Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Gjuha Shqipe > Nga Pavarėsia deri nė ditėt e sotme. > "Enigma" nga Robert d'Angely
Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 09/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

"Enigma" nga Robert d'Angely

Keni degjuar per te? E keni lexuar ate?

Enigma

Eshte vepra e francezit Robert d'Angely ne 5 vellime.

Ai argumenton se gjuha shqipe eshte gjuha baze e te gjitha gjuheve indoeuropiane.

Librat jane ne frengjishte por edhe ne shqip.

Cili eshte mendimi juaj per kete ceshtje?

KADAREJA DI TE LEXOJE EDHE SHQIP EDHE FRENGJISHT.

PERSE AI ASNJEHERE NUK E KA PERMENDUR KETE VEPER NE DEBATET E TIJE PER IDENDITETIN DHE ORIGJINEN E SHQIPTAREVE?

__________________
Kolonel Anastas Janullatosi, jashte nga Shqiperia!

Modifikuar nga kontinenti datė 18/12/2006 ora 03:26

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Dhjetor 2006 02:49
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Petrit Kola Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Petrit Kola't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Petrit Kola nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Re: "Enigma" nga Robert d'Angely

Citim:
Po citoj ato që tha Petrit Kola

KADAREJA DI TE LEXOJE EDHE SHQIP EDHE FRENGJISHT.

PERSE AI ASNJEHERE NUK E KA PERMENDUR KETE VEPER NE DEBATET E TIJE PER IDENDITETIN DHE ORIGJINEN E SHQIPTAREVE?



Shume pershtypse kjo qe po thua Petrit.
Edhe une e kam pyetur veten per kete gje.
Ku e ka hallin ky njeri qe nuk prononcohet fare ne libra te tille?
Per libra te medhej, shkencore dhe qe flasin per te verteten.
Apo mos atij i pelqejne genjeshtrat.


Saper librin Enigma pjese te ketij libri gjenden ne forum.

Modifikuar nga kontinenti datė 18/12/2006 ora 03:25

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Dhjetor 2006 03:07
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Një vështrim i shkurtër mbi librin Enigma të Robert d’Anzhelit


Botimi i librit Enigma, në shtatë vëllime, është vepra e babait tim Robert D’ANGELY (Paris, 22 dhjetor 1893 - Paris 22 tetor 1966). Pesë vëllimet e para përbëjnë një vështrim etnografik, historik e gjuhësor mbi Shqipërinë dhe shqiptarët, (Botimet Cismonte e Pumonti, 1990-1991), dhe dy vëllimet e fundit përmbledhur në një, përbëjnë një Gramatikë shqipe të krahasuar, (Solange d’Angély, 1998 - 84, Rue Didot, 75014, Paris). Dorëshkrimi origjinal i Robert d’Angély, i shkruar në shtatë fashikuj të numëruar dhe pa titull, i cili në vitin 1962 ishte i gatshëm për botim, qëndroi i pabotuar për gati 30 vjet. Ky dorëshkrim ka titullin Enigma...origjina e racës dhe e gjuhës së pellazgëve, arianëve, hititëve, helenëve, etruskëve, grekëve dhe shqiptarëve, etj...tashmë e zgjidhur. Paris, MCMLXII. Gramatika shqipe e krahasuar përfaqëson për autorin një atu madhore shkencore të veprës së tij.
Robert d’Angély, një pjesë të mirë të fëmijërisë së tij e kaloi nëpër Ballkan, në Shqipëri, Greqi, Turqi e gjetkë. I jati i tij është një inxhinjer i ndërtimit të rrugëve dhe urave. Verën ai e kalon në Francë dhe udhëton shumë. Përveç frëngjishtes, flet lirshëm gjuhën shqipe (përfshi këtu të dy dialektet, gegë dhe toskë), greqishten, turqishten, italishten, anglishten, gjermanishten dhe gjuhë të tjera. Ai e njeh mjaftë mirë greqishten e vjetër, latinishten dhe autorët klasikë, të cilët i studjon në Institutin Filologjik të Athinës. Lexon dhe përkthen lehtësisht tekstet e këtyre autorëve, duke parapëlqyer „babain e historisë“ Herodotin, këtë buronjë të pashtershme, siç e konsideron ai. Në dorëshkrimet e tij ai ka shkruar në greqishten e vjetër tregimin origjinal të Platonit mbi atlantët dhe atë të Herodotit mbi luftën e Trojës, të cilën na e ka lënë të përkthyer. Ai ka një njohje të thellë mbi fenë ortodokse, katolike, islamike, etj. Heronjtë e mitologjisë greko-shqiptare dhe paralelët e tyre latinë i janë familjarë. Atij i vjen keq që për interpretimin e mbishkrimeve të vjetra, studjuesit kanë përdorur pothuajse gjithë gjuhët indo-europiane dhe jo atë të shqiptarëve. Që të ndjekësh tregimin e tij, logjikën dhe refleksionet e tij në raport me kronologjinë dhe vërtetësinë historike, është e nevojshme të imagjinosh gjëndjen sociale e gjuhësore të epokës të cilës ai i referohet parreshtur. Qëllimi që ka ndjekur Robert d’Angély është që të na transmetojë atë çka për të është e dukëshme, atë që siç pohon ai, gjuha pellazgjike e cila jeton ende në gjuhën shqipe, është gjuha më e vjetër e grekëve dhe latinëve. Ja pse, unë u lidha veçanërisht me pjesën gjuhësore të librit ENIGMA duke kërkuar argumentet konkrete e fakte historike, që të respektoja mendimin e tij në mënyrë sa më besnike.
Në librin ENIGMA, autori i kushton një rëndësi të madhe kronologjisë ngjarjeve historike, migrimeve, ngjarjeve letrare e historike, pjesëve të tyre gjuhësore, etnografike e gjeografike dhe ndërthurjeve të shumta e komplekse me qëllim që të analizojë mënyrat e ndryshme të gjuhës së komunikimit që mund të rezultonin ose jo. Gjithshashtu, në faqet në vazhdim, pas paraqitjes së kujtesës së indeksit të përgjithshëm të ENIGMËS dhe datat kryesore sipas të cilave zhvillohen në këtë vepër ngjarjet para dhe pas erës sonë, ne ndjekim paraqitjen e lëndës, pjesa e parë e së cilës ju kushtohet pellazgëve, etruskëve dhe helenëve.

Përmbajtja e përgjithshme e librit ENIGMA

Vëllimi I Pellazgët, (1990), f. 5-140
Njerëzit primitivë
Gjuha primitive. Formimi i gjuhëve primitive.
Origjina dhe rezultatet e migrimeve.
Qytetërimi minoien.

Vëllimi II Mbi thrakët dhe ilirët tek Homeri, (1990), f. 141-280.
Periudha që nga mbërritja e thrakëve dhe e ilirëve në Ballkan deri tek invazionet e Danaos, Kadmit, etj. Nga vitet 2500 në 1650, p.e.s.
Periudha që nga invazionet egjiptiano-feniciane deri në epokën e Homerit, nga vitet 1650 deri në 850 p.e.s.
Vëllimi III Mbi etruskët në perandorinë bizantine, (1991), f. 280-417.
Periudha nga shekulli XIII p.e.s deri në themelimin e Kostandinopojës në vitin 325 era jonë.
Periudha që nga themelimi i Kostandinopojës deri në pushtimin e qytetit nga turqit në vitin 1453.

Vëllimi IV Mbi perandorinë otomane. Mbi shqiptarët, Epirin, (1991), f. 419-559
Periudha moderne.
Nga pushtimi i Kostandinopojës nga turqit deri në epokën tonë bashkëkohore, (1453-1990).
Periudha turke e Epirit.
Periudha e parë e pushtimit, (1430-1600).

Vëllimi V Sekretet e epitafeve, (1991), f. 551-644
Mbishkrimet kretase
Mbishkrimet e Praesos - I
Mbishkrimet e Praseos- II
Mbishkrimet kariane
Mbishkrimet kariano-egjiptiane
Mbishkrimet e para kariano-egjiptiane
Mbishkrimet e dyta kariano-egjiptiane
Mbishkrimet e treta kariano-egjiptiane
Vetëm mbishkrimet kariane
Mbishkrimet pellazgjike të Lemnos
Mbishkrimet lisiene
Mbishkrimet frigjiene
Mbishkrimet frigjiene arkaike
Mbishkrimet etruske

Vëllimi VI dhe VII (1998), është një vëllim i Gramatikës shqiptare të krahasuar (Grammaire Albanaise Comparée), f. 3-520, Shtojca, Bibliografia, p.521-562


Koha e ngjarjeve historiko-gjuhësore në librin ENIGMA

PARA ERËS SONË

3500 deri 3300-3000 p.e.s. Qytetërimi minoien.
2500 deri 1800 p.e.s. Kontaktet e para midis thrakëve dhe ilirëve me pellazgët autoktonë.
2500 deri 1500 p.e.s. Pushtimet e para egjiptiano-fenikase të Danaos, Kadmit dhe Kekropsit.
1700 p.e.s. Qytetërimi micenien.
1650 deri rreth 700 p.e.s. Formimi i greqishtes së vjetër gjatë një mijëvjeçari.
1250 p.e.s. Lufta e Trojës.
800 deri 600 p.e.s. Fillimet e emërtimit helen.
850 deri rreth 800. p.e.s. Homeri.
333-323 p.e.s. Ekspedita e Aleksandrit të Madh.
146 p.e.s. Pushtimi i Greqisë nga romakët. Perandoria romake: gjuha zyrtare: latinishtja.
PAS ERËS SONË

325 Themelimi i Kostandinopojës.
800-860 Fillimet e greqishtes moderne që vazhdon gjatë një mijëvjeçari. Skizma me kishën e krishterë të Perëndimit. Fillimet e perandorisë bizantine. Greqishtja, gjuhë zyrtare.
1380 Shfaqja e emrit «skipëtar» së pari vetëm në Shqipëri.
1453 Pushtimi i Kostandinopojës nga turqit. Perandoria otomane. Turqishtja, gjuhë zyrtare.
1821-1830 Lufta për pavarësinë greke.
1832 Mbreti Othon I në parlamentin e Nafplios.
1850 Fillimet e mësimit të detyruar në greqishten moderne.
1850-1900 Fillimet e periudhës moderne.
1925 (nga 1924 në 1927) Këmbimi i popullsive.

