Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Historia > Historia dhe politika, lidhje e perjetshme.
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Historia dhe politika, lidhje e perjetshme.

Po shikoja nje emision historik ne TV dhe me beri pershtypje nje thenie e nje profesori.

---Prezantuesi pyet: "Mendoni se ka ardhur koha tashme te gjykohet me objektivizem per ato ngjarje te 50 vjeteve me pare, larg ngjyrave politike?"
---Profesori pergjigjet: "Historia eshte gjithmone e varur nga politika. Madje politika ushqehet me manipulimin e historise. Tashme ka kaluar gjysem shekulli dhe mund te them se jane pjekur kushtet te jemi me objektive(behej fjale per vitin 47), por mos te harrojme se ceshtja mbeti 50 vjet ne hije sepse politika nuk lejoi qe historianet te punonin te qete."
---Prezantuesi: "Pra, ju mendoni se tashme eshte tejkaluar interferenca e politikes dhe mund te gjykohet me objektivisht."
---Profesori: "Duhet patur parasysh se interferenca e politikes nuk eshte thjesht mbi kete ceshtje. Vleresimet politike kane influencuar gjithmone, ekzistojne akoma dhe do vazhdojne te ekzistojne."

Pak ore para se te degjoja kete interviste pashe dhe nje emision tjeter ku hidhej ideja nese humori ka nje krah politik ose jo. Ne panoramen italiane te humorit politik dominon e majta sepse shumica e skeceve vene ne loje te djathten. Prandaj lind pyetja humori ka ngjyrime politike? Kjo solli te intervistoheshin dy prej humoristeve me te njohur. Ajo qe me la mbrese ishte monologu i njerit prej tyre:

"Dihet se gazetat kane censuren e tyre. Une dergoj te gjitha shkrimet e mia tek IL GRIONALE por botojne vetem ndonje. Dihet se ata kane nje linje per te ndjekur ashtu sic kane dhe gazeta te tjera. Ne fund te fundit cdo gazete ka linjen e vet. Ashtu sic nuk botohen karikaturat e mia ne disa gazeta, nuk botohen edhe karikaturat e kolegeve te mi neper gazeta te tjera."


Keto fjale me hapen syte akoma me shume mbi situaten politike ne Shqiperi. Ne psikologji thuhet se te pranosh dicka te ben automatikisht te distancohesh nga ajo gje. Psh te pranosh se je i varur nga dikush tjeter implikon ndergjegjesim per kete fakt. Ne castin qe e kupton se je i varur kupton situaten ku je dhe kjo te ben automatikisht me shume padron te situates.

Ajo qe dua te them me kete eshte se shpesh mungon ndergjegjesimi mbi dinamikat historiko-politike qe jetojme. Kjo ndihet ne TV, media, rruge, madje dhe ne kete forum. Pika e pare qe duhet pranuar eshte se vete gazetat jane te politizuara deridiku edhe ne Shqiperi. Kur kjo situate ekziston ne nje vend ku demokracia eshte konsoliduar prej 50 vjetesh, aq me shume ekziston tek ne. Eshte qesharake te pretendojme qe mediat te jene te paanshme ne Shqiperi, aq me teper qe politika dhe media shpesh kane rrenjet tek te njejtat klane.

###############

Shprehja me e goditur per mua eshte: "Historia eshte gjithmone e varur nga politika. Madje politika ushqehet me manipulimin e historise". Kur kete gje e thone ata qe problemet historike i kane tejkaluar, si nuk e kuptojme se kjo eshte nje e vertete aktuale me shume se kurre per shqiptaret, te cilet kane akoma nje kontrate te hapur me historine. Eshte fjala pikerisht per periudhen komuniste, e cila nuk dihet thuajse fare.

