Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Kuriozitete > Gjėra Interesante
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Gjėra Interesante

Elefantët nuk guxojnë të dalin në rrugë

Kryeministri tajlandez, në suaza të aksionit për zvogëlimin e kaosit në komunikacion, ka ndaluar paraqitjen e elefantëve në rrugët e metropolës, Bangkokut. Thaksin Shinawatra konsideron se elefantët e sjallur nga brendia kanë shkaktuar probleme nëpër rrugët e këtij qyteti të tejngulfatur. Në fjalimin e tij javor që bëhet përmes radios, ka urdhëruar ministrin e punëve të brendshme dhe policinë që “mos të lëshojnë elefantët në Bangkok”. Në Bangkok tani gjenden ndërmjet 60 dhe 250 elefantë, të cilët me pronarët e tyre bredhin apo promovojnë prodhime nga fildishi. “Kjo krijon shumë probleme. Kjo është e rrezikshme dhe krion haos në komunikacion”, tha kryeministri Thaksin Shinawatra.

Libri më i madh i botuar në botë

Libri i rëndë 60 kilogramë mbi vendin aziatik Butan, në të cilin është shfrytëzuar letër që mjafton për të mbuluar një terren të futbollit, është shpallur si libri më i madh i botuar në botë. Autori i këtij libri, Majkl Holi, shkencëtar i punësuar në Institutin për teknologji të shtetit amerikan Masaçusets, thotë se ky nuk është libër për lexim para gjumit, “përveç nëse nuk planifikoni të fleni mbi të”.

Një egzemplar i librit: “Bhutan: A Visual Odysey Acros the Kingdom” (Butani: Odhisea vizuele nëpër mbretëri) është i gjatë 1,74 metra, ka 112 faqe, kurse e tërë puna rreth tij ka kushtuar rreth 2.000 dollarë. Çmimi i librit është 10.000 dollarë, kurse të ardhurat janë të destinuara për organizatën bamirëse “Frendli planet”, e cila ndërton shkolla në Kamboxhë dhe Butan. Në librin e Ginisit të rekordeve shkruan se vepra e Holit është libri më i madh i botuar. Holi ishte prijës i më shumë ekspeditave studentore në Kamboxhë dhe Butan, vend me sipërfaqe sa Zvicra. Shkencëtari amerikan ka vlerësuar se të hollat e destinuara për arsim në atë shtet mund të mbledhen me botimin e mijëra fotografive të cilat i ka bërë atje.


Pistoleta këndore


Izraeli planifikon të fillojë me përdorimin e pistoletës e cila qëllon cakun mbrapa këndit, për çka posaçërisht është efikas në luftimet në rrugë. Ushtari mund të shohë cakun me ndihmën e TV monitorit të vogël të vënë në gypin e revoles. Shpikësi Amos Golan idenë për këtë e mori nga aksionet e pasuksesshme të ushtrisë çifute në Bregun perëndimor gjatë Intifadës së parë palestineze kah fundi i viteve të tetëdhjeta të shekullit të kaluar.


Për shkak të ndërgjegjes ka kthyer gjërat e vjedhura


I munduar nga ndërgjegjja, një hajn në qytetin gjerman Darmstat ktheu në polici gjahun me vlerë prej 500 euro, i cili përbëhej prej kompakt disqeve dhe prodhimeve kozmetike. Policia ka kumtuar se hajni gjithashtu ka dhënë edhe adresën e shitoreve prej të cilave ka vjedhur mallin dhe ka kërkuar që krejt malli t’u kthehet pronarëve. Vjedhësi xhentëlmen nënshkroi një letër me “mea culpa” (faji është imi) dhe u rekomandoi drejtorëve të shitoreve të plaçkitura të vënë sa më shumë kamera dhe të përforcojnë sigurimin. Në këtë letër policia gjeti edhe letra veçmas për secilin pronar të çdo shitoreje në të cilën kishte hyrë hajni.


