Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Kampionati Shqiptar > Informacione mbi Superligen Shqiptare. Lajme nga Merkato Etje
Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Mandi-DiNaMo
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 01/07/2008
Vendbanimi: Tirona
Mesazhe: 119

Infermacione Mbi Superligen Shqiptare Lajme Nga Merkato Etje

DINAMO- Kroati 29-vjeçar Frane Petreviç është edhe emri i ri i sulmit të Dinamos. Sulmuesi ka luajtur së fundi në Slloveni me NK Çelje. Petreviç është rekomanduar nga trajneri i ri Zlatko Daliç si alternativë për të zëvendësuar Pero Pejiçin. Mesfushori sulmues Bekim Kuli, i cili u largua nga Dinamo si protestë ndaj ish-trajnerit argjentinas Marselo Havier Zuleta, i ka vënë kushte Dinamos për rikthimin e tij, Kavajasi kërkon rritje rroge. Dinamo vazhdon përgatitjet për ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampioneve kundër boshnjakëve të Modricës. Pranë Dinamos pritet të rikthehet edhe Dario Bodrusiç.

__________________
Fc DiNaMo

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Korrik 2008 09:04
Mandi-DiNaMo nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mandi-DiNaMo Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mandi-DiNaMo (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Mandi-DiNaMo't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mandi-DiNaMo Shto Mandi-DiNaMo nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mandi-DiNaMo nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Mandi-DiNaMo
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 01/07/2008
Vendbanimi: Tirona
Mesazhe: 119

FLAMURTARI

Kroati Jure Grizejl është bashkuar me Flamurtarin gjatë përgatitjeve të skuadrës vlonjate në Mavrovë të Maqedonisë. 22-vjeçari është mesfushor i majtë. Flamurtari fitoi 4-1 miqësoren me skuadrën maqedonase të Kategorisë së Dytë, Lokomotiva e Gostivarit. Golat; Pema (2), Guna e Pamiç.

__________________
Fc DiNaMo

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Korrik 2008 09:04
Mandi-DiNaMo nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mandi-DiNaMo Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mandi-DiNaMo (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Mandi-DiNaMo't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mandi-DiNaMo Shto Mandi-DiNaMo nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mandi-DiNaMo nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Mandi-DiNaMo
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 01/07/2008
Vendbanimi: Tirona
Mesazhe: 119

ELBASANI

ulmuesi Oriand Abazaj është dhe një nga blerjet e spikatura të Elbasanit. Abazaj, i cili më parë ka luajtur me Kastriotin e Tiranën, do të formojë dyshen në sulm së bashku edhe me Fjodor Xhafën. Elbasani është në pritje të firmosje së kontratave të Veliajt e Sasha Delainit.

__________________
Fc DiNaMo

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Korrik 2008 09:05
Mandi-DiNaMo nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mandi-DiNaMo Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mandi-DiNaMo (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Mandi-DiNaMo't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mandi-DiNaMo Shto Mandi-DiNaMo nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mandi-DiNaMo nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Mandi-DiNaMo
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 01/07/2008
Vendbanimi: Tirona
Mesazhe: 119

SHKUMBINI

Skuadra peqinase vazhdon fazën përgatitore në Strugë të Maqedonisë. Mbrojtësi i njohur Alpin Gallo është blerja e fundit e Shkumbinit. Te skuadra që po drejtohet për momentin nga Sokol Branica përveç Delioskit, pritet edhe një sulmues e një mesfushor maqedonas, ndërsa për portën pritet një futbollist serb.

__________________
Fc DiNaMo

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Korrik 2008 09:06
Mandi-DiNaMo nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mandi-DiNaMo Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mandi-DiNaMo (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Mandi-DiNaMo't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mandi-DiNaMo Shto Mandi-DiNaMo nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mandi-DiNaMo nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Mandi-DiNaMo
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 01/07/2008
Vendbanimi: Tirona
Mesazhe: 119

TIRANA

- Bardheblutë e kryeqytetit vazhdojnë stërvitjen në Ohër të Maqedonisë. Me grupin është bashkuar edhe Bledar Devolli.