Aq shume ndjehet influenca e politikes ne histori saqe perlyhet edhe historia pre-komuniste, ajo e luftes 39-44. Madje ne kete nenforum pashe dhe nje teme qe denonte ardhjen ne pushtet te Leninit duke e quajtur anti demokratike (vec te tjerash sapo e pashe dhe se kam lexuar). Diku tjeter lexoj se nje komuniste e bindur (Ramize Gjebrea) eshte viktime e pushtetit komunist. Kjo eshte paradoksale ne vetvete pasi i bie qe personi te jete viktime e vetvetes, pa llogaritur se komunistet nuk ishin ne pushtet dhe as ekzistonte ndonje pushtet komunist ne periudhen e luftes.

Nuk dua te bej kritika me kete teme. Nuk kam qellim te hap diskutim mbi vertetesine e fakteve te hedhura. Kjo teme eshte hapur thjesht per te reflektuar mbi ndervartesine e politikes dhe historise. Jemi nje popull qorr sepse nuk kemi histori dhe pikerisht kjo na ben te jemi vulnerabel (si i thone shqip) ndaj instrumentalizimeve politike. Une sinqerisht nuk jam simptizant i asnje krahu. Jam nga ata qe nuk dine cfare duan, por ama dine cfare NUK duan. Prandaj kur lexoj shkrime mbi historine interesi im i vetem eshte te hap syte. Problemi eshte se historia nuk shkruhet dot nese historianet mbahen peng nga polariteti komunist-antikomunist. Historia eshte ndegjegjia e popullit dhe kjo nuk zhvillohet nese nuk gjendet qetesia per te reflektuar mbi periudhat kohore qe jetuam.

Mund te duket solucion i vetem mbyllja e ketyre argumenteve per ti hapur me gjakftohtesi pas shume vjetesh. Kur i jane dashur 50 vjet Italise te gjykoje qarte mbi faktet e kaluara dhe perseri te jete e vetedijshme per ngjyrat politike qe mund te kete historia e sotshme, atehere duhet vetem te mesojme nga eksperienca e tyre dhe te hapim syte se cfare po bejme.

Mua nuk me pelqen ideja qe dosjet te rrine te mbyllura per tu hapur kushedi se kur. Kam patur gjithmone idene se duhet te bejme nje operacion ne "zemren" e te kaluares per te sheruar sadopak te sotshmen. Nuk flas per Sali Berishen dhe Fatos Nanon por per gjithe mentalitetin shqiptar, i cili eshte patologjik qekur bazohet ne keto dy figura. Imagjinojme qe fitimtar i politikes te kishte dale Berisha. Te jeni te sigurte qe librat shkollore do ishin mbushur me urrejtje ndaj komunizmit dhe do hidheshin poshte gjithe arritjet e asaj kohe. Kete llogjike fakteqsisht e perdorin shume persona, pasi kjo eshte arma qe Berisha perdor ne politike per te marre krahe. E verteta qendron se as Berisha dhe as Nano nuk mund te paraqesin projekte te qarta zhvillimi, sepse sic e keni pare korrupsioni dhe problemet vazhdojne njelloj. Ne te vertete politika shqiptare abuzon me shume se cdo politike tjeter me historine, sepse kjo eshte arma e vetme qe politikanet kane. Ajo qe me preokupon ne perspektive eshte se njerezit po mesohen te llogjikojne si politikanet duke perdorur historine si strukture per te shprehur opinionet e veta.

Avash avash populli po harron funksionin kryesor te politikes: zhvillimi i vendit, per tu hutuar ne tregimet e manipuluara historike te politikaneve te sotshem. Thuhet se historine e shkruan ai qe fiton, por ngutja per te shkruar historine po ben qe te shkruhen pacavure qe histori nuk do quhen kurre, duke harruar se nuk shkruhet historia sot por vetem diskutohe per gabimet e bera.

