qershor13
Vagabonding
Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547
|
Kombėtarja: Barazimi, buzėqeshja e ngrirė nė Talin.
Kuqezinjtë, pas 4 fitoresh radhazi në shtëpi, barazojnë 1-1 në trasfertë me estonezët.
Estoni - Shqipëri 1-1
Estonia
Poom
Jaager
Stepanov
Piiroja
Klavan
Rahn
Rooba (Smironov 73')
Reim
Viikmae
Oper
Lindpere (19?Kink 80')
Shqipëria
Lika (Strakosha 46')
A.Beqiri
Dede
E.Beqiri
Aliaj
Hasi
Lala (Haxhi 46')
Murati (Skela 46')
K.Duro
Bushi (Kapllani 67')
Tare (Myrtaj 89')
Shënues: Aliaj 51', Viikmae 80'
Gjyqtar: Andrejs Sipailo (Letoni)
Kartonë të verdhë: Tare, Hasi, Skela.
"Radiografia"
5'- Sulmuesi i Estonisë, Oper, ka një rast të pastër për shënim. Përballë Likës, ai gjuan jashtë, por më parë është sinjalizuar një pozicion jashtë loje.
10'- Aliaj kroson bukur nga e majta për Taren brenda zonës, por ndërhyn me shpejtësi mbrojtësi Piroja, duke larguar topin në goditje këndi para se ai të mbërrijë te koka e shtatlartit kuqezi.
14'- Dede kthen një top të rrezikshëm prapa. Korrigjon gabimin e shokut të tij E.Beqiri, i cili e largon topin para se sulmuesi estonez të kërcënojo portën e Shqipërisë.
19'- Goditje dënimi në favor të estonezëve, e cila ekzekutohet nga Lindpere. Gjuan me kokë Ran, por pa problem për Likën.
22'- Reim ekzekuton një goditje nga këndi. Grushton topin portieri Lika, duke larguar rrezikun nga zona e rreptësisë.
23'- Murati kroson një top në zonë, pas një goditjeje dënimi, por Bushi nuk arrin të gjuajë me kokë drejt portës kundërshtare.
26'- Lala gjuan fort me të djathtën në një pozicion ballor, por pret i sigurt portieri Poom.
27'- Lala provon sërish nga distanca, por gjen të gatshëm portierin e Estonisë, i cili kontrollon topin.
28'- Oper gjuan nga një pozicion diagonal, por topi përfundon jashtë kuadratit të portës së mbrojtur nga Lika.
35'- Një tjetër kthim i gabuar i topit prapa i Dedes dhe Estonia ka mundësi të shënojë me anë të sulmuesit Vikmae. Del në mënyrë të gabuar edhe portieri Lika, por korrigjon më pas Dede, duke bllokuar gjuajtjen e kundërshtarit në momentin final.
40'- Kundërsulm i shpejtë i Estonisë pas një gabimi të Lalës në mesfushë. Krosim i rrezikshëm në zonë nga e majta, por spastron zonën Elvin Beqiri.
43'- Duro harkon topin në zonë nga një goditje dënimi, por nuk gjen asnjë nga shokët e tij, pasi ndërhyn saktë mbrojtja estoneze.
49'- Krosim i rrezikshëm i estonezëve në zonë, por grushton topin Strakosha, duke e larguar në goditje këndi.
50'- Skela, i futur në lojë në pjesën e dytë të takimit, provon me një gjuajtje jashtë zonës. Pret me qetësi portieri Poom.
53'- Aliaj kalon Shqipërinë në avantazh. Vlonjati merr një top të saktë brenda zonës nga Hasi, gjuan me qetësi dhe topi përfundon në rrjetë. Shqipëria udhëheq 1-0.
55'- Oper gjen hapësirë në afërsi të zonës dhe gjuan menjëherë, por topi nuk gjen dot kuadratin e portës.
56'- Estonia pranë golit të barazimit. Piroja gjuan bukur me kokë, por është shtylla traversale ajo që i vjen në ndihmë portierit Strakosha.
