Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Berisha: Nuk mund te ecet duke mbajtur te falsifikuar historine kombetare.
Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 4 [5]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

“Rrno pėr me tregue”, amanet i At Zef Pllumit

Ka një tjetër shtysë të fuqishme në misjonin e tij shkrimtari e kjo është dashuria për popullin e vet dhe vendin e të parëve. Éshtë një ndjenjë e fuqishme, e përzjerë me krenarinë e dhimbjen, por që në ndonjë rast shpërthen në një zemëratë që na kujton shprehjen e Çernishevskit për rusët: “Komb skllevërish, fund e majë të gjithë skllevër!”
“ Shka kishte me thanë bota kur të shofin se gjithë jeta e këtij populli paskësh kalue tue u shkrrye barkas rrshanë, pa mujtë kurrë me u çue në kambë?” shfryn ai në një çast dëshpërimi, kur sheh se objektet e kultit, vendet ku populli i tij ishte falë në qindvjetorë të gjatë, që i kishin qëndrue stuhinave të kohëve, tani shëmbeshin nga turma të pandërgjegjëshme, të infektuara nga frika e padija. E sheh këtë çast si humnerën më të thellë, në të cilën janë zhytur bashkatdhetarët e tij. E din mirë se ringjallja do të jetë tepër e vështirë e duhet të kalojë nëpërmjet një prove të madhe dashurije. Ai mundohet t’a kalojë këtë provë çdo ditë të ferrit të tij të dhimshëm, në marredhëniet me bashkëvuajtësit, sidomos me ata që, deri pak kohë më parë, bënin pjesë në turmën e xhelatëve të tij. Bën pjesë dhe kjo në misjonin e shkrimtarit, veç atij të famulltarit, sepse arti në genet e tij ka predikimin e dashurisë ndërmjet njerëzvet, brezave, popujve, dashurisë që ndërton familjen, shoqërinë, kombin. Sa larg misjonit të tyre ishin ata shkrimtarë që, në gjithë veprën e tyre, hymnizuan “luftën e klasave”, “ urrejtjen klasore” mes pjestarëve të një populli, të një kombi, mes folësve të një gjuhe, që evokuan “armët e zbrazura për t’uruarin komunizëm” e bëmat e tij “heroike”...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Shtator 2007 11:00
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

“Rrno pėr me tregue”, amanet i At Zef Pllumit

Nga lartësia e misjonit të tij, i vetëdijshëm për peshën e rëndë që ka marrë mbi supe, me modestinë e artistit e të fetarit, autori i drejtohet lexuesit bashkëkohës të tij, por dhe atij të kohëve të mëpastajme, me një kërkesë sa të thjeshtë aqë dhe të ndërlikuar:
“Ngjarjet që tregohen ktu janë tepër të vështira me u shkrue, prandej autori u kërkon të falun mbasi nuk asht shkrimtar, dhe me dashamirsi ju këshillon qi të reflektoni shumë mbi këto ngjarje dhe të kërkoni shkakun e vërtetë se pse ndodhën ato...Pse?”
Pyetja e autorit del nga përmasat e veprës së tij e godet fort ndërgjegjen e një shoqërie që bart në vetvete krimin e pandëshkuar e që është shoqëria shqiptare. Por ajo shkon dhe më tej, i kalon kufijtë e brishtë të truallit të ngjarjeve e i drejtohet botës së madhe, ku një kulturë e tërë e ashtuquajtur “progresiste” mbetet indiferente kundrejt tyre, duke vënë theksin gjithmonë vetëm mbi një lloj tjetër krimi, atë nazifashist. Teoria e dy peshave e dy masave, që kushtëzoi për gati gjysëm shekulli çdo hap të jetës së shqiptarëve, në Evropën demokratike vazhdon të paragjykojë ndërpretimin dhe analizën e historisë së tyre. Nuk është e rastit dhe heshtja e kësaj të fundit në lidhje me kundërvënien ndërmjet Shtetit shqiptar dhe të përndjekurve politikë të komunizmit që kërkojnë dëmshpërblimin për vitet e punës së papaguar në kampet e punës së detyruar.

vijon...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Shtator 2007 11:02
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

