Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Historia > Ja si po fallsifikohet teksti i Historisë së Shqipërisë
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Shume e trishtueshme...

Eshte per te qare ne fakt...

Kombet krijohen nga Historia, ne tonen po e perdhosim.

Te faleminderit per temen Tresh, kryeveper!

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Mars 2004 02:32
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të i_lire Kliko këtu për të kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të i_lire't! Kërko mesazhe të tjera nga: i_lire Shto i_lire në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto i_lire në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
FENIX
Anetar i ri

Regjistruar: 04/04/2004
Vendbanimi: Katmandu
Mesazhe: 14

Vertete per tu deshperuar Tresh.

50 vitet e fundit ishin ato kur shoqerija shqiptare perfundimisht duhej te futej ne shoqerine moderne e si pasoje e kesaj edhe mundesite,ne rastin tone lidhur me kete teme,per te zbardhur teresisht historine e kombit tone,mundesuar edhe nga lehtesirat qe krijon koha moderne,u tkurren e maltrajtuan nga sistemi komunisto-fashist i Enverit,keshtuqe edhe ato pak zbulime e hulumtime historike qe u bene nga historiane te ndershem e patriote u zbehen e keqperdoruan nga beniamine te tiranit per hir te interesave propagandistike te regjimit qe ky tiran instaloi .

Edhe sot e kesaj dite ,keta beniamine,akoma besnik te konjukturave te terrorrit enverian,duke mos dale dot nga guacka e tyre e nostalgjise per ate sistem qe prishi e manipuloi jete e histori,vazhdojne te sasojne e shkurtojne ate c'ka qene reale e krenuese per ne te gjithe,duke hedhur balte keshtu ne vete kombin e tyre e shpifur e fantazuar pseudo histori,per hir te konjukturave te reja neokomuniste.

Vertete teme per tu admiruar bro.
Do vazhdoj te pres me kenaqesi shkrime te tjera.
Pershendetje

__________________
he,c'fare do?

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 10 Prill 2004 05:06
FENIX nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të FENIX Kliko këtu për të kontaktuar me FENIX (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: FENIX Shto FENIX në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto FENIX në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Fallcifikimi i kryngritjes se Malesise se Madhe

Qi historia jone eshte e fallsifikume jo e shkrume drejte dhe qi vazhdon te mos ndryshoje shihet mire:kjo vihet re edhe ne paraqitjen qi i bahet kryengritjes se Malesise se Madhe nga historiografia Shqyptare
Teksi i maposhtem eshte marre nga nje kumtese e Zotni Mergim Korca
3SH




