Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Gjuha Shqipe > Nga Pavarėsia deri nė ditėt e sotme. > Gjuha Shqipe: A po defermohet ajo Vlerėsimi i Temės: 14 votime, mesatarja 4.79.
Gjithsej 13 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Admirali
ITSD Engineer

Regjistruar: 07/01/2003
Vendbanimi: Durrės
Mesazhe: 2298

Kthimi Mbrapsht I Gjuhes Shqipe

Nga Prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj

Rikthimi i fjaleve te huaja, zevendesimi i te cilave me fjale amtare apo te krijuara sipas gjedheve e me brumin e shqipes ishte kryer gati perfundimisht, perben nje dem te jashtezakonshem dhe nje tregues te qendrimit te papergjegjshem te shtetit dhe te shoqerise shqiptare ndaj gjuhes. Fjalet e huaja te panevojshme e perfryrjet bombastike po ia zene frymen shqipes. Kemi bere kohet e fundit nje anketim me mesues te shkollave te Tiranes dhe u kemi drejtuar pyetjen "Cilat jane fjalet e huaja te panevojshme qe ua vrasin me shume veshin?". Shumica e tyre kane dhene kete pergjigje te prere: "ato qe perdorin disa nga politikanet shqiptare" dhe sjellin vargje te gjata fjalesh si: solucion ne vend te zgjidhje, gjeneron per lind, shkakton, bilaterale per dypaleshe, multilaterale ne vend te shumepaleshe, komisioni bipartisan ne vend te dypalesh, bodigard / bodiguard ne vend te truproje, roje personale, implementoj ne vend te zbatoj, lider, ne vend te kreu, udheheqesi, lidership kryesia a udheheqesia; spacio ne vend te hapesire, vend; menaxhoj e menaxhim ne vend te qeveris, drejtoj, qeverisje, drejtim, koordinoj e koordinim ne vend te bashkerendoj e bashkerendim; violnece ne vend te dhune, violent-e ne vend te i dhunshem, e dhunshme; starton ne vend te fillon, nis, ze fill; konciz ne vend te i permbledhet, i shkurter; interferoj ne vend te nderhyj,nderndikoj; interferim ne vend te nderhyrje, nderndikim; ekuivalent-e ne vend te i barazvlershem; Madje, sic ka vene ne dukje edhe shkrimtari Ismail Kadare, disa politikane dhe shtetare, jo vetem nuk ndreqen, nuk duan t' ia dine aspak per demin qe po i sjellin shqipes, po edhe vazhdojne te "kerkojne" per te prure sa me shume fjale te huaja, te reja. Kur degjoj si flasin shume nga ata qe intervistohen tek emisioni "SHQIP" ne Top Channel me vjen ta marr ne telefon drejtuesen dhe t'i them ta nderroje titullin, ta shkruaje qe ajo pyet shqip, por te ftuarit flasin anglo-italo-shqip. Dhe kjo udhe e mbrapshte me sa duket nuk ka te sosur.

Ja disa prej fjaleve te huaja te panevojshme, te cilat vite me pare kane qene menjanuar me sukses nga fjalet shqipe perkatese: eksperience (pervoje), ambient (mjedis), evitoj (shmang, menjanoj), dedikoj (perkushtoj), presion (trysni), rekomandoj (keshilloj), ekspresiv (shprehes), ekspresivitet (shprehesi), iniciative (nisme), kurioz-e (kureshtar-e), kuriozitet (kureshtje), distance

(largesi), distancoj (largoj), aktivitet (veprimtari), kontribut (ndihmese), prezent-e (i pranishem, e pranishme), elektoral-e (zgjedhor-e),lokal-e (vendor-e), karte identiteti (leternjoftim), persekutoj (perndjek), publikoj (botoj, popullarizoj), total-e (teresor-e), totalisht (teresisht, krejtesisht), komunikoj (kumtoj), komunikate (kumtese), likuidoj (shlyej, laj, asgjesoj), likuidim (shlyerje, larje, asgjesim) e shume te tjera.


Marre nga gazeta Koha Jone

__________________
Quis custodiet ipsos custodes?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Prill 2003 19:36
Admirali nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Admirali Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Admirali (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Admirali Shto Admirali nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Admirali nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Rrushja
Anetar i ri

Regjistruar: 03/05/2003
Vendbanimi: Francė
Mesazhe: 2

Exclamation

Une po mendoj qi u deformue gūha Shqiptare!!!

Mirdita tōnve!!

A jeni shńosh e mir? Qe une po mendoj qi gūha Shype u deformue. Si pe shihni une po muńohna m'e rujt gūhën Shype sa ma has. A ka naj kush qi meńon kshtu si une? Une meńoj kshtu se krejt kah po ńi tyj fol Shyp, krejt p'e folin ni gūhë qi gati nuk p'e ngjoh.

