Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Bashkėshortja Juaj Ėshtė E Gjithė Bota Pėr Ty
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
xnjeri
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 10/02/2007
Vendbanimi: egypt
Mesazhe: 41

Bashkėshortja Juaj Ėshtė E Gjithė Bota Pėr Ty

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re 426.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 107 herė.

Përshëndetje shoqëri mu dukë interesant andaj edhe e postova...ndoshta ju pelqen edhe juve


BASHKËSHORTJA JUAJ ËSHTË E GJITHË BOTA PËR TY



Shkruar nga i panjohur

e enjte, 17 maj 2007



Kur të martohesh, nuk merr vetëm grua, por e merr gjithë botën. Prej këtij momenti e tutje, ajo çdo ditë do të jetë partneri yt, shoqëruesi yt dhe shoku yt më i ngushtë.

Ajo do të ndajë momentet me ty, do të ndajë ditët, lotët. Ajo do të ndajë kënaqësinë dhe dëshpërimin me ty, sukseset dhe dështimet, ëndrrat dhe frikat. Kur të sëmuresh ajo do të kujdeset më së miri për ty, kur të duhet ndihmë, ajo do të bëjë çmos për ty.

Kur të kesh ndonjë sekret, ajo do ta ruajë; kur të duhet këshillë, ajo do ta jep këshillën më të mirë. Ajo çdoherë do të jetë me ty: kur të ngrihesh në mëngjes, gjënë e parë që sytë e shohin është ajo; gjatë ditës ajo do të jetë me ty, nëse për ndonjë moment ajo nuk është me ty fizikisht, ajo do të mendojë për ty, duke u lutur për ty me gjithë zemër, mendje dhe shpirt; kur bie të flesh natën, gjënë e fundit që sytë e tu e shohin është ajo; dhe kur je duke fjetur e sheh atë edhe në ëndërr. Thënë shkurt, ajo do të jetë e gjithë bota për ty, njëjtë siç je ti e gjithë bota për të.
Përshkrimin më të mirë që deri tani e kam lexuar ku përshkruhet afërsia ndërmjet bashkëshortëve është ky ajet kur'anor, që thotë: "…ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato…" (Bekare, 187).
Vërtet, bashkëshortët janë si prehje (mbulesë/mbulim) për njëri-tjetrin për shkak se ata njëri-tjetrit i ofrojnë mbrojtje, komfor, mbulesë, përkrahje dhe ëmbëlsi që prehja/mbulimi ua ofron njerëzve. Paramendoni një udhëtim nëpër Alaskën e ftohtë të pa mbuluar! Bashkëshortet tona na ofrojnë të njëjtën shkallë të komforit, mbrojtjes, mbulesës, dhe përkrahjes në udhëtimin e jetës në këtë botë, njëjtë sikurse mbulimi gjatë udhëtimit nëpër Alaskë.
Marrëdhëniet ndërmjet dy bashkëshortëve janë më interesantet nga të gjitha marrëdhëniet njerëzore: sasia e dashurisë dhe ngrohtësisë, intimja dhe afërsia, mëshira dhe ngushëllimi, paqja dhe qetësia që mbush zemrat e bashkëshortëve është thjesht e papërshkrueshme. Sqarimi i vetëm racional për këto ndjenja më interesante nga të gjitha ndjenjat njerëzore është se: ky është një akt i Allahut, subhanehu ve teala: " Allahu krijoi për ju bashkëshorte nga vetë lloji juaj…" (Nahl, 72).
Vetëm Allahu ynë i Gjithëfuqishëm, subhanehu ve teala, me fuqinë e Tij të pakufishme, mëshirën e pafund, dhe mençurinë e madhe mund t'i krijojë dhe t'i vendosë këto ndjenja të çuditshme e të paprekshme në zemrat e bashkëshortëve. Në fjalë, Allahu, subhanehu ve teala, i rikujton ata që i kërkojnë shenjat e Tij në gjithësi, se këto ndjenja në zemrat e bashkëshortëve janë ndërmjet shenjave që duhet t'i udhëzojnë njerëzit për ekzistimin e Tij, siç thotë në Kur'an: "Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë" (Rrum, 21).
Mirëpo, Allahu, subhanehu ve teala, e di se zemra njeriut nuk është një send i ngurtë, ajo ndonjëherë është e dobët, e ndonjëherë është dinamike. Ndjenjat ndryshojnë me kohë. Dashuria mund të dobësohet dhe vyshket. Lidhja martesore mund të dobësohet nëse nuk i kushtohet kujdesi i duhur.
Lumturia në martesë nuk mund duhet të merret falas; lumturia e vazhdueshme kërkon dhënie të vazhdueshme nga të dyja palët. Që druri i dashurisë martesore të mbahet gjallë e të rritet, toka, dheu duhet të mbahet, mirëmbahet, ujitet dhe t'i kushtohet kujdes.