Shkencëtarët amerikanë zbuluan Gjeobakterin


Shkencëtarët amerikanë deshifruan dhe analizuan kodin gjenetik të një bakteri i cili do të mund të ndihmonte në pastrimin e hedhurinave radioaktive, e ndoshta madje edhe në prodhimin e rrymës elektrike. Bakteri i quajtur Gjeobakter ka gjene të cilat mundësojnë që të shndërrojë uranin dhe grimcat tjera radiokative të tretura në ujë në materie të fortë e cila pastaj mund të mënjanohen.

Falë aftësisë së vet për të manipuluar me elektronet në metale, bakteri i njëjtë do të mund të shërbejë edhe për llojin e ri të bakterit.


Malet janë “rritur” 30 centimetra


Pas tërmetit të ndodhur me fuqi prej 6,5 shkallë në bregun pacifik në Kaliforninë Qendrore, zinxhiri malor që shtrihet në gjatësinë e shtetit më të madh në pjesën perëndimore të SHBA-ve është rritur për 30 centimetra të tëra.

Në tërmet, me epiqendër në regjionin dobët të banuar saktësisht në gjysmë të rrugës ndërmjet Los Angjelesit dhe San Franciskos, dy pllakat kontinentale - pacifike dhe verioamerikane - janë ndeshur në thellësi prej 7,6 kilometra nën sipërfaqen e tokës. Valët seizmike janë ndjerë përskaj tërë bregut perëndimor në SHBA, por edhe në shtetet në lindje të Kalifornisë, kurse goditja e fuqishme ka shkaktuar edhe ngritjen e maleve, siç vlerësojnë shkencëtarët, prej së paku tridhjetë centimetra.


Automobili me ujë dhe energji diellore


Automobili me energji diellore dhe ujë ka kaluar 4.100 kilometra nga njëra anë në anën tjetër të Australisë, kumtoi organizatori duke folur mbi “premierën botërore”. Automobil është nisur nga Perti, në bregun perëndimor të Australisë dhe, duke kaluar shkretëtirën, ka arritur nëntë ditë më vonë në Sidnej, në bregun lindor. Automobilin i cili nuk ndot mjedisin e zhvilluan studentët e Universitetit Tamagawa në Tokio.


Taksisti i cili vozit vetëm mbrapa (rikuerc)


Një taksist indian dhe gruaja e tij janë bërë të njohur me atë se kudo që vozisin, atë e bëjnë mbrapa. Harpreet Devi nga Bhatinda filloi të vozisë mbrapa pasi që ndërruesi i shpejtësive iu ngatërrua në rikuerc, dhe duhej që deri në shtëpi të kalojë më shumë se pesëdhjetë kilometra. “Pasi që vozita disa studentë, ndërruesi i shpejtësive mu ngatërrua. Nuk kishte gjasa që ta liroj, prandaj deri në shtëpi kam vozitur mbrapa. Kështu kam fituar vetëbesim se këtë mundem. Incidenti më është bërë inspirim”, ka thënë. Ai dhe gruaja e tij Krishna kanë përsosur mjeshtrinë e vozitjes në rikuerc dhe vozisin edhe deri 40 km në orë, kurse cak të ardhshëm e kanë vozitjen përgjatë kufirit pakistanezo-indian me qëllim të promovimit të paqes dhe miqësisë, shkruan gazeta Asian News International.


Pagoi gjobën pas 38 viteve


Amerikani i cili në vitin 1965 nuk pagoi parkimin, përfundimisht, 38 vjet më vonë pagoi atë një dollar të vetëm. Gary Peacock më 16 mars të vitit 1965 ishte në udhëtim afarist në Athens (Georgia). Sipas shkrimit të gazetës Athens Banner Herald, kjo ishte vizita e vetme e bërë në Athens nga ana e Peacockut. “Para disa kohëve gjeta vërtetimin dhe përfundova se kam borxh. Shpresova se ajo shumë nuk është rritur për çdo vit”, tha Peacocku. Vërtetimin e gjeti në mesin e fotografive të vjetra të viteve të gjashtëdhjeta, të cilën e kishte mbajtur me vete gjatë secilës prej katër shpërnguljeve sa ka bërë. Ka thënë se nuk e din se çfarë me të vërtetë e ka shtyrë të paguajë, por i vjen mirë se e ka bërë atë.


Lexim te kendshem.

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Prill 2004 21:22
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 06:49 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Kuriozitete > Gjėra Interesante

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.