Qe shok, e vllazën, motra e shoqe.

Qekaq për sod!!!!

Rrushja!!!

__________________
Jom Shyptare, jetoj nė Francė.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Maj 2003 21:58
Rrushja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Rrushja Kėrko mesazhe tė tjera nga: Rrushja Shto Rrushja nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Rrushja nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tonia
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 10/05/2003
Vendbanimi: Shqipėri
Mesazhe: 190

per rrushen

Mund te me thuash te lutem sa e afert eshte ajo qe ke shkruajtur me shqipen e folur ne jug?

me nderime

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Maj 2003 18:15
Tonia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tonia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tonia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tonia Shto Tonia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tonia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
albanologu
Anetar i ri

Regjistruar: 26/04/2003
Vendbanimi: Kukes
Mesazhe: 9

Re: ehe...

Citim:
Po citoj ato që tha Endri
Ehe edhe prit vitin qe vjen te na dali gjuha shqipe pasadhese e gjuhes sllave.


Nuk keni te drejte te flisni keshtu. Gjuha shqipe, nuk ka njohur asnjehere ndikime sllave, ose ato kane qene te paperfilleshme. Kjo ka ardhur nga natyras e kundert e gjuheve sllave me gjuhen tone. Pastaj gjuha jone eshte me e zhvilluar strukturalisht, prandaj mundesite per te ndikuar jane krejt simbolike.
Nese e ke fjalen per ndikime tjera, po. jam dakord. Shume shqiptareve u ka lene vrage pushtimi i gjate sllav. Ka disa nga njerezit tane, sidomos ne Kosove e Maqedoni, qe per shkak te ndikimeve te shumellojshme flasin shqip, por mendojne sllavisht. Kjo eshte tragjedi, sidomos kur ne shqiptaret jemi ne pragun e bashkimit kombetar.
Kam respekt per ju dhe mendimin tend, nese e ke fjalen ketu, por duhet detyrimisht organizim i energjive tona intelektuale per te perballuar kete sfide.

Kaq

__________________
Atdheu madhohet permes nje gjuhe te perparuar

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Maj 2003 17:50
albanologu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė albanologu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me albanologu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: albanologu Shto albanologu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto albanologu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
albanologu
Anetar i ri

Regjistruar: 26/04/2003
Vendbanimi: Kukes
Mesazhe: 9

Re: Une po mendoj qi u deformue gūha Shqiptare!!!

Citim:
Po citoj ato që tha Rrushja
Mirdita tōnve!!

A jeni shńosh e mir? Qe une po mendoj qi gūha Shype u deformue. Si pe shihni une po muńohna m'e rujt gūhën Shype sa ma has. A ka naj kush qi meńon kshtu si une? Une meńoj kshtu se krejt kah po ńi tyj fol Shyp, krejt p'e folin ni gūhë qi gati nuk p'e ngjoh.

Qe shok, e vllazën, motra e shoqe.

Qekaq për sod!!!!

Rrushja!!!



Gjuha shqipe eshte konsoliduar bukur fort. Kjo eshte merite e Rilindasve tane ne rradhe te pare. Gjuha e Buzukut ka vlera studimore, por jo qe te flitet sot. Ashtu sikurse zhvillohet shoqeria, peson evolim edhe gjuha me perputhje me kete zhvillim. Gjithashtu gjuha shqipe, duke qene se ka rreth 30 vjet qe nuk eshte marre ende ne shqyrtim te disa ndryshimeve, ka nevoje per kete. Por jo ti lihet nje personi ne dore. Eshte detyre e elites tone ta normoje ate me tej.
Ti motra ime shqiptare, qe banon ne France, mund te kesh mendim te kundert, por une keshtu mendoj. Ne te gjithe kombet, gjuha eshte qeshtje akademikesh. Nuk mund te bejme perjashtim ne. Por nje gje duhet te dijme mire: Kurre nje dialekt apo zhargon nuk mund te behet gjuhe nornative.

Une te respektoj, por edhe kerkoj respekt prej teje

__________________
Atdheu madhohet permes nje gjuhe te perparuar

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Maj 2003 17:58
albanologu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė albanologu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me albanologu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: albanologu Shto albanologu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto albanologu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
albanologu
Anetar i ri