Mos harro se i Dërguari ynë, Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka gjetur kohë të shkojë në shkretëtirë dhe të garojë më bashkëshorten e tij, Ajshen. Ajo në fillim e ka fituar atë, mirëpo më vonë, pasi kishte shtuar pak në peshë, ai kishte filluar ta fitojë atë.
Mos harro se do të shpërblehesh nga Allahu, subhanehu ve teala, për çfarëdo emocioni që ia tregon bashkëshortes tënde. Për këtë Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Madje edhe ushqimin që e vendos në gojën e gruas tënde është sadaka." "lëmoshë"
Asnjëherë mos e nënçmo rëndësinë e gjërave, që në shikim duken të vogla, siç është vendosja e ushqimit në gojën e bashkëshortes, hapja e derës së veturës, etj.. Mos harro se Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, zakonisht ka zgjatur këmbën (gjurin) për t'i ndihmuar gruas së tij të hip në deve.
Përpiqu të gjesh kohë që të dy të faleni së bashku. Përforcimi i lidhjes ndërmjet juve dhe Allahut, subhanehu ve teala, është garancia më e mirë që lidhja juaj martesore çdoherë do të jetë e fortë. Paqja dhe rehatia me Allahun, subhanehu ve teala, çdoherë do të rezultojë me paqe dhe rehati në shtëpi.
Mos harro se Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i ka lavdëruar çiftet bashkëshortore që janë zgjuar për të falur namaz nate së bashku. Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, madje edhe ka nxitur atë që zgjohet më herët të zgjojë bashkëshortin/bashkëshorten edhe nëse është e nevojshme, duke ia lagur fytyrën me ujë. Çdoherë mundohu të jesh sa më i mirë me gruan në fjalë dhe në vepra. Fol me të, buzëqeshi, kërko këshillën e saj, kërko mendimin e saj, kalo kohë të mirë me të dhe mos harro se Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Më të mirët prej jush janë ata që janë më të mirët me gratë e tyre".
Dhe më në fund, është e zakonshme që bashkëshortët pohojnë se i duan dhe i nderojnë bashkëshortët e tyre deri në vdekje. Besoj se ky pohim është i mirë, madje i shkëlqyeshëm, mirëpo nuk mjafton vetëm kjo! Nuk mjafton vetëm ta duash gruan. Duhet të duash atë që ajo e do. Familjen e saj, të afërmit e saj duhet të bëhen edhe të afërmit e tu. Mos u bë si një mik i imi, i cili ishte dëshpëruar se prindërit e bashkëshortes do t'i vinin mysafirë për disa javë. Ai drejt dhe thjesht i kishte thënë bashkëshortes: "Nuk i dua prindërit e tu". Natyrisht, ajo me mllef e ka shikuar drejt në sy dhe i ka thënë "As unë nuk i dua prindërit e tu".
Po ashtu, nuk mjafton ta duash atë deri në vdekje. Dashuria nuk duhet të përfundojë asnjëherë dhe ne besojmë se ka jetë pas vdekjes ku ata që kanë bërë vepra të mira në këtë botë do të bashkohen me bashkëshortët. Shembulli më i mirë në këtë kuptim është Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dashuria e të cilit për Hatixhen, bashkëshorten e tij për 25 vjet është zgjeruar dhe ka përfshirë të gjithë ata që ajo i ka dashur, dhe ka vazhduar edhe pas vdekjes së saj. Kishin kaluar shumë vjet nga vdekja e saj dhe ai asnjëherë nuk e harroi atë, dhe çdoherë që priste ndonjë edh (kurban) në shtëpinë e tij, ai do të dërgonte një pjesë familjes së Hatixhes, radijallahu anha.





Marrur nga:
www.fjalaebukur.com

__________________
Njerėzit janė si librat, disa nga njerėzit botohen, disa nga ato ribotohen, kurse disa nga ato fotokopjohen. Disa duhet mare shembull e disa jo, disa njerėz duhet lexuar disa here pėr ti kuptuar, kurse disa njerėz nuk duhet lexuar duhet hedhur"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Gusht 2007 15:54
xnjeri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė xnjeri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me xnjeri (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: xnjeri Shto xnjeri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto xnjeri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kotka
.....

Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612

Bashkeshorten e do kur i jep asaj liri, dhe ajo te do ty me shume kur te jep edhe ty liri.

Ky eshte celesi i bashkeshorteve dhe cdo situate e re e krijuar, e bukur apo e shemrtuar ne marredhenjet e tyre, riperterin kete marredhenje.

__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Gusht 2007 16:00
kotka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kotka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kotka (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė kotka't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: kotka Shto kotka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kotka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Po per ato besimet fetare apo popullsi ku lejohet praktikohet dhe nxitet qe nje burre te merre deri me 7 dmth shume-bashk-shorte si i behet halli?Ca vlere ka ky artikull ne ato raste,dhe per ato besime fetare e popullsi,ku nuk ekziston cifti 1=1 por 1 = 7 ???

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Gusht 2007 18:27
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kotka
.....

Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612

Citim:
Po citoj ato që tha tresh
Po per ato besimet fetare apo popullsi ku lejohet praktikohet dhe nxitet qe nje burre te merre deri me 7 dmth shume-bashk-shorte si i behet halli?Ca vlere ka ky artikull ne ato raste,dhe per ato besime fetare e popullsi,ku nuk ekziston cifti 1=1 por 1 = 7 ???


Edhe ti tresho nga goja ma morre, dukesh qe ke qene ezber ne matematike

__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Gusht 2007 18:41
kotka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kotka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kotka (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė kotka't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: kotka Shto kotka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kotka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
xnjeri
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 10/02/2007
Vendbanimi: egypt
Mesazhe: 41

[QUOTE]Po citoj ato që tha tresh
Po per ato besimet fetare apo popullsi ku lejohet praktikohet dhe nxitet qe nje burre te merre deri me 7 dmth shume-bashk-shorte si i behet halli?Ca vlere ka ky artikull ne ato raste,dhe per ato besime fetare e popullsi,ku nuk ekziston cifti 1=1 por 1 = 7 ??? [/QUOT


Fillimisht ne Islam lejohet martesa vetem me kater gra, jo ma shum,e dyta prej te mirave te Allahut ndaj njerzimit eshte lejimi i marteses me me shum se nje grua. Kjo nuk eshte nje dukuri bashkohore, por martesa me me shum se nje grua eshte qe nga krijimi i njerzimit e dot vazhdoj deri ne kataklizm.

Urtesia e marteses me me shum se nje grua:
1) kemi raste qe ndonjeher bashkeshortja mos te lind -vuan nga ndonje semundja psh- kurse bashkeshorti don te ket femij dhe don qe emri i tij familjar te vazhdoj, pse ta privojm nga nje gje e till duke ia ndaluar qe te martohet me ndonje tjeter qe i lind femij?
A nuk eshte ma mir per te, qe te matohet me ndonje grua tjeter pa e shkururzuar te paren?
Mendoj qe cdo njeri i menqur don pajtohet me mua dhe te thot: vertet eshte shum me mir qe te martohet pa e shkururzuar te paren.
2)tash ne ditet e sodit, numri i femrave eshte shum me i madh se i meshkujve. Te gjith pajtoheni me mua ne ket pik. Psh ne Kosov eshte 4 me 1 dmth 4 femra e 1 mashkull, ne Liban psh eshte 11 me 1. Bile ne disa vende numri arrin deri ne 14 me 1. Paramendo po ta kishim ndalu martesen me me shum se nje grua, cdo t'iu benim ketyre femrave tjera. do i privonim nga knaqsia martesore, familjare, seksuale etj.
Cdo njeri prej neve le ta qet doren ne zemer siq thot populli, po te kishte motra apo vajza, a do te ishte i pajtimit qe t'i privoj ato nga keto knaqsi: martesore, familjare,seksuale etj.
Tani per tani mjaftojm vetem me keto dy urtesi ne lejimin e marteses me me shum s e nje grua, herave tjera neve dot sjellum urtesi tjera. Deri ateher ju lem duke u buzqeshur

__________________
Njerėzit janė si librat, disa nga njerėzit botohen, disa nga ato ribotohen, kurse disa nga ato fotokopjohen. Disa duhet mare shembull e disa jo, disa njerėz duhet lexuar disa here pėr ti kuptuar, kurse disa njerėz nuk duhet lexuar duhet hedhur"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Gusht 2007 20:28
xnjeri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė xnjeri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me xnjeri (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: xnjeri Shto xnjeri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto xnjeri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

kush po te pyt per islamin, une e mora ne pergjithesi eshte nje teme tek dikutimet shoqerore jo islame??Mua do te dukej interesante edhe nqs poston nj artikull me Bashkoshorti Juaj eshte gjithe bota per ty

