Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ministri i Drejtesise jep doreheqjen nga posti
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Ministri i Drejtesise jep doreheqjen nga posti

Ministri i Drejtesise Ilir Rusmali jep doreheqjen nga posti i tij ne qeveri. “Jap doreheqjen mbi bazen e moralit tim per luften ndaj korrupsionit”, mesohet te jete shprehur Rusmali. Vendimi erdhi nje dite pas akuzave te renda qe drejtori i dorehequr i Burgjeve Sajmir Shehri, beri ndaj Rusmalit, si nje minister i korruptuar dhe mafioz.
Dje, Shehri, bashkangjitur me doreheqjen e tij, ka shperndare edhe nje bisede te regjistruar prej tij me vellane e ministrit te Drejtesise, i cili i kerkon, sic degjohet ne CD qe nje firme ndertimi, pasi te kete plotesuar te gjitha kushtet e pjesemarrjes ne tender, te favorizohet, nese rezulton se oferta eshte e njejte me te nje konkurrenti tjeter.
Top Channel
--------------------------
Ndoshta e bejne kryeprokuror...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Nëntor 2007 18:13
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ari.
I VETPERJASHTUAR

Regjistruar: 15/11/2006
Vendbanimi: skela e pare ne evrope
Mesazhe: 1763

ai tregoi dhe na mesoi me te vertet se c quajme demokraci,,sollaku ka kaq koh dhe as nuk zverdhet as skuqet,pra politika shqipetare duhet te mesojne nga ish ministri i drejtesis,dhe ne kete menyre ai ka hapur njekohesisht rrugen per hetime kundrejt tija,,me transparent se kaq ku do shkoj me ..

__________________
flamuri yne eshte me i drejti ne bote sepse nuk ka pushtuar asnje...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Nëntor 2007 20:29
Ari. nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ari. Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ari. (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ari.'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ari. Shto Ari. nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ari. nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Berisha pranoi doreheqjen


Berisha pranoi dorëheqjen e Rusmalit: Solli një standard të ri


Nga Armand Maho
Berisha pranoi dorëheqjen e Rusmalit: Solli një standard të ri Kryeministri, Sali Berisha, ka pranuar dje dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë, Ilir Rusmali, duke pranuar se ish-ministri vendosi një standard të ri në lidhje me moralin e qeverisjes. Kryeministri pranoi se vetë ministri i Drejtësisë s`ka pasur asnjë lidhje me akuzat që iu hodhën nga ish-drejtori i Burgjeve, Shehri, megjithatë ka pranuar dorëheqjen e tij, duke prezantuar dhe ministrin e ri të Drejtësisë Enkelejd Alibeaj. “Unë pranova dorëheqjen e zotit Rusmali me bindjen time më të thellë se ai nuk ka pasur asnjë lidhje, përveç lidhjes së gjakut, me përpjekjen e të vëllait për të përfituar në tendera. Unë e pranova dorëheqjen e zotit Rusmali, sepse nuk mund të refuzoj standardin e ri që bashkëpunëtori im vuri për politikën dhe zyrtarin shqiptar. Standardin më të lartë dhe të civilizuar të përgjegjësisë së një zyrtari që kontraston, aq sa kontraston dita me natën, errësira me dritën, me qëndrimet e mëparshme të zyrtarëve, të cilët, pavarësisht se familjarët e tyre më të afërt, fëmijë, prind, bashkëshorte a bashkëshorti kapeshin me drogë, me trafiqe e motele prostitucioni, rrëmbenin tendera, shkrehnin breshëri mbi qytetarë të tjerë dhe vazhdonin të qetë në postin e tyre, sikur asgjë të mos ekzistonte, përveç interesave vetjake”, - tha kryeministri.

