Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > "Borgjezet" me vila, ja lista e Malit te Robit
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

"Borgjezet" me vila, ja lista e Malit te Robit

Gazeta Shqiptare
Kryeministri shqiptar Sali Berisha në mbledhjen e KRRTRSH në 27 tetor, deklaroi se fshatrat turistikë, që të gjitha “i ka blerë borgjezia shqiptare”. “Këto janë blerë në kundërshtim me ligjet dhe kompanitë i kanë shitur në kundërshtim me ligjin” deklaroi kreu shqiptar i ekzekutivit.
Deklarata nuk shkaktoi asnjë reagim në qarqet intelektuale dhe mediatike shqiptare. “Gazeta”, nisur nga fjala e kryeministrit, kreu një investigim në një nga zonat turistike në Shqipëri, pikërisht në Malin e Robit, për të parë se cilët janë ata që në konceptin e kryeministrit, ishin “borgjezët e rinj”.
Në zonën e mbushur me fshatra turistikë, asnjë nga pronarët e këtyre fshatrave, nuk ka ruajtur destinacionin për të cilin e ka marrë lejen e ndërtimit. Të gjitha ndërtimet e kryera brenda fshatrave turistikë, janë shitur, po sipas kontratës së bërë nga shteti me ndërtuesin, për një periudhë prej 99 vjetësh. Pra, secili nga blerësit, është pronar për një afat të tillë, e pas kësaj, të gjithë janë në pritje të një zgjidhjeje ligjore për të marrë në pronësi shtëpitë dhe vilat që kanë blerë.
Çmimet e blerjes në Malin e Robit, variojnë nga 800 euro, ata që kanë qenë më fatlumët dhe i kanë marrë të parët, deri në 1200 euro metri katror. Shumica e blerësve, janë njerëz të njohur në qarqet intelektuale e politike në vend. Dikush prej tyre ka përdorur emrin e vjehrrit apo të kunatës, dikush emrin e vet apo të bashkëshortes. Por, në përgjithësi, duke filluar nga Ismail Kadareja, Inva Mula e deri tek Ardit Gjebrea apo Veton Surroi, të zotët e këtyre banesave janë, praktikisht, pjesëtarë të elitës mbarëshqiptare. Me një pjesë të të cilëve shteti shqiptar krenohet. Është normale që një drejtues mediash prej shumë vitesh të gjejë aq para sa të blejë, ndoshta edhe me kredi, një apartament në bregdet për të kaluar fundjavën. Po ashtu, një deputet prej shumë kohe, apo një drejtues banke. Në mes tyre, shumë i përkasin partisë në pushtet.
Ata, që vërtet kanë vila në këtë segment janë përfaqësues të bizneseve të mëdhenj, të cilët kanë bërë pasuri, në përputhje me rregullat e lojës të ekonomisë së tregut.
Ndërkohë që qeveria po përgatitet për një legalizim masiv për mijëra e mijëra hektarë, të zaptuar në mënyrën më të paligjshme të mundshme, mbi të cilat janë ndërtuar banesa shumëkatëshe pa leje, hakërrimi ndaj atyre që “lahen në vaska floriri”, sikurse është shprehur dikur Berisha, flet për një pozicionim që zor se dëgjohet diku nga ndonjë eksponent i një partie të djathtë europiane. Kjo, me sa duket, ka rënë edhe në sy të atij vetë. Duke qenë se fjala e tij në KKRRTRSH u vetëcensurua në mënyrë të kujdesshme dhe drejtoria e informacionit pranë Këshillit të Ministrave e hoqi më pas fjalën “borgjezi”. Por, kjo nuk fsheh dot një konceptim të tërë, që ka zënë rrënjë në mendjen e Berishës.
PERSONALITETET QE REZULTOJNE ME HAPESIRA BANIMI NE ZONEN TURISTIKE TE MALIT TE ROBIT, DURRES-KAVAJE
Në emrat e VIP-ave, që publikohen më poshtë, bëjnë pjesë shkrimtarë, politikanë, artistë, figura të jetës politike e intelektuale të diasporës, gazetarë, si dhe ndonjë anëtar kabineti i qeverisë Berisha, së bashku me ish-kryeministra apo ish-drejtorë e drejtorë aktualë agjencish të rëndësishme shtetërore. Me qëllim kemi lënë jashtë listës gati të gjithë biznesmenët e zonës. Për të treguar se shumë “borgjezë të rinj” shqiptarë u përkasin jo detyrimisht shtresave më të pasura të shoqërisë.
Aleksandër Frangaj Botues
Alfred Peza Gazetar
Alfred Prifti Ish-drejtor i Tatimeve
Andi Bushati Gazetar
Arben Ahmetaj Politikan PS
Arben Imami Drejtor i kabinetit të
kryeministrit
Arben Meçe Ish-drejtor në MPPTT
Arbër Xhaferri Politikan Maqedoni
Ardit Gjebrea Artist
Armand Shkullaku Gazetar
Artan Santo Drejtor banke
Blendi Fevziu Gazetar
Bashkim Fino Deputet PS
Baton Haxhiu Botues Kosovë
Besnik Ymeraj Gjyqtar
Eqrem Bardha Diaspora SHBA
Fatmir Mediu Ministër i Mbrojtjes
Fehmi Abdiu Gjyqtar
Frrok Çupi Gazetar
Genc Ruli Ministër i Ekonomisë
Gjergj Bojaxhi Drejtor i KESH
Ilir Meta Kryetar LSI
Ilirjan Celibashi Ish-kryetar i KQZ
Inva Mula Artiste
Irma Libohova Artiste
Ismail Kadare Shkrimtar
Lutfi Dervishi Gazetar
Maks Haxhia Jurist
Neritan Sejamini Këshilltar i kryeministrit
Pandeli Majko Deputet PS
Remzi Lani Gazetar
Ridvan Bode Ministër i Financave
Sokrat Sinaj Ish-kreu i Komitetit të Pronave
Sokol Balla Gazetar
Shaban Memia Kreu i Legalizimeve
Veton Surroi Politikan Kosovë
Uran Butka Politikan PD

