Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Enciklopedi e vogel e filmave italiane
Gjithsej 17 faqe: « E parė ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
ColdFire
Veteran ne forum

Regjistruar: 15/11/2008
Vendbanimi: New York
Mesazhe: 911

La Vita e Bella

Mbase ekzagjiroj kur them qe ky film eshte kryevepra e kinematografise italiane. Thjesht sepse s'kam patur shancin te shoh shume filma italian. Te pakten 90% te listes me lart nuk e kam pare, por edhe sikur ti shikoja te gjithe, s'e besoj te kisha mendim tjeter.

Pjesa e preferuar e imja. Nje baba i mrekullueshem qe jo vetem i shpeton jeten djalit, por nuk lejon te preket femijria e tij duke kthyer realitetin e tmerrshem ne nje loje zbavitse.

__________________
Frankly my darling , I don't give a damn!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Gusht 2011 22:52
ColdFire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ColdFire Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ColdFire (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ColdFire Shto ColdFire nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ColdFire nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Mafioso (1962)

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re mafioso.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 41 herė.

Regjia: Alberto Lattuada
Skenari: Bruno Caruso, Age-Scarpelli, Marco Ferreri, Rafael Azcona
Aktor: Alberto Sordi


Nino punon ne nje fabrike torineze. Bashke me gruan dhe dy vajza ai niset per ne vendlindje: Siçili. Atje familja rrethohet nga dashuria e njerezve te burrit, por edhe nga nje sere zakonesh te prapambetura. Gruaja e tij nordike shikohet shtrember kur pi duhan, ndersa meshkujt verdallisen te papune dhe te etur per seks. Antonio dikur hante e pinte me ta, por tani eshte rritur dhe ka krijuar familje. Megjithate ai nuk ka harruar detyren e dikurshme si mesazher i kapomafias lokale. Ne fakt edhe kesaj rradhe ai dorezon nje porosi per Don Vincenzon, mafiozin plak qe ai adhuron dhe respekton si dikur. Porosia eshte nje mesazh i koduar qe tregon se dikush duhet "eliminuar". Dhe ne fakt mafiozet vihen ne pune per te gjetur si duhet kryer eleminimi. Mendja i shkon pikerisht tek Antonio, i cili vec te tjerash ka nje shenjester perfekte. Keshtu e afrojne dhe i bejne ndere te vogla per ta bere te ndihet borxhli. Dhe kur eshte momenti e ngarkojne me pergjegjesine e madhe te kryerjes se "gjuetise". Antonio gjehet i papergatitur dhe nuk i shkonte mendja se pushimet e tij do merrnin keto trajta. Kjo eksperience e ndryshon pergjithmone.

Eshte film qe anon nga serioziteti por ka shume situata komike. Natyrisht nuk eshte komicitet gastoresh, por i holle dhe i kujdesshem. Portreti i sicilianeve me zakone thuajse mesjetare dhe te papune, ku shoqeria vezhgon pas dritareve dhe hesht per ato qe ndodhin, eshte shume afer realitetit. Prandaj skena te ngjashme gjehen ne shume filma te tjere, jo vetem artistike, por edhe dokumentare.

Filmi "Mafioso" ka nje veçanti: vitin e prodhimit 1962. Behet fjale per nje epoke kur edhe parlamentaret mohonin ekzistencen e mafias. Nderkohe ketu dalin lidhjet internazionale te mafiozeve. Autoret e filmit kane mundur te tregojne mafian sic eshte ne te vertete, pjese e kultures se atij populli qe sfidon shtetin dhe kryen krime te llogaritura me kujdes. Sfida ndaj shtetit del qarte ne nje dialog te kapomafias me nje politikan lokal. Ajo qe shkon pertej aspektit social eshte impakti qe ka krimi tek njeriu i thjeshte, i cili dikur besonte tek mafia dhe tallej me verioret qe krijonin stereotipe te gabuara. Pas ketij udhetimi, ai e di mire cfare domethene mafioz. Filmi mbyllet me nje situate emblematike. Dikush i thote Ninos "Oh sa njeri i mire je, sikur te ishin te gjithe si ty", ndersa Nino urren veten dhe do donte askush mos ishte si ai.

