Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Fatos Nano,fiton gjyqin me gazeten italiane "L`Unita"
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Fatos Nano,fiton gjyqin me gazeten italiane "L`Unita"

Nano, 200 mije euro me i pasur.

Jakin Marena

E Shtune, 20 Tetor 2007

Gjykata e Apelit e Milanos ka vendosur ne favor te ish-kryeministrit shqiptar te periudhes se qeverisjes socialiste, Fatos Nano, ne lidhje me akuzat per shpifje ne drejtim te drejtorit te gazetes italiane "L'Unita", Furio Colombo, si dhe gazetarit te kesaj gazete, Klaudio Papajani. Ish-kreu i qeverise shqiptare, pas ketij vendimi, do te perfitoje serish shumen prej 200 mije eurosh demshperblim nga gazetaret qe nxoren ne qarkullim mediatik akuzat e forta ne drejtim te tij, dhe njeheresh rikthejne dinjitetin e cenuar jo vetem te Nanos, por dhe te shtetit shqiptar te asaj kohe. Pikerisht dy dite me pare, u zhvillua seanca gjyqesore prane Gjykates se Apelit te Milanos ne procesin gjyqesor kunder gazetes "L'Unita", ku ishin te pranishem ish-drejtori i saj, Furio Colombo dhe gazetari Klaudio Papajani, pergjegjes per nje artikull, te cilesuar shpifes ndaj ish-kryeministrit Fatos Nano. Kjo gjykate konfirmoi vendimin e shkalles se pare, i cili eshte marre me 12 nentor te vitit 2004, qe kishte denuar te pandehurit e siperpermendur, respektivisht me 600 euro dhe 900 euro dhe njohu masen e demshperblimit ne 200 mije euro ne favor te pales se ofenduar te procesit, deputetit Fatos Nano. Nderkohe qe jane urdheruar dhe dy gazetaret qe te paguajne gjithe parate e shpenzimit prej 25 mije eurosh, qe Nano si pale civile ne gjyq ka kryer per mbrojtjen me avokat. Duke e konsideruar qe vendimi i Gjykates se Apelit eshte i ekzekutueshem, pavaresisht se te pandehurit do te paraqesin rekurs ne kasacion, masa e demshperblimit prej 200 mije eurosh, sipas vendimit te gjykates se Apelit te Milanos, duhet te likuidohet ne menyre spontane, ose nga zyrat e permbarimit. Ne kete menyre, me sa duket, ka marre fund dhe beteja me e gjate ligjore mes nje funksionari te larte shqiptar dhe nje media te huaj, ku Kryeministri i asaj kohe, Fatos Nano, ka fituar betejen gjyqesore dhe duke treguar ne kete rast se jo gjithçka qe shkruhet nga mediat e huaja kane ekskluzivitetin e se vertetes.

Akuza qe beri xhiron e botes

Procesi qe tronditi jo pak ne ate kohe politiken shqiptare dhe me gjere e ka zanafillen ne date 2 gusht 2002, kur gazeta "L'Unita" publikoi nje artikull me titull dhe permbajtje dezinformuese kunder Nanos, atehere Kryeminister, duke bere dhe nje lidhje mes Comores napolitane dhe ish-kryeministrit Nano. Vetem 48 ore pasi kishte rimarre mandatin e Kryeministrit te Shqiperise, ne fillim te gushtit 2002, Fatos Nano eshte gjendur papritmas perballe nje sulmi me stil te gjere nga mediat, kete radhe italiane, por dhe shqiptare, akuza te cilat bene xhiron e botes, duke sjelle ne kete menyre nje perfaqesim aspak dinjitoz te kreut te ekzekutivit shqiptar, Nano, ne kete rikthim spektakolar ne krye te qeverise. "Padrinoja i Shqiperise - Fatos Nano eshte serish Kryeminister i vendit, ndersa njerezit e tij vazhdojne te jene te lidhur me klanet mafioze", shkruante e perjavshmja "L'Espresso" dhe gazeta "Unita". Sipas te perjavshmes, "klanet e Durresit, tentuan pa ndonje sukses (me 1999) qe te ngrinin rafineri te perpunimit te kokaines ne vend. Edhe pse nuk ia arriten ketij qellimi, ata siguruan nje lidhje bashkepunimi me kolumbianet". Por me e forte ka qene akuza e ketyre te perditshmeve, ne drejtim te kryeministrit te sapokthyer ne krye te ekzekutivit, pas rrezimit te Ilir Metes nga ky post. Kete radhe, gazeta i eshte referuar njerit prej bashkepunetoreve me te ngushte te Metes, pikerisht ish-kreut te energjetikes shqiptare, Dritan Priftit, te sapokthyer nga nje nderhyrje e forte kirurgjikale ne koke. "Marreveshja u firmos ne Miami, Florida dhe, sipas socialistit Dritan Prifti, ish-ministrit te Energjetikes, Fatos Nano ishte ndermjetesi i nje grupi amerikanesh, te cilet donin te pastronin nje shume prej nje miliard dollaresh te dyshimte", shkruante me tej revista dhe e perditshmja. Vete Nano i hodhi menjehere poshte keto akuza, duke ngritur edhe padi ndaj gazetareve. Ai u perfaqesua ne kete gjyq nga studio ligjore, Pisani, me seli ne Rome, e cila rezultoi e suksesshme ne mbrojtjen e ish-kryeministrit shqiptar, duke i kthyer jo vetem dinjitetin e cenuar, por dhe 200 mije euro.

Precedentet

Mediat italiane, akuzat per gjithe politikanet shqiptare

Mediat italiane kane synuar vazhdimisht gjate viteve te fundit perbaltjen e klases politike shqiptare. Ne vitin 1996, keto media cilesonin Presidentin e asaj kohe, Berisha, si liderin e nje tribuje te Veriut, qe po synonte sundimin e Jugut. Me pas, Berisha u akuzua per lidhje me strukturat islamike. Nderkohe, ne vitin 1999, ne qender te goditjeve ishte Kryeministri Pandeli Majko. Ai u akuzua per lidhje me skafistet e Vlores dhe per takimin me nje skafist ne ishullin e Sazanit. Por, me 2001, Kryeministri Meta u akuzua nga shtypi italian per lidhje te dyshimta dhe per jete luksoze. Madje e cilesonin dhe si "sheikun" e Ballkanit. Duke permendur edhe rastin e shpenzimit ne hotel "Rogner" te nje shume prej 600 dollaresh ne dite. Megjithate, sulmi i mediave italiane nuk mbaroi ketu. Ne qender te tyre, ne gusht 2002, u vu Kryeministri Fatos Nano. Duke u akuzuar per lidhje me kontrabandiste dhe persona te botes se krimit. Dhe ne ndihme te ketyre akuzave kane ardhur dhe perplasjet qe kane shperthyer here pas here mes funksionareve te larte socialiste, por dhe mes rivaleve politike brenda politikes shqiptare, ku lokalet luksoze te Tiranes kane qene vendet e perthithjes se nje informacioni te tille nga gazetaret italiane.

Koha Jone.

------------------------------------

Lum si ai, nuk jane pak 200 mije euro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Tetor 2007 14:18
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 00:55 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Fatos Nano,fiton gjyqin me gazeten italiane "L`Unita"

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.