Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Historia > Zhvillimi i historiografisė shqiptare dhe albanologjisė
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Zhvillimi i historiografisė shqiptare dhe albanologjisė

Historiografia shqiptare.

Historiografia shqiptare ka si objekt historinë e zhvillimit etno-kulturor, shoqëror, politik dhe ekonomik të popullit shqiptar, prej kohëve të lashta deri në ditët tona. Ajo zë fill me Marin Barletin e Marin Beçikemin, në shekullin e 16-të, rrugën e të cilëve e vazhdoi në shekullin e 17-të, Frang Bardhi dhe më vonë një varg i tërë shkrimtarësh patriotë rilindës si Zef Jubani, Pashko Vasa, Naim Frashëri, Sami Frashëri, Jani Vreto, At Gjergj Fishta etj., të cilët u përpoqen t'ia bënin të njohur popullit shqiptar historinë e tij dhe opinionit publik të huaj, luftën e shqiptarëve për liri, për të drejtat e tyre kombëtare. Studimet që i pasuan në përiudhen e Pavarësisë, ishin rezultat kërkimesh individuale, të nxitura nga patriotizmi pa asnjë përkrahje nga shteti. E tillë ishte veprimtaria kërkimore dhe shkencore në fushen e historisë shqiptare e zhvilluar nga Stef Curani, Dom Ndoc Nikaj, I. M. Qafëzezi, Xh. Belegu, etj.

Monografitë e studimet e para shkencore u shkruan jashtë vendit nga Fan Stilian Noli dhe Athanas Gegaj, mbi Gjergj Kastriotin-Skenderbeun dhe epokën e tij, dhe në Shqipëri nga At Donat Kurti mbi ngjarjet e mëdha të Rilindjes Kombëtare. Një kontribut të jashtëzakonshëm në studimin e historisë dhe kulturës së popullit tonë ka dhënë kleri katolik shqiptar. Ndër studiuesit e spikatur të këtij kleri duhet të përmendim Marin Sirdanin, Benardin Palajn, ky i fundit, studiuesi dhe njohësi më i madh i etnografisë së maleve shqiptare (i ekzekutuar në mënyrë barbare nga diktatura komuniste). Vendosja e diktaturës komuniste shkaktoi një çorientim të plotë në zhvillimin e natyrshëm dhe të lirë të historiografisë shqiptare brenda shtetit të cunguar amtar. Historiografia shqiptare në Shqipëri, u orientua përgjithsisht në shërbim të interesave politiko-ideologjike, duke politizuar dhe ideologjizuar në ekstrem, bazen teorike, metodologjinë kërkimore-shkencore të shkences historike shqiptare, sidomos për periudhen nga Rilindja Kombëtare Shqiptare, deri në ditët tona. Fakt është se sot historiografia shqiptare ndodhet para një detyre të pazgjidhur (ose të zgjidhur në menyrë krejtësisht të pabazuar shkencërisht), shkrimit të saktë dhe të drejtë bazuar vetëm mbi faktet dhe në kriteret shkencore të Historisë Moderne dhe Bashkëkohore të Shqipërisë. Për një kontribut të vlefshëm në historiografinë shqiptare në shtetin amë gjatë diktaturës, megjithë kufizimet e vendosura nga regjimi diktatorial, mund të përmenden Aleks Buda, Stefanaq Pollo, Kristo Frashëri, Stavri Naçi, Injac Zamputi, Rrok Zojzi, Zija Shkodra, Selami Pulaha, Selim Islami, Hasan Ceka, Skender Anamali Frano Prendi, Bep Jubani. Nga studiuesit shqiptarë nga Kosova, Ali Hadri, Zef Mirdita, Zekeria Cana, Mark Krasniqi etj. Nga diaspora Zef (Giuseppe) Valentini, (albanolog i shquar italian që e konsideronte veten shpirtërisht shqiptar), Karl Gurakuqi, Tajar Zavalani, Krist Maloki, Abaz Ermenji etj. (R.G.)

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Maj 2004 10:14
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Albanologjia

Albanologjia është tërësia e studimeve që kanë bërë dhe bëjnë studiuesit e huaj për historinë, gjuhën dhe kulturen e popullit shqiptar. Ky term është përdorur edhe për studimet e kryera në këto fusha nga studiuesit shqiptarë. Albanologjia lindi si një drejtim i veçantë studimesh për Shqipërinë dhe shqiptarët, nga fundi i shekullit të 18-të, dhe fillimi i shekullit të 19-të dhe u konsolidua veçanërisht në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të. Në një etapë të parë problemet e Albanologjisë u trajtuan kryesisht në kuadrin e studimeve për Europen Juglindore, pa u zbërthyer në disiplina të veçanta. Vëmëndja e studiuesve në këtë etapë u përqëndrua kryesisht në historinë e lashtë të shqiptarëve, sidomos në problemet e prejardhjes së popullit dhe të gjuhës shqipe. Një nga figurat kryesore të kësaj etape, ishte historiani Johan Thunman, i cili me vepren "Hulumtime mbi historinë e popujve të Europës Lindore" (1774), shënoi një kthesë në studimin e historisë, të gjuhës e të kulturës së popullit shqiptar mbi baza shkencore. Nga fillimi i shekullit të 19-të studimet albanologjike u zgjeruan; u bënë përpjekje sidomos për të njohur më nga afër rrugën e zhvillimit të popullit shqiptar, traditat e tij etnokulturore, duke trajtuar edhe probleme të historisë mesjetare të Shqipërisë (M. Lik, F. Pukëvil, A. Bue, H. Hecquard).

Në mesin e shekullit të 19-të vepra që shënoi një etapë të rëndësishme në fushën e albanalogjisë qe "Albanische Studien"(Studime Shqiptare) (1853-1854) e J. G. Hahn-it, e cila si për problemet e shumta që trajtoi, ashtu edhe për materialet e pasura që solli për historinë, gjuhën, folklorin, etnografinë dhe gjeografinë e Shqipërisë, shërbeu si bazë për studimet e mëvonshme albanologjike. Pas Hahn-it, studiues të tjerë trajtuan një sërë problemesh të historisë mesjetare dhe moderne të popullit shqiptar duke u mbeshtetur në burime arkivore më të pasura. Krahas veprimtarisë studimore të mirëfilltë filloi puna edhe për mbledhjen e botimin e burimeve historike sidomos të të dhënave arkivore që shërbyen si bazë e shëndoshë për studime të mëvonshme. Arkeologjia dhe etnografia në këtë përiudhë, sapo fillojnë të përvijohen si degë të veçanta në gjirin e shkencave historike. Gjetjet arkeologjike bëhën objekt studimi të mirëfilltë vetëm nga fillimi i shekullit të 20-të. Në qëndër të vëmëndjes së këtyre studimeve ishte kultura antike (C. Patsch, Th. Ippen, C. Praschniker, A. Schober, Fulvio Cordignano, Antonion Baldaci, L. Ugolini, L. Rey, etj.). Për kulturën parailire dhe ilire, si edhe për atë të Mesjetës së Hershme, kërkimet arkeologjike ishin mjaft të kufizuara. Edhe studimet në fushen e etnografisë gershetohen me atë të historisë e të kulturës në përgjithësi. Megjithatë, u bënë përpjekje për të zbuluar kulturën materiale e shpirtërore të shqiptarëve dhe për t'i vështruar ato në plan ballkanik, në lidhje me kulturën e popujve fqinjë (Franz Nopcsa, Edith Durham, At Shtjefen Gjeçovi etj.).

Në fushën e gjuhësisë, trashëgimi albanologjik është më i pasur. Lindja e gjuhësisë historiko- krahasuese, e vuri studimin e shqipes mbi baza shkencore që prej mezit të shekullit të 19-të. Një nga themeluesit e kësaj gjuhësie, F. Bopp, provoi në mënyrë të argumentuar karakterin indoevropian të gjuhës shqipe. Pas tij, një varg dijetarësh të njohur të shkollave të ndryshme gjuhësore, ndër të cilët u shqua G. Meyer, H. Pedersen, N. Jokl, dhanë ndihmesë me rëndësi për studimin e aspekteve të veçanta të gjuhës shqipe. Me studimet e tyre, u përcaktua më për së afërmi, vendi i shqipes në familjen gjuhësore indoeuropiane, u trajtuan kryesisht problemi i origjinës së shqipes dhe marrëdheniet e saj me gjuhet e tjera ballkanike (R.G.).

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Maj 2004 10:16
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tonia
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 10/05/2003
Vendbanimi: Shqipėri
Mesazhe: 190

Arrow

Nje gje qe me ka terhequr vemendjen mua eshte se ne peridha te ndryshem historike ka patur nje bum kerkimesh dhe botimesh mbi Shqiperine. Do te isha e interesuar te di se cilat kane qene arsyet qe kane shtyre nje fenomen te tille nese ti Tresh mund te na thuash??

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Maj 2004 11:56
Tonia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tonia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tonia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tonia Shto Tonia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tonia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Ok Tonia....
do te mundohem te pergatis dicka si dhe te nisi disa materiale qe kam.

Per mu veqohen studimet e bame para Clirimit si nga intelektualet Shqipatre ashtu edhe ata te huaj.....si dhe studimet e mevonshme te bame nga intelektuale Shqiptare e Kosovare ne Diaspore.....
Vleresoj shume edhe punimet e bame ne Cabej etj etj

Po deshte me trego pak se cila periudhe te duket me me shume kerkime ose te intereson e te shoh cfare kam ne lidhje me te.
3Sh

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Modifikuar nga tresh datė 28/05/2004 ora 19:18

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Maj 2004 12:30
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Albanologė tė shquem:LUDVIG FON TALOCI

LUDVIG FON TALOCI
(1854-1916)

Enriketa Papa

Taloci për nga origjina ishte hungarez i lindur në Ofen (Hungari) më 8 dhjetor 1854. Ishte themeluesi i kërkimeve dhe hulumtimeve hungareze mbi Balkanin. Studimet i kreu në Universitetin e Budapestit. Më vonë punoi në Arkivin Shtetëror të Hungarisë. Viti 1877 e gjen si docent në Universitetin e Budapestit. Punoi edhe si drejtor i Arkivit të Financave të Vjenës. Taloci ka qenë president i Shoqatës së Historianëve Hungarezë dhe gjithashtu bashkëthemelues i Akademisë së Shkencave Hungareze. Fatkeqësisht gjatë kthimit nga varrimi i perandorit të Austro-Hungarisë, Franc Jozefit I, gjen vdekjen në një aksident me tren më 1 dhjetor 1916, në Herceghalom(1).
Veprat ku duket dhe kontributi i Talocit si historian mbi studimet per Shqiperinë janë përkatësisht, përmbledhja dokumentare “Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia„ dhe “Illyrisch-Albanischen Forschungen„ (Kërkime iliro-shqiptare). Të dyja këto vepra, kaq te rëndësishme për albanologjinë, si një burim i rëndësishem informacioni, kanë si bashkautor të tyre përveç Talocit edhe Jireçekun, Shuflajin dhe albanologë dhe historianë të tjerë.

Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia

Përmbledhja dokumentare e shkruar në latinisht (Vjenë, 1913-1918) ka një rëndësi të madhe, pasi ajo përfshin dokumenta nga arkivat e Venedikut, Raguzës, Romës etj, shumë prej të cilave deri në atë kohë ishin të pabotuara.(2) “ Acta... „ është e ndarë në dy vëllime, ku vëllimi i parë përmban 834 dokumenta të viteve 344-1344, kurse vëllimi i dytë përmban 812 dokumenta të viteve 1344-1406.(3)
Si vëllimi i parë ashtu edhe i dyti përmbajne dokumente interesante, mbi emra të ndryshëm vendesh, emra personash dhe regjistra terminologjikë. Dokumentat na japin edhe të dhëna mbi marrëdhëniet ekonomike, shoqërore të shqiptarëve, kulturën e popullit tonë, të dhëna mbi qytetet shqiptare. Gjithashtu dokumentat na furnizojnë me informacione mbi marrëdhëniet dhe lidhjet e familjeve te mëdha shqiptare me njëra-tjetren, por edhe marrëdhëniet me popujt fqinjë.

