Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Historia > Nga Pavarsia nė Clirimin e Shqipėrisė nga Nazi-Fashizmi (1912-1944) > Kryengritja e Pergjithshme e Armatosur dhe Krijimi i Ushtrise se Pergjithshme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Kryengritja e Pergjithshme e Armatosur dhe Krijimi i Ushtrise se Pergjithshme

Krijimi i Ushtris Nacionalclirimtare

Pas Konferences se Pezes lufta e armatosur mori perpjestime te gjera. Cetat partizane u riten ne numer dhe ne veprimet e tyre luftarake u shtuan. Deri ne fund te vitit 1942 ne Shqiperi numuroheshin rreth 25 ceta partizane me afro 2000 luftetare. Kurse ne fillim te vitit 1943 nisi krijimi i batalioneve partizane. Deri ne korik qene formuar 20 batalione.
Zgjerimi i luftes se armatosur clirimtare dhe ritja e numrit te reparteve partizane shtruan nevojen e krijimit te nje qendre te vetme ushtarake per drejtimin e saj. Per kete qellim, me 4 korik u mblodh Keshilli i Pergjithshem Nacionalclirimtar, i cili vendosi krijimin e Shtabit te Pergjithshem te Ushtris Naconalclirimtare. Ne mbledhjen e tij te pare me 5 korik, shtabi zgjodhi si komandant Spiro Moisiun, kurse komisar politik, Enver Hoxhen. Me 10korrik, Keshilli i Pergjithshem, me anen e nje proklamate te posacme, njoftoi popullin per krijimin e Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise Nacionalclirimtare. Pas kesa, Shtabi i Pergjithshem nxori urdhrin per organizimin e ushtrise se regullt nacional clirimtare, mbi bazen e reparteve partizane qe vepronin ne te gjithe vendin. Me 15 gusht 1943 ne Vithkuq u krijua Brigada e I sulmuese.

Mbledhja e Mukjes

Zgjerimi i luftes se armatosur kunder pushtuesit fashist kerkonte angazhimin dhe bashkepunimin e te gjitha forcave politike ne vend. Per kete qellim Keshilli I Pergjithshem Nacjonalclirimtar, ne mbledhjen e dates 9 korik 1943, vendosi te ftonte Ballin Kombetar ne bisedime, per te diskutuar problemin e bashkimit e te angazhimit te forcave ne lufte kunder pushtuesit.
Takimi u zhvillua me 1-3 gusht te vitit 1943 ne Mukje, afer Krujes. Ne mbledhje u diskutua per gjendjen ne vend dhe u moren vendime per nje numer ceshtjesh te rendesishme, nder to dhe vendimi per krijimin e Komiteti te Shpetimit te Shqiperise. Ky organizim, me perfaqsim te barabarte, do te drejtonte luften dhe pas saj do te organizonte zgjedhjet e lira ne vend. Mbledhja diskutoi dhe per ceshtjen e Kosoves. Pjesemaresit rane dakord qe kjo ceshtje do te zgjidhej pas mbarimit te luftes me vetevendosje, sic e parashikonte dhe Karta e Atlantikut.
Komiteti Qendror i PKSH dhe Keshilli i Pergjithshem Nacionalclirimtar nuk e pranuan marveshjen per krijimin Komitetit te Shpetimit te Shqiperise, me arsyen se me te Balli Kombetar fitonte te drejta qe nuk i takonin, pasi ai deri ateher nuk ishte hedhur ne lufte. Sipas tyre, delegacioni i Frontit i kishte kaluar kopetencat e dhena dhe kishte dale jashte platformes se Frontit Nacionalclirimtar. Me krijimin e Komitetit te Shpetimit te Shqiperise spostohej dhe zhvleresohej Keshilli i Pergjithshem Nacionalclirimtar i zgjedhur nga Konferenca e Pezes. Me anullimin e vendimeve te Mukjes, Partia Komuniste tregonte se nuk pranonte te ndante udheheqjen e luftes dhe te pushtetit me asnje force tjeter politike. Ne kete rast, Fronti Nacionalclirimtar mori mbi vete pergjegjesine e denoncimit te Marreveshjes se Mukjes, kurse Balli Kombetar, nga ana e tij, nuk diti te perfitonte nga gjendja e krijuar, pasi edhe me pas vazhdoj te qendronte ne pozita te pritshmerise, duke mos i angazhuar forcat ne lufte kunder pushtuesit.

Kapitullimi i Italis fashiste.

Me 8 shtator 1943 u shpall kapitullimi i Italis fashiste. Kapitullimi i Italis erdhi si pasoje e disfatave qe pesuan armatat gjermane dh italiane ne luftimet me Fuqite Aleate. Populli shqiptar, nje nga viktimat e para te agresionit fashist, me luften e tij te vendosur kishte dhene ndihmesen e vet ne dobsimin e makines luftarake te fashizmit italian. Aramta IX italiane, qe ndodhej ne Shqiperik, ne perputhje me marveshjen e kapitullimit, detyrohej te pushonte veprimet luftarake dhe t’ia dorezonte armet Ushtris Nacionalclirimtare. Shtabi i Pergjithshem i UNÇSH-se u beri thirje Komandes se Larte Italiane dhe gjithe trupave italian qe te luftonin se bashku me Ushtrin Nacionalclirimtare Shqiptare kunder nazisteve gjerman. Por kryekomanda e trupave italiane nuk ju pergjigj thirrjes. Ajo u dha urdher trupave italiane qe te dorezoheshin te gjermanet. Keshtu pjesa me e madhe e Armates IX italiane u carmatos nga ushtria hitlerjane. Nazistet masakruan barbarisht mijra ushtar italian dhe dhjetra mijra te tjer i derguan per pune te detyruar ne Gjermani. Vetem rreth 15 mij ushtar e oficer italian, shumica efektiv te divizionit “Firencia”, nuk pranuan te dorezoheshin te gjermanet. Nga keta 1500 vete u bashkuan me Ushtrine Nacionalclirimtare pr te luftuar kunder ushtris hitlerjane. Me ta u krijua batalioni “Antonio Gramshi”, ne preberjen e Brigades se I. Pjesa tjeter, qe nuk donte te luftonte, u shpernda ne zonat e cliruara te vendit, ku u prit dhe u trajtua pa paragjykime nga populli shqiptar.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Shtator 2003 03:50
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 13:27 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Historia > Nga Pavarsia nė Clirimin e Shqipėrisė nga Nazi-Fashizmi (1912-1944) > Kryengritja e Pergjithshme e Armatosur dhe Krijimi i Ushtrise se Pergjithshme

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.