Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Kombetarja Shqiptare > Kombetarja Shqiptare Vlerėsimi i Temės: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
ComeAsYouAre
Kurt-Cobain

Regjistruar: 23/11/2003
Vendbanimi: In Hell
Mesazhe: 271

Dhe une pak a shume ashtu mendoj po eshte pak e veshtire se ke danimarken te ukrainen turqin

__________________
Bjeri zemres time
sa te kesh fuqi

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Dhjetor 2003 16:55
ComeAsYouAre nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ComeAsYouAre Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ComeAsYouAre (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ComeAsYouAre Shto ComeAsYouAre nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ComeAsYouAre nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
titi_ali_demsi
Anetar i ri

Regjistruar: 08/11/2003
Vendbanimi: Ne rruget e evropes!!!
Mesazhe: 29

Shqiperia pa humbje qe nga 2001!!!

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re komb04.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 96 herė.

Une kom shume besim qe shqiperia per here te pare ne historine e saj te kualifikohet per ne boterorin e 2006 ne gjermani ,pse jo shiko letonine me nje futboll me te dobet se kombetarja jone arriti te kualifikohet ne portugali ku shqiperia ne 5 ndeshje te zhvilluara me letonine ka 1 fitore dhe 5 barazime qe do te thote statistika me te mira per ne !!!Shpresoj qe ka ardhur koha tu tregojme vendeve te tjera qe edhe ne dime te luajme futboll!!! forca kuq e zit !!! forca shqiperia !!!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Janar 2004 17:30
titi_ali_demsi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė titi_ali_demsi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me titi_ali_demsi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: titi_ali_demsi Shto titi_ali_demsi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto titi_ali_demsi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Kombėtarja B, "gjysmagjel" drejt Italisė

Trajneri Hans Peter Brigel ka pritur dje kombëtaren B, në të cilën mungonin të paktën 5 futbollistë.

Të paktën 5 lojtarë të grumbulluar nga trajneri i kombëtares shqiptare, Hans Peter Brigel, nuk kanë udhëtuar dje me ekipin kombëtar B drejt Italisë. Kanë qenë vetë futbollistët ata që e kanë konfirmuar personalisht mosgrumbullimin me ekipin kombëtar B. Në turneun e Italisë nuk ka shkuar Devi Muka, Nevil Dede, Rezar Dabulla, Arian Pisha dhe Ardit Beqiri. Këta futbollistë kanë pohuar vetë se nuk e kanë marrë rrugën drejt Norçias së Italisë, ku kombëtarja shqiptare do të marrë pjesë në një turne jozyrtar. Ndërkohë, listës së mungesave të futbollistëve mund t'i shtohen edhe të tjerë, pasi komunikimi me ekipin kombëtar është i pamundur. Gjithsesi, për sa u përket mungesave të futbollistëve të kampionatit shqiptar, shkaqet janë dëmtimet, edhe problemet me shkollën e lartë.
Nevil Dede ka pohuar dje se nuk është grumbulluar me ekipin kombëtar B, pasi është i dëmtuar. "Kam njoftuar Federatën që jam dëmtuar në ndeshjen me Flamurtarin. Këtë gjë e ka konstatuar edhe mjeku i ekipit të Tiranës, i cili brenda ditës së sotme, ose të nesërme, do të dorëzojë në sektorin e ekipeve kombëtare raportin mjekësor," - është shprehur Nevil Dede. Kapiteni bardheblu ka pohuar se gjithçka është bërë duke vënë në dijeni FSHF-në. Të njëjtën gjë pohon edhe Devi Muka: "Jam i dëmtuar që prej fazës përgatitore të Egjiptit. Jo vetëm kaq, por kam bërë gabimin më të madh që luajta në kampionat, pasi mund të qëndroj jashtë fushave të lojës edhe një muaj. E kam njoftuar FSHF-në që jam i dëmtuar dhe se nuk udhëtoj në Norçia." Ndërkohë, disa futbollistë të tjerë, si kapiteni i Dinamos, Arian Pisha, dhe mbrojtësi i Tiranës, Rezar Dabulla, kanë pasur probleme të tjera. "Jam me sezon provimesh, prandaj mora leje në sektorin e ekipeve kombëtare që të mos nisem më 1 shkurt në Norçia. Udhëtimin drejt Italisë do ta bëj më 5 shkurt, pasi t'i kem mbyllur të gjitha provimet," - është shprehur Pisha. Edhe mbrojtësi i bardhebluve Rezar Dabulla ka pohuar se provimet e shkollës së lartë nuk e kanë lejuar të lëvizë nga Tirana. Dabulla ka pohuar se ka njoftuar sektorin e ekipeve kombëtare për të këtë fakt. Futbollisti i pestë, që nuk është nisur drejt Italisë me grupin, ka qenë mbrojtësi i Partizanit Ardit Beqiri. Sipas burimeve të sigurta pranë lojtarit, Beqiri ka pasur probleme personale, prandaj nuk ka udhëtuar drejt Norçias. Këta janë vetëm 5 futbollistë që janë kontaktuar nëpërmjet telefonit, ndërkohë që në kombëtaren B mund të ketë pasur edhe mungesa të tjera, pasi lojtarët janë takuar vetëm në avion. Brigeli, nga ana e tij, dje në mesnatë duket se është përballur me një ekip "gjysmagjel", të cilit i mungonin lojtarët më të mirë të kampionatit shqiptar. Kështu, nga 19 futbollistë që duhet të niseshin drejt Italisë, të paktën 5 prej tyre kanë konfirmuar mungesën e tyre në Norçia. Ndërkohë, në FSHF të pohojnë se të gjithë lojtarët e kombëtares B kanë udhëtuar drejt Italisë. Mësohet se grupi i kombëtares B i nisur dje nga Shqipëria ka mbërritur në hotelin "Salikone" rreth orës 23.00 të ditës së djeshme. I vetmi që kishte mbërritur në Norçia që në orën 15.00 ishte trajneri i kombëtares shqiptare, Hans Peter Brigel. Ky i fundit, si edhe një vit më parë, duhet të përballet me mungesat e shumta të futbollistëve të kampionatit shqiptar, ndonëse kishte urdhëruar që të gjithë futbollistët e listës duhet të vinin medoemos në Norçia.