 

 

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Gusht 2007 21:03
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Citim:
Po citoj ato që tha tresh
Po per ato besimet fetare apo popullsi ku lejohet praktikohet dhe nxitet qe nje burre te merre deri me 7 dmth shume-bashk-shorte si i behet halli?Ca vlere ka ky artikull ne ato raste,dhe per ato besime fetare e popullsi,ku nuk ekziston cifti 1=1 por 1 = 7 ???

Tresh,ne ca raste me mire 7 te ligjeruara sesa 2 femra te poshteruara ne paditurine e tyre: nje Shqiperi me nje grumbull kalamaj,e nje tjeter ne shtepine jashte vendit.Njoh une nja dy raste te tilla.

Bah,kjo fotoja propagande marokenesh.

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Gusht 2007 21:09
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
xnjeri
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 10/02/2007
Vendbanimi: egypt
Mesazhe: 41

Citim:
Po citoj ato që tha tresh
kush po te pyt per islamin, une e mora ne pergjithesi eshte nje teme tek dikutimet shoqerore jo islame??Mua do te dukej interesante edhe nqs poston nj artikull me Bashkoshorti Juaj eshte gjithe bota per ty

 

 




po ti vet pak ma nalt e ceket se si do te mbetet halli tek ato feqe e lejojn martesen me me shum se nje grua, edhe un t'u pergjigja pak ne islam e pak ne te gjitha fet tjera dhe thash se kjo nuk eshte problem bashkohor po kjo eshte nje dukuri qysh prej krijimit te njerzimit dhe dot vazhdoj deri ne kataklizm.
pastaj e morem nga aspekti shoqeror dhe i sollem vetem dy nga urtesit e e lejimit te marteses me me shum senje grua

__________________
Njerėzit janė si librat, disa nga njerėzit botohen, disa nga ato ribotohen, kurse disa nga ato fotokopjohen. Disa duhet mare shembull e disa jo, disa njerėz duhet lexuar disa here pėr ti kuptuar, kurse disa njerėz nuk duhet lexuar duhet hedhur"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Gusht 2007 16:14
xnjeri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė xnjeri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me xnjeri (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: xnjeri Shto xnjeri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto xnjeri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
atiola
Veteran ne forum

Regjistruar: 19/09/2006
Vendbanimi: Aty ku ti te jesh shiko gjithnje dy here aty jam dhe une mjafton vetem te me mendosh
Mesazhe: 1875

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius

Tresh,ne ca raste me mire 7 te ligjeruara sesa 2 femra te poshteruara ne paditurine e tyre: nje Shqiperi me nje grumbull kalamaj,e nje tjeter ne shtepine jashte vendit.Njoh une nja dy raste te tilla.

Bah,kjo fotoja propagande marokenesh.






te them te drejten te dyja rastet me duken absurde
aoma me e keqe ajo me 7 femra sipas kuranit tone te dashur se te pakten ajo tjetra kur nuk e di qe burri ka dhe nje tjater jeton ashtu pa patur ndonje preokupim po kur e di qe burri yt ka dhe 6 te tjera eshte teper e tepert e urrej kete gje
dhe aq me teper kurani yne i dashur thote te jemi te sjedhshem me gruan
si mund te jete ai i sjedhshem ne qofte se ai duhet te ndaje dashurine etij me 7 gra mendion se te gjitha mund te jene te njejta per te thjesht marrezi

__________________
asgje nuk esht5e reale ne kete jete nuk ka dicka tjeter per lojes genjeshtres urrejtjes thashethemeve ja kjo ehste jeta qe jetojme

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Gusht 2007 16:40
atiola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė atiola Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me atiola (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: atiola Shto atiola nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto atiola nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Qe jane qe te dyja gjendje absurde as qe e ve ne dyshim por te jesh gruaja e 7-te e nje njeriu e ben me vetedije kurse te jesh femra e dyte e nje mashkulli jo.Pra ne njerin rast e zgjedh vete kurse ne tjetrin jo.

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Gusht 2007 21:16
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 22:38 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Bashkėshortja Juaj Ėshtė E Gjithė Bota Pėr Ty

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.