Illyrisch-albanischen Forschungen

Botuar në Mynih-Lajpcig (1916) është vepra e dytë, ku Taloci ka dhënë kontributin e tij. Edhe kjo vepër përbëhet nga dy vëllime dhe për nga rëndësia e saj mund të konsiderohet primare dhe shumëanëshe. Dhe ky punim është produkt i punës së disa historianëve të shquar dhe ballkanologë me famë, si Jireçek, Shuflai, Taloci etj,.
Vëllimi i parë është i ndarë në dy pjesë: një pjesë i korrespondojnë shkrime me tematikë historike, pjesës tjetër shkrime me tematikë nga etnografia. Pjesës së parë i është bashkangjitur edhe një hartë në të cilën paraqitet Shqipëria me kufijtë e saj mesjetare, gjithnjë sipas konceptit të albanologëve bashkëautor të veprës në fjalë.
Artikujt kryesorë në vëllimin e parë dhe kryesisht të pjeses që përfshin tematika nga fusha e historisë, kanë si autorë të tyre Talocin, Shuflain dhe Jireçekun. Por ka edhe shkrime që cekin edhe etnografine dhe kryesisht të drejtën zakonore shqiptare.
Vëllimi i dytë i këtij libri përmbledh shkrime të Talocit, Béla Péch, Karl Thopia-s, Ernst C. Sedlmayr-it, të cilët analizojnë me artikujt e tyre zhvillimin ekonomik të trevave shqiptare, ngjarjet historike të ndodhura gjatë kohës së re në territorin shqiptar.
Duhet thënë se këto shkrime janë përzgjedhje të artikujve, referateve të marra apo të përkthyera nga gazeta të ndryshme të kohës, në serbisht dhe hungarisht, por edhe nga referate të mbajtura në koferenca të ndryshme historiko-shkencore. (4)
Taloci në Kërkimet iliro-shqiptare, shkruan mbi diasporën shqiptare, mbi historinë e ngulimeve në Gadishullin Ballkanik, mbi historinë e së drejtës zakonore shqiptare.
Shkrimi “Diaspora Shqiptare” (Die albanische Diaspora), përbëhet në vetvete nga tre kapituj dhe përkatësisht:
1. Shqiptarët në Syrmien (Albaner in Syrmien)
2. Borgo Erico në Zarë (Borgo Erizzo bei Zara)
3. Italo-shqiptarët (Italo-Albaner)

Në kapitullin e parë, “Shqiptarët në Syrmien”, Taloci flet mbi legjendën e prejardhjes së fisit hungarez të Klementinëve të Petervaradit, në Syrmien të Hungarisë, të cilët sipas autorit janë etnikisht shqiptarë dhe rrjedhin nga fisi shqiptar i Kelmendit, që sipas Talocit u ngulitën në zonën hungareze pas humbjes që Perandoria Austro-Hungareze pësoi me osmanet gjatë luftrave austro-turke të viteve 1737-1739, ku kelmendasit si të krishterë, ishin pjesë përbërëse e ushtrisë perandorake austro-hungareze së bashku me fise të tjera të krishtera ballkanike kundra osmanëve. Pas rifutjes në zotërim të Perandorisë Osmanëve të tokave të tyre, një pjesë e kelmendasve katolikë, nën presionin e frikës ndaj shpagimeve të ashpra të osmanëve ndaj tyre, marrin rrugën e emigrimit, dhe një pjesë e tyre vendoset si dhe shumë fise të tjera sllave në zonat e Hungarisë, në Syrmien.(5) Taloci jep në përshkrimin e tij edhe të dhëna për organizimin fisnor dhe ushtarak të këtij fisi, mosmarrëveshjet dhe konfliktet e tyre me administratën perandorake në zonën e re të ngulimit në Hrtkovci, Nikinci, Jarak. Në fund ai paraqet edhe një tabelë të banorëve të këtyre fshatrave, prej së cilës të tërheq vëmendjen kroatizimi i madh i gjuhës së këtij fisi.(6)
Ne kapitullin e dytë “Borgo Erico në Zarë„ Taloci përshkruan krijimin e komunës së Ericos në Zarë të Dalmacisë. Sipas Talocit gjatë Shek. XVIII për shkak të konflikteve me osmanët, shqiptarë të krishterë emigruan për në Dalmaci dhe u ngulitën në fshatrat e Zemenicos. Shqiptarë atje patën përzierje edhe me elemente kroate, por megjithatë në Borgo Erico karakteri shqiptar i kësaj popullsie u ruajt, veçanërisht në gjuhë.(7) Taloci paraqet edhe detaje etnografike dhe regjistra të familjeve të këtyre fshatrave, të cilat i përkasin viteve 1726, 1733 dhe 1756.
Kapitulli i tretë “Italo-Shqiptarët„ na jep arsyet e emigrimit të shqiptarëve në drejtim të Italisë në Shek. XV-XVI. Sipas tij këto shkaqe gjenden në luftrat e vazhdueshme dhe në ndërrimet e sundimit të huaj në territoret shqiptare, territore të cilat tanimë ranë nën sundimin otoman. Po sipas Talocit shqiptarët kanë kryer disa vale emigrimi, të cilat ai i paraqet në shkrimin e tij, dhe këto valë emigrimi të shqiptarëve në Itali janë si më poshtë vijon:

- Për në Ankona dhe Kalabri, në Shek. XV.
- Në provincën e Katanzaros, në vitin 1443.
- Në Monte San Angelo dhe S.Giovanni Rotondo, në vitet 1467-1471 dhe në Kalabri në vitet 1476-1478.
- Emigrimi i disa shkodranëve gjatë viteve 1477-1478 në Rionero dhe Barille, më pas themelojnë dhe vendbanime të reja si, Ginestra dhe Maschite.
- Emigrimi i toskëve në kapercyell të Shek. XV.
- Emigrimi disa shqiptarëve për shkak të pushtimit osman të Vllahise në fund të shek. XV.
- Emigrimi i disa barinjve shqiptarë nga Morea e Jugut (Peloponez) në vitin 1534.
- Emigrimi i maniotëve (Morea e Jugut), në Barille, në vitin 1675.
- Emigrimi i shqiptarëve nga zonat e Himarës në vitin 1774.(8)

Taloci përmend se ndër shqiptarët që emigruan në Shek. XV-XVI mbizotëron dialekti i toskërishtes, në gjuhën e tyre, por edhe në raportin e përqindjes së prejardhjes së popullsisë sundon karakteri tosk, megjithëse shqiptarët u përzien me popullsinë e vendeve përkatëse, ku këta emigrantë u vendosën. Autori përshkruan edhe zonat e vendosjes së shqiptarëve dhe marrëdhëniet e tyre me italianët.
Po në këtë kapitull të tretë, Taloci paraqet tabela ku janë regjistruar italo-shqiptarë në vitet 1881 dhe 1894. Po ashtu bën edhe një listë të emrave të vendbanimeve dhe paraqet të dhëna mbi raportet fetare të popullsise.
Shkrimi “Shkrime mbi historinë e zonave të ngulimit në Gadishullin Ballkanik„ (Beiträge zur Siedlungsgeschichte der Balkanshalbinsel) përbëhet prej dy artikujsh:

1. Teoria mbi çështjen vllahe ose rumune (Die Theorie der wlachischen oder rumänischen Frage)
2. Historia e motshme e ilirëve në zonat e Bosnjës (Die Urgeschichte des Illyrertums auf dem Gebiete Bosniens)

Ne shkrimin e parë Taloci jep qëndrimin e tij duke u bazuar mbi dëshmi filologjike, sipas të cilave barinjtë rumunë apo vllahë kanë qenë në kontakte të gjata me elemente ilire apo trake. Si rrjedhim, Taloci pohon se Trako-Ilirët kanë formuar një shtresë të rumunëve dhe gjatë kontakteve që kanë patur me to, ka ndodhur dhe një përzierje gjaku, por sipas Talocit nuk është përcaktuar ende shkalla e kësaj përzierje, kjo për shkak të mungesës së studimeve hulumtuese deri në atë kohë.(9)
Në shkrimin e dytë, ai jep një paraqitje të shtegtimit dhe zonave të ngulimit të helenëve në bregdetin lindor të Detit Adriatik dhe përkatësisht nga vendi i origjines së tyre helenët shtegtojnë në drejtim të veriperëndimit të Gadishullit Ballkanik dhe themelojnë kolonitë e tyre, si qytetet, Epidamnos (Dyrrhachion, Durrazo, Durrës sot në vitin 627 p.K.); Apollonia (Avlona, Pojan të Fierit sot, në vitin 588 p.K.); ishulli Pharos (Lesina, Hvare); Issa (Lissa, Isa, Vishi sot).
Taloci tregon se këto ngulime ishin qëndra të forta dhe banorët vendas në interland dëshironin t’i pushtonin këto koloni, “bashkinat greke qi u sheshuen përgjate bregut qenë qendra aq të forta sa fiset e popullit qi prej brenda vendit dojshin me u sule ka deti nuk mujtn me çue në vend dishirin e tyne. Barbarët e alpevet Dinare mujshin me greqizue lehtësisht, por helenët nuk u bajshin kurrë barbarë.(10)
Gjithashtu Taloci përmend po në këtë shkrim shtegtimet dhe ngulimet e fiseve trako-ilire, fise që sipas autorit jetonin në zemër të Ballkanit, ilirët në krahinat perëndimore të Gadishullit dhe trakët në krahinat lindore, kurse në jug të Gadishullit jetonin fiset maqedono-epirote që sipas Talocit qenë të afërm apo “kushërinj„ me të parët.(11)
Sipas Talocit të treja këto fise që autori i konsideron të afërm me njëri-tjetrin e kanë prejardhjen e tyre në familjen e popujve indo-evropianë. Dhe po sipas tij, ato u dynden në Gadishullin Ballkanik përpara helenëve. Emigrimi i tyre filloi nga veriu, më parë erdhën ilirët dhe më vonë zbritën prej Karpateve trakët. Taloci është mbështetës i tezës Trako-Ilire dhe sipas tij këtë e dëshmojnë edhe paralelizmat gjuhesore.(12)
Ai përmend se trakët, të cilët ndër emigrimet e tyre të mëdha u shpërndanë, me kohë u shuan si nga gjuha ashtu edhe nga kombësia. Tepricat e tyre qenë themeli i popullit rumun. Kurse fiset ilire që jetonin në perëndim të Gadishullit Ballkanik mundën t’i qëndronin shuarjes duke qëndruar ndër krahinat e vështira malore, e ruajtën gjuhën dhe gjakun e tyre, por me kohë edhe këto u latinizuan dhe u sllavizuan. Vetëm një pjesë e tyre mundi të mbijetonte midis fuqisë së gjuhës së atyre popujve me të cilët për njëmije vjet ishte në marrëdhënie dhe kjo pjesë është ajo që sot përbën kombin shqiptar. Shqiptarët e sotëm nuk janë veçse një pjesë e vogël e Ilirëve të vjetër, por ilirë të përzier me elemente trake.(13)
Taloci flet edhe mbi organizimin e fiseve ilire, përmend emrat dhe zonën e vendodhjes së tyre si p.sh. Liburnët, Japudët, shtriheshin nga kufiri verior i Adriatikut, prej Istrës deri tek lumi Kërka. Fiset ilire të Nestëve e Manirëve shtriheshin në krahinat mes lumenjve Kërka dhe Neretna. Ne jug të lumit Neretna shtrihej fisi i Ardianëve, në jug të tyre Desaretët. Rreth Liqenit të Shkodrës jetonin Labeatët, rreth Liqenit të Ohrit jetonin Enkelejtët, në prapatokën e Dyrrahut jetonin Taulantët; Albanët rreth zonës së Krujës sot. Dardanët shtriheshin në Ballkanin Qëndror. Në brigjet e Adriatikut jetonin Dalmatët, kurse Penestët në luginën e Drinit të Zi dhe Molosët, Kaonët e Thesprotët shtriheshin në Epir. Por fiset lire shtegtuan edhe përtej Gadishullit të Ballkanit, si në Itali, Venetët në luginën e lumit Po, Japigët në Italinë Jugore, disa fise të tjera në Umbri dhe në Latium, Picemum. Por ilirët shtegtuan edhe në fushat e Hungarisë, në Kroaci, Slloveni, Serbi, Bosnjë-Hercegovinë, Dalmaci, Mal te Zi.
Fiset ilire emërtoheshin ose sipas të parit të fisit, ose duke marrë emrin prej natyrës, p.sh. bregu i detit ilir Dalmaci = vend kodrinash ose sipas etimologjisë semite = vend bri bregut. Dardanët = bujq, ata që merreshin me të mbjellurit e dardhëve, Labeatët = me lyp, të vobektit, Mendtarët = te mendshëm, Taulantët = dallëndyshe.
Studiuesit mendojnë se shumë fise ilire apo më vonë shqiptare e kishin origjinën e tyre në një paraardhës të përbashkët. Gjithashtu ato qenë shumë të lidhur mes tyre, dhe ndanin karakteristika te përbashkëta, siç ishin ekzogamia, patrilinealiteti, patrilokaliteti, monogamia, adhurimi i paraardhësve të fisit, që lidhet me kultin e të parëve, kult ky tepër i respektuar ndër fiset shqiptare dhe sot e kësaj dite.(14)
Në kohë rreziku të gjitha familjet bashkoheshin për të përballuar armikun dhe në krye të fisit dilte më i zoti. Disa fise ilire sundoheshin nga një i parë, disa të tjerë kishin në krye një pleqësi. Fiset ilire njihnin autoritetin e mbretit dhe i bindeshin urdhërave të tij, por ndodhte që lidhja midis fuqisë së mbretit dhe krerëve të fisit nuk ishte e plotë. Krerët e fiseve ishin pak a shumë vasalë të pavarur, të cilët mbreti kur kishte nevojë i thërriste për këshillim. Në rastin kur krerët e fisit bashkoheshin me armikun ndodhte që mbretëria binte dhe si rrjedhim kishim një pushtet paralel, dy sundime.
Ilirët tregonin një kujdes të madh për të ruajtur zakonet e vjetra të tyre. Gojëdhana ishte e një rëndesie të veçante për ta. Çdo gjë e dëgjuar prej gojës së të parëve ishte për ta e shenjtë, kjo vlente sidomos për fiset e veriut.
Taloci i përmend fiset ilire si fise luftarake, armët e tyre ishin heshta-hedhëse e shkurter, shpata, heshta, njihnin taganin, përdornin topuzin.
“Luftëtarit ilir i pëlqente lufta në male, mësymja prej pritës e me shpatë shngjeshur sikurse edhe shqiptari i sotëm kur hedh valle shkreh pushkën ose vringëllon hanxharin.(15)
Po të shihnin ndonjë rrezik o hetonin afrimin e armikut, me një shpejtësi jepej kushtrimi prej një maje mali në tjetrën, natën e kishin zakon të ndiznin zjarre roje. Të plagosurit nuk i lejshin me mbet kurrë ndër duer të armikut. Shtëpia ishte ndër ta sikurse edhe sot ndër shqiptarët e sotëm, e Zotit dhe e miqve. Puna më e nevojshme ishte mikut me i shtrue para pije dhe ushqim, mish dhensh, djathë, bukë e qepë”.(16)
“Besimi i tyne ishte një përzierje e çuditshme e të trupnuemit të sendeve të natyrës me gojëdhanat e vendit. Ata kishin tempuj të rrumbullakët të ndertuem maje kodrash e aty adhurojshin idhujt që ishin guri, druri, sermi të veshuna me petka të gjata, ndër të dyja duert mbanin nji shpatë, madje ilirët dhe trakët u kanë dhënë lëndën grekërve për të krijuar mitologjinë e tyne.”(17)
Taloci përshkruan po këtu dyndjen apo sulmin e fiseve kelte në fillim të shek. IV p.K. prej Renit, sulmit të të cilëve nuk mundën t’i rezistojnë fiset e paorganizuara ilire. Në luftën me keltët u shquan ardianët dhe autariatët, fise të cilat në këtë luftë dolën të mundur dhe rrudhën kufijtë e tyre. Këto luftime përfunduan kur në Ballkan u shfaq Aleksandri i Madh i Maqedonisë, “zaptuesi i botes”, i cili në të gjallë të tij arriti të bashkojë tërë Gadishullin e Ballkanit. Ai para se të ndërmerrte fushatat në Azi nënshtroi Ilirët e Trakeë, shumë prej të cilëve u inkuadruan në ushtrinë e tij.(18)
Taloci përmend me rradhë më pas edhe mbretëritë ilire si ajo e enkelejdëve, taulantëve, ardianëve, përmend edhe mundjet e ilirëve në luftë me romakët e pushtimin e tokave ilire prej Romës. “Në vjet 167 p.Kr. morri fund mbretnija ilire. Mbretnija e Gentit qe e ndame prej Romës ndër tri pjesë: Labeata (qendër Shkodër), krahina rreth Grykës së Kotorrit (me qendër Rrizonin) e një pjesë e vogël më vehte nën një kryetar ilir, i cili siç duket ishte i afërm i Gentit dhe mbante titullin e një mbreti; këtë gjë na e bëjnë me besue të hollat e mbretit Ballaeos që sundonte në vjet 107 p.Kr.„(19)