Lista e kombëtares B
Ilion Lika
Arion Mustafa
Henri Ndreka
Erion Xhafa
Arian Pisha - nuk ka shkuar
Nevil Dede - nuk ka shkuar
Rezar Dabulla - nuk ka shkuar
Edlir Tetova
Gjergji Muzaka
Ervin Bulku
Amarildo Belisha
Dorian Bylykbashi
Hamdi Salihi
Devi Muka - nuk ka shkuar
Ansi Agolli
Bledar Mancaku
Edmond Kapllani
Parid Xhihani
Ardit Beqiri - nuk ka shkuar
Denis Boshnjaku

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Shkurt 2004 14:05
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Kombėtarja B: "Epidemia" para Norēias

Ashtu si një vit më parë, po në të njëjtin turne, Brigeli zhgënjehet nga të besuarit e tij.

Nuk është aspak e pabesueshme, por tashmë për Brigelin po përsëritet eksperienca e parë e hidhur në krye të kuqezinjve tanë. E thënë ndryshe, si sot një vit më parë, ai provonte zhgënjimin total në mes maleve të Norçias, ose, e thënë ndryshe, "epideminë" para Vietnamit. Besoj të gjithë i kujtojnë peripecitë e gjermanit për t'i mbledhur futbollistët e kombëtares për një ndeshje miqësore me Vietnamin. Kujtojnë edhe gjobat që iu vunë Fatmir Vatës dhe Altin Lalës nga komiteti ekzekutiv i FSHF-së për mosvajtjen atje, sikurse nuk mund t'i kenë harruar sakrificat e Fakajt dhe të Muratit, që, edhe pse të dëmtuar, udhëtuan tërë natën nga Gjermania dhe Greqia, që t'i mbushin mendjen stafit mjekësor të kombëtares dhe vetë Brigelit, se vërtet ishin të pamundur për këtë miqësore. Hidhemi përpara në kohë. Pasi ka kaluar plot 1 vit, tabloja përsëritet, por me një ndryshim të vogël. Nëse atëherë u fol për "pashallarë" të kuq që nuk dëshironin të vinin në kombëtare për një miqësore të vogël, tashmë kjo "patologji" është zhvendosur te "olimpikasit", të cilët s'i kanë futur ende këmbët në kombëtaren e parë. Me sa po vërtetohet nga dy turnetë e radhës të kombëtares B, "Vajo Do Tejo" dhe ai i Norçias, eksperienca e parë e trajnerit të kombëtares shqiptare, Hans Peter Brigel, në krye të kuqezinjve tanë (shkurt 2003) po i rikujtohet atij si diçka tjetër jo pak e hidhur në planin profesional. Pasi e ka provuar zhgënjimin e parë në detyrën e re me "suksesin" dhe nivelin e kombëtares B, të cilët nuk kanë arritur të fitojnë dot asnjë ndeshje në turneun e Portugalisë, një "haraç" të tillë duket se do ta marrë edhe në Norçia.
Mungesat e disa lojtarëve të thirrur prej tij për këtë turne, natyrisht që do të eklipsojnë për të njëqind e një mijë hamendje. Në fakt, një dukuri e tillë në prag të këtyre dy turneve po ngre shumë pikëpyetje te të gjithë sportdashësit e ekipit kombëtar të futbollit, pse jo edhe te ne gazetarët, teksa dita-ditës po mësojnë nga një "olimpikas" të pamundur për t'i shërbyer kombëtares së vendit të tij në ndeshje të këtij lloji, që në fakt janë gur prove për ta. Duke e lënë mënjanë Brigelin, i cili duhet të dijë t'i peshojë vetë situatat që po krijohen në këtë rast dhe të mbajë qëndrimin e tij karakteristik, si një gjerman profesionist (nëse nuk është shqiptarizuar ende), duhet thënë se "epidemia" e dëmtimeve para turneve miqësore të këtij lloji të lërë një shije pak të keqe. Në këtë mes, vetëm për FSHF-në duket se nuk kanë rënë aspak kambanat, pasi për drejtuesit e saj, mungesat mund të kompensohen me lojtarë të tjerë "mbushës gropash" (jo në aspektin profesional). Kësisoj, "diagnostikimi" i kësaj dukurie, që po bëhet e zakonshme, vjen e bëhet më sipërfaqësor, pasi justifikimet janë të njëjta, dëmtime apo angazhime personale të futbollistëve. Gjithçka është rrokullisur me një shpejtësi të tillë, sa nuk të besohet se disa prej këtyre futbollistëve kanë luajtur nga 90 minuta me skuadrat e tyre jo më larg se 5 ditë më përpara. Megjithatë, nuk duam ta rendisim aspak veten tonë në radhët e atyre gojëve të liga, të cilët "shtien fall me hudhra", siç thotë edhe populli, pasi nuk është e drejta jonë t'i paragjykojmë qëndrimet dhe justifikimet e askujt, por e mira do të kishte qenë që të shikonim një ekip të plotë kombëtar në ndeshjen e parë të turneut të Norçias. Gjithsesi, na takon të kujtojmë për këdo faktin tjetër, se skuadra jonë kombëtare e ka një staf të specializuar mjekësor, i cili mund ta bënte fare mirë verifikimin e të dëmtuarve, duke dhënë edhe vendimet e tij. Shembulli i vjetshëm i Ervin Fakajt dhe i Edvin Muratit, të cilët ia lanë veten në dorë stafit mjekësor kuqezi 1 vit më parë, duhet marrë si shembull në kësi rastesh. Të njëjtën gjë duhet të bëjnë edhe futbollistët e tjerë, të cilët pretendojnë se janë të dëmtuar, apo kanë paraqitur justifikime të diskutueshme. Nëse ata nuk e kanë kuptuar ende sa duhet moton e punës së gjermanit Brigel, se në sytë e tij të gjithë futbollistët shqiptarë janë të njëjtë, pa dallim, nëse luajnë brenda apo jashtë vendit, është mirë të shikojnë nga "garda e vjetër" sesa aktuale është krasitja që ky njeri bën dhe me sa pak "sedër" di ta bëjë...