Ç’ lindë prej micet gjuen míj, kanë pas thânë t’parët tonë!
Edhe n’ fushë t’ historisë e njajta gjâ po ndollë si n’ politikë. Ndërruene êmnin ish komunistat e rane me fjetë të tillë e n’ agim na u njallne socialista.E desh bota frazeologjin’ e ré e ata vrik flasin e shprehen me bríma n’ kupë t’ qiellit se sa e duen demokracinë, Amerikën, integrimin europian e më the e të thashë.Po vêndit e popullit përdit’ e mâ zi po ia marrin frymën ! Edhe historiant t’ njajtën maskë paraqesin ! Shprehet drejtoresha e Institutit të Historisë zonja Ana Lalaj në intervistë t’ sajën në New York në gusht t’ vjetit 2002 : “Nuk ka shoqëri të hapur pa arkiva të hapura … Në kohën kur vetëm shteti komunist kishte kompetencën për t’ u siguruar shkollën, punën, shtëpinë, ashtu si të gjithë nëpunësit e tjerë shtetërorë, edhe historianët ishin të komanduar në veprimtarinë e tyre krijuese … dhe PPSh vendosi monopolin e saj edhe mbi historiografinë shqiptare … Teksti i parë i rishkruar i Historisë së Popullit Shqiptar ishte ai për shkollat e mesme, që doli nga botimi në vitin 1994 …”Kah e lexon kët intervistë të kësaj zoje t’ nderueme edhe gjuja t’ reformueme, të bâhet zêmra mal e kujton se fjalt’ e saja janë t’ sinqerta.Tash ju ftoj t’ a lexojmë anën e mbrapshtë të fjalve e deklaratave t’ saja. Në tekstin e Historisë t’ botuem në vjetin 1994, (tekst i rishikuem me frymën e re të s’ vërtetës simbas asaj drejtoreshe), në faqet 217-218 autori Dilaver Sadikaj e paraqet Kryengritjen e Malsisë Madhe si nji lëvizje antikomuniste, por për pa i xânë n’ goje udhëheqsat e kësaj lëvizje. Kurse në botimin e vjetit 1999, po autori Dilaver Sadikaj, (tashmâ i dekun), pra i njajti autor i tekstit për kët pjesë e për mâ tepër tue kênë vetë zoja Ana Lalaj, drejtoresha e Institutit të Historisë kryeredaktore, dalin me studim mâ t’ thelluem e në faqen 285 shkruejnë për Kryengritjen e Malsisë Madhe : …lëvizje që u zhvillua në forma të dhunshme kundërligjore e kundërkushtetuese dhe mâ vonë vazhdojnë u dënuan shumë persona si bashkëpunëtorë të fashizmit dhe kriminelë lufte. Edhe këtu nuk përmênden êmna udhëheqsash.Edhe në vjetin 2000 po me kët kândshiqim trajtohet kjo e quejtun lëvizje antikomuniste. Shtroj tash pvetjen e natyrshme :A ka se si shprehjet e bukra të kësaj shkenctareje t’ reformueme, (simbas sajë), të krahasueme me veprat n’ fakt qi ajo kryen, të mos bâhen për mue si edhe për ju të gjith pézmi jonë se si po shkruhet historia? Zoja Lalaj pranon të pohohet se lëvizja u zhvillua në forma të dhunshme kundërligjore e kundërkushtetuese. Marr përvûjtsisht lêje si diletant qi jam n’ fushë studimore t’ sajën e ta pves shkenctaren tonë t’ nderueme : A din ajo me m’ diftue nji shêmbull kryengritjeje revolucionare n’ botë, e cilla t’ jenë zhvillue pa dhunë e konform ligjeve si edhe kushtetutave? Gjithashtu ajo zoja pohon se u dënuan shumë persona si bashkëpunëtorë të fashizmit dhe kriminelë lufte. S’ parit, kjo frazeologji e përdorun m’ çon me kujtesë 57 vjete t’ shkueme e më duket se shprehen Zoi Themeli apo Naun Bezhani me shokë e pezmi nuk ka se si mos me m’ a kapërthye zêmrën e me m’ a dridhë mishin ! Po marr tash si shêmbull mâ tipikun prej fashistave t’ dënuemin mâ rândë e t’ vjerrun n’ konop, Llesh Marashin. Ç’ prej ditës qi shkeli kâmba e ushtarit fashist në Shqypni, Llesh Marashi duel n’ mal kundra fashizmit. Strehë pat konaqet e Luket Marash Grishajt me shokë. Mbas kapitullimit të Italisë fashiste, kund kah mueji mars a prill i vjetës 1944, t’ dërguem të Frontit Nacional Çlirimtar Riza Dani si edhe profesor Mark Prela, organizuen nji takim me Llesh Marashin në Barbullush te mullini i Dan Hasanit, (vllau i Riza Danit). T’ dërguemt e Frontit e ftuene Llesh Marashin si antifashist me u bashkue me Lëvizjen.Lleshi ua priti shkurt e u tha … kjo âsht punë qi s’ bâhet more burra. Po ju a nuk i keni sytë n’ ballë e s’ e shifni se si komunistat janë tue luejtë teatër me ju ? Nuk e shifni ju se ata udhëhiqen prej serbve ? Mlidheni mênden e kthejuni n’ rrugë t’ komtarisë se internacionalistat juve kanë me