PELLAZGËT

Tregimin e tij, autori e fillon nga vitet 2500 dhe 1800 para erës sonë, gjatë migrimeve të ilirëve, thrakëve dhe skitëve, që të gjithë pellazgë, që vinin nga Turkmestani i Azisë, të shtyrë nga mongolët të cilët vinin nga lindja. Ai përshkruan migrimet që arrijnë në Karpatet dhe duke vazhduar më tej, qoftë drejt Vienës, venecies apo Detit të Zi dhe detit Kaspik, Thrakës së sotme, pra Bullgarisë, Maqedonisë, etj, dhe në jug, drejt Shqipërisë dhe bregut të Adriatikut. Ata pikëtakojnë ngado popujt vëllezër, pellazgë autoktonë, me të cilët do të shkrihen me kalimin e kohës. Për autorin, vetëm një pjesë e vogël e shqiptarëve janë pasardhës të ilirëve. Shqiptarët e tjerë, grupet e të cilëve janë shpërndarë nëpër Shqipëri, Greqi, Turqi, Serbi, Itali dhe nëpër ishujt, ata nuk janë pasardhës të ilirëve, por të degëve të tjera të trungut pellazgjik. Ai na kujton se fjala Iliri është një term gjeografik që përfshin vendet e banuara nga ilirët, ndërkohë që Iliricum është një term politik latin që u jepej ndarjeve të ndryshme të Perandorisë romake.
Thrakët dhe ilirët, në kontakt me pellazgët autoktonë, thesalianë apo epirotë, filtruan në popullsinë pellazgjike dhe autoktone të vendit që ende nuk quhej Greqi, për të formuar kështu dorianët në veri, eolianët në perëndim, jonianët në lindje. Pak nga pak, nga viti 2500 p.e.s. dhe 1800 p.e.s. eolianët dhe jonianët, në sajë të migrimeve dhe përzjerjeve të reja me pellazgët autoktonë të Peloponezit (që ende nuk quhej i tillë) krijuan akeanët (të cilët u njohën më mirë që nga mbishkrimet e lëna nga hititët). Akeanët përhapën dialektin eoliano-akean në Thesali, Beoti, Arkadi dhe gjer në Eolid, në Azinë e Vogël si dhe në Qipro. Më së fundi, janë eolianët dhe akeanët që shpërndanë gjuhën greke në dialektet joniane dhe eoliane tek banorët më të vjetër të Greqisë, tek karianët dhe popuj të tjerë, me të cilët ata u përzien.
Pellazgët kanë si djep të tyren gjithë Evropën, bashkë me pjesën më perëndimore të Azisë së Vogël dhe pjesën veriore të Afrikës. Gjithë këta popuj të quajtur pellazgë‚ (madje dhe nga autorët klasikë që flisnin të njëjtën gjuhë, pellazgjishten), edhe pse dialektet ndryshonin midis tyre. Përsa i përket fjalës Pellazg, autori thotë se vjen nga fjala greke „pellazgos“ apo „pelargos“. Ai e përcakton etimologjinë e saj siç bën shpesh me veprën e tij, duke hequr sufiksin grek „os“ dhe duke përdorur pastaj monosilabet radikale të gjuhës“pellazgo-shqiptare“. Fjala „pellazg“ nënkupton „i lindur i bardhë“ dhe njëkohësisht do të thotë „bota primitive e bardhë e Antikitetit“.
Gjuha e folur pellazgjike, edhe pse ngado është e njëjtë, zakonisht cilësohet nëpërmjet emrave të viseve dhe vendeve ku ajo flitet si: argjiane, ariane, maqedonishte, epirote, iliriane, frigjiane, kariane, lidiane, likaoniane, etruske, oske, feniciane, venete, ligure, etj. Me zbarkimin e egjiptianëve, fenicianëve dhe të popujve të tjerë, rreth viteve 1750-1650 p.e.s., të Danaos, Cadmos, Kecrops, etj, në sajë të zhvillimeve shoqërore, politike e gjuhësore, lindën greqishtja dhe latinishtja. Të gjithë, pushtuesit dhe emigrantët, për të mësuar gjuhën pellazgjishte, shtonin një prapashtesë ose një parashtesë, apo të dyja së bashku, sipas gjuhëve të tyre. Kjo ishte një lehtësi, në sajë të monosilabizmit në formën e papërcaktuar të emrave dhe të rrënjëve të foljeve pellazgjike. Kjo solli dhe format e panumurta që përmbante greqishtja e vjetër në fillimet e saj si dhe dialektet e nën-dialektet e shumta, siç bënte pjesë vetë gjuha pellazgjike. Këto dialekte filluan të pakësohen me kalimin e kohës në sajë të migrimeve, zhvendosjeve dhe përzjerjeve të popujve të ndryshëm, në një kohë që vendbanimet ndryshonin vazhdimisht. Greqishtes së vjetër iu desh më shumë se njëmijë vjet migrime të ndryshme, nga vitet 1650 në vitet 800-600 p.e.s. për të qënë gjuha e veprave të pavdekëshme rreth viteve 500 p.e.s. atëhere kur epoka e artë e Perikliut na e bën të njohur këtë gjuhë të admirueshme, duke na kujtuar se një pakicë e privilegjuar dhe elitë e popullsisë mësonte greqishten. Pjesa tjetër e popullsisë ishte analfabete dhe vazhdonte të fliste gjuhën pellazgjike shqiptare.
Lidhur me origjinën e shkrimit, autori na thotë se „të moçmit i kanë bërë të njohur se përpara gërmave kadmeane, madje prej shumë kohësh më parë, ekzistonin gërmat pellazgjike“. Gjuha pellazgjike ka qënë një gjuhë e shkruar me gërma të quajtura pellazgjike. Robert d’Angely, vazhdon të pohojë se „pas katër sistemeve të mëdha ideografike, mbërrijmë tek shkrimi silabik e pastaj tek alfabetizmi“.
Gjithnjë duke iu referuar shkrimtarëve grekë të Antikitetit, gërmat e para që u shpikën ishin pellazgjike, të cilat fillimthi lindën në Egjipt e pastaj u shpërndanë më gjërë, së pari rreth Mesdheut e më tej, nga ku më pas, alfabeti fenician u soll në Tebë nga Kadmi, ç’ka bëri që gërmat të quhen kadmiane. Autori shton se nëqoftëse çifutët shpikën pikë-zanoret, ishin në fakt pellazgët ata që patën nderin të krijojnë zanoret. Nga ky alfabet pellazgo-fenician, dolën gjuhët helene, etruske dhe latine, të cilat janë kryesoret, dhe ku duhen shtuar dhe gjuhët pellazgo-tireniane, eteokretase, kadmiane, dhe gjuhët e tjera të Greqisë ai ajo hitite, lisiane, lidiane, qipriote dhe gjuhët e tjera të Azisë së Vogël si ombriane, oske, sabelike dhe gjuhë të tjera në Itali, pa harruar alfabetet e ndryshme neo-latine, të cilat relativisht janë më të vona.

ETRUSKËT

Emri që mbanin etruskët në prehistori para se të quheshin etruskë, nuk dihet. Megjithatë ekziston ajo që quhet Rasena, siç e përcaktonin ata vetveten dhe që ngjan se është më i vjetër se fjala etrusk. Fjala Rasena sipas autorit, do të thotë „rashë-na“, pra ne jemi thrakë, fjalë që vinte nga thrakët që emigronin në Etruri prej Venetisë në vitin 3000 p.e.s. Pellazgët dhe Tuskët (nga fjala shqiptare dushk), nga Dodona dhe Epiri zbarkojnë në Spina, pranë derdhjes së lumit Po. Nën udhëheqjen e princit Tyranos, etruskë dhe tirianë të Azisë së Vogël, zbarkojnë në Itali, në territorin e Etrurisë. Ata u pritën nga popuj vëllezër, pra nga pellazgët autoktonë. Grekërit i quanin etruskët „tirsene“ ose më mirë „pellazgë tirianë“. Historia e etruskëve në Itali ngatërrohet shpesh me atë të latinëve, romakëve, ashtu siç ndodh në Greqi apo Azinë e Vogël, kur ajo e shqiptarëve dhe pellazgëve ngatërrohet me historinë e grekëve. Që nga Antikiteti i thellë, çdo emigracion në Itali ka qënë absorbuar dhe asimiluar nga pellazgët. Gjuha shqipe, emri i së cilës njihej në Itali si etrusk, kontribuoi në krijimin e latinishtes. Në sajë të shqipes, Kostandini i Madh arriti të transferojë selinë e Romës në Romën e re, pra në Kostandinopojë, pa shkaktuar as më të voglën pakënaqësi dhe rrëmujë. Në sajë të një pjese të etruskëve, veçanërisht të Toskanës italiane që erdhën dhe u vendosën në Toskërinë shqiptare, në Ballkan, shqiptarët e jugut u quajtën Toskë dhe janë pasardhës direktë të etruskëve të lashtë që banonin në Itali.
Lidhur me dy dialektet aktuale të gjuhës shqipe: gegërishtja ngjan më shumë me greqishten e vjetër, ndërsa toskërishtja më shumë me latinishten. Kjo është e lidhur me pasojat e fitores së gjeneralit romak Paul Emile mbi epirotët, në vitin 168 p.e.s. Ai e rrafshoi Epirin dhe popullsinë e atij vendi e ktheu në skllave. Tokat mbetën djerrë për më shumë se një shekull dhe ato u populluan me etruskë të syrgjynosur. Këtu qëndron dhe arësyeja që toskërishtja, edhe pse në lidhje direkte me Greqinë dhe gjuhën greke, ngjan me latinishten, ndërsa gegërishtja më e larguar nga Greqia dhe e ndarë nga ajo prej Toskërisë i ngjan greqishtes.

HELENËT

Termi helen, sidomos në fillimet e veta, nuk përcaktonte një komb. Mund të bëheshe grek apo helen vetëm duke mësuar apo folur gjuhën e vjetër greke. Helenët nuk formonin një grup popujsh siç ishin jonianët, eolianët, dorianët, por një grup i dalë nga elementi pellazgjik primitiv, i mpleksur me të huajt, si me fenikasit, egjiptianët...(pra me pushtuesit fitimtarë). Emri helen ka filluar të përhapet në Greqi si dhe në ishujt përreth, në Greqinë e Madhe dhe në Azinë e Vogël, që nga shekulli VIII p.e.s. Ndryshe nga emrat pellazg apo në shqip leleg (siç quheshin pellazgët nga fenikasit për shkak të veshjes së tyre të bardhë që mbanin deri në shekullin e VI p.e.s.), të cilët ishin përhapur prej shumë e shumë kohësh.
Emri Hellas, që mund të lexojmë nëpër tekste për Greqinë, nuk ka qënë asnjeherë emri që i jepnin Greqisë as autoktonët dhe as romakët. Në fakt, ajo nisi të quhej zyrtarisht nga të gjithë Hellas, shumë më vonë, atëhere kur u krijua mbretëria e pavarur në vitin 1830 të epokës sonë. Më parë, dhe veçanërisht gjatë perandorisë bizantine, ajo kurrë nuk është quajtur Hellas e as Graecia, as perandori greke apo helenike, por gjithnjë Perandori e Bizantit. Perandori bizantin asnjëherë nuk është cilësuar helen apo grek. Janë shkrimtarët moderne që iu kanë atribuar popullatës së vjetër greke fjalët helenik apo grek, por kurrë nuk janë përdorur nga populli. Në atë kohë ende nuk kishte një bashkim kombëtar, por veçse rivalitete mes qyteteve-shtete kryesore si Sparta, Athina, Teba, etj.
Duke u nisur nga kjo periudhë helenistike, veçanërisht nga pushtimi i Greqisë prej romakëve, qëndra e helenizmit nuk ishte më Athina apo qytetet e tjera të Greqisë, por Azia e Vogël dhe Egjipti. Ky regjim i shpërndau helenët dhe kjo solli ç’popullimin dhe varfërimin e Helladës, të cilën Plutarku e përshkruan në epokën e tij si një vend pothuaj të shkretë, dhe ishte ky shkaku i formimit të një Greqie të re e të madhe, të pasur dhe të dëndur në Azinë e Vogël, si dhe të një qëndre të kulturës helenistike tepër të lulëzuar dhe të begatë në Aleksandri. Kjo nuk ndodhi shumë shpejt. Përballë përhapjes dhe zgjerimit të kristianizmit, i cili ishte bërë tashmë një besim i shtetit, talente të mëdha do të pikasin në gjirin e dhiakërve dhe të priftërinjve të edukimit helenik, një lidhje e vërtetë kjo midis kristianizmit dhe helenizmit të vjetër. Nga kjo kohë dëshmohet një zhvillim i vërtetë letrar mjaft i rëndësishëm, por për një kohë të shkurtër, pasi më pas në shekullin tjetër u shfaq një „bizantinizëm“ i vërtetë me të gjitha intrigat dhe sterilitetin letrar. Kështu helenizmi do të venitet nga dita në ditë duke u zëvëndësuar nga një kristianizëm asketik dhe grindavec. Shtrirja e ngadaltë e saj nuk të lejon të fiksosh një datë të zhdukjes së saj, pasi kjo ka ndodhur ngadalë. Në fakt helenizmi mori fund atëhere kur nuk pati më vepra madhore. Këto vepra, që ishin ende të shumta në shekullin e V, bëhen më të rralla e më mediokre, në shekullin e VI. Ato mbarojnë më së fundi rreth mesit të shekullit të VII. “Në sajë të filologjisë, helenizmi që ishte në rënie, u lidh me helenizmin e shekujve të mëdhenj klasikë, pasi ajo lidhet me veprat e mëdha të së kaluarës për t’i interpretuar, komentuar dhe gjykuar “.