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Shkurt 2004 08:30
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

FSHF, pėrforcime nga Tirana pėr kombėtaren B

Sot, prova e parë e kombëtares B me rumunët e Oradeas. 4 futbollistë nisen drejt Norçias.

Dje, në FSHF është mësuar se sektori i ekipeve kombëtare ka njoftuar urgjent futbollistët Robert Grizha, Eldorado Merkoçi dhe Suad Licin e Tiranës për t'u nisur drejt Norças. Këta futbollistë do të jenë përforcimet për ekipin kombëtar B. Ndërkohë mësohet se Ardit Beqiri ka pranuar dje të udhëtojë drejt Norçias, edhe pse ka disa probleme personale. Faktin që kombëtarja B do të përforcohet nga futbollistë të tjerë të kampionatit shqiptar, e kanë pohuar edhe drejtuesit më të lartë të FSHF-së., Armand Duka. Sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Starova, ka pohuar se kombëtares B do t'i shtohen radhët. "Futbollistët që do të udhëtojnë drejt Italisë sot paradite janë Suad Lici, Eldorado Merkoçi, Ardit Beqiri dhe Robert Grizha. Të paktën mbrojtësit duhet të nisen patjetër drejt Italisë, pasi kombëtarja në këtë repart është në pikë të hallit," - është shprehur dje sekretari i përgjithshëm i FSHF-së. Sipas këtij të fundit, këta futbollistë do të jenë të vetmit përforcime për ekipin kombëtar B, që sot në orën 14.30 luan ndeshjen e parë me Oradean në turneun e Norçias.
Ndërkohë, kuqezinjtë që janë në Norçia kanë zhvilluar stërvitjen e parë në tokën italiane. Gjendja e ekipit është e mirë, edhe pse Brigeli ka mbetur i habitur nga numri i pakët i futbollistëve të kampionatit shqiptar të futbollit. Brigeli nuk ka preferuar të polemizojë për mungesat e disa lojtarëve, por ka kërkuar vetëm bashkëpunim me klubet shqiptare të futbollit. Për sa i përket formacionit, gjithçka mbetet enigmë, pasi mungesat janë të shumta dhe Brigelit i duhet të improvizojë, jo pak.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Shkurt 2004 08:35
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Kompania e veshjeve sportive "Umbro" do të jetë sponsori i ri teknik i kombëtares shqiptare.