59'- Porta e Shqipërisë shpëton për mrekulli. Sërish me fat portieri Strakosha, pasi edhe njëherë topi përplaset në traun e portës. Ka qenë sërish mbrojtësi Piroja ai që ka goditur bukur me kokë.
63'- Estonezët kanë një mundësi mjaft të mirë për të shënuar, por E.Beqiri bllokon topin e gjuajtur nga sulmuesit kundërshtarë në momentin e fundit.
66'- Estonezët i afrohen sërish golit të barazimit. Krosim i rrezikshëm tokazi nga e majta, por ndërhyn saktë E.Beqiri, duke larguar topin.
70'- Jager provon me një gjuajtje të fortë nga distanca, por në mënyrë krejtësisht të gabuar.
71'- E.Beqiri largon topin nga këmbët e sulmuesit Vikmae në momentin kur ky i fundit kishte dalë përballë Strakoshës dhe do të gjuante drejt portës.
73'- Oper gjuan jashtë zonës me të djathtën, por pa gjetur kuadratin e portës së Strakoshës.
75'- Duro kërkon të japë një top për Skelën brenda zonës, por janë të kujdesshëm mbrojtësit estonezë, të cilët largojnë rrezikun.
78'- Duro fiton një goditje dënimi në afërsi të zonës së rreptësisë. Ekzekuton Aliaj me të majtën dhe portieri Poom është i detyruar ta largojë topin në goditje këndi.
81'- Vikmae arrin ta barazojë rezultatin. Sulmuesi estonez merr një top brenda zonës, rrotullohet dhe gjuan menjëhere në drejtim të portës. Topi përplaset në shtyllën e djathtë pingule dhe më pas përfundon në rrjetë. Barazim 1-1.
87'- Skela nuk arrin të gjuajë drejt kuadratit, pasi bllokohet në momentin e fundit nga mbrojtja kundërshtare.
88'- Vikmae fiton një dyluftim me Duron dhe hyn në zonën e rreptësisë, por bllokohet nga Aliaj përpara se të gjuajë.
90'- Goditje dënimi për Estoninë në kufijtë e zonës së rreptësisë. Gjuan Reim, por largon topin mbrojtja jonë.
Vlerësimet e protagonistëve kuqezinj.
Ilion Lika
Portieri i bluve të Dinamos ka shfaqur një lojë relativisht të mirë, ndonëse duhet thënë se në 45 minutat në të cilat u aktivizua nuk pati shumë punë. Megjithatë, Lika dje është shfaqur i sigurt në daljet nga porta, duke qenë i lëkundur vetëm në një rast. Duket se do të jetë pikërisht ai post-Strakosha në kombëtare.
Elvin Beqiri
Gabimi në pësimin e golit të barazimit e zbeh fare pak ndeshjen e tij. Beqiri është rikthyer si qendërmbrojtës pikërisht dje dhe ka zhvilluar një lojë të pëlqyeshme dhe mjaft efikase. Shkodrani tashmë është një element i palëvizshëm në formacionin e Brigelit.
Nevil Dede
Një lojë e relativisht pëlqyeshme, por që gjithsesi pati oshilacione të vogla. Një gabim në kthimin e topit mund t'i kishte kushtuar rëndë ekipit, megjithatë, në tërësi, Dede ka bërë jë paraqitje pozitive në miqësoren e djeshme.
Ardit Beqiri
Një tjetër lojtar i kampionatit tonë, që starton takimin si titullar. Pjesa e parë nuk do t'i hapë shumë telashe mesfushorit të Partizanit, por në të dytën përgjegjësia rritet së tepërmi. Mund të ishte shfaqur më ngulmues në çaste të caktuara.
Ardian Aliaj
Është pa dyshim idhulli i ri i tifozerisë kuqezi. Aliaj ka shënuar sërish dje, duke pasur mesataren më të mirë ndeshje-gol, mbase në tërë historinë e kombëtares sonë. Gjashtë ndeshje dhe gjashtë gola të shënuar flasin vetë. Për sa i përket aspektit taktik të lojës, roli i ri që duhej të mbulonte mbase nuk ka qenë më i përshtatshmi për të. Megjithatë, dje ka qenë më i miri në fushë për kuqezinjtë.
