Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Ndalimi i dhunės
Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Ndalimi i dhunės

Nga: Ramzy Baroud


Përderisa ne do i injorojmë popujt e shkelur terrorizmi nuk do të zhduket.

Ndalimi i dhunës

“Pra, a e dënoni ju terrorizmin apo jo?” me shqetësim dhe sarkazëm më pyeti një gazetar i ri dhe i papërvojë.

Unë refuzova të përgjigjem.

Unë i thash atij se e urrejë termin e ndyrë dhe pretendues “terrorizmi” . Ai mendoi se ajo ishte një tentativë e varfër për t’i ikur dënimit të zakonshëm të tërrorizmit që është e nevojshme për të gjithë ata që duan të jenë të pranuar në shoqëritë e civilizuara, veçanarisht në perëndimi.

Por, patjetër unë e dënoj terrorizmin nëse tërrorizm do të thotë vrasja e njerëzve të pafajshëm me qëllim të përfitimit të influencës politike, apo për ndëshkim apo thjeshtë për të avancuar në marrëveshje. Unë i dënoj të gjitha format e terrorizmit – atë të nivelit shtetëror, sado i fuqishëm që është aq sa e urrej edhe atë të personit i cili me snajpër i vret meshkujt dhe femrat e pafajshëm. Por në realitet, janë të dobdwt ata të cilët ndëshkohen për të.

Terrorizmi shikohet vetëm në një kontekst: efekti, por kurrë shkaku, sikur shpërthimet vetëvrasëse, kriza e pengjeve në teatrin e Moskës, sulmet e vazhdueshme të rebelëve kurd ndaj ushtrisë turke janë të lindur në vakum.

Në një intërvistë në Radion Publike Kombëtare dy muaj mbas sulmeve vdekjeprurëse me 11 shtator 2001 unë thashë: “Ne duhet të tentojmë të shohim përmes vuajtjeve të mijëra të vrarëve të pafajshëm në atë ditë të tmerrshme. Ne nuk duhet të jemi të verbër nga hidhërimi deri në atë masë saqë mos të mund të shohim se si dhuna shkakton dhunën. Në qoftë se ne jemi me të vërtetë të interesuar të ndalojmë terrorizmin ne duhet të kemi kuroajo të shqyrtojmë rrënjët e tij.”

Të rritur për të qënë vetëvrasës bombë thjeshtë nuk është sjellje normale humane. Lënjë e fëmijëve mbas në Grozni, shkuarja në Moskë dhe zërja peng me qindra njerëz në një teatër nuk është një akt i lindur nga ndonje çeçen injorant nga urrejtja ndaj rusëve. Si dhe as kurdët nuk kanë luftuar më shumë se 15 vjet thjeshtë sepse ata janë, në një mënyrë misterioze, popull i keq, përplot urrejtje të pa shpjeguar.

Nuk më është besuar kur kam dëgjuar se sa shumë njerëz janë helmuar nga përdorimi i gazit helmues nga rusët për të rimarrur teatrin në Moskë. Por e pranoj: unë jam pikëlluar për vdekjen e 50 revelëve. Më dënoni nëse ju dëshironi, por unë nuk kam mundur ti ndaloj lotët kur kam parë pamjen e më shumë se 10 femrave çeçene, qartasi të reja, të strukura në gjunjë, disa prej tyre të ngulitura drejt qiellit, të gjitha të vdekura.

Ne nuk jemi të programuar që të na dhimbet një popull i tillë: ata janë që kanë filluar dhunën; ata janë rebelët, terroristët. Gjithë atë që ua kemi për borxh atyre është dënim i padiskutuar.