Kombëtarja shqiptare, këtej e tutje, do të ketë sponsor teknik firmën e veshjeve sportive angleze "Umbro". Ka qenë zëdhënësi i shtypit në FSHF, Lysien Nurishmi, ai që e ka konfirmuar një fakt të tillë dje për "Sportin shqiptar". Sipas Nurishmit, dje është rënë dakord mes FSHF-së dhe përfaqësuesve të kësaj firme veshjesh sportive që kjo e fundit të furnizojë kombëtaren shqiptare me materialet e nevojshme. Në fakt, dje, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, është takuar me drejtuesit e kompanisë së veshjeve sportive "Umbro" dhe ka diskutuar gjatë me ta për këtë çështje. "Të dyja palët kanë diskutuar gjatë mes tyre për një kontratë të mundshme, e cila do të nënshkruhet shumë shpejt," - është shprehur zëdhënësi i shtypit, Nurishmi. Sipas këtij të fundit, palët kanë rënë parimisht dakord që "Umbro" të jetë sponsori teknik i kombëtares shqiptare. "Mund të konfirmoj që palët kanë rënë dakord parimisht që "Umbro këtej e tutje të jetë sponsori teknik i FSHF-së dhe i kombëtares shqiptare. Bëhet fjalë për një kontratë, e cila favorizon federatën dhe që do të nënshkruhet këto ditë," - ka vijuar më tej zëdhënësi i shtypit në FSHF. Sipas marrëveshjes, "Umbro" do ta furnizojë pa para kombëtaren shqiptare me materialet e nevojshme, si bluza, tuta, mbathje, këpucë etj. "Umbro", furnizimin e kuqezinjve me veshje të reja do ta bëjë në këmbim të së drejtës ekskluzive për t'u quajtur sponsori teknik i kombëtares shqiptare. Madje firma angleze e veshjeve sportive, këtej e tutje, do të ketë ekskluzivitetin e shitjes së bluzave të ekipit kombëtar shqiptar. Mësohet se dy drejtuesit e "Umbros", që dje kanë diskutuar me presidentin Duka, janë interesuar që kombëtarja shqiptare që në ndeshjen me Suedinë të furnizohet me veshjet e reja të kësaj firme. Kjo gjë që, sipas vetë drejtuesve të "Umbros", është më se e realizueshme. Ndërkohë, "Umbro", në garën për të veshur kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Hans Peter Brigel, ka lënë pas firmën "Puma", furnizuesen e mëparshme të FSHF-së me veshje sportive, si dhe firmën e njohur në këtë fushë "Nike". Mësohet se kontrata mes palës shqiptare dhe "Umbros" është e vlefshme deri në 2006-n. Ndërkohë, nga drejtues të lartë të FSHF-së është mësuar se fanella tradicionale kuqezi e kombëtares shqiptare nuk do të ndryshojë. "Bëhet fjalë vetëm për një ndryshim në stilin e veshjeve, të cilat këtej e tutje do të jenë vërtet shumë të bukura," - ka përfunduar Nurishmi.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Shkurt 2004 17:26
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
drini_pr
Anetar i ri

Regjistruar: 15/02/2004
Vendbanimi: prishtin
Mesazhe: 1

tung

une edhe pse jam antar i ri(Kosoves- PRishtines) niher po i lexoj te gjitha mesazhet e me von do te filloj edhe uen me diskutimet rreth kombetares se ajo eshte edhe e jonatung tung

__________________
Qiellu eshte i kalter, ret jan te bardha, kjo deshmon se edhe zoti edhte PLIS

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Shkurt 2004 13:33
drini_pr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė drini_pr Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me drini_pr (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė drini_pr't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: drini_pr Shto drini_pr nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto drini_pr nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Brigel: Fitorja nuk do tė ishte ēudi

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re brigel-1.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 61 herė.

Trajneri gjerman deklaron objektivat e kuqezinjve për miqësoren me Suedinë që do të zhvillohet në “Qemal Stafa”.

Trajneri i kuqezinjve, Hans Peter Brigel beson se të përzgjedhurit e tij do të arrijnë të bëjnë një paraqitje të mirë në miqësoren me Suedinë. Vlerësime maksimale për kundërshtarin nga ana e gjermanit duke e etiketuar si një nga skuadrat më të mëdha në Evropë. Por në të njëjtën kohë ai thekson se lojtarët e Kombëtares nëse do të jenë në një ditë të mirë do të bënin çudira në “Qemal Stafa”.

Një miqësore luksi ku përveç eksperimentimeve të mundshme do të kërkohet dhe rezultati. Sipas gjermanit një fitore në këtë ndeshje nuk do të ishte çudi. “Është një ndeshje miqësore ku lejohen edhe eksperimentimet. Do të vihemi përballë një kundërshtari si Suedia i cili duhet të pranoj se është një nga skuadrat më të mëdha të Evropës.

Gjithsesi përsa i përket rezultatit një fitore për ne nuk do të ishte surprizë. Nëse do të jemi në jë ditë të mirë do të na buzëqeshë fitorja”, ka theksuar gjermani. Ndërkohë që Brigel është ndalur edhe njëherë në turneun e Norçias duke përmendur elementët që u fituan nga ky aktivitet.