Kurioz fakti qe mbiemri i personazhit (Badalamenti) koincidon me mbiemrin e nje mafiozi me fame (Tano Badalamenti), i cili u perfshi ne hetimet Pizza Connection ne New York 25 vjet me vone. Kurioz fakti qe edhe tek filmi "Mafioso" tregon lidhjet e mafiozeve me New Yorkun, ashtu si do zbulohet me vone gjate hetimeve. Ka edhe nje film tjeter mbi te njejtin mafioz: "I cento passi".

Ngjashmerite me Shqiperine? Fakti qe edhe meshkujt shqiptare flasin shpesh per femra dhe per seksin kur jane me njeri tjetrin (shiko fragmentin me poshte).

Ne kete fragment ne plazh djemte diskutojne mbi filozofi, por muhabeti perfundon prape tek femrat, si forma qe kane bere ne rere:

Modifikuar nga Fajtori datė 23/08/2011 ora 23:11

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Gusht 2011 22:59
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Citim:
Po citoj ato që tha briseide
Filmat e faqes 14 i kam pare te gjithe.Vertet interesante kjo teme,kete periudhe u jam zhytur shikimit te filmave qe ne te kaluaren per mungese kohe a mungese kujtese s'kam pare.

Filmin e fundit italian qe kam pare as e permend se e kam per turp - me pak fjale film per adoleshente.Po si i thone,duhet ta njohesh armikun ... ndoshta!

Mani di Velluto s'e kam pare po paska regjizor Moccia,babai i Federico qe ben ata filmat skandaloze per mass-market,alias "bimbiminchia"!!



Edhe Christian De Sica eshte djali i Vittorio De Sices, por babai beri filma qe mbeten ne histori (kujto vetem La Ciociara), ndersa djali eshte karikature e te atit.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Gusht 2011 23:18
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Girolimoni, il mostro di Roma (1972)

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re girolimoni.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 35 herė.

Regjia: Damiano Damiani
Skenari: Fulvio Gicca Palli, Enrico Ribulsi, D. Damiani
Aktor: Nino Manfredi

Ne vitin 1924 fillojne nje sere krimesh qe indinjojne opinionin publik. Vajza te vogla rreth 3 vjeç perdhunohen dhe vriten nga nje kriminel misterioz. Italia e regjimit fashist nuk arrin te gjeje vrasesin, aq sa Benito Mussolini interesohet direkt te zgjidhet ceshtja. Kjo situate vazhdon deri ne vitin 1927, kur policia fut ne kurth nje fotograf, Gino Girolimoni, i cili eshte pare disa here ti afrohet vajzave te vogla. Mirepo vajza per te cilen e akuzojne eshte thjesht sherbetore ne nje familje ku Gino kishte nje marrdhenie te fshehte me gruan. Ai nuk tregon si qendron puna per te mbrojtur gruan e martuar. Kesaj i shtohen disa deshmi te gabuara te njerezve qe mezi prisnin te gjenin fajtorin. Puna e ndershme e nje kapiteni te policise ben qe gabimi te kuptohet dhe Gino lirohet pas 11 muajsh burgu te padrejte. Sidoqofte, tashme ai eshte i shkaterruar. Emri i tij njihet nga te gjithe si vrasesi i femijeve. Lajmi i pafajsise nuk publikohet ne asnje gazete, sepse keshtu ka urdheruar Musolini.
Gino Girolami nga nje fotograf i pasur perfundon te jete bicikletaxhi dhe punetor krahu. Ai vdes ne vitin 1961 ne varferi ekstreme i harruar nga te gjithe. Ne varrim marrin pjese pak njerez qe e njohin dhe kapiteni i policise qe e ndihmoi 30 vjet me pare.


Kjo eshte historia e vertete e ndodhur ne ato vite. Tregohet ne film pak a shume sic ka ndodhur ne realitet, por ka me shume detaje dhe nje skenar te pergatitur mire. Ka plot batuta qe bejne per te qeshur, edhe pse historia duket dramatike. Loja e Nino Manfredit eshte e pakritikueshme.