__________________
Fc DiNaMo

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Korrik 2008 09:08
Mandi-DiNaMo nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mandi-DiNaMo Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mandi-DiNaMo (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Mandi-DiNaMo't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mandi-DiNaMo Shto Mandi-DiNaMo nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mandi-DiNaMo nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Mandi-DiNaMo
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 01/07/2008
Vendbanimi: Tirona
Mesazhe: 119

Besa

Mesfushori kosovar, 23-vjeçari Driton Krasniqi, i cili luan prej tre sezonesh te Besa, konfirmoi qëndrimin edhe për këtë sezon te skuadra kavajase. Nga Besa janë larguar : A.Shaqiri (Azebajxhan), Z.Ramadani (Azerbajxhan), A.Belisha (Vllanzia), P.Xhihani (Ukrainë), Abdulla Ishaka (Kinë). Liridon Leci kërkohet në Zvicër.

__________________
Fc DiNaMo

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Korrik 2008 09:09
Mandi-DiNaMo nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mandi-DiNaMo Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mandi-DiNaMo (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Mandi-DiNaMo't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mandi-DiNaMo Shto Mandi-DiNaMo nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mandi-DiNaMo nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Mandi-DiNaMo
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 01/07/2008
Vendbanimi: Tirona
Mesazhe: 119

Apollonia

Skuadra fierake do të përforcohet me një mesfushor organizator, ruminin 25-vjeçar Emil Marius, i cili ka luajtur më parë më Universatea e Krajovës, por vjen nga Olimpiakos Nikosia e Qipros. Apolonia është duke kryer fazën përgatitore në Malin e Zi. Të ardhur të tjerë të Apolonia janë Bedini (Flamurtari), Skënderi (Flamurtari), Guri (Dajti)

__________________
Fc DiNaMo

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Korrik 2008 09:11
Mandi-DiNaMo nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mandi-DiNaMo Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mandi-DiNaMo (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Mandi-DiNaMo't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mandi-DiNaMo Shto Mandi-DiNaMo nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mandi-DiNaMo nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Mandi-DiNaMo
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 01/07/2008
Vendbanimi: Tirona
Mesazhe: 119

Merkato

Të gjitha lëvizjet në merkato

DINAMO

Trajner: Zlatko Daliç (Kroaci, i ri)

Të ardhur: A. Tapia (Argjentinë), M.Kampazano (Argjentinë), E. Sina (Tirana), J. Brahja (Kastrioti), H.Çapja (Tirana), F.Sefa (Lushnja)

Të larguar: P.Pejiç (Kapfenberg, Austri), D.Bodrusiç (Kroaci), A.Abraham (Tirana), Pollozhani (Maqedoni), Kuli (pa ekip), Pema (Flamurtari), Vinçetiç (SC Ëeiz, Austri), D.Bortoja (Argjentinë), F.Paladinio (Argjentinë).

Ekipi:



PARTIZANI

Trajner: Hasan Lika (I konfirmuar)

Të ardhur: R. Shala (Lushnja), Y.Shameti (Kastrioti), Larti (Skënderbeu), E.Çajku (Skënderbeu), M. Ngjela (Besëlidhja)

Të larguar: O.Shehi (pa ekip), B. Devolli (Tirana), D.Babamusta (pa ekip), B.Shkembi (pa ekip).

Ekipi: Portierë: Ed.Bakaj, Xhika. Mbrojtës: Hallaçi, Tafaj, Osmani, Beqiri, Shala, Larti. Mesfushorë: Gjyla, Karapici, Dhembi, Muzaka, El.Bakaj. Sulmues: Ngjela, Përlleshi, Çajku, Capo.



