Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Historia > Rilindja dhe Pavarsia e shqiptarėve dhe e Shqipėrisė > Levizja Ideore, Kulturore e Arsimore
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Levizja Ideore, Kulturore e Arsimore

Ideoret e pare
Krahas kryengritjeve te armatosura, ne shqiperi u zhvillua nje levizje e gjere ideore, arsimore e kulturore. Per kete ndikoj revolucioni i Frances(1789-1794) dhe iluministet franceze, si: volteri, Dideroi, Rusoi etj.
Deshtimet e viteve '30 i bene njerezit me kulture dhe atdhetare te benin pergjithsime dhe te nxirnin detyra per te ardhmen. Te paret qene Naum Veqilharxhi dhe Jeronim de Rada.
Naum Panajot Bredhi (Veqilharxhi), i merguar ne Rumani, nxori mesimin se ke ardhur koha te kembejme udhe, duke mare ketej e tutje si shembul kombet e perparuara.
Ai nisej nga parimi se asnje komb nuk ka rene nga qelli, prandaj edhe kombi shqipetare do te zhvillohet. Shkakun e gjendjes se mjeruar ai e shikonte te pushtimi i huaj. Si rruge per futjen e shqiperise ne radhen e kombeve te perparuar, Veqilharxhi zgjodhi rrugen e perhapjes se arsimit ne popull. Arsimi te behej ne shkolla shqipe me permbajtje kombetare. Ai perpiloi nje abetare ne gjuhen shqipe me nje alfabet origjinal, e cila u prit me ngrohtesi ne shqiperine e jugut, ku dhe u shpernda.
Paralelisht me Veqilharxhin punoi dhe Jeronim de Rada, nje nga figurat me te njohura te arberesheve te Italise. Duke ndjekur kryengritjen e Shkodres(1835) ai hodhi kushtrimin se "Dita e Arbrit erdhi". Ne veprat e tije ai si shume arbereshe te tjere, synonte te prezantonte para botes nje komb te lashte, por pak te njohur.

Kultura Shqipetare ne vitet 1850-1870
Mjafte intelektual shqiptare ne vitet 50-60 Vazhduan perpjekjet per hapjen e shkollave ne gjuhen shqipe dhe per krijimin e shoqerise kulturore, e cila do te grumbullonte te holla per shtypjen e librave dhe per mbajtjen e shkollave. Nismetar ishte Kostandin Kristoforidhi. Ai bashkepunoi me Pashko Vasen, Ismail Qemalin e Hasan Tahsinin. Ata i shkeputen nje leje qeverise qe te punonin ilegalisht, por, nen presionin e Patrikanes greke te Stambollit, leja u anullua. Meqene se qeveria osmane nuk dha leje per hapjen e shkollave shqipe, mjafte patriot u mesonin fshehur femijeve te shkruanin e te lexonin gjuhen amtare. Nje nga keta ishte Koto Hoxhi. Ai ne shkollen e Qesoratit, fshehur u mesonte nxenesve gjuhen shqipe.
Me 1867 Kostandin Kristoforidhi Botoi nje abetare ne gjuhen shqipe toskerisht dhe gegerisht bashke.
Abetarja u prit shume mire. Elena Gjika botoi ne gjuhen frenge nje studim kushtuar popullit shqipetar sipas kengeve popullore. Ajo nisej nga parimi se pa rilindje letrare nuke kishte rilindje politike. Per vec kesaj ajo u beri te njohur Evropes nje komb me histori e kulture te lashte.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Mars 2003 02:15
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 01:42 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Historia > Rilindja dhe Pavarsia e shqiptarėve dhe e Shqipėrisė > Levizja Ideore, Kulturore e Arsimore

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.