Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Zoti President, mos e firmosni!
Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Zoti President, mos e firmosni!



Elisa Spiropali
Shekulli
Përfytyroni zoti President, diçka të cilën nuk j’ua uroj. Ta zemë se do ta lini Presidencën para mbarimit të mandatit, sepse kur ushtronit detyrën e Presidentit, për fajin tuaj, në Shqipëri ndodhën ngatërresa të atilla që çuan në një rebelim të armatosur, i cili shkaktoi mijëra të vdekur. Ndërkohë që ju u larguat, njëri nga ndihmësit tuaj juridikë të kohës kur ishit President, edhe me bekimin tuaj, u ngarkua me një detyrë tjetër të lartë. Më vonë i dolën disa ngatërresa… Pra, ju ftova të përfytyroni hipotetikisht diçka perverse të tranzicionit shqiptar e cila me ju, për njëmijë arsye, nuk mund të ndodhë kurrën e kurrës, pra sikur zallamahinë me Kryeprokuror ta kishit gatuar Ju, President, dhe jo Kryeministri aktual. Tani maxhoranca, e veçanërisht Kryeministri, po kërkojnë me çdo kusht që Ju të firmosni shkarkimin e Kryeprokurorit.

Zoti President! Mos bjer në këtë kurth! Mos e merr stilografin të vësh firmën! Sepse lehtësisht mund të vërehet se çështja e shumëpërfolur e Kryeprokurorit nuk është gjë tjetër veçse njëra nga krizat e qeverisjes, njëra nga dështimet zhurmëmëdha. Dhe po aq lehtësisht mund të konstatohet se Kryeministri është i vetmi që përmes insistimit të drejtpërdrejtë, po pret prej jush ta firmosni shkarkimin e Kryeprokurorit. Jo për Ju, për lexuesit, ja Neni i Kushtetutës që urdhëron kushtet kur shkarkohet Kryeprokurori,

Neni 149:

“Prokurori i Përgjithshëm mund të shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kuvendit, për shkelje të Kushtetutës ose për shkelje të rënda të ligjit, gjatë ushtrimit të funksioneve të tij, për paaftësi mendore a fizike, për akte e sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e Prokurorit”.

Cilat “shkelje të rënda të ligjit gjatë ushtrimit të funksioneve” konstatoi dhe shpalli Komisioni Parlamentar politik i ngritur për këtë qëllim? Asnjë! Cila është “paaftësia mendore e fizike” që zbuloi ai Komision? Asgjë! Cilat janë ato “sjellje që dëmtojnë rëndë pozitën dhe figurën e Prokurorit” që na i bëri të ditura Komisioni? Gjë prej gjëje! Atëherë, pse të shkarkohet Kryeprokurori? Kush e ka shkelur Kushtetutën në këtë rast, Kryeprokurori, apo ata që me në krye Kryeministrin, Kryeprokurorin duan ta largojnë për shkaqe interesash imediate, politike, elektorale jashtë-kushtetuese, ata që në vend që të reformojnë sistemin e drejtësisë, sakatojnë procesin e demokratizimit duke uzurpuar institucionet?

Zoti President, Ju mund të mendoni si të doni për njërin dhe për tjetrin dhe për të gjithë, por unë, për veten time së pari, pastaj për Kryeprokurorin, për Ju, për Kryeministrin, për ata që në këtë rast shkruajtën një relacion parlamentar të stisur të jashtëligjshëm, si dhe për të gjithë shqiptarët e tjerë, mendoj vetëm dhe vetëm në mënyrë ligjore! Dhe, parë nga ky kënd, i cili në një shtet të vërtetë demokratik duhet të jetë i vetmi kënd, sigurisht që edhe Ju, nëse do firmosni shkarkimin e Kryeprokurorit, nuk do bëni gjë tjetër veçse do shndërroheni në vegël për të shkelur Kushtetutën! Deklaratat me karakter të qartë kërcënues të Kryeministrit, njerëzve të zakonshëm që pak haber kanë nga Ligji, ua pengojnë vështrimin e çështjes nga këndi i mësipërm. Por nuk duhet, në asnjë mënyrë, që viktima të atyre deklaratave, të këtij pengimi, këtij qorrllëku, kësaj shkeljeje tejet të rëndë të ligjshmërisë kushtetuese, të bëheni Ju, Presidenti i Republikës!