ELEMENTËT HISTORIKË, LETRARË DHE CITIME TË NXJERRA NGA ENIGMA, SI ARGUMENTE GJUHËSORE

Eshtë padyshim e vështirë të analizosh gjithshka në një vështrim të shkurtër. Në pjesën e dytë, më duhet të bëj gjithashtu, një seleksionim të asaj që më dukej më domethënëse për të ndjekur fillin gjuhësor udhëzues të autorit.

1. Mbi Luftën e Trojës - Homeri dhe Homeridët. Iliada dhe Odisea

Lufta e Trojës u zhvillua rreth vitit 1250 p.e.s. Homeri nuk ishte bashkëkohës i ngjarjeve të kësaj lufte, pasi sipas Herodotit, ai ka jetuar në vitet 800 p.e.s. Katër apo pesë shekuj e ndajnë Homerin nga tregimet e tij. Iliada dhe Odisea përbëjnë burimin e parë historik, monumentin e parë të shkruar, i cili përshkruan aktet e trimërisë së parahelenëve në këtë epokë. Autori mbështetet mbi tekste të vjetra për të llogaritur moshën e Helenës, atë kohë 41 vjeç dhe të Aleksandrit, i quajtur njëkohësisht Paris, 64 vjeç. Për të, rrëmbimi i Helenës nuk ishte veçse një pretekst i luftës, e cila në fakt kishte të bënte me rrëmbimin e thesareve të pasura që kishin mbledhur trojanët. Në analizën e tekstit greqisht të Iliadës dhe të Odiseas, autori thotë gjithashtu: „Lënda e epopeve homerike, kishte filluar tashmë të hartohej dhe të këndohej në gjuhë pellazgjike, pasi greqishtja e vjetër ende nuk ishte formuar plotësisht në Greqi dhe kjo lloj greqishte ende nuk ekzistonte në Azinë e Vogël, pasi kolonitë joniane dhe eoliane zbarkuan veç disa shekuj më pas. Vetëm 500-600 vite më vonë, epopeja u përkthye në gjuhën greke nga Homeri dhe Homeridët, të cilët i dinin mirë të dy gjuhët, pellazgjishten dhe gjuhën greke. Për më tepër, për autorin, greqishtja e Iliadës është akoma më e vjetër, pra më arkaike se ajo e Odisesë. Iliada është e mbushur me fjalë pellazgjike, me sufikse dhe prefikse greke. Odisea u shkrua dhe u përkthye shumë kohë pas Iliadës, dhe u desh jo më pak se 150 vjet për të arritur greqishten e Odisesë.“
Gjithashtu, tek Odisea, autori përqëndrohet në etimologjinë e fjalës “OutiV ” që u përkthye me fjalën „person“ (d.m.th.“asnjeri”) e lidhur kjo me emrin që Uliksi i jep Polifemit, siç na bën të njohur ai. Për Robert d’Angely, kjo fjalë korespondon me fjalën pellazgjike ose shqiptare „üti“ = „tëndi“, në kuptimin këtu që ekziston ende në Shqipëri. Pyetjeve „Kush të ka tradhëtuar? Kush të ka bërë keq?, dhe përgjigja „üti“, (“yti”) „tëndi“, ka të njëjtin kuptim si ajo tek Uliksi.

2. Mbi ekspeditën e Aleksandrit të Madh, 333-323 p.e.s.

Olimpia, nëna e Aleksandrit ishte epirote, pra gjuha e nënës së Aleksandrit ishte gjuha shqipe. Në librin Enigma, autori këmbëngul në atë që fjala epirot do të thotë shqiptar dhe aspak helen. „Epirotica lingua“, gjithnjë nënkuptonte „gjuha shqiptare“ dhe kurrë “Ellhnikh glvssa ”. Mbreti Filip i Maqedonisë, babai i Aleksandrit, kishte lindur në Argos, por në fakt në Argosin që gjëndej në Orestie, në kufijtë e Epirit dhe të Ilirisë, (Aleksandri i Madh, f. 14. G. Radot, 1931). Aleksandri i Madh, me origjinë shqiptare dhe helen në sajë të edukimit në gjuhën greke, i ndoqi mësimet nga Aristoti, një shqiptar nga qyteti Stagire. Përmes gjuhës së nënës, epirote apo shqiptare, Aleksandri u jepte kurajo dhe komandonte gjeneralët e tij gjatë ekspeditës së tij ushtarake. Me këtë gjuhë ai u fliste shokëve dhe ushtarëve të ushtrisë së tij të jashtëzakonëshme, gjuhë që kuptohej nga të gjithë. Shumica e popullatës ishte e pashkollë dhe greqishtja moderne ishte e panjohur, sepse ajo filloi të formohej mbi dhjetë shekuj më vonë.

3. Mbi Perandorinë romake, Perandorinë bizantine dhe Perandorinë otomane

Në vitin 146 p.e.s. ndodhi pushtimi i Greqisë nga romakët që quheshin Akaie. Gjuha e popullit ishte gjuha pellazgo-shqiptare, ndërsa gjuha zyrtare, latinishtja. Pas vitit 800 dhe veçanërisht pas skizmës së parë në vitin 860, datë kur fillon Perandoria bizantine (emër që iu dha Perandorisë romake të Lindjes kur ajo u nda nga Perandoria romake e Perëndimit), përdorimi i latinishtes zyrtare fillon të pakësohet në përpjestim me greqishten që është tashmë gjuhë e kishës së Lindjes. Popullsitë shqiptare të Perandorisë bizantine që ishin të fesë kristiane ortodokse të Lindjes u quajtën Γρακoι apo Ρωμηοι dhe Ρωμαιοι, por ata mësonin gjithnjë vetëm në greqisht, që ishte gjuha e dytë, pas asaj shqiptare. Ky evolucion i ngadaltë e bëri Bizantin një perandori me popullsi shqiptare dhe qytetërim helenik, me gjuhë zyrtare greqishten e vjetër. Atëhere populli, i cili si gjithnjë nuk e dinte latinishten dhe nuk e fliste atë. Po kështu ai nuk fliste njëkohësisht as greqishten e vjetër dhe së fundi as atë moderne, që ende nuk kishte lindur. Për popullin romako-bizantin, të dy gjuhët, latine e greke, ishin të panjohura. “Duhet të jesh pak naiv të besosh se e gjithë popullsia e vjetër greke, duke përfshirë dhe atë të Athinës, Korintit, Spartës dhe qyteteve të tjera, fliste si gjuhë të nënës, në shtëpi apo jashtë saj, greqishten klasike të Platonit, Homerit, Aristotit, Demostenit, Lucienit dhe autorëve të tjerë të famshëm të Antikitetit grek. Po të ishte kështu, greqishtja e vjetër nuk do të vdiste dhe do të na përcillte deri tek ne shkëlqimin e perfeksionit të vet, ndërkohë që shqipja ishte e njohur në gjithë botën e vjetër e ku flitej rrjedhshëm ngado”.
Pikërisht me rastin e skizmës së vitit 860, Kisha Lindore e braktisi mësimin e greqishtes së vjetër. Ajo pati idenë që me ndihmën e priftërinjve të ndërmerte formimin e greqishtes moderne, ku si pikënisje dhe fillim të saj ishte pikërisht fundi i shekullit IX. Në atë kohë bëhet fjalë për një greqishte, në të cilën u hoqën të gjitha rregullat gramatikore e sintaksikore të greqishtes së vjetër. Kështu, greqishtes moderne iu desh më shumë se një mijëvjeçar (ashtu dhe greqishtes së vjetër) që të bëhej e përdorëshme dhe të përhapej, në fillim në qytetet e mëdha të Bizantit, në Smirnë, Selanik, etj. Ndërsa shqipja, mbeti gjuha e familjes. Greqishtja dhe latinishtja, gjuhët zyrtare të qeverive, universiteteve, kishës e e diplomacisë, gjatë përrdorimit të tyre, luajtën rolin e gjuhëve paralele: greqishtja në Greqinë e Madhe dhe në Azinë e Vogël dhe latinishtja në Itali, në botën romane, deri në ditën që ato ranë në rangun e gjuhëve të vdekura, duke lënë në vazhdim dhe në përdorim të plotë gjuhën shqipe dhe gjuhët neo-latine, me të cilat bashkohet më vonë dhe greqishtja moderne, veçanërisht duke filluar nga viti 1850, ku nga Patriarkati ekumenik mësimi publik i detyruar u bë greqishtja moderne, e cila filloi të mësohej intensivisht, të flitej dhe të përhapej.
Perandoria otomane fillon më 1453 me pushtimin e Kostandinopojës nga turqit, ç’ka shënon dhe fundin e perandorisë bizantine. Gjuha zyrtare ka qënë dhe është gjithnjë gjuha e pushtuesit: turqishtja. Kosmopolitizmi i Kostandinopojës është i rëndësishëm, gjëndja sociale mbetet e pandryshuar, shqipja vazhdon të flitet. Ajo bashkëekziston me gjuhët e tjera të folura si turqishtja, greqishtja dhe gjuhët e gjithë emigrantëve që u dyndën gjer në epokën bashkëkohore të Luftës së Madhe (1914-1918) e gjer në këmbimin e popullsive më 1925, ku si pasojë, një popullsi e madhe kristianësh ortodoksë, albanofonë të Azisë së Vogël, u shpërndanë në mesin e kësaj popullsie albanofone apo jo, të shtetit grek, pasi ato u zëvëndësuan po nga një popullatë shqiptare moslemane, që vinin nga Shqipëria, Maqedonia, Epiri, etj.

4. Që kur banojnë shqiptarët në Greqi?

Për grekërit, shqiptarët banojnë në Greqi që nga fundi i shekullit XIV (më saktë që nga viti 1375, me ardhjen e punonjësve të parë shqiptarë në Greqi). Autori Robert d’Angély vë në dukje disa argumente për të treguar autoktoninë e tyre në Greqi në të gjitha kohrat. Profesor Karvelas, në kapitullin Mbi elementin bizantin apo shqiptar midis viteve 610-1453 të peirudhës së Bizantit flet për “popullsinë fshatarake të shqiptarëve dhe mos-përzjerjen e tyre me pushtuesit e huaj” dhe ai bazohet në proçes-verbale autentike të nxjerra nga regjistra kishëtarë të epokës. Rezulton se më 1204, shumë përpara datës 1375, në këtë vend kishte patur gjithnjë shqiptarë.
Një provë tjetër që shqiptarët e kanë banuar Greqinë në të gjitha kohërat është gjuha e tyre. Shqipja e antikitetit ka shërbyer si model për formimin e greqishtes së vjetër. Edhe greqishtja moderne, rrjedh nga e vjetra, por ka trajta dhe shprehje të pastra shqiptare, duke përfshirë dhe huazimet nga shqipja. Autori jep shëmbuj të marrë nga Kronikë në More, Kronikat e Romanisë dhe veçanërisht të Moresë si dhe në shkrimet e Kostandin Porphyrogenete në Corpus Inscriptionum Historiae Bizantinae, të cilat janë komentuar në planin gjuhësor në vëllimin e IV të Enigmës.
Ai e përfundon këtë analizë me shpjegimin e fjalës “shkipëtar”. Fjala “shkipëtar”, përmes së cilës cilësohen akoma dhe sot shqipëtarët, është shfaqur vonë. Kjo fjalë ekziston jo më herët se viti 1375 në Shqipëri. Kjo fjalë do të thotë “mbajtës i shqiponjës”, duke cilësuar fillimthi ushtarët e Skënderbeut, të cilët e mbanin atë në gjoks, dhe që ishin të gjithë shqipëtarë. Deri në vitin 1925, fjala “shkipëtar” ishte e panjohur në Greqi, në Itali, në Siqeli, në ishujt e gadishullit, në Thrakë e Maqedoni dhe në gjithë zonën perëndimore të Azisë së Vogël. Më 1380, fjala “shkipëtar” ishte shumë e përdorur në Shqipëri. Si pasojë, nëse shqiptarët e Greqisë janë më të vonshëm se 1380, padyshim ata do t’a kishin futur këtë fjalë në Greqi.