VIJON

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Qershor 2004 07:27
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Albanologė tė shquem:LUDVIG FON TALOCI (pjesa dyte)

“Kanuni i Lekës„ përbën edhe kontributin e Talocit mbi të drejtën zakonore shqiptare. Ky artikull përbëhet nga dy pjesë, titulluar përkatësisht: “E drejta penale” dhe pjesa e dytë “E drejta private/civile”.
Të dyja këto pjesë janë të nënndara në nënkapituj.
Kapitulli i parë i së drejtës penale përmban paragrafët, “Goditja”, “Gjymtimi” dhe “Vrasja”. Kurse kapitulli i dyte përmban, “Çnderimi i gruas”, “Vjedhja me armë”, “Shkelja e së drejtës së mbrojtjes” dhe “Mbi benë”. Kapitulli i parë i së drejtës private titullohet, “Kontratat” dhe përmban paragrafët, “Dhurimi”, “Premtimi “dhe “Kontrata e depozitimit”.
Kapitulli i dytë i titulluar “Mbi sendet dhe të drejtën trashëguese dhe të familjes” përbëhet nga paragrafët “Mbi realizimin e fejesës”, “Mbi zotimin” dhe “Zgjidhja”. Shtojca ka edhe një ligj provizor për rastin e hakmarrjes.(20)
Në këtë shkrim, Taloci jep zonën dhe origjinën e Kanunit. Sipas tij, “Shtrirja gjeografike e maleve shqiptare, e cila siguron gjithashtu, vështirësi për të depërtuar në Alpet shqiptare, u ka siguruar fiseve veriore shqiptare në periudha të caktuara historike, njëfarë autonomie. Bazat e kësaj autonomie i formon e drejta zakonore, e cila trashëgohet prej kohërash nga i ati tek i biri. Në bazë të kësaj të drejte rregullohet jeta në malsinë shqiptare.(21)
Mendohet se emërtimi i Kanunit të Lek Dukagjinit rrjedh nga “Codex Alexandri”, ku me Aleksandër, nënkuptohen ose Aleksandri i Madh i Maqedonisë, ose njëfarë Aleksandri i fisit të Dukagjinëve. Ky i fundit ka qenë gjithashtu, dhe bashkëkohes i Gjergj Kastriotit, me të cilin krijoi dhe një lidhje kundra osmanëve. Aleksandri i Dukagjinit kishte ne zotërim të tijin, zonën e Mirditës. Mendimi i pergjithshem ne trevat shqiptare e lidh kodin ligjor te sipërpërmendur me emrin e këtij të fundit, nga i cili doli dhe emërtimi Kanuni i Lekës.(22)
Por disa studiues shqiptarë, vazhdon Taloci, mendojnë se kanuni mund ta ketë origjinën e vet që në kohën e Aleksandrit të Madh, mëma e të cilit vinte nga trevat ilire. Gjithashtu këta studiues, nuk besojnë se Kanuni nuk ka ruajtur deri në ditët tona formën origjinale të tijën, por ka pësuar modifikime. Pohimet e tyre mbi origjinën e Kanunit që në kohën e Aleksandrit këta studiues i bazojnë në këto arsyetime:

- Kjo e drejtë zakonore nuk ka veprim vetëm mbi trevat malore shqiptare, por dhe në qytete, sidomos e drejta penale, e cila zëvendëson atë shtetërore të osmanëve.
- Kjo e drejtë gjithashtu, në disa raste përdoret dhe nga vetë turqit. Po ashtu, këta të fundit nuk do të lejonin përdorimin e një të drejte të një princi të krishterë, si rrjedhim, nuk do të toleronin hartimin e ligjeve kanunore me baza të krishtera të vepronte në territorin osman.
- Kjo e drejtë përmban dhe elemente pagane, të cilat nuk mund të futeshin në të nga një princ katolik si Lek Dukagjini, por janë rrjedhojë e kohërave pagane ndër trojet shqiptare.

E vërtetë që ky kanun ka një përdorim tepër aktiv në zonën e Mirditës, e cila ishte nën sundimin e Lek Dukagjinin, dhe që njihet si një zonë me qeverisje të pavarur, por kjo e drejtë që në kohën e romakeve ishte lejuar të përdorej nga popullsia vendase e pushtuar prej tyre, në tre kuvende ilire.”(23)
Gjithësesi sipas Talocit, Kanuni duhet të ketë origjinën në një të drejtë zakonore të motshme të popujve blegtorë të Ballkanit, i cili vazhdoi të ekzistojë si në kohën e pushtimit sllav, atij bizantin apo më vone atij osman.(24)
Kontribut tjetër mbi të drejten zakonore shfaqet dhe në shkrimin “Projektligje turke” (Türkischer Gesetzesentëurf), që i kushtohet kodifikimit të së drejtës zakonore shqiptare. Shtojca përmban edhe njoftime mbi të drejtën zakonore të malsisë së Shqipërisë së Veriut, të ashtuquajturën “Dschibalkomission„ (Komisioni xhibal/komisioni i maleve).(25) Në këtë Komision të Maleve bënin pjesë fiset malsore të,

- Hotit (2 bajraqe)
- Grudës (2 bajraqe)
- Kelmendit (4 bajraqe – Selcë, Nikshi, Vukli dhe Boga)
- Kastratit (1 bajrak)
- Shkrelit (1 bajrak)
- Rancas (4 bajraqe – a)Buza Ujit, b)Kopliku, c)Grisha, d)Riolli me Grue-mir, Linai, e)Leporosh dhe Rapist
- Postribës (3 bajraqe – a)Drishti dhe Vilza, b)Bokshi me Dragoc, Vorf dhe Rashi, c)Shjaketa, Suma, Domni, Myselim, Mesi, Ura-Shtreint
- Shllakut (1 bajrak)
- Temalit (1 bajrak)
- Shalës
- Shoshit
- Pultit
- Recit (1 bajrak)
- Lohes (1 bajrak)

Po ashtu bënin pjesë dhe si bylykbashi,

- Anamali
- Kraina
- Brugu i Bunës
- Bregu i Drinit
- Göl-kenari
- Dag-kenari

Fiset Hoti, Gruda, Kelmendi, Kastrati dhe Shkreli në gjuhën shqipe thirren zakonisht si “pesë malet e mëdha” dhe si rrjedhojë shquhen më shumë se fiset apo malsitë e tjera shqiptare. Ndërsa autoritetet osmane i thërrasin të gjitha si “Xhibale” që arabisht nënkupton fjalën male, dhe u njeh këtyre fiseve malore të drejtën e lashtë të tyre (adet).(26)