Mund të thoni se “rrethanat” ju detyrojnë. Jo, Zoti President! Sepse ka “rrethana” dhe “RRETHANA”. Këto 17 vjet, për shembull, kemi parë kryeministrin Berisha të shndërrohet në lider të rrethanave të vogla, të tanishme, të këtushme; kush hyri, kush doli, çfarë tha ky, si u përgjigj ai, ç’shkroi kjo gazetë, ç’qëndrim mbajti ai televizion, si t’ia bëjmë t’ia mbyllim gojën atij zevzekut të atyre, si ta mësojmë të shpifë këtë bullarin tonë. Ju nuk jeni i tillë! Ju shihni larg! Kushtet në të cilat veproni dhe reagoni Ju, pra, “Rrethanat” tuaja janë serioze, të thella, të larta; Ju jeni i pastër, ai është i ndotur. Ju jeni në fillim të rrugës, ai është, sigurisht, në fund. Mos rreziko ta përmbysësh këtë raport duke u bërë vegël.

Në qoftë se do ta firmosni shkarkimin, do shkelni Kushtetutën! Do legjitimoni sistemin e kërcënimit dhe shantazhimit publik! Do rrënoni më tej shtegun drejt fundit të tranzicionit! Dhe një ditë të afërt a të largët, patjetër do përgjigjeni!

Por edhe pa ardhur koha të përgjigjeni për shkeljen ligjore, menjëherë pas firmës fatale, do shvlerësoheni me shpejtësi marramendëse sa hap e mbyll sytë, brenda disa ditësh, duke u konsideruar “i përdorur”, jo vetëm nga Kryeministri dhe maxhoranca, por nga të gjithë. Sepse, përveç konsolidimit të mëtejshëm të instinktit të sëmurë të pushtetit despotik në rrugën e pandalshme drejt abuzimit me pushtetin deri në budallallëkun tjetër, asgjë nuk do ndryshojë me ndërrimin e Kryeprokurorit. Sepse Kryeprokuror do emërohet një tjetër. Ky tjetri nuk do jetë as më i mirë as më i keq, as më shumë as më pak i korruptuar, as më tepër dhe as më pak i rrezikshëm se i pari. Do jetë thjesht një burokrat i bindur, jo fort inteligjent, që do ta zgjedhin sipas midesë së tyre ata që zgjodhën të parin, derisa edhe ai të gjejë belanë njëlloj si ky. Por juve turpi do ju mbulojë. Dhe, pas kësaj, për sa kohë do qëndroni në Presidencë, pas çdo gjëje që do bëni, do thonë “U shit” dhe do të të numërojnë herët e shitjeve. Kështu që, prej atij momenti nuk do jesh më President punësh, por pazaresh!

Në qoftë se nuk do ta firmosni, do mbroni Kushtetutën! Nuk ka të bëjë me emra konkretë kjo. Do jepni kontribut të çmuar për konsolidimin e sistemit ligjor demokratik! Do lejoni Shqipërinë të bëjë një hap përpara! S’do mend se maxhoranca, e veçanërisht Kryeministri, do tërbohet dhe do t’u vërë të gjitha epitetet pas. Bolshevik, mafioz, grek, rusofil, ufofil, etj., etj. Por, mos u mërzit fare për këto. Ata që janë gati të shpikin pseudonime dhe bashkëpunime, vetë i kanë shvleftësuar të tilla, sa askush nuk i beson më! Kryeprokurori, ky që është, do vazhdojë edhe ca kohë në po atë detyrë. E pse të mos themi që do punojë më mirë pas belasë që e zuri? Shembulli apo precedenti ekziston; pavarësisht se pa asnjë rezultat, a nuk është vetë Kryeministri shembulli i gjallë i stërmundimit për larjen me çdo kusht të plehut të së shkuarës së tij, përmes shpëlarjes me lëng me demek demokratik?