Por unë do shtroj pyetjen. Kur grupet sigur Vëzhguesii e Të Drejtave Humane (Human Rights Ëatch) dhe Amnestia (Amnesty International) thërrasin për hetim ndërkombëtar të aksioneve ruse në Çeçeni, përse Kombet e Bashkuara, administrata Amerikane dhe qevertitë e tjera perëndimore nuk këmbëngulen në çeshtje? Përse rusisë i është lejuar dorë e lirë ne Çeçeni? Përse çeçenët kanë duruar aq shumë masakra nga duartë e ushtrisë ruse?

Neve vetëm mund të shpresojmë që Moska do vij në vete nga ankthi dhe të kthehet në gjendjen normale. Por ne nukmund të shpresojmë një gjë të tillë për Grozni. Ushtria ruse ende gjindet atje. Lufta, okupimi, qeveria kukull, terrori ditor, arrestet masive, turturat dhe dhunimet ende vazhdojnë. Vëzhguesit e të Drejtave Humane, në përgjithësi të vetmuar vazhdon me plotësimin rutin të krimeve kundër popullatës civile. Por, kush ka kohë të lexojë?

Vuajtja çeçene nuk e arsyeton marrjen e pengjeve të dhunshmë por ajo e shpjegon atë. Ne mund të fusim kokën tonë në rërë si struci dhe të bërtasim me zë “asgjë nuk e justifikon terrorizmin”. Ne mund ti bllokojmë veshët tonë dhe trurin tonë dhe të akuzojmë ata që nuk pajtohen me neve si “simpatizues të terrorizmit” apo edhe si terroristë. Por kjo nuk do të ndryshojë asgjë. Moska ka shans që të gjej veten prapë viktimë të sulmeve të tjera të çeçeneve të dëshpëruar. Armpushimi i njanshëm i kurdëve në Turqi ka shumë mundësi që të ndërpritet nga dhuna e vazhduar e ushtrisë turke kundër popullsisë kurde. Shpërthimet vetëvrasëse në Lindjen e Mesme mund të zëvëndësohen apo të ndërrojnë stilin por ato kurrë nuk do të pushojnë.

“Të luftuarit e terrorit” është një koncept i ri përderisa shtetet e fuqishme dhe agresive i shtypin armiqtë e tyre të dobërt, duke i provuar atyre lirinë, drejtësinë humane, i terrorizojnë ata, i degradojnë, i arrrestojnë ata në masë. I provojnë armët e tyre në ta – përderisa vazhdojnë ti akuzojnë ata për të gjitha të këaqijat në botë.

Dhe neve, popujt e kësaj bote që mendojnë mirë por dështojnë të veprojmë, pritet që të besojmë çdo gjë që na thonë. Izraeli e mbron veten sikur palestinezët janë ata të cilët kanë okupuar territoret izraelite, rrethuar popullin izraelit, shkatërruar shtëpitë e tyre, vjellur tokat e tyre dhe vrarë fëmijët e tyre. Pritet që neve ti urrejmë rebelët kurd dhe të mohojmë çdo ndjenjë simpatie ndaj çeçenëve, sepse të fuqishmit e caktojnë pulsin e luftës, definicjonin – çka e meriton të dënohet dhe çka konsiderohet fitore.

Kur do i trajtojmë neve jetët e të gjithë popujve me nivel të barabartë, qofshin ata amerikanë, afgan, irakjan, izraelit, palestinez, turk, kurd, rus, çeçen dhe të tjerët? Deri kur ne do të qëndrojmë të verbër nga parullat boshe, urrejtjet e pashpjeguara dhe dënimet me pretendime?