Edvin Murati
Një pjesë e parë jo fort e kënaqshme. Ka luajtur më i tërhequr se zakonisht, duke mos dhënë rendimentin e zakonshëm. Dalje jo të shpejta dhe një mosorientim me mbrojtjen nuk e kanë bërë mbrëmjen e djeshme mjaft të mirë për mesfushorin e Iraklisit.
Besnik Hasi
Kapiteni i kuqezinjve ka qenë një ndër më të lëvizshmit dhe më të saktit në ndërhyrje për tanët. Aktivizimi i tij për 90 minuta tregon edhe njëherë vlerën dhe domosdoshmërinë e tij në kombëtare. Pjesa e dytë ka qenë më e lodhshme për të, megjithatë ai ka ditur ta përballojë situatën. Mjaft deciziv në dhënien e asistit për Aliajn.
Altin Lala
"Zotëria 100%" nuk ishte në maksimumin e tij. U përpoq që të ndihmonte sulmin e skuadrës gjatë aktivizimit të tij, por nuk ka mundur t'i konkretizojë ashtu siç duhet aksionet. Në pjesën e parë ka qenë i vetmi që ka tentuar të godasë portën kundërshtare nga distanca.
Klodian Duro
Nuk ka qenë roli më i përshtatshëm ai i fillimit të ndeshjes për elbasanasin. Nuk është përshtatur siç duhet me pjesën tjetër të skuadrës në pjesën e parë. Pjesa e dytë e ka gjetur Duron në pozicionin e tij natyral në kombëtare dhe rendimenti është ngritur ndjeshëm. Megjithatë, dje nuk ka qenë në një ditë të mirë.
Igli Tare
Mbase nuk ka qenë moduli më i përshtatshëm për t'i shërbyer shtatlartit kuqezi. Në pjesën e parë ishte thuajse inekzistent, pasi nuk është shërbyer shumë nga pjesa tjetër e ekipit. Në të dytën është përpjekur që të bëjë diçka më shumë, por nuk ka mundur të realizojë një lojë të bukur.
Alban Bushi
Nuk ka treguar thuajse asgjë gjatë gjithë aktivizimit të tij. Është shfaqur mjaft individualist dhe nuk ka vepruar si duhet përpara në ndihmë të Tares. Në 45 minutat e dyta ka kërkuar që të japë diçka më tepër, por nuk ka mundur që të hyjë në lojë. Mbase duhej të ishte ndërruar më shpejt.
Foto Strakosha
I pafaj në rastin e pësimit të golit. Nuk ka pasur asnjë përgjegjësi në rreziqet që kalonte porta jonë. Vazhdon të jetë konstant në paraqitjet e tij, ndonëse dje u aktivizua vetëm 45 minuta.
Altin Haxhi
I jep më shumë ritëm krahut të majtë të mesfushës sonë, por nuk ka arritur të punojë siç duhet në fazën mbrojtëse. Është përpjekur të luajë për skuadrën gjatë aktivizimit të tij, por ka shfaqur një pasiguri të theksuar në shërbimet për shokët.
Ervin Skela
Hyrja e tij në lojë ishte faktori kryesor i shënimit të golit. Fantazia e tij i dha më tepër vizion lojës sulmuese dhe aksionet u bënë më të rrjedhshme. Nuk ka pasur mbështetjen totale të skuadrës gjatë pjesës së dytë, në minutat në të cilat u aktivizua.
Etmond Kapllani
Pritej më shumë prej tij, por nuk arriti të bënte të njëjtën paraqitje si ndaj Suedisë në "Qemal Stafa". Pak topa të luajtur dhe një dobësi e theksuar në shkëputjet nga krahët.
Florian Myrtaj
Nuk luajti thuajse fare. Minutat në të cilat u aktivizua nuk ishin të mjaftueshme për të pasqyruar realisht formën e tij.
__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|