Sipas Kurt Gostentschnigg historiografia shqiptare e kritikon veprën “Acta ...„ në faktin se ajo nuk ka përfshirë dokumenta mbi zonën jugore të linjes Vlore-Ohër dhe se disa fakte mbi çështjet ekonomike dhe sociale janë përfshirë sëbashku ose janë shkurtuar, por në përgjithesi, pohon Gostentschnigg, kjo historiografi e çmon veprën “Acta ...„ si përmbledhjen më të besueshme, të paktën deri më sot, të dokumenave apo burimeve historike mbi Shqiperinë mesjetare.(27) Kurse Robert Schwanke e konsideron veprën “Kërkime iliro-shqiptare„ si punën e parë shkencore kolektive mbi historinë shqiptare. Vetë një ndër hartuesit e vepreës, Milan Shuflai e vlerëson bashkëkolegun e tij për metodën kritike, njohuritë bazë dhe objektivitetin e tij gjatë veprimtarisë së tij shkencore.(28)
Historiografia shqiptare e vlerëson këtë vepër si një kontribut shkencor, i vlefshëm për njohjen e Shqipërisë dhe thekson përveç qëllimeve politike, rolin e Austro-Hungarisë si një faktor thelbësor edhe në fushën e albanologjisë.
Nje kritikë ndaj Talocit mendoj se mund t’i behet në tezën e tij trako-shqiptare, mbi afrimet midis ilirëve dhe trakëve, kryesisht në elemente gjuhësore. Sipas tij gjuha e ilirëve dhe trakasve ishte e përafërt. Këtë tezë e kanë mbështetur dhe studiues të tjerë si gjermanët, J. Ritter von Xylander, Karl Paul, Gustav Weigand, Tomaschek.(29) Ky i fundit madje, në studimin e tij, “Trakët e Vjetër“, botuar në Vjenë, e përkthyer në shqip nga Hil Mosi, ka nxjerrë disa fjalë trake, me të cilat ka konstatuar afrime me fjalet ilire, si p.sh. (trak.)aizi = dhi(ilir.); (trak.) pori = buri (ilir.) = vrasës/luftëtar (shqip.); (trak.) melg = me miel/me mjel (ilir., shqip); (trak.) tem = tym (ilir. shqip); (trak.) ketri = katër (shqip.) etj,.(30)
Në përgjithësi, studimet e kryera si nga të huajt ashtu edhe nga studiuesit shqiptarë kanë treguar se shqipja është trashigimtarja e ilirishtes së vjetër, se shqiptarët janë pasardhësit e ilirëve dhe jo të trakasve dhe nuk kanë ndonjë element trak ndër vena. Hahni p.sh. e pa shqipen si bijën e ilirishtes. Gjithashtu edhe Gustav Mayer është përkrahës i tezës së prejardhjes direkte të shqipes nga ilirishtja. Sipas tij, shqipja është forma më madhore e ilirishtes së vjetër, veçanërisht e formës më të re të ilirishtes. Tezën e prejardhjes së shqipes nga ilirishtja direkt e mbështesin edhe studiues të tjerë si Thumb, Karstien, Diefenbach.(31) Kjo është edhe teza bazë e historiografisë shqiptare që konkludon mbi bazën e studimeve dhe hulumtimeve të kryera se shqipja ështe pasardhësja direkte e ilirishtes dhe nuk ka afrime me trakishten.
Megjithatë, Taloci ka një vlerë të konsiderueshme si studiues, dhe shkrimet e tij janë interesante për të dhënat që paraqesin. Sipas Milan Shuflai-t “vdekja e Talocit ishte një humbje e madhe për Balkanistikën, vdekje së cilës mund t’ia kalonte vetëm ajo e Jireçekut„.

***********************************

( 1)Barnath/Nehring (1981). 294-296.
( 2)Gostentschnigg (1996). 183.
( 3)Po aty., 183.
( 4)Po aty.
( 5)Thallóczy (1916). 316.
( 6)Gostentschnigg (1990). 239.
( 7)Gostentschnigg (1996). 184
( 8)Thallóczy (1916). 334-337.
( 9)Gostentschnigg (1996). 185.
(10)Thallóczy (1919). 22.
(11)Po aty.
(12)Po aty.
(13)Po aty., 23
(14)Shiko Baxhaku/Kaser (1992).
(15)Po aty., 51.
(16)Po aty., 52.
(17)Po aty., 53.
(18)Po aty., 73.
(19)Po aty., 76.
(20)Gostentschnigg (1996). 185.
(21)Thallóczy (1916). 409.
(22)Po aty., 410.
(23)Po aty., 410-411.
(24)Po aty., 411.
(25)Gostentschnigg (1996). 185.
(26)Thallóczy (1916). 482.
(27)Gostentschnigg (1996). 185.
(28)Po aty., 186.
(29)Dhrimo (1989). 164.
(30)Thallóczy (1916). 7.
(31)Dhrimo (1989). 163-164.




Bibliografia

Barnath, Mathias/Nehring, Karl. 1981. Biographisches Lexikon zur Geschichte Südosteuropas München.

Baxhaku, Fatos/Kaser, Karl. (1996). Die Stammesgesellschaften Nordalbaniens. Berichte und Forschungen österreichischer Konsuln und Gelehrter (1861-1917). Wien, Köln, Weimar.

Dhrimo, Ali. 1989. Der Beitrag deutscher Forscher auf dem Gebiet des Albanischen. Tek, Albanien in Vergangenheit und Gegenwart. Internationales Symposion der Südosteuropa-Gesellschaft in Zusammenarbeit mit der Albanischen Akademie der Wissenschaften. Bonn.

Gostentschnigg, Kurt. 1990. Der Anteil der österreichisch-ungarischen Historiker an der Erforschung Albaniens. Graz.

Gostentschnigg, Kurt. 1996. Zëischen Wissenschaft und Politik (1867-1918). Graz.

Thallóczy, Ludwig von. 1916. Illyrisch-Albanische Forschungen. München-Leipzig.

Thallóczy, Ludwig von. 1916. Beitrage zur Siedlungsgeschichte der Balkanhalbinsel. Tek, Illyrisch-Albanische Forschungen. München-Leipzig.

Thallóczy, Ludwig von. 1916. Kanuni i Lekës. Ein Beitrag zum albanischen Gewohnheitsrecht. Tek, Illyrisch-Albanische Forschungen. München-Leipzig.

Thallóczy, Ludwig von. 1916. Türkischer Gesetzentwurf, betreffend Kodifizierung des albanischen Gewohnheitsrechtes. Tek, Illyrisch-Albanische Forschungen. München-Leipzig.

Thallóczy, Ludwig von. 1916. Die albanische Diaspora. Tek, Illyrisch-Albanische Forschungen. München-Leipzig.

Thallóczy, Ludwig von. 1919. “Historia e motshme e ilirevet ndër vende të Boznisë. Tek Agimi (1-2).

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Qershor 2004 07:29
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

KOSTANDIN JIREĒEK

KOSTANDIN JIREÇEK
(1854-1918)

Lindi ne Vjene me 24 korrik 1854, me origjine çeke nga i ati dhe slloven nga e ema. Ne formimin e tij shkencor nje rol te veçante ka luajtur i afermi i tij Jan Sheferiku, hulumtues i burimeve arkivore te Venedikut nepermjet te cilit Jireçek ka patur mundesine te njihet me shkencetare e studiues te njohur te kohes si Ami Bué, F.Miller, R.Hube, F.Miklosiq.1

Ne Universitetin e Prages ai morri bazat e para te historise, filologjise dhe gjeografise. Po ne Prage mbrojti doktoraturen dhe habilitacionin, perkatesisht me punimet “Histori e bullgareve” (1875) e kosnideruar si vepra e pare shkencore me burime te pasura historike, nje studim sistematik mbi te kaluaren e popullit bullgar prej koheve te lashta deri ne 30 vitet e para te shek. XIX.2 Me 1877 mbrojti habilitacionin me punimin “Rruga ushtarake prej Beogradit per ne Stamboll dhe grykat e Ballkanit„3

Jireçek kandidoi per postin e docentit ne Universitetin e Prages dhe duke qene nje njohes i mire i Ballkanit e fitoi kete vend dhe prej viteve 1877-1879 mbajti ne kete universitet leksione mbi historine dhe gjeografine e Evropes Juglindore, veçanerisht mbi gjeografine e Gadishullit Ballkanik.4 Zgjidhet si anetar i rregullt i Akademise se Shkencave te Çekise, ndersa me 1898 behet anetar i rregullt i Akademise se Shkencave te Vjenes5 dhe profesor i Historise se Sllaveve te Jugut, po ne Vjene.

Gjate jetes se tij Jireçeku ka udhetuar shume ne kerkim te materialeve per punimet e tij si ne Bullgari, Serbi, Kroaci, Mal te Zi, Maqedoni etj. Si njohes i mire i shume gjuheve, nder to gjermanisht, bullgarisht, serbo-kroatisht, anglisht, rusisht, ka patur mundesine te punoje ne shume arkiva si ne Sofje, Vjene, Prage, Zare e veçanerisht ne ate te Dubrovnikut, ne te cilin ka mbledhur materiale interesante per studimet e tij, mbi historine, gjeografine, etnografine, toponime, mbi historine ekonomike e vendeve dhe popujve ballkanike. Materiale te tilla mbledhur neper arkiva ai i shfrytezoi dhe ne punimi “Rruget tregtare dhe minierat e Serbise dhe te Bosnjes ne kohen e Mesme“ (Prage 1879).6

Bullgarine e vizitoi disa here, madje po aty shkruajti edhe “Ditarin“(1879) qe kap periudhen prej 30 tetorit me 26 nentor 1884. Ne vitin 1879 u punesua ne Buillgari si sekretar i pergjithshem ne Ministrine e Arsimit, me vone 1881-1882 ne postin e Ministrit te Arsimit, drejtor i Bibliotekes Popullore.Vendimin e vet qe te shkoje ne Bullgari e ka konsideruar si “vetevrasje dhe kariere e humbur.“ Kurse bullgaret nga ana e tyre nuk kane patur besim ne te dhe e kosideronin agjent te Austro-Hungarise.7

Viti 1907 e gjen Jireçekun ne postin e kryetarit te Seminarit te Evropes Juglindore ne Universitetin e Vjenes.

Me 10 janar 1918 nderron jete ne qytetin ku lindi, ne Vjene.



Ne historine e studimeve mbi Ballkanin gjate gjysmes se dyte te shek. XIX Jireçeku radhitet nder vendet e para, veçanerisht per studimet e tij per bullgaret, serbet. Konsiderohet si autori i punimit te pare serioz historik me karakter shkencor mbi popujt ballkanik[8], “nje kollos i madh i shkences”, i cili dha nje kontribut te madh mbi histografine e popujve te Ballkanit[9]

Gjate veprimtarise se tij shkencore e cila perfshin gati 40 vjet, Jireçeku u kushtoi punime gati te gjithe popujve te Ballkanit, ku nder te tjera u morr dhe me studimin e Kanunit te Dushanit, dhe te Statutit te Dobrovnikut. Ka shkruar punime nga lemi i historise, i letersise, filologjise, etnografise. Gjithesesi kontributin me te madh e ka ne fushen e historise dhe te historise se gjeografise. Ka shkruar punime mbi historine e Bizantit, historine e popullit bullgar, atij serb, historine e Dubrovnikut, mbi historine e romaneve dhe mbi historine e popullit shqiptar.[10]



Mbi historine e popullit shqiptar Jireçekut i perkasin keto punime:



1. Shqiperia ne te kaluaren[11], e botuar ne Kerkime Iliro-Shqiptare (Illyrische-Albanischen Forschungen I). (IAF)

2. Pozita dhe e kaluara e qytetit te Durresit ne Shqiperi,[12] tek IAF.

3. Shkodra dhe zona e saj ne mesjete,[13] tek IAF

4. Vlora ne te kaluaren,[14] tek IAF

5. Dy dokumenta nga Shqiperia e Veriut,[15] tek IAF



Jireçeku shqiptaret i ka permendur edhe ne punime te tjera qe nuk kane si objekt direkt ata, por popuj dhe tematika te tjera, si ne punimin “Historia e serbeve” I,II, ne “Rruget tregetare dhe minierat e Serbise dhe te Bosnjes ne Mesjete”, ne “Elemente te krishtere ne nomenklaturen topografike ne tokat ballkanike”. Gjithashtu edhe tek “Romanet ne qytetet e Dalmacise gjate mesjetes”.

Jireçeku ka treguar interes te madh per iliret, origjinen, shtrirjen e tyre ne Ballkan, per etnogjenezen shqiptare, marredheniet shoqerore, ekonomike dhe politike, por edhe per marredheniet e tyre me popujt fqinje, sidomos ne kohen e feudalizmit.[16]

Ai eshte nje nder bashkeautoret e permbledhjes dokumentare se bashku me Shuflain e Tallocin, “Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia”(1913-16) veper monumentale ne dy vellime, e cila perfshin aktet dhe diplomat qe ilustrojne ngjarjet ne Shqiperi ne kohen e mesjetes.[17] Gjithashtu eshte edhe bashkeautor i punimit “Kerkime Iliro-shqiptare[18]



Punimin e tij “Shqiperia ne te kaluaren”e ka perfshire ne vepren e perbashket IAF.