Ndërkohë, gjatë pyetjeve dhe përgjigjeve të gazetarëve, kryeministri është shprehur se çdo akuzë e ngritur në media, kur ka pasur fakte, është verifikuar nga ana e zyrës së tij, megjithëse në shumë raste është vënë re se mekanizmi ka lëvizur ngadalë, ose ka mbetur në vend. Në të njëjtën kohë, Berisha foli dhe për takimin që zhvilloi në mesditë me Presidentin e Republikës, por nuk dha informacion, nëse është diskutuar në këtë takim në lidhje me Prokurorin e ardhshëm të Republikës. Nga ana e tij, Berisha u shpreh se për një kohë të pacaktuar nuk do të ketë ndryshime në qeveri dhe se të gjithë ministrat e kabinetit janë në punë me kapacitet të plotë. Më poshtë do të japim pyetje-përgjigjet e konferencës.

Dje, ministri i Drejtësisë, Rusmali, tha se më 9 maj të këtij viti ju ka kërkuar shkarkimin e drejtorit të Burgjeve, Shehri. A e konfirmoni një fakt të tillë?

Së dyti, në pak muaj kjo është dorëheqja e dytë në kabinetin tuaj. A mos është kjo pasojë e shkak i klaneve brenda PD?
Unë shqyrtoj dhe do të shqyrtoj shqetësimet e bashkëpunëtorëve të mi. Unë e shpreha atë çfarë kisha për zotin Rusmali. Ju vazhdoni të kërkoni eskimezë në shkretëtirë, por nuk keni për t’i gjetur, pasi, siç e dini, nuk ka të tillë në shkretëtirë.
Edhe me ngrohjen globale do të duhen dekada që të zbresin. Njëherë përnjëherë, ata janë në akuj dhe jetojnë mirë atje.

Sot, në mesditë, jeni takuar me Presidentin e Republikës, zotin Bamir Topi. Ideja e këtij takimi ka të bëjë me shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm, zotit Theodhori Sollaku dhe emërimin e ministrit të ri të Drejtësisë?

Unë kam takime dhe konsultime të vazhdueshme me Presidentin e Republikës. Marrëdhëniet tona kërkojnë që ne të kemi konsultime e takime të shpeshta.

Përherë e më shumë janë shtuar zërat për ndryshime në kabinetin qeveritar nga aleatët tuaj, por edhe nga brenda PD. Mendoni se këto ndryshime do të jetë së shpejti?

Qeveria është në kapacitet të plotë pune. Dua t’ju informoj se në Raportin e Komisionit Evropian unë konstatova dy anë shumë pozitive: si vlerësimin e të gjitha reformave, ashtu edhe listimin e detyrave që duhet të përmbushen. Unë do të filloj së shpejti programin dhe zbatimin e tij me çdo ministri dhe agjenci, për të përmbushur detyrimet e reja që nxjerr Raporti i Progresit, në mënyrë që të afrohemi sa më pranë me ato që quhen standarde acqui communitaire dhe kriteret e Kopenhagenit, që Shqipëria të jetë edhe më e përzgjedhshme për procesin e integrimit. Shqipëria, sikurse vendet e Ballkanit Perëndimor, janë të përzgjedhur dhe dyert janë të hapura për to, por, në këtë mënyrë, ne e bëjmë vendin edhe më të përzgjedhshëm.

Zoti kryeministër, nëse ju mund ta na jepni një përgjigje më të saktë, a do ketë një riformatim të qeverisë, në mënyrë që të arrihen këto standarde që ju thatë, të vlerësuara nga progres-raporti i KE?

Unë kam besim të plotë se ministritë dhe agjencitë përkatëse kanë të gjithë potencialin për realizimin e këtyre standardeve. Natyrisht, vlerësimi do të jetë vetëm mbi bazën e këtyre standardeve dhe kjo do të ndodhë.