Historia eshte shembull i padrejtesise dhe manipulimit te opinionit publik. Akoma sot ne Rome fjala Girolimoni perdoret per te identifikuar kriminele mostruoze, i tille ishte impakti i kesaj ndodhie. Nga ana tjeter opnioni publik kerkon shpesh kurbane, njerez qe duhen ndeshkuar, pavaresisht nese jane te fajshem apo jo. Ne Mars 2009 ne parlament kujtohet rasti Girolimoni per te denoncuar atmosferen e krijuar ndaj dy rumuneve te akuzuar per perdhunimin e nje vajze ne nje park te Romes.

Eshte film goxha i bukur, qe tejkalon efektin dokumentaresk dhe te fut ne histori. Nga realizimi ngjan pak me "Er pił - Storia d'amore e di coltello", i tille eshte ambjentimi dhe i afert viti i prodhimit.

Vrasesi ne te vertete nuk u gjet kurre, edhe pse u arrestuan disa persona, njeri prej te cileve vrau veten nga turpi. Flitet per nje pedofil te huaj, i cili me vone u largua ne Afrike te Jugut, ku u implikua ne ngjarje te ngjashme dhe gjeti vdekjen.

Lidhjet me Shqiperine? Nga ky film mesohet diçka. Kur shefi i policise i propozon Mussolinit ta fusin te akuzuarin ne cmendine qe mos merret vesh gabimi, Mussolini refuzon. Madje flitet shpesh nese ka prova te mjaftueshme qe gjykatesi te bindet dhe ne fund prokuroria dorezohet se nuk ka prova. Pra, sistemi i drejtesise funksiononte dhe i dha te drejte individit, pavaresisht se politika vendosi ta persekutoje dhe ta injoroje. Pra drejtesia dhe politika kishin nje fare pavaresie qe zor te ndodhte gjate diktatures komuniste ne Shqiperi.

Nje fragment (i analizojne penisin te akuzuarit):


Historia reale ketu: http://it.wikipedia.org/wiki/Gino_Girolimoni

I gjithe filmi gjendet ne youtube.

Modifikuar nga Fajtori datė 24/08/2011 ora 04:37

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Gusht 2011 01:11
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Casotto (1977)

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re casotto.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 28 herė.

Regjia: Sergio Citti
Skenari: Vincenzo Cerami, S. Citti
Aktore: te ndryshem


Jemi ne plazh. Njerezit futen neper kabina zhveshjesh qe quhen "Casotto". Jane baraka prej druri, me numra si kabinat e plazhit dikur. Cdo kabine mban shume njerez: familje, ushtare, vajza, djem, pleq e prifterinj. Filmi tregon ate qe ndodh ne nje kabine gjate nje dite plazhi. Njerezit hyjne e dalin, histori te ndryshme dhe karaktere ndryshe bashkohen ne ate kabine. Secili vjen per qellim tjeter, kush do te çlodhet, kush vjen per pune, kush ben marifete, kush hap vrima te shikoje njerezit lakuriq, etj. Por thuajse te gjitha historite i bashkon nje fije e holle historish seksuale.


Historite jane te ndryshme dhe me mire mos spjegohen ketu. Ajo qe vlen te kujtohet eshte se filmi mban nje zinxhir aktoresh te cilet rralle gjehen bashke neper filma. Ka aktore te kastes se vjeter, aktore aktuale (per vitin 77) dhe aktore qe do behen te famshem me vone. Mes tyre eshte Paolo Stoppa, Ugo Tognazzi, Mariangela Melato, Carlo Croccolo, Michele Placido, Jodie Foster, Gigi Proietti, Catherine Deneuve, etj.

Filmi tregon shpesh nuditet dhe organe seksuale sheshit. Fakti qe aktore te medhenj merrnin pjese ne kete film tregon sa te lire ishin atehere njerezit (qofte aktoret, qofte publiku). Sot filma te tille konsiderohen te nivelit te ulet pikerisht se ka shume nuditet, ose nuditet falas si i thone.

