Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Basha: Gati te le imunitetin
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Basha: Gati te le imunitetin

Polemika në Kuvend për Durrës-Kukës. Ish-ministri mbron projektin, opozita lë sallën. Braçe: Berisha, në dijeni të abuzimeve Abuzimet e bëra në tenderët
e rrugës Durrës-
Kukës kanë qenë sërish
objekt debatesh mes deputetëve
të pozitës dhe
mazhorancës, në seancën e
djeshme parlamentare.
Nënkryetari i grupit parlamentar
të PS-së, Erjon
Braçe, ka hedhur akuza ndaj
Kryeministrit Berisha, duke
deklaruar se ky i fundit ka
qenë në dijeni të abuzimeve
që po bëheshin në kurriz të
rrugës Durrës-Kukës. Sipas
Braçes, Kryeministri Berisha
ka bërë rolin e drejtuesit të një
enti prokurues. Këtë,
nënkryetari i grupit socialist
e lidh me takimet që Kryeministri
Berisha ka bërë me përfaqësuesit
e kompanisë
turke, pak ditë para se të shpallej firma
fituese për segmentin Rrëshen-
Kalimash. Numri dy i grupit të PSsë,
duke folur për skandalet e kësaj
rruge, tha se Kryeministri ka
përgjegjësinë më të madhe, për atë
çka ka ndodhur në këtë aferë me
korruptime, duke treguar me fakte,
ai pohoi se prokuroria duhet ta drejtojë
këtë hetim edhe ndaj kreut të
qeverisë. Braçe i ka kërkuar qeverisë
dhe Kryeministrit, emrin e një kompanie,
që do të bënte konsultimin
e gjithë procedurave të prokurimit,
por edhe ndërtimit të rrugës Durrës-
Kukës. "Drejtuesit e Bankës
Botërore", është shprehur deputeti
Braçe "kanë kundërshtuar financimin
e segmentit rrugor Rrëshen-
Kalimash, pasi mungonte projekti".
Kjo është një nga pikat kyçe të gjithë
kësaj ngjarjeje. Kjo është një nga
akuzat themelore nga prokuroria
lidhur me qeverinë dhe me kryeministrin".
Braçe i ka kërkuar prokurorisë
nga foltorja e Kuvendit që t‘i drejtojë
hetimet edhe nga Kryeministri i
vendit, i cili sipas numrit dy të grupit
të PS-së, "duhet të japë sqarime për
gënjeshtrat dhe për dijeninë e tij".
Basha
Nënkryetari i grupit të PS-së nuk
e ka lënë çështjen e rrugës Durrës-
Kukës me kaq. Ai ka akuzuar sërish
ministrin Basha për abuzimet e tij
dhe e ka kritikuar për mosrespektimin
e ligjit nga ana e ministrit, i cili
ka refuzuar paraqitjen e tij në
prokurori, për të dhënë sqarimet
përkatëse. Këto sqarime Basha është
munduar t‘i jepte dje në një interpelancë
të kërkuar nga deputeti i
PD-së Ferdinand Xhaferri, e cila është
kundërshtuar nga opozita. Braçe
ka deklaruar se kjo nuk është e
ligjshme, pasi ky ministër është
kërkuar para tri ditësh në interpelancë
nga opozita dhe ai nuk është
paraqitur. Gjatë interpelancës së
Bashës, opozita është larguar nga
salla, duke përjashtuar kryetarin e
PAD-së Ceka.
Mbrojtja e Bashës
Gjatë interpelancës së tij në Kuvend,
ish-ministri i Transporteve, aktualisht
ministër i Jashtëm, Lulzim
Basha, deklaroi gatishmërinë e tij për
të firmosur nismën "Për kufizimin e
imunitetit dhe kushtet për autorizimin
për ndjekje penale". Ai ka theksuar
se jo vetëm e mbështet këtë
nismë në funksion të asaj që quhet
transparencë në luftë kundër korrupsionit,
por edhe është i bindur që një
lëvizje e tillë do t‘i shërbejë maksimalisht
pastrimit të imazhit të Kuvendit
dhe punës së ligjit, i cili ka ngrirë prej
tetë apo dhjetë vjetësh, kur bie fjala
për ndjekje penale të zyrtarëve apo
ish-zyrtarëve. "Nuk më mbetet gjë
tjetër veçse të përsëris, që me
ndërgjegje të pastër dhe të qetë do të
jem ndër të parët që do ta firmos këtë
nismë. Po ashtu, u bëj thirrje kolegëve
të opozitës t‘i bashkëngjiten kësaj
nisme dhe në tërësi, ky grup opozitar,
ish-pushtetar, pa ndrojtje dhe pa
frikë nga drejtësia, të bjerë dakord për
kufizimin apo dhe heqjen e imunitetit
të deputetëve dhe zyrtarëve të
tjerë", ka deklaruar Basha, duke mos
pranuar asnjë nga akuzat që opozita
ka bërë ndaj tij deri më tani.