Ju thatë se zoti Rusmali ka vendosur një standard të ri, një moral të ri në politikën shqiptare. Kemi dëgjuar shumë akuza për ministrat tuaj, megjithëse ju iu referuat kohës së qeverisjes socialiste, por nuk ka ndodhur ky standard. Pas largimit të zotit Rusmali dhe vendosjes së këtij standardi të ri, ju do të kërkoni që çdo ministër që akuzohet për lidhje të familjarëve të tij, apo të vet ministrave, duhet të japë dorëheqjen?.

Shtypi bën akuza të shumëllojta. Por, në rast se ju jeni në gjendje të më jepni një akuzë konkrete, atëherë të jeni të sigurt se unë do ta shqyrtoj. Zoti Rusmali, që lë këtë detyrë, ka pasur nga unë një porosi konstante, që ditën e tij të punës ta fillojë me shkrimet e shtypit. Shkrimet që duan të bëjnë politikë, le të bëjnë, sepse ne jemi vend i lirë. Ndërsa shkrime të tjera, të cilat sjellin dokumente dhe fakte, në mënyrë kategorike nuk janë injoruar dhe nuk do të injorohen. Ndaj, nëse përdor shumësat apo vendos etiketa pa fakte konkrete, këto janë të vështira për t’u cilësuar. Por në asnjë rast, në asnjë rrethanë, kryeministri dhe kjo qeveri nuk lakohen para aktit të cilitdo zyrtari. Natyrisht, konkretizimi është i domosdoshëm, sepse pa konkretizim nuk mund të mbahen qëndrime.

Unë nuk di ndonjë vend tjetër që në harkun kohor prej 60 ditësh të ketë vendosur para ligjit rreth 30 zyrtarë. Unë ju garantoj se në vendosjen para ligjit nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë dallim nga niveli, në të cilin ata ndodhen. Natyrisht, kryeministri apo ministri i Drejtësisë nuk mund të bëhen hetues. Ne i kemi çuar dhe do t’i çojmë para ligjit të gjitha rastet dhe ndihemi shumë të fortë në këtë proces. Nëse opozita, gazetat shfrytëzojnë liritë për të menduar se njollosin, kjo gjë është e tejkaluar. Ne jemi te ky standard, standardi që dëshmoi zoti Rusmali. Ky është standardi i qeverisë sonë.

Pyetja ka lidhje me kandidatin për ministër të Drejtësisë, zotin Alibeaj, i cili, me sa dimë, është një nxënës i zotit Rusmali dhe e ka sjellë ai pranë Partisë Demokratike. Çfarë roli do të ketë Ministria e Drejtësisë në reformën në fushën e drejtësisë, apo do të jetë vetëm një domen i presidentit?

Reforma në drejtësi është komplekse dhe unë jam shumë optimist për këtë reformë. Ndryshimi që ndodhi në Këshillin e Lartë të Drejtësisë është thelbësor. Presidenti, që kryeson Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ka të gjithë vullnetin për të proceduar, në bashkëpunim të ngushtë me parlamentin, me Ministrinë e Drejtësisë, që është shtyllë kryesore në këtë reformë. Por, reforma e drejtësisë është më multidimensionale, sesa reformat e tjera.