Lexoj neper faqe forumi se Enver Hoxha ishte anti-shqiptar sepse vrau kundershtaret, Fatos Nano eshte filo serb se takoi Miloshevicin, Sali Berisha eshte kriminel se coi vendin ne lufte civile ne 97-en etj etj etj.
Nuk dua te kaloj ne ofendime dhe kerkoj falje nese e bej padashur, por kjo llogjike per mua eshte shprehje e injorances ne me te shumten e rasteve. Pothuajse askush nuk mund te gjykoje figurat e siper permendura me aq sa di, sepse shumica prej nesh dine pak. Atehere shprehjet e ekzagjeruara mbi cdo figure politike dhe historike jane shprehje opinionesh, prandaj kur cdokush prej nesh hap gojen te gjykoje (dmth para se te behemi te gjithe gjykates) eshte mire te kuptoje cfare eshte vete njehere. Te gjitha figurat historiko-politike sidoqofte jane perfaqsues te nje periudhe historike. Te zhvleresohen pa piken e llogjikes figurat publike eshte njesoj si te zhvleresojme veten nga njera ane... dhe nga ana tjeter na ul ne nivelin e atyre qe duan te llogjikojme ne kete menyre (Berishes, Nanos etj).

Abuzimi me historine ndodh ne cdo sekonde te ekzistences politike jo vetem ne Shqiperi, por ne gjithe boten. Ne Shqiperi, ama, ky abuzim eshte i ekzagjeruar. Ndoshta deshira e secilit per tu bere gjykates ben qe te gjykoje edhe nga pozitat injorante ku qendron (tek injorantet fus dhe veten time). Shumica harrojne se historia eshte si nje dhome qe ka nevoje te ajroset here pas here. Cdo gjykim i dhene ne menyre injorante para kohe eshte nje goje qe merr fryme dhe harxhon ajrin brenda kesaj dhome. Dirtaret (dmth dosjet) nuk i hapim dot tani per tani, prandaj ju lutem kursejeni ajrin duke evituar gjykime sepse po na merret fryme. I drejtohem ne rradhe te pare atyre qe shkruajne 5 opinione ne 4 rrjeshta (edhe pse e di qe niveli i tyre nuk merr te lexoje kete mesazh te gjate) dhe me pas atyre qe gjykimet i bejne me fakte por para se ti kene gjithe faktet ne dore.

Ne fund fare i drejtohem kujtdo qe e shikon historine me ngjyrat politike komuniste dhe anti komuniste. Ajo teori ishte alternativa e dikurshme e zhvillimit. Shume persona i besuan sepse duhej te benin nje zgjedhje. Mbase ishte zgjedhja e gabuar, por tani eshte kollaj te gjykohet kur dihet si vajti ajo pune. Ne fund te fundit historia po perseritet dhe dilema pro ose kunder komuniste mund te krahasohet me zgjedhjen politike qe duhet te bejme. Askush nuk e dinte ne vitin 92 se Sali Berisha do ja fuste kot. Dhe as sot nuk e dini se kush politikan ja vlen, jeni te detyruar te beni nje zgjedhje sa per te vene dike ne qeveri.

Deri sot fajesoja gjyshet dhe prinderit per situaten qe na lane. Sot po kuptoj se ata nuk kane me faj, sepse boten e kemi ne dore neve, dhe ne po biem ne gabimet e vjetra te politizimit te cdo gjeje, duke perdhunuar historine me opinione fshatareske. Eshte e kote te kryqezojme politiken sot sepse jemi ne qe ndihmojme qe politika Nano-Berisha te vazhdoje. Jemi ne qe shikojme pikerisht aty ku gishtat e politikaneve te semure tregojne. Jemi ne qe ndihmojme mpleksjen patologjike politike-histori duke pervetesuar opinionet e pabaza te politikaneve te semure. Gjersa historia te trajtohet ne keto plane askush nga ne nuk do shkeputet nga ky mentalitet per te dhene alternativa serioze.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Shkurt 2004 10:14
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 11:11 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Historia > Historia dhe politika, lidhje e perjetshme.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.