5. Mbi luftën e Pavarësisë greke në vitet 1821-1830

Autori n’a kujton se në ushtrinë shqiptaro-greke figuronin shumë heronj të famshëm shqiptarë të fesë së krishterë ortodokse orientale si Marko Boçari, Teodor Kolokotroni, Miauli, Kanari, Xavella, Mavrokordati, etj, heronjtë shqiptarë nga Suli apo suliotët dhe gratë e tyre akoma më heroike, të cilat për t’i shpëtuar ç’nderimit dhe që të mos binin në duart e turqve, u vetvranë duke hedhur një valle dhe duke u hedhur njëra pas tjetrës në humnerën e Zallongos.

6. Anekdota e Otonit I të Nafplios

“Debatet e parlamentit të Nafplios, para mbrërritjes së mbretit Oton I më 1832, si dhe dhjetë vjet më pas, bëheshin në gjuhën shqipe, ndërsa rendi i ditës ishte i shkruar në greqisht. Nga ana tjetër, mbreti Oton I që nga ardhja e tij në Greqi studioi greqishten gjatë më shumë se katër vjet, që të mund t’i drejtohej drejtpërdrejt popullit. Kur ai konstatoi se populli i tij nuk fliste greqisht por shqip, u zëmërua dhe i ndërpreu mësimet e gjuhës greke”.

7. A mund t’i jepte Shqipëria gjithë këto popullata?

“Shqipëria asnjëherë nuk ka qënë e populluar...asaj nuk mund t’i njihet roli i furnizueses të popullatave shqiptare...”

8. Për sa i përket nyjes së prapme në shqip

Në gramatikën e tij, Robert d’Angély thotë: « Nyja në gjuhën shqipe nuk është pjesëzë para emrave dhe mbiemrave, por një prapashtesë që u bashkohet fundit të emrave apo mbiemrave. Ndryshe nga gjuhët e tjera indo-evropiane, të cilat e vendosin atë para emrave dhe të ndarë nga ajo, kjo gjë provon vjetërsinë antike të shqipes. Kjo gjuhë është e vetmja midis gjuhëve të Evropës së sotme, duke përjashtuar bullgarishten e rumanishten, si dhe armenishten në Azinë e Vogël, që kanë një veçantësi të tillë. Greqishtja, në fillimet e veta e paraqiste një tipar të tillë, të cilën e konstatojmë tek Iliada, kurse për latinishten apo rusishten, silabi final i emrave është një mbaresë dhe jo një nyje e prapavendosur shquese.

9. Mbi gjuhën serbe

Autori thotë se « në të gjitha kishat katolike jugosllave dhe në Vatikan, gjuha serbe kuptohet si gjuha ilire, e njohur si gjuha « Illyrica lingua ». Por gjuha serbe nuk është aspak ilirike, por sllave. Serbët bazohen në faktin se në fillim, ata iu nënshtruan autoritetit bizantin dhe deshën të shkriheshin me shqiptarët autoktonë. Edhe alfabeti i huazuar nga libra të ndryshëm liturgjikë, para adoptimit të gërmave cirilike më 885, ishte shqipja glagolitike.

10. Historia dhe shqiptarët

«Disa pyesin me të drejtë: meqënëse shqiptarët kanë qënë e janë gjithnjë një popull kaq i rëndësishëm dhe interesant, përse historia nuk i përmend pothuaj fare?» Kësaj pyetje që ai bën në vëllimin e III, autori i përgjigjet: «Kjo ndodh kudo pasi emri shqiptar është konfonduar gjithnjë me atë grek apo helen, për të përcaktuar të njëjtin popull: atë shqiptar ose me origjinë pellazgjike, që flasin gjithnjë të njëjtën gjuhë të moçme, pellazgjike apo shqiptare. « Në Itali, në Siçili e gjetkë, popullatat shqiptare konsiderohen si greke pasi ato kanë ruajtur kudo fenë ortodokse, greke ».

11. Mbi hititët në Azinë e Vogël

Origjina e popullit hitit ngjan se ka qënë gjithnjë vendi ku ai ka jetuar në Azinë e Vogël, në një territor të gjërë në veri të Sirisë. Hititët, hetenët apo heteenët, janë populli pellazgjik më i rëndësishëm që ka mbijetuar në Azinë e Vogël, gjatë gjithë epokave gjer në thellësi të antikitetit. Fama e tyre ka jetuar gjithnjë, edhe pas shkatërrimit të perandorisë së tyre. Janë sirianët e Kapadosit (Cappadoce) sipas Herodotit, apo sirianët e bardhë të Strabonit, që pasardhësit e tyre gjëndet sot midis banorëve të Kapadosit, të krishterë apo muslimanë, të cilët u islamizuan pas shekullit XI. Hititët dominuan ultësirën qëndrore të Azisë së Vogël, veçanërisht vendin e quajtur Halys (shek.XX p.e.s. e mijëvjeçari i X p.e.s, e më shumë, sipas studimeve të fundit). Qëndra e tyre gjëndej në Xhahur-Kej në Biogaz-Kej, Pterie siç quhej nga grekërit e vjetër (Herodoti), i shkatërruar nga mbreti Lydilu Crésus. Duke u mbështetur në të dhënat e F.H.Rosny mbi gjuhën hitite (Encyclopedia Britannica) autori nuk mund të mos konstatojë se « deklinezonet », format e saj në vetën e dytë të shumësit, e ngjasojnë në mënyrë të habitëshme me shqipen e sotme. Mbrishkrimet e çuditëshme dhe epigrafitë hitite që janë zbuluar në Ejub, Kilise-Hisar (Tyana), Ibriz, Bulgar-Madeu dhe vënde të tjera midis Smirnës dhe Eufratit, ende nuk kanë zbuluar gjithshka të këtij populli.

12. Djegia e Bibliotekës së Aleksandrisë - kriza e papirusit

« Nëse nuk do të ishte zjarri që në epokën e Kalif Omarit do të shkatërronte bibliotekën e famëshme të Aleksandrisë me një numur të jashtëzakonëshme veprash në shumë gjuhë, veçanërisht pellazgjike apo etruske, nëse nuk do të kishte qënë ai lavazh sistematik i murgjëve apo të tjerëve ndaj dorëshkrimeve pellazgjike apo etruske, si dhe atyre në greqisht e latinisht gjatë shekujve VI, VII, VIII, IX, X, dhe XI, - periudhë kjo e krizës së thellë të papirusit për të marrë andej lëndën e nevojshme që u mungonte shkrimtarëve të rinj, është e sigurtë që sot nuk do n’a mungonin dokumente të ndryshme në gjuhën pellazgjike ose etruske, dhe se enigmat gjuhësore që qëndrojnë sot përballë mprehtësisë sonë, nuk do të ekzistonin. Por sot, ne mund të themi të lumtur, se edhe për shak të mungesës së dokumenteve të shkruara, studimi i kësaj gjuhe kaq të vjetër pellazgjike në formën e saj më të gjallë, mund të bëhet përmes tipareve të gjuhës së sotme të shqiptarëve, e cila na është transmetuar në mënyrë ekzakte e komplete.

Përfundim

ENIGMA e Robert d’Angély është vepra e një jete, e shkruar me qëllim që të rehabilitojë emrin « Albanais », emrin « shkipëtar » dhe në të njëjtën kohë të hedhë dritë mbi të vërtetën e lashtësisë së gjuhës pellazgo-shqiptare dhe që kjo të bëhet e njohur dhe të pranohet. Autori u kërkon shqiptarëve që të vazhdojnë kërkimet, pasi ata kanë një gjuhë kaq të çmuar që është gjuha shqiptare apo pellazgjike. Ai u kërkon gjithashtu shqiptarëve që të thellohen e të flasin në mënyrë korekte të dy dialektet, gegë e toskë, të njohin në mënyrë perfekte greqishten e vjetër dhe latinishten e kështu dhe autorët klasikë, që ta zgjerojnë këtë studim edhe në fushën e sanskritishtes, të gjuhës zend, gjuhës hitite, hebraishte, arabishte, etj, që më së fundi t’i njohin për të aplikuar principet e përgjithëshme të shkencës gjuhësore. Në leximin e veprës së tij dhe në veçanti të vëllimit të V, me analizën e komentit të mbishkrimit pellazgjik të Lemnos dhe të mbishkrimeve të tjera, do të doja të shtoja dhe diçka tjetër të rëndësishme: gurët e vjetër, librat e vjetër dhe gjuhët e vjetra, nuk e kanë thënë ende fjalën e tyre të fundit.

Solange d’Angély - ( e bija )
Paris, më 15 Janar 2004
Përktheu: Luan Rama

Gazetat FJALA 7, 14 Nëntor 2004
ILLYRIA 11,15 Shkurt 2005

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Dhjetor 2006 03:21
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Robert d'Angély

Enigma …

e prejardhjes

së racës dhe të gjuhës



Pellazgëve,

Ariasve,

Hititëve,

Etruskëve,

Grekëve ose

Shqiptarëv etj............ është zgjidhur.


Kështu shkruan në librin e Robert d’Angély, i shkruar në pesë vëllime, dorëshkrimet e të cilit i gjeti e bija e tij, Solange d’Angély, plot 30 vjet pas vdekjes së babait te saj, Robert D’Angély.

Vepra e shkëlqyer e këtij autori përbëhet nga pesë vëllime që panë dritën vetëm pas vitit 1990.

Titulli i origjinalit :

Robert d’Angély, L’ENIGME

Vëll. I Les Pélasges, 1990 France
(Pelazgët)

Vëll. II Des Thraces et des Illyriens ą Homčre, 1990 France
(Prej Thrakëve dhe Illirianëve deri te Homeri)

Vëll. III Des Etrusques ą l'Empire Byzantin, 1991 France
(Prej Etruskëve deri te Perandoria Byzantine)

Vëll. IV De l’Empire ottoman - Les Albanais- De l’Epire, 1991 France
(Prej Perandorisë Otomane –Shqiptarët - Epiri)

Vëll. V Les secrets des Epitaphes, 1991 France
(Fshehtësitë e Epitafeve)

Botimi shqip : Shtëpia Botuese TOENA
Përmblodhi dhe pëthktheu : Xhevat LLOSHI
Tiranë 1998

- Më vonë, në Francë ka dalë nga shtypi edhe "Gramaire Albanaise Comparée" (Gramatika e krahasuar e gjuhës shqipe), e cila përbënë vëllimin e gjatë dhe të shtatë të "ENIGMËS".

Ndërsa mbetet të punohet për "Le dictionaire éthymologique", për të parë se si pellazgjishtja (shqipja) ka sherbyer në forminin e greqishtes së lashtë. Mënyra është kjo: për formimin e emrave dhe të përemrave greqishtja merrte rrënjen, duke hequr mbaresën shquese (déterminé) apo nyjen e pasme të shqipes, kurse për foljet merrte thjesht rrënjën, qoftë kjo edhe e zgjeruar me mbaresa të ndryshme foljore. Duhet shënuar se vetë folja në shqipen mund të ketë si dhe në greqishtën dy ose më shumë rrënjë, që ndryshojnë tërësisht ndërmjet tyre.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Dhjetor 2006 03:33
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Hulumtime mbi origjinen pellazgjike të Kombit Shqiptar

Çelësi për të studiuar dhe për tu dhënë zgjidhje, problemeve historike jo vetëm të kombit Shqiptar,por edhe të një hapësire më gjerë teritoriale, që përfshin: Ballkanin, Gadishullin Italian, Azinë e Vogël dhe bregdetet e Afrikës së Veriut janë Pellazgët.