Ne te Jireçeku na jep nje panorame te pergjithshme te historise se popullit shqiptar qe nga periudha e lashtesise deri ne fillimin e shek. XX. Per kete punim autori ka shfrytezuar materiale nga arkivat e Napolit, Venedikut, Romes dhe Dubrovnikut, por edhe punime te botuara si “Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis, illustrantia” apo permbledhjen e punimeve te dr. Karl Paçit “Zur Kunde der Balkanhalbiense. Reisen und Beobachtungen”, ne te cilin gjenden studimet e Karl Shtojmecit, Ipenit, Erih Libertit, Nopçes, etj., por edhe punime nga Talloci, Vajgandi, Miklosiqi, Majeri.[19]

Ne kete veper autori eshte perpjekur te jape nje panorame te pergjitheshme te kaluares historike te Shqiperise. Keshtu, Jireçeku flet per origjinen dhe vendodhjen e ilireve, per etnogjenezen e shqiptareve, per luften e tyre per pavarsi, per marredheniet me popujt fqinje. Ne kete punim ka edhe te dhena interesante mbi emra personash, familjesh, fiseve shqiptare, fiseve fqinje me to dhe marredheniet familjare mes tyre. Jireçeku si atdhe te arberve mesjetare percakton territorin e perfshire brenda drejtkendeshit “Shkoder-Prizren-Oher-Vlore” Ai gjithashtu eshte perkrahes i tezes se Shuhartit e Majerit per origjinen e gjuhes shqipe si nje gjuhe gjysem e romanizuar.[20]

Per studiuesin Emin Pllana, Jireçek ne punimet e tij eshte bazuar mbi te dhena te autoreve te tjera dhe shpesh here ka arritur ne perfundime te gabuara. Keshtu te kaluaren e popullit shqiptar e shpegon ne konteks te historise se popujve fqinje. Ai etnikumin shqiptar e lidh ngushte me historine bizantine, te bullgareve, sllaveve, normaneve. Megjithate ne fillim te punimit autori thekson se nuk eshte e lehte te shkruhet per historine e Shqiperise sepse e kaluara e ketij populli eshte shume e veshtire. Ai gjithashtu, eshte perkrahes i tezes se shqiptaret jane pasardhesit e ilireve te lashte, te cilet banonin ne brigjet lindore te Adriatikut nga Epiri deri ne Panoni. Si fise ilire ai permend dhe venetet, mesapet, japiget ne Itali. Shkruan edhe per vendbanimet e fiseve ilire, per mbreterine e Agronit dhe te Teutes, per kolonite greke ne bregdetin ilir si, Kerkyra, Dyrrahu, Apolonia, Lisus.[21]

Per sa i perket problemit te etnogjenezes se shqiptareve Jireçeku i permbahet parimeve te gjeografit te Aleksandrise, Ptolemeut qe permend fisin ilir, Albanoi ne qytetin Albanoplen-Albanopolis, territorin e te cilit, Hani e gjen ne mbeturinat e Shkurteshit afer Krujes.[22]

Shqiptaret e mesjetes se hershme autori i kufizon ne nje krahine te vogel dhe si berthame te tyre ai merr zonat e Shkodres, Prizrenit, Ohrit dhe Vlores me disa degezime ne veri, psh ne shek. XIV permenden “Arbanensis” ne fshatrat deri ne Kotorr ne luginen e Cermnices ne veri-perendim te Liqenit te Shkodres. Per Jireçekun, nga shtrirja e gjere e ilireve ne lashtesi gjate sundimit romak pjesa me e madhe e tyre u romanizua, po ashtu edhe gjuha e tyre u gjysmeromanizua. Ndersa ne studimet shqiptare si, te Mahir Domit, Emin Pllanes, Budes, theksohet se nje pjese e ilireve nuk u romanizua, po ashtu edhe gjuha e tyre nuk u romanizua dhe prej ilireve rrjedh si pasardhes i drejteperdrejte populli shqiptar.

Autori vijon ne punimin e tij me historine e Dyndjes se Popujve, dyndje nga e cila u prek dhe u cenua edhe territori shqiptar, perpos atij grek. Sllavet gjate dyndjeve te tyre kane lene ne teritorin tone nje sere toponimesh, madje sipas Jireçekut, ne disa fise shqiptare apo sllave kemi edhe nje simboze shqiptaro-sllave. Ai pohon se disa fise serbe si Vasojeviçet, Piperet, Ozreniqet dhe fiset shqiptare si Krasniqet, Hotet rrjedhin prej 5 vellezerve, Kuçet ne Mal te Zi qe sipas tij jane ortodokse, pohim ky qe gjendet ne kundershtim me ate te gjetur ne nje burim te vitit 1614, ku Mariano di Bolizza nga Kotorri i permend si “Chuzzi Albanesi” (Kuçet shqiptar) e me pas si te ritit roman.

Jireçeku pohon gjithashtu se arberit permenden edhe nga kronistet greke si nga Mihal Ataliati, Ana Komnena, Gjergj Akropliti, kroniste qe per here te pare permendin emrin arberesh ne Durres me 1043 ne kryengritjen e strategut te Themes se Durresit, Gjergj Maniakes apo me 1081 ne kohen e Manol Komnenit.

Me pas Jireçeku pershkruan zgjerimin e shtetit serb ne territorin e Bizantit, permend renien e Shkodres, Tivarit, Prizrenit, Pultit nen Stefan Nemanjen. Jep te dhena dhe informacione interesante mbi ndryshimet politike qe ndodhen ne Ballkan e ne Bizant pas Kryqezates IV si dhe formimin e Principates se Arberit nen Progonin, djemte e tij, Gjini dhe Dhimitri.

I rendesishem eshte pohimi i Jireçekut mbi diplomat e Manastireve te Deçanit dhe Arhangjelit ne Prizren, te cilat sipas tij permendin emra shqiptaresh si Lesh, Llesh, Gjon, Gjin. Pra nje e dhena faktike e rendesishme kjo e fundit per te treguar se ne keto territore ka patur popullsi shqiptare qe gjate shek. XIII.

Jireçeku vijon ne renien e Durresit, Vlores, Beratit nen anzhuinet, formimi i Mbreterise Shqiptare ”Regnum Albaniae” dhe me pas me pushtimin e Durresit me 1296 nga serbet e Milutinit e me vone te territoreve shqiptare nga car Stefan Dushani. Permenden emra te familjeve te medha shqiptare te kohes si Topiajt, Skurajt, Aranitet, Gropajt, Janinet. Gjate kohes se sundimit bizantin ne territoret shqiptare hasim si gjuhe te shkruar greko-bizantinen, latinishten dhe sllavishten.

Mbi zhvillimin ekonomik Jireçek ndalet pak dhe permend disa artikuj si mendafshi, kripa, ullinjte, mishi, lekura, peshkimi, sende luksi te importuara.

Invazionin osman ne Ballkan ai e paraqet te suksesshem per osmanet e gjate tij ne perpjekje per parandalimin e hyrjes se osmaneve ne territoret e Ballkanit, e pushtimin e tyre, popujt e ballkanit treguan mjaft dobesi. Jireçeku nuk permend rezistenen shqiptare kunder turqeve, betejen e Savres 1385, pjesemarrjen e shqiptareve ne betejen e Kosoves. Por ndalet ne periudhen e luftes se popullit shqiptar nen udheheqjen e Gjergj Kastriotit kundra ushtrive osmane. Gjithashtu i konsideron te mira marredheniet e Kastriotit dhe te princerve te tjere shqiptare me popujt, fiset dhe princat fqinje.

Vdekja e Skenderbeut me 1468 u pasua me nje ndryshim politik ne territoret shqiptare. Tanime keto territore pas renies sa bastionitit te fundit, Kalase se Shkodres me 1479, u futen nen sundimin osman, sundim i cili i shtriu organet e pushtetit osman pothuaj ne te gjithe territorin shqiptar, pervec disa krahinave malsore, te cilave iu lejua nje mevehtesi ne qeverisjen e tyre nga osmanet, perkundrejt pagimit te tributeve dhe haraceve pushtetit osman.

Jireçeku pohon se ne kete periudhe kemi edhe nje emigrim te popullsise shqiptare drejt Dalmacise, Italise, Greqise.

Duke mos njohur mire defteret kadastral osmane e te dhenat e tyre mbi popullsine ne Kosove, p.sh. Defterin Kadastral te1455, Jireçek shkruan per dyndje te shqiptareve, zgjerimin e tyre ne veri, ne lindje e deri ne Novi Pazar dhe Nish, pas shpernguljes serbe te 1690. Por defteret kadastrale si ai i vitit 1455 na japin te dhena per ekzisten e popullsise shqiptare ne Kosove qe para 1690[23], qe me 1455 per te mos u shtyre me tej me diplomat e Deçanit, Arhangjelit. Nuk ka patur nje dyndje masive te popullsise shqiptare, gjoja aleate e osmaneve myslymane gjate vitit 1690, kohe e luftes austro-hungareze 1689-90 ne Kosove.

Nje panorame te shkurter Jireçeku jep po ne kete punim edhe mbi ngjarjet me te rendesishme qe kishin te benin me shqiptaret gjate shek. XIX-XX, si per Ali Pashe Tepelenen, mbi Bushatllinjte e Shkodres, kryengritjet shqiptare kunder osmaneve te 1833-1870, mbi Lidhjen e Prizrenit, mbi rilindasit e pare si De Rada, Kristoforidhi, mbi shtypin, qendrat e arsimit dhe ato te kultures shqiptare sic qene klubet e ndryshme te krijuara nga atdhetare shqiptare ne Shqiperi, por edhe jashte saj si ne Sofie, Manastir, Itali. Duke mbrritur me pas ne kryengritjet e viteve 1909-1910,1911 dhe ne kryengritjen e pergjitheshme te vitit 1912.

Punimi “Shqiperia ne te kaluaren”, eshte nje pasqyre e ngjarjeve dhe ndodhive me kryesore te cilat spikasin ne historine e popullit tone. Por gjithashtu eshte edhe nje perpjekje tjeter nga ana e studiuesve te Perandorise Dualiste per te deshmuar ne rrethet evropiane, historine e vendit tone, megjithese me disa pasaktesi.

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Qershor 2004 18:32
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

KOSTANDIN JIREĒEK

Shkrim tjeter po ne permbledhjen IAF eshte edhe “Shkodra dhe rrethinat e saj ne Mesjete”, ne te cilen ai jep nje histori te shkurter te qytetit te Shkodres qe nga periudha e antikitetit, koha e renies se Shkodres nen romaket pas thyerjes ne vitin 168 te mbretit ilir Genti. Ne shek. IV ne Shkoder shfaqen e elementet e pare te kristianizmit dhe kjo e dhene na del nga permendja e emrit Peshkopi. Perandori Dioklecian Shkodren e ben qendren e provinces Prevalis dhe ky qytet mbetet nen sundimin bizantin pas renies se Perandorise Romake te Perendimit ne vitin 476 dhe peshkopet e qytetit qene nen varesine e Peshkopates se Durresit. Shek. XI e gjen Shkodren nen sundimin serb e tanime peshkopet e qytetit qene ne varesine e Arqipeshkvise se Tivarit. Pas vdekjes se carit serb Stefan Dushanit, Shkodra sundohet nga familja e Balshajve, te cilet Jireçeku per nga origjina i konsideron rumune dhe Shkodra behet nen ta qendra e Principates se Balshajve. Pas tyre prej vitit 1421-1479 Shkodra kalon nen sundimin e Venedikut dhe prej vitit 1479 bie nen sundimin osman.[24]

Jireçeku shkruan edhe per organet administrative te Shkodres. Si udheheqes politik i saj ka qene princi (Comes), si organi me i larte permendet komuna “Commune et universitas Scutari” Ne Shkoder jane gjetur monedha te Dushanit, Milutinit, djalit te tij Kostandinit. Dokumentet e gjetura nga administrata e qytetit jane te shkruara ne latinisht, sic duket kjo ishte edhe gjuha e administrates dhe e kancelarive. Persa i perket origjines se popullsise se ketij qytetit Jireçeku e konsideron ne pjesen me te madhe si popullsi shqiptare, por ne rrethinat e Shkodres hasen emra apo mbeturina romane