Regjistruar: 26/04/2003
Vendbanimi: Kukes
Mesazhe: 9

Citim:
Po citoj ato që tha Ana
Ja po e them edhe une mendimin tim.
Ne radhe te pare tema eshte shume interesante dhe personalisht me intereson shume, sepse mendoj qe origjnaliteti yne si komb varet 90% nga gjuha jone unike.
Kam vene re me trishtim se si po shformohet gjuha jone perdite e me teper, jo vetem nga te rinjte, por nga figurat qe dalin perdite ne televizor dhe qe u duket vetja akoma me intelektuale kur perdorin fjale qe shumica e popullit edhe nuk i kupton mire. JO pak faj kane dhe mediat ne gjuhen qe zgjedhin per te servirur lajmet, ku perdoren shume fjale qe po te mednohesh pak, ua gjen simotrat ne shqip. Nuk po flas ketu per fjale qe jane me origjne latine dhe shumica e vendeve ne Europe i perdorin dhe qe nuk kane perkthimin origjinal shqip, si intelektual, profesionist, universitet etj, por flase per fjale te tjera qe po t'i degjonin i madhi Lasgush Poradeci e Andon Zako Cajupi do ngriheshin atje nga prehen dhe do gjemonin me perbuzje ne fytyre te atyre qe i perdorin. KUsh i ka lexuar keta dy autore ( nuk po permend dhe Fishten e Migjenin, se do zgjatesha shume) ka hasur nje thesar te pacmuar fjalesh shqip, dhe shume emertime qe ne nuk i dinim qe mund te egzistonin ne shqip, ata vecse shkrimtare te medhenj, jane dhe fjaleformues te medhenj, jane ata per te cilet ne sot kemi nevoje.
Ndaj mediat kane rol vendimtar ne perhapjen e kultures dhe gjuhes shqipe, ata qe punojne aty, duhet te kene nje njohje te thelle te gjuhes tone, jo te na servirin fjale te sajuara per te na treguar qe kane bere nga nje specializim jashte.
TEma eshte shume e gjere dhe e gjate per te folur, por une per ta lehtesuar sadopak dhe per ta kanalizuar biseden dhe ne pika te tjera krejtesisht te lidhura me kete ceshtje, po hap nje nenteme tjeter qe besoj jep dhe nje ide mbi ate se si mund te zgjidhet kjo situate e krijuar.
Mirupafshim ne temen tjeter.



Pershendetje Ana

Jam shume dakord me Ju. Keni prekur nje teme shume te rendesishme. Eshte casti, kur gjuha shqipe duhet te konsolidohet. Duhen perdorur te gjitha mundesite, per te folur nje gjuhe te paster e te qarte. Gjuha jone e bukur i ka te gjitha aftesite per tu perdorur ne gojen e secilit shqiptar, ashtu sic duhet te jete. Ne duhet te tregohemi fleksibil ne kete drejtim. Folesit e sotem publike te gjuhes tone jane vetem politikanet dhe gazetaret, por tragjikja eshte se prapa perdes kane mbetur folesit e vertete dhe specialistet e vertete te reformimit te gjuhes, te cilet jane gjuhetaret ne rradhe te pare dhe vete populli qe e ka krijuar dhe zhvilluar kete gjuhe. Prandaj politikanet tane truthare dhe gazetaret politikane nuk kuptohen nga masa.
Energjite tona intelektuale, o sot o kurre, duhet te shpenzohen ne kete drejtim. besoj se do tu dale gjumi nje dite atyre dhe tu thone ndal masakruesve te gjuhes se bukur shqipe.

Ju mirekuptoj

__________________
Atdheu madhohet permes nje gjuhe te perparuar

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Maj 2003 18:15
albanologu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė albanologu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me albanologu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: albanologu Shto albanologu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto albanologu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
albanologu
Anetar i ri

Regjistruar: 26/04/2003
Vendbanimi: Kukes
Mesazhe: 9

Re: Gjuha Shqipe: A po defermohet ajo

Citim:
Po citoj ato që tha Endri
Sic e dini shume veta ne gjuhen shqipe kane hedhur fjale anglisht, greke, italisht pikerisht edhe un vete jam nje nga ata qe e flas te deformuar si psh kur themi nganjehere "kull fare" cool ne anglisht
Si mendoni rreth kesaj ceshtje?



I dashur Endri

Kjo dukuri nuk ndodh vetem me Ju, por me gjithe shqiptaret qe jetojne jashte. Madje edhe per ne qe jetojme e veprojme ne Atdhe. Sot kjo bote karakterizohet nga agresioni i kulturave. Vendet e civilizuara ne kete drejtim jane shume egoiste. Ata te imponohen me kulture, art, muzike, shkence...dhe ne shume raste te detyron. Kjo eshte nje dhune e heshtur, e cila po gjeti mungese identiteti, ose identitet te paqendrueshem, deperton pa meshire. Prandaj, eshte imperativ i kohes, qe ne shqiptaret te konsolidojme ndergjegjen tone kolektive, pavaresisht se ku jemi, ne Kanada, USA, Japoni apo Argjentine. Eshte nje gje e mire sot, se tani me mun ka provincializem. Njerezit merren vesh kudo, permes internetit. Edhe norma letrare eshte e publikuar, ndaj kerkohet kembengulje e perkushtim patriotik per te folur gjuhen tone te bukur shqipe. Shqipet, kudo qe jane duhet te dite se gjuha shqipe eshte nder 12 gjuhet me te zhvilluara te botes e nder 5 gjuhet me te zhvilluara ne Evrope. Ne duhet te jemi krenar per kete, e kurre inferiore.
Pastaj une nuk kam vetem problemin e shqiptareve qe sot jane ne vendet tjera, por me prokupon e ardhmja e brezave qe vijne. Ketu duhet te perqendrojme ne punen tone, ne baze te nje programi te perbashket gjitheshqiptar.