Por akti i lartë i mos-firmosjes do të jetë pa asnjë dyshim edhe fitore ndërkombëtare për Ju, zoti President, si dhe për reputacionin e Shqipërisë. Sepse, zyrat e rëndësishme vendimmarrëse ndërkombëtare, edhe pse nuk e thonë kurrë hapur, prandaj ndalen, prandaj hezitojnë, prandaj dyshojnë, kur na shohin të zvarritemi me muaj e me vite pas problemeve si ky me Kryeprokurorin. Dhe prandaj ju lutem zoti President, mos e humbni rastin të bëheni pionieri i thyerjes së barrierave që po na e bëjnë tranzicionin ferr dhe asocimin të tillë, që sa më tepër i afrohemi, aq më tepër na largohet. Zoti President, Mos e firmos! Mos e firmos edhe sikur këto fjalë t’i lexosh vetëm një çast, para se të zgjasësh dorën për ta turpëruar firmën.

-----------------------------

Kjo spiropali me duket se eshte dikush tjeter.. si puna e Fari Balliut qe ve emrin e Rushen Alimerko pse megjithmende do degjoje kete Spiropalin Presidenti...mbase si dihet..

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Nëntor 2007 19:11
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Lela_Dr
** dream **

Regjistruar: 25/06/2004
Vendbanimi: Duke ėndėrruar
Mesazhe: 9455

Kjo Spiropali nuk eshte e njejta qe ka shkruajte Leter Per Sali Berishen???? Hmmmmm

Qeka mjeshtre kjo per kesoj letrash

__________________
L'ottimismo č il profumo della vita!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Nëntor 2007 00:05
Lela_Dr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Lela_Dr Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Lela_Dr (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Lela_Dr Shto Lela_Dr nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Lela_Dr nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
varka
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 27/04/2004
Vendbanimi: canada
Mesazhe: 685

....

Kjo spiropali duhet te jete shume e zgjuar ......meqenese ju jep ,mend kryeministrit presidentit mmmmmmm zgjuarsi e rralle.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Nëntor 2007 00:54
varka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė varka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me varka (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: varka Shto varka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto varka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Topi shkarkon Sollakun

Presidenti firmos propozimin e Kuvendit për Kryeprokurorin, pas një takimi të shkurtër me Kryeministrin Berisha, mbrëmë vonë


Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka firmosur shkarkimin e Kryeprokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, por dekreti nuk është publikuar ende nga Presidenca. Burime pranë Presidencës bëjnë të ditur se Kreu i Shtetit i ka komunikuar Kryeministrit, Sali Berisha shkarkimin e kreut të institucionit të akuzës, gjatë një takimi të shkurtër që kanë zhvilluar mbrëmë në Presidencë. Në këtë takim kryeministri Sali Berisha ka marrë "OK" Presidenti Bamir Topi për shkarkimin e Kryeprokurorit Theodhori Sollaku. Kjo mësohet nga burime konfidenciale pranë Kryeministrit Berisha dhe Presidentit Topi. Gjatë kohës kur në Kuvend diskutohej projektbuxheti i vitit 2008, Kryeministri Berisha është shkëputur nga punimet e seancës për të marrë rrugën drejt bulevardit qendror, ku ka zyrat Presidenti Bamir Topi, për të zhvilluar me të një tjetër takim, i cili përkon i dyti brenda një jave mes kreut të shtetit dhe atij të qeverisë. Takimi është bërë larg vëmendjes së medias, por burime pranë Kryeministrit dhe pranë kreut të shtetit bëjnë të ditur për gazetën se në qendër të bisedës së tyre ka qenë sërish shkarkimi i Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, përpara se të shprehet Gjykata Kushtetuese, e cila ka lënë si datë 26 nëntorin. Po nga këto burime mësohet se Presidenti Topi ka dhënë miratimin e tij për firmosjen e dekretit për shkarkimin e Kryeprokurorit, gjithashtu diskutimet dhe negociatat mes Kryeministrit dhe Presidentit Topi kanë nisur për përzgjedhjen e zëvendësuesit që të jetë i "denjë" për drejtimin e institucionit. Por drejtuesit e opozitës shprehen se emri i ri i Kryeprokurorit do të jetë i denjë për të mbrojtur klanet në kampin e djathtë dhe korrupsionin në radhët e qeverisë. Para pak ditësh, Kryeministri Berisha zhvilloi një tjetër takim me kreun e shtetit, ku po nga burimet pranë Kryeministrit u bë e ditur se në qendër të bisedës së tyre ka qenë çështja e Kryeprokurorit. Zgjatja e hedhjes së firmës në dekret nga Presidenti Topi duket se e ka mërzitur mjaft Kryeministrin Berisha, i cili nuk e ka fshehur kurrë padurimin e tij për ta parë Kryeprokurorin Sollaku larg institucionit që ai ka drejtuar prej disa vitesh. Beteja e Kryeministrit Berisha me Kryeprokurorin Sollaku ka qenë më shumë se betejë institucionale, personale dhe ka bërë që Kryeministri të përfshihet shpesh herë në eufori, e cila ka favorizuar mjaft Kryeprokurorin, i cili i shpëtoi betejës së parë për shkarkimin e tij, duke shënuar humbjen e Kryeministrit. Pas dështimit të komisionit të parë hetimor për shkarkimin e Sollakut dhe vendimit të Kushtetueses se kërkesa e mazhorancës ishte antikushtetuese, Kryeministri Berisha pas ndryshimit të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, dhe zgjedhjes së Presidentit të ri, i cili doli nga radhët e mazhorancës dhe deklarimeve të tij të herëpashershme se po t‘i paraqitej në tryezë një kërkesë për shkarkimin e Kryeprokurorit ai do ta firmoste, ngjalli shpresat e Kryeministrit për të ngritur një tjetër komision hetimor, i cili për një javë vërtetoi dhe kërkoi shkarkimin e Sollakut pasi kishte evidentuar shkelje të renda. Por kur gjërat deri këtu dukeshin mjaft mirë në kampin e djathtë, doli në pah lufta e klaneve që "flinte" prej gati dy vjetësh. Kjo luftë u shoqërua edhe me kurbanin e radhës, dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë, Rusmali. Po zhvillimet e fundit në PD-së dhe deklarimet e nën zëshme se shkak i shkarkimit të ministrit të Drejtësisë u bënë njerëzit e klanit të Presidentit Topi, duket se kanë vënë në lëvizje Kryeministrin Berisha, për të pasur nën kontroll situatën dhe për të shmangur ndonjë ngjarje të pakëndshme.

---------------------------------

Letra e Spiropalit shkoi ne kosh...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Nëntor 2007 13:50
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Lela_Dr
** dream **

Regjistruar: 25/06/2004
Vendbanimi: Duke ėndėrruar
Mesazhe: 9455

Citim:
Po citoj ato që tha sarandaebukur


Letra e Spiropalit shkoi ne kosh...



Kete gje e dinte dhe Vete Spiropali. Nuk mund te perfundonte ne asnje vend tjeter pervec se koshit.

__________________
L'ottimismo č il profumo della vita!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Nëntor 2007 13:58
Lela_Dr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Lela_Dr Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Lela_Dr (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Lela_Dr Shto Lela_Dr nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Lela_Dr nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vlonjati99Tave
Arrakat

Regjistruar: 15/12/2003
Vendbanimi: A Silent Night, A Secret Tear, Wishing You Were Here
Mesazhe: 2169

DEMOS NE KOSH DO PERFUNDONTE, .. PRESIDENTI SKA MBARUAR PER SHKENCA POLITIKE QE TE MAR VESH NGA LETRAT.. KA MBARUAR PER AGRONOMI.. JA TI DERGOJE NDONJE LETER PER KRAHASITJE HARDHISH P.S EDHE TA SHIFJE TI :p