Pasoja e pushtimit osman jane edhe shkaterrimi i shume qytezave si Balezi, Drishti, Sarda, Danji, Sapa. Shkodra si nje qytet me tregti te zhvilluar ka patur nje jete aktive ekonomike, marredhenie tregtaro-ekonomike, ka dhene dhe ka marre me fqinjet mallra te tilla si dyll, argjend, arme, pelhura, kripe, peshk.[25]

Jireçeku ne shkrimin e tij pershkruan edhe qytetet perreth Shkodres p.sh. permend Drishtin me nje pozite te rendesishme strategjike per vete qytetin e Shkodres, madje keto dy qytete kane patur nje te kaluar historike te ngjashme dhe venedikasit thonin: “ pa Drishtin qyteti i Shkodres vlen pak”. Drishti eshte themeluar sipas Jireçekut ne kohen e ilireve ose romakeve.[26] Por pushtimi osman solli si pasoje dhe shkaterrimin e qytetit. Ai permend dhe qytetin e Danjes, fortesen e Danjes (Dagnum Mercatum), afer ketij qyteti ai permend fshatin Laç. Danja permendet ne kohen e Balshajve si “Dogana ne Danje” (Carina na Dani), por ka qene edhe prone e familjes se Zaharive, te cilet quanin “Sabateasis et Dagnensis” Venedikasit e morren Danjen ne vitin 1448, me pas ra nen Dukagjinet, perseri nen Venedikun deri sa u erdhi rradha osmaneve gjate pushtimit te Shqiperise[27]

Autori ne kete shkrim te tij permend edhe shume emra te fshtrave rreth Shkodres si Prekal, Rec, Shin Koll, Shen Gjin, Zadrimej. Afer Lezhes ai permend vendin Suffada (Shufada) nga i cili ngarkohej kripa e druri per ne vendet e tjera. Prej ketej tregtaret shkonin ne Prizren. Po ashtu ai jep dhe nje mikrohistori te qytetit te Lezhes, ku permend se Lezhen pas grekeve e pushtuan romaket e me pas bizantinet, Serbia, Venediku (1389) dhe me 1478 osmanet.

Me pas ndalet edhe ne pershkrimin e Liqenit te Shkodres, sipas te cilit nje pjese e liqenit quhej Liqeni i Kastratit dhe pjese tjeter e Hotit. Rreth brigjeve te tij shtriheshin disa manastire dhe fshatra. Permend se ne veri te Podgorices gjenden mbeturinat e nje qyteti te madh romak “Doklea” qytet ky i fisit ilir te dokleateve. Ne shek.XII emri Dioklea zevendesohet me emrin Zeta. Pasardhese e Dioklese se vjeter ishte Ribnica qe ne shek. XI-XII thirret Podgorica, afer se ciles gjendet vendbanimi i hershem Tuzi. Ne kete fshat autori permend fiset shqiptare si Hotet, Grudet, Kastratet. Me larg Shkodres permend dhe nje koder “Maja e Balezit” dhe mbeturinat e qytetit Balez qe sot quhet Bajza. Reth kesaj qyteze ishte fshati Koplik i banuar me shqiptare te besimit myslyman.[28]

Per Jireçekun Shkodra ka nje pozite te mrekulluesjme se gjendet ne derdhjen e lumenjve Buna dhe Drini. Ky qytet nuk ka ndryshuar emrin per me se 2000 vjet. Per te emri i keshtjelles se Shkodres Rozafat supozohet te kete ardhur ne baze te qytetit Rusafa te Sirise, qytet qe permendet ne biografite e ushtareve romake nga Siria, Shen Gjergji e Vakha, sot nje qytet i shkrete afer Eufratit, jo larg Palmires. Kurse per emrin e Shkodres, Jireçeku pohon versionin qe jep Hani, sipas te cilit ky emer ka ardhur nga fjala shqipe “kodran” qytet i cili sipas Tit Livit eshte i fisit ilir te Labeateve.[29]



Ne permbledhjen “Kerkime Iliro-Shqiptare” eshte i perfshire gjithashtu edhe studimi “Pozita dhe e kaluara e qytetit te Durresit” Ne kete studim Jireçek nder te tjera, shkruan mbi themelimin e qytetit te Durresit nga helenet e fisit dorian te Kerkyres rreth vitit 625 p.Kr. ne bregun e Adriatikut ku banonte fisi i atehershem ilir i taulanteve. Kolonia e re u quajt Epidammes.[30] Jireçeku pershkruan dhe poziten gjeografike te qytetit. Sipas autorit territori i qytetit te Durresit eshte nje varg lartesish, te cilat ne zanafillen e tyre qene nje ishull i detit, ne lashtesi nje gadishull e tani periudha e sotme eshte e ndare nga toka permes nje lagune. Skaji verior i ketij gadishulli formohet nga Kepi i Palit (Palles) i permendur ky qe ne shek. XIX tek Ana Komnena si “Palia” o “Palus”, ne permendoret raguziane si “Portus Pali”, “ad Palos” dhe ne skajin jugor, ne det gjendet qytetit i Durresit., Epidammes, Dyrrachion.

Jireçeku permend se per kete qytet kryesisht per periudhen e lashtesise jane marre me studime francezet e kohes se Napoleonit III, te cilet u okupuan me historine e Jul Çezarit, vecanerisht studiuesi Leon Heuzey me veprat “Mission archeologique des Macedeine par Heuzey et Daumet”, Paris 1876 (me planin dhe pamjen e Durresit ), ”Les operatione militares de Jules Cezar, Etudies sur le terrain par la mission de Macedeine, euvrage necompagne des Cartes et des vues d’apres nature”, Paris 1886 (me harten e rretheve dhe pamje te qytetit).[31]

Qytetin e sundonte nje aristokraci tregtare me nepunes qe zgjidheshin çdo vit. Qyteti kishte nje Akropolis, nje keshtjelle me lartesi 98 m ne perendim te Durresit te sotem. Ne brendesi kishte burime te medha uji siç njofton Polibi. Ketyre u perket ndoshta Fontana Civrile ne perendim jashte qytetit.[32] Luftimet midis fisnikerise se qytetit dhe popullsise qene nje nga shkaqet e luftes se Peloponezit (431-464 p.Kr). Emri i vjeter Epidammes fillon te zhduket dhe zevendesohet me emrin Dyrrachion. Deshmi e zhvillimit tregtar te qytetit jane dhe monedhat e argjenda te qytetit, te gjendura ne Shqiperi, Dalmaci, Bosnmje, Serbi, Bullgari, Kroaci, Hungari, Transilvani.[33]

Ne shek. III p.Kr kete koloni e kishin iliret e mbretereshes Teute dhe me pas ne vitet 229 p.Kr qyteti ishte nen mbrojtjen e Romes dhe u quajt Durrhachium. Prej Durresit niste “Via Egnatia” nje rruge ushtarake romake e drejtuar per ne Selanik dhe ne Lindjen e Larget.

Por Durresi u be i famshem ne luften midis Çezarit dhe Pompeut ne vitin 48 p.Kr. Pompeu zoteronte qytetin dhe Çezari e rrethoi, por iu desh te terhiqej duke e shperngulur sheshin e luftimit ne Thesali. Pas perfundimit te luftrave civile, Perandori August vendosi nje koloni romake ne Durres. Qysh prej kesaj kohe fillojne mbishkrimet latine te vendit qe arrijne deri ne shek. VI.[34]

Shek. I-III, Durresin e gjejne pjese perberese te provinces se Maqedonise, kryeqytet i te ciles ishte Selaniku. Pas ndarjes se provinces nga perandori, Durresi u be kryeqytet i provinces se re bregdetare Epirus Nova (Epiri i ri) ne te cilen bente pjese dhe Lychnidus (Ohri). Heret hyn Krishterimi, permenden edhe peshkope te qytetit ne krye Shen Astius, nje martir i kohes se perandorit Trajan. Pas ndarjes se Perandoriose Romake, Durresi peson rrebeshet e dyndjeve te popujve.Ostrogotet e Teodorikut e pushtuan ate ne vitin 478 per pak kohe. Madje ne keto vite nje durrsak u be perandor ne Kostandinopoje, Anastasi I (491-518).[35]

Ne shek. VII-XII, Durresi ishte nje fortese e qytet kryesor i Bizantit ne detin Adriatik pasi ndodhej ne rrugen per ne Itali. Popullsia e provinces Thema Durrhachion kishte ndryshuar pak nga dyndjet sllave, por shumica e saj ishte shqiptare. Durresi ne periudhen bizantine ishte shume me i vogel se ne kohen romake. Metropoliti grek i Durresit kishte ne varesi ne shek.VIII-X 15 peshkope prej Tivarit, Shkodres deri ne Vlore. Por qe prej shek. XI prej tyre kishin mbetur vetem 4 se veriu ishte bashkuar me Kishen Romane. Durresi ishte edhe teatri i luftes midis Perandorise Bizantine dhe Careve te Ohrit. Car Samueli pushtoi Durresin pas vitit 989 dhe emeroi ne Durres nje mekembes te tij. Por me vone bizantinet me floten e tyre pushtuan Durresin, cari i Ohrit Vladislav u vra me 1027 duke rrethuar qytetin ne lufte me mekembesin bizantin Niketas Pogonites.[36]

Kur Perandoria bizantine po fillonte te binte per nga fuqia ne Durres, gjenerale e mekembes u shpallen shpesh perandore dhe qe ketej viheshin ne marshim kunder Kostandonopojes si gjenerali i famshem Maniakes (1043). Nikefores Bryennies, Basilakes Paflagani. Me vone prane Durresit luftuan normanet me bizantinet. Aty zbarkoi Duka Robert Guiskardi (1081) dhe korri fitore kunder perandorit bizantin Aleks Komneni (18 tetor 1081). Por pas vdekjes se Guiskardit, bizantinet u bene perseri zoter te Durresit. Mekembesi bizantin Aleksi, nip i perandoprit bizantin e ka mbrojtur qytetin (1107-1108) me sukses ne luften e dyte te normaneve te Beomundit, biri i Robertit, i cili u perpoq te marre qytetin, muret me makina lufte, kulla te levizshme dhe koridore te nendheshme.

Kur kryqtaret zaptuan Kostandinopojen (1204), Durresi ra nen sundimin e Republikes se Shen Markut, per pak kohe (1205). Me vone e sunduan despote greke te Epirit me seli ne Arte dhe Janine. Emrat e qytetareve te Durresit te kesaj kohe i njohim nga dokumentat greke dhe latine ku emrat e tyre ne me te shumtit qene greke dhe me pak latine si Kyr Pascalis Sarippi, Martin Basababa, Nikolaus Gadeleto, Georgios Paganos Akturios, Demetrios Kavasilos, Theodoros Rhigopulo.[37]

Despoti Mikeli II kerkoi ndihme tek franket kunder grekeve te Nikese qe u perpoqen qe te perhapnin pushtetin e tyre ne gadishull. Mbreti i Napolit, Manfredi, i fundit i dinastise se Shtaufeneve u martua me Helenen te bijen e Mikelit II e si pasoje trashegoi Durresin, Vloren e Beratin.Kur Manfredi vdiq ne lufte kunder Karlit I Anzhu, vellai i mbretit francez Luigji IX “I Shenjti” (1266) epiriotet e pushtuan Durresin, por me 1272 qyteti iu dorezua Karlit qe kishte pushtuar Beratin, Vloren, Krujen, ishullin e Korfuzit. Karli pastaj u quajt edhe “Mbreti i Shqiperise”, Zot i “Regnum Albaniae” Kapiteni i pergjithshem i tij e kishte seline ne Durres ku francezet kishin vendosur edhe nje arqipeshkv katolik. Me 1273 Durresi u godit nga nje termet i madh prej te cilit vetem akropoli mbeti i paprekur. Pasi anzhuinet humben terren Durresi ra nen Bizantin, por me 1296 mbreti serb Stefan Uroshi II Milutin ia morri Bizantit. Kur pas 1343 cari serb Stefan Dushani pushtoi Krujen, Beratin e Vloren dhe kur anzhuinet po luftonin me njeri-tjetrin, Durresi deshi t’i nenshtrohej venediksave me 1350, por keta nuk pranuan. Me 1368 Durresin e pushtoi princi shqiptar Karl Topia, por e rihumbi disa here kur me 1372 erdhi personalisht Ludvigu Duke i Durresit dhe me 1373 kur Robert D’Artua i shoqi i dukeshes Johana te Durresit e pushtoi ate me mercenare spanjolle Por me vone ne rrethinat e Durresit u shfaqen kaloresit osmane. Nga frika e turqve, i biri i Karl Topise, Gjergji para se te vdiste ia la Republikes se Venedikut Durresin qe e trashegoi per afro 108 vjet deri me 1501. Kjo republike konfirmoi edhe privilegjet e vjetra te qytetit, pagoi pensionet e fisnikeve shqiptare. Mekembesi venedikas i ashtuquajturi “baiulus et capitaneo” zevendesohej cdo vit. Qytetaret ruajten administraten dhe nepunesit ndrroheshin per vit.[38]