Legjendat dhe traditat e lashta, pohojnë se njerëzit e parë që banuan Greqinë ishin pellazgët.(Horodoti II 56,57,) Pellazgët jo vetëm ne periudhën e klasikëve, por edhe në atë homeriane përbëjnë një kujtim të largët legjende e tradite .A. Kola (në librin " Arvanitasit " f. 36) thotë : një traditë e përafërt i tregon pellazgët aq të lashtë, saqë të kenë lindur përpara Hënës dhe për ketë arsye i quajnë ata Parahënës ose Parahënas. Në lidhje me etimologjinë e preardhjes së emrit pellazg ka disa mendime.
Gjeografi i madh i lashtësisë, Stavroni e nxjerr prejardhjen nga fjala "pelarg"që do të thotë të ardhur nga larg. Ndërsa R. Angely e nxjerr nga fjala shqipe pjell që ka kuptimin Piell-lind-shumoj-shtoj, duke i shtuar fjalën arg " ibardh"që do të thotë i lindur i bardhë.Këtë fjalë unë kam pasur rastin ta digjoj nga më të moshuarit në zonën time kur dikush nga të rriturit gabonte, ato e qortonin: po si e bane këtë gabim... ti je pjellag tashi. Pra kemi pjell+ag (ag-agoj-ihershëm) në kuptimin e prindit i moshuar, këtë kuptim ka për mua emri pellazg, pra i vjetër, ose për rastin konkret më të vjetërit.

Pellazgët ishin të vendosur në një hapsirë që fillon me Ballkanin, Gadishullin
Pellazgët ishin të parët që shpikën mënyrën e të ndërtuarit shtëpi dhe të punimit të tokës filluan të mbjellin e të korrin, pra e kthyen tokën në ara,pikërisht në këtë periudhë thotë S. Frashëri, e ka origjinën edhe emri Arban, që më vonë nga romakët u thirrën alban, dhe vendi albania nga latinishtja.
Të flasësh për pëllazgët për kohën dhe hapsirën që ato zinin nuk do të mjaftonin vëllime të tëra, por si rezultat i fshirjes në mënyrë sistematike i dorëshkrimeve pellazgjike nga popuj dhe fe të ndryshme dhe sidomos nga grekët, të cilët e kanë ulur në atë masë saqë disa historian nga mosnjohja e gjuhës pellazgo-shqipe shkojnë deri atje sa të vënë në dyshim ekzistencën e këtij populli të madh. Pllazgët kishin një besim romantik , ato adhuronin të gjithë ato element të natyrës që ndikonin në aktivitetin e tyrre të përditshëm si: Dielli,Hëna, Toka, Deti, retë,erën etj.Robert d' Angly në librin "Enigma" (f.150) thekson: Feja e pellazgëve ka qenë natyralizmi, d.m.th. hyjnizmi i dukurive të natyrës, i agjentëve fizik., i forcave shkatërrimtare ose organizuese dhe i fuqive të mbinatyrshme të quajtura hyjni ose hyjnesha..Kulti i pellazgëve që është trashëguar brez pas brezi te grekët, etruskët edhe romakët,që të tria palët pasardhës të drejtpërdrejtë të tyre, që përbënin po atë popull dhe që flisnin po atë gjuhë:pellazgjishten ose shqipen.Disa nga nga këto hyjni dhe hyjnesha të Olimpit që mund të përkthehen vetëm në gjuhën shqipe janë:Zeusi, Za-Zë-Zot, Athina, ethëna,Apolloni, Apullen, Apudhën do të thotë udhëndriçues: ai që hap rrugën,paraardhësi bartës i dritës.
Horodotus ju hedh pellazgëve historinë e cila këto i përmend shumë më parë sesa cilivizimi i grekëve, punimi i ashpër që mbulon anën PARTHEON në Athinë akoma quhet pellazgjik.
Është interesante fakti se si mund të ndeshen terma të shqipes së vjetër në përdorim te lamat, që kryejnë shërbesa në Indi dhe nëTibet. Robert d' Angely në librin "Enigma" (f.70). thotë: Në fakt budizmi na mëson metodën për të shqiptuar pranë një njriu që vdes dy fjalë të lidhura me fatin:"Hik!"(që ka po atë kuptim si në shqipen: nisu) dhe: "Fet!" (që do të thotë si në shqipen: shpejt).
Fakti që nga Ëvropa e gjerë në Indi, ndoshta edhe më gjërë ekziston një bashkësi elementësh gjuhësorë,thotë A.Kola në librin "gjuha e perendive"( f.13-14). Shpjegohet se ato kishin për djep Ballkanin veri-perendimor,... ndërkohë që një degë Pellazgjike (iliriane), Dardanët, kanë lënë gjurmë të forta të kalimit të tyre që nga Ballkani veri-perëndimor gjer në Indi e në Tibet... Historianët do ti vënë në dyshim këto, por tashmë përkrahësit e teorive indoevropiane, duket se janë gati të bindur se populli hipotetik indoevropian nuk erdhi nga India në Evropë por vajti nga Evropa në Indi. Kështu filloi "çorientimi" i hipotezës Indoevropiane, alegorikisht, metaforikisht dhe realisht.
Në këtë hapsirë pra, në hapsirën malore të banuar të Ballkanit veri-perendimor e të arkadisë, lindën (autoktonët nga toka dhe jo nga perënditë) Pellazgët, dhe që këtu ato arritën në të katër anët e botës, aq sa mund ti quajmë "popull i zgjedhur i racës njerëzore"që krijoi qytetërimin këtu e dhjetëmijë vjet më parë, pra që nga përplasja e parë e pellazgëve me atlantët.
Robert d' Angely f.55, sipas rrëfimit të Platonit (lll,24-25) Në këtë luftë ndërmjet dy zotërve të Evropës mes pellazgëve dhe atlantëve fitorja u takoi pellazgëve dhe zbrapsi invazionin e atllntëve drejt bregut atlantik, duke i shtyrë tutje përtejë Ëtrurisë, ku tashmë kishin arritur. (kuptohet kjo ndodhi përpara fundosjes së Atlantidës)... Gjatë po kësaj periudhe midis fundosjes së Atllantidës, dhe epokës së Ekspeditës së parë të Ariasve (Pellazgëve) drejt Indisë, që ndodhi rreth vitit 3000 para Krishtit, pati mjaft kontakte si pasojë e shpërnguljeve të popullsive të shumta, që i përkisnin po asaj rrace pellazgjike. Këto kontakte sollën edhe njëherë që të "njëtrajtësohet" gjuha pellazge e folur dhe ndoshta e shkruar në atë epokë. Vazhdimsinë e kësaj gjuhe e gjejmë edhe tek Homeri në Iliada dhe Odisea (tashmë është vertetuar se veprat e Homerit u shkruan në pellazgjisht. Vetëm pas 5 shekujsh i përktheu Pisistrati dhe u paraqitën si greke). Me të drejtë studiusi Dhimitër Kamada thotë: Idioma gjuhësore e malsorëve shqipëtarë e ruajtur në malet e Shqipërisë është idioma gjuhësore e përdorur nga Homeri në Iliada dhe Odisea, është idioma e gjuhës shumë të vjetër pellazgjike.
Pellazgët d,m.th. shqiptarët e vjetër thotë S.Frasheri( në librin "Shqipria ç'ka qenë ç'është ..."f.44).ndahen në katër degë kryesore:

1-Ilirët që ishin përhapur prej kufirit të Greqisë së vjetër deri në skajin verior të detit
Aziatik.
2- Maqedonasit, të cilët banonin në viset e maqedonisë që shtrihej nga malet e pindit e të sharrit deri në malet e rodopit, dhe në detin Egje.
3-Thrakasit, që ishin të përhapur në trevat e Bullgarisë, duke mos patur të përcaktuar kufijtë veriorë.
4-Frigasit që gjendeshin në krahinat nga brigjet e Anadollit deri në Ankara e në Sivas.
Është vertetuar me prova të pa kundërshtueshme se këto katër popuj janë degë të popullit të madh PELLAZG.
Meqë përmendëm frigasit Horodototus na jep një shembull ("Enigma"f.234.) për provën që, kërkoi të bëhej nga fareoni PSAMETIK për të mësuar se cili ka qenë populli më i lashtë se Egjiptasit, që besonin deri në atë kohë se nuk kishte më të vjetër nga ato. Ai mori dy fëmijë të porsalindur dhe i la në kujdestarinë e një bariu, icili kish për detyrë tu çonte dhitë për tu ushqyer ne kohën ecaktuar. Pas dy vjetëve fjala e parë që u dëgjua nga fëmijët ishte buk. Pasi PSAMETIKU mësoi se me këtë fjalë frigasit emërtonin bukën ashtu si edhe në shqipen e sotme, u vertetua se frigasit ishin më të lashtët mbi tokë. Nga degët pellazgjike që përmendëm më sipër Ilirët dhe maqedonasit ishin më të afërt nga gjuha dhe zakonet dhe mënyra e jetesës.
Maqedonasit nën udhëheqjen e Aleksandrit të Madh i cili pasi pushtoi qytet shtetet greke, ndërmori ekspeditën e tij të famshe drejt Indisë në vitin 334 para krishtit. Ushtria e tij perbëhej më së shumti nga popuj shqipfolës: maqedonas dhe ilirë, dhe më pas u përvetësua nga grekët, të cilët deri në hapat e fundit të jetës së tij e quajtën armik. Finlei tek "historia e revolucionit grek", thekson: Aleksandri i Madh në simpoziumet e tij fliste me strategët e vet një dialekt të hershëm arvanitas. Medoj se po të mos ishtë djegur biblioteka madhështore e Aleksandrisë nga Kalifi Omar të cilin pasi e pyetën se ç'duhet të bëjmë me të?.. (His. e Botës ( f.143) Thuhet se ai u përgjigj: "Nëse në ato libra është shkruar gjithshka çfarë gjendet edhe në Kuran, atëhere janë të tepërt. Nëse ka gjëra të tjera atëhere janë të dëmshëm." Besoj se potë mos kishte ndodhur kjo, sot do të kishim në dorë mjaft dorëshkrime në gjuhën e bukur pellazgo-iliro-shqipe.
Për Ilirët siç thamë më sipër në lidhje me hapsirën që ato zinin desha të shtoj se: edhe popujt e tjerë që ndodheshin në jug të tyre(pra greqinë e sotme) i pëkasin po kësajë dege pellazgjike ku më vonë u thirrën me emrin Epir. Ndër fise më të përmendura ilire ishin:dardadanët,ardejtë, dalmatët,taulantët, enkelejt, në jug të tyre ndër fiset më kryesore kaonët,thesprotët, malosët ,jonët etj. Për thesprotët ipja (shqiponja) përmendet si shpendi më i nderuar.Këto fise u bashkuan dhe krijuan lidhjen malose ku më vonë (rreth viteve 270 para krishtit me nderhyrjen e Olimbisë Nëna e Aleksandrit të madh) iu dha emri lidhja epirjote. Kjo mbretëri nën qeverisjen e Pirro Burrit arriti në kulmin u lulzimit për atë kohë. Pirroja njihet si një nga gjeneralët më të zotët që njeh historia, i cili u ndesh dy herë rrjesht me romakët dhe doli fitimtar.Pas vdekjes së Pirros një forcë e re u shfaq në veri të Epirit kësajë rradhe ishte mbreti Ilir, Agron i cili ngriti flamurin në kryeqytetin e mbretërisë së vet Shkodër.Pas vdekjes së Pirros ai aneksoi teritoret e Malosëve të cilët i kërkuan ndihmë Agronit kundrejt aleancave greke, i cili i mposhti këto të fundit. Pas kësajë fitorje Agroni vdiq dhe (231.p.e.s.) pushteti kaloi në duart e gruas së tijë Teuta , e cila ndërtoi një flotë mjaft të fuqishme ku kishte në Kontroll gjith bregdetin e mbretërisë së sajë.Pas Teutës Iliri i fundit që u rezistoi romakëve ishte Genti.
Më pas në vitin 168 para Krishtit romakët nën komandën e gjeneralit Paul Emili pas një lufte të gjatë fituan mbi epiriotasit, dhe pas kësajë fitorje ai dogji e shkatroi gjithshka duke rrafshuar gjithë Epirin dhe mori si skllever (150.000) banorë të Epirit. (sipas R.d'Angely)
Më vonë rreth viteve 6-9 p.e.s. kemi një nga kryengritjet më të mëdha të ilirëve kundër Romës,që e solli këtë të fundit në pozita mjaft të vështira,por edhe kjo kryengritje u shtyp ashtu si të tjerat. Së fundi romakët do ta kthejnë Ilirinë në një krahinë të Romës dhe për të mënjananuar kryengritjet marrin mjaft Ilirë si mercenarë. Shumë prej tyre madje, u bënë perandor të Romës sieci, Klaudi i II-të, Aureliani, Diokleciani e deri ke Kostandini i Madh. Kostandini e zhvendosi perandorinë nga Roma në Kostandinopojë ku me 323. pas K. u bë perandor i vetëm, dhe më 325. toleroi krishterimin (H. e Ball.G.Castellan f.34). Kostandini i Madh ishte dardan nga Nishi i sotëm. Ilir ishin, edhe Anstasi i i I-rë që kishte njërin sy të zi dhe tjetrin bojqielli, dhe Julani, i ashtëquajtur "shkëlqesi". Është bërë gjithmonë pyetja se si Kostandini arriti ta shpërngulte selinë e tijë nga Roma në Kostandinopol pa as shqetësimin më të vogël. Në lidhje me këtë R.d'Angely (f,218.). Sqaron se: elementi kryesorë, i cili çimentonte të ashtëquajturën popullsi të ndryshme nga një cep i Perandorisë në tjetrën ka qenë gjuha shqipe e cila flitej në mënyrë të përgjithshme që nga Kaukazi e Taurusi deri te shtyllat e Herkulit. Gjuha shqipe është nëna e greqishtes së vjetër (helenëve që janë një perzierje egjiptiane, mesapotananase, pellazge, që u shfaqën rreth viteve 1700 p.e.s) dhe e latinishtes...(f.24)në lidhje me greqishten e re Angely thekson se:po të mos kishin qenë shkronjat e njëjta, pashmangshmërisht do të ishte deklaruar se gjendemi para dy gjuhëve të ndryshme.
Emrin Iliri e hasim deri në shekullin e7-të e.s. Më vonë në shekullin e 11-të na shfaqet emri kombëtar "Alban" dhe "Albania," i cili siç kemi thënë më sipër vjen nga fjala "arban".Ky ndryshim i emrit Kombëtar erdhi si rezultat i vërshimit si lum i popujve barbar sllavë në Ballkan. Në këtë kohë një pjesë e Ilirjanëve të veriut mbetën si ishull në mes tyre dhe u asimuluan, dhe pjesa tjetër u shtynë më në brendësi të Ballkanit.Me ardhjen në krye të bizantit Herakliu, i cili zëvendesoi latinishten me greqishten, dhe lejoi sllavet (fiset sllave: serbët..etj.), që kishin lënë trojet e tyre ku banonin në veri të Karpateve, që të vendoseshin në Trojet Ilire. Ballkani pellazgo-Iliro-shqiptar ndryshoi duke u bërë kryesisht greko sllav.
Në 16 korrik 1054, u bë ndarja e kishës së krishterë në një kishë të lindjes nën "Patrikun e Bizantit.Më (1291) Bullgarët dhe serbët ndertuan kishën e tyre me seli në Pejë, (për të cilën serbët vazhdojnë të lehin) dhe të ashtuquajturën perandoritë të tyre me në krye Stefan Dushani.Gjatë kësajë periudhe shqiptarët i shohim të organizuar në pricipata në mbrojtje të trojave të tyre nga sllavët, duke ruajtur zakonet dhe traditat e tyre Ilire, ndërsa nga feja ishin kthyer në katolik dhe ortodoks. Pas rënjes së bizantit dhe me pushtimin e Ballkanit nga Turqit shqiptarët të organizuar në principata bënë një rezistencë mjaft të fortë. Më (1444) këto principata u bashkuan nga Heroi ynë kombtar GJERGJ KASTRIOTI (Skenderbu) i cili i fshiu nga trualli shqiptar njëra pas tjetrës ushtritë turke për 24-vjet rresht.Gjatë kësaj periudhe del në skenë emri Kombëtar Shqipëri dhe shqiptar. Ne disa dokumenta që gjenden në Vatikan Skenderbeu e quante veten pasardhës i Pirros dhe përkrenarja e tij ishte e njëjtë me atë të Pirros, njekohësisht edhe flamuri me shqiponjën dykrenare Luan Godo në librin Gjeneralët e Ilirisë ( f.41) tregon një legjendë që i ndodhi Pirros në lidhje me shqiponjën dykrerëshe ne flamur.
Duke pasur këtë të dhënë dhe faktin që në atë kohë ipja (shqiponja) ishte shpendi më i nderuar për fisin e thesprotëve te cilët e quanin vendin e tyre Iperi dhe veten iperotë. Nga kjo fjalë e ka prejardhjen emri Epir, dhe jo nga tregetarët grek. Pra në lashtësi kishim: ipe-Iperi-iperotë. Ndersa në shqipen e sotme kemi shqipe-Shqipëri-shqiptar. Pra këtu duhet kërkuar origjina e flamurit dhe e emrit kombtar SHQIPTAR. Pas vdekjes së Skënderbeut shqipëria ra nën sundimin turk për rreth 500 vjet. Gjatë kësajë kohe një pjesë e konsiderueshme e tyre siç dihet u kthyen në fenë Islame. Me gjthëse ato bënin pjesë në perandorinë Turke kurrë nuk pranuan të komandohen nga të huaj, por vetëm nga udhëheqës shqiptar. Gjithashtu në disa zona të veriut si p.sh. Dibra, nuk vuri në zbatim asnjë nga ligjet turke por u vet-qeveris nga Kanuni i" Nantë Maleve."
Gjatë periudhës së sundimit Turk Shqipëria shërbeu si bazë furnizimi me ushtarë dhe gjeneralë ku 25 vezir të mëdhenj qenë shqiptarë, Muhamet Aliu themeluesi i Egjiptit të ri(shqiptar) Pashai i pamvarur A.Pashë Tepelena etj, qenë mjaft me rëndësi për perandorinë turke.
Shqiptarët luajtën rolin vendimtar edhe në kryengritjen e Grekëve me 1821 ku nga 100 heroj 90 ishin shqiptarë me në krye Marko Boçarin. Kryeministri i I-rë grek ishte Gjon Kapodistra (me origjinë nga Gjirokastra) .Po të kalojmmë në Itali nga arbëreshët kemi Napolonin Bonopartin e madh ( "enigma" R.d' Angely).Kryeministrin Italian Françesko Kristi Garibaldi etj. Pra këtijë populli që shërbeu si gurrë e pashtershme për Evropën dhe Azinë që nga kohët e lashta e deri në këtë periudhë, mori si shpërblim nga Evropa shtrigë një pamvarsi të gjymtuar më 1913., duke i prerë krahët e këmbët duke i lënë vetëm trupin.Po ti besonim Nostradamusit icili thotë: se shqiptarët ende nuk kanë mbaruar së luajturi gjithë kartat e tyre dhe habisin gjithë botën në arenën politike ndërkombëtare. Duhet qe këto karta ti luajnë me kujdes. Neve mund të mbajmë komferenca e simpoziume pa pushim, por botës duhet ti japim më shumë fakte e argumenta shkencore, duke plotësuar të gjtha hallkat e zinxhirit që na mungojnë.
Për këtë duhet të bëhet një punë më shkencore nga historjanë, gjuhëtare, arkeologë e të tjerë që tu pritet rruga pseudohistorianëve dhe shovinistëve greko-serb të cilët kërkojnë të gllabërojnë tokat shqiptare duke përdorur forma nga më të ndryshmet. Në lidhje me këtë i propzoj kësaj konference që tu kërkohet qeverive shqiptare ne Shqipëri e Kosovë të thirret një kongres mbarëkombëtar (ose nderkombëtar) në Tiranë duke ftuar pellazgolog, albanolog, arkeolod nga, bota që nuk janë të pakët, duke ftuar dhe përfaqsues nga të gjitha akademitë me emër në botë, që të futet në kanalet e historisë botërore historia e popullit më të lasht të botës, pra: HISTORIA E POPULLIT SHQIPTAR. Në rast se qeveritë nuk do të na mbështesin, atëhere neve duhet ta organizojmë duke tubuar fonde nga bisnezmenë shqiptarë kudo që janë.
Ky kongres, do të shpejtonte pamvarsinë e Kosovës, do të ligjëronte problemin e Epirit,(i cili është fillim e mbarim pellazgo-iliro-shqiptar) do të ndante një herë e mirë atë çfarë është greke dhe çfarë është shqiptare, që ne i hasim çdo ditë në literaturë si fjalë greke, në një kohë kur ato përkthehen vetëm në gjuhën e bukur shqipe, pra do të kthente në vend dinjitetin e popullit Shqiptar të mohuar për 2000 vjet me rradhë.

AGIM BOBA
studiues
Anëtar i Akademisë
Shqiptaro-Amerikane
të Shkencave
Brooklyn
më 27.11.04

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Dhjetor 2006 03:45
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Dorëshkrimi shqip i Teodor Shkodranit nga viti 1210
dr. Musa Ahmeti



Dorëshkrimi i Teodor Shkodranit nga viti 1210, i tëri në gjuhën shqipe, shtyen kufijtë kohorë për 345 vite më herët se sa “Meshari”i Buzukut,që është i vitit 1555.- Botimi i tërë dorëshkrimit, si libër i veçantë, do të bëhet së shpejti nga revista “Ekskluzive”. Dorëshkrimi është transkriptuar, transliteruar dhe shoqërohet me një koment dhe analizë shkencore nga autori i këtij shkrimi.



I gjithë dorëshkrimi është autograf, i shkruar nga një dorë. Ndërsa në fund fare, në f. 208, autori është firmosur vetë me emrin: Teodor Shkodrani, duke shënuar: “Me ndihmën dhe dëshirën e fort të lumturit Zot, e përfundova në vitin 1210, ditën e 9 të marsit”.



“Mee nihemmen zze dessirnnee e phorte t’ Lummnummitt ZOT e mbaronjj n’Vitte MCCX dittn ee IX t’ Mmarxxitee”.