BESA

Trajner: Iljaz Haxhiaj (I konfirmuar)

Të ardhur: D.Sakaj (Elbasani), S.Ishka (Dinamo),

Të larguar: A.Shaqiri (Azebajxhan), Z.Ramadani (Azerbajxhan), A.Belisha (Vllanzia), P.Xhihani (Ukrainë), Abdulla Ishaka (Kinë)

Ekipi:



ELBASANI

Trajner: Mirel Josa (I ri)

Të ardhur: O.Abazaj (Kastrioti), E.Bakalli (Tirana), G.Stojku (Shkumbini), Kacollja (Shkumbini)

Të larguar: Adrian Nuhui (pa ekip), Arben Nuhiu (pa ekip), Menglevski (Maqedoni), Vranic (pa ekip), E. Tetova (Teuta)

Ekipi:



TIRANA

Trajner: Bllazhe Slishkoviç (Kroaci i ri)

Të ardhur: A. Abraham (Dinamo), M.Memelli (Gais, Suedi), Devolli (Partizani), Dabulla (Shkumbini)

Të larguar: E. Sina (Dinamo), K. Duro (Omonia, Qipro), J. Hyka (Mainc 05, Gjermani), E. Bakalli (Elbasani), H. Çapja (Dinamo), I.Fortuzi (lënë futbollin), S. Gjoreski (Maqedoni), B. Hyseni (Kosovë).

Ekipi:



SHKUMBINI

Trajner: Gugash Magani (i konfirmuar)

Të ardhur: E. Grami (Kastrioti), E. Turdiu (Kasrtrioti), E. Rizvanolli (Kastrioti), Mallota (Besëlidhja), Deliovski (Maqedoni), Gallo (Kastrioti).

Të larguar: G. Stojku (Elbasani), R. Dabulla (Tirana), M. Kacollja (Elbasani), Ndoni (Lushnja), K. Dalipi (Bylis), Kuçi (Apolonia).

Ekipi:



VLLAZNIA

Trajner: Agim Canaj (i ri)

Të ardhur: D. Smajli (Besëlidhja), N. Shtubina (Skënderbeu), M. Bashiç (Kroaci), Miklosh (Çeki).

Të larguar: A. Teli (Alki, Qipro), A. Jusufi (Kosovë)

Ekipi: Bishani, E. Beqiri, Bashiç, Hoti, Teli, Belisha, Smajli, Osja, Nallbani, Lika, Sukaj, Kaçi, Lici.



FLAMURTARI

Trajner: Slavko Kovaçiç (i konfirmuar)

Të ardhur: Guna (Apolonia), Liçaj (Apolonia), Halili (Vlora), Maringon (Kroaci), Çaushaj (Dinamo-Teuta)

Të larguar: Cani (Vllaznia), Bërdufi (Elbasani), Flavio Zhunior (Brazil).

Ekipi:



TEUTA

Trajner: Sulejman Starova (i ri)

Të ardhur: Babamusta (Partizani)

Të larguar: V. Mile (pa ekip), Hodo (Bylis),

Ekipi:



APOLONIA

Trajner: Gerti Haxhiu (I konfirmuar)

Të ardhur: Bedini (Flamurtari), Skënderi (Flamurtari), Guri (Dajti), Emil Marius (Rumani)

Të larguar: Guna (Flamurtari)

Ekipi:



BYLIS

Trajner: Faruk Sejdini (I konfirmuar)

Të ardhur: K. Dalipi (Shkumbini), E.Dalipi (Elbasani), B. Hodo (Teuta), Mushica (Kosovë), Hashani (Besëldidhja), Haliti (Kosovë), Stafa (Dinamo), R. Nenaj (Elbasani)

Të larguar: Prela (Besëlidhja), Lamaj, Bedini, Dimo, Prela, Hazizi, Heqimi, Sisoko.

Ekipi: Portierë: Egbo. Mbrojtës: Ujkani, Besha, Asanga Rih-reh, Driza, Muça, E. Malasi. Mesfushorë: Nenaj, Idrizi, Kule, Roshi, E.Dalipi, Hodo, Kuçi, Novi, Beqiri, Terolli, Rakipi. Sulmues: Asllani, K.Dalipi, Ziambo, Bakiu, Hysenaj, Kalemaj.



LUSHNJA

Trajner: Artan Bano (I konfirmuar)

Të ardhur: Sekseri (Skrapari), E.Çela (Laçi) Ndoni (Shkumbini), K.Arbëri (i lirë).