Filmi merr kritika te keqija dhe publiku nuk shkon ta shikoje ne kinema. Kohe me vone eshte rivleresuar dhe sot disa e konsiderojne film kult. Faktikisht nje film i tille, gati komplet brenda nje barake, eshte i veshtire te behet. Vetem aktoret mund ta nxjerrin jashte me origjinalitetin e tyre. Dhe faktikisht aktoret jane shume te mire dhe filmi eshte terheqes. Sic ishte ne stilin e atyre viteve nuk ka personazhe te mire a te keqinj, ka nje grumbull njerezish te shtresave te ndryshme, secili me veset dhe fiksimet e veta.

Nje fragment:


Ja si e shikojne sot filmin aktore e kineaste qe moren pjese ne film:

Modifikuar nga Fajtori datė 26/08/2011 ora 05:31

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Gusht 2011 02:39
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Guardie e ladri (1951)

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re guardieladri.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 24 herė.

Regjia: Mario Monicelli
Skenari: 7 te ndryshem
Aktore: Toto, Aldo Fabrizi


Dy hajdute kalojne ditet me vjedhje dhe mashtrime te vogla. Se bashku i bejne mashtrimin e zakonshem nje amerikani duke i shitur gjoja monedha te Romes antike, por ky e kupton dhe mundohet ti kape. Te dy shpetojne, sikur fati te mos i çonte ne nje mashtrim tjeter ku pikerisht amerikani ishte duke shperndare pako falas per femijet e varfer. Keshtu fillon ndjekja e njerit prej hajduteve (Totose) . Pas nje mundimi te madh hajdutin e kapin dhe ia lene ne dorezim nje polici (Aldo Fabrizi). Por polici tregohet i pakujdesshem dhe hajduti arratiset. Prandaj polici rrezikon te gjykohet si bashkepunetor me hajdutin. Shpetimi i vetem eshte te gjeje hajdutin dhe ta dorezoje ne polici. Keshtu polici i vihet punes hetimore, e gjen hajdutin dhe fillon ti vardiset familjes se tij qe te kuptoje ku eshte burri. Por ditet kalojne dhe polici nuk arrin ta takoje armikun. Nderkohe dy familjet jane bere miq, madje vajza e policit dashurohet me kunatin e hajdutit. Dy burrat nuk duan lidhje te tilla, por nuk mund ti tregojne familjeve si eshte e verteta. Ata arrijne te merren vesh pa u rene ne sy familjeve.



Film neorealist i Mario Monicellit. Ne fakt eshte filmi tjeter i Monicellit (I soliti ignoti, 1958) qe konsiderohet si hapje e epokes neorealiste, por ky film eshte krijuar 7 vjet perpara, vetem 5 vjet pak kohe pas mbarimit te luftes. Kinematografia italiane nuk kishte lindur akoma me veprat qe do ta benin te famshme. Megjithate ky film ka nje skenar shume te bukur dhe realist. Tregohen dinamika te vogla te jetes se perditshme, afersia mes policit dhe hajdutit, edukimi i kalamajve, situata komike, etj. Dy aktoret jane shume te mire, te bejne te harrosh qe po shikon film.

Filmi eshte kurioz nga ana dokumentareske. Aty gjehet Italia e pasluftes, akoma me qytete te varfra e rruge me balte.

Kuriozitete:


  • Dy aktoret kane perseritur shpesh disa skena pasi nuk mbanin dot te qeshuren. E njejta gje ka ndodhur 8 vjet me vone gjate filmit "I tartassati" (1958). Edhe ne ate film Fabrizi ishte funksionar shteti ndersa Toto evazori i taksave. Sic duket edhe zhvillimi ekonomik beri qe skenaret te spostohen nga hajdutet e thjeshte tek hajdutet e sofistikuar.





Ky film, bashke me shume te tjere te Toto-se, gjehet komplet ne Youtube. Perfitoni nga rasti te shikoni ndonjerin prej tyre. Kerkoni "toto film completo".



Fragment:
(keto femijet i mori ne rruge sa per tu futur ne teater)

Modifikuar nga Fajtori datė 01/09/2011 ora 08:38

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Shtator 2011 08:27
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

I tre ladri (1954)

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re toto-i-tre-ladri.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 19 herė.