THEODOR SSCODRAANNITTEE



“Asnjë gjuhë e botës nuk njihet që nga fillimet e saj. Nga kjo arsye historia e çdo gjuhe qoftë... detyrohet të fillojë nga një epokë e caktuar... Historinë e një gjuhe mund ta nisim që nga koha që ajo gjuhë është shkruar. Vetëm kur është shkruar, një gjuhë ka marrë fizionominë e saj të veçantë, ka zënë një vend të caktuar në historinë e kulturës së njerzimit... Pa shkrime pra nuk kemi histori të një gjuhe. Për çdo gjuhë historia e saj nis kur nis kjo gjuhë të shkruhet”. [Çabej]

Studimet dhe hulumtimet shkencore nëpër arkiva e biblioteka të ndryshme, janë shumë të rëndësishme ngase na mundësojnë njohjen dhe pasurimin me të dhëna të reja për albanologjinë dhe historinë kombëtare në përgjithësi. Deri para pak kohësh është folur e shkruar, por gjithnjë deri tashti në formë të supozimeve, se “duhet” të ketë libra, dorëshkrime ose dokumente të shkruara në gjuhën shqipe, të cilat janë më të hershme se sa “Formula e pagëzimit” nga viti 1462 apo nga libri i parë i shtypur në gjuhën shqipe, “Meshari” i Buzukut nga viti 1555.
Duke u nisur nga ide të tilla, por edhe nga pohimi i Eqrem Çabejt se: “Në nëndorin e vitit 1940 N. Borgia më kumtoi në Grotaferata pranë Romës se kishte zbuluar në Arkivin e Vatikanit një dokument në gjuhën shqipe më të vjetër se Buzuku. Fshehtësinë e zbulimit të tij ky dijetar e mori me vete në varr. Gjurmime të mëtejme nëpër arkivat e Vatikanit e të Propagandës mund të na sjellin ndonjë të papritur në zbulim dokumentesh më të moçme të shqipes.” (Studime gjuhësore, vëllimi VI, f. 12, referenca nr. 29, Prishtinë, 1988)


Paralelisht kemi konsultuar edhe burime të ndryshme nga Biblioteka Apostolike e Vatikanit, duke shfrytëzuar Kodekse dhe dorëshkrime të tjera që kishin të bënin me shqiptarët dhe Shqipërinë


Ne, sikur edhe shumë studiues të tjerë, ju vumë kërkimeve në Arkivin Sekret të Vatikanit për të gjetur ndonjë gjurmë të këtij dokumenti apo dorëshkrimi. Konsultimi me kolegë specialistë me përvojë nga Arkivi i Vatikanit, por edhe studiues eminentë botërorë, që bëjnë studime në Vatikan, ishte i dobishëm, ngase kursyem shumë kohë dhe eliminuam disa nga fondet arkivore, duke qenë pothuajse të sigurtë se aty nuk mund të ndodhej një dokument apo dorëshkrim për të cilin bën fjalë Nilo Borgia, e pas tij edhe Zef Skiroi. Fondet të cilat duhej të studioheshin, prapë ishin të shumta dhe tepër voluminoze. Paralelisht kemi konsultuar edhe burime të ndryshme nga Biblioteka Apostolike e Vatikanit, duke shfrytëzuar Kodekse dhe dorëshkrime të tjera që kishin të bënin me shqiptarët dhe Shqipërinë.
Siç dihet Arkivi i Vatikanit e ka zanafillën e tij nga Mesjeta e hershme. Për publikun dhe studiuesit laikë ai u hap vetëm pas vitit 1882. Këtu ruhen dokumente, dorëshkrime dhe libra nga më të ndryshmet, që kanë të bëjnë me relegjionin dhe kishën; por edhe me momente të tjera të jetës laike, politike, shkencore, etj. Funksionimi i këtij Arkivi është rregulluar në vitin 1927 me rregulloren: “Regolamento dell’Archivio Vaticano del 1927”. Konsultimi dhe shfrytëzimi i dokumenteve, por edhe i literaturës tjetër që ruhet në këtë Arkiv, është përcaktuar nga Papati dhe zbatohet me përpikmëri duke mos bërë asnjë lloj lëshimi. Për momentin mund të konsultohet lënda burimore arkivore deri në periudhën e Benediktit të XV, viti l914; ndërsa për atë në vazhdim, por edhe për disa fonde të veçanta, pos lejeve speciale, një pjesë e mirë e Arkivit të Vatikanit është ende “sekrete”.

Më në fund, në vitin 1998, kemi pasur fatin të kishim në dorë një vëllim të lidhur me kopertina të forta druri, nga viti 1210, titulli i të cilit në regestat e Vatikanit nuk ishte i shënuar komplet dhe në formën origjinale. Shfletimi i kujdesshëm, që në faqen e parë, ishte shenjë se teksti nuk ishte në gjuhën latine, greke, sllave apo ndonjë gjuhë tjetër, por ishte i tëri në gjuhën shqipe.
Vëllimi i tëri është në pergamen, gjë e zakonshme për kohën kur ishte shkruar. I ka 208 fletë, pra 208 faqe, sepse në pergamen shkruhet vetëm në njerën anë. Paginimi [numërimi] i faqeve është vetëm recto. Dimensionet janë: 28 x 39.5 cm. Komplet vëllimi është i ruajtur shumë bukur, nuk ka dëmtime, pos që në disa vende ka filluar të fshihet ngjyra dhe kjo në fletët 188, 189 dhe 192. I gjithë dorëshkrimi është i shkruar me grafema (shkronja) latine dhe i tëri në gjuhën shqipe, në dialektin e veriut, i cili si i vjetër që është paraqet mjaft vështërisi për t’u lexuar.
Në fillim, por edhe në disa vende brenda dorëshkrimit, ka iniciale të cilat janë shumë të bukura. Tri nga ato janë të praruara me flori. Inicialet tjera janë me ngjyrë të kuqe, pjesa dërrmuese, ndërsa dy janë me ngjyrë blu të hapur. Në dorëshkrim ka edhe tri miniatura, kryesisht të punuara nga floriri, të cilat paraqesin momente biblike.
I gjithë dorëshkrimi është autograf, i shkruar nga një dorë. Ndërsa në fund fare, në f. 208, autori është firmosur vetë me emrin: Teodor Shkodrani, duke shënuar: “Me ndihmën dhe dëshirën e fort të lumturit Zot, e përfundova në vitin 1210, ditën e 9 të marsit”.

(“Mee nihemmen zze dessirnnee e phorte t’ Lummnummitt ZOT e mbaronjj n’Vitte MCCX dittn ee IX t’ Mmarxxitee”.

THEODOR SSCODRAANNITTEE)


Pas një pune disavjeçare, kemi arritur të bëjmë transkriptimin dhe transliterimin e dorëshkrimit


Dorëshkrimi ndahet në tre kapituj, në f. 1r – 97r mbi teologjinë; f. 98r – 146r mbi filozofinë dhe 147r – 208r mbi historinë. Secili nga kapitujt mund të jetë edhe libër në vete. Duke mos mohuar vlerën dhe rëndësinë e dy kapitujve të parë, kapitulli i tretë ka tërhequr më shumë vëmendjen tonë ngase pos të dhënave me interes të veçantë, autori citon edhe vepra të tjera që ka konsultuar dhe më shumë se një herë, mbështetet në kronikat shqiptare të qyteteve të ndryshme.
Pas një pune disavjeçare, kemi arritur të bëjmë transkriptimin dhe transliterimin e dorëshkrimit. Ishte një punë shumë e mundimshme kjo, ngase ne nuk kishim tekste [dokumente apo dorëshkrime] të ngjashme nga kjo kohë apo kohë më e afërt, për të konsultuar e krahasuar grafemat, fjalët, fjalitë dhe strukturën e përgjithshme gramatikore. Jemi të vetëdijshëm se mund të ketë lëshime, por mbetet që specialistët e fushave përkatëse, pas studimeve të tyre, të nxjerrin përfundime të drejta dhe shkencore.


Dorëshkrimi i Teodor Shkodranit, e shtyn edhe për 74 vjetë më herët jo vetëm përmendjen e gjuhës por edhe e dëshmonë se shqipja ishte shkruar; ndërsa kur bëhet fjalë për dokument të shkruar që është më i hershëm se “Meshari” i Buzukut për 345 vjet


Pos rëndësisë së jashtëzakonshme që ka dorëshkrimi, për atë se tregon një vazhdimësi të pandërprerë të shkrimit të gjuhës shqipe, ngase sipas dëshmive që kemi, për herë të parë bëhet fjalë për gjuhën shqipe në vitin 1284 (jo 1285 siç është menduar deri me tashti) në një dokument të Arkivit të Dubrovnikut /Raguzës/ nga 14 korriku i vitit 1284, ku thuhet: “Dëgjova një zë që thërriste në mal në gjuhën shqipe” (Et audiui unam uocem clamantem in monte in lingua albanesesca). Po sjellim faksimilin e origjinalit i cili botohet për herët të parë si i tillë.
Dëshminë e dytë e kemi nga një autor anonim, që sipas të gjitha gjasëve ishte prift i urdhërit domenikan, i cili në vitin 1308, gjatë udhëtimit nëpër Ballkan, kur përshkruan Shqipërinë dhe shqiptarët, ndër të tjera shkruan: “këtu shqiptarët e lartëpërmendur kanë një gjuhë të dallueshme prej latinëve, grekëve e sllavëve, kështuqë nuk merren vesh fare me popujt tjerë” [Habent enim Albani prefati linguam distanctam a latinis, grecis et slavis ita quod in nullo se inteligunt cum aliis nationibus].
Dëshmia e tretë është ajo e Guljelm Adamit, i cili në vitin 1332, me porosi të papës Gjon XXII, shkroi traktatin “Directorium ad passagium faciendum”, duke i bërë kështu edhe një relacion Filipit të VI-të Valua, mbretit të Francës, me titull: "DIRECTORIUM AD PASSAGIUM FACIENDUM (UDHËZIM PËR TË KRYER KALIMIN E DETIT), ku jep të dhëna për Shqipërinë dhe shqiptarët. Këtu gjejmë edhe fjalinë e famshme që e bëri të njohur në histori: “Dhe megjithëse shqiptarët kanë një gjuhë krejt tjetër dhe të ndryshme nga latinët, ata kanë shkronjat latine në përdorim dhe në të gjithë librat e tyre.”
Pra, nëse e shikojmë kronologjikisht, që nga viti 1284, kur për herë të parë përmendet gjuha shqipe, dorëshkrimi i Teodor Shkodranit, e shtyn edhe për 74 vjetë më herët jo vetëm përmendjen e gjuhës, por edhe e dëshmonë se shqipja ishte shkruar; ndërsa kur bëhet fjalë për dokument të shkruar, siç është “Formula e Pagëzimit” nga viti 1462, ky dorëshkrim është më i hershëm për 252 vjet, kurse më i hershëm se “Meshari” i Buzukut për 345 vjet.

Lajmi për zbulimin e këtij dorëshkrimi nga viti 1210 është mirëpritur në rrethet shkencore e intelektuale jo vetëm shqiptare. Interesim të veçantë ka zgjuar fakti se i gjithë dorëshkrimi, prej 208 fletësh, është shkruar i tëri në gjuhën shqipe. Ka pasur kolegë studiues që kanë shtruar pyetjen: pse u shkrua në gjuhën shqipe? Cilat janë arsyet që e shtyen autorin, Teodor Shkodranin, të shkruante shqip në këtë kohë, kur gjuhë kulture ishin greqishtja ose latinishtja? Pse shkrim në gjuhën shqipe, kur edhe të gjitha shërbimet fetare bëheshin në gjuhët greke ose latine?
Debate të tilla janë me shumë interes, ngase hapin mundësi për t’u thelluar më shumë, për të njohur e studiuar përditshmërinë e popullit shqiptar në mesjetë. Si duket, harrohet se në perëndim të Shqipërisë, ishin kroatët, ata të cilët gjithë shërbesat fetare i bënin në gjuhën kroate, pra në gjuhën e popullit, ishin po kroatët, por edhe sllavët, të cilët kishin të shkruara në gjuhën e tyre dorëshkrime e dokumente. Si dëshmi është “Baščanska ploęa”, një monument vërtet madhështor i shkruar me alfabet glagolik në gjuhën kroate... etj. etj. Pra, pse të mos kishin edhe shqiptarët dorëshkrime dhe dokumente në gjuhën shqipe.