Të larguar: F.Sefa (Dinamo), Shala (Partizani)

__________________
Fc DiNaMo

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Korrik 2008 09:11
Mandi-DiNaMo nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mandi-DiNaMo Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mandi-DiNaMo (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Mandi-DiNaMo't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mandi-DiNaMo Shto Mandi-DiNaMo nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mandi-DiNaMo nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Mandi-DiNaMo
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 01/07/2008
Vendbanimi: Tirona
Mesazhe: 119

DiNaMo

Trajneri emergjencë kërkon mrekullinë

Zllatko Daliç, trajneri i ri i Dinamos, nuk e ka marrë përsipër ta nisi aventurën e tij me ndeshjen e kthimit në Champions League, ndaj Modricës, më 23 korrik. Në të tilla kushte, Artan Mërgjyshi, së bashku me përgatitësin e portierëve Ilir Bozhiqi, qoftë dhe për emergjencë, do ta drejtojnë Dinamon në Zenica. Mërgjyshi beson te lojtarët e mbetur prej ekipit kampion, por dhe te ata që kanë ardhur nga merkatoja e verës si Sina, Çapja e Brahja, të cilët, nga jashtë, e njohin lojën e Dinamos. Eshtë në pritje të Kulit, i cili ka të gjitha gjasat për t’u ingranuar në mënyrë të menjëhershme me lojën e bluve. Por ka siguri dhe te kthimi i Kotorrit e, në këto kushte, Mërgjyshi është optimist, teksa shpall dhe objektivin: “Të fitojmë në Zenica. Një gol në pjesën e parë mund të na japë shansin për të kërkuar dhe kualifikimin. Por kryesorja është që duhet të fitojmë”.

﷓ Mërgjyshi trajneri i emergjencës, sa e vështirë është ta drejtosh skuadrën në këtë situatë?

﷓ Kjo është e vërtetë që në ndeshjen e kthimit unë, së bashku me Bozhiqin, do të jemi në krye të Dinamos. E vështirë është, sepse humbja e ndeshjes së parë nuk lë shumë hapsira për të tentuar të tjera gjëra. Por duke patur besim te grupi i futbollistëve, ne do të shkojmë në ndeshjen e dytë që të fitojmë. Kualifikimi mund të jetë një çështje e pamundur, megjithatë do të tentojmë. Sepse dhe vetë grupi i lojtarëve, sidomos me kthimin e Kotorrit, që i jep siguri jo vetëm mbrojtjes, por të gjithë skuadrës, ka besim brenda vetes.

﷓ A nuk ju duket i kapërcyer paksa ky objektiv për të kërkuar fitoren në Modrica?

﷓ I kapërcyer? Por nëse do të ndryshojmë lojën tonë, duke e futur atë në rrjedhën e zakonshme, me një punë më të madhe nga krahët, apo me pasime më të sakta, atëherë Dinamo do të jetë ndryshe. Mos harroni që Modrica fitoi, por ardhja e të huajve, mungesa e disa lojtarëve nga ekipi kampion, apo dhe gjërat e tjera ishin faktorët që e bënë skuadrën të mos ishte në ditën e saj më të mirë. Nëse od të shënojmë një gol në pjesën e parë, atëherë dhe kualifikimi do të jetë i mundshëm. Por ne do ta kërkojmë fitoren.

﷓ Modrica, sipas jush, ishte vërtetë për ta mundur Dinamon?

﷓ Të them të drejtën, skuadra boshnjake, nëse do të ishte në kampionatin shqiptar, do të mund të klasifikohej te skuadrat mesatare. Ne bëmë vetë gabime në lojë, kur të gjitha topat i adresuam në qendër të mbrojtjes së tyre, atje ku ata ishin të fortë. Tashmë duhet të ndryshojë gjithçka për të patur një Dinamo ndryshe.

﷓ Pas Kotorrit, a pritet tjetër njeri?

﷓ Presim Kulin, sepse, edhe duke qenë se ishte pjesë skuadrës, ko vetëm në periudhën përgatitore të Dinamos në Mavrovë, por dhe gjatë kampionatit të kaluar, e ka më të lehtë të ingranohet me grupin e futbollistëve.