Balla-Bashës


"Hajde të firmosim së bashku lënien e imunitetit"


Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ndërmori
dje një gjest politik në sallën e Kuvendit. Ai kishte
përgatitur një shkresë ku deklarohej lënia vullnetare e
imunitetit të deputetit për Lulzim Bashën. Njësoj si
kjo shkresë, deputeti Balla kishte përgatitur një tjetër
që mbante emrin e tij. Pasi mori fjalën në seancë, ai
ftoi ministrin e Jashtëm Lulzim Basha që të firmoste
mbi atë deklaratë, duke siguruar se do bënte vet të
njëjtin veprim bashkë me ministrin. Tentativa e Ballës
mbeti pa përgjigje për shkak se nuk u pasua nga ky
veprim i ministrit që së fundi është akuzuar prej
opozitës për çështjen e rrugës Durrës-Kukës.

Gazeta Shqip -

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Shtator 2007 14:11
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Coprat e gazetave qe na sjell ketu nuk i kane pasqyruar te gjitha ato qe tha ministri Basha.Do te ishte mire qe te pasqyroheshin te gjitha ato qe u thane ne kuvend.Sarandaebukur
 te kam thene edhe here tjeter te shkruash mendimet e tua,ose te besh komentet e tua jo te na sjellesh pacavuret e pazarit te Tiranes.Degjoje parlamentin dhe prononcohu.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Modifikuar nga erzeni_be datė 22/09/2007 ora 04:41

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Shtator 2007 20:34
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
varka
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 27/04/2004
Vendbanimi: canada
Mesazhe: 685

Shpresoj qe parlamenti te votoje ligjin qe ju heq imunitetin deputeteve .
Meqenese opozita kerkon hetimin e bashes atehere shpresoj qe ajo te ndihmoje me votat e saj ( duhen 84 vota) qe ligji te miratohet dhe ti hapet rruga prokurorise per hetime te gjithe zyrtareve te akuzuar.
Nikolin jaka eshte vetem maja e ajsbergut , jane te shumte zyrtaret te cilet jane te kapur nga krimi dhe te perlyer nga korrupsioni dhe lul bash pote jete nje prej tyre burgun meriton.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Shtator 2007 20:38
varka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė varka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me varka (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: varka Shto varka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto varka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Dardha e ka bishtin mbrapa.. pritni , pritni se sa te tjere do dalin si keta....

Per ju  IQVLORA . nuk me quajne Janullata por Janulla Rrapi dhe sa me shume qe ti mundesh te ofendosh aq me shume mua me nge vlerat OK.....Dhe se c`far une postoj nuk do te mare doren tende.Ndoshta une jame me demokrate se ty.

Modifikuar nga erzeni_be datė 22/09/2007 ora 04:44

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Shtator 2007 21:08
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Zan Erzeni pse e editon mesazhin?Cfare parregullsie pe ne te?

Mundohu se mbase i jep cmimin Noble Janullates,sepse Kadarese ja ''hoqi'' ajo.Mbase te shkon fjala tek komisioni qe jep keto cmime sepse punon si administrator tek FH.Keshtu i rritet vlerat Janullates.Ajo kohet e fundit ka filluar ngre dy gishtat lart dhe eshte bere demokrate.

Pergezime.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Shtator 2007 12:07
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
erzeni_be
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/07/2004
Vendbanimi:
Mesazhe: 1306

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA
Zan Erzeni pse i editon mesazhet e mia?Cfare parregullsie pe ne te?


 

Pushimet tuaja dhe pershtypjet tuaja gjate tyre  s'kane te bejne fare me Bashen dhe imunitetin e tij. Kam fshire dialogun tend me sandaebukur si i qene krejtesisht jashte teme.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Shtator 2007 12:11
erzeni_be nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė erzeni_be Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me erzeni_be (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: erzeni_be Shto erzeni_be nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto erzeni_be nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Besoj se te gjithe dalin nga pak jashte teme,por mesazhi nuk ishte komplet ashtu si pretendon ti.Megjithate te lumte dhe vazhdo te jesh i till per te gjithe.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Shtator 2007 12:16
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
dhoma666
djale i mire,,,,,,

Regjistruar: 20/01/2007
Vendbanimi: duke shaluar,,,instiktet....
Mesazhe: 325

s.....

,,,,,,me vjen keq qe kjo rruge u be problem,,,,dhe perseri shume zhurme,,,,,,,,,por une jam pro mendimit qe te lere imunitetin dhe te hetohet dhe te shohim te vertetat ,,,,,,ky eshte nje imazh shume i keq ,,,,,,,,ne nuk mund te dime,,, se cfar fshihet pas,,,kesaj,,,,,,,,do te me vinte keq qe Basha kishte gisht ne kete pune por ai duhet te hetohet ,,,,,,por nese kjo eshte nje loje politike e PS kjo eshte nje gje shume e shemtuar qe duhet tiu vije turp,,,,,,,eshte nje investim kolosal dhe meripton respekt dhe jo shfrutezim per publicitet politik,,,,,,ka se me cfare te merret PS,,,,,e jo me meritat e nje qeverie te mire,sepse jane ne disaventazh te saj,,,,,,,,,

__________________
,,,,,,,,,ti je parajsa ime e humbur dhe une ."mekatar" ne kerkim te hynores...........

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Shtator 2007 21:01
dhoma666 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė dhoma666 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me dhoma666 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: dhoma666 Shto dhoma666 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto dhoma666 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 04:45 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Basha: Gati te le imunitetin

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.