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Maj 2004 21:46
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
botaed
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 05/01/2003
Vendbanimi: londer angli
Mesazhe: 190

indrit

Evetmja arsye per te cilen ti nderhyn ne debate te tilla eshte arsye fetare ,dmth sepse je mysliman( mysliman jam edhe une por jam nga ata myslimanet shqipetar dhe nuk ngjaj shume si arab nga lekura por jam i bardhe).Kjo do te thote qe ju nuk jeni teper i cilter ne gjykimet tuaja sepse po te ishit do ta shikonit ceshtjen ne fjale ne menyre me transparente.Lufta dhe diskriminimi ( kritikat) nuk u drejtohen myslimaneve por arabeve dhe duhet ta kuptosh qe rezistenca heroike e popullit iraken nuk eshte fetare ne thelb por levizje e proletariatit dhe anti imperialiste,eshte nje levizje kunder hegjemonizmit amerikan dhe ju (myslimanet) qe hiqeni gjoja se ju dhimbsen (vellezerit mysliman) vetem demtoni me teper kauzen e partizaneve arab dhe beheni viktima te propagandes te aleances te shfrytezimit.

HASTA LA VICTORIA SIEMPRE.

__________________
E MARTE 8 QERSHOR 2004
DITA ME E ZEZE NE HISTORNE E POLITIKAVE NDERKOMBETARE.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Qershor 2004 09:29
botaed nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė botaed Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me botaed (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: botaed Shto botaed nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto botaed nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Hmmmmmmmm.

me sa po shoh une ti nuk po merresh me temen por me mua.

Degjo i dashur nese ti je musliman gje qe sdua ta ve ne dyshim, kam mendimin se nuk jeton ne kete planet akoma ose nuk merr vesh fare se cbehet.

Lufta po behet kunder Islamit dhe qellimi i saj eshte zhdukja e kultures dhe fese islame ne teresi.
Po ashtu Edhe mbroijtje e Izraelit eshte dicka fetare , dhe lehte qe qe te kuptohet.

Nese je musliman po te tregoj nje thenie te profetit tone"Nuk eshte musliman ai nuik do per vellain e tij ate cka do per vete"

Po ashtu thote:"Musliman i vertete eshte ai nga gjuha dhe dora e te cilit jane te sigurte te tjerat.

Po ashtu thote:"Musliamni eshte vella i musliumanit nuk e ofendon ate as nuk e poshteron.

Duke ditur tere keto fjale me siper me duket pak i dyshimte te qenit musilam nga ana juaj.
Gjithesesi njeriu gabon.

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Qershor 2004 13:40
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
botaed
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 05/01/2003
Vendbanimi: londer angli
Mesazhe: 190

INDRITI

Po merrem me ty sepse je ti qe ke hapur temen per interesa te erresires fetare.
Pikerisht sepse jam mysliman shqipetar ( faktikisht stergjyshin e kam pas katolik kurse vete jam ateist dhe i perkas nje kulture perendimore e cila pergjithesohet me kristianizmin) jetoj ne kete planet dhe e marr vesh dhe e di me mire se ju se cfar ndodh ne bote.
Lufta nuk eshte kunder islamit por eshte nje lufte kunder detyrimeve sociale qe kane synimet imperialiste.Pra nuk eshte kunder zhdukjes te fese islame por kunder lirise tashme te paket qe gezojne masat e proletariatit boteror , dhe kete e shpjegojne me se miri luftrat qe jane jane zhvilluar ne afrike dhe ne azine juglindore ku ju nuk mund te na mbushni mendjen qe kan qene luftra kunder fese budiste apo paganeve afrikane.Mbrojtja e izraelit nuk eshte dicka fetare por i perket synimeve strategjike imperialiste ne lindjen e mesme ku perqendrohen shume rezorse natyrore dhe rruge tregtare trans-kontinentale , shfrytezimin e te cilave nuk mund ta ndaloje askush sepse eshte si rrjedhoje e zgjerimit te globalizmit.
Prandaj fjalet e Profetit Muhamet ( ja vlen te theksoj se kam respek per ndjenjat e tija revolucionare dhe njerezore) nuk mund ti interpretoje askush me mire se ai vete dhe jo me ti propagandoje ato.Por meqenese une nuk jam mysliman si zotrote atehere po i ruaj opinionet e mija mbi sygjerimet e tua te mesiperme.
NQS elita arabe do te ishte e sigurte mbi teorite qe propagandon per interesat e veta atehere nuk do ti lejonin partizanet iraken te luftonin me gure por do te shkonin vete ne lufte krah per krah me ta ose te pakten do ti ndihmonin me arem.
Prandaj INDRITI ben mire qe te rishikosh fondamentalisht idete baze te te qenit mysliman shqipetar.
HASTA LA VICTORIA
FROM THE BATTELEFIELDS OF FALLUXHAH THE MESAGE COMES

PROLETARIANS UNITE.