﷓ Në këto ditë deri të martën çfarë do të mund të ndryshoni?

﷓ Së pari më duhet të them që ne kemi në dispozicion dhe Tapian, kurse sulmuesi Kampoxano ka një dëmtim, i cili e bën me pikëpyetje aktivizimin e tij. Megjithatë grupit aktual të futbollistëve që ka qenë pjesë e sezonit të kaluar, duke i shtuar dhe Brahjen, Çapjen e Sinën, të ardhur nga merkatoja e verës, atëherë do të jetë një Dinamo shqiptare. Pastaj Brahja, Çapja e Sina, të cilët e kanë parë nga jashtë lojën e skuadrës sonë, e kanë më të lehtë për t’u përshtatur me skuadrën. Do të stërvitemi për tre ditë, sepse këto janë deçizive, e të dielën do të marrim rrugën drejt Zenicës. Të hënën e të martën nga një stërvitje të lehtë. Kështu që duke patur grupin e shqiptarëve, me lëvizje të pakta, Dinamo do ta tentojë dhe fitoren.

﷓ Së fundi, ndonjë ndeshje miqësore.

﷓ E pamundur, sepse nuk kemi kundërshtar. Do të bëjmë të shtunën një ndeshje kontrolli, e cila do të jetë dhe deçizive përsa i përket formacionit. Por, e përsëris, përballë Modricës për të patur një Dinamo ndryshe, e cila duhet të fitojë.

__________________
Fc DiNaMo

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Korrik 2008 09:14
Mandi-DiNaMo nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mandi-DiNaMo Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mandi-DiNaMo (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Mandi-DiNaMo't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mandi-DiNaMo Shto Mandi-DiNaMo nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mandi-DiNaMo nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Mandi-DiNaMo
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 01/07/2008
Vendbanimi: Tirona
Mesazhe: 119

FLAMURTARI

Kova ka kujtime të mira “kavajase”

Vetëm pak minuta pasi është konfirmuar zyrtarisht se përballja e parë për Flamurtarin për sezonin e ri do të jetë me Besën në Kavajë, kanë ardhur dhe reagimet e para nga kampi vlonjat. Trajneri kroat Kovaçiç nuk e ka fshehur që ndeshjen e parë të kampionatit nuk e dëshironte jashtë fushe. Dhe pikërisht duke komentuar ndeshjen e parë të përcaktuar nga shorti i hedhur Kova thotë: “Nuk kemi qënë me shumë fat në hedhjen e këtij shorti. Unë personalisht nuk e dëshiroja në asnjë mënyrë që çelen e kampionatit skuadra ime ta bëjë në një fushë tjetër. Vlora dhe stadiumi i saj të japin emocione dhe të motivojnë për ti bërë një nisje të mirë kampionatit. Tani na duhet të mendojmë që tani të gjejmë mënyrën e duhur që këto emocione të mësojmë ti kërkojmë në ndeshjen e transfertës me Besën”. Kova gjithsesi më pas shton se ka kujtime të mira nga skuadra e Besës. “Unë kam një kujtim shumë të mirë me skuadrën e Besën. Me këtë kundërshtar në një ndeshje të fituar e kam nisur aventurën time në krye të pankinës të Flamurtarit në kampionatin e kaluar. Më kujtohet shumë mirë ishte një ndeshje e bukur dhe me shumë emocione. Kemi fituar më një kundërshtar të fortë për të cilin jam shprehur që ato ditë, por dhe ruaj edhe sot mendimin tim që është një ekip shumë i vështirë për tu përballuar.

__________________
Fc DiNaMo

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Korrik 2008 09:16
Mandi-DiNaMo nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mandi-DiNaMo Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mandi-DiNaMo (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Mandi-DiNaMo't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mandi-DiNaMo Shto Mandi-DiNaMo nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mandi-DiNaMo nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 07:25 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Kampionati Shqiptar > Informacione mbi Superligen Shqiptare. Lajme nga Merkato Etje

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.