Është krejt normale që, duke shikuar fqinjët që shkruanin në gjuhën e “popullit”, që edhe intelektualët shqiptarë të shkruanin në gjuhën e popullit të vet, nëse nuk kishin shkruar më herët se fqinjët, gjë që nuk përjashtohet si mundësi, ngase: “po t’i hedhim një vështrim historisë së gjuhës shqipe, dy gjëra të kundërta na bijnë në sy në këtë lëmë: me një anë gjuhë e dëshmuar me shkrim mjaft vonë, e në anën tjetër një popull i lashtë, autokton në këto vise të Ballkanit që nga kohët e mugëta të historisë.” Aq më parë kur dihet se në ketë periudhë kemi lindjen dhe zhvillimin e qyteteve vendëse, si forca dominuese politike, p.sh. Shteti i Arbërit, por edhe ngritjen e një shtrese intelektualësh, të cilët lanë gjurmë të thella me studimet dhe veprat e tyre në gjuhë të ndryshme, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shtete të tjera mesjetare evropiane.

Rëndësi të veçantë ka edhe fakti se autor i këtij shkrimi është një shqiptar nga Shkodra, mjaft i njohur në rrethet shkencore-kulturore të kohës, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Bizant, Romë, Raguzë, etj. Autori, Teodor Shkodrani, në fund të dorëshkrimit të tij na ka lënë të dhëna shumë të çmuara për veten e tij, për origjinën dhe për përgatitjen profesionale. (Ne nuk e kemi përdorur termin “libër”, por dorëshkrim, nga shkaku që të mos shkaktojmë huti; ngase koncepti libër në vitin 1210 dallon nga ai që kemi ne sot për librin, kur dihet se shtypshkronja ende nuk ishte shpikur në atë kohë. Pra menduam që termi dorëshkrim do të ishte më i afërt, kur dihet se të gjitha këto “libra” apo dorëshkrime, ishin të pakta në numër dhe ruheshin kryesisht nëpër vende të veçanta si: kisha, manastire, kuvende e, në raste të veçanta, edhe në bibliotekat private të ndonjërit prej fisnikëve vendas.) Të shtojmë që pos këtij dorëshkrimi në gjuhën shqipe, në Arkivin Sekret të Vatikanit dhe në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit, të po këtij autori ruhen me dhjetra dorëshkrime në gjuhët greke dhe latine, të cilat nuk janë botuar deri më sot. Tematika e këtyre dorëshkrimeve është e ndryshme, por dominon ajo teologjike dhe historike. Ka edhe disa përkthime dhe redaktime të veprave të autorëve antikë.
Dorëshkrimi i Teodor Shkodranit është përgatitur për botim, është transkriptuar, transliteruar dhe shoqërohet me një koment dhe analizë shkencore. Botimi i tërë dorëshkrimit, si libër i veçantë, do të bëhet së shpejti nga revista ”Ekskluzive”.

Diçiturat për ilustrime:
1. Ilustrimi 1.jpg - Miniaturë e praruar në flori, e ngjashme me atë të dorëshkrimit të Teodor Shkodranit. Origjinali ruhet në ASV. Vat. Lat. 3747, fol. 17v. Botohet për herë të parë.
2. Ilustrimi 2.jpg - Dokument origjinal në pergamen nga viti 1274. Ndër të tjerë edhe vulat e dy princërve shqiptarë: Engjëllorëve dhe Dukagjinasve. Origjinali ruhet në ASV. A.A.ARM. I-XVIII, nr. 2187. Botohet për herë të parë.
3. Ilsutrimi 3.jpg - Faksimil i dokument nga Arkivi Shtetëror i Dubrovnikut, 14. korrik 1284, ku përmendet gjuha shqipe. Origjinali ruhet në: Diversa Cancelaria, 1284-1286, vol. 2, f. 111r. Si faksimil botohet për herë të parë.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Dhjetor 2006 03:48
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Aulon 12
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 01/01/2007
Vendbanimi: Itali
Mesazhe: 179

Re: "Enigma" nga Robert d'Angely

Citim:
Po citoj ato që tha Petrit Kola
Keni degjuar per te? E keni lexuar ate?

Enigma

Eshte vepra e francezit Robert d'Angely ne 5 vellime.

Ai argumenton se gjuha shqipe eshte gjuha baze e te gjitha gjuheve indoeuropiane.

Librat jane ne frengjishte por edhe ne shqip.

Cili eshte mendimi juaj per kete ceshtje?

KADAREJA DI TE LEXOJE EDHE SHQIP EDHE FRENGJISHT.

PERSE AI ASNJEHERE NUK E KA PERMENDUR KETE VEPER NE DEBATET E TIJE PER IDENDITETIN DHE ORIGJINEN E SHQIPTAREVE?



D Angely ka merite shume te madhe per shqiptaret.U terhoqi vemendjen shqiptarve drejt idesh te tjera per te pare historine e tyre dhe per te zbritur pak nga ajo teoria e famshme Ilire te ciles i ishim kacavjerre me thonj ne qafe dhe u ishte bombarduar truri i prinderve tane per gjysme shekulli.Mbase ne vitet ne vazhdim tekstet shkollore te historise do ndryshojne( te shpresojme ,pasi ushtria e injoranteve eshte e panumert).Persa i perket Kadarese ,mbase ai do te jete sa me racional.Enigma e D Angely duket me shume si fantahistori,arrin te diskutoje edhe Atlantidet apo Hiperborejte qe ndeshen me Pellazget e Athines dhe thyhen ne lufte me ta.Shume pjellore e ka pasur fantazine deri sa te arrinte te tregonte ploteshisht i bindur nje ngjarje 9000-11000 vjecare qe nuk eshte as mitollogji ,por qe nuk ka ndodhur asnjehere.Atlantidet i ngjyrosi dhe kokekuqe.Etimollogjine e emrit pellazg e nxirte nga shqipja I PJELL I BARDHE ččč ,pak si rracist Roberti dhe mbi te gjitha shume fjale shqipe te krahasuara lene per te deshiruar.Megjithate ,idete e tij per Shqipen si gjuha qe ka formuar gjuhet e tjera indioeuropiane,kane zgjuar te ne ate krenari kombetare te humbur keto kohet e fundit nga diskriminimi qe na kane bere indioeuropianet perendimore.Mua personalisht Enigma( dhe shume libra te tjere mbi kete argument ) me kane shtyre te kryej studimet e mia mbi Italishten duke qene se kam ardhur i adoleshent ne Itali dhe e njoh shume mire kete gjuhe kam arritur ne perfundimin se Italishtja dhe Shqipja kane rreth 65-75% te fjalorit njesoj.Por,keto fjale shpjegohen vetem me ane te Shqipes.Nuk dua te jap shembuj tani pasi kam postuar te tille ne forum.Dua tu kujtoj Shqipetareve vetem nje gje .Beni durim ,sepse ky argument ka marre nje boooooooooooooommmm te madh .Libra te rinj dalin cdo muaj ,dhe ne demokraci nuk ta mbyll dot njeri gojen (sic beri Enveri me PROF : DHIMITER PILIKEN dhe ndonje tjeter) muri i shurdher i ndertuar nga shoviniste,bizantine e latine do te shembet dhe e verteta do te shkelqeje.

__________________
Do te vije dita e Arbrit

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Janar 2007 00:31
Aulon 12 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Aulon 12 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Aulon 12 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Aulon 12 Shto Aulon 12 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Aulon 12 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Jo jo, se ne ca pika e ke gabim.
Per Atlantet ka folur Katapano e jo Robert d'Angely qe vetem sa i ka kaluar peciptazi.
Kurse per fjalen ''pellazg'' ai ka shume te drejte.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Janar 2007 03:14
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Aulon 12
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 01/01/2007
Vendbanimi: Itali
Mesazhe: 179

Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti
Jo jo, se ne ca pika e ke gabim.
Per Atlantet ka folur Katapano e jo Robert d'Angely qe vetem sa i ka kaluar peciptazi.
Kurse per fjalen ''pellazg'' ai ka shume te drejte.




Konti ki besim tek une .Nuk eshte ai shpjegimi i emrit pellazg.

__________________
Do te vije dita e Arbrit

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Janar 2007 23:27
Aulon 12 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Aulon 12 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Aulon 12 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Aulon 12 Shto Aulon 12 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Aulon 12 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
rumial
filozof

Regjistruar: 18/05/2006
Vendbanimi: lisbona
Mesazhe: 175

[QUOTE]Po citoj ato që tha kontinenti
[b] Një vështrim i shkurtër mbi librin Enigma të Robert d’Anzhelit ... Që nga Antikiteti i thellë... çdo emigracion në Itali ka qënë absorbuar dhe asimiluar nga pellazgët. Gjuha shqipe, emri i së cilës njihej në Itali si etrusk, kontribuoi në krijimin e latinishtes. Në sajë të shqipes, Kostandini i Madh arriti të transferojë selinë e Romës në Romën e re, pra në Kostandinopojë, pa shkaktuar as më të voglën pakënaqësi dhe rrëmujë. Në sajë të një pjese të etruskëve, veçanërisht të Toskanës italiane që erdhën dhe u vendosën në Toskërinë shqiptare, në Ballkan, shqiptarët e jugut u quajtën Toskë dhe janë pasardhës direktë të etruskëve të lashtë që banonin në Itali...



10. Historia dhe shqiptarët

«Disa pyesin me të drejtë: meqënëse shqiptarët kanë qënë e janë gjithnjë një popull kaq i rëndësishëm dhe interesant, përse historia nuk i përmend pothuaj fare?» Kësaj pyetje që ai bën në vëllimin e III, autori i përgjigjet: «Kjo ndodh kudo pasi emri shqiptar është konfonduar gjithnjë me atë grek apo helen, për të përcaktuar të njëjtin popull: atë shqiptar ose me origjinë pellazgjike, që flasin gjithnjë të njëjtën gjuhë të moçme, pellazgjike apo shqiptare. « Në Itali, në Siçili e gjetkë, popullatat shqiptare konsiderohen si greke pasi ato kanë ruajtur kudo fenë ortodokse, greke ».

Përfundim

ENIGMA e Robert d’Angély është vepra e një jete, e shkruar me qëllim që të rehabilitojë emrin « Albanais », emrin « shkipëtar » dhe në të njëjtën kohë të hedhë dritë mbi të vërtetën e lashtësisë së gjuhës pellazgo-shqiptare dhe që kjo të bëhet e njohur dhe të pranohet. Autori u kërkon shqiptarëve që të vazhdojnë kërkimet, pasi ata kanë një gjuhë kaq të çmuar që është gjuha shqiptare apo pellazgjike. Ai u kërkon gjithashtu shqiptarëve që të thellohen e të flasin në mënyrë korekte të dy dialektet, gegë e toskë, të njohin në mënyrë perfekte greqishten e vjetër dhe latinishten e kështu dhe autorët klasikë, që ta zgjerojnë këtë studim edhe në fushën e sanskritishtes, të gjuhës zend, gjuhës hitite, hebraishte, arabishte, etj,
[B]Dikush te me sqaroje
si ti kuptoj keto fjale:
qe tosket jane etruske? pra jo pellazge autoktone ose me thjesht Ilire?


Meqe kemi origjine te njejte me greket dhe helenet nuk mund te dallohemi nga ata.
pra feja e shqiptareve qenka ajo ortodokse greke.?Pse arbereshet e emigruar ne itali ne kohen e Skenderbeut  nuk i identifikon askush si greke por si Shqiptare.

 Pe te shkojme kaq thelle ne histori e te ngaterrohemi neper kalendat greke duke mesuar gjuhen e vjeter greke?. 

__________________
paēedashes

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Janar 2007 13:38
rumial nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė rumial Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me rumial (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: rumial Shto rumial nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto rumial nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 01:32 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Gjuha Shqipe > Nga Pavarėsia deri nė ditėt e sotme. > "Enigma" nga Robert d'Angely

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.