ua pré krenat ! Ju asgjâ s’ ju lidhë me ta. Rizaja i kish thânë … mirë qi ti e luftove fashizmin, po prej gjermanve ç’ pret ?Pse s’i lufton ?E Lleshi ish gjegjë … ushtria gjermane âsht kalimtare e ne s’ na hinë gjêm n’ kâmbë prej saj. Po sllavin kjo ushtri po e lufton e na prej saj kem se shka me përfitue … Kët bisedë m’ a ka pasë diftue vjete mâ vonë, mbas pushkatimit Rizasë, e shoqja e Riza Danit (tezja ême) e cila i nepte të drejtë gjykimit të situatës prej Llesh Marashit. Pra e ftoj profesoreshën e nderueme Ana Lalaj t’ i studjojnë dosjet e arkivave jo me slogane po në fakt e me thellim e të mos xjerrin përfundime shabllone prej atyne qi përdorshin Zoj Themelët me shokë !Sa i takon pohimit në tekst t’ zojës Lalaj se ata qi morne pjesë n’ Kryengritje të Malsisë ishin kriminelë lufte, marr prep lêje t’ sajën me i a skjarue pak idetë kësaj shkenctareje e m’ e ulë prej rêshë e n’ realitet. Përgjatë ksaj kumtese kam përmêndë se si Prênk Cali e gjithashtu edhe Llesh Marashi, asnji ushtar të forcave të ndjekjes t’ kapun gjallë ose të vetdorzuem nuk e çartne.Veç i ç’ armatosne e i lâne të lirë m’ u largue. E kto pohime janë të tâna n’ dokumenta arkivi shtetnuer të pohueme prej njerzve n’ hetuesína. Mjafton veç me pasë vullnet t’ mirë, m’ i studjue kto dokumenta e m’ i gjykue gjânat drejtë. Kriminel e quejnë edhe trimin Mark Gjomarkajn. Po kur duel prej Malsisë Madhe me forcat e tija nepër Dukagjin, Nikaj Merturë, Qafë Kolshi e shkon në Has, cilido prej forcash t’ ndjekjes qi dorzohej aj ia merrte armët edhe e lênte t’ lirë. Me 11 dhetuer 1944, në Tregtan t’ Hasit, bijnë n’ përpjekje me forcat partizane me komisar Ismail Pogën, i thejnë e mjedis t’ xânunve rob ishte edhe komisari partizan.Mark Gjomarkaj jo qi nuk e pushkatoi, po si atij edhe partizanve tjerë u spjegoi se ata i kishin mashtrue e n’ fakt luftojshin për pansllavizëm, kurse forcat e Kapidanit të Mirditës luftojshin për shqyptarizëm. E për m’ e mbyllë edhe me kët pikë me shkenctaren tonë zojën Lalaj, nuk kam se si m’ e kalue n’ heshtje edhe nji fakt t’ fundit.Le të kontrollojnë zoja e nderueme n’ dokumenta Arkivi të Rêndit e ka m’ e gjetë nji telegram tepër urgjent qi i ka drejtue Mehmet Shehu me datën 9 shkurt 1945 Komandantit të Përgjithshëm, Gjeneral Kolonel Enver Hoxhës, ku i propozon qi prej atyne qi sulmuene Koplikun të pushkatohen si fillim 12 vetë e mandej mund t’ u pushkatojshin edhe 20 kryengritës të tjerë. Mbrênda ditës E.Hoxha ia kthen përgjegjen :Gjegje radiogramit Nr.Extra datë 9 fruer 1945 Aprovohen ndëshkimet me vdekje të 12 vetëve dhe ndëshkimi i të tjerëve me dënime të ndryshëme propozue me të sipërmin. Na njoftoni datën e ekzekutimit. Enver Hoxha Firma Tre rreshta t’ akullt e përbâjnë kët radiogram, po 12 jetë morrne ata rreshta ! Secilli rresht në t’ thêllë vaj e kob futi katër familje ! Kishem me dashtë m’ e pvetë shkenctaren tonë historiane se kta dënime edhe aprovime dënimesh në ç’ farë formash ligjore edhe kushtetuese kishin m’ u katalogue simbas saj ? I mêndëshmi edhe i dijtuni Patër Gjon Shllaku pat thânë : Nji komb qi lindet ka nevojë për fatosa qi t’ desin, por fatosat qi desin nuk kanë se shka bâjnë në nji komb qi i përbuz’e i harron ! N’ shtete tjera njerzt’ e idealit ne u mbytshin për s’ gjalli nderohen për s’ dekuni, ndër ne ata mbyten dy herë – edhe harrohen ! E un, skâjshmënisht i dispruem se si Instituti i Historisë e ka trajtue e interpretue ndër tekste shkollore Kryengritjen e Malsisë Madhe e doemosdo edhe të gjitha zhvillimet e shekullit t’ kaluem t’ vêndit tonë, i bâj thirrje drejtoreshës atij Instituti zojës Ana Lalaj tue i kujtue asaj se si sejcillin qi e ka prûe n’ jetë, Zoti i ka caktue nji detyrë. T’ a kryejnë ajo detyrën qi ka me dije e ndershmëní. N’ mos dijtë ajo si m’ e krye kësisoji, të napin dorëhjekjen. Po kurrsesi mos të vazhdojnë ajo e t’ i bâjnë hyzmet postit, pamvarsisht se brêzave të tânë njerzish të ndershëm kësisoji u cakton fatin për t’ cillin flet Patër Gjon Shllaku, kurse t’ padêjve u nepen tituj Nderi i Kombit !
Mërgim Korça (U.S.A.)