__________________
E MARTE 8 QERSHOR 2004
DITA ME E ZEZE NE HISTORNE E POLITIKAVE NDERKOMBETARE.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Qershor 2004 10:20
botaed nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė botaed Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me botaed (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: botaed Shto botaed nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto botaed nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
dodgy
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 01/03/2004
Vendbanimi: angli
Mesazhe: 470

$

Un jam plotesisht dakort me Botaed.
Nuk mund ta kuptoj dhe nuk mund ta besoj qe gjith jo dhun qe ushtrohet ka lidhje me fete.dihet shum qarte qe jan interesa per fitim.si mund ta lidhim luften me fen.Feja eshte besimi i njerezve myslimanet te veten katoliket te veten cdo njeri beson ate qe i pelqen ose nuk beson fare te fete{ashtu si un}
Per nje dicka me vjen keq ketu ne forum dhe vej re qe rinia shqiptare ka filluar te debatoj per besimet fetare.me ca mbaj mend un ne nuk kemi qen keshtu asnjeher nuk diskutonim probleme fetare, dhe me duket se ishim rehat.pse ky problemi me fete tani?a jan te nevojshme leksionet fetare te rinia shqiptare?
Mendimi im eshte se marja me debatet fetare mua me duket si marrsh indjetro,ketu ne perendim nuk meren me diskutime fetare dhe me duket se e kalojn mir .
Pse ne duhet te meremi cfar fitimi kemi?

__________________
burri qe esht burr e co taven ne furr e se mer me kurr

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Qershor 2004 11:05
dodgy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė dodgy Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me dodgy (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: dodgy Shto dodgy nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto dodgy nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
déją-vu
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/02/2003
Vendbanimi: Tortoreto Lido
Mesazhe: 940

Re: Hmmmmmmmm.

Citim:
Po citoj ato që tha INDRITI2004
me sa po shoh une ti nuk po merresh me temen por me mua.

Degjo i dashur nese ti je musliman gje qe sdua ta ve ne dyshim, kam mendimin se nuk jeton ne kete planet akoma ose nuk merr vesh fare se cbehet.

Lufta po behet kunder Islamit dhe qellimi i saj eshte zhdukja e kultures dhe fese islame ne teresi.





Une nuk mendoj qe luftohet Islami Indriti2004.

Me duket e gabuar te mendohet ne kete prizem.Sipas meje,kjo eshte teoria qe Osama&Co kerkojne tu veshin interesave te tyre per te ngritur vemendjen e popujve arabe ,per te patur te tjera viktima nen urdhrat e tyre.
Kjo eshte nje strategji e deshtuar qe ne lindje po aq sa edhe hija e fakteve qe Usa zgjodhi per luften ne Irak.

__________________
Voglio, avrņ — se non qui, in altro luogo che ancora non so. Niente ho perduto. Tutto sarņ. (Fernando Pessoa)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Qershor 2004 12:16
déją-vu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė déją-vu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me déją-vu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: déją-vu Shto déją-vu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto déją-vu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
keta 2
Anetar i ri

Regjistruar: 07/03/2004
Vendbanimi: europe
Mesazhe: 4

Pershendetje nje here!