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Qershor 2004 18:37
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

KOSTANDIN JIREĒEK

Me vdekjen e Skenderbeut filloi nje periudhe e re ne historine e Shqiperise, osmanet filluan te nenshtronin tere qytetet shqiptare dhe ne kuader te kesaj fillon edhe renia e qytetit te Durresit. Kaloresi i ri gjerman Arnold von Harff nga Reni i poshtem, i cili me 1496 po udhetonte per ne Palestine e permend Durresin (Duratzo) si nje qytet i madh i pershtjelluar, i shkaterruar ne Shqiperi “tani i nenshtruar venedikasve”. Qe prej 17 gushtit 1501 osmanet u futen ne Durres, pasi venedikasit qene larguar me anijet e tyre. Turqit e zvogeluan menjehere Durresin duke nisur ndertimin e nje muri te ri ndares ne brendesi te qytetit. Ne periudhen e sundimit osman Durresi ishte nje qytet i vogel me afro 200 shtepi i rrethuar me murre te forta, me uje te pashendetshem, te kripur, pasi burimi kryesor mbetet jashte qytetit. Kishat u shnderruan ne xhami prej turqve. Arqipeshkvi katolik nuk u lejua te banonte ne qytet, por ne nje fshat afer tij.[39]
Sic kemi permendur edhe ne fillim, Jireçek shqiptaret i ka permendur edhe ne artikuj te tjere me objekt popujt e tjere te Ballkanit dhe problemet e Gadishullit. Keshtu, nje punim i tille ku ky autor permend edhe popullin shqiptar eshte edhe vepra e tij, kushtuar popullit serb e titulluar “Historia e Serbeve”[40] (1918). Ne kete veper me interes eshte pohimi mbi lashtesine e fiseve ilire, te cilet Jireçeku i permend nder banoret me te lashte te Gadishullit te Ballkanit, krahas grekeve, trakasve. Iliret ai i konsideron si popull indoevropian. Gjithashtu po ne kete veper, percakton edhe vendbanimet e fiseve ilire, emrat dhe disa aspekte te jetes se tyre shoqerore dhe ekonomike.[41] Per te gjykuar mbi gjuhen e ilireve Jireçeku thekson se “i vetmi burim per gjuhen e ilireve te vjeter jane emrat e personave ne mbishkrimet e kohes romake” qe sipas tij jane te ngjashem me emrat e romakeve dhe kjo mjafton per kete studiues per te arritur ne konkluzionin se, gjuha shqipe eshte e mbushur me elemente romane apo se kjo gjuhe shqipe eshte rezultat i perzjerjes se gjuhes latine dhe greke, mbeshtetur mbi argumentin se ne kuader te shkembimeve, marrjes e dhenies midis popullsise shqiptare e atyre fqinje ne te folurit apo ne gjuhen e shkembimeve perdorej si latinishtja ashtu edhe greqishtja. Por fakt i rendesishem eshte percaktimi qe i ben Jireçeku origjines se shqiptareve si pasardhes te ilireve, ne periudhen e dyndjes se popujve te rinj si te sllaveve, sipas tij, iliret gjysem te romanizuar nen presionin e ketyre popujve, u terhoqen ne krahinn e Arbanum, ne territorin e Krujes, ku Ptolemeu permend fisin ilir Albanoi dhe prej shek. XI ky emer perfshin gjithe popullin arber.[42] Jireçeku vazhdon ne gjykimin e tij te gabuar dhe mbi teritorin e shtrirjes se arberve te mesjetes, ne te famshmin katerkendesh Shkoder-Prizren-Oher-Vlore.
Pohimi i tij mbi shqiptaret si pasardhes te ilireve gjysem romanizuar nuk qendron per nga saktesia, pasi vete G. Stadtmüller gjen shqiptare si pasardhes te ilireve te pa romanizuar apo te pa sllavizuar ne krahinen e Matit, te cilet diten te ruanin gjuhen, zakonet, doket e tyre dhe te transformohen pastaj keta ilire ne mesjete, ne shek. VIII dhe IX, ne popullsi arbereshe-shqiptare.Megjithese pika e kritikes qe i behet Stadtmüller-it eshte pohimi i tij mbi percaktimin e atdheut te arberve te mesjetes, pasardhes direkt te ilireve, vetem ne nje zone te thelle malore, ne kodrinen e Matit, prape ne permendim kete studiues gjerman per nje pjese te pohimit te tij, qe per ne rezulton te jete i sakte, pra gjetja e popullsise ilire te paromanizuar ne Mat per t’ia kundervene pohimit te Jireçekut mbi iliret gjysem te romanizuar.
Jireçeku shkruan edhe per vendodhjen e sllaveve ne Ballkan, marredheniet e tyre me arberit e mesjetes. Gjithashtu edhe mbi simbozen shqiptaro-sllave tek disa fise ne veriperendim te Liqenit te Shkodres. Autori permend toponime shqiptare ne Rrafshin e Dukagjinit, ne Prizren, etj. Per nga besimi, Jireçeku arberit e mesjetes i konsideron te krishtere, me kuture qytetare te afert me kulturen greke e romane te Dalmacise. Per te shqiptaret e kane perqafuar kristianizmin gjate kohes se sundimit roman.[43] Ai thekson se, gjate sundimit bizantin nje pjese e peshkopatave te veriut kane patur lidhje te fshehta me Romen vecanerisht gjate sundimit te Papa Gregorit VII, kur formohet edhe Peshkopata e Tivarit (1077), prej te ciles perhapet prapaganda fetare katolike nder fiset shqiptare.[44]
Ndersa mbi marredheniet e shqiptareve me serbet, duke filluar qe prej kohes se Nemanjes e deri tek Dushani, autori i konsideron si shume te mira.
Me pas vepra vijon dhe me informacione te shkurtra mbi periudhen e sundimit anzhuin, venedikas, me luftrat e Skenderbeut kunder osmaneve.
Punim tjeter i Jireçekut, ku del ne pah dhe trajtimi i elementeve shqiptare jane shkrimet, “Rruga ushtarake prej Beogradit deri ne Kostandinopoje dhe grykat e Ballkanit” (Prage 1877) ku autori shkruan se qysh ne mesjete ka ekzistuar nje komunikacion i gjalle mes vendeve bregdetare shqiptare dhe krahinave danubiane.[45]
Ne punimin, “Rruget trgetare dhe minierat e Serbise dhe te Bosnjes ne kohen e mesme“ (Prage 1879) permend zhvillimin e tregtise ne qytetet bregdetare, ne kolonite helene si p.sh. ne Epidammos-Dyrhachion, Apolloni, Kerkyr, Issa, apo ne qytet e tjera te Dalmacise dhe ne brendesi te Ballkanit.[46] Per periudhen e mesjetes ky historian shkruan per Themen e Durresit, popullsine, territorin e saj. Popullsine e kesaj treve ai e nxjerr shqiptare, me pas ka patur dhe popullsi latine, e cila jetonte ne qytetet, ne qendrat bregdetare, kurse popullsia shqiptare jetonte ne fushe dhe ne zonat malore. Me pas po ne Themen e Durresit hasim ketu-atje edhe popullsi sllave, por fare pak. Po ne kete studim Jireçek permnde vervec Durresit edhe qytete te tjera si Tivarin, Shkodren, Lezhen, Drishtin, Vloren, Krujen, Beratin, Bylisin. Ai shkruan edhe mbi xehtarine kryesisht ate te Shqiperise Veriore, por edhe mbi minierat dhe rruget tregtare prej derdhjes se Bunes dhe Drinit deri ne Prizren, Novoberde e Sofie, rruge e ashtuquajtur “Via de Zenta” duke pohon se ka qene rruga me e veshtire malore ne Gadishullin Ballkanik. Gjithashtu, permend edhe lumenjte e Shqiperise, te cilet sipas autorit ne pjesen me te madhe te tyre ishin te lundrueshem te tille si Buna, Drini, Mati, Shkumbini, Devolli. Nisur nga fakti se keta lumenj qene te lundrueshem nepermjet territoreve qe ato pershkonin behej edhe tregti kryesisht me drithe.[47] Jireçeku shkruan edhe mbi Zeten, qender te se ciles konsideronte Tivarin, e sipas autorit tivarasit qene per nga origjina romane dhe si gjuhe zyrtare kishin latinishten, por kjo popullsi njihte dhe shqipen dhe sllavishten. Kurse mbi Ulqinin, ai pohon se ne te nuk ka patur nje perzierje te elementit roman me ate shqiptar dhe ne shek. XVI gjuha shqipe ka qene gjuha amtare e te gjithe qytetareve.[48]
Shqiptaret dhe territori Jireçekut i permend dhe ne punimin me titull “Elementet e krishtere ne nomenklaturen topografike ne vendet ballkanike”(Vjene 1897) ku ai merret me shtrirjen dhe perhapjen e emrave te krishtere (te shenjta) te perdorura ne percaktimet e vendeve ne shtetet e Gadishullit Ballkanik, por edhe ne funksionin si emra personash.[49] Sipas autorit nje rendesi kane emrat e manastireve, kishave ne qytete dhe ne fshatra, ne te cilat dalin ne pah emra te shenjtoreve te perdorura per te percaktuar dhe emeruar nje vendbanim, nje treg apo nje fortese. Tere kete proces e hasim ne brigjet e Adriatikut, por edhe ne brendesi te Gadishullit Ballkanik. Deri ne mesjeten e vone eshte kryer procesi i ndryshimit te ketyre emrave, por ne menyre graduale. Ne kuader te ketij procesi emertime te tilla i hasim edhe ne territorin shqiptar, ketu shihen emra me shtesen Shin, Shen, psh Shen Gjergji, Shin Njin, Shen Meri, Shen Ilia, Shen Koll, etj,. Ne Shqiperi ka edhe emra, te cilat jane te mbartur nepermjet legjendave per shenjtoret. Dhe si shembull per te ilustruar kete fakt Jireçeku merr qytetin e Sirise, Rosafin dhe legjenden e Shen Sirgjit si fortese e Shkodres, te cilen Stefan Provenqani e pershkruan ne biografine e te atit Stefan Nemanjes(1215). Nder qytete, ai permend qytetin Rosaf. Marin Barleti e percakton themelimin e Shkodres ne kohen e Aleksandrit te Madh. Kurse studiues te shek. XIX si, Ami Bué, Müller, Hahni, e njohin emrin Rozafa pjeserisht si fortese e Shkodres, pjeserisht si kodra te gurta mbi te cilat kjo ishte e ndertuar. [50]
Kurse ne vepren “Romanet ne qytetet e Dalmacise gjate mesjetes” (Vjene 1901-1904), Jireçeku ka dhene shume shenime edhe per popullsine e qyteteve bregdetare e mbi formimin e gjuhes shqipe. Shkruan mbi pasojat e sundimit roman ne Ballkan, mbi romanizimin e sllaveve, ilireve, mbi perhapjen e gjuhes latine dhe greke. Mbi gjuhen shqipe ai mendon se ajo eshte formuar ne kohen e feudalizmit te hershem ne shek. V-IX dhe se romaket e Danubit te Poshtem ndaheshin nga romaket e bregdetit dalmatin nga tokat malore, ne te cilat kishte nje numer te vogel te bashkive te medha qytetare, vendbanimet e romakeve te vertete, kurse ne pjesen me te madhe ishte e banuar nga ilire jo plotesisht te romanizuar. Ato ishin krahinat malore te Dalmacise, Prevalit dhe te Dardanise ne brendesi te Bosnjes, Serbise Perendimore, Malit te Zi dhe te Shqiperise Veriore. Pasardhesit e ketyre ilireve jane shqiptaret e sotem dhe ai pranon tezen e Shuhardit e te Majerit se gjuha shqipe eshte e perzier dhe e ngjashme me gjuhen rumune ne pikpamje te fonetikes.[51]
Me Dyndjet e Popujve fillojne te vihen re edhe ndryshime ne territorin ballkanik, rrudhosje te territoreve me popullsi etnikisht te njejte, nderhyrje dhe penetrime te elementeve te rinj p.sh. ne mes te sllaveve gjendeshin dhe mbeturina te popullsise ilire, greke, romane e thrakase. Sllavizimi ne brendesi dhe formimi i zones se panderprere te gjuhes serbo-kroate-bullgare u be shume ngadale, keshtu, ne shume krahina per nje kohe shume te gjate qendruan emrat e vjeter antike si ne Dardani, Daki dhe qendruan nje numer i madh i emrave romake te qyteteve si Ulpiana, Scupi, Naissusi, Serbica.[52] Jireçeku pohon se ne kuader te Dyndjes se Popujve, periudhes se ndryshimeve te vrullshme ne Gadishull prej shek. VII-IX, iliret gjysem te romanizuar nga Dalmacia, Dardania u terhoqen pjeserisht ne jug si ne Prevalis, Epir te Ri, kurse nje pjese e tyre u sllavizua dhe prej ketyere ilireve te vendosur ne zonat jugore u formuan shqiptaret e sotem. Por edhe ne zonat e sllavizuara ka patur popullsi per nga orgjina ilire dhe me pas shqiptare, te cilet sipas Budes “qendronin si ishuj perballe detit sllav.”
Po ne kete veper Jireçek na jep te dhena historike mbi popullsine romane mbi nje permbledhje te emrave te personave, te vendeve apo familjeve, te cilat nga origjina qene emertesa romane. Gjithashtu, trajton edhe problemin e atdheut te popullsise arumune (vllahe) ne bregdetin adriatik dhe ceshtjen e gjuhes rumune.
Mbi bazen e kesaj pasqyre te shkurter te veprave e te studimeve te Jireçekut mbi historine e kaluar te popullit shqiptar mund te konkludojme se ky studiues ka nxjerre ne drite shume te dhena faktografike, ngjarje nga jeta dhe e kaluara e popullit shqiptar, mbi zhvillimin ekonomik, shoqeror, kulturor, marredheniet me popujt fqinj. Te nje rendesie te vecante jane te dhenat e Jireçekut mbi toponimet, antroponimet qe i ka gjetur ne vendet e banuara prej shqiptareve, sidomos per fiset dhe familjet e medha bojare dhe per personalitetet e njohura te mesjetes.
E. Pllana mban nje qendrim kritikues ndaj Jireçekut ne disa pohime te tij mbi gjuhen, etnogjenezen e shqiptareve. Keshtu sipas Pllanaes, nuk qendrojne pohimet e tij se gjuha shqipe eshte nje perzierje me elemente nga gjuha latine, pasi eshte provuar se gjuha shqipe eshte nje gjuhe pasardhese e gjuhes se paromanizuar ilire. Gjithashtu nuk qendron mendimi apo perkrahja qe i ben Jireçeku tezes, sipas se ciles shqiptaret jane pasardhesit e ilireve gjysem te romanizuar, perkudrazi shqiptaret jane pasardhesit direkt te ilireve te paromanizuar. Pllana e kritikon studiuesin cek edhe mbi menyren e shpjegimit te historise se popullit shqiptar ne konteks me historine e popujve fqinj ballkanik. Ai nuk iu ka dhene rendesine e duhur kushteve politiko-ekonomiko dhe shoqerore ne zhvillimin e ngjarjeve historike, ka nje mangesi njohurish te deftereve kadastrale osmane si ai i vitit 1455 e si pasoje flet per emigrim te shqiptareve ne Kosove gjate viteve 1690, kur defteri osman i vitit 1455 na jep popullsi shqiptare ne keto troje qe para 100 vjetesh.[53]
Megjithate historiografia shqiptare e njeh dhe e vlereson kontributin e Jireçekut vecanerisht mbi te dhenat e tij historike per vendet, emrat e personave, fiseve shqiptare, familjeve te njohura apo personaliteve te njohura te mesjetes.
Histografia e huaj Jireçekun e vlereson ne kuader te studimeve te tij mbi Evropen Juglindore ne pergjithesi dhe per Gadishullin e Ballkanit ne vecanti. Keshtu studiuesi rus A. I. Pypin e vlereson Jireçekun si nje vezhgues gjithnje te pavarur dhe jo partiak e i paanshem, vecanerisht per studimet e tij per popullin bullgar. Studiuesi Iwan Schischmanov shkruan se “Jireçeku ka nje objektivitet dhe nje permbajtje lendore te materialeve te tij shume te pasur.” Perkthyesi serb i vepres “Historia e Serbeve”, N.Radonic, pohon mbi autorin se “ai zoteron njohuri te pasura e themelore mbi materialet qe shfrytezon.” Ai e konsideron Jireçekun si “njohesin me te mire te Gadishullit Ballkanik.” Shkencetari rus I.N.Jastrebov, i cili ne punimet e tij e ka cituar shume Jireçekun e vlereson ate si “njohesi i pare i historise se vendeve dhe popujve te Gadishullit Ballkanik, si nje studiues poliedrik i zones, i gjeografise dhe etnologjise.”[54]
Kurse bizantinologu i njohur Karl Krumbacher e vleresoi vepren e Jireçekut “Romanet ne Qytetet e Dalmacise gjate mesjetes” si nje veper e pasur me te dhena te vecanta dhe njohuri per vendet ballkanike... “per kete autorit i eshte dashur jo vetem te njohe gjuhen latine, greke, por ne vecanti edhe literaturen bizantine, gjuhet e vendeve te vecanta. Te kishte njohuri mbi gjuhen sllave, rumune, shqipe, greqishten e re. Ai duhet te kishte mbledhur njohuri te thella mbi historine e mesjetes se hereshme dhe te vone te vendeve te Evropes Juglindore. Ai duhej te perballej me ceshtjet e diplomacise e tregtise, zhvillimit ekonomik te cdo vendi, qofte te influencuar nga korrentet latino- perendimore apo nga ato greko-sllavo lindore.” Krumbacher e vlereson kete veper si te nje rendesie mjaft te madhe mbi historine e periudhes se vone romake, periudhes bizantine mesjetare, por edhe per etnografine, topografine, filologjine.
Jireçeku vleresohet vecanerisht per kontributin e tij mbi historine e vendeve te Gadishullit Ballkanik ne kuader te studimit te te cilit, trajtohen edhe problemet qe lidhen me historine e popullit shqiptar.