Si ka mundësi, zoti kryeministër, që ju vendosni në shenjë barazie pranimin e të dy dorëheqjeve? Kemi parasysh dorëheqjen e zotit Rusmali dhe atë të një drejtori.
Për dorëheqjen e zotit Rusmali unë bëra të gjitha shpjegimet e duhura. Unë nuk mund të refuzoja standardin që vendosi zoti Rusmali, sepse ai është një politikan afatgjatë. Zoti Rusmali zgjodhi, në një moment të caktuar të karrierës së tij, të dëshmojë një standard, i cili deri më sot ka munguar. Në këtë drejtim, përgjigjja ime ishte shumë e qarte.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Nëntor 2007 02:59
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Qofsha i gabuar, por ish drejtori i burgjeve me duket se do te perfundoj vete si klient i burgjeve.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Nëntor 2007 11:02
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Citim:
Po citoj ato që tha ari77labi
ai tregoi dhe na mesoi me te vertet se c quajme demokraci,,sollaku ka kaq koh dhe as nuk zverdhet as skuqet,pra politika shqipetare duhet te mesojne nga ish ministri i drejtesis,dhe ne kete menyre ai ka hapur njekohesisht rrugen per hetime kundrejt tija,,me transparent se kaq ku do shkoj me ..
Standardi Rusmali “rrëzon” shumicën e politikës shqiptare
Nga Mero Baze
Ministri i Drejtësisë, Ilir Rusmali, vendosi dje një standard të ri në skenën politike shqiptare, standard të cilin kam frikë se kjo shumicë nuk do ta adoptojë dot si rekord të saj. Ai dha dorëheqjen, pasi një grup shantazhues me mbështetje të qartë politike nga krerë të lartë të shtetit shqiptar, e shihnin atë si një pengesë të pakapërcyeshme politike për projektet e tyre politike dhe ordinere. Një ditë më parë, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, një zyrtar tipik me mentalitet prej “Haxhi Qamili”, i cili u pa qartë se vepronte si një kamikaz i njerëzve të fuqishëm të pushtetit që qëndrojnë pas tij, hodhi në treg një paçavure sigurimsi prej Kavaje, që dëshmonte qartë pastërtinë e ministrit të Drejtësisë dhe metodat e ulëta, me të cilat u përpoqën të njolloset ai. Por kjo histori nuk ka nisur këtë javë. Ajo ka nisur menjëherë sapo ministri i Drejtësisë ka marrë detyrën dhe ka konstatuar se Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve dhe Drejtori i Policisë së Burgjeve, nën ndikimin e drejtpërdrejtë të disa zyrtarëve të lartë të këtij pushteti, përfshirë dhe deputetë të mazhorancës, kanë liruar nga burgjet persona të rrezikshëm, të kërkuar nga drejtësia ndërkombëtare. Zoti Rusmali e denoncoi këtë skandal dhe fill pas kësaj, këta kanë sajuar një skenë ordinere me vëllain e Ilir Rusmalit, një njeri në punë të vet si biznesmen, i cili, siç shihet dhe nga paçavurja e shpërndarë, nuk implikon në asnjë rast ministrin e Drejtësisë.

Për muaj të tërë kjo legjendë u përdor për të rritur arrogancën dhe për ta kthyer Institucionin e Burgjeve, në një institucion banditësh, ku hynin e dilnin prostitutat nëpër qeli, ku transferoheshin të burgosur me parį, ku vriten njerëz në qeli, siç është rasti i Rrogozhinës dhe ku përgatiten lista amnistish për t’iu paraqitur presidentit, kundrejt shpërblimeve të majme nga të burgosurit.

Ky fenomen kishte bllokuar realisht punën e këtij institucioni dhe një javë më parë unë i kam bërë thirrje publike zotit Rusmali të paraqiste dorëheqjen për t’i dhënë fund kësaj praktike shantazhi. Dje, Ilir Rusmali e dha dorëheqjen, duke vendosur një standard, i cili tashmë ose duhet të përdoret për të gjithë, ose do të arkivohet si gjueti shtrigash ndaj një zyrtari, i cili në bindjen time është ministri më i pakorruptuar që nga koha e Ismail Qemal Bej Vlorës në Shqipëri.

Ky standard rrezikon të lërë në klasë këtë qeveri për shumë arsye. Arsyeja e parë është se qeveria nuk e ka përshëndetur dorëheqjen e Ilir Rusmalit menjëherë sapo e ka dhënë. Mbledhja e djeshme e qeverisë ishte një mbledhje hipokrite, ku në sallë merrte pjesë një ministër që sapo ishte kthyer nga konferenca e shtypit, ku kishte njoftuar dorëheqjen dhe askush nuk e falënderonte.