Regjia: Lionello De Felice
Skenari: (Umberto Notari (novele), Franco Brusati, Félicien Marceau, Filippo Sanjust
Aktore: Toto, Gino Bramieri, Jean-Claude Pascal

Nje hajdut vjedh nje sallam dhe fillojne ta ndjekin. Per ti shpetuar turmes futet ne nje pallat dhe perfundon te bjere nga catia ne nje shtepi. Aty hajduti i uritur gjen per te ngrene, por nderkohe nje hajdut tjeter hyn i veshur si zotni. Te dy dalin miq te vjeter, veçse i pari vazhdon te vjedhe sallamra ndersa i dyti eshte bere mjeshter i shumave te medha. Ate nate mjeshtri arrin te vjedhe 10 milione lireta dhe iken. Por i zoti i shtepise pikas hajdutin varfanjak duke menduar se eshte ai autori. Qe ate moment jeta e varfanjakut ndryshon dhe behet i rendesishem. Pronari i milionave kerkon me ngulm te gjeje leket e vjedhura, pasi aty mbahej gjithe keshtjella e tij financiare. Prandaj e mbulon varfanjakun me llukse ne qeline e tij te burgut. Njerezit tashme hajdutin e respektojne ndersa opinioni publik e admiron per zotesine e tij. Keshtu afron dita e gjyqit dhe i pandehuri gjehet perballe pyetjes madhore "A je ti autori i vjedhjes". Perballe kesaj pyetje ai nuk mund te dale i pafajshem sepse do i humbte respekti dhe admirimi publik. Prandaj deklarohet i fajshem. Por aty nderhyn hajduti mjeshter i cili tregon te verteten per te mbrojtur prestigjin e tij si hajdut i famshem.

Filmi quhet "I tre ladri" sepse te tre personazhet akuzohen per hajduteri. Edhe biznesmeni qe humbi parate konsiderohet nga ortaket e tij nje hajdut. Dhe ne fakt te tre personazhet perfundojne miq ne fund te filmit.

Eshte film interesant qe ka brume mendimesh brenda. Nje nga pjeset me te bukura eshte kur biznesmeni i spjegon ortakeve si funksionon keshtjella virtuale e financimeve prej qindra milionesh qe bazohej vetem ne 10 milione para te verteta (fragmenti me poshte). Kjo sjell ne mend skandale te tanishmet si Enron ose Parmalat. Vetem se kjo skene eshte filmuar ne 1954, pak vjet pas luftes, kur akoma nuk ekzistonte televizori neper shtepia.

Fragment (ortaket e akuzojne biznesmenin si hajdut):





Ky film, bashke me shume te tjere te Toto-se, gjehet komplet ne Youtube. Perfitoni nga rasti te shikoni ndonjerin prej tyre. Kerkoni "tre ladri completo".

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Shtator 2011 23:53
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Il coraggio (1957)

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re il coraggio.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 13 herė.

Regjia: Domenico Paolella
Skenari: Augusto Novelli, 5 te ndryshem
Aktore: Toto, Gino Cervi

Nje biznesmen i fuqishem ka qejf te lahet ne lume ku i qellon pak si shpesh te shpetoje njerez qe hidhen nga urat. Ai ben si modest sa per sy e faqe, por mezi pret te tregoje bemat dhe medaljet qe i japin kur shpeton dike. Dhe ja tek i vjen rasti te shpetoje per here te 25-te nje burre qe hidhet nga ura. Por burri nuk eshte dashamires. Ai i kerkon biznesmenit te kujdeset per mireqenien e tij tani qe i shpetoi jeten. Fundja kur i shpeton jeten dikujt duhet te mendosh cfare jete do i dhurosh me pas. Keshtu burri i kerkon te rrije ne shtepi me biznesmenin. Ky i fundit gati sa nuk e vret prape nga inati, por pranon kerkesen sepse po afrojne zgjedhjet dhe ka hedhur kantidaturen per deputet. Shpejt varfanjaku kthen situaten ne favor, duke lajmeruar mediat per aktin heroik, ne menyre qe biznesmeni mos e nxirrte kollaj nga shtepia. Pastaj i prezanton familjen e cila s'mund te rrije ne rruge. Jane 6 djem dhe nje plak i rrjedhur, te cilet vijne te gjithe tek shtepia e biznesmenit. Situata ne shtepi behet e padurueshme, familja e pasanikut duhet te rrije ne shtepi me familjen e rremujshme te varfanjakut, banjat zihen cdo mengjes, kalamajte ulerasin, plaku i bie trumpetes gjithe diten. Por ngjarjet do tregojne se burri mashtrues qe ka zene shtepine do behet shpetimtari i firmes se biznesmenit, i cili tashme e ben shok per koke.