- Keni përpara një ndeshje miqësore ku do të viheni përballë një kundërshtari si Suedia. Çfarë do të synojë Kombëtarja në këtë takim?
- “Kjo ndeshje do të thotë shumëpër ne. Suedia në lojë ka shumë ngjashmëri me Danimarkën, të cilën e kemi në grup në eliminatoret e botërorit. Mund të them se është një nga skuadrat më të forta të Evropës dhe këtë e ka treguar dhe në eliminatorete evropianit ku është kualifikuar pa asnjë problem. Ne do të eksperimentojmë por do të mendojmë edhe për rezultatin. Nëse do të jemi në një ditë të mirë një fitore e arritur nga ana jonë nuk do të ishte çudi”.

- Lojtarët e rinj që keni grumbulluar dhe që vijnë direkt nga Norçia mos ndoshta do të thotë se ishin më të mirët në këtë turne?
- “Natyrisht që ka lojtarë që janë dalluar në Norçia por që nuk janë përfshirë në listën e lojtarëve të grumbulluar për miqësoren me Suedinë. Në miqësoret e tjera do të ketë emra të tjerë lojtarësh që kanë bërë një paraqitje shumë të mirë në Norçia. Dua të veçoj Kapllanin, Bylykbashin, Mancakun, Xhafën, Pishën si dhe Beqirin, i cili është grumbulluar për këtë miqësore”.

- Mungesa e tre lojtarëve të Tiranës për këtë miqësore Dabulla,Muka dhe Dede mos ndoshta ka lidhje me mosardhjen e tyre në Norçia?
- Përsa i përket Dabullës unë mendoj se ai duhet të ndryshojë qëndrimin e tij dhe duhet të bëhet më profesionist. Ndërsa për Deden dhe Mukën ata kanë njoftuar se janë të dëmtuar dhe unë nuk i kam thirrur. Të dy këta lojtarë do të vazhdojnë të jenë pjesë Kombëtares.

- A është Brigel një menaxher i lojtarëve shqiptar?
- “Në radhë të parë nuk është detyra ime që tu gjejë lojtarëve skuadër. Nëse menaxher apo drejtues skuadrash më pyesin unë jap mendimin tim dhe kjo është mëse normale. Mund të them që sado të rritet kampionati shqiptar nuk mund të prodhojë lojtarë që të jenë në një nivel të lartë. Do të ishte mirë që një lojtarë i ri dhe që ka dëshirë për tu bërë i njohur duhet të kërkoj të gjejë një skuadër të madhe”.

- Gjatë kësaj kohe të kanë pyetur për ndonjë lojtarë shqiptar?
- “Më kanë marrë në telefon dhe më kanë pyetur për lojtarët që luajnë kryesisht në Gjermani. Kanë qenë menaxher të ndryshëm që janë interesuar. Mund të përmend Aliajn, Çipin, Beqirin apo Shkëmbin”.

- Po ju vetë keni bërë ndonjë sugjerim për ndonjë lojtarë?
- “Une e thashë edhe më parë që kur më kanë pyetur kam dhënë mendimin tim. Por që të marr vetë inisiativën i pari dhe të jap sugjerime nuk ka ndodhur asnjëherë”.
- Po në Norçia kishte interesime nga ana e menaxherëve të huaj?
- “Unë nuk kam patur kontakte me menaxher të huaj. Di që shumë prej tyre kanë qënë të pranishëm në Norçia dhe kanë vëzhguar lojtarë”.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Shkurt 2004 09:09
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Kuqezinjtė "ngrijnė" nordikėt nė "Qemal Stafa"

Kombëtarja fiton 2-1 ndaj Suedisë, finalistes së Euro 2004-s, dhe mbetet e pathyeshme në shtëpi.

