i_pafajshem
Anėtar Aktiv
Regjistruar: 15/07/2003
Vendbanimi: Spain
Mesazhe: 383
|
Beterr, kur feja jone eshte shqiptaria, perse na duhet te zgjedhim midis islamit dhe krishterimit? Apo do na duhen per te na perçare me keq nga ç'jemi?
Duhet te kuptoni se sejcili ka te drejten te zgjedhe vete rrugen shpirterore ne drejtim te Zotit, nese Zoti nuk i pranon disa sepse jane myslimane apo te krishtere, kjo nuk i hyn ne pune askujt veç Atij. Pra le te shohim te derdhim energjite tona ne te mire te kombit e te atdheut, mos hapni njeqind tema pa kuptim. Vertete e meriton qe te diskutohet nje besim, religjion apo teori, por te diskutohet nga njera ane dhe te behet thirrje per ndryshim besimi nga ana tjeter, ketu ka nje ndryshim te madh. Nese keni turp qe jeni mysliman, mund ta ndryshoni fene tuaj, por te besh thirrje per te ndryshuar fene per aresye "madhore" ( Europa nuk na do myslimane, kombet e civilizuara jane te krishtera) , me duket se diçka ka ketu.
Zoti nuk ka te beje me politiken, mos harroni kete gje. Nese duhet te nderrojme fete si gjarpri lekuret, atehere ne nuk jemi gje tjeter veçse hipokrite ne syte e Zotit. Nese dikush me pare e ka nderruar, nuk del dot njeri te me thote qe e kane nderruar veç me detyrim, biles dhe ne kohet e sotme ka shume njerez qe ne moshe madhore po e bejne kete gje, ne mesin e te cileve dhe njerez me influence ne bote. Duke perfshire politikane, aktore, e njerez nga te gjitha fushat.
Pra dhe njehere, para se te hapim nje teme, duhet te mendojme mire se per ç'fare do na sherbeje nje teme e tille, eshte apo jo ne interesin e pergjithshem, a mund te sherbeje per diçka me vlere apo jo etj. Por te kerkosh me insistim (jo ne menyre te drejtperdrejte) nje gje te tille, mendoj se diçka çalon ne kete mes, biles nuk shkon fare.
Nese ju jeni i krishtere, qofshi shendoshe, mysliman poashtu, por mos u mundoni te beni zedhenesin e dikujt tjeter qe veç te miren nuk na do. E kam thene dhe" diku tjeter, per ata qe kane interesa jetike ne kombin tone, sido qe te jemi ne, çfaredo besimi qe te kemi, perseri kane per te na urryer e poshteruar derisa tja arrijne qellimit te tyre.
Lereni Zotin te qete, mos ngaterroni politiken me besimet fetare, e keni shume gabim zoteri.
Modifikuar nga i_pafajshem datė 21/05/2004 ora 21:33
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|