse kete te vertete e ka pohuar me par.

Te largohesh nga nje fe, d.m.th. t'a poshterosh ate, dhe prandaj kur te largohesh sjell faktet pse po largohesh.

Ata te cilet e braktisin krishterimin, thone: E kemi lene, mbase as konceptin e Zotit nuk kemi pasur mundesi t'a mesojme aty.

Ndersa ata qe dalin prej Islami, thone: E keme lene, mbase (misonaret krishter) na jepnin çokolata per kalamanje, dhe jane njerez te mire.

Islami nuk mirret me çokolata mirepo me argumente.

Atyre qe u mungojne argumentet, nuk din se si t'i therrasin te tjeret ne ate qe jane vet pos me lemosha mashtruese. Sikur qe bejne ne Maqedoni deshmitaret e jehoves, qe na hudhin prej avionit broshura neper oborret tona, edhe pse 99% jemi musliman. Apo ka disa prej tyre shkojne tek ca te varfer dhe ua japin nga nje paket me dhurata e ndihma, dhe mbrenda vendojne broshurat anti-islame.

Nuk mbrohet nje fe duke sulmuar tjetren.

Paqa qofte mbi te udhezuarit.

Dr. Gery

__________________
Mosmirėnjohja ėshtė ēorodi, kurse shoqėrimi me tė marrėt ėshtė dėmesi.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Dhjetor 2006 15:39
Dr. Gery Miller nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Dr. Gery Miller Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Dr. Gery Miller (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Dr. Gery Miller Shto Dr. Gery Miller nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Dr. Gery Miller nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Citim:
Po citoj ato që tha Dr. Gery Miller


Nuk mbrohet nje fe duke sulmuar tjetren.

Dr. Gery



Per mua ky njeri me emrin Dr Gery Miller eshte nje mesues i mirefillte.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Dhjetor 2006 03:27
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
walker
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 18/11/2006
Vendbanimi: somewhere in jungle
Mesazhe: 122

E drejte kjo qe permende.

Citim:
Po citoj ato që tha Izolda
Cdo njeri qe pretendon se ka qene musliman dhe pastaj ka nderruar fene nuk ka qene kurre i tille.
Ai qe braktis Islamin nuk e ka njohur kurre ate.

__________________
Fjalet e shumta jane fukarallek

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Dhjetor 2006 12:33
walker nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė walker Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me walker (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: walker Shto walker nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto walker nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
SEND_ME_AN_ANGEL
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 25/12/2006
Vendbanimi: Toronto
Mesazhe: 209

Per mua bota eshte e lire, cdo njeri nderrimin e fese e ka ne ndergjegjen e ti, ska pse te etiketohet si tradhetar apo kushedi se cfare. Feja eshte dicka personale, nuk eshte sinonim i shtetit, megjithese ne shume vende islamike dhe autokrate ndodh e kunderta. Nuk ka kuptim te shpallet tani lufte nderfetare si ne kohen e Kryqezatave, cdo njeri jeton si e ndjen dhe konvertohet kur ti duket e arsyeshme. S'kane te bejne cokollatat, sic pretendonte dikush me siper.

__________________
Libera Nos A Malo

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Janar 2007 14:14
SEND_ME_AN_ANGEL nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė SEND_ME_AN_ANGEL Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me SEND_ME_AN_ANGEL (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: SEND_ME_AN_ANGEL Shto SEND_ME_AN_ANGEL nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto SEND_ME_AN_ANGEL nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AKILI76
Anetar i ri

Regjistruar: 24/12/2006
Vendbanimi: ITALI
Mesazhe: 16

desha te shtoj se feja eshte e lire dhe jo dhun panvarsish se dikush eperdor pre qellimet eveta un jam mysliman por jo praktikant se
ne shkollat tona sflitesh per fe dhe zot pr me gjith ate un besoj se ka zot
dhe muhamedi eshte bejkamer qe i cili ka puar fjalen e zotit
allahut dhe ju njerez qe thoni nje qe beson te zoti dhe kthen
ruge ben mekat dhe e zoti ska pe ta fal

__________________
NJE CIGARE ESHTE JETA TYMI ESHTE LUMTURIA KURSE HIRI QEMBETET ESHTE DASURIA

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Janar 2007 19:57
AKILI76 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AKILI76 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AKILI76 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė AKILI76't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: AKILI76 Shto AKILI76 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AKILI76 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Aulon 12
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 01/01/2007
Vendbanimi: Itali
Mesazhe: 179

Kujdes: ky mesazh pėrmban ofendime ose mungesė respekti. Postuesi ėshtė i lutur tė pėrmbahet.

O dr Geri ti duhet te jesh dicka e perziere midis Turkut dhe Arabit qe del me keto deklarata kaq radikale .Megjithese ju shqiptaret e Maqedonise jeni gjysme Turq.Idete e tua mbaji per vete shoku dhe seshte nevoje te na i imponosh ne te tjereve.Une per vete kur lodhem me nje fe kthehem ne fene tjeter ,dhe deri tani kam ndryshuar 5.Keshtu ma do kokrra e qejfit mua lali .Propagande mos bej ketu.Se perndryshe e ngrita Gjergj Kastriotin .E di mire ti se cfare u beri ai Turqve dhe myslimaneve.Mishin e derrit ben mire ta hash lal se eshte shume i ushqyeshem.Cdo gje qe Zoti e ka krijuar ne toke eshte e mire per te ngrene .hahaha

__________________
Do te vije dita e Arbrit

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Janar 2007 01:46
Aulon 12 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Aulon 12 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Aulon 12 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Aulon 12 Shto Aulon 12 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Aulon 12 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 19:50 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 24 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Kush lind si mysliman duhet tė vdesė i tillė?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.