Eshte nje naivitet shume foshnjor te mendosh se lufterat qe zhvillohen ne ditet e sotme nuk kane karaktet fetar.
Kjo gje u duk ne horizont shume qarte pasi filloi kryqezata kunder vendeve islame, duke filluar me njerezit e mjere ne Somali e Sudan e me pas duke vazhduar me afganistanin irakun, presjonet e njepasnjeshme ndaj sirise,iranit, pakistanit, presjonet dhe sanksjonet kunder Libise, Indonezise, goditja rende e ekonomise Malajziane etj....

Fryma kryqtare ne ndje qarte edhe ne ballkan, ku shtete si Maqedonia e sllovenia bene nje shketuputje te cuditeshme nga Jugosllavia, pa luft e pak gjak derdhje, nderkohe qe muslimanet e Bosnjes dhe muslimanet shqiptare te kosoves paguan nje kosto shume te larte nga kjo lufte.

Me pas do te vije shfrytezuesi Amerikan, i cili shketeron komplet fabrikat pularite dhe uray e kosoves, pra thjeshte ben sikur godet Vellane serb.

Ne beograd francezet kane goditur vetem nje lagje ku banonin pakica turke.

Po ashtu eshte e qarte edhe goditja e Irakut, i vetmi qellim ose me mire njeri prej shume qellimeve ka qene mbrojtja e Izraelit, dhe kjo vjen pasi Bush dhe familja e tij jane nje sekt afersisht me protestantet qe besojne se Mesihu nuk ka ardhur akoma por qe pritet te vije seshpejti dhe duke qene se do te vije tek populli i Izraelit atehere na duhet nje Izrael i madh dhe i sigurte.
na duhet egzistenca e Izraelit pa nje irak pasi ai perben rrezik per te vrare mesine.
Na duhet nje Izrael qe te filloje ne Jordani e te mbaroje ne Medine, pra te depertoje ky shtet Gjigand deri ne zemer te fese Islame.

Po ashtu eshte hedhur ne Zbatim "Harta e ruges" dhe nuk besoj qe kjo harte eshte te nderrosh harten aktuale me nje tjeter harte tek zyra por qe te ndryshojne komplet kufinjte e lindjes se mesme.

Te ngopet Izraeli terrorist duke perfituar nje shtet te madh duke filluar, me Jordanine, gjysmen e Egjiptit, sudanin, nje pjese te somalise, shumicen e tokeave te arabise saudite, palestinen, e dukie shkuar me pas nje pjese te irakut e duke perfunduar ne kufijte e medines se shendritshme.

Me vjen shume keq qe disa te ashtuquajtur muslimane nuk arijne tin kuptojne keto gjera, te joshur nga nje pale dokumenta ne perendim.

Nese dikush mendon se njeriu apo rinia shqiptare nuk duhet te mesoje e te dije mbi fene gabon rende.

Feja nuk eshte gje tjeter pervecse menyre e ndershme jetese, jete sipas ligjeve hyjnore duke qene ne paqe me vewten dhe me te tjeret qe te rrethojne.

Islami sot po luftohjet doni apo nuk doni ju, e kjo po behet e qarte nga luftere me raketa, me media te ndryshme, me spiunazhe ......

Por dicka duhet te dini se Zoti qe e solli kete fe ai do ta mbroje dhe do ta ringjalle.
Poshte kriminelet dhe ekopatoret.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Qershor 2004 21:07
keta 2 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė keta 2 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me keta 2 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: keta 2 Shto keta 2 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto keta 2 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
trojani
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/12/2003
Vendbanimi: danimarke
Mesazhe: 900

pershendetje Keta 2

Keto perralla me mbret qe ke shkruar i beson edhe vete, apo thjesht i ke shkruar ti besojme ne injorantet e tjere te Forumit???
Tek mesazhi i mesiperm qe ke derguar mes te tjerash thua se:

"Fryma kryqtare ne ndje qarte edhe ne ballkan, ku shtete si Maqedonia e sllovenia bene nje shketuputje te cuditeshme nga Jugosllavia, pa luft e pak gjak derdhje, nderkohe qe muslimanet e Bosnjes dhe muslimanet shqiptare te kosoves paguan nje kosto shume te larte nga kjo lufte.