Tashmë mund të quhemi pa frikë të pathyeshëm në fushën tonë. Pas Rusisë, Zvicrës, Irlandës etj., skuadra të njohura evropiane këto, i erdhi radha edhe Suedisë nordike, finaliste e Evropianit të këtij viti, që të provojë "shuplakën" kuqezi. Mbrëmë "Qemal Stafa" ka "prodhuar" një tjetër spektakël të kombëtares sonë, e cila i ka kënaqur pa masë mijërat e tifozëve kuqezinj, të cilët nuk kanë dashur t'ia dinin për të ftohtin e madh, por e kanë skuqur ndërkombëtarin tonë. Kësaj here nuk kemi marrë pikë për ndonjë lloj renditjeje, por kemi treguar se jemi në rritje të vazhdueshme dhe nuk ndihemi aspak inferiorë para çdo kundërshtari. E thënë ndryshe, pas ndeshjes së mbrëmshme, të gjithë kemi të drejtë të besojmë se Shqipëria edhe mund të pretendojë. Në fakt, miqësorja e mbrëmshme nuk ka sjellë ndonjë të re, për sa i takon mënyrës së lojës dhe emrave që ishin në fushë. Trajneri Brigel u ka besuar kuqezinjve titullarë, që kanë luajtur edhe në fazën kualifikuese për Euro 2004, vetëm me pak ndryshime në repartin e sulmit. Kështu, në katërkëndorin kuqezi është vendosur sërish kapiteni Strakosha, i cili i ka sfiduar, si gjithnjë, vitet që ka mbi shpatulla dhe ka shkëlqyer, sepse ka qenë vërtet shpëtimtar në disa raste. Përpara tij qëndronte Geri Çipi, përherë i pakalueshëm, ndërsa në krah të tij vinin Ardian Aliaj dhe Elvin Beqiri, edhe këta në lartësinë e duhur. Madje vlonjati i Oberhauzenit ka arritur ta përsërisë suksesin e tij, duke shënuar një tjetër gol, atë të fitores. Mesfusha përbëhej nga të zakonshmit Hasi, Skela, Cana, Klodian Duro dhe Murati. Të pestë, pa përjashtim, kanë zhvilluar një ndeshje tepër dinjitoze. Prej tyre duhet veçuar kosovari i Paris SG-it, Lorik Cana, i cili ka nxjerrë një 90-minutësh "të artë". Sulmi, në fillim të ndeshjes i është besuar Rrakllit dhe Bushit, që nuk janë marrë vesh edhe aq mirë me njëri-tjetrin. Megjithatë, aktivizimi i Tares dhe i Myrtajt në pjesën e dytë, në vend të tyre, ka treguar se kjo dyshe qëndron më lart. Veç të tjerash, kombëtarja shqiptare ka treguar sërish mbrëmë se di të reagojë edhe kur gjendet në disavantazh, gjë të cilën e ka treguar edhe në ndeshjet paraardhëse. Ndonëse kanë pësuar një gol në fillimin e pjesës së dytë, kuqezinjtë tanë nuk janë demoralizuar aspak, por e kanë rritur forcën e sulmit dhe kanë arritur të shënojnë dy herë me anë të "trurit" të mesfushës kuqezi, Skela, dhe "snajperit" Ardian Aliaj. Po kështu, i rëndësishëm është edhe fakti tjetër: kuqezinjtë, megjithëse udhëhiqnin ndaj kundërshtarit, nuk kanë lëshuar terren, por kanë tentuar të shënojnë sërish. Nëse rasti i artë i Tares dhe penalltia e Skelës do të ishin finalizuar me sukses, fitorja e mbrëmshme do të ishte edhe më me peshë. Gjithsesi, sikurse ka thënë edhe vetë Brigeli pas ndeshjes, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Vërtet kombëtarja jonë ka hyrë tashmë në "bursën" e futbollit evropian, por finalet e një evropiani apo botërori mbeten ende ëndërr. Mbase Brigeli, me punën e tij, falë përkushtimit dhe sedrës së futbollistëve, shto këtu edhe atë mbështetje të fuqishme të tifozerisë së zjarrtë kuqezi, do ta çojë këtë kombëtare më lart. Mbase s'duhet nxituar, apo kaluar në eufori, por shenjat e një gjëje të tillë i kemi dhënë më shumë se kurrë mbrëmë...

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Shkurt 2004 09:20
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Thumbs up

Kombėtarja: Barazimi, buzėqeshja e ngrirė nė Talin.

Kuqezinjtë, pas 4 fitoresh radhazi në shtëpi, barazojnë 1-1 në trasfertë me estonezët.

Estoni - Shqipëri 1-1

Estonia
Poom
Jaager
Stepanov
Piiroja
Klavan
Rahn
Rooba (Smironov 73')
Reim
Viikmae
Oper
Lindpere (19?Kink 80')

Shqipëria
Lika (Strakosha 46')
A.Beqiri
Dede
E.Beqiri
Aliaj
Hasi
Lala (Haxhi 46')
Murati (Skela 46')
K.Duro
Bushi (Kapllani 67')
Tare (Myrtaj 89')

Shënues: Aliaj 51', Viikmae 80'
Gjyqtar: Andrejs Sipailo (Letoni)
Kartonë të verdhë: Tare, Hasi, Skela.