E kuptoj, se shumica e qeverisë ishte e tmerruar nga sfida e gjestit të Ilir Rusmalit, por kryeministri nuk ka pasur asnjë arsye të mos e përshëndeste, përveç arsyeve që mund t’i dijë ai.

Përkundër kryeministrit, zëvendëskryeministri, Gazmend Oketa, i katapultuar në qeveri nga bota e pazareve të dyshimta të sektorit të ndërtimeve në Durrës, ka përshëndetur i pari një drejtor ordiner, një “haxhiqamil” të burgjeve dhe ka dalë hapur në mbrojtje të tij, kundër ministrit të Drejtësisë. Ky njeri, i cili ka folur publikisht si zëvendëskryeministër, ka bërë thirrje për linçime politike brenda Partisë Demokratike dhe për të mbrojtur një fenomen të rrezikshëm për shtetin shqiptar. Kjo tregon, se ky përfaqësues i lartë i shtetit shqiptar përfaqëson zyrtarisht një projekt politik për të shtrirë linjën e njerëzve ordinerë në udhëheqjen e Partisë Demokratike, çka do ta inkriminojë politikisht partinë kryesore të shumicës. Nuk dua të ndalem për të shkuarën e afërt ordinere të zëvendëskryeministrit, por nuk dua të harroj se vetëm tre vjet më parë ai ishte thjesht një ortak i Natasha Paços në pallatet pa leje që bëheshin brenda portit të Durrësit dhe as i shkonte në mendje të ishte ndonjëherë pjesë e Partisë Demokratike. Si i tillë, ai është shok i vërtetë me ish-“haxhiqamilin e burgjeve”.

Por, problemi është se ky njeri ka folur si zëvendëskryeministër dhe si udhëheqës i Partisë Demokratike, e cila nuk e ka zgjedhur kurrë, ndaj dikush duhet t’i tregojë vendin. Dikush së paku duhet ta detyrojë atë të adoptojë ato standarde që vendosi Ilir Rusmali, para se të flasë për njerëzit ordinerë që po përdoren për gjueti shtrigash.

Standardi Rusmali vendos në pozicion të vështirë kryeministrin Sali Berisha, pasi tashmë mesazhi që përcillet në njerëz është se nuk ka rëndësi kush është i korruptuar ose kush jo, mjafton që t’i bësh shantazh kryeministrit dhe të rrish përgjithmonë në qeveri. Me këtë logjikë, zhurma rreth përgjimeve të disa ministrave dhe deputetëve aleatë u shua dhe ata u bënë të urtë si qingja. Po kështu, me këtë logjikë nuk po ndërmerret asnjë hetim ndaj Genc Pollos dhe problemeve që shoqërojnë spekulimet me universitetet private në Shqipëri, korrupsionin me librin shkollor dhe skandalet me prokurimet e tij direkte, të kapura nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Me këtë logjikë nuk po preket Elvana Hana, edhe pse ka kapur në mënyrë të qartë shtetin përmes përdorimit të postit të saj, duke devijuar xhirot e institucionit të saj dhe rrjetit të farmacive në bankën e familjes së vet dhe duke shantazhuar grosistët e farmacive me kontrolle doganore dhe duke e lënë çështjen në heshtje kundrejt pazareve. Me këtë logjikë nuk u shkarkua kurrë drejtori i “Albtelecom”-it, edhe pse kishte fakte nga vetë zyrat e qeverisë se ishte një hajdut dhe person në kërkim, në momentin që ai u emërua. Standardi Rusmali e vë në pozitë të vështirë Sali Berishën, pasi ai duhet ta adoptojë këtë standard te të gjithë dhe për të gjithë, duke nisur nga vetja. E di që është një standard i vështirë, pasi njerëz të tillë mund të regjistrojnë dhe të afërm të Sali Berishës, duke bërë muhabete tenderash dhe pjesëtarë të familjes së tij duke bërë sekserin në shumë probleme.