Mare nga Peshku Pa Uje

-------------------------------

Po ata qe kane pallate me shume kate nuk hyjne tek keta "Borgjezet".. mbase do dale lista e dyte...Feudalet e medhenj....

 

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Tetor 2007 19:36
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Lightbulb

Sali Berisha ka harruar qe ngjarjet kane gjithmone efektin " domino " ... zoti Berisha ka harruar se ishte ai i pari qe i dha keto toka turistike pronareve te sotem, ishte ai qe ia dha te perndjekurve politike ose me mire gjoja te perndjekurve politike ( se ata qe kane vuajtur vertet dhe sot e kesaj dite pak jane qe kane marre gje)
Shkaktari i pare i katrahures se pronave ne Shqiperi eshte pikerisht ai, qe i dha tokat e ligjshme fshatareve vend e pa vend pa plan e pa piken e llogjikes. E beri nga padituria, nga mosekperienca, ngaqe vuan nga madheshtia cilado arsye qofte faktet jane keto. Mjafton te korruptosh 1 punonjes te thjeshte te hipotekes e behesh zot i gjysmes se 1 qyteti. Zoti Berisha nuk di si do ti rregulloje gabimet e renda qe ka bere, mendoj se jane te parregullueshme ... beri me tokat sikur ti kishte te vetat dhe nje zot e di sa po na kushtojne dhe sot e kesaj dite.
Vilat e Malit te Robit duhet vetem te kalojne nga faza me "koncesion" 99 vjet ne ate te blerjes se tokes nga shfrytezuesit e saj duke qene se bleresit e shtepive nuk kane asnje lloj tapie per shtepine por vec akt marreveshje ku ne menyre miqesore deklarohet se kane blere vilat.

 

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Dhjetor 2007 18:08
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 07:08 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > "Borgjezet" me vila, ja lista e Malit te Robit

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.