“Rrno pėr me tregue”, amanet i At Zef Pllumit

Misjoni i autorit është tepër fisnik e i lëvdueshëm. Do t’ishte në dobi jo vetëm të së vërtetës, por dhe të ripërtëritjes shpirtërore të shqiptarëve, të përqafohej nga një numur më i madh shërbyesish të artit. Këto lloj shkrimesh do të vlenin shumë, sidomos për të rinjtë, që të kenë mundësi të krijojnë përfytyrimin e saktë se në ç’absurditet të llahtarshëm jetuan prindët e gjyshët e tyre, cila qe përgjegjësia, ku u shfaq forca apo dobësia e tyre. Çuditërisht këto tema lëvrohen vetëm nga dëshmitarët e drejt për drejtë të ngjarjeve si At Zef Pllumbi apo pak të tjerë. Orteku i shkrimtarëve të regjimit që është konvertuar në demokraci nuk gjen në ato tragjedi asnjë motiv frymëzimi, edhe se dikur bënte thirrje që “në gjak të ngjyejnë penat”. Ja dhe një motiv më tepër për t’u thelluar në pyetjen e shkrimtarit...
Meritat letrare e artistike të veprës më duket se janë të bollshme, aftësia përgjithësuese e madhe, gjuha e stili të rrjedhshëm,galeria e personazheve dhe e mjediseve e larmishme, pasqyrimi i së vërtetës jetësore i saktë. U mundova të paraqes përshtypjet mbi vlerat kryesore të mesazhit që buron nga libri “Rrno vetëm për me tregue”. Aspekte të ndryshme mund të analizoheshin shumë më gjërë e besoj se do të jenë objekt i kritikës më cilësore.
Si lexues e quaj të udhës të shpreh vlerësimin, mirënjohjen dhe respektin e thellë për personalitetin e autorit që do t’a quaja pa mëdyshje një Sollzhenicin shqiptar.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Shtator 2007 11:06
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Citim:
Po citoj ato që tha notorious
ç'far din Ti, Sala apo dhe kto zyrtarët për historin e Shqiprisë qe si dim ne të tjerët...? 

mor Vlora... imagjino që Sala s'njef as ditën e çlirimit t'Shqipërisë 29 Nëntorin, ku dhe Ministria e Ushtrisë Gjermane e ka vërtetuar me dokumentacion ktë dit

p.s. e dije ti që Sala në 1997 ka propozuar që tu helmohet ujti lagjeve problematike në Vlorë...?

apo thuj e thon'mja me t'bomen jan larg...



 

Nuk pretendoj se di shume,por disa fakte ti kam sjelle ne mesazhet e kaluara.Mundohu e lexoi po ke deshire.Mund te te sjelle edhe disa te tjera poqe se deshiron.Nga shkrimi jot kuptohet qe ti te vjen mire qe mos te ndryshohet asgje.Edhe per diten e clirimit te Shqiperise le te vendoset duke u mbeshtetur ne dokumenta e jo si do maloku i Tropojes apo djemte e krimineleve te diktatures.Shume mire kjo gje mund te vertetohet me dokumente nga historianet e paanshem dhe nga vete populli i qytetit te Shkodres.Ka akoma gjalle burra dhe gra qe i kane perjetuar ato dite.Historise se shkruar nga komunistet i duhet hequr vize.Ata na i vendosen diten e clirimit ashtu sic ju thane miqte e tyre jugosllave,servila te te cileve ishin per nja 7-8 vjet.Megjithate une kembule qe te vendoset ne baze te dokumentave.Notorius djali mos ja fut kot.Nqse per akuzen qe bene ti,e cila nuk ka asnje baze apo fakt ai duhet te dale para togave te zeza.Nqse do te ishte i vertet ky thashethem evgjito-komunist kundershtaret e tij politik nuk e falnin ate.Se mos kane qene ato shishet plastike qe i nxorren ne gjyqin e S Mulosmanit ku diskredituan veten e tyre?Konsideratat e tua i lexoj ndonjehere edhe tek Albforumi notorius.Eshte e drejta jote te shprehesh ,por kur thua edhe ato qe as vete nuk i beson,eshte si te merresh me thashetheme i dashur.Nqse ti na jep fakte per ate akuze qe bere me lart,e cila eshte teper e rende,qe ne vlonjatet nuk e kemi degjuar jemi gati t'i bejme nje padi qe tani qe eshte kryeprokur ''armiku'' i tij.Ti edhe ndonje tjeter keni rene ne depresion,sepse zhvillimet ne gjirin e PS-s jane teper shqetesuese dhe hajt t'i sulemi Berishes.Edhe kur ai thote shendet ju thoni plac.Akuzoje tjetrin per ato pislleqe qe ka bere, jo per ato qe nuk ka bere.Brejtesi Brace u corr jo do ngrejme grup hetimor parlamentar per abuzimet ne rrugen D-M,por asgje.Hajde ta krijojme ju tha mazhoranca,por ata thone nuk marrim pjese.Rrekrrekexhiut dhe orkestres se bilbilaxhinjeve  hem ju ha e hem ju djeg.Ata nuk dijne se ku kane punet ne partine e tyre qe po shperbehet,jo te bejne sende te mira per vendin.Pacin mendjen e hairit ata,por me c'duken bathet,jane larg pashket.

Punetori, At Z Pellumbi i ka vene vulen e nderit vetes se tij me tre volumet e vepres se tij.Ai do te mbetet nje figure e ndritur e kultures sone,e letrave shqipe me sakte.Ata qe nuk duan te shkruhet historia jone kombetare sic eshte ne te vertete dihet se kush jane.Ata jane ata qe futen per mbi 25 vjet ne burg priftin e shquar katolik e plot te tjere djem te Shqiperise.Si nuk kane turp!Ata jane tani askushi.Ata do te ngelen te perbuzur brez pas brezi.Ata jane kanceri me i keq i historise sone.Tani qe metastazat e tyre jane te pafuqishme per te helmuar,po perpeliten ne grahmat e fundit te vdekjes.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Shtator 2007 15:35
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 22:13 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 4 [5]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Berisha: Nuk mund te ecet duke mbajtur te falsifikuar historine kombetare.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.