Për këtë arsye, ky është një standard i lartë dhe sfidë e rrezikshme për këtë qeveri. E rrezikshme, sepse mbi të gjitha Ilir Rusmali nuk është linçuar si i korruptuar, por si një pengesë e rrezikshme ndaj të korruptuarve në krye të shtetit shqiptar.

Standardi Rusmali është një standard i vështirë edhe për Presidentin e Republikës, Bamir Topi. Në mënyrë të qartë dhe pa asnjë dilemë personale e them se ai është duke bërë shantazh të qartë mbi shumicën për të mos iu përzierë askush në çështjen e zgjedhjes së prokurorit të ri. Ai po bën sikur po mendohet për të shkarkuar Dhori Sollakun, për të cilin e ka ngritur një herë dorën në Kuvend. Arsyeja është se ai kërkon të gjunjëzojë më parë shumicën, për të imponuar një emër që do ai, ndryshe lë në detyrë Dhori Sollakun.

Ilir Rusmali ishte një pengesë serioze për këtë, pasi nuk ka hyrë në ofertat proceduriale që ai i ka ofruar për të nisur këtë shantazh. Njerëz të zotit Topi, përfshi “haxhiqamilin” e burgjeve, ishin të alarmuar nga raporti profesional i Ministrisë së Drejtësisë për lirimet nga burgjet dy vitet e fundit që janë rekorde të zeza në drejtësinë shqiptare. Unë nuk dua të paragjykoj emrin e prokurorit të ri që do të dalë nga zoti Topi, por kam plot arsye dhe fakte para sysh që dëshmojnë se ai po bën shantazh dhe po përpiqet të gjunjëzojë shumicën në emër të interesave të tij dhe të grupimeve ordinere brenda PD. Dhe në këtë fushatë duket se ka njëfarë suksesi në gjunjëzimin e kryeministrit. Nëse Bamir Topi do të adaptojë standardin Rusmali për të qëndruar ose jo president, do ta tregojë koha, kur media dhe jo ndonjë “haxhiqamil” mund të publikojnë historira rreth jetës së tij si politikan. Këtu do të jemi dhe do ta shikojmë se me sa integritet ka për të qëndruar në këtë lartësi të ndershmërisë si zyrtar i lartë i shtetit shqiptar.

Standardi Rusmali në fund duhet të themi se vë në pozitë të vështirë dhe shumë politikanë të shumicës dhe opozitës. Ka pasë prej tyre që i kanë pasë vëllezërit në kërkim dhe vetë kanë punuar në krye të drejtësisë dhe rendit dhe nuk i kanë kapur kurrë. Ka dhe deputetë të PD që kanë vëllezër me probleme të rënda me drejtësinë, deri në vrasje dhe ekstradohen sikur të jenë heronj, duke u strehuar nga “haxhiqamili” i burgjeve menjëherë në kushte luksi. Ky grupim politikanësh në pozitë dhe opozitë, që i bashkon inkriminimi, janë ata që bërtasin më shumë kundër standardit Rusmali, se ai i turpëron të gjithë. Koha do ta tregojë, nëse ata do t’i përmbahen tani e tutje këtij standardi. Ne jemi këtu për t’i vëzhguar, nëse kemi të bëjmë me një standard që do të pastrojë politikën shqiptare, apo më një rekord të zi linçimi ndaj njerëzve që nuk u pajtuan kurrë me projektet kriminale të lidhura me politikën. E vërteta e hidhur që duhet të pranojmë është se standardi Rusmali rrëzon shumicën e politikës shqiptare, e cila as ka denjuar dhe as ka menduar ndonjëherë të bëjë gjeste të tilla. Deri tani ajo ka bërë vetëm inskenimeve ordinere, të nxitura nga revanshi politik i botës së krimit në politikë.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Nëntor 2007 20:45
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:03 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ministri i Drejtesise jep doreheqjen nga posti

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.