Film goxha i bukur dhe i balancuar. Ka shume realizem dhe pak teatralitet. Ngjan pak me "I tre ladri", ku pasaniku vihet ne dispozicion te varfanjakut i detyruar nga situata. Por duhet thene se Gino Cervi shkon me shume ne kete rol sesa Gino Bramieri. Duket sikur ketu aktoret kane me shume komplicitet me njeri tjetrin, ndersa Cervi padyshim arrin te shprehe me bukur sfumaturat emocionale.

Nje fragment:


Ky film, bashke me shume te tjere te Toto-se, gjehet komplet ne Youtube. Perfitoni nga rasti t'a shikoni. Kerkoni "toto coraggio completo".

Modifikuar nga Fajtori datė 23/09/2011 ora 07:42

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Shtator 2011 07:34
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Tutta la vita davanti (2008)

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re tuttavita.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 11 herė.

Regjia: Paolo Virzģ
Skenari: Michela Murgia, Francesco Bruni , P. Virzģ
Aktore: Isabella Ragonese, Valerio Mastandrea

Marta eshte nje vajze e re e apasionuar pas profesionit qe ka zgjedhur: filozofi. Ajo mbaron shkollen me nje mbrojtje te shkelqyer dhe profesoret e pergezojne. Por sapo del ne boten e punes perballet me Italine e viteve 2000. Profesioni i saj nuk duhet per asgje dhe bota e punes ofron vetem pune te perkohshme. Keshtu perfundon te punoje baby sitter dhe me pas ne call center. Ne punen e pare njeh nje vajze te re, qejflie per seks, por krejt e paafte te merret me vajzen e saj vogel. Marta e ndihmon dhe nepermjet saj hyn ne call center ku bind njerezit ne telefon te blejne nje pajisje te shtrenjte qe nuk duhet per asgje. Por puna nuk eshte thjesht pune. Ne call center ekziston nje ambjent i cuditshem. Aty nuk lejohet te merzitesh dhe dita fillon me kenge dhe optimizem. Gjithcka duket perfekte. Por pertej fasades Marta fillon te njohe presionin e tmerrshem psikologjik dhe nje ambjent te eger femrash qe luftojne per pushtet. Ajo behet deshmitare e nje bote per te cilen opinioni publik dhe sindikatat nuk dine gje. Te gjithe punonjesit jane pa kontrate dhe pushohen nga puna per hicgje. Sa me shume ngjit shkallet e suksesit aq me shume Marta kupton brishtesine e asaj bote dhe dobesine e njerezve qe drejtojne ndermarrjen. Marta flet me nje sindikalist, por ky eshte nje idealist qe perfundon te beje show televiziv duke i prishur pune gjithe punonjeseve. Dhe teksa eksperiences se saj i vjen fundi, Marta shkruan nje artikull filozofik qe ia publikojne ne Oxford.


Film i larmishem ne cdo aspekt. Ka plot personazhe te goditur dhe realizem te habitshem. Kush ka punuar ne keto ambjente (shitje multiproprieta, tenxhere, pajisje, etj) do gjeje krejt detajet qe ka jetuar. Eshte tipike e ketyre firmave te krijojne eufori dhe gallate per te mbajtur nje ambjent produktiv. Dhe gati gjithmone keto i drejtojne njerez te rendomte qe nuk arrijne te dallojne realitetin nga vendi i punes.

Por filmi transmeton shume me teper. Aty gjehet perbuzja ndaj shkencave sociale, ku shoket e klases se Martes tallen me vete degen qe kishin zgjedhur. Madje kush ka bere hajer ka lene shkollen heret. Tashme ata jane skenariste te Grande Fratellos, editore, shkrimtare, ndersa Marta qe mbaroi shkollen me sukses mezi punon si telefoniste.