"Radiografia"
5'- Sulmuesi i Estonisë, Oper, ka një rast të pastër për shënim. Përballë Likës, ai gjuan jashtë, por më parë është sinjalizuar një pozicion jashtë loje.
10'- Aliaj kroson bukur nga e majta për Taren brenda zonës, por ndërhyn me shpejtësi mbrojtësi Piroja, duke larguar topin në goditje këndi para se ai të mbërrijë te koka e shtatlartit kuqezi.
14'- Dede kthen një top të rrezikshëm prapa. Korrigjon gabimin e shokut të tij E.Beqiri, i cili e largon topin para se sulmuesi estonez të kërcënojo portën e Shqipërisë.
19'- Goditje dënimi në favor të estonezëve, e cila ekzekutohet nga Lindpere. Gjuan me kokë Ran, por pa problem për Likën.
22'- Reim ekzekuton një goditje nga këndi. Grushton topin portieri Lika, duke larguar rrezikun nga zona e rreptësisë.
23'- Murati kroson një top në zonë, pas një goditjeje dënimi, por Bushi nuk arrin të gjuajë me kokë drejt portës kundërshtare.
26'- Lala gjuan fort me të djathtën në një pozicion ballor, por pret i sigurt portieri Poom.
27'- Lala provon sërish nga distanca, por gjen të gatshëm portierin e Estonisë, i cili kontrollon topin.
28'- Oper gjuan nga një pozicion diagonal, por topi përfundon jashtë kuadratit të portës së mbrojtur nga Lika.
35'- Një tjetër kthim i gabuar i topit prapa i Dedes dhe Estonia ka mundësi të shënojë me anë të sulmuesit Vikmae. Del në mënyrë të gabuar edhe portieri Lika, por korrigjon më pas Dede, duke bllokuar gjuajtjen e kundërshtarit në momentin final.
40'- Kundërsulm i shpejtë i Estonisë pas një gabimi të Lalës në mesfushë. Krosim i rrezikshëm në zonë nga e majta, por spastron zonën Elvin Beqiri.
43'- Duro harkon topin në zonë nga një goditje dënimi, por nuk gjen asnjë nga shokët e tij, pasi ndërhyn saktë mbrojtja estoneze.
49'- Krosim i rrezikshëm i estonezëve në zonë, por grushton topin Strakosha, duke e larguar në goditje këndi.
50'- Skela, i futur në lojë në pjesën e dytë të takimit, provon me një gjuajtje jashtë zonës. Pret me qetësi portieri Poom.
53'- Aliaj kalon Shqipërinë në avantazh. Vlonjati merr një top të saktë brenda zonës nga Hasi, gjuan me qetësi dhe topi përfundon në rrjetë. Shqipëria udhëheq 1-0.
55'- Oper gjen hapësirë në afërsi të zonës dhe gjuan menjëherë, por topi nuk gjen dot kuadratin e portës.
56'- Estonia pranë golit të barazimit. Piroja gjuan bukur me kokë, por është shtylla traversale ajo që i vjen në ndihmë portierit Strakosha.
59'- Porta e Shqipërisë shpëton për mrekulli. Sërish me fat portieri Strakosha, pasi edhe njëherë topi përplaset në traun e portës. Ka qenë sërish mbrojtësi Piroja ai që ka goditur bukur me kokë.
63'- Estonezët kanë një mundësi mjaft të mirë për të shënuar, por E.Beqiri bllokon topin e gjuajtur nga sulmuesit kundërshtarë në momentin e fundit.
66'- Estonezët i afrohen sërish golit të barazimit. Krosim i rrezikshëm tokazi nga e majta, por ndërhyn saktë E.Beqiri, duke larguar topin.
70'- Jager provon me një gjuajtje të fortë nga distanca, por në mënyrë krejtësisht të gabuar.
71'- E.Beqiri largon topin nga këmbët e sulmuesit Vikmae në momentin kur ky i fundit kishte dalë përballë Strakoshës dhe do të gjuante drejt portës.
73'- Oper gjuan jashtë zonës me të djathtën, por pa gjetur kuadratin e portës së Strakoshës.
75'- Duro kërkon të japë një top për Skelën brenda zonës, por janë të kujdesshëm mbrojtësit estonezë, të cilët largojnë rrezikun.
78'- Duro fiton një goditje dënimi në afërsi të zonës së rreptësisë. Ekzekuton Aliaj me të majtën dhe portieri Poom është i detyruar ta largojë topin në goditje këndi.
81'- Vikmae arrin ta barazojë rezultatin. Sulmuesi estonez merr një top brenda zonës, rrotullohet dhe gjuan menjëhere në drejtim të portës. Topi përplaset në shtyllën e djathtë pingule dhe më pas përfundon në rrjetë. Barazim 1-1.
87'- Skela nuk arrin të gjuajë drejt kuadratit, pasi bllokohet në momentin e fundit nga mbrojtja kundërshtare.
88'- Vikmae fiton një dyluftim me Duron dhe hyn në zonën e rreptësisë, por bllokohet nga Aliaj përpara se të gjuajë.
90'- Goditje dënimi për Estoninë në kufijtë e zonës së rreptësisë. Gjuan Reim, por largon topin mbrojtja jonë.


Vlerësimet e protagonistëve kuqezinj.

Ilion Lika
Portieri i bluve të Dinamos ka shfaqur një lojë relativisht të mirë, ndonëse duhet thënë se në 45 minutat në të cilat u aktivizua nuk pati shumë punë. Megjithatë, Lika dje është shfaqur i sigurt në daljet nga porta, duke qenë i lëkundur vetëm në një rast. Duket se do të jetë pikërisht ai post-Strakosha në kombëtare.

Elvin Beqiri
Gabimi në pësimin e golit të barazimit e zbeh fare pak ndeshjen e tij. Beqiri është rikthyer si qendërmbrojtës pikërisht dje dhe ka zhvilluar një lojë të pëlqyeshme dhe mjaft efikase. Shkodrani tashmë është një element i palëvizshëm në formacionin e Brigelit.