__________________
*Born To Touch Your Feelings* I Dont Care If Im Hated On The Net.
Because I Have A Real Life.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Nëntor 2007 14:50
Vlonjati99Tave nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vlonjati99Tave Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vlonjati99Tave (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vlonjati99Tave't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vlonjati99Tave Shto Vlonjati99Tave nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vlonjati99Tave nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Cudi si eshte ketu ne Amerike...letrat kur nuk shkojne ne kosh.. Nje here para disa vjeteve i shkruajtem nje leter senatores Hillary Clinton.. se per fajin tone nuk derguam adresen e re ne emigrejshen.. na vonuan pasaporten e djalit .. ajo menjehere u interesua dhe brenda muajit na erdhi pasaporta amerikane..me vone na dergoi prap leter dhe na thoshte qe: per cdo problem te keni mos haroni te kontaktoni me mua..Jo vetem kjo por dhe kongresmenet per cdo vit qe kemi ditelindjen na dergojne urime.. Po ne Shqiperi kur do vije ajo kohe???Sot ne mengjez mora nje mesazh me imail prej senatores Hillary.. ne si familje asaj do ja japim voten per President..








Dear Janulla,

I hope that you and your family have a wonderful Thanksgiving. I love this holiday, and celebrating together with family and friends.

Thanksgiving is also a time to think of those in need. Every year I am inspired by the outpouring of generosity from all over the country. I hope that this year you'll share in that tradition, whether you volunteer your time or make a donation to help others.

This year, I'm so thankful to have you with me working for change. From my family to yours, have a very happy Thanksgiving.

All the best,

Sincerely,
Hillary
Hillary Rodham Clinton

------------------------------------

Me kete rast ju uroje dhe ju te gjitheve Happy Thanksgiving .po te ishit afer do ju ftoja per dreke se gjelin e detit na i dhane falas..vetem pijet dhe embelsirat do bleja

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Nëntor 2007 16:19
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vlonjati99Tave
Arrakat

Regjistruar: 15/12/2003
Vendbanimi: A Silent Night, A Secret Tear, Wishing You Were Here
Mesazhe: 2169

HAPPY DHE TI THANKSGIVING ZONJE E NDERUAR

RESPEKTE.

__________________
*Born To Touch Your Feelings* I Dont Care If Im Hated On The Net.
Because I Have A Real Life.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Nëntor 2007 16:34
Vlonjati99Tave nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vlonjati99Tave Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vlonjati99Tave (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vlonjati99Tave't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vlonjati99Tave Shto Vlonjati99Tave nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vlonjati99Tave nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Sot presidenti Topi ishte ne Bruksel ku u takua me J Solanen dhe ju be nje pyetje nese e kishte firmosur dekretin e shkarkimit te Sorollakut.Ai u pergjigj jo dhe se po e studionte dosjen e shkarkimit ardhur nga parlamenti se bashku me disa konstitucionalist.Gjithashtu ai deklaroi se institucioni i presidentit eshte institucion i pavarur ne marrjen e vendimeve.Cfare kujton kjo Spiropali se mos do t'i marre doren Fehmi Abdiut kryetari i shtetit?Po jo moj Spiropalmiska,Sollaku duhet te largohet patjeter dhe kjo do te ndodh.I eshte bere lekura si lekur defi Sollakut dhe po kacavirret me thonje per te qendruar kryeprokuror.Mos ndoshta fsheh ndonje pisllek te madh dhe tani qe do te largohet friksohet  sepse ai qe do ta zevendesoj ja zbulon?

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Nëntor 2007 20:00
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Sollaku qanė me lot,qė e hoqėn.

Ne deklaratat e tij qaramane Sallaku shqiptar tregoi edhe njehere se ai post e kish embelsuar shume.Vjen nje dite qe te heqin Sallak.Bythen ke tenden vetem,ndersa karrigen jo.Me vjen keq per spiropalin!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Sot merret vesh qe presidenti ka dekretuar shkarkimin e Sallakut dhe i ka propozuar Kuvendit nje grua te dtlindjes 1972,e cila ka qene nje gjyqtare e sukseseshme ne gjykaten e krimeve te renda.Ndoshta nje femer do te jete me e rrepte ndaj fenomeneve kriminale ne Shqiperi.Nuk e njohim kete zonje,por ajo eshte relativisht ne moshe te re,keshtu qe ka energji per te luftuar krimin e organizuar ne Shqiperi.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Modifikuar nga erzeni_be datė 24/11/2007 ora 13:45

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Nëntor 2007 12:41
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 00:37 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Zoti President, mos e firmosni!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.