Filmi ka realizim te mire, por kush s'e njeh Italine mund mos ta vleresoje sa duhet. Paolo Virzģ rikonfirmohet regjizor i arritur pas "Caterina va in cittą". E vetmja e keqe eshte se Virzģ eshte aktivist politik me te majten dhe kjo e demton shume nga ana profesionale. Sikur te mos shprehte bindje politike, tani filmat e tij do ishin me te vleresuarit, ashtu sic do jene ne te ardhmen kur publiku te vleresoje realizmin e filmave te tij. E njejta gje ka ndodhur me neorealizmin e viteve '50, qe kritika vleresoi pas shume dekadash, kur kuptoi se ne ato filma tregojne shume me teper se histori per te qeshur. Paolo Virzģ ka pikerisht ate aftesi qe kishin ata regjizore: te beje te shikosh nje film realist dhe te kuptosh dramen nepermjet situatave te thjeshta dhe qesharake.

Shume gjera jane te arritura: fotografia, montazhi, kamera, madje dhe akterimi i Sabrina Ferillit. Vajza a vogel nuk akteron mire, por s'bie ne sy.


Hapja e filmit:

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Modifikuar nga Fajtori datė 30/09/2011 ora 16:09

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Shtator 2011 15:46
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Respiro (2002)

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re respiro.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 8 herė.

Regjia: Emanuele Crialese
Skenari: Emanuele Crialese
Aktore: Valeria Golino, Francesco Casisa

Ne nje qyteze te vogel te Sicilise aktiviteti kryesor eshte peshkimi. Aty cdo gje merret vesh, te gjithe njihen, ndersa femijet luajne rrugeve dhe formojne banda te vogla qe zihen. Mes tyre nje familje eshte paksa e vecante, sepse mamaja ka luhatje humori, ndonjehere zhvishet lakuriq, nje here tjeter thyen pjatat, etj. Per kete miqte dhe familjaret vendosin ta cojne ne Milano per tu kuruar. Por ajo nuk pranon dhe arratiset nga shtepia. Per kete e ndihmon njeri prej dy djemve, ndersa gjithe komuniteti mendon se ajo tashme eshte mbytur ne det. Burri merzitet jashte mase, por arrin ta gjeje prape. Filmi mbetet ne pikepyetje nese gruaja ishte vertet e cmendur apo rregullat e shoqerise nuk pranojne njeriun ndryshe.


Eshte film i forte, ka pamje reale qe cdo regjizor do i kishte zili. Personazhet jane autentike dhe mbizoteron dialekti (gati e pamundur te kuptohet gjuha). Filmi te sjell eren e detit ne ekran. Per kete meriton komplimente.

Por nga ana regjizoriale le shume per te deshiruar. Kolona zanore eshte e paket dhe kur del ngjan me filmin "Vdekja e kalit". Ka skena te tera me heshtje, pa thene dicka specifike. Praktikisht filmi eshte tipik europjan, me skena abstrakte dhe gjera qe nuk tregohen por duhet te merren ne mend. Ka plot detaje qe mungojne dhe do benin historine me terheqese dhe me te plote. Regjizori ka arritur te sjelle skena autentike siciliane, por nuk ka ditur te beje nje film te mirefillte. Ka perfunduar te tregoje abstraksionizmat e trurit te vet ne vend te tregoje nje histori per tu pare. I ngjan pak filmit "La graine et le mullet", pasi edhe aty sillen ambjente te varfra dhe fytyra te vrara autentike, por sidoqofte duke lene filmin ne hava me idera abstrakte. Kjo konfirmon faktin se mungesa e konkurrences ne tregun europjan ka ulur seriozisht cilesine e filmave. Regjizoret e dikurshem italiane nuk merreshin kurre me abstraksione te ketij niveli. Dhe kush u mor ka mbetur i harruar ne histori.

Sidoqofte vlen te shihet sepse keto njerez dhe keto ambjente jane unike ne bote.


Nje fragment:

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Nëntor 2011 05:13
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 14:01 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 17 faqe: « E parė ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Enciklopedi e vogel e filmave italiane

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.