Nevil Dede
Një lojë e relativisht pëlqyeshme, por që gjithsesi pati oshilacione të vogla. Një gabim në kthimin e topit mund t'i kishte kushtuar rëndë ekipit, megjithatë, në tërësi, Dede ka bërë jë paraqitje pozitive në miqësoren e djeshme.

Ardit Beqiri
Një tjetër lojtar i kampionatit tonë, që starton takimin si titullar. Pjesa e parë nuk do t'i hapë shumë telashe mesfushorit të Partizanit, por në të dytën përgjegjësia rritet së tepërmi. Mund të ishte shfaqur më ngulmues në çaste të caktuara.

Ardian Aliaj
Është pa dyshim idhulli i ri i tifozerisë kuqezi. Aliaj ka shënuar sërish dje, duke pasur mesataren më të mirë ndeshje-gol, mbase në tërë historinë e kombëtares sonë. Gjashtë ndeshje dhe gjashtë gola të shënuar flasin vetë. Për sa i përket aspektit taktik të lojës, roli i ri që duhej të mbulonte mbase nuk ka qenë më i përshtatshmi për të. Megjithatë, dje ka qenë më i miri në fushë për kuqezinjtë.

Edvin Murati
Një pjesë e parë jo fort e kënaqshme. Ka luajtur më i tërhequr se zakonisht, duke mos dhënë rendimentin e zakonshëm. Dalje jo të shpejta dhe një mosorientim me mbrojtjen nuk e kanë bërë mbrëmjen e djeshme mjaft të mirë për mesfushorin e Iraklisit.

Besnik Hasi
Kapiteni i kuqezinjve ka qenë një ndër më të lëvizshmit dhe më të saktit në ndërhyrje për tanët. Aktivizimi i tij për 90 minuta tregon edhe njëherë vlerën dhe domosdoshmërinë e tij në kombëtare. Pjesa e dytë ka qenë më e lodhshme për të, megjithatë ai ka ditur ta përballojë situatën. Mjaft deciziv në dhënien e asistit për Aliajn.

Altin Lala
"Zotëria 100%" nuk ishte në maksimumin e tij. U përpoq që të ndihmonte sulmin e skuadrës gjatë aktivizimit të tij, por nuk ka mundur t'i konkretizojë ashtu siç duhet aksionet. Në pjesën e parë ka qenë i vetmi që ka tentuar të godasë portën kundërshtare nga distanca.

Klodian Duro
Nuk ka qenë roli më i përshtatshëm ai i fillimit të ndeshjes për elbasanasin. Nuk është përshtatur siç duhet me pjesën tjetër të skuadrës në pjesën e parë. Pjesa e dytë e ka gjetur Duron në pozicionin e tij natyral në kombëtare dhe rendimenti është ngritur ndjeshëm. Megjithatë, dje nuk ka qenë në një ditë të mirë.

Igli Tare
Mbase nuk ka qenë moduli më i përshtatshëm për t'i shërbyer shtatlartit kuqezi. Në pjesën e parë ishte thuajse inekzistent, pasi nuk është shërbyer shumë nga pjesa tjetër e ekipit. Në të dytën është përpjekur që të bëjë diçka më shumë, por nuk ka mundur të realizojë një lojë të bukur.

Alban Bushi
Nuk ka treguar thuajse asgjë gjatë gjithë aktivizimit të tij. Është shfaqur mjaft individualist dhe nuk ka vepruar si duhet përpara në ndihmë të Tares. Në 45 minutat e dyta ka kërkuar që të japë diçka më tepër, por nuk ka mundur që të hyjë në lojë. Mbase duhej të ishte ndërruar më shpejt.

Foto Strakosha
I pafaj në rastin e pësimit të golit. Nuk ka pasur asnjë përgjegjësi në rreziqet që kalonte porta jonë. Vazhdon të jetë konstant në paraqitjet e tij, ndonëse dje u aktivizua vetëm 45 minuta.

Altin Haxhi
I jep më shumë ritëm krahut të majtë të mesfushës sonë, por nuk ka arritur të punojë siç duhet në fazën mbrojtëse. Është përpjekur të luajë për skuadrën gjatë aktivizimit të tij, por ka shfaqur një pasiguri të theksuar në shërbimet për shokët.

Ervin Skela
Hyrja e tij në lojë ishte faktori kryesor i shënimit të golit. Fantazia e tij i dha më tepër vizion lojës sulmuese dhe aksionet u bënë më të rrjedhshme. Nuk ka pasur mbështetjen totale të skuadrës gjatë pjesës së dytë, në minutat në të cilat u aktivizua.

Etmond Kapllani
Pritej më shumë prej tij, por nuk arriti të bënte të njëjtën paraqitje si ndaj Suedisë në "Qemal Stafa". Pak topa të luajtur dhe një dobësi e theksuar në shkëputjet nga krahët.

Florian Myrtaj
Nuk luajti thuajse fare. Minutat në të cilat u aktivizua nuk ishin të mjaftueshme për të pasqyruar realisht formën e tij.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Prill 2004 12:54
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 12:02 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Kombetarja Shqiptare > Kombetarja Shqiptare

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.