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Prill 2004 14:16
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të tresh Kliko këtu për të kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: tresh Shto tresh në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto tresh në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
historiani
Anetar i pa konfirmuar

Regjistruar: 11/11/2004
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 83

per Tresh

Nje saktesim !

Po lexoja me vemendje vrejtejt tuaja dhe jam dakort me to . Biles te falenderoj qe ke shkruar per keto probleme . Dua qe te bej nje saktesim per qeverine e cila ishte ne pushtet ne kohen e revolucionit te qershorit . Ne krye te qeverise qe nga fillimi i muajit Maj ishte Iljaz Vrioni me deshiren e mire qe te ishte nje kryeminister i cili do te munde te mbante nje pjese te opozites qe te mos fillonte konflikti i armatosur midis paleve ,u vendos ky pasi shefqet Verlaci ishte ne ate kohe nje figure jo e pranushme nga opozita ai e mbajit postin e kryeministrit nga muaji mars deri ne muajin maj .Nje aspekt tjeter qe e bente ate te papranushem ishte dhe lidhje qe ai i kishte me A.Zogun .
Nje sqarim i vogel por i nevojshem per te mos zbuzuar me emrin e A.zogut

me respekt historiani

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 10 Janar 2005 14:06
historiani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të historiani Kliko këtu për të kontaktuar me historiani (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: historiani Shto historiani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto historiani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Tresh

Sidoqofte ato qe ka shkruar Treshi jane me te vertete interesante.
Tresh te siguroj se fallsifikimet perseri do te zhduken.
Ja ,autori qe e ka shkruar Kaloci, nuk eshte i vetem.
Ne ketu vertet qe nuk jemi bashkeautore me te, por , jemi me te njejtin mendim me te dhe, nuk jemi vetem ne ketu.
Klika qe eshte sot ne fuqi eshte e shitur dhe kete e dime mire.
Sa per iliret,kjo klike ndjek direktivat e padroneve te saje.
Kenaqen, per fallsifikim,vetem e vetem per nje kocke qe u japin pasi kane tundur bishtin nja 1 mije here.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 22 Janar 2005 19:28
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kontinenti Kliko këtu për të kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: kontinenti Shto kontinenti në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kontinenti në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 09:56 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Historia > Ja si po fallsifikohet teksti i Historisë së Shqipërisë

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.