Me pas do te vije shfrytezuesi Amerikan, i cili shketeron komplet fabrikat pularite dhe uray e kosoves, pra thjeshte ben sikur godet Vellane serb. "

Me sa di une qene amerikanet qe e cliruan Kosoven, dhe jo vellezerit muxhahedinj me carcaf ne koke.
Dhe biles te mos qe per amerikanet kembe kosovari nuk kishte per te mbetur ne Kosove.
Cudi qe nuk po na permend kryqetaret Kroate se si u shkeputen prej Jugosllavise.
Me sa po kuptoj une ti nuk je kosovar, dhe nuk e ke idene e Kosoves se sa ka vuajtur. A e parafytyron dot Kosoven pa perkrahjen Amerikane???

__________________
Dite me te mira pasketaj vine
shkoi erresira

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Qershor 2004 22:15
trojani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė trojani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me trojani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: trojani Shto trojani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto trojani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Trojani!

E para nese keto te duken perralla mos ibeso por ske nevoje te ofendosh te tjeret.

E dyta ato qe thote keta janne te verteta pasi i kam pare me syte e mij.

Se treti, ne kosove ka pasur edhe arabe qe kane luftuar ashtu si edhe ne bvosnje por jo ushtri qeveritare kane qene individe te thjeshte.

Cdo te mire.

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Qershor 2004 14:21
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
trojani
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/12/2003
Vendbanimi: danimarke
Mesazhe: 900

ciao Indrit

Nuk po ofendoj askend, por edhe ama nuk ma lejon ndergjegjja te jem bukeshkelesk dhe mosmirenjohes.

Politika kosovare gjate gjithe 30 vjeteve te fundit ka patur vetem nje qellim; ate te ndihmes dhe perkrahjes amerikane dhe te Oksidentit.

Qeveria kosovare me nje mjeshteri te perkryer ka menjanuar cdo ngjyre fetare nga lufta per liri dhe pavaresi. Megjithese Beogradi dhe forca te vecanta politike, fetare, dhe "patriotike" kane dashur ti japin ngjyra te tilla luftes se lavdishme te popullit kosovar.

Intelektualet kosovare u perpoqen dhe ia arriten qellimit te mbanin nje distance nga lufta Bosnjake; (ata problemin e tyre,dhe ne tonin).

Cudi si asnje nga ju nuk ka permendur emrin e Anton Cetes???
Aaaaahhhhh po se ai na paskesh qene prift katolik!!!

Por jeni te gatshem te na thoni dhe deshmoni se ndonje "vella" me carcaf ne koke na paskesh bene kerdine mes ushtrise serbe, dhe jo vetem kaq, por na i paska dhuruar dhe lirine popullit te kosoves.

Po a nuk ju vjen turp te permendni, se avionet amerikane na paskan demtuar disa apo shume pulari ne Kosove, nderkohe qe gjithe kosovaret qene perzene prej shtepive te tyre. Apo mos ka qene genjeshter kjo se ne Shqiperi dhe Maqedoni jane strehuar me shume se nje milion kosovare???
Dhe po ju pyes me dore ne zemer; C`fare dreqin do te benin me pularite apo urat e demtuara kur ata nuk do te kishin me mundesi ne jete te jeteve te jetonin ne token ku kane lindur???

Ah po! Mos valle keta trima mbi trimat kane patur ndermend te fshiheshin ne kotecet e pulave kur ushtria serbe te vinte ne fshatrat e tyre??? Atehere, po... e kuptoj se amerikanet na paskan bene nje dem te pallogaritshem te bazash kamuflimi.

__________________
Dite me te mira pasketaj vine
shkoi erresira

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Qershor 2004 15:52
trojani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė trojani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me trojani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: trojani Shto trojani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto trojani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 09:56 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Ndalimi i dhunės

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.