Ju pershendes

__________________
Atdheu madhohet permes nje gjuhe te perparuar

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Maj 2003 14:18
albanologu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė albanologu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me albanologu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: albanologu Shto albanologu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto albanologu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Endri
Moderator

Regjistruar: 02/01/2003
Vendbanimi: Today
Mesazhe: 1498

Albanologu
Duhet te Bejme me shume me nje fjale, me shume programe , me shume gjuha shqipe neper shkolla , me shume studime per gjuhen shqipe . Keto deformimet sduhet ti ndikojne shqiptaret por duhet te punojme me shume per pastertine e gjuhes shqipe.
E pse jo njerezit e tjere mos te mesojne gjuhen tone?
Eshte e lashte dhe e vecant.
Gjithe pershendetjet e mia Albanologu.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Qershor 2003 04:39
Endri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Endri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Endri (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Endri Shto Endri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Endri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ai
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 14/04/2003
Vendbanimi: italy
Mesazhe: 39

Mos i besoni te gjitha ato qe jane shkruar

I lexova te gjitha citimet rreth kesaj teme (te me falmi qe perdora nje fjale jo shqip -citimet- po kete fjale me kane mesuar ne shkolle per tu shprehur ne menyren e duhur)dhe mendoj se huazimet keto vitet e fundit jane bere paksa te shpeshta dhe te rrezikshme per gjuhen tone,dhe e gjej fajin per kete mbase e kam gabim te (mediat) shqiptare qe dita-dites vazhdojne te bombardojne veshet e (publikut) me fjale te huaja(kjo eshte e turpshme per ato me shtrirje kombetare).Por kjo behet me e hidhur kur e degjon dhe nga gojrat e politikaneve!Nuk do mohuar dhe fakti qe nje pjese e madhe e atyre qe ndodhen jashte atdheut(perfshir dhe mua) jane te detyruar te shtrydhen nga gjuhet e huaja deri sa te harrojne ate te nenes (disa me deshire te tjere me detyre). Po ,eshte e vertete ndodh kur je gjithnje ne (kontakt) me gjuhe te huaja ,por mjafton qe ne mendjen tuaj te mendoni ne shqip!

__________________
'parazit

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Qershor 2003 00:16
ai nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ai Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ai (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ai Shto ai nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ai nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tonia
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 10/05/2003
Vendbanimi: Shqipėri
Mesazhe: 190

ok

Eshte e vertete qe shume perdorin fjale te huaja sot ne Shqiperi thjesht sepse kjo i ben ata te duken me akademike apo thjesht "kull fare". Por ama nga ana tjeter mos harrojme qe shume fjale i mungojne shqipes nga nocionet e huaja. Kjo ndodh sepse nderkohe qe bota zhvillohej nga ana sociale dhe teknologjike neve kemi qendruar vendnumero per 50 vjet qe jane shume per ritmet me te cilat po zhvillohet njerezimi. E pra me hapjen e Shqiperise pervec fenomeneve te reja hyn dhe fjalet te cilat shoqeronin keto fenomene. Kjo dukuri i gjeti te papergatitur gjuhetaret tane ashtu si dhe shoqerine qe e pati me te lehte te pervetesonte fjale tashme te gatshme sepse komunikimi i menjehershem e kerkonte nje gje te tille dhe ne nuk mund te rrinim memece derisa te sajoheshin fjalet e reja nga mendjet e ndritura te akademikeve. Nderkohe keto u bene tashme pjese e jetes se perditshme dhe eshte veshtire te shkulen edhe pse jo e pamundur. Pastaj nuk po ndodh kjo dukuri vetem ne Shqiperi. Globalizimi ka ndikuar jo vetem ekonomine por me rradhe te gjitha sektoret qe rrjedhin prej saj qe fundja jane njerezit me jeten e perditshme dhe me gjuhen e perditshme.

Mos ja hedhim fajin vetem medias dhe politikaneve (ne fakt dyshoj per keto te fundit ne i kuptojne apo jo ato qe thone)

hajde tung
e thashe mire? )

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Qershor 2003 02:20
Tonia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tonia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tonia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tonia Shto Tonia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tonia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:58 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 13 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Gjuha Shqipe > Nga Pavarėsia deri nė ditėt e sotme. > Gjuha Shqipe: A po defermohet ajo

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.