Biblioigrafia

Etudes Balkanique.1969. Nr. 3. Sofia.
Gostentschnigg, Kurt. (1990). Der Anteil der österreichisch- ungarischen Historiker an der Erforschung Albaniens. Graz.
Gostentschnigg, Kurt. (1996). Zwischen Wissenschaft und Politik (1867 – 1918) Graz.
Jireçek, Konstandin. Pozita e kaluara e qytetit te Durresit ne Shqiperi. Tek Kerkime iliro shqiptare. Sipas perkthmit te Institutit te Historise, Tirane.
Pllana, Emin. (1978-1979). Kontributi i Konstantin Jireçekut ne historiografine shqiptare. Tek Vjetar i Arkivit te Kosoves 14/15. Prishtine-.
--------------------------------------------------------------------------------
1 Pllana (1978-79). 168.
2 Etudes Balkanique (1969). 59.
3 Pllana (19178-79) 168.
4 Po aty.
5 Po aty., 169.
6 Etudes Balkanique (1969). 59.
7 Pllana (1978-79) 168.
[8] Etudes Balkanique (1969). 57.
[9] Pllana (1978-79). 169.
[10] Po aty., 169.
[11] Albanien in der Vergangenheit
[12] Die Lage und Vergangenheit der Stadt Durrazo in Albanien
[13] Scutari und sein Gebiet im Mittelalter
[14] Valona im Mittelalter
[15] Zwei Urkunde aus Nordalbanien
[16] Pllana (1978-79). 170.
[17] Po aty.
[18] Illyrische - Albanischen Forschungen
[19] Gostentschnigg (1996). 188.
[20] Po aty.
[21] Pllana (1978-79). 172.
[22] Po aty.
[23] Po aty., 175.
[24] Po aty., 179.
[25] Gostentschnigg (1990). 239.
[26] Po aty.
[27] Pllana (1978-79). 180.
[28] Gostentschnigg (1990). 239.
[29] E. Pllana (1978-79). 178.
[30] Jireçek. 154 -155.
[31] Po aty., 155.
[32] Po aty.
[33] Po aty., 156.
[34] Po aty.
[35] Po aty., 157-158.
[36] Po aty., 159.
[37] Po aty., 160-161.
[38] Po aty., 162.
[39] Po aty., 165.
[40] Geschichte der Serben
[41] Jireçek, veper e cituar. 165.
[42] Po aty.
[43] Po aty.
[44] Po aty.
[45] Pllana (1978-79). 183.
[46] Po aty.
[47] Po aty., 184.
[48] Po aty. 185.
[49] Gostentschnigg (1996). 188.
[50] Po aty., 185.
[51] Po aty., 186.
[52] Po aty., 189.
[53] E. Pllana (1978-79). 187.
[54] Etudes Balkanique (1969). 64.

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Qershor 2004 18:41
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Flet profesori Petrit Kotrri: Vlerësimi u dha në konferencën shkencore

Autorët e traditës së Veriut kanë hedhur bazat e albanologjisë shqiptare". Kështu ka deklaruar dje në një intervistë për gazetën prof. dr. Petrit Kotrri, dekan i Fakultetit të Shkencave Shoqërore në Universitetin e Shkodrës. Profesor Kotrri tregon se tri ditë më parë në Shkodër u mbajt një konferencë shkencore, ku u vlerësua kontributi i autorëve të Veriut. Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues nga të gjitha universitetet e vendit dhe jashtë kufijve.

Si ju lindi ideja për organizimin e një konference të tillë me një shtrirje kaq të gjerë?
Fakulteti i Shkencave Shoqërore në Universitetin e Shkodrës ka një traditë të gjerë në organizimin e konferencave të ndryshme shkencore. Qëllimi i konferencës ishte vlerësimi i traditës albanologjike dhe i kontributit të autorëve të Veriut, ky i parë tre plane: gjuhë, letërsi dhe histori. Puna e autorëve të Veriut ka qenë e tillë, saqë ata konsiderohen tashmë se kanë hedhur bazat e albanologjisë moderne.

Ishte i vështirë organizimi i kësaj konference, ku morën pjesë përfaqësues nga të gjitha universitetet brenda dhe jashtë kufijve?
Grupi i punës i kishte menduar të gjitha fazat e përgatitjes. Pastaj ne kemi një traditë të mirë. Vetëm dy vjet më parë fakulteti ynë organizoi një konferencë shkencore ndërkombëtare për albanologun austriak N. Jokl me pjesëmarrjen e emrave më të njohur të studiuesve shqiptarë brenda dhe jashtë kufijve, si dhe nga Austria dhe Gjermania. Pra, eksperienca ishte shumë e mirë dhe puna jonë u mbështet mbi këtë traditë.

Ia arritët qëllimit me këtë aktivitet?
Sigurisht. Kjo u pa edhe nga vlerësimi që dha përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit. Në këtë konferencë u mbajtën 40 kumtesa. Dua të falënderoj të gjithë ata që u morën me organizimin e saj.

Cila ishte vlera shkencore e konferencës?
Autorët e traditës të Veriut zënë një vend të nderuar në historinë e albanologjisë, të shkencës dhe të kulturës shqiptare. Kontributet e Buzukut, Mjedës, Fishtës, Stërmillit, Gurakuqit dhe Koliqit e shumë të tjerëve janë tepër të mëdha. Qëllimi i konferencës ishte që të sjellim gjëra të reja në konceptime, ide e këndvështrime rreth kontributit të këtyre autorëve të traditës dhe vlerësimi të bëhej në rrafshin e krahasimit me dijen bashkëkohore albanologjike

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Nëntor 2004 10:13
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 10:23 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Historia > Zhvillimi i historiografisė shqiptare dhe albanologjisė

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.